SHBA, 651.000 vende pune të humbura në Shkurt

"Përgjatë kësaj krize janë humbur 4,4 milionë vende pune": një shifër tronditëse, ashtu siç është edhe shifra tjetër që është bërë sot publike (humbja e 651.000 vendesh pune vetem ne Shkurt). E ka deklaruar presidenti amerikan Barak Obama. Zyra e Statistikave të Punës raportoi të premten (6 Mars) se shkalla e papunësisë u rrit në 8.1% muajin e fundit, duke shënuar kështu shkallën më të lartë në 25 vitet e fundit. (Burimi: NYT)

Fotoja është marrë nga një koleksion fotografish të recesionit, organizuar nga revista amerikane Slate. Shikoje koleksionin në Flickr.

36 Komente

 ... dhe pritet qe papunesia te vazhdoje te rritet deri ne 2010. E forta fare eshte qe sipas eksperteve (ata qe jane) pjesa me e madhe e vendeve te punes te humbura i perkasin manifakturimit, qe do te thote se ndoshta shume prej tyre nuk do te rikthehen me. D.m.th. nuk do te thote qe njerezit po i heqin nga puna per 6 jave apo 6 muj dhe do i kthejne prape. Behet fjale per humbje permanente, qe flet edhe per nje ristrukturim te ekonomise.

 

 

e o jeruzalem, mos u shqeteso se me mire do behet...

ah more floriu vogël sa i mënçur paske qënë...

1000 $ onci Zanf  smiley

 joooo po ne hallin tuaj që jeni andej kemi.. si do u vejë filli.... se ne këndej edhe 2 muaj do vazhdojmë të mpirë nga pangua....te mpangur nëse më lejoni të shprehem kështu...deri sa të dalë një gjë e re.. ..kjo puna  e pangos u bë si reality show... javën tjetër do zbulojë identitetin vajza X mbi lidhjet, zgjidhjet dhe modelin gërshet bullgar me zotin P. ....  pas nja dy javesh ka mundësi që të vërshojë një dyndje nënash me atësi për të konfirmuar... prandaj edhe une hallin tuaj kisha... ne këndej kemi mbërthyer të gjithë një kuti pop-corn në dorë, dhe jemi duke pritur si do dalë ndeshja...

Mushuni njehere me fryme dhe jepini me not zhyt! Don't make waves sa te kaloje edhe kjo zbatice, po te gjitha do rregullohen. 

Don't make waves sa te kaloje edhe kjo zbatice

 

Me kujtove Warren Buffet kur shkruan ne Letter to Shareholders 2008 te botuar para nje jave:

You only learn who has been swimming naked when the tide goes out – and what we are witnessing at some of our largest financial institutions is an ugly sight.

Buffet sikur po notonte icik lakuriq vet keto kohet e fundit.  Investimi ke Conoco-Phillips qe icik si katastrofik. 

 Ketu po tronditet dhe industria e makinave, jo me manifaktura,  apo nuk ka filluar dhe India tani, qe po konkuron Kinen, Pakistanin dhe Turqine, te njohura ne industrine e manifaktures. 

Edhe viti 2010 nuk paraqitet mire. Mblidhni rripin djema. Po vendoset te bleni shtepi, bleni tani qe çmimet jane stopuar, per te mos thene se po bien. Kjo pasqyre do jete dhe per 2010. Le te shpresojme per nje permisim te lehte pas 2010. 

Banka qendrore e Europes e uli interesin perseri dje. Nuk pritej ne fakt, sepse ata (me shpirt ne dhembe) shpresonin ta ulnin aty nga prilli, mirpo gjendja e perkeqesuar i detyroi te mos prisnin deri ne prill. Edhe ajo e Kanadase e uli para 3-4 ditesh interesin. 

I lutem administratorve te na sjellin ndonje artikull nga gazeta Ekonomia apo Biznesi. 

Te blesh shtepi tashti eshte budallallek...jo vetem qe cmimet jane ne ulje, po do ngelesh i lidhur per 10 vjet me ate shtepi. Me mire me qira, se jane ulur sa me s'ka...(ashtu, me rime)

Qafir, who said naked ppl are an ugly sight?

