Vdiq Viktor Gjika, pse harrohet nga Peshku???

 

 

Në Tiranë vdiq regjisori i njohur, Viktor Gjika

Tiranë, 4 mars - Pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë në moshën 71 vjeçare mbrëmë vdiq regjisori i njohur shqiptar, Viktor Gjika. Gjika që ishte i nderuar me tiutllin "Artisti i Popullit", njihet si një ndër kineastët më të mirë shqiptarë. Ai ka bërë regjinë e disa filmave të njohur si "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Yjet e netëve të gjata", "Rrugë të bardha", "Rezistencë", "Gjeneral gramafoni" "Nëntori i dytë", "Njeriu me top". Gjika vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, kanë thënë familjarët e tij. Me rastin e vdekjes së regjisorit Viktor Gjika, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, me anë të një mesazhi ka ngushëlluar familjen Gjika, ndërsa regjisorin e ndjerë e vlerëson si një "kineast të jashtëzakonshëm e intelektual të shquar".

 

ps.Peshku sigurisht ka pase nderkohe lajme shume me te rendesishme apo jo e diskutime me interesante??

4 Komente

Faleminderit Cen, qe solle ne vemendje te peshqve te MADHIN GJIKA. Ngelem duke u marre me "yllka e yje te shuar", nderkohe qe kultura e vertete e ketij vendi humbi nje nder korifejte e saj. Nuk meriton ylli i Pangos te ndrise kaq shume.

Respekt e nderim per gjeniun tone te kinemase, sepse te tille njerez jane te rralle!

Mos u merzit z. Cen . Keta te fshijene dhe postimet ngushelluese e jo me te vijne ne kohe... Eh metoda te njohura XHIBISTE.. smiley ... dhe keshtu si po vazhdon , te vjen keq qe po i nxjerr para kohe ne "pension" admin. e nderum. Po e ngushelloj ketu tek prurja Juaj , familjen te afermit dhe dashamiresit e tij. Vet paste kujtim te perhershem si "pioner "per ate qe ka bere per Artin e Kulturen e Shqiptareve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).