Rrëfim nën dritën e argjendtë të hënës

Rrëfim nën dritën e argjendtë të hënës

smiley>

>smiley>>smiley>Kishte kohë që dimri kishte hyrë me arrogancë në qytet dhe duke shfrytëzuar dobësinë që mëma natyrë kishte për të si djalë të vetëm mes tri motrave, ai nuk kishte patur kurrfarë vështirësie për të ngulur kthetrat e tij mbi mendjen dhe shpirtin e njerëzve. Frynte një erë e vrullshme, e cila nëpër këndet që formonin pallatet në formë L-je krijonte herë pas here disa mini uragane që ndryshe nga ata të vërtetët merrnin me vete dhe ngrinin në ajër vetëm copa të pa vlera letrash që kalimtarët kishin flakur pa kujdes përtokë. Ishte 14 shkurt 2007. >smiley>

Ata të dy, të kapur dorë për dore po ecnin të shkujdesur mbi urën e madhe të qytetit. Befas asaj i zunë sytë diçka të çuditshme mbi parvazin prej betoni të urës. Ishin dy trëndafilë. Njëri i bardhë dhe tjetri blu. Qenë vendosur çuditërisht mbi diçka të bardhë si për ta mbrojtur nga era. Për përforcim, mbi to qe vendosur edhe një gur i vogël por i rëndë. Menjëherë ajo ia tregoi edhe atij atë që sapo kishte vënë re. Të dy, të habitur u afruan me kureshtje. Nën trëndafilat gjendej një letër e bardhë e palosur me shumë kujdes. Me një ngjyrë të kuqe dikush kishte shkruar “Rrëfim nën dritën e argjendtë të hënës”. Edhe më të habitur, ata e morën letrën në dorë dhe vendosën ta hapnin.>smiley>

Në letër, një dorë e shkujdesur kishte hedhur këtë tekst:>smiley>

“Kujtoja se kisha provuar gjithçka në jetë. Gëzimin, dhimbjen, hipokrizinë e ndyrë dhe kafshërinë njerëzore, xhunglën e përditshme në të cilën jetojmë, budallallëkun, injorancën… e pra, gjithçka që mund të gjesh në Shqipëri... Natyrisht edhe seksin. Kurrë në jetën time nuk e kam patur të vështirë të kem në krah një vajzë, qoftë kjo edhe më e bukura e shkollës për të cilën të gjithë linin kokën. Gjatë viteve lidhjet kanë qenë të shumta... Puthja e parë në kopësht ndaj një vajze shumë të lezetshme me sy jeshile, më pas klasa e tetë ku pata takimin tim të parë me seksin, simestri i parë i vitit të parë të shkollës së mesme, simestri i dytë, viti i dytë, i tretë, i katërt, i pestë... Më pas Fakulteti Ekonomik. Viti i parë, i dytë, i tretë... Kisha krijuar dalëngadalë në rrjedhën e viteve karakterin tim. Kisha filluar të dëgjoja që në vitin e parë të shkollës së mesme Jim Morrisonin, Janis Joplin, Creedence Clearwater Revival. Nën ritmet e muzikës së tyre hyjnore, fillova të shkruaj. Dalëngadalë shkrimet e mija filluan të binin në sy. Fillimisht në orët e hartimit e më pas nga botuesit e gazetave letrare më të mëdha. Fillova të botoj skicat e para. Më pas tregimin e shkurtër. Shumë shpejt kritika letrare më vuri re duke më cilësuar si një ndër të rinjtë më të talentuar. Ndërkaq shkolla shkonte mire, madje goxha mire. Kujtoja se dija gjithçka. Kujtoja se e dija ç’ishte dashuria. Mendoja se tashmë isha një ekspert, ndërkaq vajzat të cilat më vinin nga pas nuk ishin të pakta.  Kujtoja se e njihja dashurinë... >smiley>