Penar, ne kete moment nuk me kercet fare sa te papune ka Amerika sepse lidhja me Shqiperine eshte shume e gjate ...  dhe minimumi qe une pres nga 'artikull' shkruesi eshte ta qartesoje kete lidhje. Hajt mo, po te me thoshe 500K te papune ne Itali apo Greqi. Por, cmimet e naftes po ngrihen, konsumi ne Amerike pesoi pak rritje per janarin, dhe deri nga fundi i vitit ishalla smiley pritet rritje ekonomike. Por papunesia eshte e dhene shume e brendshme dhe shume e paprekshme per ne te jashtmit smiley.

Gjithsesi, po e mendova konkretisht rikthimin, I will give a damn. Deri atehere ngelet teme per ameriqenerit dhe by a long shot canadenensis.

S'ka lidhje fare me shqiptaret, fatmiresisht. Po, 'artikull' shkruesi mendon qe shqiptaret, si ata qe jetojne ne oazin utopik 28,000 km2, si ata qe jetojne jashte, s'bejne keq te jene ne djeni te zhvillimeve gjetke. Me fjale te tjera, kriteri im kur shkruaj eshte "interestingness", dhe jo domosdo "shqiptariness".

Ne fakt, une do doja te perktheja ndonje nga ato shume shkrimet qe jane botuar keto kohet e fundit per Islanden. Se atje kane ndodhur dhe po ndodhin gjera interesante.

 Nuk do isha shume i sigurte qe nuk ka lidhje me shqiptaret, duke qene se ekonomia shqiptare bazohet ne nje pjese te madhe mbi industrine e emigrimit...

Nuk ka asgje oazore ne Shqiperi Penar, dhe utopiste akoma nuk kam takuar, madje ne me shume flasim per Ameriken se per Kosoven (nderkohe Kosova, per shembull, merr 6% te eksporteve tona) - se sigurisht jemi kurioze, te prirur drejt interestingness, dhe Amerika eshte fort interesante. Ky vend eshte nje vend i varfer dhe i trembur, te cilit ne keto momente gjeme i nevojitet ta kuptoje krizen ekonomike boterore, jo t'i mbaje qiriririn Byrose se Labor Statistics. Dua te them, qe papunesia ne vetvete tregon vetem nje faqe te krizes ne SHBA dhe kjo eshte dicka kaq e izoluar nga ana kuptimore, kaq pop-up-fact, sa nuk ndihmon kuptimin dhe nuk justifikon prezencen ne faqe te pare.

Ajo qe eshte izolacioniste ne Shqiperi eshte mungesa e analizes se gjerave - dmth ne cdo gje e dime nga pak, por e mendojme shume pak. Pak a shume si puna e Pangos, qe te gjithe merren me lojen politike, me teori komploti per pushtete te katerta gri, e jo me problemin e mirefillte: gjendjen e mjeruar prostitutive te femrave, derrat e kenaqur qe na qeverisin, dhe miletin qe ben sehir si ne kinema tek i *** motren e vellain. Ne rastin tend, ti jo vetem qe i re nga Kina krizes, po ngele edhe ne Kine. Me gjithe qellimet shume te mira.

Me fjale te tjera, kriteri im kur shkruaj eshte "interestingness", dhe jo domosdo "shqiptariness".

Per mediat tona ne pergjithesi, po dhe per PU, me duket se qamet-ness eshte kriter me paresor se interesting-ness.

P.sh. ca eshte me interesante, thjesht nje lajm qe tregon nivelin e vendeve te puneve te humbura, apo nivelin e DOW qe bie (si shume artikuj qe zinin faqet e para te PPU gjate krizes financiare vjet) apo nje artikull qe tregon se ca po behet dhe ca duhet bere per te dale nga situata? smiley

Fatmiresisht (apo fatkeqesisht?), une perdor kaplloqen time per te vendos ca m'intereson. Ti perdor taten.

