Kush do t'i fike dritat neser?

Ky eshte nje njoftim qe sapo me erdhi ne e-mail-in e punes. Me hipi ta ndaja ju, sidomos me ata qe jane brenda kufijve.

Të nderuar kolegë, >smiley>>
smiley>

VOTONI PER TOKËN – FIKJA E DRITAVE ËSHTË VOTA JUAJ>smiley>>
smiley>

Ora e Tokës është shndërruar këtë vit në një fushatë zgjedhore globale. Në garë janë Toka dhe ngrohja globale. Për herë të parë në histori, njerëzit e cdo moshe, kombësie, race dhe formimi kanë mundësi ta shfrytëzojnë çelësin e dritave si votë të tyren. Fikja e dritave është votë për Tokën; mosfikja e dritave është votë për ngrohjen globale.>smiley>>
smiley>

Ora e Tokës filloi në Sidnei, në vitin 2007, kur 2.2 milionë shtëpi dhe biznese fikën dritat për një orë. Në vitin 2008 i fikën dritat 50 milionë njerëz. Qëllimi i Orës së Tokës për vitin 2009 është të fiken dritat nga 1 miliardë njerëz, në kuadër të votës globale.>smiley>>
smiley>

Të gjithë kemi votë, cdo votë vlen. Së bashku mund të marrim në dorë të ardhmen e planetit tonë, për brezat që do të vijnë.>smiley>

Fikni dritat nesër, data 28, nga ora 20:30 deri në 21:30. >smiley>

Bëhuni një me botën në Orën e Tokës!>smiley>>
smiley>

35 Komente

Dhe po e bej vete komentin. smiley A nuk ju duket se cinizmi ka marre dhene ketu ne Shqiperi? Une, du s'du, me hir a me pahir, neser do t'i ftik dritat, dhe automatin do ta ul jo per 1 ore, por per 2. Dhe kete do ta bej jo vetem neser, por dite per dite. Ca t'bej, qerre-viu te ben me zor te jesh pjesmarres ne aktivitete nderkombetare, t'i fik dritat ( edhe deren, po deshi) kur t'i doje i bardhi qejf!

Qeveriu ta dergoje emailin??

Burimi i emailit H.R.

Hipokrizi, reklame.

Nese eshte per t'u bere behet dite per dite, jo kur te kujtohen.

Ca dreqin na ra ky shekull i shpifur neve, s'e marr vesh.

Aida,

i thuaj H. R. (Human Resources?) se qeveria jone  i ka paraprire kesaj nisme, shume kohe me pare. Me kujtohet nje dimer kur s'kishte drita per te pakten nja 6 ore cdo dite, pra ne kemi tejkaluar planin...

Po sikur te jete thirrje per te sabotuar ndeshjen kunder Hungarise qe luhet pikerisht ne 20.30? smiley

Me duket se duan t'ia fusin Klanit te Zemunit... smiley

hahahahahahaha...sa e fortè!!! unè do tu bèja thirje  tè kursehet uji nè pèrdorimin  e pèrditshèm....

Ujk, ty te kujtohet kohe me pare, nje dimer... po mua gati perdite me ikin dritat nga 1 -1 ore e gjys ne dite, ndaj dhe thashe pak me lart, qe qeveria te ben me zor pjesmarres ne ca nisma nderkombetare. Kjo vlen dhe per Aero-n, se me vjen keq ta le te vrase mendjen e tij te vockel.

Fikja e dritave është votë për Tokën; mosfikja e dritave është votë për ngrohjen globale.

Ok, po keshtu i bie qe t'i fikim dritat njehere e pergjithmone per Token, se 1 dite ne vit s'besoj se na mbron planetin.

Aida, flm.

arb, edhe kjo nuk eshte ndonje nisme e re, ne Londer ish kryebashkiaku na keshilloi te mos shperdoronim ujin para nja 3 vjetesh duke mos e shpelare WC pasi te urinonim, te benim dush dhe jo te laheshim ne vaske e nese vaska ishte patjeter e domosdoshme, te mos laheshim vetem...smiley. Nuk e di nese ka figura zyrtare ne u rrit numri i lindjeve...

po po e mbaj mend ujk...mendoj se nè shqipèri vetèm fakti se robat qè lahen, thahen vetèm nèn dritèn e diellit dhe pa pèrdorimin e asnjè lloj "magjie" elektrike...èshtè pèrgjigjja mè e mirè qè mund ti dèrgohet kètij e-mail!!! diku kam lexuar se edhe konsumimi i mishit ka efekte mbi ambientin...ju bèj thirje shqiptarve tè hanè sa mè pak mish!!

I bashkohem me shume kenaqesi kesaj iniciative qytetare qe sigurisht qe nuk do te kompesoje demin e madh qe njeriu i ka shkaktuar tokes, por qe simbolikisht vlen shume per te sensibilizuar pergjegjshmerine e gjithsecilit prej nesh.

Eshte detyra jone te kujdesemi per shtepine tone te perbashket qe fundja nuk e ndertuam ne, por qe kemi fatin e madh per te jetuar mbi te.

Aida,

No worries per token. KESH-i (ose me sakte OSSH) mendon vazhdimisht per te  dhe jo vetem nje here ne vit smiley

Neser lu kombetarja ne ate ore. Nuk bohet llaf fare.

