3 Komente

Blete, kam degjuar se ti perkthen shume bukur nga shqipja ne anglisht. Une di anglisht, jo se nuk di, por puna eshte qe nuk ia di shume dredhat.

Po sikur une te shkruaja dicka ne shqip, dhe ti te ma perktheje ne anglisht, a behet ? E keshtu fitimet i ndajme pergjysme. Ku i dihet, behemi te pasur me nje tregim, ndoshta dhe na e blejne per ndonje film, larg qofte ai Stiven Spili ka shume para dhe paguan mire.

Tregimi do te flase per nje vathe dhensh ku nje dite, delja me e bukur, hidhet dhe thote : pa degjoni pak shoke e shoqe, mendjen ketu, ju lutem. Po sikur te organizojme nje Big Brother nga fundi i vathes, veme nje carcaf per ta ndare nga pjesa tjeter, kurse me jashte eshte e ndare nga gardhi. Qetesi e garantuar. Si thoni ? Aty pastaj u hodh nje dash bukurosh qe sapo i kishte mbushur 10 muajt. Po besa, nuk e ke keq ti bukuroshe. Dhe pastaj...

Pastaj ka dhe shume ngjarje te tjera por nuk dua ta bej te ditur boterisht, kupton ti ?

Sidoqofte, mendoje nje here dhe me le nje fjale. Dhe se mos ma vjedh kush idene sepse pastaj ulem e shkruaj per nje maniak pervers qe hap ca vrima ne gardh per t'i pare delet ne big brother.

pershendetje 97. Nuk e di nese do te te pelqeje stili im ne anglisht. te keshilloj t'i hedhesh nje sy njehere tek www.bletebzz.wordpress.com.

nese je perseri i/e interesuar per bashkepunim, me dergo mesazh privat ketu te peshku.

fat.

blete

Blete,

Nje skice tregimi do te ishte dhe kjo :

As vete nuk e di si kam perfunduar ketu. Gjendem ne Sahara, ne mes te shkretetires. Me kujtohet thjesht hija e ca beduineve qe kalonin me devete e tyre te ngarkuara.
Kur hapa syte, dielli me rrinte si sac mbi koke. Beduinet nuk kishin lene asnje gjurme. Era ua kishte fshire gjurmet. Por, ndersa matesha te ngrihesha ne kembe per te pare ca me tej, nje zhurme e çuditshme me terhoqi vemendjen.
Ishte xhindi, xhindi i vogel i Saharase. Kisha degjuar se ky xhind ishte i nje lloji tjeter nga raca e xhindeve te zakonshem dhe se ky mund te bente vepra te mira.
E ndala dhe i thashe : xhind, a mund te ulesh te flasim pak bashke ? Xhindi pranoi.
- Shiko, xhind, nuk me ka mbetur tjeter vec teje. Nuk di kush me ka sjelle ketu, dhe as kur. Xhind, kam nevoje per ndihmen tende.
- Te cilen une do te ta jap te pakursyer, ma priti xhindi.
- Falemnderit, xhind, e c'mund te besh per mua, si mund te arratisem nga kjo shkretetire ?
- Eshte e thjeshte, tha xhindi, duhet te perdoresh mendjen.
- Si keshtu, xhind ? u habita une.
- Me degjo me kujdes, foli ai qete-qete, dhe hodhi syte rreth e perqark. I sheh ato dunat atje ? dhe me deftoi me gisht nga ca duna vertete te buta.
- Po, i shoh, po pastaj ?
- Prit, tha xhindi, mos u nxito. Ne fakt, ato duna atje nuk ekzistojne. Jane ne mendjen tende. Por me mire keshtu. Sepse vetem keshtu do te kesh zell per t'i ndjekur. Kur te jesh mbi to, do te shohesh qe te tjera duna te tjera do te shfaqen. Ndiqi te gjitha, dhe ne fund do te gjesh lumturine, domethene token e bleruar.
Po mendoja ku e kishte fjalen xhindi. C'donte te thoshte ai me keto duna qe nuk ekzistonin pervecse ne mendjen time ? U ndava nga xhindi dhe vazhdova udhen. Nuk di gje sa kam ecur, por dunat nuk mbaroheshin kurre. A do ta kapja une ndonjehere token e bleruar ? Me kete pyetje ne koke, u ula perdhe dhe shkrova me gisht mbi rere : SOT NDERMORA UDHEN E RIKTHIMIT, DERI TANI, ASGJE.
Pastaj u ngrita dhe u vura ne ecje. Pas dhjete hapash, fjalet e mia te shkruara fluturuan siper kokes sime dhe shkuan te mbeshtillen rreth nje dune tjeter. Kur mberrita tek ajo, fjalet ishin shtruar kembekryq dhe po me prisnin, por disi te ndryshuara : SOT U NDERRUA ORA DHE DITA U ZGJAT.
E kuptova qe tani e tutje do te ecja dhe me shume, nata ishte shkurtuar. U ngrita dhe vazhdova. Fjalet fluturuan perseri dhe me paraprine mbi dunen e rradhes : NJE KRUA TE PRET TEK DUNA TJETER.
Shtrengova forcat dhe eca me tutje. Si gjithnje fjalet zhvendoseshin me mua, por gjithmone te ndryshuara. Tek duna ku prisja te freskohesha me uje te ftohte, lexova : MOS I BESO GRUAS ME TE PARE.
Hodha syte anash, asnje grua. C'te ishte valle ? Fjalet fluturonin dhe fluturonin dhe kur me ne fund syri me kapi nje cope blerim ne horizont, tek duna mbi te cilen ndodhesha, lexova : SHKRETETIRE GJITHANDEJ, ASNJE SHPRESE.

Atehere, i tmerruar nga nje mendim i frikshem qe me sulmonte nga te gjitha anet, hapa syte kater dhe ajo cka pashe ishte qe une nuk kisha levizur asnje gisht. Dielli rrinte aty si sac mbi koken time dhe une nuk beja tjeter vecse duroja ulerimen e eres se reres, e ngjashme me nje gumezhime te mbytur mizash qe sapo iu eshte dhene nje doze e mire helmi.

SHKROI PER READER DIGEST,
"97".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).