Regina nga Gërdeci

Vras mendjen shpesh sesi ndihen familjarët e viktimave të Gërdecit teksa një vit pas tragjedisë vazhdojnë të shohin fytyrat e Mediut dhe kolegëve të tij që shëtisin ekranet e pacipa shqiptare. Vras mendjen sesi ndihen ata që kanë humbur përjetë të dashurit e tyre, ç'inat u zjen në shpirt, çfarë mllefi ushqen zemra e tyre e lënduar, si u erren sytë nga ndjenja natyrale e dëshirës për t’u hakmarrë? Si heshtin? Si e kalojnë çdo ditë? Si e  përmbajnë dhimbjen? Si e vazhdojnë jetën?

Një përgjigje e kam kërkuar edhe sot.

Sot kam takuar një nga fëmijët më të bukur në Shqipëri. Një ndër më kurajozët. Një ndër më inteligjentët.  Ajo është tetë vjeç dhe quhet Regina. Është një princeshë e vërtetë. Fytyrën ia shënojnë vraga të dukshme dhe krahun e djathtë e ka humbur atë ditë të zezë të 15 marsit. Dhe është e bukur. Me ato bukle të verdha flokësh dhe ato sy blu kristal nuk kishte si ta bënte Zoti më të bukur. Regina dëshiron të bëhet doktoreshë.

A ia ka thënë njeri ish-doktorit Sali Berisha këtë gjë? A ia ka thënë njeri që në një shtëpi fshati ekziston një vajzë e vogël që shkruan me dorën e majtë që është kujdestare klase? Që do të bëhet mjeke? A do të ishte bërë dot mjek zoti Berisha pa krahun e djathtë? A do të ishte bërë dot kryeministër? E pra Regina do bëhet. Do bëhet c’ti dojë zemra e saj. Pavarësisht se shpërthimi kriminal i Gërdecit ia vodhi krahun e saj të brishtë.

Dritani është një baba i ri dhe kurajoz i cili ka dhe ai një princeshë tetëvjecare e cila qan sa herë babi niset në Itali për të ndërmarrë operacionin e rradhës me shpresën se do t’i rikthehet ecja normale. Të dyja këmbët e tij nuk funksionojnë. Dritani është i detyruar të rrijë shtrirë në shtëpi ku cdo ditë e ndjekin buzëqeshjet inkurajuese e trimërore të nënës së vet dhe të babait që e shoqëron në Itali.

Gjyshja e Reginës përlotet. Nusja e Dritanit përlotet. Ato nuk harrojnë. Me zërin e dridhur dhe sytë e përhumbur tregojnë ditën që ua ndryshoi jetën e mëparshme.

Lotët e tyre janë dhe lotët tanë. Dhimbja e tyre është edhe jona. Kujtesa e tyre duhet të jetë dhe jona. Protesta e tyre është e heshtur. Protesta jonë nuk duhet të jetë.

25 Komente

Gerdeci eshte krateri vdekjeprures i kesaj maxhorance aktuale, pjelle e jona por e bome lanet per pafytyresine dhe paaftesine e tyre qe treguan ne qeverisje. Turp!

Alba, vertet qe me preke me kete shkrim. Sapo lexova ne Top-Channel qe dosja do shkoje ne gjykate brenda dates 17 Mars. Do te doja shume qe pergjegjesit  te merrnin denimin e merituar se me ato fytyrat e tyre qe ngerdheshen te paprekura nga ajo qe ndodhi me vjen turp nga keta monstra qe na drejtojne e na perfaqesojne.

Ceshtja eshte qe te mos vazhdohet me kete nekro-politiken.  Humbi jeten aksidentalisht Trebicka, vuuu opozita ne shesh se vrane nje deshmitar.  U vertetua se ishte aksident, opozita hengri turpin me buke dhe arkivoi ne sjelljen e saj, talljen me njerezit.

Tani ne nje shkrim populist, megjithese dobet, kjo vajza luan me viktimat por edhe me te gjithe qytetaret e tjere duke shfrytezuar kete tragjedi per propagande elektorale.

Vetem keto dy ditet e fundit, dy persona shkaktuan kasaphane ne Amerike dhe Gjermani.  I pari vrau 10 persona dhe i dyti 15.  Por askush nuk ben atje sic ben opozita e Edi Rames.

Ceshtja Gerdeci, eshte hetuar nga prokuroria dhe po shkon ne gjykate, a nuk mund te heshtim dhe leme drejtesine te flase?

Pergjegjesit te marrin denimin qe meritojne, ata qe mund te kene bere korrupsion apo ata qe nga pakujdesia shkaktuan kete shperthim.

