Shenjtorët

Shenjtorët kanë secili nga një shtëpizë përgjatë lumit, me një ballkon që sheh mbi oqean. Ky oqean është Zoti. Verës, kur bën shume nxehtë, ata zhyten në ujrat e kaltra të oqeanit, ne atë ujë që është Zoti vetë.>smiley>>
smiley>

Sapo marrin vesh që po vjen ndonjë shenjt i ri, menjëherë fillojnë nga puna për ndërtimin e një shtëpize të re, perkrah të tjerave.>smiley>

Kështu ato ndjekin njëra tjetrën, përgjatë bregdetit, pa fund, hapësira sigurisht që nuk mungon. >smiley>

Edhe Shën Gançiloja, menjëherë pas emërimit , mbërriti në vend dhe çdo gjë e gjeti gati, njësoj si të tjerët.Me mobilje,te brendshme, enë kuzhine, ndonjë libër të bukur dhe gjithçka tjetër që nevojitet.>smiley>

Varur ne mur ishte dhe nje vrasëse mizash, sepse në atë zonë gëlonin mjaft miza, por jo të bezdisshme.>smiley>

Gançiloja nuk ishte ndonjë  shenjt i famshëm. Kishte jetuar përulësisht, si fshatar i thjeshtë dhe, vetëm pas vdekjes dikush ishte kujtuar për mirësinë  që kish patur ai njeri. Famullitari, pa patur shumë besim tek e vërteta, kishte ndërmarrë hapat e para për proçesin e lumturueshëm.Që prej atëherë kishin kaluar rreth 200 vjet. Por ne gjirin e thellë të Kishës, hap pas hapi e pa u ngutur, proçesi kishte shkuar përpara.>smiley>

Peshkopët dhe Papët vdisnin njëri pas tjetrit dhe te tjerë ua zinin vendin.Megjithatë dosja e  Gançilos kalonte nga një zyrë në tjetrën, gjithnje lart e më lart. Kushedi ç'dorë misterioze kishte hedhur një frymë mëshire mbi ato shkresurina tashmë të zverdhura dhe nuk kish prelat që të mos i bënin pershtypje, sapo 'i binin ne dorë.Kjo shpjegon pse nuk e linin pas dore këtë histori.Derisa një mëngjes, imazhi i fshatarit i rrethuar nga një brerore rrezesh të arta, u ngrit deri tek Shën Pjetri dhe atje poshtë vetë Ati i Shenjtë këndoi psallmin e lavdisë, duke e ngritur Gançilon në madhështinë e altarëve.>smiley>>
smiley>

Në fshatin e tij u bëne festa të mëdha. Një studiues i historisë lokale mendoi se do të zbulonte shtëpinë ku kishte lindur, ku ishte rritur e ku kishte vdekur Gançiloja. Ajo shtëpi tashmë është shndërruar në një lloj muzeu fshatarak.>smiley>

Prej kohësh që s'mbahen mend, fshati kishte nderuar si mbrojtësin e vet një tjetër shenjtor,Markolinon. Për të puthur statujën e tij çudibërëse, vinin pelegrinë edhe nga krahina tepër te largëta.>smiley>

Pikërisht pranë kapelës madhështore të Shën Markolinos, që gëlonte nga besimtarët dhe qirinjtë e ndezur, qe ndërtuar altari i ri i Gançilos. Por kush ia vinte veshin? Kush pergjunjej për t'u lutur? Tani, pas 200 vjetesh, ai ishte një figurë tepër e zbehtë! >smiley>

Tek ai altar nuk të tërhiqte asgjë, asgjë. Ai nuk ta nxiste imagjinatën...>smiley>

Ndërkohë, Gançiloja që s'e kishte parashikuar kurrë një nder të të tillë, u vendos në shtëpizën e vet dhe, i ulur në ballkon, nën diell, vështronte me ëndje oqeanin që frymëmerrte i qetë dhe i gjithpushtetshëm. >smiley>

Përpos të gjithave mëngjesin tjetër, i zgjuar herët pa një postier me biçikletë që hyri në shtepizën pranë me një pako të madhe në duar. Pastaj kaloi tek shtëpia fqinjë, për të lënë edhe atje një tjetër pako.>smiley>

