Shihni se çfarë hanë

E dini se me cfare i ushqeni femijet? Patatinat, hamburgerat, cokollatat dhe pijet gazuese qe u jepni cdo dite, i mbingarkojne me kalori qe nuk i djegin dot. Sot te jesh buf nuk do te thote shendet, por obezitet. Keshillat e dietologes per te marre kalorite e duhura.

Anduela Nika - Revista KLAN

Kush e hengri sallamin? He mo, kush e hengri? Kjo pyetje perseritej cdo mengjes, dreke e darke. Pothuajse njesoj. Pothuajse, sepse hera heres ne vend te sallamit ishin patatina, cokollata, pije me gaz, hamburgera e toste. Familja vuante me kete femije, qe kishte marre "rruge te shtrember". Me ushqimin. Rreziku ne kete rast nuk eshte se do te mbetet thatim e pa shume energji, por perkundrazi do te kthehet ne nje femije obez, por serish pa energji. "Sot ndeshemi me femije te mbiushqyer dhe shume pasive. Femijet pjesen me te madhe te kohes e kalojne te ulur perpara kompjuterit ose televizorit duke ngrene snake te ndryshme te ngarkuar me kalori. Nga ana tjeter harxhimi i nje kohe te madhe perpara televizorit ka nje ndikim te madh tek ta edhe ne lidhje me zgjedhjet e tyre ushqimore", sqaron dietologia Enkelejda Ferrollari. Nje problem ky qe ka nisur te shqetesoje te gjithe shoqerite e sotme moderne, perfshi edhe tonen.

Reklamat pastaj bejne punen e tyre, duke paraqitur nje larmi produktesh ushqimore te perpunuara qe kane sasi te madhe yndyre, sheqeri ose kripe, pa harruar konservantet. "Duke imponuar ne kete menyre zgjedhjet e femijeve dhe edukimin me kete lloj menyre ushqimi, c'ka sjell si pasoje obezitet dhe semundje te ndryshme qe mund te shfaqen qe ne femijeri", thote dietologia. Ndaj dhe edukimi me nje menyre te yshqyeri te shendetshme eshte shume e rendesishme per femijet. Zakonet ushqimore, edukimi i shijes, perzgjedhja e ushqimeve fillon qe ne femijeri dhe na shoqeron pastaj gjate gjithe jetes. Ferrollari keshillon qe per te rritur femije te shendetshem, duhet t'i mesojme te hane shendetshem. "Kujdesin me i madh i prinderve duhet te jete tek blerja e ushqimeve. Mbushja e karroces se ushqimeve me snake te ndryshme ne sasi te medha dhe blerja e kufizuar e frutave demton shendetin e femijeve". Per me teper kur nuk kane as aktivitet fizik. Maksimumi stervisin gishtat me play station apo sforcojne muskujt kur levizin nga divani per tek frigoriferi, per te marre nje pije gazuese. Duket qarte qe femijet shqiptare tashme jane te orientuar drejt nje jete sedentare dhe drejt ushqimeve kalorike dhe me pak vlera ushqyese. Dietologia Ferrollari e shpjegon kete dhe me zhvillimin e shoqerise tone ne teresi.

Edhe femijet shqiptare, si shume bashkemoshatare te tjere te tyre jane te ekspozuar ndaj spoteve te ndryshme publicitare te produkteve te ndryshme ushqimore pak te shendetshme duke lene menjane ushqimet per te cilat kane vertet nevoje, per t'u rritur me gjithe plotesine e substancave per te cilat ka nevoje nje organizem ne zhvillim e siper. Aq me teper kur nga ana tjeter, "femijet jane bere shume pasive. Mungojne ato grumbullimet e femijeve qe luanin ne oborret e shtepive dikur. Pjesen me te madhe te kohes se lire femijet e kalojne perpara kompjuterit dhe televizorit".

Tendenca per te konsumuar snake te ndryshme, briosh, cokollata, embelsira te ndryshme, pije te embla me gaz ose lengje te ndryshme frutash te konservuara perpara televizorit, ose edhe ushqime te ndryshme fast-food (sufllaqe, hamburger, etj) ne shkolle, ben qe ato te lene menjane ne kete menyre konsumimin e vakteve te rregullta dhe te shendetshme. Kjo menyre te ngreni u jep atyre nje sasi te madhe kalorish qe vijne nga sheqernat dhe yndyrnat qe kane keto ushqime dhe mungesen e lendeve ushqyese. Te gjitha keto sjellin obezitet dhe kequshqyerje, mungesa te sasive te duhura te proteinave qe jane shume te domosdoshme tek femijet per depozitimin e indeve te reja, vitaminave, kriperave minerale etj, te cilat i marrin nepermjet frutave dhe zarzavateve. Aktualisht nje ne kater femije ka probleme me mbipeshen. Nga nje studim i fundit i kryer tek dymije femije ne shtete te ndryshme te Evropes, ka rezultuar se 14% jane mbipeshe, ndersa 86% jane obeze te semure rende; 26% e femijeve ishin te semure me hipertension, ndersa 37% kishin lipide ne gjak. Pothuajse gjysma e tyre paraqiste nje faktor rreziku kardiovaskular. Nderkohe qe shoqeria jone po e perjeton shnderrimi e dietes ushqimore e cila sa vjen e afrohet me Perendimin, ajo akoma nuk eshte ndergjegjesuar per kete problem, duke ngaterruar nje femije te shendoshe me nje femije te shendetshem. Tani prinderit nuk duhet te kenaqen kur e gjejne frigoriferin e boshatisur, dhe duhet te shqetesohen serizozisht kur te pyesin femijen se kush i hengri gjithe ato kalori.

 

Dietologia keshillon

Sa kalori duhen ne dite?