Derisa një ditë, ashtu papritur, si rrufe në qiell të hapur, fati e solli të njihesha në fund të vitit të tretë me një vajzë. Ajo quhej S. Rastësia bëri që të ishim në të njëjtin grup për një leksion të caktuar. Ishte vetë S që u afrua e para. Shumë natyrshëm dhe shumë ëmbël. Fytyra e saj magjepëse bënte që sytë e mi te drejtoheshin drejt saj dhe vetëm drejt saj. Nuk ishte aspak si vajzat e tjera me të cilat kisha patur rastin të njihesha deri në atë moment. Kishte diçka shumë të veçantë, shumë të ëmbël në të gjithë qënien e saj. Ishte pak e shkurtër, me flokët e mbledhura topuz prapa kokës. Me një buzëqeshje magjepëse. S’kisha parë kurrë një buzëqeshje të tillë. Nëse më parë kisha një koncept abstrakt mbi hyjnoren, tashmë kisha mundësinë ta shikoja realisht sa herë që përpara syve më shfaqej S. Nuk mund të jetoja dot pa e parë. Nuk mund të merrja dot frymë nëse nuk isha pranë saj. Ajo ishte ajri që mbushte mushkëritë e mija. Nuk mund të jetoja nëse ajo nuk do të egzistonte. Dielli im lindte dhe perëndonte bashkë me të. Në çdo sekondë të ditës ajo kishte zaptuar mendimet e mija dhe në çdo sekondë të natës ajo ishte mbretëresha e ëndrrave të mija. Nuk mund t’i numëroj dot netët pa gjumë kur S kishte hedhur rrënjë në çdo cep të mendjes sime. Mezi prisja deri të nesërmen për ta parë në fakultet. Në çdo pushim midis orëve zbrisja në katin e parë dhe qëndroja duke vështruar morinë e studentëve që mbinin nga të gjitha anët. Zemra më rrihte si i marrë për çdo çast që kalonte. Derisa magjishëm si në ëndërr, porsi një ëngjëll shfaqej S. Dhe sa herë më kalonte pranë më hidhte atë buzëqeshjen e saj që mua më ngjante si çelja e njëkohshme e petaleve të mijëra trëndafilave... >smiley>

Ditët kalonin dhe më në fund ne të dy u lidhëm. Ishin momentet më të bukura që kisha kaluar ndonjëherë në jetën time. Gjithçka qe perfekte. Më kujtohet si tani hera e parë që buzet e mija prekën të sajat, që trupi im u shkri me të sajin. Ngrohtësia dhe ëmbëlsia hyjnore e atij kontakti mishtor më bëri të kaloja në ekstazë. Vetëm atëherë e kuptova se parajsa nuk mund të ishte më e mirë se ato caste. Që nga ai moment nuk mund të mendoja më për asgjë tjetër në botë. Vetëm për të... >smiley>

Derisa nje dite, kur dielli shkëlqente si kurrë më parë, ajo nuk erdhi në fakultet. Nuk erdhi as në vendin e zakonshëm në darkë, aty ku takoheshim cdo mbrëmje. U shqetësova. E mora mbi njëzet herë në celular. Asnjë përgjigje. Asnjë zile. Asnjë sms. U bëra si i çmendur. Me një frymë vrapova drejt shtëpisë së saj dhe i rashë derës me forcë. Asnjë përgjigje. Trokita përsëri, kësaj rradhe duke e thirrur në emër. Nuk u dëgjua as pëshpërima më vogël. Kur i kisha humbur të gjitha shpresat, papritur u dëgjua një kërcitje e thatë. Ishte dera përballë saj që po hapej. Prapa derës u shfaq një fytyrë. Ishte një grua e moshuar me flokë të thinjura. Pasi më hodhi një vështrim të shpejtë më pyeti: >smiley>

- Ç’kërkon mor bir?

>smiley>- Familjen G, - iu përgjigja i tronditur. >smiley>

- Eh mor bir... - psherëtiu plaka. - Nuk do të gjesh njeri aty. >smiley>

- Si kështu? - u hodha unë. >smiley>

- Ata nuk janë më aty që mbrëmë në darkë. Janë të gjithë në spitalin ushtarak. >smiley>

- Pse, ç’ka ndodhur, kush është sëmurë? - e pyeta me një zë të dridhur. >smiley>

- Eh mor bir... - përsëriti plaka. - Sikur të ishte kështu... Asnjë nuk është sëmurë... Vetëm se... >smiley>

Nga faqet i rrodhën dy rrëke lotësh. >smiley>

- Po ja, si të ta them... S nuk është mirë. >smiley>

- Çfarë? >smiley>

Pamja mu errësua në çast. >smiley>

- Ajo... eh mor bir... - përsëriti plaka. - Mbrëmë në darkë vajza e shtëpisë, S, doli dhe shkoi deri te dyqani poshtë pallatit për të blerë bukë dhe... >smiley>

Lotët nuk e lanë të mbaronte fjalinë. >smiley>

- Dhe më pas Ariani... Oh.... Më pas Ariani... >smiley>

- Ç’ka ndodhur, më thuaj! - ulërita unë si i marrë. - Kush është ky Ariani dhe ç’ ka ngjarë me S? >smiley>

