100 milionë dollarë

Shqiptarët kanë shpenzuar mbi 100 milionë dollarë në kumar (llotari, baste, kazino) vitin e kaluar, një rritje prej gati 70 për qind nga viti 2007 (60 milionë dollar&eumlsmiley, tha zyra përkatëse e Ministrisë së Financave. Sipas zyrtarëve, edhe në Janar të 2009-ës statistikat tregojnë një rritje prej 30% në krahasim me Janarin e 2008-ës.

(Faqja web e Ministrisë së Financave nuk po punonte sot. )

7 Komente

Xhiiiiiizes Krajst! Kta kane dale prej binaresh komplet. Te pakten ne kete juridksion ku jam une gjithe bixhozi (dhe alkoholi) eshte ne duret e shtetit dhe paret e bixhozxhinjve dhe pijedashesve shkojne per rruge e spitale!!

Qafo, 

Edhe atje shtetaret e viteve te fundit e drejtojne industrine e kumarit. 

Shifrat gjithsesi jane te pasakta; nje lokal 'kompjuterash' ben mesatarisht rreth 8-9 miljon lek ne dite.

Kumari nepermjet makinave elektronike si dhe loja me bastet sportive e kryesisht me futbollin, nga viti ne vit kane njohur vetem rritje. Sa me shume shtohet varferia dhe papunesia, aq me shume rritet fluksi i njerezve qe infektohen  nga kjo semundje. Per shtetin ky biznes eshte fitimprures, pasi me ligjet ne fuqi i siguron mjat te ardhura buxhetit, te cilat paguhen regullisht nga kompanite e basteve. Por nga ana tjeter, edhe punonjesit e vegjel te administrates tatimore (te pakten ne dukje) kane fitimin e tyre nga tolerimi qe i bejne kompanive te kumarit ne lidhje me makinat e regjistruara. Pra me nje fjale ka para per te gjithe, edhe per arken e shtetit, edhe per xhepat e shtetareve. Ne fillim te mandatit te saj, kjo qeveri, pra qeveria e Gerdecit, tha se do te mbyllte te gjitha lojrat e fatit (kryesisht ato me makina elektronike) dhe do te lejonte licensimin vetem te disa kazinove te medha, edhe keto jashte qendrave te banuara dhe nen nje kontroll te repte financiar. Por sic duket paska qene edhe kjo genjeshtra e radhes per te mos thene vazhdimesia e poshtersive qe i behen ketij populli.

Kete teme e kemi diskutuar dhe me perpara, dhe eshte i njohur fakti tashme, se shqiptaret me shume kane qejf te fitojne pa punuar, duke ndenjur kafenefe dhe llotarive , se sa te punojne vertete.

Pjero, halli eshte qe duhet mesuar bagetia te mos haje shume jonxhe se do i plase stomau.

Qafo,

nuk i plas stomaku, veterinaret tane ia kane gjetur hallin bagetise ne keto raste (nje vrime per t'i shfryre), ne te ardhmen bariu duhet te jete me i kujdesshem se ku i leshon te kullosin, lol

QA, nuk e kuptoj aludimin tend, vec ky popull (sa vital aq dhe budalla) ka nevoje ta drejtosh drejt punes, ta futesh ne pune qofte dhe gjysem dite, ku ta paguash 50% me bono/ceqe per te blere vetem ne dyqan dhe 50% me leke, per te pire dicka ne lokal pas pune.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).