Drekë falas viktimave të Madoff

E kush tha që shqiptarët nuk janë bamirës? Ja, shiko shqiptaro-amerikanin Nino Selimaj, që në restorantin e tij në New York, Nino 208, po ofron ushqim falas viktimave të firmës piramidale të Bernard Madoff.

 

8 Komente

Më e bukura është se kur po e dëgjoja sot në radio këtë lajm, ku natyrisht spikeri me fjalën "Nino restorant" krenohej me zemërgjerësinë e italjanit nino smiley , më erdhi për të qeshur kur përmëndi andej nga fundi dhe mbiemrin e Ninos, e kur tha Selimaj e para gjë që më erdhi ndërmënd ishte Selmani (që me aq herë sa është përmëndur dje shprehja "bir Selmani i nënës..." më kishte ngelur akoma në mëndje smiley )

such a good marketing tool to advertise his restaurant smiley

Me vjen cudi me keta komentues ziliqare dhe xheloze ne PPU,qe ironizojne kete shqiptar zemermire nga emri apo se po e ben per reklame.

Mendoj se zoti Selimaj po ben nje gjest fisnik me kete gje.Nese ai fiton nga kjo sepse ishte i pari qe e ofroi dhe po i behet reklame,bravo i qofte!

Tek e fundit ai e beri i pari dhe ai duhet te fitoje.Por jo nuk duhet te fitoje sepse eshte shqiptar dhe ne PPU ka shume xheloze qe hedhin helm cdo dite kunder shqiptareve kudo qe jane.

Nese shihni komentet qe u bene ne lajmin e kandidatit shqiptar ne Kanada z.Laloshi,do te shihni se te njejtet njerez qe e shane dhe ironizuar ate po bejne edhe per z.Selimaj.

Por une i uroj z.Selimaj gjithe te mirat dhe ishalla ju shtofte me shume biznesi,dhe faleminderit qe na nxorret ne lajmet e sotme si bamires ,dhe jo si kriminele. Ju lumte z.Selimaj!

Solidarnosc

Ky eshte vetem nje mjet marketimi. Thua vertet miljoneret qe humben parate tek Madoff do te jene keq per nje dreke falas?. Shumica, shumica , morpo pothuaj te tere ata qe humben parate direk tek Madoff jane miljone e miljardere. Si thoni do te jene ata keq te shkojne  per nje pjate supe falas tek Ninoja. Kjo eshte thjesht vetem mjet marketinku qe tani edhe ata qe nuk e kishin degjuar emerin e Ninos tani e mesuan dhe ndonjeri qe e dinte do te shkoje e paguaj nje dreke me shprese se mos shikoj ndonje miljoner duke ngrene dreken falas. Shqiptaret jane te zgjuar kete thuaj, po, por qe te jene kaq humane kjo me duket pak si shume. Pse nuk u jep nga nje dreke falsa per ata qe humben punen ne Morgan Stanley, Bern Stain, Citi Bank, por dreke falas per miljoneret e Maddof. he he he.... jane te s'qut shqipot

Perse duhet ta veshim Ninon me ngjyra te zeza?Apo se eshte shqiptar dhe nuk durojme qe nje shqiptar po tregohet i zgjuar?Jam i sigurte qe Ninoja po te ishte amarikan te gjitheve juve ketu do te hidheshit perpjete dhe do te thoshit: ja shiko sa i zgjuar ai?Perse nuk bejme edhe ne si ai? etj etj.

Por ai eshte shqiptar dhe si ne rastin e Lulezim Laloshit duhet share dhe gjykuar.

Ndersa une ndryshe nga juve i them Ninos:Bravo te qofte!Te lumte qe te shkoi mendja i pari!

Dhe nuk rri e gjykoj se perse ai nuk po i jep dreke gjysmes se amerikes dhe kjo e ben ate te dyshimte sipas jush.

Natyrisht qe ai e ka bere per marketing.Une them bravo i qofte dhe nuk hedh helme si shume nga juve ketu.Jam i sigurte qe tani do te filloni ta pergojoni se si e ka vene pasurine. E kemi zakon  kete gje,po qe se nje i suksesshem eshte shqiptar.Mbani mend pergojimet qe ju bene Antoni Athanasit,megjithse punesoi gjysmen e shqiptareve ne Boston?

Të lumtë o Nino të lumtë!

Marketing apo jo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka vetëm fakti që të gjithë ta dinë se je shqiptar e jo italian...

Mos u grindni per kete gje djema, mua me habiti ajo qe permendi  e  (me flamur italian) ku thuhej se spikeri i radios e kish cilesuar italian. Kete shtremberim, duhej te kundershtonin shqiptaret tek redaksite.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).