- Eh mor bir... Ariani banon te shkalla tjetër. Eshte skicofren. Ka qenë i fiksuar pas S që kur ajo ishte e vogël. Megjithatë asaj kurrë nuk i thoshte një fjalë. Vetëm e vështronte... Unë e di, sepse nëna e tij është shoqja ime. Vjen shpesh këtu dhe qan hallet me mua. Ariani është i sëmurë mendor. Por nëna e tij kurrë nuk ka pranuar ta cojë në institut... >smiley>

Bota mu thërrmua në çast. Nuk e dija se ku isha. Me një lëvizje të shpejtë e zura për gryke plakën dhe i ulërita me sa fuqi kisha: >smiley>

- Çfarë ka ndodhur? >smiley>

- Eh mor bir... Mbrëmë kur ajo po kthehej nga dyqani ai i kishte zënë pritë. I kishte zënë rrugën dhe pa i thënë asnjë fjalë e kapi me forcë dhe e tërhoqi zvarrë në një cep të pandriçuar të pallatit. Më pas ... Eh mor bir... Më pas u hodh mbi të si një bishë e tërbuar. Por S, u tregua një trimereshë.  Për asnjë çast nuk lejoi që ai të kryente qëllimin e tij të ndyrë. U përpoq dhe luftoi fort dhe më në fund arriti ta çlironte gojën që ai ia kishte zënë me dorë. Dhe thirri me sa mundi për ndihmë, por në atë çast... Oh... Në atë çast, Ariani... Oh... Ariani u tremb dhe nxorri papritur një thikë. Dhe... Oh... E goditi mbi dhjetë herë në bark dhe në zemër derisa ajo nuk pati më fuqi për të nxjerrë zë... >smiley>

Policia erdhi me shpejtësi dhe të mallkuarin e kapën menjëherë. Oh zot, ndërkaq S ishte pa ndjenja. Më ngjethet mishi kur kujtoj si tani fytyrën e nënës së saj kur mori vesh lajmin. S e çuan me urgjencë në spitalin ushtarak. Unë tani sapo erdha që andej. Ajo është në reanimacion, por…  >smiley>

Nuk qëndrova më asnjë çast për të dëgjuar më tepër.  Me lotët që më rridhnin mbi faqe, u nisa menjëherë për në spital. >smiley>

Pas derës së reanimacionit gjeta të atin dhe të ëmën e S. Sapo u afrova ata ngritën sytë…>smiley>

 - Ti duhet të jesh E, - më tha i ati. >smiley>

- Po, - u përgjigja unë me lot në sy. >smiley>

- Më vjen keq, - u përgjigj ai i përlotur. - Por ato nuk mbijetuan dot… Sapo na e dhanë lajmin e kobshëm… >smiley>

- Ato … Kush ato? - pyeta unë në dënesë.>smiley>

Ndjeva se si zemra më rrihte me shpejtësi të shfrenuar.>smiley>

 - S dhe fëmija… - u përgjigj i ati me një zë të dridhur.>smiley>

- Fëmija?  - e pyeta unë si i tromaksur. >smiley>

- Po mor bir, - tha ai.  - Fëmija. S ishte shtatzanë prej 5 javësh… Vetëm dje e mori vesh edhe ajo…>smiley>

Që nga ai moment nuk më kujtohet më asgjë... Mbaj mend vetëm se si trupi im u plandos me forcë mbi pllakat e dyshemesë dhe më pas e gjeta veten në një shtrat të spitalit. Kisha qëndruar në gjendje kome për gati 3 muaj... >smiley>

                                                                 ***>smiley>

Pas muajsh të gjatë sorollatjesh gjykata e shpalli Arianin të paaftë mendërisht duke urdhëruar që ai të dërgohej në një institucion të specializuar. E zeza mbi të bardhë, në vendim thuhej se ai nuk kishte qenë i përgjegjshëm për veprimin që kishte kryer dhe kaq... Vetëm 5 vjet i mbyllur në atë institut për të paaftë mendorë dhe më pas do të kishte të drejtën e një rivlerësimi... Asgjë më tepër... >smiley>

