96 Komente

me te rinj me te vjeter

me erionin me dash shehin

me blendin me lubonjen

 smiley 

Fituan pleqte smiley

kush nga ata ishin te rinjte?

smiley

Pyetje eshte kjo? Ajo dukej acik, Dash Shehu... ups, Qengji dmth... :-D

Rendesi kishte qe debati ishte i qete, te gjitha palet treguan qe dine te permbahen, ndonese me pakez sforcim.

Dash Shehu më i riu aty!!

Pashë nja 40 min.

Veliaj, vërtet pak patetik në disa gjëra. Mgjse më pëlqeu një goditje e bukur që bëri: ne jemi bashkëvuajtës. Le të qëndronte me këtë ide. Do fitonte goxha pikë. Detajet nga jeta personale e vet, nuk duhet tu kishte dhënë shumë rëndësi. Se e goditi Dashi keq aty, me një goditje ballore. Gjynaf mer çuna, u kishin dhënë ftesë për pak agresivitet të vjetrit, pse nuk e hodhët vallen?

Blendo, po ti më? Be more mean!!! smiley

Lubonja... (!) no surprises.

 

@ fh smiley smiley 

Une e ndoqa deri diku kete emision dhe mu duk se Blendi sebashku me Erionin ishin  me kembe ne toke dhe bindes ne ate qe thonin, Dashi pak harbut por gjithmone popullor, ndersa Lubonja mu duk se ka rjedhur perfundimisht.

Po kur ju thashe une qe Blendi thjesht mundohej te mbronte shoqnine e vet...vari trapin, se kur jane keta protagonistet ne shqiperi, ja hongert m*tne shqiperia afrikes

S'm'u duk se Blendi po mbronte shoqnine e vet aty, te pakten, jo mbreme. Blendi dhe Veliu mbreme treguan qe rinia s'di vetem te ulerase e te klithe per medalje, gjyshe, apo shalle, por te ulet ne tryeze dhe te diskutoje me pjekuri. E vetmja gje qe s'me pelqeu tek Veliu ishte thenia "ata nuk bene as gardec", kur i referohej Opinionit te meparshem, sepse ata te rinj qe dolen atje, gati-gati u moren si shembull i gjithe rinise shqiptare, ( qe prape s'me duket e drejte)  ndaj duhej te mbanin pergjegjesi per ato qe nxirrnin nga goja dhe per qendrimet e tyre. S'mund te presim ne qe edhe te rinjte te bejne "nje Gerdec te dyte". Qofte larg! 

jo vertet ata nuk uleriten por nje e dy thonin se ne u kthyem prej amerike qe te shpetonin shqiperine si skenderbeu dikur

Po te mbrosh shoqerine mua me duket gjeja me normale ne bote. Keshtu e konceptoj. Fundja nuk po mbroja nje krim, apo nje turp. Une e kam thene shkoqur qysh ne fillim dhe nuk po i bej finte kesaj: Brezin tim e mbeshtes dhe i bej avokati deri ne fund.

Aty nuk dola per te mbrojt ndonjerin nga ata te gjashte, por per te kundershtuar idene qe Shqiperia nuk ka te rinj te mire. Ne nje vend me moshen mesatare te popullsise 28.9 vjec jam i prirur te besoj qe te rinj te mire ka sa te duash. Jam dakord me shume nga ato qe tha mbreme Lubonja, pervecse me pesimizimin e tij. Kritikat i ka shume te mira dhe ja degjoj, por p*rdhet jo. (Sipas asaj shprehjes popullore Plakut degjoi fjalet, jo p*rdhet.)

Debati mua mu duk se shkoi relativisht mire. Eshte pak veshtire te debatosh live ne tv se biseda shkon si ping-pong. Ishim relativisht dakord se me thene te verteten nuk eshte e lehte per nje te ri te perballoje Lubonjen me shume vjete pervoje qe eshte ne fushen e vet ne "Opinion". I thash mbas programit, qe duhet te jete me optimist per te rinjte. Ju cunat dhe gocat e peshkut, po bete ndonje pune te mire qe te mos dal rrenacak me Luben, jua njoh per nder. smiley

 

Blend, pashe nja 5 minuta nga ai debati. Dhe me pelqeu kjo qe the ketu siper: 

Eshte pak veshtire te debatosh live ne tv se biseda shkon si ping-pong.

"The medium is the message" do thoshte McLuhan. Me fjale te tjera, fajin javen e kaluar s'e kishte "rinia" po TV: nxirr 5 politikane te cfaredolloj moshe ne nje emision te atille para zgjedhjeve, dhe sherr do behet, nuk diskutohet.

punè tè mirè?? jetoj nè itali prej 13 vjetèsh e kam 13 vjet qè dèrgoj lek nè atè vend...pasi shteti apo brezi pèrpara meje nuk la asgjè nè kèmbè nè atè vend..shkatroi gjithçka qè u la brezi i mèparshèm dhe tè ardhmen tonè...ne jemi brezi(ndoshta mund tè matet me ne vetèm brezi i dalè pas luftès sè 2 botrore) qè na u desh tè fillonim gjithçka nga zero dhe pa asnjè ndihmè nga askush..as nga brezi i mèparshèm!!ky tè paktèn èshtè mendimi im..dhe kisha dèshirè qè dikush ti thoshte kèto nè emision!!

Zoti Salaj.....me vjen keq, po ato pordhet e Lubonjes ju shkaterruan fare juve.....

Blendo, pa shife, mua smë punon ai linku i videos së klanit...

 

do e kisha thone noj llafe po fatkeqesisht nuk me del video e klanit,keshtu nuk kam cfare te them.medet, se e di qe do kisha thone gjona te mencme.

po prape nuk mund te rri pa e thone qe late nom, duke i bo reklame vetes ne blogun tuaj.

