Sa për kartat, e keni gabim Znj. Pack!

Nuk i besova veshëve teksa dëgjoja Doris Pack duke folur dje për kartat e identitetit.

Një kartë identiteti falas? Mendoj se nuk egziston në asnjë vend të botës. Aq më tepër që karta këtu në Shqipëri nuk kushton shumë’. Këto ishin fjalët e Kryetares së Delegacionit të Parlamentit Europian për Marrëdhëniet me Europën Jug-Lindore. Të jetë me të vërtetë ky zëri zyrtar i Parlamentit Europian në Shqipëri? Eshtë tërësisht e papërgjegjshme për një euro-parlamentare të referencojë pasaktësi faktuale në shërbim të një argumenti të caktuar politik, dhe t’i përdorë ato për të ushtruar influencë ndaj politikës së brendshme të një vendi të vogël si Shqipëria, për më tepër që ky qëndrim i saj është tejet i anshëm politikisht dhe mbart një mungesë të theksuar serioziteti.

Do doja shumë të shihja reagimin e kolegëve të tjerë të Znj. Pack në të njëjtin delegacion, nëse do u bëhej e ditur se Kryetarja e tyre këtë radhë, dhe jo për herë të parë, e hapi gojën pa reflektuar paraprakisht dhe pa kontrolluar më parë faktet. Kush vallë ia pëshpërin në vesh faktet Znj. Pack? E them këtë sepse të prononcohesh para mediave se kartat e identitetit nuk jepen falas në asnjë vend të botës, është thjesht e pasaktë. Sa për të sqaruar euro-parlamentaren, (meqë asistentët e saj nuk i paskan bërë detyrat e shtëpis&eumlsmiley jo shumë larg vendit të saj të origjinës, Gjermanisë, kartat e identitetit shpërndahen falas. Bëhet fjalë për vendin fqinj, Francën, ku kartat e identitetit jo vetëm që nuk janë dokumente të detyrueshme, por shpërndahen falas për të gjitha grupmoshat e popullësisë vendase, pa dallim statusi shoqëror. Po ashtu edhe në Izrael, kartat e identitetit janë falas, paçka se ndryshe nga Franca, qytetarët izraelitë e kanë të detyruar të pajisen e t’a mbajnë gjithnjë me vete dokumentin e tyre të identifikimit. Besoj se për hir të argumentit, nuk ia vlen të përmendim këtu edhe vende si Meksika apo Kosova…

Ajo që është më absurde është pjesa e dytë e deklaratës së Znj. Pack, që në Shqipëri këto karta nuk janë të kushtueshme. E lehtë për një europiane që fiton 7000 euro në muaj, pa përmendur këtu përfitimet e tjera që ofrohen nga posti, e cila me 10 Euro që kushton një kartë shqiptare blen një grand-latte në një kafene të Brukselit, por aspak e pranueshme për nivelet e mjerueshme të realitetit shqiptar. Le t’a thjeshtojmë pak. Për një familje shqiptare me tre fëmijë e me të ardhura mujore prej 100 Euro, kostoja e tre kartave të identitetit do të përfaqësonte 30% të dietës së tyre mujore. Kurse për një familje me 8 fëmijë, do të ishte një kafshatë që s’do kapërdihej lehtë. Dhe duhet patur parasysh se të paktën 18% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte të mjerueshme, nën nivelin e varferisë së toleruar nga Indeksi i OKBsë. Mjafton t’a krahasojmë Shqipërinë me Gjermaninë, vendin e Znj. Pack, ku kartat e identitetit kushtojnë 8 Euro, por ku rroga mesatare mujore është diku tek 2700 Euro. Pra një qytetari gjerman, i duhet vetëm gjysëm ore punë për të mbuluar koston e kartës së tij të identitetit, ndërsa një shqiptari, të paktën 6 orë. Çfarë llogjike matematikore përdor euro-parlamentarja kur shprehet se çmimi i kartës shqiptare nuk është i shtrenjtë?

Këmbëngulja e pakuptimtë e kryeministrit shqiptar këto ditët e fundit dhe amplifikimi i ofruar prej Znj. Pack për të mos i shpërndarë kartat falas, dëshmon qartazi se kemi të bejmë me një diskriminim ndaj shtresave të varfra të popullësisë dhe të rinjve shqiptarë, të cilët jo vetëm që nuk janë në gjendje të paguajnë koston e paisjes me karta identiteti, por që rrjedhimisht nuk do kenë mundësi të votojnë falas. Kjo bie ndesh me kushtetutën dhe me parimet bazë të të drejtave të njeriut, pjesë e të cilave është edhe ushtrimi i votes së lirë. Ajo që po thotë qeveria shqiptare dhe amplifikatori i saj i sotëm, Znj. Pack, është se vota jote kushton 10 Euro dhe se nëse nuk ke para, mos u pajis me dokument identifikimi, dhe mos voto! Le të votojnë të tjerët për ty!

Duke kaluar përtej argumentit të opozitës se kartat deri në 28 Qershor për ata që nuk kanë pashaportë duhen shpërndarë falas, do ishte e udhës të pranonim se është më se parimore për një shtet që e detyron qytetarin e tij të pajiset me një dokument identifikimi, t’ia shpërndajë atë falas, si një detyrim moral ndaj tij. Ndërkohë që po ndodh krejt e kundërta: kartat në Shqipëri janë shndërruar në një produkt komercial të një kompanie private, e cila ka siguruar garancinë e ligjit për shitjen e tij.