Ky ishte dhe momenti në të cilin mora vendimin për ta vrarë. Jemi në Shqipëri dhe korrupsioni i ka hedhur rrënjët kudo, në cdo drejtim... Si rrjedhojë nuk ishte e veshtirë për mua që të hyja natën në institut dhe të gjeja dhomën ku mbahej Ariani. Kur hyra aty ai po flinte. Mbusha një kovë me ujë nga cezma që gjendej në dhomën e tij dhe ia zbraza me forcë në fytyrë. Ai hapi sytë. Ishte një pamje tmerruese. U duk sikur një kafshë prehistorike sapo kishte dalë nga Ferri. Sapo më pa filloi të zgerdhihej me të madhe. Nuk prita më gjatë. E lidha mirë e mirë me litar dhe i vura një shtupë në gojë në mënyrë që të mos nxirrte asnjë zë. Më pas me sharrën që kisha marrë me vete fillova nga puna. I preva fillimisht këmbët dhe më pas krahët deri në rrëzë. Gjaku shpërtheu duke spërkatur cdo anë të dhomës. Pastaj i mblodha gjymtyret e tij dhe ia vendosa mbi trup. Sytë i kishte të zgurdulluar por për çudi vazhdonte ende të zgërdhihej, a thua se kisha të bëja me vetë Djallin... Nuk prita më gjatë dhe e spërkata me benzinë. Më pas ndeza cakmakun që e mbaja gjithmonë me vete dhe e hodha mbi të. Nën nxehtësinë përvëluese të flakëve që përpinë menjëherë trupin e tij, dola nga ajo dhomë e mallkuar dhe u drejtova drejt kishës më të afërt. Rrëfeva para Zotit të gjitha mëkatet e mija të asaj nate dhe më pas u drejtova drejt urës së madhe të qytetit. U ula mbi parvazin e saj dhe fillova të shkruaj këtë letër që ju po lexoni. Pse­? -  do të pyesni ju. Për faktin e thjeshtë se jeta qenka shumë e çuditshme. Pikërisht siç ka thënë John Lennon, “jeta është ajo që ndodh kur ti je i zënë duke bërë plane të tjera...”. Kur e kam dëgjuar për herë të parë këtë shprehje të tij nuk kam qenë aspak dakort. Për vetë faktin e thjeshtë që njeriu mund ta ndërtojë jetën e tij ashtu siç do, vetëm nëse punon fort për të realizuar ëndrrat e tij. Por siç duket paskam gabuar. Dhe rëndë madje. Jeta qenka kaq absurde... >smiley>

Tani, pasi ta palos këtë letër dhe të vendos mbi të dy trëndafila, njërin për S dhe tjetrin për mua, po hidhem mbi ujë për të shkuar në Ferr. Më prit o Satana, erdha...”>smiley>

Këtu letra e çuditshme përfundonte. Disa pika loti i shpëtuan asaj pa dashje nga sytë bojëqielli. Edhe ai ndihej i tronditur dhe si i përhumbur. Megjithatë nuk e dha veten para saj. Me kujdes ia mori letrën nga dora dhe e vendosi në vendin ku e kishin gjetur, poshtë dy trëndafilave. Vuri edhe gurin që era të mos e flakte tutje. Ndoshta të tjerë mund ta lexonin. Pasi mbaroi punë, u afrua pranë saj. Ia fshiu lotët e argjendtë nga sytë e mrekullueshëm bojëqielli dhe e puthi me shumë zjarr në buzë. Më pas e shtrëngoi fort pas vetes dhe filluan të ecnin. Dalëngadalë, zhurma e lehtë e hapave të tyre sa vinte e bëhej më e dobët deri sa u zhduk plotësisht. >smiley>

Por c’u bë më vonë? C’ndodhi me shkruesin e letrës? Këtë gjë ata të dy sigurisht që nuk mund ta dinin. Në të vërtetë historia nuk mbaronte këtu. Ja se cfarë ndodhi në momentet kur rrëfimtari misterioz u zhduk mes valëve të lumit nën dritën e argjendtë të hënës:>smiley>

“Mushkëritë po fillojnë të më mbushen me ujë. Nuk jam më i zoti të marr frymë. Pamja po më errësohet... Eshtë shumë ftohtë... Tani u bë errësirë. Errësirë totale... Nuk mund të shoh më asgjë... Nuk mund të mendoj më… Eshtë… Errësirë... Qetësi… Hiçi… >smiley>Oh ç’zhgënjim... Jeta e përtejme paska qenë thjesht një iluzion i kotë. Nuk paska të paktën as Djall… >smiley>Paskam qenë thjesht një bulëz uji në Oqean në pritje për të avulluar drejt asgjësë, drejt Hicit. Në pritje për t’u bërë ushqim për krimbat dhe asgjë më tepër. C’trishtim... >smiley>