Per te kryer funksionet jetesore, nje nga te cilet eshte edhe procesi i rritjes, femijet kane nevoje per nje sasi te caktuar kalorish ditore e cila varion sipas moshes, gjinise, mases trupore dhe aktivitetit fizik qe kryen. Sasia e nevojshme e kalorive ditore tek femijet llogaritet me kcal per cdo kg te peshes trupore. Sasi kjo qe me rritjen e moshes zvogelohet, nga 115 kcal per kg qe kane nevoje ne muajin e pare te jetes ne 96 kcal per kg deri ne tre vjec. Kjo per arsye se nje pjese e energjise ditore tek femijet shpenzohet per rritjen dhe krijimin e indeve te reja, proces i cili vjen duke u zvogeluar derisa perfundon me perfundimin e adoleshences. Per femijet e moshes nga 3 deri ne 9 vjec nevojat ditore per energji shkojne deri ne 68 kcal per kg peshe trupi tek meshkujt dhe 59 kcal/kg tek femrat. Megjithate eshte e veshtire percaktimi i nje shifre te sakte te sasive te energjive ditore per nje femije, kjo edhe per shkak te faktoreve te permendur me lart. Per kete arsye mund te percaktohen intervalet e sasive te energjise sipas grupmoshave dhe gjinise: Per femijet ne moshen 8 vjec, intervali i sasise se energjive te nevojshme mund te jete nga 1600 deri ne 2500 kcal ne dite per meshkujt dhe 1400-2200 kcal per femrat.

 

38 Komente

po mi po,

Vejani fajin patatinave. Po ne fakt problemi me i madh eshte se kalamajt skane ku te lujne. Skane nje park ku te vrapojne, skane nje fushe ku me lujt futboll. Obeze apo jo, te gjithe kane deshire te luajne me top, te shetisin me patina, te vrapojne, te koloviten ne lisharese. Por asnje nga keto nuk eshte e mundur. Madje nuk eshte e mundur as me para.   Kalamajte e pallatit tim luajne basketboll ke dera pallatit, futboll ke korridori para deres dhe te vegjlit shetisin me rrethore apo bicikleta te vogla ke trotuari i kafenese se pallatit. Dhe pallati im eshte disi me fat sepse e ka nje fare oborri.  Une i shof ato gocat e vogla tek rrine neper shkalle pallati, nga merzia bejne c'bejne dhe futen ke dyqani dhe blejne budallalleqe per te ngrene. Po te ishin te zena me loje dhe aktivitete jam e sigurt sdo ta kishin mendjen gjithe kohes tek lepireset dhe kikiriket.

Kopshtet dhe shkollat ne vend qe te zgjerohen, po ngushtohen duke u mbyllur me kangjella dhe duke jua marre oborret, shkollat edhe kopshtet private por dhe shtetrore naihere po ngrihen neper vila 2 katshe pa oborr apo dhe me keq, neper apartamente. Kalamajte nuk i con njeri ne kembe ne shkolle se kane frike te kalojne rrugen dhe i bie me mire me makine. Prindet qe kane para mundohen ti zbavisin duke blere shtepija ne periferi apo ne plazh, i cojne atje ne weekend, por asnje nga keto nuk zevendeson dot hapesirat e medha dhe te lira ku kalamajte mund te hallakaten per qejf te vet dhe ku ka  vegla sportive ku ata mund te luajne dhe zhvillohen. Dhe se imagjinoj dot sot se ku mund te ndertohen ambiente te tilla, aq me teper publike dhe te aksesueshme kollaj, ne Tirane, por dhe neper rrethe..

Eshte deshperuese, dhe e vuajne te gjithe : kalamajte e te pasurve dhe te varferve, ata obeze dhe ata thatiqe, te gjithe pa perjashtim.

 

O Nexho, shkarkova dje google earth dhe po shihja tiranen (qytetin). Po hapja syte mos shihja ndonje zone te gjelber edhe e gjeta nje por te vockel te vockel fare - Parku Rinia! Tirana eshte kthyer ne moster urbane! Imagjinoni per nje cast cfare ndodh ne rrethe...

Ne rrethe ka hapesira sa te duash, se ende "bumi" i ndertimeve s'ka arritur gjer andej, por c'e do, jane krejt te shkreta, ve5 pluhur me oke mund te gjesh ne vere ( mendo c'llac te behet fytyra e djersitur) dhe balte e lluc ne dimer. Po si nuk mbin as edhe nje gjembac, te pakten, se fije bari vetem tek Uollt Uitmani gjen. smiley

Nexhi edhe per kete, e ka fajin Socializmi ?

Bishti qenit sa do ta drejtosh bisht qeni ngelet,por nejse mos ja trego njeriu!He se harova ,me keshilla(se kom per ty )nuk jemi keq!

Hë ?

Cer lidhje kishte socializmi dhe faji me ket mer ???

Ky eshte nje problem i madh, dhe duhet me mendu per te.

Por meqe e permende, as ne socializem skishte ambiente zbavitese per femije, thjesht kishte me shume hapesira te lira dhe kalamajte kishin ku me u hallakat pa pasur frike se kalojne makinat aty. Thjesht kishte fusha te lira ku luanim me gure, me xhama, me pinca e me tulla. Shkollat kishin fusha perjashta ku mund te luaje dhe pasdite po te kaloje hekurat, por gjithesesi kur kam qene une kalama te pakten, keto ishin gjys te shkaterruara. Por ekzistonin klasat sportive dhe ekipet zinxhir te cilat ndihmonin shume. Po keshtu dhe shtepijat/pallatet e pionereve. Por gjithesesi keto ishin te kufizuara neper disa shkolla te qyteteve te medha. Por ne pergjithesesi, kalamajt me te shkulme flokesh dhe me gure kane lujt dhe ne socializem, dhe skemi trasheguar ndonje eksperience te hajrit ne lidhje me zhvllimin mendor dhe fizik dhe zbavitjen e femijeve. Familja shqiptare ska trashegu asnje tradite te hajrit ne ket aspekt. Sot ende nuk perceptohet si nevoje, qe femija duhet patjeter te kete dhomen e vet, sot akoma femija shef TV me te rriturit ne cdo ore, sot akoma pihet cigare ne shpi ne dhomen ku rrine femijet, sot akoma femija nuk inkurajohet te flase dhe te shprehe idene dhe deshiren e vet. Sot akoma vihet e para nevoja e te madhit, pastaj ajo e te voglit. Sot akoma ne restorant i sherbejne me pare te rriturit sesa femijes, sot cdo ambient qe ka facilitete per femije, nuk i ka keto facilitete te orientuara drejt nevojes se femijes, por drejt nevojes se te rriturit, qe do te kaloje ca kohe rehat dhe femija te mos ja caje koken. Dmth ne keqfunksionojme si shoqeri ne lidhje me femijet. Nuk jane vetem ambientet sportive dhe zbavitese qe mungojne, por eshte mungesa e edukates per te edukuar nje femije.