Ku e ka hallin kryeministri Berisha që refuzon me kokëfortësi dhe çfarë donte të thoshte Znj. Pack me deklaratën e saj plot me pasaktësi? A mos është kjo pjesë e llogarive të tij elektorale, ku rezulton se të rinjtë dhe shtresat më të varfëra, të cilat tradicionalisht janë të prirura të votojnë kundër partisë në pushtet, do të ishte më mirë t’u mohohej e drejta e votës? Dhe më e rëndësishme akoma…është e turpshme që përfaqësuesja e Parlamentit Europian në Shqipëri mbështet tezën e kryeministrit dështak në këto llogari të shëmtuara elektorale, duke thyer kështu parimet bazë të asnjanësisë politike që duhet të reflektojë një delegacion i mirëfilltë europian. Dikush duhet t’ia pëshpërisë në vesh këtë gjë Brukselit…

45 Komente

Pse pa kartat e reja nuk mund të votohet?

Nuk funksionon si përherë që shkon në komisionin e votimit dhe regjistrohesh duke patur një çertifikatë të vlefshme të lëshuar nga komuna e lagjes?

Presupozohet se certifikatat nuk jane shume te besueshme si dokument identifikimi,dhe mund te kete edhe kontestime .Karta e identitetit ka te dhena me te sakta per identitetin!

Dhe me ato mund te kete me transparance ne zgjedhje.

5 mije lek per studentet, 7 mije per qytetaret me asistence dhe 8 mije per pensionistet., ndersa cmimi normal ben 10 mije lek! pra i bie cmimi me i shtrenjte te jete sa nje karte telefoni! por jo ne e duam falas, sepse ky cmim kaq i "shtrenjte" na heq te drejten e votes! si do te bejne ata qe kane nga 6 kalamanje ( ku asnjeri svoton) , per te mare karten e per te votuar?! pleaseee...

Lefty a jane me te reja a me te vjetra ato cmime,se po ishte me te reja me te vertete qe jane shume.

Ed ske ca me ba, kur te shkojme ne vere per pushime duhet me e ba edhe nje radhe ne bashki me e marre karten...

Lefty ke te drejte. Por nje saktesim, cmimi i plote nuk eshte 10 mije leke por  12 mije (te vjetra). Edhe per studentet, qytetaret ne asistence dhe pensionistet cmimi qe duhet te parapaguajne eshte 12 mije leke. Qeveria ka premtuar se do t'i rimbursoje me vone, por qe te aplikojne te gjithe duhet te paguajne shumen e plote prej 12 mije lekesh.

 

At'here mqs nuk jane me te reja, mos te tallin b..... ne klube dite e nate po ti pagujne nje me nje dhe e kam jo aq pensionistet e gjore qe nje dore u duhet dhene po me studentet.

Sa kohe e kane vlefshmerine kartat, po nqs nje e humb sa kushton ta ribesh, etj etj.

edrus, sipas kodit nuk votohet me me certifikata. Kodi (me kembenguljen e PS) lejon te votohet me pasaporte (fillimisht parashikonte qe te votohej vetem me karta). Gjithesesi. Ka rreth 730,000 votues Pa Pasaporta dhe Pa karta. Keta nese nuk pajisen me karte ID deri me 28 qershor, sipas ligjit, nuk ushtrojne dot te drejten e votes. Dhe keta pa pasaporta jane per shumicen e kohes me te vobektit, njerez qe nuk kane dale ndonjehere jashte shtetit me demek...
 

Procesi ka nisur ne mes te muajit Janar. Deri me 20 mars jane shperndare rreth 36,000 karta

Faleminderit Blendi!

Vërtet që nuk e dija, por do të ishte mirë që të jepeshin sqarime se ku dhe pse ka gabuar Peck (natyrisht, nga gazetari), sepse gjuha e përdorur nga gazetari dukej disi harbute (dmth kur nuk e njeh situatën ligjore reale në Shqipëri)

Menyra se si u shpreh Pack ishte e turpshme.. Fare mire mund te shprehej ne tjeter menyre.. Zeri i ngritur dhe grushtin lart nuk i impresionon Shqiptaret dhe aq me pak te friksohen nga ky akt. Shqiptaret kane nje pervoje mjaft te gjere fatkeqeisht nga keto gjeste.

Per sa ju perket kartave dhe kostos. Nje familje fshatare (ka ende familje dhe robe te gjalle neper fshatrat shqiptare) me 4-5 femije qe kane mbushur moshen per te votuar ju duhen te aplikojne per kartat.  2 kryefamiljaret  plus 4-5 femije i bie 56 euro ( 8 euro per person)..  Si nuk qenkan shume per nje familje 56 euro ne shqiperi te papune???? 

Por ka edhe kosto te tjera "te fshehta".. Se pari per nje familje (perseri ne fshat) i duhet te udhetoje ne qytet per te aplikuar. Pra eshte kostoja e udhetimit. E cila fare mire mund te dyfishohet nese qendra nuk ka drita apo eshte prish komjuteri dhe familja duhet te vije nje dite tjeter.

Tjeter kosto eshte dita e punes qe shkon dem. Pasi keta njerez punojne dhe nje dite larg shtepise quhet dita e humbur pune..