....keshtu tha para nja dy muajsh ai Fullan kompetenti qe rrite gjithe diten ke Dajti.....shqiperia ska krize...kurse tani thote ndryshe.....

......gjithe bota ka lidhje me krizen usa.....

....keq usa edhe me keq gjithe bota....uroj shqiperia jo.....

Ne nuk na kap kriza juaj se nuk ka se ku te na kapi. Qe te pushohen njerzit nga puna si atje tek ju duhet njehere qe te ishin ne pun. Po ketu tek ne te gjithe jane te pa pune, keshtu qe nuk na bo gjo kriza juj. Edhe uljen e taksave qeju doni me e bo tani per te fuqizu/lehtesu sipermarjen private, ne e bome qe tre vjet perpara e tani nuk kemi ca te ulim mo se i kemi heq ene breket. Dhe e fundit qe ta mbyll, ne na ka thone kryeministri qe nuk kemi krize. Kete e ka thone edhe keshilltarja e tij Zonja Guxholli.  

S'ka lidhje fare me shqiptaret, fatmiresisht. Po, 'artikull' shkruesi mendon qe shqiptaret, si ata qe jetojne ne oazin utopik 28,000 km2, si ata qe jetojne jashte, s'bejne keq te jene ne djeni te zhvillimeve gjetke.

Kriza ekonomike rezikon stabilitetin ne bote

 Nga Tom Gjelten

 Mare dhe shqiperuar nga National Public Radio

Edicioni i mengjezit

18 shkurt 2009

 Sot ne bote papunesia eshte ne  rirtje, te ardhurat financiare  te qytetareve jane ne renie dhe nuk eshte e qarte sa kohe do te zgjate kjo krize e rende ekonomike. Situata ekonomike globale eshte bere aq serioze, sa kreret e sherbimeve te fshehta amerikane tani pranojne se rreziku i krijuar nga situata ekonomike  ja kalon rrezikut te terrorizmit

 Raporti dramatik i drejtorit te National Inteligjence ( sherbimi informativ kombetar SHBA) Dennis Blair javen e kaluar theksonte se   kriza ekonomike eshte sot per SHBA-ne  ne krye “te shqetesimeve te momentit per  sigurine” Megjithese se ky raport ishte nje surprize per shume antare te kongresit amerikan nuk eshte pa kuptim:

  Rania e ekonomike globale shume lehte mund ndryshoj mardheniet ne  bote. Vende qe me pare kane qene te stabilizuara mund te behen jo stable. Kufijte gjeopolitike mund te ndryshojne renjesish, disa vende mund te behen te fuqishme ndersa te tjerat mund te dobesohen. Aleatet mund te behen armiq

 Dhe asnje nuk e di me siguri si do te zhvillohen ngjarjet.

 Reziku eshte kur renia ekonomike (recessioni ) te zgjate per shume kohe

 Kjo eshte nje pike ku parashikimet nuk perputhen” thote David Gordon, nje ish punojes i sherbimeve e sekrete,  tani drejtor i grupit te kerkimeve politike Euroasia Group. Deri ne muajin e kaluar ai ishte drejtori planeve te politikave ne departamentin e shtetit amerikan.

 Nje mundesi eshte qe papunesia te ritet me shume dhe te behet aq keq sa ne disa vende kjo te rezikoje rendin publik dhe stabilitetin e ketyre shteteve. Blair e permendi kete skenar ne analizen e rreziqeve qe i parashtrohen SHBA-se javen e kaluar ne Kongrers.

“ Kriza ekonomike rit rezikun e destabilizimit te rregjimeve ne qofte se kjo krize do te zgjate per nje apo dy vjet”

 Faktori kryesor eshte zgjatja kohore  e krizes. Gordon pranon se nje krize ekonomike e gjate do te jete shume e veshtire per disa vende te menaxhohet.

 “Shumica e per te mos thene te gjitha vendet e medha kane mundesi te perballojne krizen ekonomike, pa krijuar destabilizm politik, ne qofte se kriza ka nje jetegjatesi normale. Por – vazhdon ai – ne qofte se ajo zgjat me shume se normalisht dhe atehere ska me siguri se si do te zhvillohen ngjarjet”

 Nevojitet me shume kooperim

 Gjate historise, lufterat kane shoqeraur  krizat serioze  ekonomike . Lufta e dyte boterore,  per shembull, erdhi pas krizes ekonomike te njohur si “Great Depression”.