 

Shume e drejte Penaro. Ne fakt 'Opinion" eshte kthyer ne nje fare institucioni ketu. Me kete rast komplimenta Fevziut se (edhe ne mungese te matjeve te audiences) ka programin e debatit me te fuqishem ne tv.

J. po cer agresiviteti mer se nuk kishim shku me u zone me Dashin dhe Luben. smiley

Nejse, iku. Ka programe te tille cdo jave, te shofim kush eshte sonte.

Po jo mo Blendi kush tha të zihesh? Dashin e kam qejf madje smiley.

Po pak polemikë agresive pa shkel rregullat, do ju bënte mirë. Madje dhe Dashi do ju kishte qejf më shumë smiley

 

Jam me se dakord me ty, J. Dhe perse nuk kishte kunderargumente? Per shembull, Dashi solli argumentin 'idete tona te reja origjinale permbysen pushtetin dhe nuk n'a ndihmoi njeri, kurse ju doni t'ju ndihmojme ne'. Fakti eshte qe kur Dashi me shoke 'permbysen' regjimin, ai ishte ne te kalbur vete per shume arsye, dhe donte vetem nje shkelm. Sistemi i sotem politik ne Shqiperi nuk eshte ne grahmat e vdekjes, ai edhe pse i korruptuar, eshte cdo dite e me i fuqishem. Eshte tjeter te luftosh me ate qe e ka nje kembe ne varr dhe tjeter te rrezosh ate qe eshte ne kontroll. Po ashtu, idete qe hodhen studentet ne 90' ishin mbase rebele, por jo dhe aq origjinale, pasi ishin pare ne Evropen Lindore madje aq shpesh sa cudia ishte si vonoi Shqiperia aq shume.....

Nejse, kot dhe une.....

E prisja qe Fevziu te shfrytezonte emisionin e merparshem me drejtuesit e forumeve politike rinore ne avantazh te emisionit te tij. Te isha une, heren e dyte do merrja te rinj qe s'ishin te perfshire ne politike qe te diskutonin per bashkemoshataret e tyre. S'e kuptova pse duhej nje (a dy...) perfaqsues te G99 perseri kur para nje jave ishte Arbri nga G99.

Te them te drejten, me pelqen Dashamir Shehu ne kete bisede!

Te me falni qe po marr rastin te "download" ca gjera ketu smiley I heq kapelen Veliajt per aftesine e tij oratorike - sinqerisht! Flet rrjedhshem, tip filozofi-profesori dhe duket sikur flet bindshem, gje qe i ben njerezit te mahniten - pavaresisht se shume nga gjerat qe thote jane te pasakta. P.sh. tha qe Fevziu e kuptoi qysh ne fillim qe s'e hante per politike dhe iu fut medias. Por duke qene i vogel, s'e di qe Fevziu ka qene shume brenda ne politike, duke filluar si nje nga organizatoret e greves se urise se studenteve, zv/minister Kulture/Rinise/Sporteve ne qeverine Meksi, etj. etj. Apo kur ja keput per Carnegie, etj. etj. duke "harru" qe ata s'u bene milionera kur ishin 20 vjec - por filluan biznesin kur ishin te rinj. A nuk e ben gjithkush keshtu?! Ka njeri qe fillon te ndertoje te ardhmen kur eshte 50 vjec?

Po dal pak nga tema: Dhe meqe emisionin paraprires s'pata nerva t'a shoh te gjithin, pashe te hapja e ktij te dytit qe Gerti Bogdani paska thene "une kam medalje ari." E para e punes, ka edhe te tjere qe kane bere jo nje po disa shkolla ne Amerike dhe te them te drejten, s'kam degju ndonjehere qe universitetet te japin "medalje ari." Sic duket ato titujt Cum Laude dhe Suma Cum Laude i paska perkthy ne sistem medaljesh tjetri. Po te pakten ai e ka mbaru shkollen, jo si dikush tjeter qe e "mbaroi" ne kater semestra. Dhe me mesataren 3.76 nuk eshte edhe aq keq (por jo me i nderuari, se s'ka qene Valedictorian)

Blendi e 10 fare , e humbi kontrollin dhe nuk dinte se cfliste , riperseritte faktin se u kthye nga amerika , la jeten e REHATSHME NE AMERIKE dhe erdhi ne shqiperi , e vete quan kete akt heroik dhe si pasoje , Bracja duhet ti leshoje vendin , kurse Erjon Veliaj ishte gati tja fuste te qarit , fare , po fare fare i pa pjekur , fliste gjithmone  jashte teme .Gjynaf qe na humben kohen , por nga ana tjeter kishte dhe anen pozitive sepse ky i riu PLAK u diskretitua jashtezakonisht keq ne syte e teleshikuesit .

Gjykuar nga nick name qe i ke vene vehtes do te thoja se komenti yt qendron.Kjo thjesht sa per te te bere qejfin si mistrec qe je. smiley

Mua me pelqen shume Dashamir Shehi smiley

Si politikan apo si mashkull?

Ok, keshtu po, jom dakort me ty.

Dashamir Shehu mbetet si gjithnje origjinal ne llojin e vet. Eshte i paarritshem ne analiza dhe arsyetime.

Te rinjte ishin ....

Se cka hyre ky krimb i ri apo i vjeter. Pune pa bereqet. Kam pershtypjen se te "rinjte" vuajne per nje cikez karrike. Edhe B. Salaj i kthyer nga USA po ti ofrosh ndonje karrike nuk mund te thote Jo. E filloi me emisione te tipeve E.Ypi dhe po vazhdon me B.Fevziun.

Koha do te tregoje shume gjera. Une vete kesaj rinie me diploma shkollash te huaja te panjohura ndoshta edhe  ne vendet e tyre nuk mund ti jap voten. Eksperienca ne pune dhe ne shoqeri loz rol teper te madh,gje qe keta nuk e kane.