E fundit fare ketu flasim per njerez ne nevoje ( te semure, te paralelizuar) qe kostoja vete akoma me e madhe nese duan te aplikojne. Edhe nese nuk eshte "shume" atehere pse se paguan shteti vete????  Pse qenka pak per nje individ te paguaje dhe shume per qeverine?

P.s. Sa per gafen qe nuk ka shtet qe jep karta falas te Pack lere fare se i bie me gjate komenti..  smiley

 

 

 

Jemi nje shtet 20 vjecar demokratik dhe akoma sillemi si foshnja  3 vjecare qe duhet te vijne me te riturit te na tregojne se si duhet ti bejme punet tona. Kjo vjen se midis nesh sillemi si femijet qe nuk dine te luajme me njerin tjeterin ne kendin e lojrave por sa here ziremi midis nesh shkojme e ankohemi tek prinderit

Mami ai me shkuli veshin,...... Mami ai beri hile ne loje.....

C'pune ka Pak nese kartat e identiteit duhet te jene  me para apo falas? Nuk eshte kjo nje e drejte e vetvendosjes tone si shtet i pavarur dhe demokrat 20 vjecar. Mirpo ndersa Rama & Co shkojne e ankohen si foshnja  tek mami Pak se po shkelim te drejta e njeriut, Berisha & Co shkon tek mami pak e ankohet se Rama ja ka bere me hile.

Mbase Vetvendosja si organizate duhet ne Shqiperine 20 vjecare  dhe jo ne Kosoven 1 vjecare.

Ky gazetari ia ka futur kot me kete shkrim. Donte te dukej i mencur duke kritikuar nje kryetare te Delegacionit te Parlamentit Europian. Tipit shqiptar i di te gjitha dhe asgje nuk di.(??!!)

I tregon asaj se ky gazetari shqiptar i di me mire se ajo cmimet dhe rregullat per kartat e identitetit.

As ne Gjermani nuk jane kartat falas, bile cmimi i tyre eshte:

Karte identiteti (per nje te rritur)  8 €

Karte identiteti (per femije)  6 €

Pashaporte  (mosha deri ne 26 vjec)  13 €

Pashaporte (mosha mbi 26 vjec)  26 €

Prodhimi i kartave te identitetit ka koston e tij te prodhimit dhe duhen ne njefare menyre te mbulohet. Shteti shqiptar duke qene se eshte nje shtet i varfer nuk e ka mundesine qe ta mbuloje vete kete kosto dhe prandaj u kerkon cdo aplikanti qe te paguaje nje vlere te kartes. Dhe kjo ne rastin tone eshte me nje vlere deri ne 1200 leke(te reja sigurisht). Eshte e larte apo jo per kushtet e nivelit ekonomik te shimec qe jane te varfer, kjo eshte parashikuar dhe me nje fare kompensimi nga ana e qeverise. Deri ketu nuk ka asgje te keqe ne kete mes. Dhe ky cmim i vendosur nuk eshte dhe aq i larte sa mundohen te ankohen disa.

Qe ky cmim paguhet paraprakisht, kjo duhej pare nga ana teknike qe ka vendosur qeveria.

Qe keto karta duhen te behen patjeter ajo as qe diskutohet. Duhet te ishte bere shume kohe me pare!!!!

Por nje ane spekullative ka ne kete mes qe kjo qeveri e prapambetjes e shikon si nje arritje te shkelqyer nga ana e saj. Te pajisen njerezit me karta nuk do te thote arritje, por detyrim te cdo lloj qeverie. Dhe ne ate kohen e meparshme kemi patur leternjoftim.

 

 

O njerez debati nese kartat e identitet jane me para apo falas eshte nje debat normal qe behet ne cdo shtet ne bote. Edhe ketu ne amerike debatohet nese karate e identifikimt (driver license etc)  per votime me para apo falas ndikojne ne pjesmarjen ne votime sidomos te shtresat e varfera te shoqerise. Demokratet i duan pa para ose po te kete mundesi  pa karta fare, republikanet i duan me para.Eshte normale. Ajo qe nuk eshte normale eshte qe ketu ne Amerike nuk vjen Zonja Pak apo Zoti Pakec tu tregoje amerikaneve si duhen te jene kartat me para apo pa para Ndersa tek ne meqense Z Rama eshte ankuar tek Zonja Pak si femija tek mamaja dhe Berisha kerkon te jene "Pac's Pet" dhe ben c'thote Pac ne jemi bere nje komb i pavaruar qe edhe per menyren si duhet te fshijme menderen duhet te pyesim Z Pac. . Kete duhet te diskutoni, se kjo dhemb me shume se sa fakti qe kartat kushtojen 10 mije leke te vjetra apo te reja.

Kur "u prish" Pollua me Berishen , Pd-istet me Fari Balliun ne krye e quajten "plake shterpe"  ( po te qe burre do e quanin " te tredhur" smiley ndersa tani qe eshte rregulluar Pollua me Berishen , "Jemi pro qeveriut Kartat  me para" . Te gjithe fshehin interesat e tyre si te vendit si te jashtermit...ajo qe eshte me e rendesishmja mendoj se eshte problemi qe shtron Toko ........jemi bere nje komb i pavaruar qe edhe per menyren si duhet te fshijme menderen duhet te pyesim Z Pac ?!...Duke qene se problemi nuk eshte i ndonje rendesie apo niveli per te nderhyre PUBLIKISHT e DREJTEPERDREJTE organe eprore te KE apo BE ,mendoj se zonja Pack e ka tepruar me te drejten e POSTIT duke futur hundet ne probleme te vendimmarrjes se Shoqerise se Shqiptareve duke marre me kot rrolin e memes Parti te Policit.

