Shenjat e krizës në Shqipëri

Për ekspertët vendas në fushën e ekonomisë kriza globale, që ka përfshirë BE dhe vendet e zhvilluara të botës, po shfaq shenjat e saj edhe në Shqipëri.
 
Ilir Ciko, një nga ekspertët më të njohur në këtë fushë, konsideron rënien e volumit të tregtisë së jashtme, që Shqipëria zhvillon me vendet e BE, si një nga treguesit domethënës të përfshirjes në krizë. Volumi i saj, në kushte normale, pa filluar kriza globale, arrinte në 40 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto kurse tani po tregon prirje për një ulje të ndjeshme të saj.

"Shqipëria zhvillon me vendete BE, rreth 67 përqind të tregtisë së saj të jashtme, sidomos me Italinë, që është edhe partneri kryesor. Një orientim i tillë drejt BE-së ka qenë mjaft pozitiv pasi ka ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Por tani që BE po kalon një krizë të plotë ekonomik edhe industriale, kjo lidhje e fortë me BE ndikon edhe për Shqipërinë," thotë Ilir Ciko.

Avantazhet që ka gëzuar Shqipëria duke patur si partner kryesor tregëtar vendet e BE, në kushtet e krizës kthehen në disavantazhe.

"BE po ndjen krizën globale që ka përfshirë të gjitha vendet e zhvilluara. Rritja ekonomike për vitin 2009  për të gjithë BE parashikohet  të jetë - 2 përqind pra nuk flitet për rritje por vetëm për rënie. Me vendet që ne kemi tregtinë më të zhvilluar, si me Italinë, rënia ekonomike është edhe më e lartë, është - 2,5 përqind. Tregues i tjetër i rëndësishëm është edhe rënia e prodhimit industrial në Itali, që këtë vit do të arrijë në - 5 përqind. Eksportet dhe importet e Italisë për vitin 2009 do të kenë një ulje që mund të shkojë në minus 30 përqind, pra një e treta e tregtisë së jashtme të Italisë gjatë këtij viti do të reduktohet. Gjysma e shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë bëhen me Italinë dhe përderisa ka një ndërvarje të drejtëpërdrejtë ekonomike të tillë, kjo do të ketë pasoja duke përçuar rënien në industritë përkatëse, të tekstilit dhe të prodhimit të këpucëve,"shpjegon Ilir Ciko.

Ndërkohë  vendet e tjera të Ballkanit përjetojnë një situatë tjetër.

"Vendet e rajonit të Balklanit kanë një prirje tjetër. Ato zhvillojnë  tregëtinë më shumë mes tyre se sa me vendet e BE-së. Bosnja, Serbia, Maqedonia e kanë nivelin e shkëmbimeve me BE-në sa gjysma e nivelit të tregtisë së tyre të jashtme. Kosova, psh  e ka më pak se 40 përqind. Ka një disnivel tepër të madh nëse kjo tendencë krahasohet me Shqipërinë, që është një vend krejt i veçantë në këtë drejtim sepse është tërësisht e orientuar drejt BE. Nga pikëpamja tregtare mund të quhemi të integruar më mirë se cilido nga vendet e tjera të Ballkanit," thotë Ilir Ciko.

Intervistoi: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama

9 Komente

Tani qe jo vetem ne Itali kane rene exportet kjo dihet, dihet qe edhe nderrmarrjet italiane kane nevoje te madhe eksporti mqs tregu italian ka arritur piken e ngopjes. Kjo veshtiresi e tyre per mua nuk sjell vetem pozitivitet ne lidhje me importin shqiptar.

Perballe kesaj veshtiresie ne exportet italiane, tregtari/importuesi shqiptar qe ka likuiditet ne te holla smiley mund ti kerkoje cmime me te ulta, kondita ekonomike me te mira sherbim para/mbas-shitjes me cilesor.

Dmth nuk duhet pare cdo gje si negative po si mundesi per te ardhmen.

