Rasti "P" dhe fenomeni "Ç"

Le të qeshim pak. Të gjithë bashkë. Me shown e hipokrizisë.

Dhe, ndërkohë që qeshim, mbase kuptojmë edhe gjëkafshë për raportin mes "formës" e "thelbit" të moralit, mes "rastit" e "fenomenit", mes asaj që harrohet për 3 ditë dhe asaj që rrënjoset për 3 orë. Mbase kuptojmë ndonjë gjë. Mbase kuptojmë se çfarë do të quajmë "dhunim të moralit", apo çfarë do të quajmë "abuzim me pushtetin".

Dhe sidomos, mbase kuptojmë se pse kanë rëndësi për ne këto. Gjithmonë, pa e humbur sensin e humorit.
Kështu që, le të buzëqeshim me "rastin" e mjerë "P". (Pango).

Mos të harxhojmë shumë mendim për të, sepse unë e quaj pikërisht një "rast" të mjerë dhe vetëm "formë", gjithmonë nëse atë e vendosim në kandar me disa elemente të tjerë të shoqërisë sonë, për të cilat po që ia vlen edhe të mendohesh.

Janë këta elemente të tjerë që po shndërrohen në "fenomen", dhe që po përpiqen të ushqejnë "thelbin" e shoqërisë sonë, duke nxitur tendencën e vënies së seksit në qendër të çdo gjëje të shoqërisë sonë, në qendër të jetës së kalamajve të saj.

Këto fenomene po fitojnë aq qytetari, sa që, t'i prekësh ato, duket si mendjelehtësi e budallallëk.

Kështu që, unë nuk po e bëj një gjë të tillë. As po i prek ato, ...dhe aq më pak, po mendohem për to. Unë vetëm se po qesh përsëri. Ja pse.

Sa për hyrje, të hënën në darkë dëgjoja debatin për rastin "Pango" në "Opinion".

Ora ishte 22.15 dhe, në një rast, dikush aty përmendi fjalën "prostitutë", veç më troç e më shqip. Drejtuesi e të tjerët i vërejtën atij të moderonte shprehjen, sepse ishte në televizion në një orar fort familjar. Korrekte, nuk ke ç'thua..

Por, tani po ju jap një tjetër shembull: fenomenin "Ç". Këtë të diel, nga ky "Ç"-ja pasdite, dëgjova në emisionin e tij televiziv këto:

"Kë pallon Erkani, këtë, këtë apo atë? Me kë pallohet Elvana, me këtë, më këtë apo me atë? Shikoni leshin e Madonës në këtë foto nudo... Si bën seks Pango..? A e ka bërë në krevatin e prindërve?

Më falni ,nëse ju dukem ca si i pacipë e i drejtpërdrejtë (këtu shprehjet, madje, janë moderuar nga redaktori i gazetës), por ju e kuptoni fare mirë që unë po citoj.

Dhe personi që unë citoj, është edhe, ai, i drejtpërdrejtë e i pacipë në televizion. Dhe është i drejtpërdrejtë jo në orën 10 të darkës, por tamam në orarin më familjar të ditës, në pasditen e ditës së diel.

Pra, në atë kohë të ditë se javës, madje kur edhe fëmijët në familje kanë të drejtë të shohin televizor, të ulur pranë prindërve të tyre.

Nëse një adoleshent (ende fëmij&eumlsmiley ulet e shikon të dielën pasdite në TV një intervistë të shkrimtarit të shquar bashkëkohor, Fatos Kongoli, dhe në mes të intervistës për librin e tij të fundit, detyrohet të shikojë si intermexo "leshin e Madonës" në foton e saj nudo kur ka qenë e re, ç'emër ka kjo? Gallatë, apo jo?

Jo dhunim, jo përdhunim publik i publikut vetë? Por thjesht gallatë?
Gallatë është edhe fakti që, këtij emisionit të së dielës pasdite, i vënë pullën -12 apo -16, ndërkohë që në studion e vet, ka adoleshente e adoleshentë që rrinë deri pas mesnate, e që qeshin të turbulluar e të përskuqur nga muhabetet morboze që bëhen.

