ShBA: Garantoni pavaresine e gjyqesorit

Withers: Garantoni pavaresine e gjyqesorit

Shqiperia duhet te angazhohet per te garantuar pavaresine e gjyqesorit. Ka qene kjo porosia e ambasadorit amerikan John Withers, i ftuari i nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, ne nje takim te krereve te gjykatave te rretheve.

”Asgje nuk eshte me e rendesishme se nje sistem drejtesie i lire dhe i ndershem. Asgje nuk eshte me e rendesishme se besnikeria ndaj parimeve te Kushtetutes. Per demokracine e rendesishme eshte ndarja e pushteteve dhe pavaresia e gjyqesorit”, deklaroi ambasadori amerikan. Sipas tij, gjyqtaret me integritetin e tyre do te kontribuojne ne rritjen e demokracise ne vend.

Ne mbrojtje te gjyqesorit u deklarua edhe nenkryetari i KLD-se. Spahiu tha se pavaresia e tij kerkon gjyqtare me integritet dhe ajo eshte kusht per shtetin e se drejtes.

“Gjyqtaret duhet te bejne nje jete aktive dhe me integritet. Ata duhet te luftojne hapur per ate qe besojne se eshte e drejte dhe e vertete, madje edhe kur rrezikojne vete jeten e tyre”, u shpreh Spahiu, i cili ftoi te gjithe gjyqtaret qe te perfshihen ne perpjekjet e KLD-se per nje sistem gjyqesor me te besueshem.

Spahiu mbeshteti raportin e DASH per Shqiperine, ne te cilin Withers theksoi se terhiqet vemendja per sundimin e ligjit dhe pavaresine e gjyqesorit.

9 Komente

Ke te drejte.Gjyqesori duhet te jete i pavarur dhe nese eshte i tille edhe ti duhet te futesh ne burg per trafikun e armeve.

Rrofte PASH-ja me z Withers ne krye....Keta anglosaksonet i genjyen indianet me pasqyra,neve c'fare na japin??

Ore po perse duhet te vij ky nga ana e anes e te na  e thote kete. Nuk e dime ne kete?

Mire kur na thone gjera qe nuk i dime  dhe kete e quajme  "po ndihmojme demokracite e reja ( pas njezet vjetesh quhemi akoma demokraci e re???) te perparojne ne rrugen e demokracise" por kjo nuk eshte ndihme ,  duke na thene gjera qe i dime po nuk duam ti bejme.  Ndihma do te jete "O shqiptare beni mire dhe vete gjerat  qe i dini, per ato qe nuk i dini  na pyesni ne dhe ne do tju  ndihmojme,  Mos prisni nga ne t'ju bejme gjerat qe ju vete i  dini si ti beni. Ato do ti beni vete se eshte vendi tuaj dhe jo i joni"

Mirpo ky do te jusitifikoj rrogen duke ju derguar raporte atyre lart se"

shqiptaret nuk dine se cfare eshte demokracia dhe pavarsia e gjyqsorit prandaj dhe e shkelin ate , dhe une ( ambasadori) vajta dhe ju mbajta nje leksion per kete,mos me hiqni nga puna se po bej pune te mire. "

Nuk e shikoin qe kur erdhi fryma per ndyrshim ne amerike ky amabasadori ka ndryshuar edhe stilin. Dikur rinte prapa skene, takohej ne 12 te nates me Mejdiun & Co per pune armesh, tani asht bo modern del tek Porotkallia.

Kush eshte sot me shqetesuese per shqiptaret:

Mungesa e PAVARESISE te gjygjesorit apo mungesa e NDERSHMERISE te gjygjesorit?

Te dyja njesoj Hunter. Dhe eshte po aq krim te besh njeren ne emer te luftes se tjetres. Nuk justifikohet roberimi i gjyqsori sepse gjyqsori eshte i pandershem, ashtu si nuk ruhet pavarsia e gjyqsori  me  padershmeri

Kuptoni o Shqiptare se nuk korigjohet nje krim apo gabim me nje krim apo gabim tjeter. Kjo mbase eshte ajo qe ne nuk e kuptojme Kjo mbase eshte  kjo qe duhet ky ambasadori te na e  thote dhe jo te na tregoje qe 1 plus 1 baraz me 2 (PAVARSINE E GJYSORIT).

Mirpo kjo sjell friken e trazirave se njerezit do te fillojne ti kerkojne llogari edhe gjyqsorit edhe qeverise  dhe puna dhe rezultat e ambasadorit   maten atje lart me sa i qete eshte vendi, prandaj shqiperia quhet akoma  demokraci e re dhe vijne e na japin leksione per "PAVARSINE E GJYSORIT."

kush është gjygjësori? procesi, gjykata apo gjykatësi?

smiley

Me duket se e kishim ne te dyja gabim.

Thuhet Gjyq, Gjyqtar smiley

smiley

e verifikova me gjuhetaret smiley

e kerkova faljen une e kerkova. kur e kam gabim e kam gabim smiley

por persa u tha me lart, kush eshte gjyqsori? se nuk me rezulton si emer, dhe nuk e di nese behet fjale per tere procesin, figuren e gjykatesit apo gjykaten?

nuk ekisha me shejtanllik pyetjen, betohem

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).