Nqs dikush shet ne bursa dikush tjeter blen, dhe e blen per ta shite ne te ardhmen, prandaj duhet edhe duhet perfituar me kete rast.

ps.disa nderrmarrjeve te vogla e mesme italiane shume cilesore i ka rene cmimi e jane ne shitje per dy lek , investoni edhe atje se jane vetem oportunitete.... smiley

E prap shenjat nuk i ka dhene eksperti. Po thote qe ekonomia ne BE do bjere dhe rrjedhimisht do bjere edhe tek ne meqe bejme tregeti me ta. Po kete di ta thote edhe nje student, c'ekspertize perben kjo? Ore, nje shenje te vetme, te thjeshte dhe konkrete nuk e ka dhene. Ka rene puna e fasunisteve psh. Apo ka rene volumi tregtar me kaq e aq perqind.... hiç shifra ne kete drejtim. Titulli del jashte loje keshtu. Apo fuori gioco sic i thone ne BE.

sa shkurt qe i rane mer!!!!

 

A nuk e denjoi te analizonte sektoret e eksportit dhe ndikimin qe mund te kete deflacioni dhe kriza ne pergjithesi.

 

Jo per gje po mund te jete oportunitet dhe iken kalon nese nuk e shohim.

Ne Shqiperi vazhdojne te japin mend ata qe nuk kane per vete. Jane disa pseudoekonomiste qe japin vetem mendime. Krize ketu e krize atje. Dine vetem te tregojne me gisht dhe vete nuk bejne asgje. Jane po nga keta pseudoekonomista qe i kemi dhe si keshilltare ekonomike te qeverise.

Eshte normale qe cdo renie apo ngritje te nnivelit ekonomik ne bote do te kete pasoja ne cdo vend te tij. Eshte globalizimi i ekonomise qe e ben kete ndjeshmeri kaq te madhe. Por Shqiperia ne kete vorbull te ekonomise boterore nuk ben pjese gati fare. Si mund te beje pjese kur ne Shqiperi nuk prodhohet gati gje(te mos na dali njeri dhe te na tregoje ato punishte qe kemi sepse eshte turp te flasesh per to) dhe jemi shume te varur nga importi? Te gjithe qeverite e kohes se tranzicionit kane fletur qe te mos them qe nuk e kane vrare mendjen fare per te zhvilluar ekonomine shqiptare me ane te rriitjes se prodhimit ne vend. Nese vendet e tjera te Ballkanit vazhdojne akoma te tregtojne mes njeri-tjetrit do te thote qe ata i permbushin pak a shume kerkesat e tyre me prodhimet e ndersjellta. Ato kane nje zhvillim te dukshem te ekomonise me ane te prodhimit vendas.

Ne ne Shqiperi ne vend qe te vrasim mendjen dhe te ulemi te gjithe bashke per te zgjidhur problemin ne menyre konstruktive, vazhdojme akoma te shajme njeri-tjetrin dhe te zihemi si qente per nje cope kocke. Kushtet i kemi te gjitha por na duhet vetem nje mendje e qete dhe e qarte.

Kjo krize boterore duhet shfrytezuar sa me pare per te thithur investime te huaja duke patur parasysh koston shume te lire te prodhimit qe kemi si dhe pozicionin gjeografik. Nese ne nuk e shfytezojme kete rast qe ndoshta eshte rasti me i favorshem per ne qe te thithim teknollogjine bashkkohore, atehere nuk kemi per ta ngritur koken asnjehere me. Per ne shqiptaret kjo krize boterore vjen si nje dhurate dhe duhet vepruar sa me pare.

Ku ka nje renie, ka dhe nje ngritje. Pas nje nate vjen nje dite!

Pyetje zoterise ekspert:

Sa eshte rritja/ulja ne perqindje e produktit te brendshem bruto (GDP) ne krahasim me te njejeten periudhe te vitit te kaluar ne Shqiperi?

Sa kane rene apo jane ngritur eksportet, importet dhe investimet ne krahasim me te njejten periudhe nje vit me pare apo edhe me tremujorin/muajin e kaluar?

Sa perqind e produktit te brendshem bruto (GDP) perfaqesohet nga konsumi i brendshem i qytetareve? Si ka ndryshuar ai ne krahasim me nje vit me pare apo tremujorin/muajin e meparshem?