Por... Oh... Ç’po ndodh kështu? Ç’është kjo dritë e bardhë, kaq e fuqishme në fund të errësirës? Oh Zot! Eshtë e pamundur! Një qetësi hyjnore, paqe e pa ndjerë kurrë më parë... Re të bardha... Engjëj... Dhe kush është aty në fund? Me një profil të njohur? Eshtë… Oh Zot! Eshtë S që po më fton ta arrij sa më parë me buzëqeshjen e saj! Eshtë… Kaq absurde! Eshte kaq… E mrekullueshme! Oh Zot… Qenkam në parajsë”.

>© Egid Benussi. Te gjitha te drejtat te rezervuara.smiley>>smiley>

21 Komente

Well, si jetim me duket ky shkrimi. Asnje vizite, asnje koment, asnje mahnitje. Ka mundesi qe ky Egidi te mos kete asnje shok apo shoqe ketu.

OK, po i them dy fjale, pa hile.

Fillimi, mire. Premtonte. Thashe me vete "do ta ndjek, kushedi c'do me mesoje". Pershkrimi i dashurise me S., sorry por duket tejet e vjeteruar, pershkrime klishe sic perdoren gjithandej, pa asnje origjinalitet.

Klisheja tjeter : sa here jemi ne nje pallat, kur i bie deres ku ke pune, GJITHMONE hapet dera perballe dhe kush del ? Nje plake, GJITHMONE ! Plaka eshte GJITHMONE zemermire dhe leshon ca mallkime dhe psheretima.

Pastaj, cudia e rradhes : plaka thote qe askush nuk eshte semure. Lexuesi nenkupton qe interesat jetesore jane te paprekura per te gjithe personazhet (shyqyr Zotit). Por ca rreshta me pas, mesojme se tjetra ka ngrene nja dhjete thika ne bark. Heu, bre !!!

Pastaj futemi ne nje riprodhim lojerash video ose filmash trash (natyrisht shoqeruar me rebele engjellore te tipit Janis Joplin - rrofte tymi !), gjaku rrjedh ngado, etj. etj. Dhe ke, keshtu ? Nje cope idioti, qe as nuk e merr vesh pse po ia bejne kete, ngaqe eshte idiot, i gjori.

Shkurt, kete tekst mund ta quaj nje masaker te idese aq te bukur te "doreshkrimit te gjetur" (Cervantes, Potocki, etj).

Gjithe ky shkrim per te gjetur se cili eshte me i semure se tjetri.

Padyshim nuk eshte Ariani.

jo lumidrin, nuk eshte ai qellimi i gjithe atij shkrimi. qellimi eshte ai qe kam thene ne komentin e pare. mos i lexo kaq ceket shkrimet e te tjereve. smiley

 

hi nodhteshtatsh smiley

persa i perket paragrafit te pare, mesa duket jo te gjithe perdorin shoket/shoqet e tyre per te mbushur me komente shrkimet e publikuara... nese edhe ky eshte nje forum/blog ku te gjithe mbeshtesin shoket/shoqet atehere qenka vertet humbje kohe te postosh ketu...

se dyti, flm per dy fjalet pa hile qe me the. (qe i bie te jene realisht 5 paragrafe pa hile).

Me pak fjale, thelbi i idese ketu eshte "Jeta eshte ajo qe ndodh kur je duke bere plane te tjera" dhe ndikimi qe kane keto ngjarje ne jeten e njerezve.

Gjithsesi do isha kurioz te lexoja ndonje shkrim tendin qe te shikoja se sa bukur e perdor origjinalitetin qofte ne lidhje me dashurine, qofte me cdo gje tjeter. Apo ti di vetem te besh komente? smiley

Zj. ose Z. Benussi,

Do te shpjegohem ca me tej qe te mos t'ju ngelet dhe me ngelet peng.

- Fillimi i historise eshte pershkruar mire. Dy paragrafet e para e ndjellin lexuesin. Nuk them se eshte nje fillim i shkelqyer (ca fjali mund te ndertoheshin ndryshe) por ama eshte fillim qe premton.

- Ideja e pershkrimit te dashurise nga dikush qe eshte donzhuan, dmth qe nuk e ka fare problem te kete cilendo femer, por qe megjithate e ndjen veten fare te vockel perballe nje femre e cila ushtron nje pushtet te padukshem ndaj tij, edhe kjo ide qendron.