Qe te edukosh, duhet te jesh i edukuar per vete.

Kshu qe na duhet me prit dhe ca kohe gjersa gjerat te kthejne nje cike per mire. Dhe do kthejne avash avash. Une psh e shikoj tek cilesia dhe sasia e librave per femije qe botohen sot ne krahasim me 2-3 vjet perpara. Ka ndryshime te medha, sidomos cilesore. E shikoj dhe tek programet TV per femije, e shof dhe tek natyra e lodrave qe shiten neper dyqane, tek natyra e veshjeve qe shiten neper dyqane per femije, tek sasia e dyqaneve per femije.

Por prape, ka shuuuume shuuuume pune per te bere ne ket drejtim.

Vertet nuk ka lidhje ,por pretendojme se jemi ne nje faze me larte, ne hapsira per sporte dhe argetim ,si the? nuk ka pasur fusha ?

Le te kujtoj disa n`Tirone;

--Parku i Xha Tomit,Pallati i Pionerve,Fusha e Aviacionit,Fusha e Dibroneve ,Fusha e sportit ,te Stadiumi Dinamo ,tek farmacia 10 , mmmmm...fusha tek Teknollogjiku ,politeknikumi , mmmmmm.....shkolla 11 janari ,kushtrimi i lirise , shume shume ...Fusha e Laprakes, e Kombinatit ,e Selites,qytetit te nxenesve,Fusha e zeze tek 21 dhjetori,mmmmmm ...mund te jene me shume ,shume mmmmmm ..fusha tek ish gjykata e larte..mmmmmm fusha e shallvareve .........tek qyteti i studentit ..... mmm ne sauk .....mmmmmmmmmm sme kujtohe se mund te kene qene me shume ..... ku jane sot,

 kane lidhje gjonat .... kane ,por me katnar nuk ndertohet e ardhmja e femijve tone o Nexhi .. as kapitalizmi e as i gjo more vesh tina !

Po ik o Artian se nuk ka qene gjithe shqiperia Tirane tani, po mos ja fut kot. Mimoza Llastica ka qene film ore, jo realitet shqiptar

Spo i ze me goje kalamajt e fshatit, por ata te qytetit jane rrit te gjithe me buke me sheqer ne dore dhe me celsin e shpise te varur ne qafe dhe lunin poshte pallatit me gura ose lyenin macet me benzine.

Te 10sha socializmin artian.

Po ska shume rendesi. Me buke a pa buke. Keta qe kane buke te hane sot, katunare apo qytetare, do jene modeli per ata qe skane buke sot dhe do kene buke neser.  Socializmi ka vdek tani dhe ska pse e zeme kot me goje se sna zgjidh asnje pune.

Ok,ok,ok,Nexhi ,e leme ashtu si te thuash ti .. 10 te sa te dush socializmin.. ,sme duhet gjo tani ,sme hyne ne pune ...por desha met thone se jena kenoq ,ma shume ne, kalamojt,ma para ket deshame t`thone ,Sa per katnart --mos merzit se un i them ,atyne robve te trash....

Sa per katnart --mos merzit se un i them ,atyne robve te trash....

E kush te ka genjyer ty se je i holle xhanem?  #o #-o smileyoh:

 

Nexh, ato klasat sportive kane qene vertet dicka shume e mire, dhe gjynah qe nuk e vazhdojne traditen. Une kam qene vete ne 8-vjecare ne klase sportive (futboll), dhe me kujtohet gjithmone kur luanim ndeshje me ato te shkolles tjeter -- kishte shume shpirt gare. Per obesitet as qe behej fjale, jo vetem pse luanim shume, por edhe pse ishte kohe talloni. Sa per fusha e mjete sportive te asaj kohe, cope-cope ishin. Me kujtohet c'feste benim kur merrnim nje here ne vit nga ato atletet pre rrobe, apo ato tutat e bluzat qe i mbanim deri sa beheshin cope-cope, madje dhe me andrra. Por sic ishte parrulla atehere, "me andrra, por te pastra ama". E megjithate, po te zgjidhja periudhen per te qene femije perseri, atehere apo tani ne kohet e sotme, me mire atehere...

Mimoza Llastica ka qene film ore,jo realitet shqiptar.... Hahaaaaaaa..,i ke thene te gjitha me kate shprehje.

Problemi tjeter qe kalamajt e sotem hane "letyra" qendron tek faktori kohe. Nenat e tyre s'kane kohe te gatuajne, sepse jane ne pune nga mengjesi ne darke ( dhe mbi te gjitha, s'ju shkon nder mend te behen martire si nenat e dikurshme qe s'kishin as kollajlleqe e prape beheshin copa per te na gatuar ato pako gjera qe kishim atehere...) dhe per shpejtesi... rrofte fast-food-i! Nji suflaqe e ik mbush barkun, pa le kush e ka bere e me c'duar e ka gatuar! Te jete, valle, faji i shoqerise kapitaliste? smiley Se tek e fundit, te gjithe amerikanet, qe hane ushqime gjysme te ngrira jane te prerjes "XXXL", megjithese moda i kerkon njerezit "gjeth". smiley

Shiko, ne ket drejtim, dmth ne drejtim te ushqimit ne kemi tradite te mire. Sepse shumica e shqiptareve jane mesuar te hane gjelle. Gjelle me luge ta kam llafin smiley

Dhe per fat kam konstatuar qe sot, edhe ne cerdhe dhe kopshte, publike dhe private, gatuhet si qemoti, dmth ju bejne groshe, lakra, supera. Kjo eshte gje shume e mire. Shume shume e mire.

