Sugjeroni libra, libra shqiptar

A po ndryshon ndonje gje ne letersine shqiptare? Cfare na keshilloni, perveç Kadare-Kongoli-Zllami. Ndonje poet i ri?

28 Komente

O lal, po asnje nga keta qe ke permendur, s'eshte poet..., keshtu qe pyetja jote nuk qendron...

Varet se c'lloj letersie te terheq ty, Des... Ke lexuar gje nga Agron Tufa? Do te te sygjeroja "Duelin". Zllami nuk ben letersi, ( te mirefillte e kam fjalen, jo libra roze per shtepiake) dhe me vjen tmerresisht keq qe e ve ne rradhe me ata dy "kokat", sepse krahasimi eshte.... booo(bo)... i paarritshem. ( Mos ma merr per ters por Kongoli eshte "dobesia" ime.) smiley

Ah, Kongoli ka nxjerre nje roman tjeter "Bolero ne vilen e pleqve".

Teodor Keko eshte nje tjeter shkrimtar ne kuptimin e plote te fjales, pa ujra, pa hermetizma, tokesor, i prekshem.

Kasëm Trebeshina.

...dhe hiq dorë nga Danielle Zllami.

Në poezi, nqs ke lexuar Rud Zekthin, Hatibin, Teferiçin, pas tyre nuk është prodhuar pothuajse asgjë me cilësi ndonëse janë prodhuar tonelata me poenxi.

Ca nga ata që shkruajnë poezi të mirë përveç autorëve të lartëpërmendur bubërrojnë edhe këtu tek pjeshku.

 

Ndërsa sa i përket pyetjes tënde se a po ndodh gjë në letërsinë shqipe, po deshe një opinion: sa të jetë aktiv Kadareja nëpër qarqet letrare shqiptare, zor se do të shohim ndonjë shkrimtar të ngrejë kokën.

P.S.

Nuk më ka rënë në dorë, por gojë më gojë thuhet se romani "Oh!" dhe Anton Pashku si autor duhen lexuar. Ndrësa Mitrush Kutelin ma do mendja duhet ta kesh lexuar, ndonëse nuk e përmend tek pyetja.

 

Përshëndetje!

"E madhe gjëma e mëkatit", s'kam fjalë tjetër përveçse kryevepër! Aktualisht po lexoj "Karpa" nga Martin Camaj. Një pjesëz që ngjan kryekëput me qëndrimin dhe ndërdyshjet tona për historinë tonë të shkruar gjer mw tash:

"Në Karpë, të vërtetës historike nuk do t'i gjendet kurrë skaji sepse mungojnë dokumentat, andaj për të arritë një vërtetësi sadopak relative donë kërkue rrugë të tjera, si mbështetja në kujtesën e breznive apo në hijet e ngjarjeve që enden symbylltas kurdoherë nëpër valët e errëta të nënvetëdijes. Atje, na që s'domi me harrue gjithçka, kemi mbjellë farnat e kujtesës të cilat na mbijnë në parzëm ( kështu hjekin kreni karpasit!) na lulëzojnë në fantazi dhe në stinën e duhun japin fryte të pjekuna e na shpërthejnë prej goje, legjenda".

 

"Bolero ne vilen e pleve" mos eshte nje skenar filmi ?!!

Jo, ( të paktën, s'ma do mendja të jetë skenar filmi i bazuar në ngjarjet e këtij romani), mgjth. titulli ( bolero) më ndërmend diçka në lidhje me një film shqiptar, diçka në lidhje me një vajzë të re, balerinë që për shkak se i i ati mbetet i paralizuar i hyn rrugës së prostitucionit. Më duket se luan Anila Bisha, Robert Ndrenika dhe Pavlina Mani. Jo, s'ka lidhje me Boleron e Kongolit.