Gallatë. Edhe unë qesh e bëj gallatë, sepse kam një vajzë para-adoleshente, e cila me siguri, ndonjë ditë të diel, kur mos të na ketë ne prindërve në shtëpi, do ta shohë këtë emision me "pallime" e me "lesh".

Unë qesh vërtet, qesh me shoqërinë time, me shoqërinë tonë, por po mendohem edhe se si të ambientohem sa më shumë me të. Si të ambientohem, pra, sa më shumë me gallatën që shoqëria bën me të ardhmen e saj.

Tani, për rastin dhe fenomenin, po bëj një krahasim subjektiv. Pango, që ne po kryqëzojmë, i ka thënë asaj gazetares: "Zhvishu e më nxirr pak ekspozenë poshtë e lart, nëse e do vendin e punës".

Ndërsa nga ana tjetër, autori i së dielës pasdite, çfarë u thotë adoleshentëve tanë çdo javë? U thotë ato gallatat me "pallime" e me "lesh" që ju i dini.

E, nëse dikush do ta quante këtë si "dhunim të moralit publik", pjesa më e madhe e shoqërisë do t'i thoshte se askush nga ne nuk ka të drejtë t'i kërkojë atij një emision të bërë ndryshe. Sepse ashtu i do qejfi atij njeriut. Ta bëjë me "lesh".

Por ama, nëse dikush do ta quante këtë si "abuzim me pushtetin mediatik", për faktin se ai njeriu i transmeton leshrat e tij në fashë familjare, të dielën pasdite, pra atëherë kur e shikojnë fëmijët, që nesër do venë tek pangot e nesërm, a do ishte ky një "abuzim me pushtetin"?

Nga ata abuzime që bëjnë thelbin dhe jo formën, që bëjnë fenomenin dhe jo rastin? Unë mendoj se po.
Megjithatë, le të qeshim.

Se këtu tek ne, vetëm ata që qeshin kanë fat. Le të mos mendojmë për asgjë. Nuk ia vlen. Se, prapë, "fenomeni" do të ushqejë "raste" nesër. Ia vlen të qeshim. Me veten.

13 Komente

shqetësim i drejtë.

kush është Ç-ja ?

Mbase Çakulli, Filipi dmth.

OSe fiks fare dora vete smiley

 Ritransmetimi i emisionit te Çanit. Eshte te dielen pasdite.

ah, fola pa e lexu shkrimin smiley

Po xhanem se mos ka nai ndryshim te madh midis dy Ç-ve smiley

...ore pse shkon deri tek emisionet ti...se nese e di me ke ke te besh i merr masat.....

....shpesh here une shikoj lajmet sidomos tek top channel dhe edhe ato raste qe mund ti shmangin lajme pa vlere te pista etj as nuk mundohen te gjejne nje menyre me me kulture apo edukat...

.....nuk i shikojne keta lajmet qe japin tv e huaja....

....mos them pastaj ai konkursi per femij tek "Ediell" apo dhe portokallia...qe sbesoj se ben njeri per te qesh me ca shprehje vulgare etj....

Une e kam pare emisionin e Canit, ate nate qe kishte ftuar Kongolin, madje dhe regjisorin Gezim Kame, dhe Cani, me pafytyresine me te madhe i pyet ata dy zoterinj te nderuar nese e kishin pare ndonjehere nenen e tyre nga vrima e celesit duke u zhveshur. Te dyve, te zene ngushte nga pyetjet idiote dhe perverse te Canit te etur per show dhe audience, nje fytyre u ikte, nje u vinte. Dhe them me vete qe te dy, brenda vetes, ndoshta jane penduar qe kane zgjedhur emisionin e Canit per te promovuar artin e tyre, por tundimi i reklames eshte i madh, sepse "Cani ndiqet". Dhe kete perfundim nuk e kam nga mendja ime, por dhe nga miq e te njohur te mi, qe i bejne reklame gazetave e revistave te tyre, sepse tek Cani "shet". Shet, sepse Cani di te shitet, apo njerezit, ne vetvete, mbartin nje lloj ngarkese perverse, qe vetem duke pare Canin dhe duke i paraqitur si gallate e qyfyre, te pegerat qe ai nxjerr nga goja, gjejne rehati teksa e mbulojne diellin me shoshe? Kete s'kam arritur kurre ta kuptoj, se ne shqiptaret e mbajme veten per njerez me namuz dhe, sipas logjikes sime, Canin s'duhej ta shikonte njeri, jo me t'i shkonin ne emision njerez te nderuar.