 

dash shehu si perhere i sakte "rinia" kot fare mua mu duk sikur thonin :

ne kemi ardhe nga amerika dhe na tankon nje karrike ne politike smiley

rrafinese e tmerrshme dridhe like boje trike

 

Blendi te kam xhan mos shko me ne te tilla emisione.

 Une e vendosa per ke do votoj.

 

"Te gjitha partite kane bere nga nje aneks rinor" hahahahahaha

Gabimi me i madh i ketij "opinioni" ishte pjesmarja e Fatos LLubonjes,,dhe e Dash Shehu,fillon Lubonja te beje"kritika per rinine",se nuk shef modele tek rinia,e Erionit ,Blendit...

Nuk i lane me fol, as Erionin dhe as Blendin.......gabim,gabim ,gabim,ky emision ishte i deshtuar,ne fakte duhet te ishin te rinje te tjere,,te tjere, bolle me pallavra, te dashit,te lubonjes, ata nuk duhet ta kishin vendin aty.!!

Me pelqeu Erioni, Blendi..kane ide,koncepte te reja...Ai Dashi eshte si ko.qe kanari,per zotin...! Si daj ceni fliste!!  hi,hi,hi, mo katunar tirone si Dashi nuk ka mo !! hi,hi,hi, jam duke e ndigju tani,me shkrin fare ky dashi! ..hajdedi ju rinia,me mu,hajdeni mo, po pse me shkoni me Berishen dhe me ate Edin e modh,?!! Rebelohuni pra mo?Kjo mo osht rinia!!  hi,hi,hi,Dashi!

Ndihme....dua t'a shikoj te gjithe kete emision, po te linku i Klanit video me ndalon aty te minuta 50. A di njeri ndonje vend ku mund te gjej pjesen tjeter? Shume me mire se ato yllkat e javes se kaluar. Megjithese, edhe ne kete debat, rinia i vjen anash Dash Shehut, te pakten deri ketu ku e kam pare deri tani. Mbase dialekti eshte paksa i trashe, por idete e Dashit jane te argumentuara shkelqyeshem.

...dhe po qe se nuk e gjej dot pjesen tjeter te emisionit, a mund te me thote ndonjeri a pushoi Veliaj se qari e ankuari per fatin e tij, apo ashtu e mbylli emisionin?

si qongj ishe me Luben or Blend. s'pashe antagonizem, ke ra dakort me te sa her e pate fjalen smiley

ngeli me goje hapur gjithe kohes duke aprovuar gjithcka thoshte lubonja , hahaha rinia shqiptare qe kerkon lemoshe

 

Mos e merr si sulm personal se e vura ra edhe te disa te tjere qe bene komente ketu qe e kritikojne Blendin pse nuk ishte agresiv, te tregonte dhembet, t'u hidhej direkt ne gryke kujtdo qe ishte nga ana tjeter, etj. etj.  Eshte me verte i dhimbshem ky lloj mentaliteti.

Na u duk e shemtuar ajo biseda e "te rinjve" para nje jave pikerisht per ket arsye, pse nuk i linin rradhe njeri-tjetrin po vec benin si qen kundra njeri-tjetrit - nga ana tjeter sot po kritikoni Blendin pse nuk ju hodh ne gryke Lubonjes e Shehit. Dhe ket mentalitet egersie e kam vene re te shume miq te mi qe jetojne e punojne ne Shqiperi, te rinj, me shkolle te larte. E kane marre ate shprehjen "dog eat dog" krejt fjale per fjale. Ja nje nga pengesat e medha pse jemi ende ne kete gjendje te mjere.

s'e pata me thumb. mua me pelqyen argumentat e Lubonjes dhe Blendi i lidhi mire mendimet e veta me komentet e ketij.

nigjova nje pjese ne background. nejse blendo, sa per temen, duhet me thone qe cdo brez nuk eshte as me i mire dhe as me i keq se cdo tjeter me pare ose me pas. ka te njejtin potencial, fond gjenetik; nuk mund te thush qe brezi i 1870 paska qene me mire ose me keq se ky sot. s'eshte brezi, jane kushtet.

po mu me ka kenoq dash shehi (ca partie eshte ky mer?); boooo, me ka qit mollin e alidemit big time. hallall ja boft zoti. me ate u pite i birre te tymi. shtrut. omel. kurse tos lubonja kishte dicka nga joko ono e 1971-shit. hajt mo, me prish synin, qe thone.

ah, hera e pare qe nigjojsha ket veliun kaq te perforlur ene ktu. nuk u dukte keq, jo.

"Rinia" do te krijoje nje model te ri ne politike, kur te kete interesa te reja ne politike, pra jo vec interesa torte.  Kur ta shohim kete te bere, dhe jo vetem me llafe, atehere rinia e ka bere punen e vet, perndryshe do te mbetet kopje e ustallareve perkates, pra "pleqni" safi.

Blendi, nje pytje pa te keq.

Cfare lende jep ne UMB??

Po deshe pergjigje ketu po deshe ne privat, edhe pse besoj se nuk eshte ndonje sekret shteteror..

Blendi, emisionin arrita ta ndjek nga fundi, pikerisht aty ku nise te flisje per te rinjte e rikthyer pasi jane diplomuar jashte. Eshte zgjedhje e megjithate duhet pershendetur. Duke mos qene moshatar me ty, perjashtohet mundesia e xhelozise per mediatizimin e shpejte qe po i ben vetes: Nga Cani Show te Opinioni "me zhurmues" i Fevziut ose Top Show i Dudushit.

E kuptoj, eshte koha kur vendin ne sofren jomikpritse per te rinjte duhet ta "zaptosh" .E kuptoj, eshte koha kur media eshte "panairi"  me efikas per veteprezantim dhe trampolini me i mire per te care perpara.