 Me kete shqetesim ne mendje senatori demokrat  i shtetit te Massachusett John Kerry  qe eshte dhe kryetari i komisjonit per mardheniet me jashte, ftoj eksperte per mardheniet nderkombetare te deshmojne para komisjonit, ne nje tavoline te rrumbullaket, ne lidhje me implikimet qe kriza ekonomike krijon ne politiken e jashteme.

“Cfare duhet te bej ShBA qe te dergoj nje mezash te qarte dhe te vendose besimin ne bote?” ishte pyetja qe ai ju drejtoj eksperteve

 Pergjigjet e eksperteve ishin jo shume optimiste. Hapat qe duhen ndermare dhe  qe te gjithe ekspertet i pranuan jane ato qe ne fakt jane me te veshtirat per tu realizuar politikisht. Bankat e rrezikuara amerikane duhet ne nacionalizohen, qofte edhe perkohesish, (kjo mbase jo si fillim).  SHBA duhet te udheheqe boten ne  rezistencen ndaj masave proteksioniste ( por paketa stimuluese e SHBA perfshin pjesen “shteti do te shpenzoj vetem per  mallara amerikane&rdquosmiley dhe… Qeverite ne bote duhet te punojne sebashku ( e kunderta ka ndodhurt deri tani

“Cfare kemi pare deri tani eshte mo kordinimi ( ndermejt vendeve te botes) ne politikat ekonomike qe kane te bejne me krizen globale ekonomike” thote Desdemond Lachman, nga American Institute Enterprise “ Po te vazhdohet keshtu do te shikojme te evidentuar qe disa  vende te ndermarin politika ne dem te vendeve te tjera ose  disa vende do te perfitojne ne kuriz te vendeve te tjera.”

 

Ne kohe krize ekonomike qeverite zakonisht mbrojne  prodhimin e tyre nga konkurenca  qofte edhe kur kjo mbrojtje  krijon deme  per ekonomine globale.

 Banka boterore parashikon se tregetia nderkombetare kete vit do te ulet me 2%. Disa analiste shkojne akoma me larg, duke parashikuar se bota do te kaloj ne nje periudhe te de-globalizmit pas shume vjetesh te ritjes se integrimit ekonomik global. Kjo rruge mund te acaroj mardheniet nderkombetare.

 Eshte detyre e sherbimeve  sekrete te fokusohen ne kete rrezik dhe pregatitin qeverite  e tyre per cfare mund te ndodhe ne bote. Eshte kjo arsyeja qe sherbimet sekrete amerikane po analizojne te gjithe skenaret qe mund te veshtiresojn krizen nderkombetare financiare

 Kjo do te jete dhe pjesa e dyte e emisjonit “ Lufta financiare midis shteteve”

 Pjesa e dyte

 Kriza ekonomike mund te behet shkak per nje lufte globale financiare

Sherbimet e fshehta amerikane theksojne se kriza globale ekonomike eshte tani ne krye te listes te rreziqeve kombetar qe i kanosen  amerikes. Renia ekonomike mund te prodhoje destabilizim dhe demtoj mardheniet nderkombetare. Sipas zyrtareve te sherbimeve sekrete amerikane “ Shtetet bile mund edhe te tentojne te futen ne nje lufte financiare”

Por ndersa CIA and agjensite e tjera jane tashme te bindura se duhet ti kushtojme me shume vemendje krizes nderkombetare financiare, nenpunesit e ketyre agjensive nuk  jane te pregatitur te analizojne keto rreziqe. Per kete ata kerkojne ndihme nga eksperte jashte strukturave te agjensive te tyre.

 James Rickards, nje nga ekspertet ne fushen e re te “rrezikut financiar” eshte nje nga konsulentet e drejtorit te sherbimit te fshehte kombetar “National Inteligence.”