 

Po le menjane rastin e Gjermanise, se s'ndodh shpesh, por ne US, kur ndodhin menxyra te tilla, behet politike qe c'ke me te.  Dhe sterdiskutohet Amendamenti i Dyte, kufizimet etj dhe PD-PR bejne sherrin e zakonshem (e para per me shume ristrikte, e dyta kunder.)  Bile, bile, behen dhe filma, dhe dokumentare (Michael Moore) qe bejne miliona, e qe marrin Oskar. 

Qe do behet politike dhe ne Shqiperi, s'diskutohet.  Jemi ne kohe zgjedhjesh, dhe vazhdoj te habitem pse habiten gjindja.  Po qe te flasin per moral njera ane apo tjetra, dhe te ngrene njeri me lart se tjetri pishen a kandilin, s'ua ka njeri per borxh.  Artikull pacavure (Panorama)!  Clinton mbase s'ishte mire nga morali (JFK, FDR etj) por s'qahej njeri ne kohe te tij.  Bushit i rrofte morali i nelt ... nejse etalone per "tabloids."

Ndersa per artikullin me lart, derisa fajtoret s'jane ne pranga por bredhin kafeneve, mediat kane te drejte te pellasin sa te duan. 

 

O Polic, ashtu sic e ke mendjen ashtu ke zgjedhur dhe emrin ketu. E di ti qe perdorimi i nofkave apo me mire pseudonimet, jane shume te pershtatshme me vete natyren e njeriut? Je vertete si ato policat e barcaletave.

Kjo tema e ketushme eshte vertete nga me te dhimbshmet e gjithe Shqiptareve. Ajo vajza e vogel nuk ia kishte asnjerit per borxh qe ta gjymtonin perjete dhe tia vershtiresonin arritjet e enderrave te saja ne jete. Mjafton te shohesh kete vajze dhe te ndjesh nje urrejtje te madhe pe te gjithe ju injorantet e Saliu qe nuk kini as sy e as veshe te perjetoni realitetin ashtu sic eshte.

Sqarojme shpejt e shpejt:  debati ne Amerike behet per kontrollin e armeve dhe nuk akuzon kush administraten ne kohen e masakres se e ka bere ajo, apo se ka marre para nga ata qe e kane bere.

Debati per kontrollin e armeve eshte dicka tjeter ne USA.

Edhe ne Gjermani shkakton debate te tilla per sa ju perket rregullave te posedimit te armeve, sic ka pasur edhe ne vendet nordike kur ka pasur raste te tilla, por nuk ndodh qe opozita te mbushe sheshet pse nuk e parandaloi qeveria ne detyre.

Ka gjithcka mase dhe menyren e duhur.  Ndersa debati per kontrollin e armeve, sidomos ne Us eshte muhabet tjeter.

1. Ministria e Mbrojtjes deshtoi ne kontrollin e vendndodhjes e fabrikes se zberthimit te armeve dhe nuk mbikeqyri kushtet e sigurise gjate punes.

2. Ministria e Financave deshtoi ne kontrollin e punes ne te zeze dhe ne nje fabrike me 200 veta vetem njeri ishte i regjistruar. Ne vendin ku Kryeministri deshiron te regjistroje dadot tek e tek neper shtepi, Ministria e Financave s'kontrollon dot 200 punetore te mbledhur se bashku 6 dite ne jave.

3. Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta deshtoi ne parandalimin e punesimit te femijeve ne nje fabrike zberthimi armesh.

 

Te pakten 3 ministri te kesaj qeverie deshtuan ne punen e tyre duke sjelle si pasoje vdekjen e 26 vetave, plagosjen e qindra te tjereve, shkaterrimin/demtimin e mijera shtepive, demtimin e dhjetera sipermarrjeve. Kryeministri jone qe di se cili deputet i opozites ka mangut nje pjese te trupit me madhesine e nje kokerre arre, nuk e di qe tre ministri te tija deshtuan, s'e bene punen dhe sollen si pasoje nje nga tragjedite me te renda te ketij vendi.

Qe viktimat e Gerdecit duhen perkrahur nga qeveria kjo nuk do  mend dhe me sa shohim qeveria po i perkrah.

Por qe keto viktima te perdoren per fushate elektorale kjo eshte kriminale dhe ata qe e bejne kete jane me keq se kriminelat e kesaj tragjedie.

Opozita e Edi Rames me sa duket vetem Gerdecin ka si alternative ndaj mazhorances ne pushtet.Ishalla gaboj por kjo nuk me duket as alternative dhe as mencuri.Nuk mund te te votoje populli ty me kete lloj alternative.E pate ne Kashar qe eshte komshi me Gerdecin ne zgjedhjet jashte rradhe ku nuk moret as 30%.

