Mushkonjat dhe Lufta e Yjeve

Një zgjidhje e mundshme (deri tani në laborator) e problemit të mushkonjave që transmetojnë malarien, që vazhdon të jetë vdekjeprurëse në Afrikë.  Teknologjia laser, fillimisht e krijuar për të mbrojtur ShBAnë nga sovietikët, tani përdoret për t'i identifikuar e mëpas asgjësuar mushkonjat në ajër prej një largësie deri në 30 metra. 

Shumë interesant është fakti që ky sistem është në gjendje të bëjë dallimin ndërmjet një mushkonje femër dhe një mashkull sepse i përplaskan krahët ndryshe.  Kjo është e rëndësishme sepse meshkujt nuk qenkan "vektorë gjakpirës".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).