Qeveria: Rama të dorëzojë Planin Rregullues të Tiranës

Qeveria ka përsëritur kërkesën për dorëzimin e Planit Rregullues të kryeqytetit nga ana e kryetarit të bashkisë, Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve, Erla Mëhilli, kërkoi nga ana e bashkisë që plani të dorëzohet për t’u miratuar. “Prej muajsh me radhë, ne po kërkojmë që Plani Urbanistik i Tiranës të ndjekë procedurat e miratimit, në mënyrë që kryeqyteti të mos zhvillohet sipas trilleve elektorale dhe nevojave për para të Edi Ramës”, - tha Mëhilli. Ministria e Transporteve akuzon kreun e bashksë se po keqpërdor territorin e Tiranës për interesa personale. “MPPTT-ja deklaron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të frenuar keqpërdorimin politik të bashkisë sipas parimit ‘një pallat - një votë’. Ne do të përdorim çdo mekanizëm administrativ dhe ligjor dhe do të bëjmë nul të gjitha vendimet e dala nga pazari i sotëm në KRRT-në e Bashkisë së Tiranës. Ritheksoj, se asnjë vendim nuk do të mund të merret me votat e blera të KRRT-së së bashkisë për sa kohë Plani i Përgjithshëm Rregullues nuk dorëzohet dhe nuk futet për procedurat e shqyrtimit e të miratimit”, - deklaroi Mëhilli, duke shtuar se dje Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës aprovoi në rreth 2 orë, 30 leje ndërtimi për godina shumëkatëshe, që sipas saj, vërtetojnë keqpërdorimin e pushtetit të Ramës.
 

11 Komente

Plani është sekret... vetëm mbas zgjidhjeve do dalë, se ndrysh e vjedhin edhe atë smiley

PD akuzon Ramën për lejet e ndërtimit. Shalsi: Bashkia punon edhe në ditë feste

Balkanweb

TIRANE- Maxhoranca dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës kanë shkëmbyer sot akuza në distancë pas mbledhjes së një dite më parë të Këshillit të rregullimit të territorit të bashkisë. Partia Demokratike akuzon kreun e bashkisë për abuzim me lejet e ndërtimit, të dhëna dje në ditë pushimi zyrtar , ndësa nënkryetari i Bashkisë, Shalsi është përgjigjur se detyra e bashkisë është tu shërbejë qytetarëve ,edhe në ditë feste. Përmes një deklarate për mediat, Bumci ka theksuar se PD nuk do të njohë lejet e ndërtimit, të dhëna nga bashkia ditën e pushimit, me pretendimin se Rama fshehu pas ditës së festës, afërën e tij korruptive duke dhënë 30 leje ndërtimi.

“Edi Rama të kthejë mbrapsh kaparin dhe ryshfetin që ka marrë ditën e djeshme për dhënien e këtyre lejeve” deklaroi Bumci.

Menjëherë pas këtyre akuzave, ka reaguar Bashkia e Tiranës, përmes nënkryetarit Eduart Shalsi, i cili ka shpjeguar se bashkia punon edhe në ditë feste për tu shërbyer qytetarëve. Ndër të tjera Shalsi ju u shpreh se kryeministrit po i rreshqet toka nën këmbë dhe si rezultat ndodhet në llumin e shrjave dhe dëshpërimit.

“Bashkia e Tiranës punon dhe në ditë festë ndërkohë që Berisha shan dhe shpif. E vetmja gjë që zëdhënësat e koalicionit te gërdecit dinë të bëjnë, është zbatimi i urdhrave të padronit Berisha" theksoi Shalsi përpara gazetarëve.

Keta jane ftohur keq. Plani rregullues eshte gati qe fund-vitin e kaluar, por ja ashtu nuk rene akoma dakord per ndarjet mes paleve, e kjo ben sikur ca ka ndodhur.