Shqiperia  ka nevoje per qetesi dhe stabilitet .Ne kete rast me e mencura eshte qe duhet pritur me gjakftohtesi  qe drejtesia te thote fjalen e vet.Nese ben kete opozita fiton me shume pike ne syte e njerezve sesa duke derdhur lote krokodili per viktimat e kesaj tragjedie.

O polic ti nuk ke cfare te sqarosh nje gje qe ti nuk e kupton.

Ngjarjet ne Amerike dhe Gjermani ndodhen nga njerez labile dhe me probleme mendore dhe kerkonin te hakmerreshin kundra te tjereve, kur problemin e kishin ne veten e tyre. Kesisoj ngjarjen ka patur dhe do te kete gjithnje.

Ngjarja e Gerdecit ishte nje masaker shteterore. Masaker e kryer nga vete njerez te mbuluar nga pushteti qe per te arritur ne pasuri te madhe nuk kursyen as jete njerezish. Ngjarja e Gerdecit eshte nje prodhim i shtetit te kapur nga njerez mafioze.

Por si gjithnje duhet te ndodhi nje gje banale apo e rende qe te dalin ne pah veprimet mafioze te kryera nga njerez te caktuar.

Vete Saliu me familjen e tij eshte i perlyer komplet me balten e korrupsionit te Gerdecit.

Per ngjarjen e Gerdecit as ferri nuk eshte i mjaftueshem per denimin e shkaktareve te tij.

 

Masat administrative te qeverise per shperthimin e Gerdecit:

1. Ministri i Mbrojtjes dorehiqet nga posti dhe shumica i heq imunitetin per t'u hetuar lirshem nga Prokuroria.

2.  E gjithe kupola drejtuese e ushtrise shkarkohet dhe zevendesohem me te rinje.

Kjo eshte ministria e linjes qe kishte barren kryesore.

Puna e ministrive te tjera lidhet me informalitetin qe ka qene dhe eshte i pranishem ne Shqiperi.

Qeveria propozoi nje reforme ne sherbimet inteligjente te vendit qe me Gerdecin deshtuan plotesisht, jo vetem qe nuk u pranua nga opozita, por filluan akuzat se kerkon Berisha te kontrolloje institucionet.

Qeveria ka bere te gjitha ato qe duhen te behen, pjesetaret e sektit te Erion Veliajt, le te flasin se nuk i beson kush. 

Masat "administrative" te qeverise:

1) Ministri Mediu jep doreheqjen me date 17 mars. Parlamenti i heq imunitetin 3 muaj me vone pasi Kryetarja e Kuvendit fillimisht i "tregon vendin" Prokurorise.

2) Partia Republikane humbet Ministrine e Mbrojtjes dhe "demshperblehet" me Ministrine e Shendetsise.

3) Qeveria dhe shumica ne Kuvend kalojne nje ligj me ane te te cilit detyrojne kryehetuesin e Gerdecit te japi doreheqjen.

4) Kryeministri Berisha udheton bashke me z. Mediu ne Washington per te takuar perfaqsues te larte te qeverise Amerikane.

 

 

""Qe viktimat e Gerdecit duhen perkrahur nga qeveria kjo nuk do  mend """".....Qe s'do mend kjo qeveri kete e dine te gjithe . I mjafton Polici me Leftin qe jane Solidare me Qeverine . Ashtu Polic,  me Gjermanine dhe Kanadane , ne rajon e me gjere se keta s'marin vesh. Germo ku ka te vrare e te gjymtuar se ajo eshte propogande . Jo si keta te Edi Rames duan te shfrytezojne GERDECIn qe me duket se eshte ne Shqiperi. O ti rrosh fakultetit te Histori -Gjeografise dhe propogandes se Berishes .Vecem pyet edhe ndonje qe merret me matematike se ne dy vende te vogla jane vrare KOT 25 vete...ndersa ne Shqipri (keshtu quhet ai vendi madh) jane vrare 26 dhe nga QEVERIA.... Ne ato vende me duket se vrasesi eshte asgjesuar pa ardhur koha e propogandes elektorale. O Tu mpifte mendja nga budallalleqet qe bije si shembull. Le qe ci do mend ti me qeverine . Keshtu thote nje nga tuajt smiley

Per pjesetaret e sektit te Erionit:

1.  Puna e Mediut eshte e mbyllur, dorehiqet, i hiqet imuniteti pas procedurave qe marrin kohen e nevojshme ne cdo parlament demokratik dhe tani eshte ne dyert e gjykates.