...  vota jote kushton 10 Euro dhe se nëse nuk ke para, mos u pajis me dokument identifikimi, dhe mos voto! Le të votojnë të tjerët për ty! fiks e ka gazetari ketu!

me sa thote  Detari - 22 Mar 2009 - 2:20pm. I bie qe me nivelin e jeteses te Gjermanise, Shqiptaret te paguajne shtrejte per kartat. Nje pashaporte Shqiptare 5000 leke (40 euro), plus 20 euro nqs e ben nga jashte shteti shkon 60 euro ...tani beri llogaritjet me te Gjermanise!

Kartat kane nje kosto te caktuar. Po nuk i pagoi secili prej nesh - i bie qe t'i paguaje shteti nga arka jone e perbashket - pra secili prej nesh.

Shteti se pari duhej te perpiqej qe te gjente nje ofrues sherbimi me raportin me te mire cilesi-cmim (e ndoshta 1200 leke fundja nuk jane keq) dhe nga ana tjeter duhet thjesht te kompensoje shtresat me te ardhuar te uleta.

Megjithese kjo llogjika e "paguaji me pare ti se pastaj t'i rikthej une leket" sikur mban pak ere. Sidomos po te kemi parasysh qe shteti shqiptar mezi kompenson TVSH-ne e tregetareve.

E kapem mat dhe D. Pack me nje genjeshter; shpejt ta denoncojme ne Hage.

Te nderuar

Zj. Pack ka shprehur vetem nje mendin qe kartat nuk mund te jepen falas.

Ne fund te fundit eshte nje ligj i ekonomise se tregut, asnje firme nuk te jep gje falas sot dhe qeveria ka nenshkruar nje kontrate me nje firme te huaj per prodhimin e tyre, deri tani nuk ka asgje te keqe. Firma ka ne kontrate nje cmim qe duhet te paguaj partneri qe kerkon kete sherbim dhe ky parner eshte  qeveria shqiptare. Ne baze te kesaj kontrate firma kerkon edhe ajo fitim e saj si kudo ne bote se edhe vete do te bleje aparaturat do te paguaj personelin etj,etj.Si firme perendimore ka cmime "perendimore" po te bente kontrate me nje firme kineze do te kishte cmime "kineze". Tani ne teme: Cmimi 8 Euro eshte teper i lire se per kartat biometrike ne Gjermani paguhet 56 €. Detari ka vene cmimet e kartave jobiometrike, pra sic shihet ndryshimi midis cmimeve shqipatare dhe gjermane jane sa 1/7. Ne kete rast nuk shoh asgje te keqe nga zj. Pack, por nga personi E.Rama se duhet ta dije njehere e mire ai dhe te gjithe se ne kapitalizem cdo gje kushton. Nese do te kishte firmen e vet z. Rama atehere le ti jepte ato falas, sikurse mund te fale taksat e bashkise per nje vit dhe keshtu te paguajne karten e identitetit. Le te marre kete iniciative! Kaq i thjeshte eshte problemi.

Respekte

 

Sa mjere keta mjaftistet mundohen te zbatojne vijen politike te liderit te tyre Erion! 

Ai ka filluar te flase perralla per te drejte kushtetuese, per karta falas e keshtu me rradhe, qe ne fakt nuk eshte asgje me shume se alibia per humbjen e zgjedhjeve qe po vijne, nga e majta. 

Sqarojme si me poshte: 

Shembulli i Frances dhe Izraelit nuk qendron per shkak te dy arsyeve.  Franca nuk i ka te detyrueshme kartat, eshte dicka me deshire prandaj edhe dhenia e tyre eshte falas, sidomos - ne mos gaboj, pasi keto sherbejne per te rinjte me shume dhe nuk ka funksionet qe ka karta per gjermanet, belget apo edhe shqiptaret.

Izraeli ka te gjithe qellimin e ketyre kartave per arsye sigurie dhe nje identifikim i njerezve qe qarkullojne ne rruget e tij eshte i domosdoshem prandaj edhe nuk merret shume me pagesa apo dicka tjeter.

Tani ne Shqiperi, shtresat ne nevoje nuk do te ngelen pa votuar per shkak se nuk mund te kene parate per te paguar karten qe shitet nen kosto;  qeveria do te marre persiper kete gje.

Familjet me shume femije qe permenden si argument, ne fakt eshte kot, pasi shtetasit nen 18 vjec nuk votojne, keshtu qe edhe nese nuk pajisen me karta deri ne qershor nuk prekin zgjedhjet ne asnje lloj menyre.

KARTA SHQIPTARE E IDENTITETIT, do te ju sherbeje shqiptareve jo thjesht per te votuar, por per shume funksione te tjera.  Pra eshte dicka me vlere.  Opozita kerkon te demtoje kete proces, thirrjet per karta falas nuk jane as me pak dhe as me shume se thirrje per te mos shkuar te zyrat perkatese edhe per ata qytetare qe kane mundesi per te paguar.

Nje karte papagese, eshte nje karte pa vlere qe qytetaret do te sillen si me njefare karte votimi te para disa viteve qe e hudhen ne kosh te plehrave.