Nje nder librat qe me rrenqeth shpirtin, "Kur lindi Partia". Sa bukur tregon xhaxhi Enver themelimin e Partise! Me njemije mundime por ia arrijne me ne fund. Zai Fundo fuste shkopinj nen rrota, lere pastaj ay Sejfulla Maleshova. Xhaxhi Enver ka pasur stil shume te bukur ne te shkruar. Me ngjan disi me Engelsin, por i pudrosur ca dhe me ca grimca Lenini. Pa harruar dhe nje nuance te holle Prudoni.

E di, tani m'u kujtua qe dhe une i kam lexuar librat e xhaxhi Enverit... Asokohe, kisha shume qejf "Kujtimet e vegjelise" dhe me ka mbetur ne mend nje batute, dicka e perafert si... "enveri i kishte grisur breket mu ne bithe..." Po mbaj mend edhe "Kur hidheshin themelet e Shqiperise se re", "Hrushovianet", "Titistet" (ku Koci Xoxe kishte komplotuar kunder shtetit dhe popullit, sepse ne vend qe vapori te sillte grure, kishte sjelle piskatore per heqjen e qymave te vetullave... smileysmiley Te pakten keshtu e mbaj mend une, duhet te kem qene nja 10-12 vjec atehere). Po "Vitet e Rinise", ku tregon per studimet ne Monpelje te Frances?  Madje, neve kemi bere dhe nje konkurs per librat e tij ne tetevjecare. Sinqerisht, dhe sot e kesaj dite ende s'e kam kuptuar ( mbase budallallek imi) nese gjithe keto gjera qene te verteta, apo jo. Vete i shkruante valle te gjithe librat? smiley

eshte nje liber i visar zhitit, flet per kohet e burgut ne komunizem, por sme kujtohet titulli. ata qe ma rekomanduan e kishin pelqyer

ky 97 mos eshte gje antirrota? dhe ky antirrota mos eshte gje xyz ?

Hahahaha! Zllami, Brunilda. "Shkrimtare". Vërteton teorinë që libri mund të gjykohet edhe nga kopertina (ose hedh poshtë teorinë që libri nuk gjykohet nga kopertina, merre si të duash).

 

Me gjithë dashamirësinë për Zllamin, mund të klasifikohet lirshëm si letërsi kuzhine. Dmth, nqs një amvisë e mirë bën një byrek në javë, BZ bën një libër në muaj, por lidhjet me kuzhinën nuk janë vetëm të karakterit ritmik, por edhe aromatik, estetik, e të tjerë-tik.

Përshëndetje, Penar!

Thx, njeriu pa cilesi. Une nga kopertina i gjykoj te gjitha. smiley

Zllami, ca fjale :

Nuk kam lexuar asnje liber te Zllamit. Por nga ana tjeter, nuk e kam kuptuar asnjehere "sterkeqjen" e njerezve kundrejt saj. Ngado qe hedh syte, gjej vetem fjale te keqija per shkrimet e saj. Te them te drejten, nganjehere vertetimi i teoremave behet dhe mbrapsht, dmth shihen lexuesit dhe pastaj dilet me mendim mbi autorin. Por nga pervoja ime, me ka dale qe ata te cilet shajne zllamin, nuk vlejne me teper si lexues. Shkurt, do te me duhet te krijoj nje opinion timin mbi te. Por nuk pajtohem kurrsesi me lincimin qe i behet.

Sepse, 1) nuk eshte e lehte te shkruash dhe 2) nuk eshte e lehte qe shkrimet e tua te lexohen. E ajo, me sa di une, i ka permbushur keto kushte : di qe ka shkruar plot romane, dhe di gjithashtu se ka plot lexues. A e ben kjo gje nje shkrimtare te mire ? Jo, aspak. Por ama, nje gur me teper ne letersi. Sepse qe ta merrni vesh ju, une admiroj forcen dhe kurajon e saj per te shkruar ne nje kohe qe nuk te nxit dhe aq. E kjo duhet vleresuar.

