Rasti Pango, ose femra në fantazinë mashkullore

Eshtë disi hutuese të shikosh furtunën e vërtetë që po shkakton skandali Pango. Të gjithë shprehen të skandalizuar me sjelljen e Pangos tashmë që ajo u shfaq në publik, edhe sepse të gjithë pranojnë se privatisht ata e dinin diçka të tillë. Të gjithë shprehen të skandalizuar nga përdorimi i postit për favore seksuale, edhe pse askush nuk habitet, sepse e dinë se kjo ndodh rëndom. Prandaj ka diçka hutuese në këtë uragan zemërimi. Të krijohet përshtypja se Pango mund të kryqëzohet pikërisht për të fshehur përmasat e vërteta të fenomenit që ai përfaqëson. Sepse sikurse e pranojnë të gjithë, abuzimi i meshkujve me postin për të përfituar favore seksuale nga femrat është mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat. Në këtë të dytin madje ky fenomen është institucionalizuar nën moton se njeriu bën ç’të dojë në pronën private. Prandaj i gjithë ky zemërim i drejtuar për nga Pango rrezikon të anashkalojë analizimin e vetë fenomenit.
Hapi i parë për ta kuptuar këtë fenomen është introspeksioni, pra duhet të kuptojmë nga na buron zemërimi me rastin konkret? Përse e na duket kaq flagrant dhe revoltues rasti konkret? Duhet thënë se revolta nuk buron nga fakti se Pango po merrte dikë në punë pa konkurs. Revolta nuk buron as nga konflikti i interesave, ku përzihen institute private me institucione publike. Revolta nuk e ka burimin as tek fakti që Ylli Pango po përpiqej të zhvishte një femër në mbrëmje në shtëpinë e tij. Revolta buron nga fakti se po abuzohej me një femër serioze, me një CV të mirë, me mesatare të lartë, që thjesht kërkonte punë dhe jo seks. Është e njëjta situatë që na revolton shumë kur ndodh në ambientet universitare. Është drama e femrës serioze që trajtohet si objekt seksual nga mashkulli maskara. Dhe kjo na revolton si prind, bashkëshort, vëllezër, shokë apo shoqe, pasi ajo mund të ishte vajza, nëna, motra apo shoqja jonë. Na revolton fakti se si injorohet gjithçka, CV-ja, ambicia, karriera apo aftësia, se si vajza zhvishet nga gjithçka dhe reduktohet tek objekti seksual që duhet t’i nënshtrohet epsheve të pushtetarit.   
Problemi është se trajtimi kryesor që i bëhet femrës sot në shoqërinë tonë është pikërisht si objekt seksual. Në shumicën dërrmuese të rasteve në ekranin televiziv femra është një buzëqeshje që shoqërohet nga gjokse, të pasme dhe shalë ndjellëse. Madje edhe emisioni që e denoncoi Pangon e bombardon çdo ditë teleshikuesin pikërisht me këtë imazh. Aspirata më madhore e shumë vogëlusheve shqiptare sot është që kur të rriten të bëhen kërcimtare, këngëtare, miss-e apo modele sa më seksi. Seksi është përcaktori më themelor dhe i domosdoshëm për femrën shqiptare sot. Shpesh në mënyrë më të zbutur ky quhet femininitet, por në thelb ai është modeli i një femre sa më të brishtë, sa më ndjellëse, dhe sa me më pak personalitet. Aq sa ideja se një mashkull mund të dashurohet me botën e brendshme të një femre tingëllon tërësisht qesharake. Tek femra ekziston vetëm bota e jashtme që kap syri i mashkullit. Me pak fjalë shoqëria jonë e prodhon dhe e stimulon vazhdimisht femrën si objekt seksual, që i përdor hiret e saj për të ecur përpara nëse është nevoja. Për pasojë në shoqërinë shqiptare një femër bën përpara shumë më lehtë me gjoks dhe bythë sesa me tru. Në të njëjtën kohë po e njëjta shoqëri vlerëson lart “femrën serioze”, e cila nuk duhet të ketë fare lidhje me seksin. 