Por...druaj per rrezikun e vetekonsumimit te parakohshem.Media te promovon por edhe "te vjeteron" njekohesisht. Mbase jam gabim. Eshte vetem nje impresion.

 

Blend, me aq sa e pashe emisionin (diku nga mesi e tutje), ose me aq sa e pame vete i dyte, nuk na u duk se u tha ndonje gje e rendesishme - dmth, ndonje gje pertej rendesise se bisedave shoqerore pro-con - ndoshta me perjashtim te komentit te Lubonjes per shoqerine civile e cila nuk po ndertohet dot sepse nuk i mban dot njerezit (harroi te permendte Lubonja qe mungojne, dmth nuk jane ndertuar dhe kjo ndoshta per arsye te kultit te individid, etj, edhe strukturat e mirefillta institucionale qe do te mund ta perballonin me mire ikjen e individeve), te cilet rrjedhin drejt puneve me te mira dhe pushtetit me te prekshem. Sigurisht qe rrjedhja e njerezve nuk eshte zanafilla e problemit por mekanizmi qe bllokon zhvillimin- zanafilla mund te jete keqndertimi i ketyre institucioneve qe ne fillim p.sh. ndertimi me injeksion nga jashte apo dicka tjeter. Sa per rinine, ate qe shoh rrugeve, shpesh here mbushem me frymezim nga gjimnazistet dhe shfryhem nga moshataret tane.

Nje gje me cudit: asnjeri s'e paska pare tamam ket emisionin, po ama te gjithe duan te thone dicka. smiley

 

 

Epo dy ore, o nejse, s'marojn kurr... sikur ene cindy crawford in a sunny day te kishte qene....  smiley  

haha! sh. e vertete emigrant - per gjatesine e emisionit e kam fjalen se persa i perket Cindy Crawford... duket qe je i brezit te saj smiley "ne" te rinjte e "opinion" kemi ydha te tjere smiley

Eshte e vertete, ca jane kto emisione nga 1 ore e gjys vec bisede? me t'i hap trute fare.

Ky muhabeti mbi rinine eshte pak i lodhshem dhe pa kuptim. Vizioni eshte " Hape krahun se erdha une!"

 

Por per sa kohe flitet per moshe nuk ka kuptim. Nese flitet per ide, projekte, thyerje konkrete atehere ka kuptim. Po keshtu eshte reklame e erret.

Jo mo po eshte problem serioz. M'u thy zemra se po e shoh tani, ishalla thote noj gje me mend Blendi se deri tani po zhgenjehem. Keta njerez te rinj - te pakten, keta qe shoh ketu - mund te kene bere realisht shume, por me duket se ose nuk dine t'a shprehin ose jane bosh. Veliaj flet me anekdota, histori, fjale te shkeputura andej kete, fjale te urta, kritika te ceketa por asgje konkreta. Dashi e Lubo e kane shume te thjeshte t'i masakrojne. Ne kete moment fuqine ta japin idete dhe jo viti i lindjes.

S'e kisha pare kete filmin. Sh. faleminderit! skene fantastike!

THNX. E kam parë njëherë këtë filmin, është i madh fare. Për një muaj e kërkoja ta gjeja për ta parë këtej edhe nuk munda se nuk gjeta dot titullin.

 

Megjithatë... sugjerimin për të rinjtë, më mirë se Al Pacino nuk do e thoshte kush.

http://www.youtube.com/watch?v=dH4p9BQ3V9o

Ça të tha... po "sagapo, të dua" pra. smiley

Si ajo kënga e Nertila Kokës:

jo jo, nuk ka rëndësi ku do jetojmë

a në jug a në veri, bashkë do jemi unë e ti.

 

 Po fliste ne Vlore ai. Binden vlonjatet me kshu kengesh kujton ky???

Ka target group vlonjatEt ai siç duket. smiley

Po tia merrte dhe "manushaqes" do i kishte të sigurta votat.

 

Nuk e njihja Veliaj, e kam pare keto dite dhe me ka lene nje pershtypje te hidhur. Besoj se gjeja me e keqe qe mund t'i ndodhi nje populli, nje demokracie perfekte apo joperfekte eshte qe te sjelli ne pushtet  nje demagog, nje person qe ben Kopjo-Ngjit ne mizerjen e popullit per te fituar ca vota. Nga sa kam pare ne Shqiperi, Veliaj ( edhe F. Mediu ) jane dy nga ata qe kane kete cilesi. Veliaj ama, me sa pashe, ka edhe diçka te tmerrshme : nuk di te pergjigjet, te argumentoje, nese dikush e kundershton ngel ne vend si njehere e nje kohe kur s'kishim mesuar Kimine e ja fusnim kodra mbas bregut me shprese se po marrim ndonje 5. Jam shume i trishte edhe pse eshte ora 8.26 e mengjesit, Ky eshte njeriu i Ri, ai qe duhet te kishte zjarrin brenda, ide te reja.

 

Por gjeja me e demshme qe ka bere deri tani, eshte qe ne 24 mars para tij Dashi & Lubo dukeshin gjigand intelektual. Hajde me, mire Lubo po edhe Dashi dreqi t'a haje, s'ka lezet.

 

Sa per Blendin, me pelqeu. ( Duhet thene qe nuk i pashe 20 minutat e fundit ) Vetem se, edhe pse te gjitha ato qe tha deri ne ate moment ishin te drejta i mungoi "mburresia" apo "aktrimi" i Veliaj per t'i thene sikur ishte i bindur, me zemer ne dore. Sikur te kllononim personin Veliaj me mendimet Salaj te nje njeri i vetem do ishte politikan i mire.