- Problemi eshte se ky pershkrim i kesaj dashurie nuk ka ndonje origjinalitet. Nuk them se eshte plotesisht faji juaj. Ju keni faj vetem pjeserisht. Sepse dashuria eshte dicka qe e kane jetuar te gjithe, e qe e kane jetuar NJELLOJ, por puna eshte se te gjithe kujtojne se e kane jetuar KREJT NDRYSHE nga te tjeret. Kur dikush dashuron, atij i duket se eshte i zgjedhuri i universit, dhe i dashuruari te can koken me gjera te rendomta, te cilat tregohen nga ai si gjera absolutisht te reja, te pandodhura me pare.
Faji juaj eshte se ju keni rene pre e ketij BESIMI te patundur te te dashuruarit ne VECORINE e paperseritshme te tij. Ne letersi, duhet bere me teper kujdes qe kjo dashuri te paraqitet vertete si dicka UNIKE dhe te pajetueshme nga asnje tjeter. Shkurt, eshte shume e veshtire te shkruash mbi dashurine dhe te mos biesh ne gjera te rendomta.

- Pastaj teksti shembet ne dicka pa krye. Klisheja e fqinjes plake me ofshamat dhe mallkimet e saj, fjalet e saj qe "Asnje nuk eshte semure... vetem se..." jane fjale te denja per nje mendje djallezore tip Scary Movie, me nje fjale, humor i tepert per kete plake.

- C'eshte dashur te thuhet permes masakrimit qe i behet idiotit te lagjes ? C'ide eshte percjelle me kete ? Cfare mendimesh i kalonin neper koke personazhit kryesor ndersa vepronte si nje kasap me idiotin e gjore, qe i shkreti eshte krejt pa faj (ngaqe i papergjegjshem) dhe as qe nuk merr vesh perse po ia bejne kete rrjepje te mirefillte ?

- Ju thoni se "jeta eshte keshtu sic eshte, ndersa ju beni plane te tjera". OK, jam shume dakort. Por nuk e kuptoj shume lidhjen e kesaj me tekstin tuaj. Ju jeni duke ecur me te dashuren. Po beni planet per martesen, per sa femije do te keni, sapo keni marre celesat e shtepise se re, dhe nderkaq, bum ! nje rrugac perplas me makine te dashuren tuaj dhe ajo vdes. Cfare ndodh ? Nga pikepamja letrare, ky eshte nje rast i mire per te vene ne dukje qe njerezia eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me njeri-tjetrin. Dhe kjo mund te ftillohet permes refleksionesh te brendshme mbi fatalitetin dhe brishtesine e jetes. Por jo qe tjetri te shkoje te mprehe hanxharet dhe ta beje sallate shoferin rrugac. Cfare deshirohet te shprehet me kete sallator ?

Mos ndoshta ideja qe ky personazhi kryesor, duke qene se ka qene gjithnje i perkedhelur nga jeta (femra sa te duash, puth andej e puth kendej), ai nuk mund ta mendoje fare deshtimin ? Kjo eshte kerkuar te thuhet ?

Dhe e fundit, vertete shkojne ne parajse ata qe bejne sallate nje idiot ? Vertete djali dhe vajza do te takohen ne parajse, dhe djali do t'i thote vajzes qe ta mora hakun, dhe se ate idiotin e griva fare ngaqe te doja ty aq shume ?

Gjera te veshtira keto, Zj. apo Z. Benussi.
___________________________

Ketu jam i "ftuar" per te bere komente. Gjithandej po flitet per nje emision famemadh te quajtur "Opinion". Ja dhe une ne emisionin tim. Kur te me ftojne per t'iu rrefyer dashurite e mia origjinale, do ta bej dhe kete. Sic e sheh, cdo gje ne kohen e vet.

Sot, e enjte 26 mars 2009, une bera nje koment. Qofte levduar Jezu Krishti. Amen !

si melodrame, nuk eshte e keqe. vetem se me duket qe autori/a e ka derdhur tere arsenalin e tij/saj duke u perpjekur te preke lexuesin.

e keqja eshte qe elementet jane hiperbolizuar kaq shume sa pjesa behet qesharake ne vend te te preke. psh.

1. mashkulli i pikuar nga qielli, prototipi i heroit pozitiv, dhe i kerkuar shume nga femrat

2. femra e pikuar nga qielli, e qashter, e dlire dhe e paprekur me pare.