Sa per ate qe c'shkrimtare eshte ajo, kete e thote koha, ndoshta koha do te thote qe ajo qe shkrimtare e denje per nje kategori te percaktuar lexuesish. Dhe kjo ska asgje te keqe. Kujtoni Dan Brown, te cilin, ndonjeri prej ketyre qe shan Zllamin, mund ta kete idhull. Nuk jane kaq te thjeshta gjerat.

Dhe 97 eshte 97, askush tjeter. Sepse po qe se 97 eshte antirrota dhe pastaj xyz, atehere germimet nuk duhet te ndalen me kaq por te vazhdohet me Skenderbeun, Baton, Pellazgun, Kromanjonin, afrikanen Lucy dhe ne fund majmuni Hirko midis xhungles. Dmth, s'na shpie gjekundi kjo udhe.

 97, e mire de mire pse inatosesh? me fal ashtu me ngjave, te kerkoj ndjese kushdo qofsh smiley nuk ta kisha me te keq

une kam respekt per zallmin por shkrimet e saj nuk me pelqejne dhe aq...

kurse per dan brownin nuk kam as respekt e as me pelqen, c'ti besh kam shije te keqe, nuk para u besoj ketyre librave qe ngjallin polemika artificiale neper media e gazeta, me te vetmin qellim per t'u shitur libri...

Ke te drejte 97 ...Kur lexon argumentet qe jep ..Bindesh plotesisht qe kjo prurje ka te beje me letersine!

Sa per te sqaruar : kam lexuar ca faqe te Zllamit dhe nuk me pelqen. Besoj ama se ka njerez te cileve u pelqen. Besoj edhe se eshte nder "talentet" e fundit qe kane dale ne Shqiperi, qe shkruan shet e lexohet. Ndaj e kam futur aty. Kaq. Pastaj jam dakord me 97, qe dikujt mund ti pelqeje edhe al palaçoja, Dan Brows, s'eshte se mund ta quajme jo shkrimtar.

 

Ndoshta s'kuptohej mire pyetja ime.

 

Doja te blija ca libra ne atdhe, e pyesja se çfare po leviz, a po del nje brez i ri, mbas Hatibit e mbas Zllamit...

 

Pra, per temen, duke marre ate qe keni thene, keta jane letersia e tanishme apo, le te themi, e vonshme shqiptare

 

Teodor Keko

Martin Camaj

Visar Zhiti

Agron Tufa

Anton Pashku

Rud Zekthin,

Ervin Hatibi

Teferiçi

Une jam nje nga ata qe i pelqen Dan Brown. Shume gjera marrin vleren e duhur kur vihen ne kontekstin e duhur.

Po ne fakt Dan Brown, ne nivel ndertimi thrilleri eshte shume i zoti. E vetmja gje qe nuk duroj dot nga Brown eshte pretendimi absurd se ky njeri beka kerkime historike qe ne fakt nuk vlejne  asnje dysh. Lloj lloj njerezish qe nuk e dine as se sa vellezer ka pasur Jezusi jane bere profesor ne historine e Templareve a si dreqin quhen ne shqip. Eshte kjo mendjemadhuri qe me bezdis tek Brown.

desperados, une kam hasur keto kohe nje autor Mark Simoni quhet kam lexuar disa proza te tij, dhe me ka bere pershtypje se noton ne ujerat qe me pelqejne mua... ndoshta eshte i njohur por une vetem disa dite ka qe  e kam hasur dhe me ka pelqyer shume...

kam hasur ne disa poezi shume te mira te Silke Lirija Blumbach (ose diçka e tille). Jo liber, por mjaft terheqese si poete.

ka qene nje shkrimtare interesante per femije, leonora cipi me duket. hasa nje liber zbavites te saj te shkruar mire, me magjistrica tip Harry Potter.

do e gdhëndim Çimo, do e gdhëndim  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).