Kështu edhe në shtepitë e tjera derisa i humbi fare nga sytë. >smiley>

Ndërsa atij nuk I solli asgjë!>smiley>

Meqë kjo gjë u përsërit edhe në ditët në vazhdim, Gançiloja, kureshtar, i thirri postierit dhe e pyeti: >smiley>

-        

Me fal, po  çfarë u çon çdo mëngjes gjithë shokëvë të mi, ndërsa mua nuk më ke sjellë kurrë asgjë?>smiley>

 - Është posta -iu pergjigj ai duke hequr bereten në shenjë respekti. - Une jam postieri. >smiley>

-Ç'postë? lace wsmileyt="on">Kushsmileylace> e dërgon? >smiley>

 Këtu postieri buzëqeshi dhe bëri një gjest si për të treguar ata të botës tjetër,ata atje përtej, njerëzit atje poshtë në botën e vjetër. >smiley>

-Peticione? - pyeti Shën Gançiloja, që filloi të kuptonte diçka. >smiley>

-Po, peticione, lutje, kërkesa të çdo lloji. -tha postieri me ton mospërfillës sikur të ishte fjala për çikërrima, për të mos e mërzitur shenjtorin e ri. >smiley>

-Po kaq shume vijnë çdo ditë? >smiley>

Postieri do të kishte dashur t'i thoshte se ajo ishte një stinë e vdekur dhe, në ditët e pikut, vinin dhjetra herë më shumë se aq.Por duke menduar që Gançiloja do të ndihej keq e kaloi me një " Epo,varet sipas rastit".>smiley>

Pataj gjeti një shkas për t'ia mbathur.>smiley>

smiley>

E vërteta është se Shën Gançilos nuk i lutej askush, sikur ai të mos ekzistonte. As edhe një letër, një shënim apo kartolinë. Dhe ai, duke parë gjithë ato pliko për kolegët e tij, jo se ishte ziliqar, sepse zemra e tij nuk  ishte e zonja per te tilla ndjenja, por sigurisht që ndihej keq.Thuajse e brente ndërgjegja që rrinte aty kot më kot, pa bërë asgjë, ndërsa të tjerët merreshin me një sërë punësh. Shkurt, i dukej se e hante tradhëtisht bukën e Perëndisë.( ishte një bukë e veçantë,pak më e mirë se ajo e fatlumëve të zakonshëm.) Kjo brengë e çoi një ditë në rrethinat e njërës prej shtëpizave më të afërta, prej nga vinte një tik-tak i çuditshëm. >smiley>

- Oh, hyr të lutem, eja,  i dashur! Ai kolltuku aty është shumë i rehatshëm.Më>smiley>

fal, sa të mbaroj një punë të vockel dhe erdha menjëherë! - i  tha kolegu me përzemërsi.>smiley>

Kaloi shpejt në dhomën pranë dhe me një shpejtësi që të linte pa mend i diktoi stenografit një duzinë letrash dhe urdhrash, te cilat sekretari nisi t'i shtypte në makinë.Pastaj u kthye tek Gançiloja.>smiley>

-Eh, mor i dashur, me gjithë ato letra që vijnë pa një grimë organizimi, do të ishte goxha punë e ngatërruar.Tani eja me mua të të tregoj skedarin tim të ri elektronik,me skeda te shpuara. >smiley>

Shkurt, u tregua shumë i sjellshëm.>smiley>

>smiley>

Sigurisht që Gançiloja s'kishte nevojë për skeda me " vrimë" dhe u kthye në shtëpi zemërlëshuar.>smiley>

Mendonte  " Si është e mundur që asnjë nuk ka nevojë për mua? Mund të isha i dobishëm që ç'ke me të.Po sikur të bëja ndonjë mrekulli të vogël, sa për të tërhequr vëmendjen?" >smiley>