3. dashuria e tyre prekese dhe e papare ndonjehere.

4. trendafilat blu e te bardhe ne mes te shkurtit.

5. Ariani. Si ka mundesi qe i dashuri nuk e di qe Ariani eshte i fiksuar pas saj? ne gjithe ato kohe dashurie e ndenjie sebashku, si nuk eshte dukur ndonjehe rreth e rrotull ky Ariani? i bie 5 jave shtatzani (ta zeme se e zune me heren e pareA), dhe ja dhe nje muaj dashuri platonike me pare. ku ishte Ariani aso kohe, kur heroi percillte te dashuren ne shtepi? Pse Ariani vendosi ta sulmonte S. pikerisht kur ajo vajti te blente buke e jo me pare a me pas?

6. spitali dhe pritja e familjes. si ka mundesi qe babai nuk e shqep ne dru kete dashnor qe e ka lene te bijen shtatzane pa u fejuar me te me pare?

7. heroi kryesor ne koma? nen cilen gjendje shendetesore hyn kjo? te pakten te perdorje gjendje katatonike...

8. shkuarja drejt parajses dhe fytyres se S...nuk ka nevoje per koment.

e vetmja gje qe me pelqeu, ishte pershkrimi i vrasjes se Arianit. Te keshilloj te shkruash me shume Horror se paguhet njesoj, dhe ti i ke aty prirjet me te mira.

suksese!

 

"Si jetim duket ky shkrimi ketu.............................................ka mundesi qe ky Egidi te mos kete asnje shok apo shoqe ketu"

I ke rene ne koke 97 megjithemend keshtu duket.

Sa per shkrimin qe ka shkrojtur pa i hyre fare analizave(qe ne i kemi si buka me djathe) une e lexova dhe me thene te drejten me pelqeu.

E them kete se qe ne fillim deri ne fund shkrimi me beri per vete dhe per mua kjo do te thote qe ne krahasim me disa shkrime te tjera (pervec dy tre autoreve) qe disa "shoqe" dhe "shoke" na servirin ketu ky i Egidit eshte me i arrire.

Rralle here nuk qelloj ne shenje. Edhe kur dal huq, kete e bej qellimisht.

Nuk kam thene asgje ne lidhje me te ardhmen e Benussit. Ndoshta ai (ajo) eshte ne kerkim te vetvetes, ne kerkim te formave letrare qe i shkojne me shume. Dhe, ne kete kendveshtrim, keto kritika duhen marre ne kahun pozitiv. Po te ishte puna qe Benussi eshte nje shkrimtar i mirenjohur, atehere do t'i thosha se nuk e kuptoj si eshte bere kaq i njohur. Por shpresoj qe Benussi te jete ne hapat e pare, dhe keto fjale nuk do t'i bejne keq.

Jo se mendimi im ka ndonjefare rendesie, aspak. Por puna eshte qe Benussi te mesohet te mbijetoje ne nje bote te poshter ku ka dhe egersira dhe shpirtzinj si puna e 97-es qe nuk kenaqen me asgje. Edhe kjo do te jete e nevojshme per mbushjen e pervojes se tij apo saj.

Dhe me kaq, si lexues i thjeshte, i uroj Benussit suksese dhe shume fat.

Blete po ti marrim te gjitha pikat qe ti thua dhe ti punojme do te duheshin te pakten 25 faqe format A4,gje qe te cilen zonjusha ose zoteria na e ka permbledhur vetem me nje faqe. Meqe ra fjala Blete ti nuk hyn tek ato dy tre qe une permenda me siper.

Emigrant, eshte speciale tregimi i bletebzz,per te vetemen arsye se i jep nje shans plakut te rinjallet!!   lol, e bukur !

artian, nuk eshte pune plaku. Vertet them. Per mua ka shume art ajo pjese. E ka qare!!! Eshte bere, mire apo keq, nje pike referimi me te cilen une i krahasoj gjithe prurjet e autores.

Emigrant,arti buron atje ku buron dashuria,ndjenja, pa keto nuk ka bukuri,ai shkrimi i bletezz eshte art sepse brenda ka dashuri,ndjenje! pershendetje!

flm, aero smiley

por te kthehemi tek shkrimi, me thene te drejten me duket si shume elementesh klishe te ngjitur rremujthi se bashku. ndonese nuk jane ngjitur keq, nuk jane ngjitur as mire.

mua me pelqen letersia konsumeriste. e lexoj me deshire, bile ka edhe shkrimtare mjeshtra te saj. por ata kane mesuar qe "gjella me kripe, e kripa me karar". kjo pjese me duket e tejkripur.

gjithesesi mendimi im.