Mosha e shkolles ku femija duhet te bleje ose te marre ushqim me vete, dhe momenti kur i jepen kalamanit leke ne dore fillon e behet me problematike. Ketu fillon te kete nje cike te drejte artilkullshkruesja. Dhe ketu futet ne loje familja. Ndersa shkolla nuk ka asnje impakt ne kete. Eshte krejt jashte loje per fat te keq. Prandaj duhet eduku familja e para smiley ne kete drejtim. Sepse nuk kequshqehet vetem femija, por e gjithe familja. Me mire buke me domate ne shpi sesa sufllaqe ke fast-food-i poshte pallatit them une smiley Dhe ketu futet ne pune propaganda, ketu futen ne pune ata qe merren me shendetin publik. Ketu duhet sensibilizim, sepse ti smund ti kerkosh dyqanxhiut qe te mos mbaje lepirese ne dyqan. Ama mund ti kerkosh qe te mos e konsideroje si xhest dashurie dhe kortezie zgjatjen e nje karameleje gjithe sheqer dhe boje nje femije. Ketu akoma i ofrohet ushqim femijes, pa pyetur se cmendon prindi per kete. Akoma i zgjaten cokollata, pislliqe te pafundme nje femije. Dhe askush se con nepermend qe ti kerkoje leje prindit per kete. Per kete duhet me reagu te gjithe. Absolutisht te gjithe.

Perpara disa ditesh rastesishte ne bised e siper u diskutua kjo gje!

Qe ne shqiperi kemi konsumuar miell te importuar nga Amerika te transplantuar?!  smiley

Nuk mu besua por po te gjykosh cilesin dhe garancin e tregut shqiptar c'do gje eshte e mundeshme dhe shume e leht per tu realizuar.

Ndersa persa i perket patatinave dhe llojeve te tjera qe konsumojne femijet ne shqiperi keto sipas mendimit tim jane te nje cilesie te dobet, te gjithe e dine nje gje te tille dhe me e cuditeshmja eshte se nuk reagon askush? Perpara se tja vem fajin kapitalisteve komunisteve apo demokrateve duhet mendoj qe me pare te ndergjegjesohen prinderit. smiley

Akoma jemi popull tradicjonal? smiley

Nga nje studim i fundit i kryer tek dymije femije ne shtete te ndryshme te Evropes, ka rezultuar se 14% jane mbipeshe, ndersa 86% jane obeze te semure rende; 26% e femijeve ishin te semure me hipertension, ndersa 37% kishin lipide ne gjak. Pothuajse gjysma e tyre paraqiste nje faktor rreziku kardiovaskular.

Tani pse une kembngul here pas here qe blogosfera eshte e mbushur plot me copa mishi me dy sy?

Po e para qe shkruhet per nje realitet tjeter dhe ky realitet pervetsohet si realitet shqiptar.

E dyta, Shqiperia akoma nuk ka zgjidhur problemin e varferise e qe ne gjuhe shqipe do te thote qe keto kalorite qe shkrimi i gjen si te teperta, shumices se femijve shqiptare iu mungojne dhe minimumi.

Shqiptare te dashur mos harroni asnjehere diten e pare qe keni ngrene banane ! E provuat ta hani bashke me gjithe lekure ! ( une gjithashtu )

Kane probleme te tjera femijet ne Shqiperi !

AS,

e lexove shkrimin ti xhan qe ja plase me ate mostren urbane te Tiranes ? Se si pa lidhje fare ishte kalorite e teperta te disa femijeve ne memedhe.

Eh, medet thuj !

P.S. Shqiperia ka vdekshmerine foshnjore me te larten ne EUROPE .

Sa për P.s-në: Ndoshta vdesin nga mbipesha dhe të ngrënët e tepërt?

Për pjesën tjetër të komentit

http://img522.imageshack.us/img522/3011/0002031f.gif

Po e mer mire e kam . smiley

Copa mishi me dy sy , po te them pa piken e drojes :

Lexon robi  minimum 4-5 te dhena nga UNICEF para se ti jape gojes dhe pendes.

Ja nji e nga nji :

Shumë prindër nuk e kuptojnë rëndësinë e viteve para se fëmija të hyjë në shkollë, veçanërisht në zonat e varfëra të veriut dhe në vendbanimet e mbipopulluara informale të krijuara në periferi të kryeqytetit që prej vitit 1991. Duke besuar se edukimi fillon kur fëmijët shkojnë në shkollë, ata nuk u ofrojnë fëmijëve të tyre stimulimin e nevojshëm dhe vazhdojnë t’i ndëshkojnë ata fizikisht. Mundësia që fëmijët të marrin edukim cilësor parashkollor ka rënë në mënyrë dramatike.

Flasin percart robt mer .

Duke filluar që në vitet 1990, 15.000 edukatorë të arsimit parashkollor janë liruar nga detyra dhe 1.736 institucione parashkollore janë mbyllur në të gjithë vendin. 72% e tyre kanë qenë në fshat. Gjatë periudhës komuniste pothuajse çdo fëmijë frekuentonte edukimin parashkollor,

Ke pare copa mishi ti qe te rrisesh kalamaqe e dine qe eshte te hash e te dhjesesh ? Ke ke peshku sa te dush. smiley

Per PS-ne :

Shkalla e vdekshmërisë foshnjore është 28 për 1.000 lindje.