Ama aida as Kame as Kongoli nuk mund te thone qe nuk e dinin qe tek Çani do t'i priste edhe ndonje pyetje e tille.

Personalisht e kuptoj shqetesimin e zoterise qe ka shkruar kete artikull, ama vetem deri diku. Ne thelb, si prind i shqetesuar ai po mundohet te ushtroje censuren e tij te "moralit" mbi krijimtarine "imorale" te Arian Çanit. Po a perfaqesojne vlerat e autorit vlerat e gjithe shoqerise? A eshte e drejte qe per t'ua bere me te lehte punen prinderve me femije, te rriturit duhet te privohen nga argetimi "pervers"? Ne fund te fundit sa me i demshesm eshte leshi i Madonnes nga sharjet nga motra ne Kuvendin e baballareve te kombit?

A eshte Çani ai qe po shthur rinine dhe kulturen shqiptare sic pretendon ky artikull, apo mos ndoshta Çani vetem sa pasqyron mendimet dhe vlerat e asaj pjese te shoqerise sone qe gjeresisht censurohen nga ekrani?

Mendimi im, ashtu sic aida e cek pakez eshte qe shoqeria jone ka nje dopjostandard te forte, dhe nderkohe qe e shijon "perversitetin" e Çanit kenaqet edhe duke e linçuar kete te fundit si shkaktarin e mekatit. ne kete menyre ben paqe me veten si Ponc Pilati.

E para pune qe duhet bere per te patur nje diskutim te mirfillte mbi mediat, apo mbi programet per te rritur, duhet te dallohen dy grupet shoqeore, ata qe i pranojne keto, dhe ata qe i refuzojne, mandej debati mund te behet i fruteshem. por jo me pare...

A eshte e drejte qe per t'ua bere me te lehte punen prinderve me femije, te rriturit duhet te privohen nga argetimi "pervers"? Ne fund te fundit sa me i demshesm eshte leshi i Madonnes nga sharjet nga motra ne Kuvendin e baballareve te kombit?

Më gjej një arsye pse të rriturit pa fëmijë duhet të shijojnë Çanin të Dielën pasdite?

Më tej po bie në grackën e shembullit negativ Blendo, kështu që automatikisht ia ke rrëzu vlerat. Dmth pse Shqipëria është kthy në hale, kjo nuk i jep të drejtën gjithkujt të 10 në të. Përkundrazi.

A eshte Çani ai qe po shthur rinine dhe kulturen shqiptare sic pretendon ky artikull, apo mos ndoshta Çani vetem sa pasqyron mendimet dhe vlerat e asaj pjese te shoqerise sone qe gjeresisht censurohen nga ekrani?

Çani vetë është ekran. Si mund të censurojë ekrani... ekranin?

Televizionet duhet të vendosin kufizime strikte për këto emisione. T'i çojnë pas mesnate e janë në rregull. Nëse shoqëria është e sëmurë nuk do të thotë ta çertifikojmë këtë duke e ligjëruar, mediatizuar, ekranizuar dhe çanizuar.

Nuk e di, unë personalisht tërhiqem prej vlerave pozitive si në ekran ashtu dhe media, nëse një emision këto vlera nuk i ka, nuk do e vlerësoja dot.

Ja mu përgjigj dhe një pyetje: Çfarë vlerash ka emisioni i Çanit?

J. une kam hedh ca pyetje, nuk pretendoj te mbaj qendrime, jane thjeshe food for thought, qe te kuptohemi.

Më gjej një arsye pse të rriturit pa fëmijë duhet të shijojnë Çanin të Dielën pasdite?

Se duan ta shijojne. Me gjej ti nje arsye pse ata te rritur pa femije qe e duan kete nuk paskan te drejten. Gjithe cfare dua te them eshte qe asnjera pale nuk ka te drejte t'i imponohet tjetres. Telekomanda eshte mbret, s'te pelqen, nderro kanal, eshte kaq e thjeshte. Idea qe disa nuk kane te drejte te shijojne ate lloj programi qe deshirojne pasi ky nuk perputhet me standarted morale te ca te tjereve ka nuanca imponimi dhe censure.