Pershendetje te gjitheve!

Se pari, faleminderit per komentet. Natyrisht eshte shume e vertete qe komentet qofshin negative qofshin pozitive vlejne shume.

Se dyti, meqenese nuk e paskeni te qarte, titulli eshte Z dhe jo Zj smiley

Se treti, nuk pretendoj se jam shkrimtar por thjesht nje njeri qe me pelqen te shkruaj, per vete faktin qe nuk jam diplomuar per letersi por per nje fushe tjeter larg saj dhe shkrimi eshte pasion dhe jo profesion ne rastin tim smiley

 

 

Duket qe mund te shkruash, por subjekti ama... t'i ka thene te gjitha 97. Ajo skena e vrasjes se "skizofrenit" ama eshte brutale fare, nuk i gjen dot shpjegim reagimit po aq "skizofrenik" te vrasesit, dhe nuk ka te beje fare me letersine. 

ka apo jo te beje me letersine ajo skene, kjo eshte nje ceshtje qe secili e mendon ne menyra te ndryshme. sikur ka ikur koha e skematizimit te letersise kam pershtypjen, ku shkruhej vetem cka eshte "e mire"  smiley

ne nje fare menyre, ideja e skenes se vrasjes ka patur per qellim te tregoje reagimin shume absurd te nje pjese jo te vogel njerezish qe jetojne ketu te cilet jane teper agresive dhe nese u bie ne qafe hakmerren ne menyra jo-ligjore duke mos dashur t'ia dine per asgje...

 

Mire, nuk desha te te tregoj se cfare eshte e mire apo e keqe; kjo eshte shume subjektive dhe skemat nuk me pelqejne as mua; problemi eshte se si vijne personazhet tek lexuesi (pra duhet pare dhe perspektiva e tjetrit). Nqs personazhet trajtohen si skema ("skizofreni" vret e perdhunon, sepse eshte "skizofren&quotsmiley, kete nuk mund te kaloj pa e vene re. Kurse ndjenja e e hakmarrjes eshte e perbotshme (megjithese e denueshme) dhe fundja njerezore. Nuk e kisha ketu problemin! Gjithsesi e them dhe nje here qe shkruan mire (perdorimin e fjales, rrjedhshmeria e fjalive), keshtu qe "keep it up".

Egid sapo e lexova. eshte ok, por (per shijet e mia), kjo mu duket pak klasike si histori. Shpresoj te te rilexoj. 

s'e di ca t'them vallahi, me pelqeu ky tregimi kshtu si lexim, dmth po ta shohesh si kshtu tip peralle atehere eshte e lezetshme edhe simpatizoj me ate idene e jetes qe ndodh nderkaq qe ti ben plane.. por si tregim nuk e di.. varet dmth ku e ben dallimin midis peralles e tregimit... sepse si peralle me duket me teper e realizuar se si tregim.. dmth se vetem n fund kam problem se kam pershtypjen se S-ja duhet te ishte duk e pritur kete me nje motorr papaq me shporte para qe te mbushnin me luleshtrydhe... do ishte me e bukur kshtu mendoj sepse do i jepte edhe nje dimension tjeter komik qe do sillte ne vemendje edhe zerin e naratorrit subjektiv qe do e shpetonte edhe prej imperativave morale ose dicka e tille, te peralles..... dhe nderkaq do i jipte shije artistike tregimi.

per mendimin tim shkrimi ka nevoje per ironine ose satiren.... sidomos ne pjesen e fundit ku shkruhet (lexo thuhet) se cfare "ndodh ne te vertete"... come on... this is asking for trouble... i kujt eshte ky ze qe po na thot se c'ndodh ne te vertete kur na flet per parajsen? zeri i narratorit Omniscient.. i cili ne kete rast merr zerin e Zotit Omniscient... a eshte Zoti ky? eshte shume e cmendur fare ne kulm dmth... por JO.. eshte zeri i nje Perallisti! Dmth kjo eshte peralle.. por si mund te jete peralle sepse paska moral qe nuk shkon... se ke parasysh... edhe ne peralla mund te shkosh ne parajse por smund te shkosh duke vrare e sakatuar skicofrene ose cfare do.. kshtu qe ky tregim i paperfunduar ka nevoje se sben per nje papaq ne fund me kosh te bardhe se ndryshe nuk funksionon...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).