Vetëm 18% e grave shtatzana bëjnë vizitën tek mjeku gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë së tyre. Megjithatë, 95% e grave shtatzana shkojnë një herë tek mjeku përpara se të lindin. Shkalla e vdekshmërisë së nënës është 26 për 100.0O0 , dhe 90% e nënave lindin në maternitete. 70% e nënave i ushqejnë fëmijët e tyre vetëm me qumësht gjiri deri në fund të muajit të parë të lindjes, dhe 23% deri në fund të muajit të gjashtë.

Obezet e vegjel qe nuk kane se ku te luajne se hane cokollata ! Bam !

I here tek ne temth !

mendoj se fèmijèt nè shqipèri hanè shumè nga kèto lloj çokollatash,patatina  sufllaqe apo hamburger sepe janè fèmijè...dhe fèmijve ju pèlqejnè kèto lloj ushqimesh,plus kètu edhe prindèrit qè tè kènaqur apo tè vetkènaqur ju thonè ...ehhhh ne nè kohèn tonè nuk i kishim kèto gjèra!!!kur fèmijèt tu shkojnè 80 kile do tè kujtohen tè gjithè se nuk ka parqe ku tè lèvizin dhe tè pratikojnè sport....dhe sigurisht "fajin" e ka gjithmon shteti qè pjestarèt e tij janè thjesht dembela...

Ore popull !

po ka studime te tera qe lidhen me  Standartet e Jeteses ne Shqiperi dhe qe perfshijne te gjithe kategorite.

Nuk lexohet gjekundi qe ka femije obese ne Shqiperi. Mos lexo hajvanlluqe qe shkrujn robt.

...nje e treta e femijeve kane zhvillim te vonuar fizik (d.m.th jane te shkurter per moshen e tyre). Ky studim gjithashtu tregoi se ne Shqiperi 14 perqind e femijeve te moshes 5 vjecare jane nenpeshe, krahasuar me 6 perqind ne  ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise dhe 4 perqind ne Bosnje dhe Hercegovine...

Ja dhe disa nga arsyet :

Varferia eshte shkaku kryesor i kequshqyerjes se femijeve ne Shqiperi me  pasoje mungesen e ushqimit per femijet e vegjel. Kjo gjithashtu rezulton ne nivele te uleta arsimimi, kujdes te pamjaftueshem per nenen dhe femijen dhe akses te kufizuar ndaj sherbimit shendetesor. Zonat rurale ne verilindje te vendit jane me te prekurat.

Mos flisni budallalliqe mer se na e peshtiroset.

S`paska Tirana hapesira ku te lujn kalamajt ! Ta kesh dy bythe  qe njeren ta mbash dhe tjetern ta cash . Po ta besh copa copa fare, fare , fareee.

Po cer lodhem dhe une !

hej... unè nuk shkruaj komentin duke u bazuar tek raportet e ndryshme qè mund tè bèjnè ekspertèt por tek ato qè shoh vetè dhe mesazhin qè ato mè pèrcjellin mua personalisht...jam 100% dakort me ato qè shkruan ti... ashtu siç jam i bindur qè qytetet tona vijnè era kebab dhe hamburger nga tè gjitha anèt,dhe nè shumicèn e tyre kam parè tè jenè tè frekuantuara jashtè mase nga fèmijèt apo moshat e reja... dhe nè qoftè se obeziteti nuk qenka shumè problem sot nè shqipèri do tè jetè shumè shpejt nesèr...dhe kjo pèr mendimin tim modest vjen mè shumè nga dembelizmi qè trashègohet brez pas brezi se sa nga mundèsia reale pèr tu mar me sport...sportin tè cilin e shoh si njè nga mènyrat e vetme pèr tè shmangur njè fenomen tè tillè.

Nje gje te ben pershtypje se shumica e shqiptareve ,kane fytyra te ngrysura,nuk e di nga vjen kjo nga shendeti i tepert apo nga shendeti i dobet !

...dhe jo vetem aq, por shoferet dhe kembesoret shqiptare jane ne pergjithesi te ngadalte, shurdh, te verber dhe lehtesisht te matufjepsur.

Nuk e di pse, por kam nje siguri te cuditshme se kjo vjen pikerisht nga ushqimi... si edhe nga shemtia dhe kaosi qe i rrethon nga te kater anet.

Me logjiken e atyre qe duan 2 b..the, meqe ka fukarallek te papamase,
ka kalamaj te paushqyer, athere keta te paushqyer rrojne ne familje te varfra.
qe psh kur skane leke te hane, skane as leke per shpi, as leke per makine,
as leke per digitalb, skane as leke per ti fut neper banka etj etj.
Prandaj, nqs gjithe keta rrojne ne shpija ku kullon catija, ne duhet
te flitnim vetem per kasollet e tyre te kashtes, dhe sna takon me diskutu psh per
pallatet e reja, per cilesine e ndertimit, per cmimet e apartamenteve sepse keto jane probleme
te nje kategorie tjeter njerezish. Por ama eshte diskutuar qe cke me te, dhe nuk ka dale
njeri qe te rebelohet dhe te na hudhi syve statistika strehimi te shqiptareve, apo statistika te njerezve qe  vdesin/semuren nga kushtet mizerabel te strehimit (lageshti, ftohte etj)

Skemi pse diskutojme per cilesine e karburantit qe na shkatrron makinat, sepse
fukarenjte jo qe skane makina, por as corape per te mbathur, po skane as transport per te shkuar ne shkolle,
Sduhet me diskutu per cilesine e sherbimit neper banka sepse shumica skane leke me se te shyjne muajin.
Me ket logjike skemi pse diskutojme fare se ca flitet dhe shkruhet ne TV, sepse ka fukarallek,
ka mizerje, dhe se ushqimi tjeter (ai i mendjes) nuk duhet te kete fare rendesi. Ca rendesie ka
ca mesazhi percjell portokalli, arjan cani, opnioni i fevziut i mbushur me njerez te veshur dhe te parfumosur? 
Pse mesazhi i nje TV paska me shume rendesi per tu diskutuar sesa formimi mendor i kalamajve.Sepse dhe loja dhe zhvillimi fizik ndikojne direkt ke formimi mendor dhe personaliteti qe zhvillojne.
Pse qenka e ndalume  me ngrit edhe probleme te tjera pervec atyre te mbijeteses. Kur fakti eshte fakt, qe shyqyr zotit ka dhe njerez qe nuk diskutojne me per mbijetesen. Dhe kjo kategori ka rendesine e vet, sepse keta nuk duhen rrit obeze nga trute, sepse keta do kene me shume akses tek gjerat neser, sepse kane me shume mundesi.