 “Natyrisht ata (agjensite e fshehta)   kane ekonomiste” thekson Rickard  “Ata studiojne sa eshte GDP e Rusise apo e Kines, dhe nje analize e tille  e makroekonomise ka qene gjithmon e pranishme ne keto agjensi . Por kerkesat e sotme jane  ndryshe”

 Nje Pearl Harbor ne Dollar

 Shqetesimi tani nuk eshte fuqia ekonomike vendeve, por eshte se si keto vende levizin parate e tyre dhe se si keto levizje mund te perdoren ne nje lufte finaciare. Po te marim per shembull Kinen. Kinezet zoterijne tani $1 trilion te borxhit amerikan, ne formen e  bonove te  thesarit, apo dhe te tjera siguracione bankre amerikane. Kjo u jep kinezeve nje fuqi te madhe mbi ekonomine amerikane. Sikur ata te vendosin dhe ti  shesin keto siguracione bankare, ky veprim  do te  sillte nje renie te ndjeshme te dollarit amerikan.

Rickards those se Kina mund te perdore kete si nje menyre per te te nenshtruar ameriken, ose thjesht per fitime ekonomik.

 “Mund te imagjinoni  nje skenar kur nje shtet tjeret te ndermare nje sulm financiar ndaj amerikes– te themi  nje lloj Perl Harbori ndaj fuqise se dollarit” thote Rickards. “dhe keto jane gjera qe une  mendoj se profesionistet e sherbimeve te fshehta me te drejte i mendojne. Por mund te mos jete kjo. Mund te ndodhe qe Kina te veproj thjesht per interesat e saj ekonomike ne nje menyre le te themi  pershembull qe ne nje monent asaj i intereson te rite normat e interesit dhe kjo te coj qe dollari te bjere.

 Sikur kinezet te shisnin ne te njejten kohe tere siguracionet banakre ata do te demtoheshin edhe vete ekonomikisht po aq sa do te demtoheshin edhe amerikanet, sepse vlera e ketyre aksioneve do te binte shume. Por Rickards mendon se Kina mund te ndermare veprime  gjysmake.  Kina mund te shkembej pershembull borxhin amerikan afatgjate me letra me vlere    afatshkurtera.

 “Mos mendoni se kinezet nuk jane te sofistikuar ne fushen e financave”.thote Rickards ” Ata kane shume ekonomiste qe kane mbaruar MIT , Harvardin apo Universitetin e Cikagos, dhe qe dime me shume se cdo njeri tjeter. Keto jane lojra te vogla ne nje skene te madhe qe njerezit nuk po i kushtojne vemendje por qe jane me potencial reziku te madh.

 Shqetesimi per Evropen Lindore

 Nje rajon  tjeter  me rendesi  eshte Evropa Lindore. Qeverite nga ajo Polake tek ajo Rumune po perjetojn nje renie te theksur te vleres se monedhes se tyre ndaj dollarit apo euros, kjo ka sjell renie te nivelit te jeteses. Pas rezimit te bllokut komunist, keto vende u larguan nga socializmi dhe u drejtuan drejt  tregut te lire dhe demokracise perendimore.

 “Per keto vende kjo eshte e para here qe ndodh nje krize e kasaj natyre” thote Daivd Gordon nje ish officer i sherbimeve te fshehta per ceshtjet ekonomike “ Keto vende kaluan shume ndryshime qe nga koha e renies se komunizmit, por per ta eshte e para here qe ballafaqohen nje nje krize te tille kaq te rende e te kesaj natyre, krize qe shume lehte mund te ndryshoj orientimin e tyre pro perendimor dhe pro tregut te lire”

 Rusia eshte  goditur nga kriza ekonomike me shume se amerika. Por Gordon qe tani drejton EuroAsia Group, thote se renia ekonomike ka forcuar pozitat e elementeve konservative ne Rusi, duke i bere ate me te vendousr per tu perballur me fuqine politike dhe ekonomike te SHBA-se