U tha, u bë! I lindi ideja t'i lëvizte sytë portretin të  vet në kishën e fshatit.Para altarit të Shën Gançilos  nuk shkonte kurrë njeri, por rastësisht aty kaloi Memo Tança, budallai i fshatit. Ai pa portretin tek po i rrotulloheshin sytë dhe filloi të bërtiste me sa kish në kokë për këtë mrekulli që po ndodhte.>smiley>

Në të njëjtën kohë, me shpejtësi rrufeje, gjë që iu lejohej edhe nga pozicioni i tyre social, dy-tre shenjtorë shkuan tek Gançiloja dhe me shumë mirësi i lanë të kuptonte që duhet të hiqte dorë. Jo s'e kish ndonjë gjë të keqe,por ato lloj mrekullish s'para i kishin shumë për zemër në qarqet e larta. Ata flisnin pa asnje fije keqdashjeje, po si mund t'i bënte këto gjëra, sidomos ky i ardhuri i fundit, që i kryente mrekullitë aty për aty me paturpësinë më të madhe! Ato mrekulli atyre u kushtonin gjithë atë mund të mallkuar.>smiley>

Shën Gançiloja sigurisht që hoqi dorë dhe, poshtë në fshat, njerëzit e mbledhur nën britmat e idiotit e vëzhguan gjatë portretin pa zbuluar asgjë te pazakontë, prandaj u larguan të zhgënjyer. Edhe për pak Memo Tança do kish ngrënë një dru të mirë.>smiley>

Atëherë Gançiloja mendoi të tërhiqte vëmendjen me diçka më të vogël dhe poetike. Kështuqë bëri te lulezonte  nje trëndafil shumë të bukur mbi gurin e varrit të tij të vjetër, që ishte ndrequr me rastin e shenjtërimit të tij,por që tani ishte braktisur sërish. Fati i tij i keq e donte që askush të mos e pikaste mrekullinë. Kapelani i varrezës e pa trëndafilin e  u hodh me vrap tek varrmihësi dhe e ngriti peshë:  " Të paktën për varrin e Shën Gançilos mund të kujdesesh, apo jo? Turp të kesh mor dembel, që më mirë mos qofsh! Kalova tani andej dhe ishte mbushur plot me barëra të këqija." Dhe varrmihësi nxitoi t'i këpuste të gjitha filizat e trëndafilit.>smiley>

Për të qenë fare i sigurtë, Gançiloja iu kthye mrekullisë më tradicionale: Të verbrit të parë që kaloi para altarit të tij, i riktheu shikimin.Por as këtë herë nuk i eci mbarë, sepse askujt nuk i shkoi ndër mend që kjo mrekulli të ishte vepër e Gançilos dhe te gjithë nderuan Shën Markolinon, që e kishte altarin aty afër. Aq i madh qe entuziazmi, saqë e morën në krahë statujën e Shën Markolinos, e cila peshonte disa kuintalë dhe, si në proçesion, e shëtitën në të gjitha udhët e fshatit, nën tingujt e kambanave. Dhe altari i Shën Gançilos mbeti me tepër se kurrë i harruar dhe i shkretë.>smiley>

Atëherë Gançiloja tha: " Më mirë të dorëzohem,duket që askujt  nuk i bie ndër mend për mua." >smiley>

Dhe u ul në ballkon duke vështruar me kënaqësi oqeanin që, në fund të fundit, i krijonte një ndjesi të këndshme lehtësimi.>smiley>

Ndërsa sodiste dallgët, dëgjoi të trokitura në derë, tak –tak! Shkoi ta hapte.Ishte Markolinoja dora vetë, që donte të shfajësohej. Markolinoja ishte goxha burrë, i shkëlqyer, i gjallë dhe fisnik. >smiley>

-Ç'të bësh i dashuri im, Gançilo? Unë s'kam faj fare. Erdha, sepse nuk dua që ti të mendosh që...>smiley>

-lace wsmileyt="on">Posmileylace> ç'thua ashtu? - ia ktheu Gançilo duke qeshur, shumë i ngushëlluar nga kjo vizitë.>smiley>