 

P.S

Ore, si kalon koha. Para ca vitesh te canin trapin te gjithe, "Pse s'vje te Mjafti, Une jam i Mjaftit etj etj", tani te gjithe " Une te Mjaft-i, kurre, jo mo e ma men gabim ti..."

 

Ndersa mua me inatosi shume fakti qe si Blendi dhe Erioni i jepnin gjate gjithe kohes te drejte atyre ujqerve dh sidomos atij Dash-it, pas pamjes babaxhane te te cilit, fshihej nje cinizem i pashoq... qe kur kam filluar te ndjek opinionin kam filluar te mos e pelqej fare as Lubonjen, duket sikur ka eskluzivitetin per gjithcka, te fyej e te shperfille si te doje, godisnin si te donin, ne vecanti me colpi basi, ndersa keta djemte thoshin ore e cast; po po ke shume te drejte... jo mor djema pse i keni leshuar armet fare? Lubonja dhe Dashi nuk kishin fare te drejte ne ato qe thoshin, por kishin mjaftueshem djallezi perbrenda sa per  t'iu bere juve te dukeshit keq,

por sidoqofte, pavaresisht ketyre qe them, mendoj t'ia jap voten g99, i duhet pak idealizem shqiperise, sodomos keto kohe qe po na mbysin modelet e dasheve me kembore...

i duhet pak idealizem shqiperise, sodomos keto kohe qe po na mbysin modelet e dasheve me kembore...

..harrove  cjept!. smiley

Ceshtja eshte qe ashtu si u fol ate dite, nuk kishe absolutisht ku me i kundershtu, sidomos Lubonjen.

Per Dashin e Lubon ishte me e thjeshte se sa me be gjah te kopshti zoologjik, u be si ajo reklame...A te pelqen me fitu lehte?

i duhet pak idealizem shqiperise

Motoja e shume pjestarve te nje grupi jo-qeveritar. Per te qene idealist, duhen... ide (e di, gjeniale ee?).

se harova komplimente per veroren te kyci i dores blend smiley

Emisioni Opinion i dates 25 ishte jashtezakonisht shume interesant.  

Padyshim. Cdo gje me interes eshte interesante.

E pashe emisionin perapara se me u nis per pune dhe me thene te drejten, me mbajti deri ne fund dhe humba nje dreke pune te rendesishme. A mos kam filluar dhe une pa dashur te ri-kontriboj per atdheun tim, sado modestisht, a jane keto shenjat?

E pashe emisionin vetem nje here, rrjedhimisht nuk pretendoj tja fus komplet plot ketu, po instiktivisht mund ta them dicka.

Krahasuar me debatin e te rinjve (apo rinise, cilado fjale qe me ben politikisht korrekt) them se ky debat ishte nje hap i vogel perpara. Pse? Sepse pame individe qe flisnin me rradhe. Nje plus i madh. Pse ngurroj te them se ky ishte debat i shkelqyer dhe jo vetem nje hap i vogel perpara? Sepse me te vertete flitej me rradhe, por nuk respektohej fare fjala apo mendimi apo mundimi i tjetrit per te thene dicka. Pse? Sepse cdonjeri thjesht priste (me kulture perendimore, vendase, popullore, ekzotike, pedagogjike, sido qe ishte) qe tjetri te mbaronte fjalen, pa ja degjuar fare menidimin, dhe kur kishte rradhen e vet te fliste, jo ne pak raste, thoshte te njejeten gje si parafolesi, thjesht i jepte nje ton tjeter, ton argumentativi, por ne thelb thoshte te njejten gje si parafolesit. Secili argummentoi me argumenta te forte se rinia nuk eshte ceshtje moshe por menyre te jetuari. Pra debati, rrahja e mendimeve ne shumicen e emisionit mungoi. Ishte pak a shume, "prit nje moment te them edhe une po te njejten gje, por ta them me bukur se ty sepse une jam i ri dhe perendimor, ose sepse une jam i vjeter (i ri) me eksperience." Ishte e frikshme te anoje nga Lubonja sepse vete Lubonja ne fund te emisionit kishte harruar ckishte thene ne fillim, ishte e frikshme te anoje nga Shehi, se nuk ishte i hapur, kishe siklet te anoje nga Blendi, (me gjithe deshiren e madhe se e kemi tonin) se ndihej shume inferior ne emision, per Veliajn pervec paragjykimeve te meparshme edhe skepticizmit (qe eshte ne ajer) se nuk ka interesa perfaqsuese dhe te ndershme, Veliaj fitoi gurin 0.5 gram qe perdorte Mersimja e Ushqimores per te vjedh te pesha.

Lubonja dy tre here erdhi me shembuj teorike dhe pa lidhje me emisionin, njeri per te permendur ishte shembulli i Angelina Merkel qe fitoi drejtimin e partise fituese ne Gjermani, me argumentin se Angelina e fitoi me merite pushtetin dhe nuk iu dhurua, duke bere paralelizem me nevojen e te rinjve per te luftuar dhe fituar vete, por kur Veliaj i tha se Angela nuk ishte moshe e re kur fitoin drejtimin e partise por ishte 50 vjec, Lubonja e humbi fare fillin se per cfare e kishte nis argumentin. E njejta gje ndodhi dhe me gjithe krahasimin e FK ne emision, ne momentin qe Veliaj perdori te njejtin krahasim (FK-ne) per te mbeshtetur shembujt e tij, Lubonja e humbi toruan fare, a thua se FK ishte detyrimisht vetem arma e tij. Lubonja beri akademikun, duke hedhur emra filozofesh dhe autoresh por ne te njejeten kohe na solli edhe shembullin e demonstratave ne Greqi, vetem ai e gjen lidhjen, prandaj dhe thashe me lart, se Lubonja si e nisi ne fillim e mbaroin diametralikisht kunder.