2.  Nuk kam degjuar ndonjehere per fajesi kolektive, edhe sikur te jete Mediu i fajshem nuk ka ndonje ligj qe ben partine e tij te fajshme.

3. Ligji i lustracionit, me sakte shporrjen e spiuneve dhe xhelateve te diktatures nga institucionet e shtetit, ka qene i propozuar shume kohe para se te hapej hetim per Mediun. 

A nuk ka prokurore te tjere te hetojne Mediun pervecse ketyre qe kane lidhur me tela me gjemba dhe terhequr zvarre shqiptare ne kohe te komunizmit?

4.  Mediu eshte i pafajshem dhe qytetar i lire deri kur nje gjykate te thote te kunderten.  Por edhe akuzat qe ka bere prokuroria kunder tij jane qesharake. 

O Polic,  po paske qene me i poshter se Saliu more kriminel i felliqur. Si nuk tu dhimbs ajo vajze dhe ata njerez qe u vrane, guxon dhe flet ne ate menyre!

Per pjestaret e sektit te trushkulurve:

1) Mediu dorehiqet, partia e tij "demshperblehet", Mediu mbetet kryetar partie, ne zgjedhjet e ardheshme do te jete ne koalicion e liste me PD-ne, do behet prape deputet, prape privilegje, jete te rehatshme, kosto afatgjate zero pavarsisht deshtimit ne drejtimin e ministrise se tij, pavarsisht korrupsionit aktiv, ose ne rastin me te mire, pasiv.

2) Ne Shqiperi jo vetem qe s'ka fajesi kolektive por s'ka as fajesi individuale. 3 ministra deshtuan, vetem njeri u "ndeshkua" duke dhene doreheqjen. 2 te tjere vazhduan te punojne pavarsisht se njeri prej tyre u cilesua me vone si njeri me konflikte interesi.

3) Kryeministri di se cilat pjese te trupit i mungojne deputeteve te opozites por s'di se ku eshte Gerdeci pavarsisht se baxhanaku i punonte atje. Ama ai, dhe ithtaret e tij e dine qe akuzat ndaj Mediut jane qesharake.

4. Jetojme ne Shqiperi, ne keto caste ne nje kanal flet nje cift prinderish qe i ka vdekur femija se ju dogj mbi 65% e trupit, ne kanalin tjeter flet ai i "gjithedituri minus Gerdecin".

Detar enveri ku eshte, se ferri jo e jo nuk ka vend per krimet e tija?

Ta perdorim gerdecin per politike. aksioma e pare.

Dosjet jane politke. kunder aksiomes se pare.

Dy aksioma te njejta, me kahe te kunderta eshte "Idiotsi +poshtersi = shkerthateci.

Kjo eshte e majta Shqiptare.

 

E veshtire te merret vesht se ç'fare kerkojne Shqiptaret.

Kur u vra vajza 4 vjeçe me 12.7 d.m.th. plumbi me i madh se zemra, kush pyeti, Ramizi nuk dinte asgje.

Ne, nuk dinim asgje.

Si eshte e mundur se dime gjthçka per Gerdecin?

 

 

Lumidrin, se ku eshte Enveri, pyet me mire Saliun sepse ai eshte djali i tij.

Saliu metodat e Enverit dhe te Ramizit po perdor. Nuk kane ndonje ndryshim te madh se nga e njejta shkolle komuniste kane dale. Vetem me nje ndryshim qe Saliu eshte akoma me i eger se te meparshmit.

Ju te verberit e Berishes, cdo gje qe ndodh ne Shqiperi kunder korrupsionit e quani fushate politike dhe eshte vetem per te ulur "meriat" e arritura te kesaj qeverie. Ju jeni aq te verber sa Saliu cdo dite sapunin per djathe po ua shet dhe akoma ju bertisni per me keq se nje here e nje kohe me pare ne komunizem.

Domosdo se  Saliu vetem injorante do te kete pas vete se te mencurit jane te rrezikshem per te.

Arritjet e qeverise Berisha pas ngjarjeve te Gerdecit:

1- Berisha mesoi me ne fund se ku binte Gerdeci(iu zgjerua njohuria gjeografike!!!)

2-Berisha me ne fund mesoi se ku i punonte me pare kunati i tij

3-Mehdiu dha doreheqje nen keshillimin dhe marrjes ne mbrojtje te vete Berishes.

4-U shtua korrupsioni. Ne vend qe paret e vena ne dobi te te lenduarve te shkonin tek ata, shkuan tek ata qe nuk kishin te benin fare me shkaterrimin ne Gerdec.