Procesi po ecen mire, karta eshte me cmim shume te vogel, sa nje karte telefoni, pse kerkojme ta ndalojme ose t'i ulim ritmin medoemos?

Sipas vendit behet edhe kuvendi, prandaj nuk mund te marrim si te mireqene cudine e ish-mesueses se fillores Doris Pack (qe se fundmi ka filluar te shkoje ne parlamentin europian me thonj flake te kuq. I hate saying this smiley, por me ra ne sy per shume arsye).

Kartat duhen bere vertet medoemos dhe nuk me duket se MJAFT, G99 apo ndonje tjeter po ben propagande kunder tyre. Jo gjithmone "any color, as long as it's black" ndaj cdo gjeje qe bejne.

Synimi i mbrojtur nga cunat per karta falas qendron ne kushtet e Shqiperise. Cudia e zonjes Pack, duke konsideruar rolin dhe vendin e saj, perzien prejardhjen me vendin ku e kane vene te mbikqyre. Por per mua, as njera, as tjetra nuk ka rendesi. Cilado qe te jete rruga e ndjekur, une nuk dua te shoh edhe nje here zgjedhje me certifikata. Le ta gjeje si te doje menyren e ku te doje shembullin qeveria. Qytetaret duhet te pajisen te gjithe me karta. Ky eshte synimi perfundimtar.

Dhe nuk me duket se ky synim po sulmohet nga te sulmuarit.

Jo gjithmone "any color, as long as it's black" ndaj cdo gjeje qe bejne.

Kam frike se s'e dini se kush e ka thene kete shprehjen dhe per cfare se e shoh qe s'ka te beje fare me te ne kete komentin tuaj.

T-Red, ky eshte tjeter problem. Ketu ishte fjala per artikullin e mesiperm       ( Sa per kartat e keni gabim,Znj. Pack). Sa per zgjedhjet ajo eshte teme tjeter. Mos ngaterroni gjerat. PD,PS,Mjaft, G99,L88,S77 kane patur kohe per 18 vjet por askush nuk e ngrinte kete problem per interesa personale apo shteterore. Nje gje kam, askush nuk mund te pretendoje se ky apo ai ka te drejte per kete ceshtje.

 

Polo! Marr shkas e GUXIM, te perfitoj nga kjo prurje per nje problem Madhor te Shqiperise e Shqipetareve . Bera nje kerkim te vogel dhe vura re qe te gjitha postimet e mija ne mbrojtjen e teorive tuaja te famshme , e tere arsye jane FsHIre....Perse ? Jam i bindur qe admin. e lene fshesen te zyra jote ( ti e kupton qe jo fizikisht smiley dhe ti ne darke kontrollon sa diskutime kane mbetur ne qimet e fsheses . Por qe te jene kunder vet teorive te tua argumentuse -sqaruese, frymezuese-mobilizuese ,rishkruse historike ...  qe une perpiqem ti mbroj me fanatizem...kete nuk po arrij ta kuptoj dot. !!!! Ndoshta ke nonje ide  per te mu pergjigjur ne se nuk e ke zamet , por gjithsesi ,  i ndjeri K.Roshi qe megjithse nuk rron me  e ka lene nje pergjigje smiley qe per momentin me duket si me e mundshmja per fshirjet ndaj vepres tende te shquar qe do mbetet Gjurme ne Rihistorine e Popullit Shqiptar  dhe aktualisht ne procesin Kartas.

Domethene, ja ke fut kot Pack-o!?  smiley   

Kam pershtypjen se me kartat do te luhet manipulimi i rradhes per zgjedhjet elektorale. I ka te gjithe perberesit per te ndodhur, por me kryesori eshte elementi "kohe e pamjaftueshme".

Vejme bast qe do te ndodhi keshtu?! Vetem se kesaj rradhe per hir te integrimit do te jete dicka me "e zgjuar", por qe do te beje zhurme sidoqofte.

Ja nje veprim ekonomik shume i thjeshte ...50 000 (pesedhjete mije ) Karta here * 10 euro = 500 mije euro....nje sacme hundesh per PD e strategjite e saj kontrabande te votimit . Pra behet fjale per strategjite e famshme te Policit per berjen e votuesve me Karet Biometrik , por me kusht qe te paguhen parate dhe votuesit te mos paguajne asnje lek ????????? E mer Polo, polo sa te zgjut jemi ne te dy ehu ...doktori te vije te marre raportin smiley Kur te kujtohen keta se cdo me thene 500 mije apo 1 miljon euro ne jena ne duke miratu Qeverine tek Topi ...do kemi ne Pak-un aty ! Ma ke hjeke nga GoJa....vetem se Paulin mbarset here pas here smiley

Si shume po diskutohet dhe po qahet per keto cmimet e kartave. Jo jane te shtrenjta, jo nuk duhen, etj...

Qe cdo shtetas duhet te jete i pajisur me karte identiteti(me pare quhej leternjoftim) kjo nuk ka dyshim dhe nuk duhet diskutuar. Karta nuk duhet vetem per zgjedhje, por eshte nje mjet, sic e thote dhe vete emri "Karte identiteti". Me kete karte ben te qarte identitetin tend dhe nuk te duhet gjithnje dhe pa vend te nxjerresh nje certifikate.

