Rreziku nga privatizimi i OSSh

www.monitor.al

Shitja se fundmi e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike, i jep fund historise se gjate te privatizimeve te nderrmarrjeve publike ne pergjithesi dhe atyre strategjike ne veçanti, duke realizuar nje nga reformat me te medha qe pas viteve ‘90, drejt konsolidimit te ekonomise se tregut. Shteti zhvishet krejtesisht nga pronesia dhe roli i tij ne treg, mbetet kryekeput mbikqyres dhe rregullator.

Megjithese dorezimi i prones nga qeverite ka qene shpesh proces i gjate, i komplikuar, duke ngjallur edhe pakenaqesi, pjesa me e veshtire ka qene procesi post privatizim. Pergjithesisht qeverite krahas procesit te privatizimit kane synuar edhe liberalizimin e tregut duke prodhuar legjislacion te pershtshem, dhe ente rregullatore apo mbikqyrese. Por, ndersa privatizimi i ndermarrjeve ka sjelle efekte deri diku te pritshme duke rritur kontributin ne rritjen ekonomike, punesim, ofrimin e produketeve dhe sherbimeve te reja, nuk ka qene me ngjyra kaq te gezuara tabloja e krijuar rishtas ne treg... Shteti perballe aktoreve te rinj ekonomik te fuqishem ne strukture dhe financime, ka qene i pafuqishem per te diktuar rolin e tij dhe frenuar situata monopol apo konkurrence te pandershme, te cilat rezultojne edhe sot me kosto te larte per qytetaret. Kujtojme ketu, debatin e perhershem per situaten ne tregun e hidrokarbureve, ku vet Autoriteti i Konkurrences, eshte shprehur se ka shenja dominimi, apo tregun e telefonise se levizshme, ku tarifat per shqiptaret vazhdojne te mbeten nga me te lartat ne Europe. Ka ende boshlleqe ligjore ne mbikqyrjen e institucioneve te tjera financiare si shoqerite e sigurimit, apo institutet e pensionit, etj., apo nevojen per permiresimin e mbikqyrjes bankare, diktuar edhe nga kriza aktuale globale. Ne pergjithesi mekanizmat mbikqyres dhe rregullator te shtetit, ne nje treg ku ai nuk eshte me pronar kane qene te dobet, si nga pikpamja e mbeshtetjes ligjore, ashtu institucionale. Jo pak here, keto institucione kane qene nen trysnine e politikes por dhe lobeve financiare te fuqishme. Edhe ne privatizimin e fundit te OSSH, qeveria pranon se ekziston rreziku si ne çdo vend te botes, qe nje super struktur financiare te sfidoje shtetin. Jo me kot edhe ne marreveshjen e Asocim Stabilizimit, nje nga detyrat me kryesore qe BE i ngarkon Shqiperise, krahas tyre mjaft te mprehta, si lufta kunder krimit dhe korrupsionit, mbetet forcimi i instrumentave shteteror te mbikqyrjes dhe kontrollit per te çliruar tregun nga ngerçet dhe per te krijuar barazi ne treg, çka do te çlironte shtetin nga presionet dhe rreziku i kapjes per te sjelle ne finale nje produkt me te mire per qytetarin. Kjo krize e fundit qe pushtoi boten sipas shume analizave erdhi si krize e mbikqyrjes dhe kontrollit te dobet te shtetit, aq sa cenoi besimin. Shqiperia mund te mos preket nga kjo krize por kriza te vogla sektoriale te para ne kete kendveshtrim e kercenojne ate ngahere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).