5-Per Berishen dolen mekatare te tjere, ata te Gjykates se Larte. Keshtu ata duheshim shkarkuar ose me mire te detyroheshim me ane te ligjit.

6-Berisha shpeton Lul Bashen nga burgu

etj. etj.

qe ka faj qeveria dhe fatmir mediu duhet te ishte me kohe ne burg kjo nuk do as mend as kalem,por ama dhe te luash mediatikisht me nje femije qe ka keputur krahun dhe ta paedoresh per qellime elektorale,moralisht dhe kjo nuk ka bythe ku te rrije.se po tju dhimbset ai femija si edi rames si sali berishes e kishin marre dhe e kishin cuar ne nje klinike dhe te pakten nje proteze hekuri ja kishin vene qe ti funksiononte dora sadopak,por nuk eshte e thene na kane qelluar te dy pederaste.

eshte kjo po ajo vajza qe ishte vjet tek me shume dashuri? C'u be per te? di ndonjeri gje?

ujk,

je i vetmi qe e ke lexuar shkrimin.

Ky instrumentalizimi qe i eshte bere kesaj femije eshte shume ordiner dhe i ulet.

Me vjen keq kur mendoj njerez qe aspirojne nje fryme te re politike ne shqiperi, zgjedhin te tilla metoda per te diskretituar partine ne pushtet. 

Nese vertet ben kaq shume pershtypje fati i kesaj femije, ka menyra te tjera per te sensibilizuar dhe ndihmuar dhe jo duke permend Mediun, Berishen, Ramen qe jane e njejta kategori.

uroj me te mirat per ate femi,

 

H2O...  me vjen  keq menyra si po arsyeton .....sepse,po ti ndodhte femijes tend ((largqofte)) ti dikend do fajsoje.... apo jo....???!!!!

  Nuk do ishte nje zbraztire  katombesh ne kulisat e trurit pa i dhene nje kuptim dhe nje ""EMER KONKRET """....Apo vetem kur preket ""UNI""" kercejne perjete shqiptaret ....??

Urimet e tuja me te mira per kete femije jane po aq larg sa te vish nga USA ne Durres me not ..

""DREJTESIA"" eshte ilaci me e mire dhe pasojat bien mbi kete qeveri aktuale qe eshte ne puishtet , i pelqen apo jo disave !!!!

Askushius- nese do ti ndodhte femijes tim,  menyra sesi do reagoja do varej nga shume faktor te asaj situate qe do ndodhesha, pro nuk do lejoja qe femija ime te behejt objekt i disa politikave  persistent & te paqendrueshme qe shkojne nga fryn era.

Dhe te lutem mos gjyko ne menyre minimaliste ato qe kam shkruar. Une nuk besoj ne fjale, por ne vepra dhe nuk mendoj se ka menyra te tjera sesi duhet trajtuar dicka si ne rastin e vajzes. Nje parafoles e permendi shume mire,... politikanve tane nuk u mungon ana finaciare, businessmen-et aktual shqiptar nuk u mungojne network si dhe burimet keshtu me pak solidaritet dhe vullnet te mire ndoshta dikush mund te ndihmoj, por jo me kete artikull...pas disa ditesh,javesh,muajsh kane per ta harruar te gjithe dhe ajo do ngelet ashtu sic eshte sot pas edhe nje viti,apo dhe me shume...

Gjerat nuk zgjidhen duke fajesuar... dhe per me teper duke votuar po ata te njerez qe kane fituar te drejten e rotacionit ne politiken shqipetare apo dhe ata qe duan te integrohen ne polike me format e vjetra.

Drejtesia ne kete rast...ka nje vit qe nuk eshte bere...jam ca e pashprese kur flitet per ate.

e vertet, ajo vajze ka nje emer, ashtu kishin dhe te tjere qe nuk jane me, por meqenese cfare ka ndodhur po trajtohet  me shume ne nje kontekst  poltik sesa social apo humanitar, po i rezervoj te drejten vetes te permend emrin e saj... besoj se me kupton,

respekte, 

 

gjes,

eshte kjo vajza po ajo qe ishte vjet tek "me shume dashuri".  A e di ndonjeri c'u be per te? kam degjuar te flitet se nje operacion plastik iu ofrua ne ate emision, une vete nuk e kam pare emisionin, por me kane thene se pati nje mbeshtetje te madhe nga publiku

ne rastin e gjakmarjes, ka vetgjyqesi dhe shteti hesht.

ne rastin e gerdecit, nuk ka vetegjyqesi dhe shteti prape hesht.

 

mendimi im,

vetegjyqesia per gerdecin eshte vota kunder gerdecit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).