Kemi të bëjmë me dy subjekte femërore kontradiktore, të dyja produkte të fantazisë mashkullore. Ç’ka nuk ka përse të na çudisë, sepse hapësira jonë publike, sikurse dhe e gjithë shoqëria jonë është thellësisht mashkullore. Njëri subjekt është ideali i femrës sensuale, seksi, me femininitet dhe hire. Në këtë fantazi femra reduktohet në një objekt seksual që kënaq erosin mashkullor. Në këtë funksion personaliteti, apo CV-ja apo janë krejt dytësore, për mos të thënë të bezdisshme. Nga ana tjetër fantazia mashkullore prodhon edhe subjektin “femra serioze” që kryen rolin e nënës, motrës apo bashkëshortes. Kjo është fantazia që e projekton femrën në hapësirën private, brenda shtëpisë apo rrethit familjar. Këto janë femra që nuk reduktohen në objekte seksuale, por individë me personalitet, çka shpesh prodhon edhe konflikte dhe përplasje të forta në familje. Edhe bashkëshortja që nis si partner seksual, kur futet në sferën private me kalimin e kohës zë vendin e nënës, lan, shpëlan dhe gatuan për mashkullin që kalon nga kujdesi i nënës tek ai i gruas. Kemi të bëjmë me dy “femra” që janë thellësisht kontradiktore dhe në tension të përhershëm me njëra–tjetrën, pasi duhen mbajtur të veçuara, si gruaja nga dashnorja. Për ta kuptuar këtë mjafton të imagjinoni se si do reagonte një koleg apo shok i juaj nëse do t’i thoshit “sa seksi e ke motrën/mamin/gruan”. Në këtë fjali nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveçse janë përzier kategoria e femrës si objekt seksual dhe “femra serioze”.    
Paradoksi qëndron në faktin se femra si individ me personalitet projektohet brenda hapësirës private, ndërsa femra si objekt seksual projektohet në hapësirën publike. Është e qartë që kjo fantazi shërben në mënyrë të pavetëdijshme për ta mbajtur femrën sa më të lidhur me hapësirën private dhe sa më larg me hapësirës publike. Femra në hapësirën private është e mirë, serioze dhe e ndershme, nëse në hapësirën publike rrezikon të bëhet objekt seksual (d.m.th kurv&eumlsmiley. Prandaj mediat na bombardojnë pafund me imazhin e femrës seksuale në hapësirën publike. Atë e shohim tek emisione misesh, tek valltaret, prezantueset apo gazetaret seksi. Atë e shohim kudo në ekrane televizorë apo faqe kopertinash, ku femrat shfaqen në dimensionin e tyre seksual. Me pak fjalë fantazia mashkullore vazhdimisht e zhvesh femrën në hapësirën tonë publike. Madje, ky proces shpesh quhet edhe emancipim. Kulmi i emancipimit arrihet nëse femra bën seks në publik, siç ndodh në reality show të tipit “Big Brother”. Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me projektimin e fantazisë mashkullore për femrën në hapësirën publike. 
Duke u projektuar në hapësirën publike kjo fantazi e riprodhon veten vazhdimisht. Ashtu sikurse tek qeni i Pavllovit, edhe tek mashkulli shqiptar imazhet e femrës si objekt seksual në hapësirën publike prodhojnë një reagim automatik. Mashkulli që bombardohet pafundësisht me femrën në hapësirën publike si objekt seksual, automatikisht e trajton femrën si të tillë sa herë që ndeshet me të në këtë hapësirë. Në fantazinë mashkullore çdo femër jashtë hapësirës private familjare automatikisht reduktohet në objekt seksual. Ky trajtim nuk përjashton as mirësjelljen dhe as xhentilesën, edhe pse në thelb është mjaft i dhunshëm, veçanërisht kur bëhet nga pozitat e pushtetit ku ndodhet shumica e meshkujve sot në raport me femrat. Pikërisht këtë gjë bënte edhe Pango nga pozicioni i tij i pushtetit. Por rasti Pango duhet kuptuar si një rast konkret i një fenomeni më të gjerë, që fatkeqësisht ndodh çdo ditë në shoqërinë shqiptare. Sot ekzistojnë sa e sa Pango në shtet dhe në privat, në media dhe në biznes, gjithandej. Këta janë të gjithë produkte të pozicionit që ka sot femra në hapësirën publike shqiptare që e redukton atë në thjesht një objekt seksual në funksion të kënaqësisë mashkullore.  Prandaj që rasti Pango të eliminohet nesër, duhet që sot të fillojmë të rishpikim femrën në hapësirën tonë publike. Dhe kjo është shumë më e vështirë sesa të urresh Pangon. Prandaj një pjesë e mirë i janë dhënë me shpirt kësaj të dytës.