Veliaj ne anen tjeter, perdori profilin e njeriut qe kerkon simpati dhe qe ulet kembekryq, njeriut qe te jep doren dhe te kerkon doren, cilesi te mira per nje lider por pak si jo naturale ne servirje. Por te pakten mbajti te njejten linje gjithe kohen, me idene se te gjithe kane te drejten te garojne, por kane nevoje per mentore dhe jo vetem kritike. Edhe pyetjes se djaloshit nga salla ne fund te emisionit iu pergjigj pak a shume me te njejten fryme, qe ai djalosh eshte i lire te zgjedhe dhe i inkurajuar te provoje dhe do kete ndihme per kete po te ishte per Veliajn.

Shehi, qe pa piken e dyshimin zoteron nje intelekt te papare, nuk shfrytezoi dot as momentin me te thjeshte kur i duhej ti pergjisjes salles, per te thene dicka te re. E keqperdori ate shans duke anshkaluar pyetjen qe ishte se cili ishte vizioni i tij i ri ose i ndryshem me nje pergjigje se une besoj te liria (pergjigje e emocionuese, por e pashtjellueshme, qe nuk ndricoi asnje shteg qe ndjek Shehi) Lirine per seks edhe rrebelimin edhe frojdizmin me marksizmin i perdori si terma gjimnazistesh.  

Blendi, first time OK, stand there and look pretty, ia arrite qellimit, po ke me shume potencial Blendo se vetem te permendesh dhe te citosh veten gjate gjithe emisionit cfare ke pas shkruar para dy javesh apo shembuj me tave specash te mbushur.

Ah se po vritsha mendjen se cfare nuk shkonte te Veliaj, se e kishte nji gje qe ta lente nje shenje te idhur, kur permendi tre kater here Gerdecin edhe 97, tamam fushate elektorale per audience rurale, nuk i shkonte emisionit, e fyente ate.

Megjithate, megjithate, amin, jemi te kenaqur qe gjerat levizin, kerkohet debat, edhe shyqyr qe e kemi Blendin qe na perfaqson neve te Amerikes, se Blendi do rregullohet nuk ja kam shume merakun.

Veliaj fitoi gurin 0.5 gram qe perdorte Mersimja e Ushqimores per te vjedh te pesha.

lol.

Yes!  smiley     dhe do shtoja: ne teresine e vet koment GRAND ky i Milloshit. Hallall dreka qe u humb.

Nje pike qe s'e mora vesh: Blendi me air inferioriteti? Para kujt mer? para Dashit qe ishte si shpirt (me aq sa pashe gjithnji) apo para Lubonjes... po te jete kjo e funit, s'me metet te them vecse, O-my-God!!! Why do you do this to us!... dhe meqe jemi te kjo pike, enjoy this. If you can.

           Ndersa Lubonja dhe Shehi flisnin per fenomenin , Blendi , por sidomos Erjoni flisnin per veten e tyre , pra ishin jashte teme .

       Me sa di une ky emision fliste per rinine dhe jo per Blendin dhe Erjonin . Ana tjeter negative eshte se nderkohe qe Lubonja apo Shehi e perserisnin se gjithcka duhet ta fitosh me veprimet idete etj. te tua keta te dy thoshin se lane ameriken dhe erdhen ne shqiperi , prandaj qe "ju takon me ligj" qe ta kene nje vend ne politike . Gallate e mjere per nje brez te rinjsh .

      Dicka tjeter dhe shume e rendesishme qe anashkalohet nga perkrahesit e G99-tes ketu ishte fakti qe Shehi e permendi disa here se ti si i ri nuk sjell asgje te re kur pozicionohesh hapur ne nje krah , per shembull shan qeverine per vjedhje , korupsion etj.etj. por je dakort me opoziten qe VJEDH HAPUR miliona dollare me lejet e ndertimit .

     Pra keta le te vjedhin se jane tonit kurse ketyre te tjereve tju shkulim dhembet se jane armiqte tane .

Qellimi im nuk eshte te ofendoj njeri thjesht shpreh mendimin tim .

 

Shume e bukur ajo e Lubonjes : "Amerika eshte ketu, jo te kazma e lopata ne Amerike" lmao. Mos e perserisni me kte argumentin e kthimit nga Amerika aman.

Ne gazeten Panorama sot:

 Elisa Spiropali le "MJAFT"-in per PS-ne

Ëëëëëë! Atëhere bëkërkan festë sot tek Mjaft-i smiley

 

Mos më thuaj se vajtja e saj tek PS-ja do të të bëjë që të mos votosh më për Salën smiley

Jo ore jo... mua më vjen mirë për Elisën dhe më vjen keq për PS-në. smiley

 

Më saktë mund të jepte përgjigje Kotherja, por më duket se me komentin e sotëm e konsumoi racionin javor smiley ... Pyetja ime ishte kjo: PSE JO tek G99 por tek PS-ja?

Janë të zëna vëndet mbase... Thuhet se Elisa i kishte kërkuar Erjonit ta bënte G100 me ardhjen e saj dhe ai nuk pranoi. Ndërsa Edi... Edi thuhej se kishte komentuar kështu pas ardhjes së saj: Iu shtua dhe një petale trëndafilit rozë këtë pranverë. smiley

 

Meqë ra llafi po i them njëherë Ll-së ta mbajë vendin e Elisës bosh për nja 15 ditë të paktën. smiley smiley

 

Ne kemi qesh me Ypin dhe Spiropalin kur na thoshin që "hajdeni"... po Llukani nuk e ha atë tek me na thirr neve atje... s'ka besim tek ne të papartishmit smiley

Debati ishte shume i mire.

Blendi u paraqit shume mire ndersa Veliaj si gjithmone shume keq.

Shenja qe Veliajt i del debati nga kontroli eshte tharja e buzes dhe lepirja qe i ben me gjuhe. Regjia e ka kapur se kur ka siklet ai dhe e fokuson vazhdimisht.