 Rreziku nga Al Qaida

 Nje tjeter fushe e luftes financiare eshte ajo me Al Qaeden. Osama Bin Laden e ka bere te qarte se ka si synim te shkateroj sistemin financiar amerikan.Por ai nuk ka as mjetet,  as ekspertizen dhe as kapitalin ekonomik qe te manipuloj tregun fianciar amerikan ne ate menyre qe mund ta bej pershembull  Kina apo lojtare te tjere ne fushen financiare

 Gordon eshte me pak i shqetesuar per kete skenar

 “Une mendoj se ata ( Al Qaeda) e shikojne kete me shume ne forme  simbolike,”  thote ai ” Une mendoj se vizioni i tyre per te shkateruar ekonomine amerikane eshte si te perplasin ndonje avion ne Fort Knox (vendi ku mbahet thesari amerikan)  Ata nuk mendoj se ata nuk  kane ndonje pikamje me praktike per kete. “

 Rickards pajtohet me kete mendim te Gordon. Por ai thote se  Al Qaeda mund te demtoje ekonomine ameriane thjesht me nje sulm ne kohen e duhur

 “Ne qofte se ata ndermarin nje sulm terrorist ne kohen kur ekonomia eshte ne lulezim, ne mund ta perballojme, “ thote Rickard,” por ne qofte se sulmi behet ne kohen kur ekonomia eshte e dobet kjo mund te shumfishoje krizen dhe mund te shkateroj tregjet shume me shpejt dhe shume me gjere.

 Mbildhini te gjitha keto bashke dhe do te kuptoni se kriza ekonomike  e gjen ameriken ne nje siutuate shume te vecante.

Il mondo e paese. Duam apo nuk duam kjo krize eshte si nje efekt domino qe heret a vone do  japi kesaj ekonomie te brishte shqiptare nje te shtyre te fuqishme per ne gremine.

O Maliq, e di c'me kujtove?

Ishim njehere ne stadium dhe lunte Tirona - Dinamo. Nja dy rreshta me siper ishte nje xhaje nja 60 vjec, tifoz i cmen i Tirones qe bertiste sa here Tirona kapte top. Ngaqe Tirona ishte ne fitim 1-0 dinamovitet ishin gjith nerva. Nga fundi i pjeses se pare, tirona gati sa nuk boni gol prape dhe xhaja nuk pushonte. Kur ngrehet nje cun i ri aty afer dhe i bertet:

- O xhaje! A do pushosh tashi, apo te vi e te ti shkul dhomet nji nga nji?

E ti kthehet xhaja.

-Mu te me rrush b*then se s'kam asnji dhom ne goje!

Ne fakt, une do doja te perktheja ndonje nga ato shume shkrimet qe jane botuar keto kohet e fundit per Islanden.

 

Te lutem beje. Mendoj eshte me interesant rasti i Islandes, se Amerikes.

 ok qe t'ua ve interesimin per Ameriken ne plan te pare: Mendoni per kusheririn/ren tuaj amerikan/e dhe per ceqet e tyre qe nuk do te mberrijne me per te mbajtur kusherinjte, pamundesine per te harxhuar 10000 per nje muaj pushime verore si vitet e tjera, rikthimin e te padokumentuarve ose dhe te dokumentuarve me diploma amerikane qe do te zene nje pune tek e cila e  keni pasur syrin prej kohesh, pamundesia per te furnizuar programet aq te mezipritura dhe OJQ-te e ndryshme...

mendoni Tiranen te fryre me 500000 emigrante te tjere te kthyer pastaj vendosni per rendesine e ketij lajmi.

thuaj shyqyr qe gjerat nuk jane ende aq keq.

ik mi ti,

juve mo perpara hudheni ne oqean, sesa vini ne shqiperi

panikhapese !!!

