Rriten tensionet në Ballkan

“The Guardian”

 

Në rast se dikush e mendon të mbaruar çështjen e Kosovës, një debat i ashpër në OKB këtë javë na kujtoi se pas çdo shfaqjeje të butë të Ballkanit së jashtmi fshihen pengje të errëta dhe të tendosura që mund të nxisin provokime. Pas një fillimi të mirë, dekada e tanishme po shkon drejt një fundi të ngjeshur me përplasje në gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një problem i madh për rajonin dhe një problem edhe më i madh për Evropën.

Grindja shpërtheu gjatë debatit të Këshillit të Sigurimit për progresin e Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë një vit më parë. Skënder Hyseni, ministri i Jashtëm i Kosovës, akuzoi Beogradin se ndërhyn në zonën veriore, ku jetojnë shumë serbë. “Mungesa e rendit, me përkrahje të plotë nga udhëheqja e Beogradit, e ka kthyer këtë pjesë të Kosovës në një strehë parajsore për gjithfarëlloj kriminelësh dhe veprimtarie ekonomike të paligjshme”, - tha ai.

Boris Tadiç, presidenti i Serbisë, u kundërpërgjigj. “Serbia, së bashku me një numër shtetesh anëtare të BE, përballet me probleme të shumta të krijuara nga veprimtaria e mafies shqiptare në Kosovë, e specializuar në trafik narkotikësh, qeniesh njerëzore dhe armësh”, - tha ai. “Serbia, - vazhdoi ai, - nuk do ta njohë “kurrë” pavarësinë e Kosovës. Është e qartë për këdo se 13 muaj pas shpalljes së paligjshme të pavarësisë Kosova nuk është shtet.”

Nga këndvështrimi i OKB kjo deklaratë e tij është e saktë ligjërisht; kundërshtimi i Rusisë e ka frenuar OKB të njohë shtetin e Kosovës. Sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999, Kosova mbetet nën administrim ndërkombëtar. Edhe Evropa është e përçarë. Pesë nga 27 anëtaret e BE nuk e njohin Kosovën, duke e parë si një precedent të rrezikshëm. Në gjithë botën vetëm 56 vende kanë lidhje të hapura me të.

Të paepur, liderët kosovarë po ngrenë zërin kundër statusit të “protektoratit”, megjithëse jo kundër ndihmës së BE dhe përkrahjes për sigurinë që i ndihmon në forcimin e shtetit. “Autoritetet e Kosovës... e kanë përsëritur vazhdimisht muajt e fundit se Rezoluta 1244 nuk vlen më dhe institucionet e Kosovës nuk kanë detyrime ligjore për t’iu nënshtruar”, - thuhej në Raportin e progresit të OKB.

Përpjekjet për të fituar të drejtat e sovranitetit nënkuptojnë që Prishtina pas ca kohësh mund të refuzojë krejtësisht autoritetin e OKB. Një ndërlikim tjetër është lëvizja e Serbisë, e përkrahur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, për të paditur në Gjykatën Ndërkombëtare pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Siç theksoi edhe profesori i universitetit të Birminghamit, Judi Batt, në një artikull për “Fride”, qendër studimesh me bazë në Madrid, qëllimi i Beogradit “ishte frenimi i qartë i njohjeve të mëtejshme të Kosovës.”

Frenimi ka anën negative edhe për Serbinë. Ndërsa shpresat e saj për anëtarësim në BE mbahen peng i arrestimit të shumëpritur të të akuzuarit për krime lufte në Bosnjë, Ratko Mlladiç, Kosova përbën një pengesë tjetër të pakapërcyeshme. “As që mund të mendohet se BE do të pranojë anëtarësimin e Serbisë pa një marrëveshje funksionale dhe të qëndrueshme për të gjitha palët, përfshi Kosovën”, - tha Batt. Siç i tha njëherë i dërguari i SHBA, Richard Holbrooke, Beogradit: “Zgjedhja para jush është: Evropën ose Kosovën? Dhe nëse zgjidhni Kosovën, i humbisni të dyja.”

Çështjet e theksuara prej Kosovës shfaqen në gjithë Ballkanin, duke minuar progresin rajonal. Kërkesa e Kroacisë për anëtarësim në BE është vonuar nga një grindje e hidhur territoriale me Slloveninë; hyrja e saj në NATO, e parashikuar muajin e ardhshëm, mund të jetë një vonesë tjetër. Shpresat e Maqedonisë për anëtarësim janë venitur kryesisht për shkak të armiqësisë së Greqisë. Ndërsa aplikimi i Malit të Zi, i cili aplikoi në dhjetor, as nuk ka filluar nga procedurat. Në këtë rast, arsyeja kryesore duket se është ngurrimi i shteteve perëndimore evropiane që janë prekur nga rënia ekonomike për të pranuar vende relativisht të varfra.