Perse gjithe ky diskutim per cmimin kur kjo pagese eshte vetem nje here dhe pas nje kohe shume te gjate te bie te baguash prape per nje te re. Shume ketu u duket shtrenjte kjo pagese e nderkohe e kane pire kafen ose kane luajtur lloto si pa te keq.

O njerez, perse shikoni vetem kete krahasim cmimi me vendet e tjera europiane per kete karte? Perse nuk e ngrini me mire zerin per cmimet e ushqimit qe jane shume here me shtrenje se ne vendet e BE-se? Ushqimi blihet perdite dhe kjo shtrenjtesi u rendon shqiptareve cdo dite. Kjo eshte per tu diskutuar dhe per tu shqetesuar. Per kete duhen marre masa qe ata njerez qe mezi e mbushin barkun me buke(ndoshta dhe jo perdite) te kene mundesi te jetojne normale.

Shikoni realitetin ashtu sic eshte dhe jo te beni politike! Beni dicka kunder ketij realiteti te shemtuar duke zgjedhur njerezit e duhur dhe jo me keta gjakpires qe nuk kane te ngopur dhe tregojne perralla cdo dite. Hapni syte dhe shikoni se nga vjen e keqja ne te vertete dhe jo te ziheni per "mustaqet e Celos".

 

O njerez, perse shikoni vetem kete krahasim cmimi me vendet e tjera europiane per kete karte? Perse nuk e ngrini me mire zerin per cmimet e ushqimit qe jane shume here me shtrenje se ne vendet e BE-se? Ushqimi blihet perdite dhe kjo shtrenjtesi u rendon shqiptareve cdo dite.

Amin!

Rama ka bere nje propozim te thjeshte,qe procesi i paisjes me karta te pershpejtohet,dhe ky proces nuk mund te perkthehet si"sabotim" i opozites,mirpo kur ke nje mize nen kesule,edhe shendet te te thuash, ty plac do te te duket!

Ky eshte nje stimulim i drejte qe ben Rama,pasi qytetaret jane te lodhur dhe te raskapitur nga politika,bile as qe duan te votojne,pse duhet ti bejne shpejte e shpejte kartat?C`beri kjo qeveri 4 vjet?

pse cfare eshte populli ,bageti,yp xhixhi,shpejt,shpejt se erdhen zgjedhjet,paguini shpejt...

Pse shpejt.,sepse jane zgjedhjet?

... populli nuk duhet trajtuar si ushtaret ne gazerma,kapanone, qe jep urdher komandanti,dhe te gjithe duhet te ngrihen ne kemb!

Pse ushtare jemi ne populli?

Ngrihen komisaret,policet,dhe bejne propaganden e dites,te bindin masat per rendesine qe ka karta e identitetit!!!!

Ideja e Rames,nuk ka si koncept "faljen" e nje tarife te caktuar,por ka si qellim mbulimin e gabimeve te kesaj qeverie,per te pershpejtuar,procesin.

Dhe dihet kushtet ekonomike te shumices se shqiptareve,do te bente qe kjo ide,e faljes se pageses,per familje me te ardhura shume te ulta,te gjente mbeshtetje dhe interesim per zgjedhjet e 28 qershorit!

Eshte nje hall i madh ky qe Doris nuk e kupton,pse duhen falas per momentin!

A edi Doris , qe qytetaret e shqiperise, jane aq te varfer qe as nuk i bie ndermend te votojne fare,fare??

 

 

 

 

Komplimente, Detar!

Faleminderit Selim!

Keta te mjere ketu qe shkruajne per manipulime nga politikanet per ceshtje te kartave nuk e kane idene fare, mjafton te shkruajne dicka kunder.

Kartat duhen dhe kjo nuk diskutohet. Dhe me detyrim duhen bere sepse ashtu sic dhe njerezit kane kerksesa ndaj shtetit, ashtu kane dhe detyrime.

Ne Gjermani nese kontrollohesh nga policia dhe nuk e ke me vete karten e identitetit mund te denohesh dhe me gjobe. Nuk te pyet njeri nese ke leke apo jo. Pavaresisht se ne keto vende jane te qarta mbeshtetka e shtetit dhe nga ana ekonomike per qytetaret e tij. Por ne rradhe te pare duhet krijuar nje shtet i forte dhe i qendrueshem. Dhe kjo arrihet duke respektuar dhe zbatuar ligjin, duke perfshire dhe pagesen e taksave.

Shteti nuk eshte nje iluzion, shteti eshte vete qytetari. Ai e ben ate te mire dhe te keq.

Pershendetje!

Shume te verteta jane ato qe ke shkruar. Pa karta nuk ke shtet. Me tej nuk kam se c`fare te shtoj se e prish fare komentin.

Pershendetje

!!!! A e di Doris , qe qytetaret e Shqiperise, jane aq te varfer sa qe , nuk i bie ndermend te votojne fare , fare... !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

asnjeri nuk do te sabotoje asgje, gjerat po sabotohen vete ne menyren me natyrale te mundshme. Shumica nuk kane lek per ato karta dhe pike. Ke aq shume shtresa te varfera dhe njerez te izoluar ndaj ketij procesi sa po e le ne kete gjendje vetem kush punon ne administrate,(qe e ka te detyruar, dhe ja mbajne nga rroga, qe per me teper kane edhe pashaporta) dhe ata qe punojne neper banka do te kene karta dhe pjesa tjeter do beje sehir. Sesa e rendesishme eshte karta per nje fshatar qe rralle here del nga fshati dhe ka familjen pa buke kjo eshte per tu diskutuar,(levizja e lire, nevoja per identifikim,etj.etj. as nuk i hyjne ne sy fare).