37 Komente

Artikull Fantastik! Bravo Blendi.

Ore na mbushet mendjen te gjithe ju meshkujt antipango e anti-fenomenas.

Me tregoni nje mashkull te vetem nga keta qe kane denuar apo mbrojtur publikisht veprimin e nuk e ka bere vete ate. Ne mos eshte duke e bere tani!

Hipokrite! Dhe te pafytyre! Te gjithe! Te gjithe meshkujt shqiptare qe bejne sikur cuditen e denoje Pangon, e nga ana tjeter doren e syte i kane te zena duke bere ekzaktesisht te njejten gje qe beri ai!

E bejme edhe na i bejne  o t_red, por i bejme dhe na i bejne  te dashurat dhe nuset jo te shikojme studentet tek vrima e celsit kur ndrohen.. As t'ju fusim duart neper zyra dhe klasa shkolle.. As tu kerkojme te heqim breket per nje vende pune! Kjo urretje jotja ndaj meshkujve  ketu eshte e pa kuptimte.

Thone qe armiku me i madh i femres eshte femra vete..

P.s. tani duart ne tasiere i kam une t_red.. 

 

A je ne vehte ti? Ku e gjen kete siguri qe flet ashtu? Te shantazosh nje vajze apo nje femer ne pozita superiore sic beri Pango nuk eshte aspak burrerore dhe si e tille mos i fut te gjithe meshkujt ne nje thes. Une per vehte as e kam bere dhe as do ta beja kurre nje gje te tille. Ndoshta ju keni eksperienca te keqia, por te jeni e sigurte se meshkuj si puna ime ka shume.  

Me thane te drejten se denoj aspak Pangon, jo se asht burre i mire po se kur te denohen nji me nji qindra raste pislleku qe kane xane rranje atje e qe jane kthy ne praktika pune te perditshme at'here do denoj edhe Pangon.

Masandej kot po merreni me te se ai asht e keqja ma e vogel qe mund ti kete ndodhe qeverise nder dure smiley

Te gjithe! Te gjithe meshkujt shqiptare qe bejne sikur cuditen e denojne Pangon

 

Nuk me duket se po e 'denojne'. Me duket se po e 'denoncojne'. Une ne ket rast denoj at femren! Pajk!

Meqe ra llafi...i'd do the same thing!

Pune m**i

Pune m**i

Pune te mire ka hajduti!

Po kur doli spiunlliku

Mori fun ene hajdutlliku.

 

Keshtu..ne Shqiperi qenkan vjedh te gjitha..tani ka fukslliqe!

100 her ja u kom thon! Nuk e keni me e pas at vend n'kom pas 2012..

Problemi është se trajtimi kryesor që i bëhet femrës sot në shoqërinë tonë është pikërisht si objekt seksual.

 

Kto Kajsit e qafMollat do na vdesin nevesmiley..jo po ti marrim ti fusim me ferexhe (mgjs edhe ato Turket me eksitojn mu..fundja si n'Afganiston..me burka..e kur t'dalin ne plazh me burkini)

Te me fali Kajsiu dhe zoti, jam shume e keqe, por mu m'vjen me qesh kur e mendoj ...qe Kajsiu i teri nuk eshte as sa shala e Pangos...smundem me e lexu se ca flet ky per fantazite dhe femrat...

Nexh, smiley lol!!!

Shiko se edhe une sa gjymsa e Panguas jam, por te thaj piten per fantazi... smiley

Na myten analliztet me projektime fantazish.

Evoluzioni mre anallist, ai na i ka "fajet."

Mbijetojne vec genet e "fantazisteve," atyne qe te bojne "radiografine," dmth.

Robit i duhen dhe frenat, po pa motor, ca te frenoje masanej. Karrocn e Dyllit e?

Diten qe s'do "fantazonet" me, ikem te dinozaurat - tha.

Ik zhgarravit artikllin qeter nishti.

Shkrimi eshte i mire dhe e ka trajtuar sic duhet Kajsiu.  Fenomeni i ka rrenjet pikerisht ne trajtimin e femres thjesht si objekt seksual dhe qe meshkujt, nga ata te trotuareve dhe deri tek nje minister, mendojne se si te "futin ne dore" filan femer sex-i me te gjithe mjetet dhe menyrat.

Kjo eshte nje fryme e pergjithshme por media ka rolin dhe pergjegjesine kryesore, duke filluar qe me Fiks Fare qe i nxjerre ato lakuriqet aty cdo nate dhe barcaletat bajate te doktorit.

Per ta ilustruar me pamje pak shkrimin e Kajsiut, po sjellim kete kengen:

http://www.youtube.com/watch?v=X07WBNBFFyM

Pango nuk eshte i vetmi qe ka abuzuar me pushtetin per te "zbukuruar"ministrine me vajza te bukura por qe nuk asnje eksperience pune per te justifikuar pozicionin administrativ. Ne cdo ministri ke me dhjetra vajza te tilla. Kush punon neper ministri apo e lidh puna me to do te me jape te drejte.  

po  mer po,

po une them ka ma shume ne sektorin privat nga kto sesa neper ministrira.