- E shikon? - tha përsëri Markolinoja. - Unë nuk jam ndonjë shenjtor kushedi se çë, e megjithatë nuk më ndahen nga mëngjesi në darkë.Ti je shumë më i shenjtë se unë e prapëseprapë të lënë pasdore. Duhet të bësh durim vëlla, në këtë botë të ndyrë! - dhe i binte krahëve Gançilos me dashuri.>smiley>

-lace wsmileyt="on">Posmileylace> pse nuk hyn? Pas pak do të errësohet e do të freskohet; eja të ndezim zjarrin dhe të hamë darkë bashkë! >smiley>

-Me kënaqësi, vërtet me shumë kënaqësi -u përgjigj Markolinoja.>smiley>

 Hynë brenda,prenë drutë dhe ndezën zjarrin. Në të vërtetë me pak mundim,sepse drutë ishin të njomë.Por fry e fry, më në fund u ngrit një flakë e bukur. Atëherë sipër zjarrit Gançiloja vuri tenxheren me ujë  për supën. Ndërkohë që ajo ziente,të dy u ulën aty prane duke ngrohur gjunjët e duke biseduar përzemërsisht>smiley>

Nga oxhaku filloi të dilte një fjollë e hollë tymi, ai tym ishte Zoti.>smiley>

               

Përktheu: A. Baro>smiley>

23 Komente

Ideja eshte e mire, por realizimi eshte i dobet. Autori duket qe ka perspektive ne te ardhmen, por duhet te jete autor i ri dhe ka shume pune per te bere. Shiko, se letersia eshte si macja e gjyshes time, qe e ndjek miun skute me skute dhe nuk e leshon deri sa t'a kape, dhe pasi t'a kete kapur i ve putren persiper dhe loz me te e lumtur, e pastaj kur miu ngordh, e harron. Nuk eshte letersia keshtu shenjterimesh dhe hedhjesh te muhabetit sa andej kendej, sa ne qiell e ne toke. Autori duhet t'a ndjeke subjektin si macja e gjyshes time miun dhe vetem kur te ngordhe t'a harroje. Autori le mos harxhoje shume kohe tek peshku pa uje, por te perpiqet dhe te perpiqet, pasi e vetmja gje qe do gjeje ketu jane komplimentet e lexuesve te mbetur pa idhuj. Ah sa e bukur, te lumte pena, etj. Nje nga pyetjet qe autori duhet t'i beje vetes eshte se per cfare sherben kjo qe po shkruaj dhe mos e beje si macja qe i sulet miut kot dhe as nuk e ha pastaj. Ka pasur shume anonime si puna autorit me larte qe i kane hyre rruges se veshtire te letersise, por pak e kane care. Me te mencurit e kane kuptuar qe do ishte me mire te benin nje pune si kamarier, apo si teknik televizorash. I keshilloj me shume perzemersi autorit qe te heqe dore nga kjo pune, sepse i mungon edhe talenti edhe vullneti. Nje shkrimtar i mire do e kishte bere te qarte se si ky person paska perfunduar ne parajse. Do tregonte rrugen e veshtire te jetes se tij dhe se fundi rrugen e veshtire te vdekjes se tij. Nderkohe qe pjesa ne fjale e lodh lexuesin sepse i duhet qe te vere trurin ne levizje dhe te pyese, po mire, po per te ngrene, nuk kishte ne parajse? Shkrimtari i zoti do na tregonte se si shenjti i ben mrekullite, cfare mjetesh dhe veglash perdor. Syte e statujes qe rrotullohen duhet te kishte nje buton ne parajse qe t'a benin kete funksion. Le me pastaj qe as nuk eshte pare as nuk eshte degjuar qe i verbri te shikoje. Duket qe autori eshte diletant, amator, dhe pasi ka pasur nje ide te rendomte, e ka hedhur ne leter me entuziazmin e fillestareve, dhe nuk i ka menduar mire as llogjiken e veprimeve dhe as mentalitetin e personazheve te cilet trajton. I keshilloj ketij pseudo-shkrimtari te filloje ndonje pune ku do mund t'i shprehte kapacitetet e veta me mire, si postier mbase, apo si druvar. Nuk behet letersia me sopate.