Olli Rehn, komisioneri për Zgjerimin e BE, deklaroi kohët e fundit se forca tërheqëse e anëtarësimit të mundshëm në të ardhmen “mbetet fuqia e stabilitetit në Evropën Juglindore”. Por analistët e rajonit paralajmërojnë se integrimi mund ta humbasë fuqinë, ndërsa politikanët dhe votuesit e Ballkanit vazhdojnë të zhgënjehen nga anëtarësimi - dhe kjo mund të çojë në reagim antievropian, siç ka ndodhur në Turqi.

Në lidhje me mos-integrimin, Bosnja dhe Hercegovina mbeten në krye të listës së Ballkanit. Jo shumë ndryshe nga Kosova, krerët e republikës serbe gjysmë-autonome kërkojnë t’i jepet fund statusit të protektoratit ndërkombëtar të përcaktuar nga Marrëveshja e Paqes në Dejton që i dha fund luftës 1992-‘95 në Bosnjë. Ka fjalë për ndarje me Federatën myslimano-kroate (pjesa tjetër e Bosnjës dhe Hercegovinës), dhe për referendum për ndarjen. Si kudo, problemet ekonomike grumbullojnë tensionet politike.

Frika se Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërthejnë, duke nxitur një trazim në të gjithë rajonin, është një arsye përse i dërguari i ri (ose “përfaqësuesi i lartë&rdquosmiley, diplomati austriak, Valentin Inzko, do të marrë detyrën të enjten duke zgjatur periudhën e kontrollit ndërkombëtar. Por kjo është një masë e përkohshme. Por, si në rastin e Kosovës, përgjegjësia për Bosnjën dhe Hercegovinën do t’i kalojë BE aty nga fundi i vitit. Brukselit i falet që e shikon me frikë këtë barrë ballkanike shtesë.

7 Komente

Shkrim racist i nje njeriu qe kujton se Ballkani bie ne Afganistan.

Shkembime mes perfaqesuesve kosovare dhe atyre serbe ne OKB do te kete se s'ben, ashtu sic ka mes shume shteteve te tjera. E kjo nuk do te thote aspak se situata ne Ballkan qenka ne prag te nje tjeter shperthimi, sepse keshtu i pelqen Tisdallit te mendoje.

Mua me vjen inat sepse ky eshte informimi dhe opinioni qe marrin lexuesit e The Guardian, apo te shume gazetave te tjera britanike, por ky zoteria eshte disa hapa me pas se diplomatet e vendit te tij ne shfaqjen e skeptizmit dhe mos-pranimit te idese se nje Ballkani te lodhur nga konfliktet.

Mitrovica mund te jete vertet pika me e veshtire e kontrollit, por dikur ushtaret e KFORIT dhe sot ata te Eulexit deshmojne perdite shkembimin e mallrave e te sherbimeve ilegale mes serbeve dhe shqiptareve tamam poshte hundes se tyre. Sigurisht jane aty per te ruajtur sigurine, jo ilegalitetin; por lulezimi i krimit te organizuar ekonomik e trafikimi gjithfarelloj ne kete zone eshte shenje e mundesise se funksionimit te gjerave aty. A, nese kunderligji eshte akoma me i forte se ligji, kjo eshte tjeter ceshtje; ama aktiviteti vazhdon pa qene nevoja te rrine e te degjojne zenkat e politikaneve qe shetisin sa ne Bruksel, aq edhe ne New York apo Washington.

E pervec Mitrovices, shpjegimi per mos-njohjen e Kosoves nga shtetet e Europes eshte patetik; ashtu sic eshte parashikimi dashakeqes per Bosnjen.

Ballkani eshte sot me i qete dhe me i gatshem te vazhdoje te shijoje kete paqe me shume se asnjehere tjeter me pare.

Mbase artikullshkruesi duhet te shetise neper Ballkan sot; por duhet ta beje kete pa syzet e erreta te paragjykimit dhe te racizimit qe i ndjehet ne cdo ide.