Mire mire se spo e diskutojme fare.
Dakort jam dhe une.
Le ta mbajme nivelin e dikutimit tek kocka, pa asnje fije mish.
Ama ta mbash aty do prape b..the.
Vari lesht si perfundim dhe rrofte ndergjegjja e larte sociale, se ajo na ka majt gjalle gjer sot.
smiley

P.S. Sa per statistika mjekesore, do sugjeroja ato te diabetit ne shqiperi. Si kane qene, si jane, dhe ndonje prognoze se si do te jene pas nja 10 viteve.
 

Gjeja e trashe nel gje e trashe.

Shkrimi flet per obeset dhe citon nje dietologe :

Nje problem ky qe ka nisur te shqetesoje te gjithe shoqerite e sotme moderne, perfshi edhe tonen.

 

Per te na mbushur mendjen shkrimi sjell keto te dhena :

Nga nje studim i fundit i kryer tek dymije femije ne shtete te ndryshme te Evropes, ka rezultuar se 14% jane mbipeshe, ndersa 86% jane obeze te semure rende; 26% e femijeve ishin te semure me hipertension, ndersa 37% kishin lipide ne gjak

Ne shkrim nuk ka asnje te dhene per Shqiperine, asnje per be. Po mire po ja pranojme kete se ashtu kane rrjedh punet. Sa kohe qe nuk ka  dietolog ne spital nuk kam cer te pres me shume.

Por te besh lidhje midis mungeses se hapesirave per tu zbavit apo ushtru sport Kalamajte e pallatit tim e qe lujne ke shkalla basket  me obezet kjo do te thote te jesh idiot i klasit te pare, keshtu me pese yje.

Sepse kemi dy te dhena qe na cojne ne kete perfundim :

E dhena e pare lidhet me faktin qe statistikat jane nga ato vende qe keto problemet e masakres urbane te Tiranes nuk i kane ( mund te shikohet citimi qe kam bere )  dhe e dyta eshte qe po flasim per problemet  e Mjeksise Tradicionale kineze ne Shqiperi *.

* T`i fus i sqarim une kesaj se mund te merret anapullo : nuk egziston.

qyqja,

ja paskem fut kot. Obeziteti spaska lidhje as me edukaten, me menyren e jeteses, me trunin e prindit, dhe as me aktivitetin fizik. une kujtoja se jane te lidhme pashmangshmerisht. Biles me sa kam pa dhe ne perendim, obeze jane kalamajt e fukarenjve dhe atyre qe skane tru dhe as nje cike pergjegjshmeri. Dhe kjo  me ngjan shume me shqiperine qe ka dhe fukarallekun dhe injorancen brenda te perzime.

Une jam mendu se asihere nuk eshte obeziteti i lidhur me ushqimin dhe vetem me te, biles nuk eshte ushqimi kryesori. Pranaj sbie dakort me ate qe shkrun artikulli dhe e thashe qe ne fillim. eshte menyra e jeteses ajo qe con ke ushqimi i gabuar.

You are what you eat thone andej .

nejse, une e qepa se ja paskshim fut kot qe me rafte i pike mu ktu ku jam dhe e paskem kuptu shtremet gjithe artikullin

 

 

 

Nexho, mos i ver re shume fjalet e cave qe u duket vetja "zeri i arsyes", por nuk kuptojne qe flasin vec brockulla.  Ato e kuptojne edhe vete qe flasin budallalleqe por nuk i le egoja (dhe p.dhet e medhaja) qe ta pranojne kete.  U ka hyp vetja kaq shume ne qejf sa edhe kur kepusin "te trasha" u duket se po kontribuojne per te miren e pergjithshme. smiley   

Eshte cudi se si edhe ne nje teme tille te diskutohet me pasion te marri. Fali, Nexh, fali, mbase kane pire ilacin e gabuar sot -- nuk ia vlen te merresh me to. 

Permetar,

Une skam ndonje gje per te falur.

Une shaj/fal vetem adminet kur na i fshijne mendimet.

Secili ketu thote opinionin e vet dhe te tjeret e lexojne dhe anasjelltas. Skena ardhe me bo krushqi apo me nda pronat. Une perfitoj nga cdo postim qe lexoj.

Ne fakt lidhja e varferise me obezitetin eshte fakt i tmerrshem si ne perendim si te ne-  statistika per kete nuk kam por e kam hasur shpesh dhe Kothi po te kerkoje mund te na sjelle ndonje gje nga OBSH-ja apo UNICEF-i (ministria e shendetesise i ben outsource keto botimet). Ushqimi qe te shendosh shtremtazi eshte jo vetem me i lire per njesi kalorike, por sjell edhe kenaqesi magjike. Prandaj midis varferise dhe obezitetit ka mjaft te ngjare te jete mungesa e shpreses, dmth te jetuarit sot per sot.

Trop,

si ne cdo rast nuk e ke kuptu.

Kothi thote qe nuk mund te jete lidhje te mungesa e hapesires urbane ne Tirane shkak qe te identifikohen disa odeze.