Me dashamiresi

Kompetenti

p.s. sikur te kishte vleresim prej gjysem ylli, atehere me zorr mund te thuhej se e meriton.

Lul, kjo paska kalu pa u vene re.

S'mund te rrija pa te thene qe e lexova...  smiley  

I keshilloj me shume perzemersi autorit qe te heqe dore nga kjo pune, sepse i mungon edhe talenti edhe vullneti

Loved this.

Shpresoj qe autori te jete ketej verdalle e ta lexoje smiley

 

5Yje per komentin

10 yje per tregimin. thank u- perkthyesit.

ndërsa mua më pëlqeu mjaft.

5 dhe janë pak

Prej Buxatit ckam lexuar me ka pelqyer shume (nje liber te vogel me nja 20 tregime te titulluar "Kolombreja" te perkthyer prej... 1 sekonde... Gjergj Vlashi). Sidomos Shtate Katet... Gjueti Pleqsh dhe Varri i Atiles.

obobobo... cpaske bere Kodra... s'po lexoja dot me tutje.

Lexoje 23, lexoje, se kam pershendet katerfishin tend plus kater me ate koment, kritikun e vetem qe nuk eshte kritik tek PPU per momentin.

Buzzati  per mua s'eshte nga ato qe ngelet ne mendje, por nga ato qe lexohen me kenaqesi te madhe dhe shijohet shume ndersa lexohet. I ndjeri Dritan Cela e ka pas sjelle hatashem ne shqip me 2 a 3 vepra qe me kane rene ne dore.

Por dhe perkthyesi i shkrimit me siper ka bere nje pune te mire.

pese, pese, pa diskutim smiley

 

Lulian, sapo fillova ta lexoj komentin tend, me tromakse. E bukur kjo! 

"Ka pasur shume anonime si puna autorit me larte qe i kane hyre rruges se veshtire te letersise, por pak e kane care. Me te mencurit e kane kuptuar qe do ishte me mire te benin nje pune si kamarier, apo si teknik televizorash." Po, sigurisht qe Buzzati e meriton nje vend si kamarier, diku ke blloku ta leme?! smiley

S'e di a ju ka pelqyer vertet perkthimi, eshte nje nga te paret qe kam bere, ketu e ne 1996 e larget, kur isha ende studente, dhe nuk i kam nderruar asnje presje, megjithese kur e shoh tani, do ta ripunoja nga e para me shume qejf. E solla ketu tek peshku, sepse e di qe ju s'ta krihni fort bishtin dhe i keni kritikat ne maje te gjuhes. I kam lexuar dhe perkthimet e Dritan Celes dhe jane te mrekullueshme. Po me i mrekullueshem ka qene tek "Shkretetira e tartareve". Ngaqe me kishin pelqyer shume shqiperimet e tij dhe duke e menduar si perkthyes te ri, gjithnje kisha menduar se diku, dikur, ndoshta, do te me jepej rasti te takohesha me te, por vetem pak jave me pare ( me duket vetja budallaqe tani) mesova qe ai s'ishte me prej gati 2-3 vjetesh. Me erdhi tmerresisht keq dhe ndjeva po ate lemsh ne gryke, si atehere kur mesova qe Shvarci na kishte lene.

Nejse, s'po e zgjas me tej. Faleminderit kush do ta lexoje, faleminderit kush do te beje kritika, por kritika konstruktive, ama. Por jo teori letersie, ju lutem, me mjafton Ekoja, qe s'po i nxjerr dot fundit. smiley

Aida, ty te eshte merzitur teoria e letersise sepse ke rene ne nje kokegdhe si Eco. Pa nuk ke provuar ti ca teoriciene te tjere qe flasin aq shkoqur saqe thua me te : sa e lehte paska qeeeeeeene !

