Kush do ti kerkoj Edi Rames dhe Sali Berishes te vizitohet tek mjeku psikiater?

 

Leonid Chernovetskiy prepares for a lie detector testing during his mayor election campaign in Kiev (9 March 2006)

 

Lexova ne BBC se Parlamenti i Ukranes ka rekomanduar qe kryetari i Bashkise se Kievit te shkoj te vizitohet per nje evaluim mendor tek nje mjek psikiater. Me shtyu kjo te shikoj perse eshte bere kjo kerkese ndaj Z Leonid Chernovetskiy  nje ish bankier me vone i kthyer ne politikan si k/bashkie ne Kiev. Lexova e lexova dhe te them te drejten nuk pashe ndonje arsye perse ishte bere kjo kerkse. Z Chernovetskiy  ka kerkuar te rite ca taksa, te vendose nje pagese per ata qe vizitojne varezat, etj etj. Pyes nje mikun tim amerikan nese i duken atij  keto arsye te forta per ta shpallur Chernovetskiyn si te cmendur.

-Po - mu pergjegj miku dhe filloj te me shpjegonte se keto masa ne kohe krize , keto ritje taksash etj etj ....... vetem nje i cmendur i ben.

U largova nga miku im amerikan  duke menduar perse mua nuk me duken keto veprime prej te cmenduri ndersa tij po? Dhe fillova te analazoj cilat mund te jene per mua veprime qe ti etikoj si veprime prej te cmenduri

Psh.

Berisha permend fjalen "Tredhje" ne nje miting popullor ku ne podium ka edhe femije 5-6 vjecare.

Kjo po thashe me vete kjo eshte cmenduri dhe Berisha duhet vertet te vizitohet per cmenduri. Por rijta e takses se ujit apo elektrikut qe propozon Chernovetskiy nuk me duket cmenduri e krahasuar me tredhjet e Berishes

Pastaj  mu kujtua ajo skena ne parlament ku Berisha shan me nene e moter nje MP. Ah po kjo eshte vertet cmenduri dhe  jo vendosja e  nje pagese ne deren e varezes.

Mu kujtua Edi Rama tek vizita qe i beri  presidentit me atletet me pluhur  Idiodsi me brire mendova. Ky njeri duhet patjeter duhet te vizitohet te mjeku psikollog dhe jo ky kolegu i tij  Chernovetskiy qe kerkon te rite taksen e saceve televize.

Pastaj mu kujtua figura e Rames ne mbedhjen me Qeverine e Berishes  per sheshet e ndertimit ku paraqietet Edi duke shkrojur  SMS dhe tallet dhe pa asnje lloj edukate qytetare per te mos thene me teper etike politike flet e buzeqesh me ironi kur K/Ministri ( edhe ky i cmendur per mendimin tim) ishte duke folur . Kjo po, kjo eshte per te kerkuar vizite tek mjeku jo kerksa e Chernovetskiy per te ritur taksen e ngrohjes.

O Zot thashe me vete prandaj mua nuk me duken cmedurira keto veprimet e Chernovetskiyt sepse une kam pare, degjuar e lexuar me keq se ky K/bashkise se Ukranines. 

Ne shqiptareve veprimet e Chernovetskiyt na duken normale sepse jetojme ne boten tone te tej-cmendur, keshtu cdo cmenduri me pak se kjo tona na duket normale. Me keq akoma tek ne nuk ka kush ti kerkoj Rames e Berishes te vizitohen tek mjeku psikiater sepse ata qe duhet te bejne kete kerkese jane vete per tu vizuar atje. Ju kujtohet I Meta dhe kariget e thyera ne palmanet? Po Topalli dhe kapja prej zhelesh e MP te tjere. Po Ylli Pango dhe Pangosja e tere shoqerise shqiptare qe   i pergjigjet veprimeve te tij  me "Te isha une nuk kish me e lone te ikte pa ja bo njehere, ky Pangoja nuk qeka tregu burre por ka vepru si pederast qe e la me i ik ajo der femra pa e ........"

Ne jemi te  tere te cmendur ndaj kam kohe qe nuk kam kaluar nga peshku. Kam frike se edhe une jam pjese e kesaj cmendurie qe quhet rumpalle shoqerore.

Kush do ti kerkoj Edi Rames dhe Sali Berishes te vizitohet tek mjeku psikiater?

2 Komente

Shume interesant ky testi i inteligjences!

Por edhe dicka tjeter,genjeshtra,mashtrimi tregojne nje" inteligjence"ne drejtim te gabuar gje qe demton rende shoqerine shqiptare.

 

1-Truri i Politikaneve tane duhet patjeter te scanohet ,

sidomos ne drejtim te genjeshtrave,

para se te fillojne fushaten e zgjedhjeve:

FULL OF IT?: An fMRI scanner detects changes in the magnetic properties in blood, particularly hemoglobin molecules in red blood cells that exhibit different magnetic properties depending on the amount of oxygen they contain.
LIAR, LIAR: Lying triggers activities in the brain that send blood to the prefrontal cortex (located just above the eye sockets), which controls several psychological processes, including the one that lets a person craft a new rather than a known response to something.
 

2-Ne Angli eshte shpikur nje aparat,"Lie ditector test" ose "Polygraph"qe nxjerr ne shesh te gjitha genjeshtrat,qe nje person pretendon se thote si te verteta!

Do te kisha deshire qe cdo minister(kryemister),deputet,shqiptar duhet ta kishte ne gisht!

Sidomos tani kur ka nis fushata!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).