Sa eshte vlera mesatare e shitblerjeve te objekteve per banim (real estate) ne krahasim me nje vit me pare (eshte ngritur apo ka rene dhe me sa perqind)

Sa kene rene/jane ngritur lejet per ndertim per objekte banimi dhe objekte te tjera ne kete periudhe dhe si krahasohet kjo me periudha te meparshme?

Si jane normat e interesit bankar ne krahasim me muajin/tremujorin/ vitin e kaluar etc, me lart apo me poshte?

A eshte me lehte apo me veshtire per individet dhe bizneset shqiptare te marrin hua nga bankat (pra a kane ndryshuar kushtet qe duhen plotesuar per marrjen e kredive bankare)

Si eshte inflacioni ne krahasim me periudha te meparshme?

Si po sillet leku shqiptar ne kete periudhe shume te paqendrueshme te tregut monetar?

C'fare planesh jane bere nqs kriza thellohet ne rrafshin e politikes fiskale si dhe stimulit qeveritar ne ekonomi per t'a bere me te lehte kete periudhe.

Si po i pergjigjet politika e jashtme ne shqiperi dhe sa masa po merren nga ajo per bisedime/plane me vendet kryesore te eksportit per te ndihmuar situaten ne vend?

C'fare ka parashikuar buxheti i shtetit per kete vit ne forme investimi ne infrastrukture, shendetesi, edukim, etc si mjet per te stimuluar punesimin e atyre qe mbeten pa pune si pasoje e kesaj krize? Shifra per kete ka? C'fare efekti do kete modifikimi i ketij buxheti ne borxhin buxhetor te qeverise (pasi nuk m'a ha mendja se shqiperia eshte ne suficit buxhetor duke pare sa veshtire eshte per te te realizoje marrjen e taksave sipas ligjit nga bizneset dhe qytetaret).

Sa po diskutohen te gjitha keto ne platformat/mitingjet elektorale per zgjedhjet qe vijne se shpejti?

Etj....etj....etj...etj.....po ajo qe eshte me e rendesishme, a ka dike qe i ben keto pyetje dhe qe ka interes/njohuri per te marre dhe kuptuar pergjigjen dhe kurajo per te shtyre venien ne jete te masave per perballimin dhe kaperximin e krizes?

Apo do vazhdojme me teorine 'i mbyturi nuk ka frike se laget'? Une jam ekonomiste dhe me frikeson pa mase mungesa e vemendjes qe i kushtohet kesaj fushe ne Shqiperi, bile edhe ketu ne peshk ku tema te tilla marrin nga 4-5 komente, kurse tema si Pango dhe diskutimet te ashtuquajtura politike te femijeve kapricioze e te perkedhelur ne Opinion eshte e veshtire t'i mbyllesh.

Coju shqiptar prej gjumit, se kjo eshte jeta, te tjerat jane tym ne syte e njerezve per t'i larguar nga keto probleme madhore...

Kristida, pershendetje ne rradhe te pare.

Ke shume te drejte dhe keto pyetjet etua jane shume me vend dhe te qarta. Por ne kushtet e sotme te Shqiperise me kete qeveri(dhe ato te parat nuk kane qene sic duhet) nuk mund te marresh as pergjigje te sakte persa i perket shifrave financiare. Nuk mund te marresh asgje te sakte per vete faktin qe nuk ka nje mbarevatjet te puneve ashtu sic duhet nga vete institucionet perkatese. Shifrat qe jepen gjithnje nga qeveria jane vetem fiktive dhe i sherben me teper synimit politik dhe jo realitetit. Si mund te kete shifra te sakta ne nje vend ku mbizoteron kontrabanda(e mbeshtetut nga vete pushtetaret), ku vete firmat punojne me dy bilance(nje per vete dhe nje per shtetin), ku taksat per nje sublet vihen nga ata te tatimores duke perdorur hamendjen e ketyre eksperteve(shumica militante te partise ne fuqi) dhe jo nga ana e vleres reale te xhiros? Etj.etj.....

Ky kaos ekonomik eshte bere me dashje nga vete ata ne pushtet, sepse perndryshe nuk mund te arrijne fitime kolosale ne rruge te ndryshme, vetem ne nje kohe shume te shkurter.