Rri o Erla me gjithe Ministrine tende, se per pak nga mbushet mendjen. Dil ne dritare e beji nje ze Rames apo Shalsit, se aty i ke. Ta paskan vonuar planin ty. Gjithe ai plan i madh per t'u mbajtur sekret. jo 4.5, po 6.5 metra2 gjelberim per person kane vendosur. Dy parqe nga Paskuqani ne Rinas e administrim edhe te zonave qe sot i kane komunat. Zgjerim te metejshem me apartamente nga liqeni e mbase edhe tharje te tij te groposim c'do prodhohet perdite andej (se edhe administrimin e pertej-liqenit e kerkojme me kete planin e ri).

Shko blej nje shtpi ne Peze, se vetem andej nuk do zgjerohet Tirana.

Po pse nuk kane keta te PD keshilltare ne Bashki. Keta sikur paten fuqi te bllokonin dhe Buxhetin ????? Keto lloj gazetash me keto lloj botimesh jane struktura te vjetra te mbeshtjelljes se bukes nga klasa puntore e Babrruse ose Bathores.  Per peshkun eshte disi e cuditeshme te preferoje prurje nga keto lloj Gazetash.. ?????

Kerkojne Planin rregullues te Tiranes qe te marrin vendime si jua ka qejfi. Te pafytyret qe nuk votuan buxhetin dhe kane nje prefekt qe nuk hedh firme ( se ashtu ja thote kaqolja) kerkojn PLAN ! 

C'fare plani tu japesh ketyre keta edhe 3 muaj pushtet kane!!   smiley

Edhe 97 dite na ndajne nga Planet e vjetra te Berishes..     smiley 

 

 

 

 I nerumi Liqen .....( se ashtu ja thote kaqolja) smiley Megjithse dhe jo fort jasht teme, shqip dmth populli i thote ashtu ja do kaploqja... qe nenkupton nje  mejtimtar te FeLLe si falendozot kete Perfektin e Tiranes SOT ! Por edhe po kaq te FeLLTe si keta te kesaj Gazetes Probllemore .

mos u flijoni kaq shume dhe ju duke mbrojtur kte tru-shkallmuarin se si beni nder vetes. te gjithe e dine se si jepen lejet e ndertimit ne tirane, sbesoj te ket ngel njeri pa e marre vesh. po si  do dorezoje planin ky, kur tani vetem lejet i kane ngelur per te mbushur serbatoret per fushate!

Plani? C'domethene plan? Ne Tirane s'ka patur plan qe kur ka ikur Italia, dhe qe nga 90 e ketej eshte bere akoma fare si qytet i botes se trete...

Bashkia mban sekret firmat që morën lejet e ndërtimit

 

Zbulohen lejet e dhëna nga Edi Rama në mbledhjen e KKRT-së, mbajtur të dielën, më 22 mars, në këmbim të shumave të majme. I gjithë stafi i Bashkisë është munduar të mbajë sekret lejet e dhëna për miqtë e kryebashkiakut, të cilët kanë marrë leje ndërtimi në zonat më të shtrejta në kryeqytet. KKRT ka miratuar plot 27 leje për miqtë e Ramës, me të cilët i lidh pazari i pisët i shkatërrimit urban të kryeqytetit. Pavarësisht se zyra e shtypit pranë Bashkisë, si asnjëherë tjetër u mundua ta rikuperonte ose ta zbehte mbledhjen e KRRT-së, duke bërë menjëherë publike dhe të detajuara investimet publike, ajo nuk ka dhënë asnjë detaj nga miratimi i 27 lejeve të ndërtimit. Burime nga mbledhja e KRRT-së bënë të ditur se ka patur debate vetëm për lejet e dhëna për prokurimet publike, kurse lejet e dhëna për ndërtime shumëkatëshe kanë kaluar pa u dëgjuar as ekspertët teknikë. Reagim të ashpër ka pasur tek disa anëtarë të KRRT-se, të cilët e kanë quajtur këtë miratim të kërkesave si të shpejtë dhe klientelist. Ata kanë akuzuar Ramën dhe klanet e tij të ndërtimit se po shkaktojnë një katastrofë urbane në kryeqendrën e vendit.