Gabimi i dyte qe ben Veliaj eshte se ai flet ne emer te koalicionit gje qe nuk pelqehet nga ata dhe mua me rezulton qe i demton ata.

Blend,

mbaje mend : ne nje debat te vjeter vs te rinj e fitojne ne cdo rast te vjetrit. Sa jane arsyet per ta pranuar kete ? Shume. Here tjeter flasim.

Une mendova nje debat midis te rinjte te shkolluar jashte dhe jo nje debat ne ate format.

Shume e drejte ajo qe me thua te mbaj mend. Ne fakt isha koshient per kete qysh para. Kush nuk ka asgje per te humbur fiton gjithmone. Ai debati qe ke keshilluar ti nuk ka ndodhur akoma. Te shofim se c'mund te bejme. Do flas me t_redin neser.

Cuna dhe goca, pleq e plaka. Une ju falenderoj per gjithe verejtjet, pergezimet. Ju lutem te kuptoni se nuk eshte qellim ne vetevete me fitu debate apo me dal ne televizor. jam shume dakord kur thuhet, s'shte ceshtje te rinj vs te vjeter - dhe as duhet te jete.

Duhet te jete debat sistemesh vlerash. Dhe kaq. Mosha nuk hyn fare ketu.

Une gjej qe ne Shqiperi ka shume te rinj 35-80 vjecare me mendesi dhe vlera super. Puna eshte te bejme nje carje - qe keta tipat qe sapo permenda te kene hapsirat te ngrene zerin.

Une do doja te perpiqesha qe shume nga mendimet tuaja te prezantoheshin ne sa me shume audience. Sikur te kisha nje show ne tv, do kisha ftuar ju.

PS. Dje i beme nje prezantim te mire (them) peshkutpauje tek Cani.

Blendo, ai emisioni yt nëradio është i vetmi që nuk ka një faqe në facebook... çer kujto ti, se do harxhojmë paret me të dërgu mesazhe në transmision neve?

Pse nuk e bën si radiot "këtej"... një ditë para hedhin një argument tek faqja e diskutimeve, dhe të nesërmen drejtuesit e transmisionit dinë se ç'farë t'i shtojnë programit smiley

Une nuk e kam pare emisionin fare - ne vend te kesaj, pashe nje emision mbi floren dhe faunen ne Kenia - por edhe une i bashkohem grupit per te thene qe Blindi e cau rrethimin perseri. Ai eshte e ardhmja, ai eshte drita, ai eshte jeta, ai eshte ajri, oksigjeni, uji, dhe toka jone.

Dhe nga ana tjeter, Lubonja - megjithese nuk e kam degjuar asnjehere duke folur - eshte shpirtzi, shpirtkatran, shpirtkazme, shpirtcekic dhe ne fund fare, pa shpirt.

Kurse Dash Shehi, kete e kam shume qejf, ky eshte kokrra (dhe koka njekohesisht) me e zgjuar ne bote, eshte Ajnshtajni dhe Frojdi bashke, two in one. Fjalite e tij rrjedhin si mjalte, ai te deh, te mahnit, te magjeps, te trullos dhe te corodit embel derisa te mos gjesh shapken per te vajtur ne banjo.

Kush ishte i fundit ? Veliu. Velua eshte djale i mire, flet mire, rri mire, sillet mire, dhe ecen mire. Ai eshte miresia vete.

Dhe kur fillon emisioni i dates 25, thate ju ?

Ne fakt 'Opinion" eshte kthyer ne nje fare institucioni ketu. Me kete rast komplimenta Fevziut se (edhe ne mungese te matjeve te audiences) ka programin e debatit me te fuqishem ne tv.

 

Gjej shesh e bej pershesh i thone kesaj Blend. Programi i debatit i fuqishem, ka audience dhe e pranoj, aq me teper kur te jep hapesire(me menyren ala fevzo kuptohet) te shprehesh e per kete te mediatizohesh, por komplimentat jo vetem Fevziut. Te gjithe frymes Fevziane qe ben media prej zallamahise dhe zallamahine e mediatizon. Emisione si te Fevziut e per qellimet e Fevziut po na e bejne median drite. Kaq per kete koment. Sa per ty, kishe argumenta por veshtire te ngjisnin, dalja krah Erionit duhet te ndihmoje kete te fundit por te prish shume shume shume pune ty qe Erionin nuk  e ben dot qellimmmire si vetja. E ndjeve dhe ti qe Erioni qe shume me dobet se ti? E degjove dhe ti kur u justifikua mbase jam i lodhur prej kilometrave ne 4 fshatra? Ti vije nga zyra i lare , i shpelare, i krehur e parfumosur, ai nga fashati syrgjynosur. Hmmmm........ mungese sinkroni apo organike me gastrit?????

 

Po KLAN tani vjedh debatet e peshkut dhe ben "OPINION"? 

 

z. Fatos Lubonja ishte nje kenaqesi per veshin dhe mendjen. Persa iu perket te tjereve, mah, sikur humben ne sfondin e tije.

Erioni, pfiuuh, Erioni doli te ngjese copat e partneres te tije krevatore. Mgjth Erionit do i thoja qe politika nuk eshte teknologji, eshte nje shkence jo-egzakte ku anetaret e saje mbeshteten per nje cope te mire ne eksperience shume-vjeçare dhe jo ne llogari matematikore te mesuar ne shkolle.

seriozisht La_rosee ???  Mbase per veshin mund te te kuptoj, sepse jo cdo njeri ka shijet e mia.. Por per mendjen eshte nje ofendim i intiligjences.. Mediokriteti ne Shqiperi pasqyrohet me se miri te Lubonja!

ndersa degjoja fjalimin hapes te Veliut po vrisja mendjen se si ta perkufizoja me pak fjale. Me erdhi ne ndihme Dashi kur tha" analize pak e gjate dhe pak patetike" .. 