T-Red, jam dakort qe gjonat nuk jane aq te zeza sa i paraqit ky, po edhe ti i shef pak si lehtshem problemet. Problemet ne Kosove nuk fillojne e mbarojne ne Mitrovice. Ato ekzistojne ne te gjithe Koosven per faktin se kudo ka serbe kerkohet rritja artificiale e komunave me shumice serbe. (sipsa planit te decentralizimit 6-7% e popullsise qe jane serbet, do kontrollojne 25% te territorit).

Sa per trafiqet qe kryhen ne veri te Kosoves, nuk besoj se mund te shofim te to ndonje shenje bashkejetese. Ata qe merren me pislliqe kane qene gjithmone "pa dallim feje dhe krahine". Edhe ne kulmin e luftes ne Kosove apo ne ne Bosnje e Kroaci, ka pas njerez qe benin trafiqe me serbet qofte atje, qofte neper Europe, pa e vra fare mendien. A mendon ti vertete se ata qe merren me trafiqe droge apo prostitucion, kane koshience aq te larte kombetare sa te mos pranojne te bashkepunojne me nje trafikant serb? Une mendoj se keta lloj robsh nuk dune t'ia dine fare. Perkundrazi atyre u intereson gjendja e tensionuar dhe konfliktet qe jane terreni me i pershtatshem per pislliqe.

Pra lulezimi i anti-ligjit ne veri te Kosoves, eshte konsekuence e tensioneve etnike te ushqyera nga Beogradi, dhe jo prove e mundesise se bashkejeteses.

Jo se une mendoj se bashkejetesa atje eshte e pamundur, po rruga per ta arrit ate kalon nga nje program zhvillimi ekonomik te asaj zone dhe mbare Kosoves. Trafiqet e ndryshme ne veri mund te jene nje sebep qe t'i detyroje nderkombetaret per te reaguar. (ky eshte maksimumi i "pozitivitetit" qe une mund te shof te trafiqet)

Shkrimi shume pesimist dhe jo real.. Ballkani eshte shume here me i qete dhe i qendrueshem kete kohe sesa ka qene ndonjehere ne gjithe historine e vete.. Edhe vete Serbet tashme e kane kuptuar qe fjala "lufte" duhet zhdukur nga fjalori ballkanas.. Sigurisht ka debate dhe gjuhe jo-diplomatike,por ngelet me aq .. Nuk shkon me tej! Vetem dje kryeministri Cek quajti planin e Obames " rruga drejt ferrit" por se besoj qe Evropa do ti shpalle lufte Amerikes..

Siç i tha njëherë i dërguari i SHBA, Richard Holbrooke, Beogradit: “Zgjedhja para jush është: Evropën ose Kosovën? Dhe nëse zgjidhni Kosovën, i humbisni të dyja.”

Sot FMN i ka dhene 3 miliarde euro borxh Serbise sepse ekonomia e saj po shkonte drejt shkrirjes se plote.Gjithashtu Ruset i kane larguar te gjitha trupat dhe personelin civile ne Kosove kete jave. Ato 5 vende te BE qe nuk e njohin Kosoven kane arsye nga me bizare dhe troc ta themi ka nje xhelozi te brendshme ndaj Kosoves..

 

 Javen e kaluar kam pasur kenaqesine te kaloj nje gjysem dite ne visite ne headquarter-in e The Guardian ne Londer. Nje eksperience e paharruar. Gazetaret, qe na duken kaq te fuqishem ne faqet e gazetes, punojne brryl me brryl si ne nje trading floor gjithnje me kupen e madhe te kafese bi tavoline.

Autori ben nje analize te veten. Ju propozoj qe ne vend qe ta gjykojme per mire apo per keq shkrimin te perpiqemi te kuptojme piken e veshtrimit te autorit, ate qe ai din, ate qe do te thote dhe ate qe nuk don te thote. Nuk ka shkrime te mire apo te keqinj kur flitet ne keto nivele. Eshte pak si teper e thjeshte te thuash pro apo kunder. 

Kur erdha ne Itali ne 1991 gjeta per toke nje cope reviste angleze qe thoshte:" nqse sheh vartesin tend duke lexuar The Economist pergatitu ti lesh vendin". Une, qe isha ne keriim te nje shefi se vartes jo e jo thashe me vete: kjo eshte gazeta per mua...

Ne fillim i dija te gjitha fjalet ne anglisht por nuk kuptoja asgje nga permbajtja...sot mund te them qe shtypi anglez me ka ndihmuar te jem ai qe jam, keq a mire por jam shume i kenaqur me ate qe jam.