smiley

Nexhi o bo per drejtoreshe ne sectorin e Hope & Change te Shypnis...a te te kishte Obami ty Ameriqenet nuk do e kursejshin at 5% te rroges qe kan nis me kursy!!!(prit kur te veje 10% e vaj halli per ne druvaret nga Kanadaja qe se s'jan duke na ble mo as maple syryp)

po kshu eshte, se u bone petllat me uje smiley

Ske qysh ju hudh maple syryp perciper smiley

 

boohoo... sa shume i ekzagjeron keto situata qe as jane te mundshme. Po emigrantet e dokumentuar per ca do vene ne shqiperi?...se te mos hash buke ne amerike, duhet te jesh viktime fare, dhe ashtu viktimash as ne shqiperi nuk hane dot buke...

jam me Nexhin ne kete rast...robt ketu me mire hidhen ne oqean se sa te kthehen ne shqiperi per ti shpetuar krizes - lol

Penar, perktheje te lutem ate artikullin per Islanden, se kam uri ekonomike.

Toko, ate artikullin e ke fut ketu tek Peshku nja 3-4 here. Edhe sa here do e fusesh  smiley   

Shtypi ekonomik (merita im vetem perkthimi) ka publikuar disa artikuj ne lidhje mbi pasojet e krizes ekonomike mbi flukset financiare bazuar mbi te dhenat e Institute of International Finance.

 

 

fig1

Images Like This One

fig2

Images Like This One

  fig3

 

 

 

Images Like This One

 

Lumi i parave drejt Amerikes Latine, Europes Lindore, Azise eshte drejt tharjes. Rekordi i 2007 eshte ne pikiate.

Reduktimi kryesor eshte ai i bankave. Ne krahasim me 2007 parashikohet nje - 500 mld dollar per 2009. Dy jane motivet.  E para nevoja per rikapitalizim per te perballuar humbjet/zhvleresimin e asseteve. E dyta paniku, qe drejton parate drejt produkteve te sigurta dmth. titujt publik te vendeve te zhvilluar amerikan apo europian dhe floriri.

Investimet direkte, zakonisht te qendrueshme, tkurren thellesisht e gjithashtu remitancat e emigrantave parashikohet nje -20% deri - 40%.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Kriza ekonomike ne USA qendron akoma e eger duke goditur dy banka rajonale, te cilat deklaruan falimentimin. Security Savings Bank ne shtetin e Nevades dhe Heritage Community Bank nga Illinois, jane mbyllur. Veprimtaria/aktivitetet e tyre u morren nga banka te tjera. Me keto te dy "viktima" te reja, kriza ka çuar ne 16 numrin e bankave te falimentuara ne USA. Sipas regullatorit te bankave FDIC , ne  te ashtuquajturen "lista e kuqe", po rritet numri i bankave te kercenuara me thuajse tre here me shume se me 2007.  ....."

 Ky eshte perkthim fjal per fjale nga nje gazete.

Tani nje lajm i mire per qeflinjte e makinave apo ata qe duan te bejne biznes me to.

"Konstruktoret indian te fabrikes  Tata Motors, do te sjellin shum shpejt ne tregun boteror makinen me te lire ne bote. kete e konfirmoi dhe perfaqesuesi i firmes ne fjale. ' E shumpritura Nano, do te paraqitet ne Mumbai/Bombai me 23 mars ' - tha Debasis Ray me kenaqesi te plote, -'kjo do te jete dita me e madhe per ndermarrjen tone' . Makinat do te jene gjate javes se pare te prillit, te pranishme gjate demonstrimit te tyre. Duke filluar java tjeter pas demonstrimit, auto do te filloje te shitet. Kjo auto/makine, qe afersisht 100 000 rupie = 1500 euro do te kushtoje, ka nje motor 624 centimeter kubik . " 

Sipas gazetave.

' E shumpritura Nano, do te paraqitet ne Mumbai/Bombai me 23 mars '

tek lagja ime erdhi Nano

 Zanfi, pyet aty te lutem se sa litra benzin apo dizel harxhon per 100 km dhe sa do t'kushtoje ne tregun francez, apo do ta pengojne te futet ne tregun Europian, siç penguan makinat kineze parvjet, te cilat edhe sot e kesaj dite nuk futen dot ne tregun europian me/nga lloj-lloj pretekstesh.

...retifikim. Ne fig. diferenca eshte mes dhenies kredi - rimbursim kredi, jo anasjellta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).