 

Lejet e ndërtimit të dhëna për miqtë e kryetarit të Bashkisë

 

Leje Ndërtimi për Objekt 8 Kat Rr. "Kavajës", Ndërtues "DELTA KONSTRUKSION";

Shesh Ndërtimi për Objekt 6 Kat, Rr. "Don Bosko";

Shesh Ndërtimi për Objekt 9 Kat, Rr. "Mihal Grameno";

Shesh Ndërtimi për Objekt 7 Kat, Rr. "Kavajës";

Shesh Ndërtimi për Objekt 6 Kat, Rr. "Fabrika e Qelqit Kombinat";

Shesh Ndërtimi për Objekt 7-9 Kat, Rr. "Dervish Hima";

Leje Ndërtimi për Objekt 8 Kat, Rr. "Riza Cerova", "Sul Bega" Ndërtues "Vila Park

ALB"

Kërkesë Ndryshim Projekti Teknik për Objekt 12 Kat, Rr. "Kavajës", Ndërtues: "Hamzai Konstruksion"

Kërkesë Ndryshim Projekti Teknik për Objekt 4 Kat, Rr. "Hodo Beg", ndërtues "Delta Co" shpk;

Kërkesë për leje ndërtimi, Rr. "Sami Frashëri", ndërtues "Univers ALB";

Kërkesë për leje ndërtimi për Objekt 9 Kat, Rr. "Komuna e Parisit", Ndërtues "KIKA";

Kërkesë Ndryshim Projekti Teknik për Objekt 7 Kat, Rr. "Qemal Stafa", ndërtues "S.N.D. Konstruksion";

Shesh Ndërtimi për Objekt 9 Kat, Rr. "Teli Ndini";

Leje Ndërtimi për Objekt 7 Kat, Rr. "Frosina Plaku", Ndërtues "A & EM";

Leje ndërtimi për objekt 7 kat, Rr "Komuna e Parisit", Ndërtues "Universal";

Leje ndërtimi objekt 2+5 kat, Rr "Hodo Beg", Ndërtues "Ponari Consturction";

Leje ndërtimi për objekt t 2,6,9 kat, Rr "Jordan Misja", Ndërtues "Erjoni sh.p. k";

Leje ndërtimi për objekt 8 kat, Rr "Nazmi Rushit", Ndërtues "Palushi";

Leje ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat, Rr "Jordan Misja", Ndërtues "Katër gryket";

Leje ndërtimi për objekt 5-6 kat Rr "Dibrës", Ndërtues "Mojsiu";

Leje ndërtimi për objekt 1 kat, Rr. "Aleksandër Moisiu";

Saktësim të sheshit të ndërtimit, të miratuar dhe leje ndërtimi për objekt 3 kat, Rr. "Dhimitër Kamarda", Ndërtues "Dajti '98", leje ndërtimi për objekt 6 kat, Rr "Irfan

Tomini", Ndërtues "Fa-MA KONSTRUKSION";

Leje ndërtimi për objekt 4 kat, Rr. e "Kavajës", Ndërtues: "MANE TCI";

Leje ndërtimi për objekt 8 kat, Rr. "5 maji", Ndërtues "EDIL AL-IT".

RD

E mer Polic ...thashe une qe "s'ka kala qe nuk marrin komunistet" smiley...po ajo cupka qe u jep ze gjerave ne Ministrine e Transporteve , kujton se ha bar POLICI  smiley  Moj cupe ! Polici nuk fle ! Ja ku i ke dhe sekretet e Rames .Tani kemi pune te zbulojme ku shkojne % qe i japin dhe sa i japin Rames . Sic thone 10% me duken pak , se Mixha me Qeveri merr edhe jete njerzish ne Gerdec pa plan fare pervec lekeve , jo me te beje edhe plan rregullus . Me vone duke kerkuar tek kazanet e plehrave te Bashkise do gjejme dhe flete te tjera per te te informuar me cilesisht .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).