Persa i perket verejtjes qe i ben komenteve te shumta per nje teme qe nuk ia vlen shume, kjo ka te beje dhe per vete forminin e pergjithshem apo profesional te cdo peshku ketu. Mos u merzit shume per kete sepse kjo eshte normale. Gjeart qe jane vertete per tu diskutuar anashkalohen dhe ato me pek vlere u marrin shumicen e kohes shume prej anetareve te ketushem.

Pershendetje!

Pershendetje, Detar,

Faleminderit per mbeshtetjen. Ke shume te drejte qe eshte veshtire ne Shqiperi te kesh nje pasqyre te qarte te ketyre ceshtjeve (si gjithe ceshtjet e tjera) per arsyet qe ti permend dhe plot te tjera. Por problemi eshte qe duhet filluar diku, dhe mbase do ishte mire te fillohej nga te berit e pyetjeve. Po nuk pyetem nuk ka se si te marrim pergjigje, te pyeturit n'a hap rrugen pastaj te kerkojme llogari nqs nuk marrim pergjigje apo te debatojme nese pergjigja qe morem eshte ajo qe duhet mbeshtetur. Mendoj se media ne kete rast ka nje rol te rendesishem per edukimin e mases se qytetareve.  Ajo mund te organizoje debate ku te shpjegohen treguesit ekonomike ne gjuhe te kuptueshme per publikun dhe te parashtrohen planet, buxhetet dhe sidomos pasojat e ndjekjes se nje politike ekonomike te caktuar. Do thosha qe zonja/zonjusha qe ka intervistuar zotin ekspert per shembull, duhet te ishte me e pergatitur paraprakisht ne pyetjet qe do bente dhe te ngrinte zerin me shume nqs nuk merrte pergjigje konkrete.

Mendoj se kjo do perbente nje baze me te shendoshe per diskutimin e platformave te zgjedhjeve si dhe nje pike fillimi nga e cila mund te kerkojme llogari nga qeveria e ardhshme.

Dite te mbare...se ketej nga Kanadaja eshte akoma mengjes smiley

Qe behen shume pyetje dhe ka shume kerkesa ne Shqiperi, kjo nuk eshte per tu lene pa u permendur, por e keqja eshte se te gjitha pyetjet bien ne vesh te shurdhet(behet sikur nuk degjohet) dhe nuk shikon asnje reagim pozitiv. Nuk duhet pritur te degjohesh nga keta qe e kane kthyer Shqiperine si cifligun e tayre dhe bejne cfare te duan. Rruga me e mire eshte heqja qafe e ketyre plererave qe na qeverisin dhe vendosjen e njerezve te rinj e te mosperlyer me gjeart e vjetra. Kjo behet nese populli shikon dhe vepron qarte. Nje rast i mire per te nderruar keta parazite qe na kane zaptuar, jane zgjedhjet e tanishme, por ke te vesh ne vend te tyre. Te pakten ata qe mund ta meritonin nuk jane ne listat e personave qe do te zgjidhen. Listat behen akoma po nga ata njerez qe duan qe Shqiperia te mos ndryshoje. Njerezit e rinj dhe me deshiren per te perparuar e kane shume te veshtire te cajne ate murin e forte te krijuar brenda cdo partie nga vete kryetaret e tyre dhe te mbeshtetur nga pinjollet. Prandaj dhe mundesia qe te ndryshohet dicka eshte minimale kete rast.

Duhet vetem nje sensibilizim i gjere i shtresave te bdryshme te shoqerise shqiptare qe te reagojne ne cdo kohe dhe me cdo menyre ndaj gjerave qe rendojne akoma me shume jeten e tyre. Mafia qe te eksiztoje do vetem njerez te pashkolluar dhe te bindur, perndryshe nuk e ka te lehte.

Pastaj cfare te flasim per nivelin e ketyre gazetareve qe mbarojne shkollat shqiptare? Niveli i tyre profesionist le shume per te deshiruar.

Te uroj nje dite te mbare. Po ta dergojme Diellin nga ju se mjaft e mbajten per sot kendej.

Detari smiley

Ilir Ciko ka folur mbi kete ceshtje ne "Tirana Economic Forum" te organizuar nga G99 para disa ditesh. Prezantimi i tij dhe i specialisteve te tjere pjesemarres ne kete diskutim eshte ketu:

http://www.g99.org/index2.php?pg=details...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).