Ja psh, le te flasim pak per Buzzati :

Duke mos qene se asimptota vertikalisht e njetrajtshme qe i perafrohet pikes zero te shkrirjes se ujit eshte, si te thuash, dicka me prane sesa nuk e mendonim ne lidhje me teorine pacifiste te mbushjes se gotes nga poshte, atehere me vjen keq por kjo pjese qe ke sjelle ketu eshte nje rishperndarje e Gausit ne lidhje me kritikat dekostruksioniste te formalisteve ruse, te cilet, duke mos u pajtuar me surealizmin francez te mbrujtur, c'eshte e verteta, me ca simbolizem, kane shprehur hapur dhe pa rezerva, ne kongresin e 27 te lidhjes se shkrimtareve te BRSS qe :

1. teorite konstruksioniste te subjektit te lire (vini re ketu : te subjektit te lire por pa kundrinor te zhdrejte te llojit te dyte), i perkasin tashme se kaluares.

2. E gjithe kjo meriton nje permbysje revolucionare per hapjen e nje udhe te trete ndergalaktikore te tipit big-bang, me qellim rizberthimin dhe rimberthimin e principeve baze te komentimit adekuat dhe oportun te nje teksti filozofiko-letrar gjitheperfshires.

97,

Fjalet Tuaja jane... muzike per veshet e mi? kenaqesi per syte e mi? 

"Sa bukur flisni ju artistet, mor bir, asnje fjale s'te mora vesh!" :-D

Meqenese Ju trajtuat  Teorine e letersise, pa shtuar asgje per tregimin, mos valle duhet te deduktoj qe mushamaja qe keni hedhur kraheve nuk ka lene asnje pikez shiu ( shijeje) te depertoje gjer ne shtjellat e mendjes Suaj brilante e fort te koklavitur, te cilen mendja ime e varfer dhe e ceket, nuk do te arrije kurrsesi ta kuptoje? Apo mos valle, tregimi ne fjale i kapercen kufijte e gjykimit Tuaj dhe Ju thjesht heshtni, ngase keni mbetur pa mend nga thurja e mendimit, nga struktura e tregimit, nga fshati i humbur, nga emrat jo te zgjedhur te personazheve? Me ndjeni per gjithe keto hamendje nga nje mendje e pa mend, qe mend mendoi se mund te lexonte letersi edhe pa teori letersie si kjo e mesipermja. smiley

p.s.  Une per vete, po e marr si  shaka nga ato te kohes se Xhaxhit tone te shtrenjte. smiley flm. Gjithsesi, kur te kesh kohe, hidhi nje sy perkthimit. Me pelqen oponenca.

Aida,

- per tregimin nuk thashe gje sepse s'pata koha ta bluaja mire. Ne mengjes heret e kam siten e trashe dhe nga pasditja hollohet dhe filloj e flas me terselleme. Nga Buzzati di qe ka vdekur nga kanceri. Deshiron ti mikeshe e panjohur te te flas ca per kancerin ? Me intrigon kaq shume kjo semundje.

- Ne lidhje me perkthimin, me lejo te te them qe eshte goxha profesional, dhe mese i arrire. Dhe te pershendes dhe uroj suksese ne kete rruge te veshtire. Nese deshiron nje keshille falas, mund te te them qe NUK KA PERKTHIM TE PERSOSUR. Dhe njelloj sic Gavroshi i pergjakur thoshte se fajin e ka Volteri, edhe une them se per kete pune e ka fajin Zoti, ose me mire te them, paraardhesit e Babilonasve. E rendesishme eshte thjesht te jesh e ndergjegjshme ne ate cka ben dhe pse e ben. PERKTHIMI DO NDERSHMERI INTELEKTUALE, asgje tjeter.

Mua perkthimi mu duk i mire...ndoshta mund te perfeksionohej....Nuk e kam lexuar ndonjehere Lulianin keshtu.....ka patur nje stil te tij identik te te shkruarit e komentuarit...Ky qejf i madh per te qene klon(i zbehte),apo i influencuar eshte i mjere...

Na dolle dhe doktor ne medicine, mo doktor i letrave?! smiley Jo, jo, rrofsh se jam e sensibilizuar ne ate drejtim. Flm. per fjalet e mira ( wauaua...nje cironke pergezohet nga nje peshkaqen ) dhe per keshillat gjithashtu. smiley

Av - 12 Mar 2009 - 6:13pm 

I keshilloj me shume perzemersi autorit qe te heqe dore nga kjo pune, sepse i mungon edhe talenti edhe vullneti

 

Loved this.