Dhe ato te sektorit privat jane te paperballushme fare. Mos pac pune me to, se te mori lumi....

Eshtë disi hutuese të shikosh furtunën e vërtetë që po shkakton skandali Pango

Eshte ne fakt shume hutuese, megjithate, futja edhe ti nje shkrim per te shtuar hutimin.

edhe i çik edhe po m vjen gjynaf, aq shume po e kalon veten si nje viktime e pafajshme Pango ke intervista ke News 24....
....ne fund te emisjonit do na dali qe faji eshte i asaj goces, dhe qe ajo do ta perdhunonte smiley ...
booooo ça kopili keq...duket qe n ftyre qe eshte pervers

Po ndjek news24 dhe do te thoja se s'ka me p**erson irrituese apo t*carese se sa Anila Basha.Ka filluar gjuetia e shtrigave.

Pse ? ...sepse ben pytje me vend ? sepse sdo qe Pango te na dali deshmor kombi ?

Ca pyetje me vend thua ti.Te vetmen pyetje qe beri gati 30 her ishte"CA KISHTE VESHUR VAJZA KEMISH JELEK BIKINI"Te kjo pyetje i ngeci disku Aniles.

O PPU o ju pangerofte Pangoja dhe juve. Po boll mo me artikuj pangosje se na cate Pangon ka 3-4 dit vetem per pangerizimi botoni artikuj ketu; jeni bere me keq se mutmediat me keto lajmet me "scoop-e" dhe sensacione.

Jo po na sillni tani dhe ca artikuj qe shpjegojne ngrohjen globale si rezultat i skandalit te Pangos. smiley

 

o Xhibo,nuk thu shyqyr qe doli Pango DAY se do na sillnin lajmet e G99 apo hartimet e Spiropalit smiley

ps.Ka ma shume tema per Pangon se sa nga ato qe i rujne nderin Skenderbeut  smiley

Skenderbeut i ka hallatet e ngurta perjetee mu ne mes te Tirones mi.

Kurse pangos po ja varin te gjalla mu ke kali skenderbeut smiley

smiley

 

Hidhu ndonje sy kur kalon nga sheshi o Nexh se si dihet,ndonje e ka marr inat e i ve kamer te fsheht dhe skendos smiley

Ka ma shume tema per Pangon se sa nga ato qe i rujne nderin Skenderbeut

smiley

mire mire po shtrengonje fort Skenderbeun se tesh perfundon ne bathore edhe ai, si disa te tjere....... smiley

[prej Tropizmes kjo, ne nje teme tjeter]....Pak a shume si puna e Pangos, qe te gjithe merren me lojen politike, me teori komploti per pushtete te katerta gri, e jo me problemin e mirefillte: gjendjen e mjeruar prostitutive te femrave, derrat e kenaqur qe na qeverisin, dhe miletin qe ben sehir si ne kinema tek i *** motren e vellain.

Me fal po prostituimi i femres vjen me ekonomine e tregut! Ske ci bon. A!..po deshe marksizem-leninizem prap tjeter gjo ajo pun.

Ka ma shume tema per Pangon se sa nga ato qe i rujne nderin Skenderbeut

 

Po m'duket se s'po flasim hic per Pang-losin or daj..(mgjs mu prap m'doket qe it truly is the case of the best of all possible worldssmiley

"....Sot ekzistojnë sa e sa Pango në shtet dhe në privat, në media dhe në biznes, gjithandej. Këta janë të gjithë produkte të pozicionit që ka sot femra në hapësirën publike shqiptare që e redukton atë në thjesht një objekt seksual në funksion të kënaqësisë mashkullore. Prandaj që rasti Pango të eliminohet nesër, duhet që sot të fillojmë të rishpikim femrën në hapësirën tonë publike...."

 

Prandaj (do ti shtoja une artikullit te Blendit) duhet qe administrates dhe shoqerise tu çohen sa me shume broshura fetare , qe njerzit te marrin nje fare edukate morale dhe ligjore.

 

Qafir Arnaut; "....100 her ja u kom thon! Nuk e keni me e pas at vend n'kom pas 2012..."

 

Tu thafte gjuha Qafir. Per nje teke, je gati te djegesh nje vend. Prandaj dhe do te te thahet gjuha. 