Qe nje proces i ketille do kohen e vet,dhe qe per dy-tre muaj eshte e pamundur qe te realizohet kete besoj e kuptojme te gjithe, dhe po ti shtojme kesaj ceshtjen e lekeve qe shumica s'i kane, andrrallave teknike,(ka s'ka internet hajde neser, po do e besh prape se kemi bere nje gabim,etj.etj) kjo mund te kerkoje dhe dy vjet te tjera dhe ja ku u sabotuan procesi i kartave dhe i zgjedhjeve.

Nese vertet do cilesohej si prioritet i qeverise dhe emergjence per zgjedhjet, jam i sigurt qe do gjeheshin menyra per ta pershpejtuar duke lejuar te paguhet me keste nepermjet taksave,(mund te ishte nje zgjidhje qe me erdhi kot) e jo me po te mendoheshin pak me shumesmiley

Sesa e rendesishme eshte karta per nje fshatar qe rralle here del nga fshati dhe ka familjen pa buke kjo eshte per tu diskutuar,(levizja e lire, nevoja per identifikim,etj.etj. as nuk i hyjne ne sy fare).

Ai/ajo fshatari/ja a merr ndonje ndihme sociale? Po fatura dritash e uji a paguan? Nese po, si identifikohet qe eshte pikerisht ai personi qe po merr ndihmen dhe jo nje komshi i tij qe paraqitet me emrin e te parit?

Meqi jetojmë në ekonomi tregu dhe në një shoqëri pa korrupsion; a ka ndonji qi ma qet pashaportën/kartën e re mrena tre ditve?

Nëse ka, sa ësht çmimi?

 

...a ka ndonji qi ma qet pashaportën/kartën e re mrena tre ditve?

po si do ti mer e,brenda tre diteve?..thuaj nje here ketij

 

Ne as nje vend te botes,nuk ta qit nji pasaporte ose leternjoftim, per tre dite!

 

Ne as nje vend te botes,nuk ta qit nji pasaporte ose leternjoftim, per tre dite!

Ne ShBA e merr pasaporten sot per neser po hudhe nje 60 dollarsh me teper se cmimi normal. Ket e kam nga pervoja personale, jo me te thonme.

ky debati tani i kartave eshte si pjesa e pare e koncertit, duhet thene e ka dhene tonin qe tani. me shume me vjen keq kur kujtoj ate stresin dhe sfilitjen e nervave qe do kemi ( ne si popll flas), kur ky muhabeti i kartave te nxjerri koken. sepse dihet qe eshte pretekst per humbjen, me mire do thosha justifikim i perkryer. humbem do thone, sepse njerezit svotuan se skishin lek te blinin karten! po po, por hajde gjeje ne ate mes se kush svotoi se skishte lek dhe kush sdonte fare te votonte!

kam lexuar nje here nje liber me kujtime te nikita hrushov ku thonte qe shqiptaret jane populli me dyshues ne bote dhe paska pasur te drejte ku cdo gje qe behet ne shqiperi per mire apo per keq njerezit ja nxjerrin nje bisht

Ky eshte muhabet i kot fare.

Nuk ka karta falas,te gjitha kartat kushtojne,o paguhen nga qytetari direkt ose qeveria i paguan me taksat e qytetareve.

Zgjedhja me e mire ne kushtet e Shqiperise do te ishte ti paguante qytetari direkt.Biles tani qe ka nje proces nuk mund te ndryshosh strategjite.C'jane keto marrezi?

Dhe e verteta tjeter eshte qe kartat jane te lira.Cfaredo te thuhet 10 mij lek te vjetra per hir te te vertetes jan hicgje ne Shqiperi.E them me siguri qe shumices derrmuese te Shqipetareve nuk i prish pune fare 10 mij lekshi.

Kjo histori me duket eshte mjet per te mbajtur gazetat me buke disa dite.

haj shnet

Propozimi per karta falas njerezve ne nevoje nuk duhet pare thjesht si pjese e politikes se majte per ca simpatizante me shume.Prognoza ka ca gjera me teper te cilave mund tju shifet efekti ne fund te procesit po qe se qeveria nuk reagon me force karshi deklaratave te tilla qe cenojne procesin.Kush jane familjet ne nevoje?Se pari me dokumenta jane ato qe jane ne asistence,pastaj jane pencjonistat,pastaj familje fshatare me pak toke etj.Po a ka ndermjet tyre qe jetesen nuk e kane te bazuar ne te ardhurat e deklaruara dhe kush e merr persiper te saktesoje familjet ne pamundesi per te paguar karten.Mos ju duket e lehte ne kete pellg plot informalitet ku te ardhurat nuk i deklarojne ne rregull as gjyqtare e prokurore jo te zgjidhet 3 muaj para zgjedhjeve rebusi i Edi Rames me Erion Veline.Ato qe ngrejne tezen se disa shtete i kane falas e dine mire se ato te ardhuna te cilat shteti i tyre i pardor per tju paguar kartat i merr po nga populli permes taksave si te fshatareve dhe qytetareve dhe nuk ka shans asnje ti shpetoje pa i paguar.Keto zgjedhje bashke me kartat pretendojme te na paraqesin ne Europe si nje popull normal qe mund ti bashkohet popujve te tjere me dinjitet.Te tille kerkon te na shohe edhe Zonja Doris Pack dhe ngritja e ketij diskutimi nuk asht gja tjeter vecse nje baltosje me shume qe na bahet ne si qytetare te ketij vendi.