Shpresoj qe autori te jete ketej verdalle e ta lexoje Tongue

.....

S`eshte cudi jo,te besosh te ringjallja!Ku i dihet do zoti e degjon dhe ngrihet nga varri!

Nje perkthim dhe prurje e idese shume te QARTE prej BUZZAT-it , me nje shqipe te kulluar qe te jep mundesi per nje lexim e kuptim shume te thelle e te qarte. Keshtu do ta cilesoja punen e AIDES . URIME !

smiley Po citoj te vecuar nje nga pergjigjet me inteligjente smiley

""""per tregimin nuk thashe gje sepse s'pata koha ta bluaja mire. Ne mengjes heret e kam siten e trashe dhe nga pasditja hollohet dhe filloj e flas me terselleme. Nga Buzzati di qe ka vdekur nga kanceri. Deshiron ti mikeshe e panjohur te te flas ca per kancerin ? Me intrigon kaq shume kjo semundje..... Po pse ore kokemullisi , pasditen tende do presim gjithnje ne per te marre kenaqesi te tilla ? Te kam thene prej kohesh qe ke damar shakaxhiu po nuk do ta kuptosh . Dhe biles ndryshe nga c'paraqitesh ne kritike si nje KOPAN ( dmth pa mase te percaktuar trashesie) ketu je PERLE . Hajde ketej nga zhargoni yne dhe do shohesh qe ke nje fare vlere smiley

ps. Koke Mullisi nuk eshte ofendim por shpjegim inteligjent  smiley i shprehjes popullore "Mullisi ka Davane e Rremes" ose "Topi BAM e Mucua tutje "

Pa e pa origjinalin,nuk mund te them perkthim i mire apo i keq...

Nga Buzzati kisha lexuar vetem ''Shkretetira e tartareve''.

eh, me shumicen e perkthimeve qe na bien ne dore ne shqiperi, ska nevoje per te pa origjinalin per te dalluar nje perkthim te keq smiley

Prandaj, prape i mshoj idese qe peshkatarja jone e re, ka bere nje pune te levdrueshme smiley

Buzzati eshte mjaft mjeshter...ka nje stil konçiz e medoj se nuk eshte aspak i lehte perkthimi..çuditerisht ka lindur me 16 tetor e vdiq si shoku Hysni K...Me rregull te treshit duhet ta kemi fare e fis apo jo??  smiley

Nga ghithe çìshkruan 97-ta,ve re ze zbavitet shume ...fare.....Me ne fund ka gjetur lojen e preferitur.... smiley  smiley

Aida, ke rënë prè e shpejtësisë.
Prurja e një përkthimi mbart edhe përgjegjësinë e moshumbjes së vlerave të tregimit.

Jo se nuk është përcjellë mirë mesazhi (dhe mesazhi i vetëm i këtij tregimi ishte MUNGESA e XHELOZISË... por dihet ajo punë... mund të ndodhë vetëm ndërmjet shenjtërish ajo punë... nuk është për ne, i comuni mortali smiley ), por shqipërimi e ndjen përshpejtimin qëke patur për të bërë një përkthim sa më besnik nga origjinali.

Ndoshta sot në Shqipëri nuk ju bën përshtypje lexuesve, por edhe unë që jam në Itali ma vrasin veshin disa fjalë:

  • Me mobilje,te brendshme?!
  • ne gjirin e thellë të Kishës
  • muzeu fshatarak
  • kapelës (përdoret edhe Kupola)
  • skeda te shpuara (le famose schede perforate della memoria dei compiuter smiley )
  • mund të mallkuar!!! është e rëndë... nuk mund të thuhet prej një shenjti kjo smiley

Ragazzi, faleminderit. smiley  Vecanerisht Edit me kritikat e sakta. Ne fakt, ne tregim ka dhe shume gjera te tjera qe do t'i kisha bere ndryshe tani. Sic e kam thene dhe me lart e kam perkthyer qe studente, me 1996 dhe ne njefare menyre nuk doja ta prekja serish. Por mendoj se do ta ripunoj se shpejti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).