Sherbimet e fshehta ne vendet e Lindjes kishin sidomos tre qellime kryesore.E para te survejonin mbi njerezite e te raportonin tek eproret,te mbanin nen frike e kercenim kedo e sidoms te krijonin ,inskenonin raste ku personat te binin ne kurthe  e ngrehura prej tyre.A nuk dolen miq e te aferm sa e sa here deshmitare per te denuar kedo...Kete analize nuk e bej une ,por e ben Milan Kundera ne :"Insostenibile legerezza del 'essere."Kjo e Pangos eshte alla sigurimshe por qe tani quhet Fiks fare....Nje kurth ne te cilin do kish rene edhe me i devotshmi i burrave e sidomos kur nje vajze e re ,e zellshme pranon te shkoje ne apartamentin e nje personi e jo ne zyre,per me shume beqar ,disponibiliteti i saj eshte i paekuivok...Kjo vajze si person eshte pa moral...Morali ka ne baze mos berjen keq e sidomos keshtu gratis...Kjo vajze nuk ka asnje fare filtri ne mendje e shpirt qe te mendoje se çfare jam duke bere.....Kjo vajze eshte nje prostitute pa pike stime per veten ,qe ju bindet eproreve deri ne kete pike.Kur velloja e mjere te bjere mbi kete histori kjo vajze do te tregohet me gisht per orribilitetin e saj.Asnje punedhenens serioz nuk do ti afronte asnje lloj pune nje personi te tille sepse ajo ka kaluar çdo lloj limiti te deçences...Me sa duket njerez barku nga i cili dolen tere ata vullnetare e 50 dhjete leksha ende nuk eshte shterpezuar...

shkrim medioker

Zana, brava. Jam plotesishte dakort me ty.

Kjo histori nuk tregon se çfare i ndodh nje vajze te re qe shkon per te kerkuar pune ne sektorin shteteror apo privat ne Shqiperi. Ate e dijme te gjithe: ja lypin haptas. Disa edhe shkojne edhe me macen ne sini.

Cili, ne kete histori, shkoi per pune? Fiksi? Jo, Fiksi shkoi per te provokuar nje minister qe nje jave me pare kishte organizuar Muzeun Antiparti...Ajo çupka kishte nje detyre per te bere dhe duhej te dilte me sukses perndryshe çfare Njesiti Gueril ishte? Partia nuk ta fal gabimin. Kjo vajza po kerkonte pune si gazetare, por jo si gazetare, por si provokatore ne sherbim te dikujt tjeter. Po sikur ti futej gazetarise me ndershmeri, si nje profesion i vertete dhe jo te perpiqej ti hynte nga dera e pasme si vegel e politikes? Ylli Pango, beqar i regjur, ra brenda ne provokim dhe per kete po paguan çmimin por absolutisht nuk mund te akuzohet se paska shperdoruar poziten ndaj nje vajze qe po i kerkonte pune...ku ishte kjo vajza qe po i kerkonte pune? Mungon objekti. E gjitha eshte me GJASME. Eshte ligjerisht pa kuptim qe te akuzohet nje njeri qe paskerka shfrytzuar poziten ndaj nje femre qe gjasme ka kerkuar pune. E gjitha eshte se çfare do ti ndodhte fermes sikur...pra eshte me sikur, me gjasme...Ti me gjasme, une me gjasme.  

Nga ana tjeter, nje vajze qe "kerkon pune" ne oren 22:00 duke shkuar direkt ne shtepine e nje ministri çfare lloj pune po kerkon? Pune apo pune?

 

 

ore si shume po merremi me kyt rast po pango e kushdo tjeter sot e ka kollaj meqe seksi eshte shume i lire mund tia lypte me mire troq  ,, don ta kalojme naten bashke,, e jo te merrej me mberthecka e xhupa . per mua ka faj pango po ka faj me te rende  edhe fiksi

Deri tani vetem llafe pazari per Pangon , as nje prononcim nga drejtsia!Po ngeli kjo ngjarje per analista dhe lloje lloje sorollopi kalemxhinjsh,shqiperia keshtu do te ngelet nje vend anadollak.

Presidenti i Israelit i cili per koincidence ka qene dhe minister i turizmit ,si Pango eshte i akuzuar per abuzim sexual ,dhe shperdorim detyre ,eshte paditur nga prokuroria e pergjithshme  e shtetit te tije dhe me duket se do te refehet ne gjyq.,shume shpejt!

Ka shume gra qe do ti dalin deshmitare,per abuzimin qe ai ka kryer.

A mund te ndodh kjo edhe me Ministrin e Kultures Sportit dhe TURIZMIT tone,Pango?

Se edhe ky presidenti Israelit nuk i pranon akuzat,njesoj si Pango ,por do ta haje barin e miut!

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).