Kujtim thirrja e opozites per karta falas eshte nje propozim per te shpejtuar dhe nxitur ata qe nuk i kane keto karta . Nese  nuk aplikojne nuk mund te votojne. Pra, ate qe nuk kupton Pack-u me syze eshte se ky propozim eshte nje menyre per te senzibilizuar popullin e varfer dhe per ti nxitur.

Tani qe Pack-u ta kuptoje akoma me mire dikush duhet ti thote qe vetem njerezit qe nuk kane pashaporte e kane te domosdoshme marrjen e kartes. Njerez ne shqiperi qe nuk kane pashaporte jane ata qe kurre nuk kane dale jashte Shqiperise ( gje e rralle)  ose as qe nuk ju ka vajt mendja per te dale jashte shqiperise (gje edhe me e rralle), sepse edhe per nje vize fallco duhet nje pashaporte. Njerez te cilet jane te papune ose nuk kane asnje marredhenie me strtukturat shtetrore.

Tani mendoni, ju personalisht sa njerez njihni ne shqiperi qe i perkasin kesaj kategorie??? Ketu besoj te peshku as qe behet fjale qe dikush te njoh!!!!

Vetem nese keni ndonje komshi nga komuniteti Rom...    smiley 

Ose me keqe akoma te  keni te njohur ne zona te thella malore e fushore qe kurre s'kane dale ne qytet..  

E verteta eshte se ka njerez te tille ne keto kushte ne shqiperi te cileve ju duhet bere thirrje!

Zonja Pack mendon se te gjithe shqiptaret udhetojne me benza dhe pijne kafe ne Hotelet e Tiranes.. 

 

 

 

Zotni Liqeni (po te quaj keshtu se nuk te njoh sigurisht).Une nuk ta di moshen as profesjonin as shkollimin por besoj se mosha ma lejon te sugjeroj dicka:

Ndermjet atyre qe thuhen dhe atyre qe bahen ka shume ndryshime.Per me ba dicka asht jo pak e veshtire dhe jo te gjithe marrin guximin me ba dhe jo te gjithe pastaj e perfundojne ate qe kane nisur.Me fole asht shume kollaj por edhe e folmja asht 2 llojesh:ka te folme me koke dhe ka te folme me bark.Sa ishim ne kohen e tolonave u ba e modes me fole me bark megjithese njerezit e dinin se nuk asht dicka e fisme.Por per ndokend edhe justifikohet por per ate kategori qe pretendon se ka nje shkalle qyteterimi nuk pranohet.Tash po shpresojme me i ba ca gjana si i ka hije nje kombi qe pretendon me marre pjese me dinjitet mes kombeve te qytetnueme.Zj.Pack (me erdhi keq per per Blendin qe ironizoi Zj Shume) mendoj se jep kontribut te vlefshem ne favor te Shqiperise.Kur fillojne gjanat bahen ca hesape e marreveshje dhe po te ishin ba e pranue qysh ne fillim nuk do te ishte keq ajo qe pretendojne disa politikane te opozites dhe ca pjestare te PPU.Kjo qe kerkohet ne gjysem te procesit asht sigurisht me pasoja te cilat mund te cojne ne bojkotim ashtu si e ka ne mode Edi Rama qe skenare te tille i ka gati se e ka eksperiencen edhe me 2 procese te tjera (zgjedhjet vendore dhe te presidentit).

Toko me ke shkri fare me ate posten e pare!

Sa per Vetevendosje!-n ajo na duhet jo vetem ne Shqiperi po kudo jetojne Shqiptaret. Ndaj e krijuam edhe RrOSh-in bashke me ta.

Sa per debatin, eshte vertete turp te diskutosh e te behesh gazi i botes (parlamentit europian ne kete rast) per 12 mije lek te vjetra (te rimbursushme apo jo). 

A e kuptoni se Rama dhe zagaret e tij nuk e bejne kete se i qajne hallin njerzve ne nevoje po thjesht qe te bejne si te mire dhe mbi te gjitha qe qeveria mos te kete ftyre te kerkoje liberalizimin e vizave apo te diskutoje kerkesen per statusin e kandidatit. Se sigurisht qe nuk mund te kete minister te jashtem apo kryeminister qe te kete ftyre e te kerkje gjera te tilla nderkohe qe "gjysma" -ket e politikes ulerasin qe shumica e njerzve s'jane ne gjendje te paguajne 12 000 (me pak se 10 euro) nje here ne jete.

Bastarde te ndyre qe nuk po na lejne te bejme nje hap para se duan medoemos qe kundershtarit t'i dalin te dy syte! (kjo eshte e vetmja moto qe i bashkon te gjithe keta plehra)

Sigurisht qe mania e Berishes per te perfituar politikisht nga çdo gje (NATO, statusi i kandidatit, etj) pavaresisht se nuk ka ndonje merite per to, eshte pothuajse po aq e ndyre sa politika e super-plehres Rama.

Kam qe ne 2001-shin qe them qe duhet te investojme urgjentisht ne nje "kopesht zoologjik" super-gjigant, po nuk po ma nigjo njeri llafin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).