Mreterit e teknologjise qe permend Veliaj, nuk kane te perbashket thjesht dekadat perkatese te lindjes dhe celjes se lules se tyre profesionale, por sjelljen e nje produkti te ri! Gjer tani nga veliaj une degjoj vetem llafe llafe e llafe dhe asnje ide te re, pra asnje produkt te ri.

and play..

 

Po aty eshte kyci i politikes, qe s'ka produkte por llafe

 gjembo, 

te rinjte mund te perdorin kycin ne politike, sic thu ti, dhe te merren me llafe e fjale boshe pafund; ose mund ti perdorin fjalet per te formuar fjali qe krijojne skelete dhe muskuj idesh qe kane si synim permirsimin e jeteses etj etj pra mund te ofrojne produkte politike qe sherbejne per dicka.

Liqeni, politika shqipetare nuk ka nevoje per te rinj por per fytyra te reja, te pakorruptuara. Biles po te te them dhe me teper: politika shqipetare ju ka bere shume me teper vend te rinjve ne radhet politike sesa shumica e vendeve Euro-Perendimore. Ne durojme neper tv-ra kakofoni à la Veliaj(+miq) dhe Xoxa, jemi deshmitare te gervishjeve te tyre ambicioze dhe premature ne muret e politikes shqipetare, nderkohe qe keto pinjolle mamkash dhe babkash qe s'kane bere asnje dite pune te mirefillte ne fushat e tyre duan te na tregojne rrugen.

Politika, siç e thashe dhe mesiper, s'eshte ceshtje shkencash egzakte por eksperience jete dhe verje ne praktike e asaj qe eshte mesuar ne shkolle. Qe ne kohet e Lashta, qyteterimet jane drejtuar nga Keshilli i te Vjeterve. Tani per hir te Erionit dhe deshires te familjes te tije dhe te se fejuares per ta pare ne poste qe s'i meriton, s'do erresojme mendjen. E mjaft me me historine"per rehatine tone do kishim ndenjur jashte" se ne Shqiperi ju kerkuat nje karriere te shpejte neper shpina nepotizmi nderkohe qe ne vendet ku banonte Erioni me shoke e shoqka ndoshta as pune s'do kishin arritur te gjenin. Te rinjte vertete te afte kane bere karriera lulezuese  dhe jane integruar me se miri ne vendet ku banojne.

Une ne vendin e Lubonjes nuk do kisha marre pjese me nje panel te tille por natyrisht pjesemarrja e tije ishte dhe prova e nje deshire denigrimi nje hap me tutje nga "Opinion"-i i fundit.

Per shoket e partise kjo: Nese ja doni te miren, ju lutem ti kujtoni se llaci, fiqte dhe pastrimi i bores(qe ketu ku e ka bo erjoni e bojne sistematikisht femijet e moshave 6 vjec gjer te pleqte ex-hipi te viteve 60) nuk jane kredenciale profesionale. Muhabet i vjeter i ketij politikanit te ri.

and play..

La_rosee :

Liqeni, politika shqipetare nuk ka nevoje per te rinj por per fytyra te reja, te pakorruptuara.

Shume e sakte! Lubonja nuk eshte as i ri edhe as fytyre e re. Per me keqe teper i korruptuar shpirterisht. Mua me vjen keqe per Bledin e peshkut qe merr pjese ne nje debat me Lubonjen. Duhet  te kerkoje me shume nivel.

Seriozisht dhe sinqerisht do preferoja te debatoja ketu ne peshk sesa ne nje nga "OPINIONE"-t e kanaleve televizive shqiptare.

La_rosee as nuk ben vaki edhe as mos ti shkoje mendja kujt qe Veliaj apo Xoxe mund te udheheqin Shqiperine pas 28 qeshorit, edhe se besoj qe ata  vete  te jene aq naiv sa ta besojne. Keta te rinje do te jene pjese e Shqiperise se re dhe do te kontribojne, por koha per te marre vendime per Shqiperine nuk ka ardh ende per ta.

P.s. do kthehsh ti  La_rosee ne Shqiperi ndermjet programit "brain gain" ? 

Lubonja ka vizion mbi dinamikat politike, madje vizion goxha te mprehte, pavaresisht se nuk e perdor perhere nga kendi i duhur.

PS. S'kam c'i jap Shqiperise dhe as Shqiperia mua(pavaresisht se kam pasur oferta nga Shq.). Sdq, ka ndonje program sun gain? smiley

I gjithe ky diksutim eshte flluske sapuni. Ferkon duart Fevziu qe rrit shikimet e Opinion e dridhen emigrantet jashte kur shikojne Veliaj me bosh se sa nje pakte bosh e kuptojne ne ca duarsh mund te bjene.

 

Nuk ka dallim midis te rinj e te vjeter ne politike, ashtu si nuk ka dallim midis biond e brun, te gjate e te shkurter. Ata qe duhen hedhur nuk jane te vjetrit e ata qe duhe te futen nuk jane te rinjte, duhen hedhur hajdutet, te korruptuarit, fodullet e duhen futur te ndershmit e ata qe duan atdheun.

 

Pike.

Une do te sugjeroja ti vije presje dhe te perjashtoje calamanet nga gara e vrapimit , qorret nga gara e qitjes , ....... dhe budallenjte nga politika . smiley

Blend mund ta realizosh ate idene me  video converation, ne vend te te ftuarve ca kompiutera te cilet i fokuson kamera ndersa flasin. ne fakt do ia sugjeroja Fevziut kete, keshtu nuk ka nevoje te ftoje nate per nate lubonjen. smiley i cili nuk ben gje tjeter vecse perpunon idete qe paraqiten ne kete blog

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).