Dhe pastaj mbasi ka citu disa here UNICEF-in thote qe shqiptaret kane probleme te rritjes, dmth te kequshqyerit. E kemi fjalen per kalamaqet se mos ngaterohemi nga femijet obeze shqiptare me statistikat e samunjes se sheqerit.

Ose shkurt duhet lexuar shkrimi.

Nuk ishte e veshtire eee

Bam bam ne tamth i here tek smiley

Se kush pyeti ketu per diabetin.Eshte ne rritje ne zonat urbane:

© J Doupis, N Tentolouris, A Mastrokostopoulos, A Kokkinos, C Doupis, A Zdrava, A Kafantogias, 2007. A licence to publish this material has been given to ARHEN http://www.rrh.org.au 1 L E T T E R T O T H E E D I T O R Prevalence of type 2 diabetes in the southwest Albanian adult population J Doupis 1 , N Tentolouris 2 , A Mastrokostopoulos 1 , A Kokkinos 2 , C Doupis 1 , A Zdrava 1 , A Kafantogias 1 1 Military Hospital of Gyrocaster, Gyrocaster, Albania 2 Athens University Medical School, Laikon General Hospital, Athens, Greece Submitted: 26 February 2007; Resubmitted: 11 June 2007; Published: 25 June 2007 Doupis J, Tentolouris N, Mastrokostopoulos A, Kokkinos A, Doupis C, Zdrava A, Kafantogias A Prevalence of type 2 diabetes in the southwest Albanian adult population Rural and Remote Health 7: 744. (Online), 2007 Available from: http://www.rrh.org.au Dear Editor We would like to bring to your attention our study, which investigated the prevalence of type 2 diabetes in a sample of the southwestern Albanian adult population. Stratified random sampling was used to select 3709 volunteers (1966 males and 1743 females) from southwestern Albanian towns and villages, in the years 2005 and 2006. This region has a total population of 278 000. The subjects were evaluated at the Internal Medicine Department of the Military Hospital of Gyrocaster in Albania, which is run by both Greek and Albanian military health personnel. Serum glucose, lipids (total cholesterol, triglycerides) were measured enzymatically on a Technicon RA-XT analyzer (Technicon, Dublin, Ireland). The personal information, medical history and the somatometric values of the subjects were obtained by the hospital’s medical staff. The diagnosis of type 2 diabetes was established using the 1999 WHO criteria 1 . Results were analyzed using SPSS v12 software (SPSS Inc, Chicago, IL, USA). The mean ± SD age of the studied subjects was 49.2 ± 18.1 years with a range of 20 to 103 years. Of the 3709 subjects, 155 (4.17%) were found to have type 2 diabetes (interestingly, 47 participants (30.3%) in the diabetic group had undiagnosed diabetes). The mean known duration of diabetes of those who had known diabetes was 7.8 ± 6.7 years. The mean age of onset in the group of subjects with type 2 diabetes was 56 ± 13 years. The mean values of total cholesterol and triglycerides of this group were 229 ± 55 mg/dL and 197 ± 94 mg/dL, respectively, while the mean value of fasting blood glucose was 210 ± 90 mg/dL (11.66 ± 5 mmol/L).

Page 2 © J Doupis, N Tentolouris, A Mastrokostopoulos, A Kokkinos, C Doupis, A Zdrava, A Kafantogias, 2007. A licence to publish this material has been given to ARHEN http://www.rrh.org.au 2 The prevalence of type 2 diabetes in southwestern Albania was found to be 4.17%. This rate was very close to the International Diabetes Federation’s (IDF) Diabetes Atlas rates published in 2003 (3,8%) 2 , showing only a small, but possibly expected increase. According to other recent studies, the prevalence of diabetes in urban areas of Albania was much higher 3,4 . We would like to emphasise that our study participants came from a rural part of the country, with less exposure to the western lifestyle and nutritional habits than those in urban areas. This probably explains the difference in diabetes rates between rural and urban areas in Albania. The difference of diabetes prevalence in Albania compared with other European countries, according to data provided by the IDF 2 , may be explained by a difference in nutritional habits and lifestyle in the Albanian population. Albania’s economy, especially in rural areas, is mostly based on agriculture and cattle raising. Thus, the physical activity of the population is much higher than in other European countries. The increase in the prevalence of type 2 diabetes in Albania during the last 3 years is probably explained by the adoption of a western lifestyle and nutritional habits. An increasing trend in the prevalence of type 2 diabetes is frequently reported in other developing countries 3,4 and possibly reflects changes in culture, physical activity and nutrition

Me i llaf, zonat fshatare jane me mire

Shakaqet qe sjellin obesity nuk jane perfundimtare dhe ekziston nje debat i gjere per kete.. Perse disa femije qe hane njesoj dhe marrin te njejtat kalori kthehen ne obesity, ndersa krejt ndryshe me te tjeret??

Eksizton mundesia qe obesity mund te kete lidhje me Genetic. Pra te jete i kaluar neper breza.

Nese per shkaqet ka debate, per pasojat ne shendetin e njeriut nuk ka. Prandaj ka nje senzibilim te ashper nga vendet perendimore sidomos ne USA ku problemi eshte shume i madh. Obesity ka lidhje me semundjet e zemres si edhe diabetin.Nje nga menyrat per te luftuar obesity jane aktivitetet sportive. Nuk ka rendesi nese i kryhen keto aktivitete mbyllur ne palestra apo ambjent jashte (megjithese preference i jepet kesaj te dytes).

Persa i perket Shqiperise une mendoj se kane problem me te mprehte varferine ekstreme te femijet. Une shoh ne kronika televizive femije qe lypin rrugeve, femije qe shesin paketa dhe banane, femije qe udhetojne me km te tera ne kembe te shkojne ne shkolle, femije te veshur keqe dhe qe jetojne ne kushte mizerje. Vertet shume nga keta femije jane nga shtresa me e varfer ne shqiperi si romet apo jetimet, por perseri mbeten FEMIJE SHQIPTARE!