HAjde djema, perpiqemi te lexojme pak midis rreshtave dhe te debatojme me argumente dhe jo me njenja.

Ne harrojme se pa Uncle SAM do te ishin ne lesh te leshit. Nqse gjerat na duken te lehta jane te tilla fale Uncle SAM...

 

Hajde pra, cima, te debatojme me argumentat. 

Tisdall mendon se tensionet ne Ballkan jane frikshem ne ngritje; une them se perfundimi i tij eshte me teper nje paragjykim dhe bazim mbi informacione te vjetra te nje ndodhie te re. Dhe mendoj keshtu sepse ambasdoret britanike ne Ballkan, ne nje takim qe paten para kater javesh kishin mendim katerciperisht ndryshe nga ky qe ka shprehur Simon. Keta ambasadore, kryesisht ai qe ndodhet ne Kosove, kane marre persiper lobimin dhe negociatat me shtetet Europiane qe akoma nuk e kane njohur Kosoven. Dhe kjo behet nen objektivin e tyre per ta mbajtur edhe pak me gjate Ballkanin nen paqen e detyruar, deri sa "armiku" qe kerkojme gjithmone mes njeri-tjetrit te dale jashte Ballkanit.

Britaniket po levizin me ngadale se te tjeret ne perkrahjen ndaj Ballkanit, por po kryejne pa asnje dyshim rolin me kyc ne qendrueshmerine e seciles politike qe mbrojne.

Kete e them nga kenaqesia e ndenjies per shume me teper se nje gjysem dite tek The Guardian dhe nga bindja e injektuar ngadale, qarte dhe sakte prej politike-berjes unike britanike.

Kur rrin me shume se gjysem dite sikur fillon e merzitesh...kur rrin si i ftuar nje gjysem dite te gjithe te sajdisin etj etj

Debati eshte gjithnje nje kenaqesi. Atehere bej kete pyetje: po sikur neser ne mengjes aleatet perendimore te ngrinin tendat nga Kosova, a do te kishte tension escalation?

Nese pergjigja eshte PO, atehere tensioni ekziston.

Ne Kosove rezultojne rreth 20 sherbime sekrete qe lozin macja me miun me njeri tjetrin, ministria e puneve te brendshme serbe ngaterron çfare te mundet dhe organizon provokime ne Mitrovice e me tej, interesat e fuqive te medha takohen ne Kosove, plus sa e sa te tjera gjera jo fort te hijeshme.

Një ndërlikim tjetër është lëvizja e Serbisë, e përkrahur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, për të paditur në Gjykatën Ndërkombëtare pavarësinë e njëanshme të Kosovës ....kete gje mund ta bejne Serbet por nga disa pika qe nje popullate mund te arrije te behet shtet eshte edhe pika humanitare, kur nje popullate me territor dhe kulture te ndryshme nga popullata kryesore neglizhohet ose cenohet nga kjo majorance, dhe nga kjo pike Bangladeshi ka marre pamvarsine nga Pakistani (me duket se edhe East Timor), dhe Kosova do kete pamvarsine edhe me ligjet nderkombtare pasi ky gjyq te mbaroje.

Dhe mos ti a bejme qejfin vetit se nuk ka mbaruar ceshtja e Kosoves. Serbet jane ne kulm te sulmeve kunder Shqiptareve (dhe te shqiperise), me libra, fjalime, gazeta, shpifje, diplomaci, spiunlliqe, ekonomi, TV, radio, celulare etj etj.

Nje nga pikat e Sheshelit te serbise ishte qe te fuste urrejtje ndermjet shqiptareve te kosoves dhe te shqiperise (kjo vazhdon edhe sot)

Ku jane mediat Shqiptare qe nuk u kundervihen serbve (shpesh u kundervihen interesave shqiptare), akademiket tone qe lene serbet ta zhkarravitin historine sipas qejfit te tyre, ku jane bisnezmenet shqiptare qe nuk finoncojne ceshtjet shqiptare, ku jane shkollaret shqiptare te Evropes dhe Amerikes se Veriut? Sa femra Shqiptare keni lexuar ne internet apo libra qe shkruajne per Shqiptaret (politike e kam fjalen jo budalliqe).  megjithese edhe ne kemi  nga ato qe interesohen per shqiptaret, keto jane shume me te pakte ne numer, me me pak zell dhe me te pa-pergatitur se serbet (me perjashtim te disa shqiptareve sigurisht)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).