Edhe nje here, nuk pretendoj qe i kam pergjigjet. Debati per permbajtjen e programeve televizive ka vite qe rrihet ne vende me te perparuara se ne, dhe ende nuk ka gjetur zgjidhje. Deri diku eshte zgjidhur me televizionin kabllor qe i lejon prinderit te kufizojne kanalet qe mund te ndjekin femijet. A eshte racy nje program si Zone e Lire? Patjeter. A krijon ca pikepyetje ritransmetimi i se dieles ne dreke? Po. A zgjidhen keto probleme duke e sterilizuar televizionin? Jo. Kaq. smiley

Jo, natyrisht qe nuk zgjidhen problement duke sterilizuar televizionin sepse ka menyra te tjera me te mira per te ndaluar transmetimin e ca programeve pa vlera. Per shembull mund ti vendoset nje pulle e madhe e kuqe Zones se Lire dhe te transmetohet vetem pas ores 12 te nates. Kjo do te ishte nje zgjidhje me e rehatshme smiley

"A eshte Çani ai qe po shthur rinine dhe kulturen shqiptare sic pretendon ky artikull, apo mos ndoshta Çani vetem sa pasqyron mendimet dhe vlerat e asaj pjese te shoqerise sone qe gjeresisht censurohen nga ekrani?"

I dashur Blend, Cani nuk po e shthur rinine shqiptare, tashme ajo pune eshte kry. Po ne do te donim qe kjo rini e shthurur te mblidhej caze. Ketu nuk po diskutohet vetem per ata prinder qe kane hallin e femijeve te tyre, por per nje mase te tere njerezish qe ne emer te nje morali qe te ndalon t'i nxjerresh "hallatet" ne shesh, kerkon dhe pak dinjitet ne tv. Vlera? Mendime? Tek Cani? Cani vlerat dhe mendimet i tall, sic ben me shume njerez te nderuar.  Gjetje e tij per te bere show, me duket mua. Po te ishte keshtu si thua ti, t'i shfaqin lirisht dhe filmat pornografike e te kenaqen te rriturit e "te mesojne" te vegjlit, pastaj. Pastaj, per cfare lincimi e ke fjalen? Ku? qysh? si? Cani gezon shendet te plote ( shyqyr zotit) dhe s'e vret mendjen fare (per te mos perdorur ndonje shprehje allacani)  se ne grijme sallate ketej.

ps. nejse, ti ne televizor del kendshem. smileysmiley

 

Qyqja ere Bleno.

Po ti je prenotu tek Çani kshu qe dole prape edhe sonte ???

Sa per Canin, duhet te ndalohet ritransmetimi apo transmetimi ne orare te papershtatshme (para ores 23:00). Eshte e vertete qe disa njerez mund te kene qejf ta shohin dhe ne 11 te mengjesit, po ja qe shoqeria ka moral, dhe ja qe shteti ka rregulla, te cilat pretendojne te mbrojne ata qe mund te abuzohen. Dhe ata qe mund te abuzohen ne kete rast jane femijet.

Sa i perket vlerave te ketij emisioni, eshte krejt plehre, siperfaqesor dhe totalisht invadent. Edhe Fatos Kongoli ne ate emision u shnderrua ne nje plak lagjeje me te cilin po tallej nje cun i ri.

A e shohin? E shohin qe c ke me te. Dihet tashme qe si pasoje e nje kulture te tere konsumeriste dhe siperfaqesore, e cila vlereson frenezine e ankthshme permbi meditimin idiotizmin impulsiv perballe meditimit,  99% e njerezve zgjedhin kenget e Britney Spears e jo Symphonie Espagnole te Edouard Lalo.

Kjo eshte kultura e batutes. E asaj qe thuhet shpejt dhe harrohet shpejt. Askush nuk mund t'i beje kritike te qenesishme Canit, sepse ky i fundit eshte harruar qe te nesermen. Por ama mund t'i bejne apologji bajagi te mira...se fundi i fundit apologjite gjithashtu harrohen shpejt...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).