Kjo nuk do te thote qe Shqiperia dhe prinderit shqiptare mos te jene te kujdeseshem c'fare ju japin femijve per te ngrene. Thjesht ne jete duhen mbajtur disa Balancime dhe ketu hyn edhe ushqimi.

 

 

 

Nuk flas dot per femijet e kryeqytetit (per te cilet ne fakt s'flet as artikulli.)  Por me c'pashe ne Vlore, sidomos me cfare na eshte mesuar syri ketej, femijet me dukeshin kocke e lekure lol.  Kuptohet, qe deshmia ime okulare, nuk eshte e dhene statistikore.  Studime te tilla duhen bere, ashtu sic behen per vdekjet foshnjore, apo % e femijeve ne varferi etj. 

Te gjithe jemi ne dijeni te problemit te obisitetit, sidomos tek femijet, ne perendim.  Ne 'suburbs" ku s'levizet pa makine, apo ne metropole, ku s'ka dhe aq hapesira te lira.  Per me teper, ndryshimet ne diete e menyren e jeteses keto dy dekatat e fundit kane sjelle pasojat e tyre.  Qe nga konsumimi ne mase i fast-food deri tek kalimi i kohes se lire me lojra elektronike.  Shqiperia, edhe pse jo ne ate perqindje, do perjetoje apo po perjeton te njejtin transformim.  (Ne kete pike, me duket qesharake dhe pa vend polemika dje/sot, apo politizimi i kesaj dukurie.)

I pare nga ky kendveshtrim, artikuj te tille, (jo me te dhena ne hava) duhen te behen pjese e informimit dhe i parandalimit te ketij problemi.  Duke qene se jemi mbrapa (si puna e krizes) efektet s'i kemi ndjere akoma ne mase, keshtu qe mundesite tona per "preemption" jane me te medha.   

Monde,

po u permend fjala varferi per nje vend, haroje kete punen e obezeve per te ardhmen e afert.

Ja si shembull keshtu lehte lehte si per qejf mbas dreke 1000 kilokalorish :

  • nga kocke e lekure ( ose barkun bosh ) duhet vetem nje hap per te vajt ke zona te mos vdesesh urie, dmth te fusesh ka i gje ne goje.
  • nga te mos vdesesh per buke  ne obez duhet perseri vetem nje hap.

Pra nga kocke e lekure ne obez verte duhet vetem dy hapa, po qe ti besh mund te duhet nje jete e tere. smiley

Tani te thush qe te varferit kane probleme me kete punen qe me nataron gjithmone mu, dmth kalamaqe bole, eshte me shume se te jesh idiot/e .

Hani peshq o peshq as obeze asi gje seni nuk ju gje. smiley

P.S. He se harrova, ene fistuli eshte bere problem keto kohet e fundit si prirje , semunje intellektuallesh dhe shoferesh. smiley

obezitet ????? ska fjale shqip per kete 'obizitet'?

kjo harron te thote se disa njerez kane organismin (metabolism) me te shpejte per te djegur ushqimin.

Disa ushqime ta shpejtojne dhe disa te tjera ta ngadalsojne 'djegien'.

Disa njerez e kane trashigimi qe trupi te mos ua beje dhjame kalorite, dhe disa te tjere te kunderten.

Une per vete rralle kam pare BUFA/E ne Shqiperi


obezitet ????? ska fjale shqip per kete 'obizitet'?

Ka!

I kemi pas thene "buc"!

Mond Buci psh, ose Mond bythderri!

 Autorja ka nje fare te drejte, sepse po te shohesh shoqerine sot, te gjithe jane drejtuar drejt mishit, patetinave, birres, koles, limonates, biles jane keto tre te fundit qe ndikojne ne shendoshjen e trupit. Ha mish, ama pi vere, mos me pi mua kola. Eshte e vertete se ne socializem konsumonim me shume zarzavate dhe perime (sikur ta dinte merhumi) dhe shum pak mish, nderkoh qe sot konsumojme me pak zarzavate e perime dhe me shume mish. U mbytem me qofte, hamburger, doner, sufllaqe, byrek, sallam, kjo eshte menyja e shoqerise shqiptare sot. Shtoji kesaj dhe buken e bardhe, ne vend qe te jete e zeze. 

Sa per zonat e lira per kalamajte, Nexhi ka te drejte. Une jam rritur tek ai sheshi ku eshte lozur ajo skena e filmit "Mimoza Llastica", aty kam kaluar femijerine. Dhe po te shohesh, te tere kalamajte qe kane kaluar femijerine me fusha dhe parqe, jane me te zhdervjelle dhe te zgjuar se ata qe ju kane munguar keto.

Nga artikulli ne fjale arrita ne keto perfundime :

1. na duhet urgjentisht nje perkthim i denje per ate qe ne anglisht quhet "snack" dhe gjate artikullit eshte dhene si snak (shume e shemtuar tingellon, sille e lehte apo zemer nuk do ishin me mire?!)

2. gazetaret shqiptare kur marrin kurajon te edukojne/kritikojne shoqerine shqiptare duhet te japin statistika dhe prova te mjaftueshme qe ky fenomen po ndodh aktualisht sot ne Shqiperi -dhe nese po, ne cfare zone gjeografike (?), tek individe te kujt shkalle sociale (?) etj etj etj.

Per mua ky eshte thjeshte artikull siperfaqesor qe nuk te ben as te alarmohesh as te reflektosh, eshte me teper si perkthim i keq i artikujve pernedimore. Duke thene kete dua edhe te shtoj qe nje pegjithesim i tille nuk mund te behet per te gjithe (apo shmicen) e vogelusheve shqiptare. Me aq sa kam pare (te pakten ne Tirane) ekzistojne te dy ekstremet. Cfare eshte e vertete dhe alarmuese ama eshte (sic eshte permendur dhe me pare) mungesa e hapesirave zbavitese.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).