Edhe ishalla nuk ke noi shoqe te OSSH-ja se aq dune ato. Vdesin per keshtu inisiativash globale.

Aida, po kur e bëmë neve ("M'illumino di meno&quotsmiley a i fike dritat ti... smiley

Ed, me kishte ftu nje miku im italian ne fcb, por kur e pashe une, troppo tardi, se s'kisha drita, qe t'i fikja me doren time. smiley

aida mbase eshte rastesi por fcb eshte nick-namme im tjeter.smiley

O kaçatorr, Aida nuk është Alida... apo me apo pa L, i ke fiksim kto gocat që kanë emra të tillë smiley

Duhet te fikim vetem dritat,apo c'do gje qe punon me rryme elektrike?

Po qe kur e ngrohkan token dritat , ato as dhomen time nuk e ngrohin , do na kishin zgjidh pune dritat ngrohese edhe me faturat kaloriferike .

 

Sidoqofte veture nuk perdor, lope nuk kam ,  as autobuz nuk perdor , keshtu qe me ekologjik se une nuk ben nena , nje llamp ekonomike me falet  smiley

Aida, mire e ke ti,por kjo fikja e drites nuk eshte per shqiperine,por per ato vende qe kane edhe potencialin e madh te harxhimit te energjise eletrike,dhe te shume proceseve te tjera qe vertet kane efekte negative ne ngrohjen globale te planetit.

Po Shqiperia dritat e fikme i ka!pse duhet me i fik? per show ??!! 

 

Mos i fikni dritat nga ora 8:30 deri ne oren 21:30 se nuk keni ku te shikoni ndeshjen me Hungarine. smiley

Pse mer, nuk shikoni dot ndeshjen n'televizor me drita t'fikme?

Këtu duken ata që vjedhin korentin dhe që ju duket krim që të fikin dritat smiley

 

Po te jete me deshire fikja e drites, as mos u bo merak Koth,se e nuk e le njeri ndeshjen papare eshte nderkombetare ,sidomos tifozat!

Nje dite te shtune jam ne shtepi e duhet te fik edhe dritat per t'u solidarizuar nuk e di se me ke ,nuk e di se per çfare....Iniciativa si prej centri sociali..

Romantike erresira ... Tani qe po e mendoj me mire po kuptoj arsyen e romanticizmit tone si popull.

ketu ku jam une dhe dielli ka ikur ne solidaritet... qe tani eshte erresire perjashta, por nuk eshte hic romantike (do zere ndonje shi i rrembyer).

Une per vete e kam karikuar baterine e laptop-it dhe do t'i fik dritat e pajisjet elektrike per disa ore smiley. Nese i shihni dritat e ndezura, nuk e kam fajin une por pjestaret e tjere te familjes qe nuk solidarizohen (edhe ketej kokemushke kane mbetur, mire qe rrine pa bere ze ne radhe...) smiley

Ne gjindjes ketej na njoftoi ambasadori i Ores se Tokes, z. Ed, dora vete, jo ky edi yne, po adashi i tij smiley Norton, bashke me Alanise Morrissette ne Larry King Live.  Ishte interviste e lezetcme, sidomos kur e pyeti Larry nqs duhen fikur dhe dritat e makinave smiley

Iniciative e mire, por me ca klecka te vogla, se kur i fik ne mase, dhe i ndez ne mase, ai metri i dritave ben superxhiro dhe sikur te vete dem gjithe ajo iniciative, jo gjate ores se Tokes, por sekonden tjeter. 

sqaroi mirë Monda, se mos kujtojnë se ka qënë ndonjë Ed tjetër smiley

Jo ed jo, se s'i bejme ato gafa.  Je ti, e pas vjen historia, dmth edrat e tjere smiley

Per temen, une per simboliken kam pike te dobet, por me thene te drejten, ca "stunts" te tilla reklamuese, kur kalojne dhe kufijte e barcaletave, sikur kane efekte te kunderta.  

Gjithesesi, per qejfin tone dhe te Tokes, ja disa foto nga 2008:

Earth Hour 2008

2009 coming soon ...

Monda, edhe une per gallate ( a per te qare)  e kam sjelle, se me duket tallje ta besh dicka te tille ne Shqiperi. Nese do t'i hynim punes per te llogaritur sa e ka ndihmuar Shqiperia Token per te  mos shkri akujt, smiley i bie qe ne te jemi ne vend te pare, apo jo? Ne gjithe dimrin fik i kemi pas me drita e me teresej... Shyqyr qe po vjen pranvera e zgjatet dita thuaj... smiley

Aida, nje doze e vogel solidariteti me boten na duhet, na ben mire se keshtjelle graniti s'do mbetemi gjithe jeten smiley (sikur edhe doze barcaletash.)  Keshtu qe s'do harxhoja lotet, zemer smiley

Sa per zgjatjen e dites, na e zgjati Obama qe ne pike te Marsit lol, mire qe s'e zgjati nga shkurti.  Me thene te drejten, na e beri corap gjumin, dhe telefonatat me Shqiperine.  Mora babin per ditelindje, ne oren 12 fiks ketu, (tradite familjare) dhe e zgjova, me rafte pika, ne 5 te mengjesit.  Edhe me orar ushtarakesh, shpejt shume ishte lol.

Kurse ketu ka qene diell sot, si rralle ndonjehere. Te kenaqej shpirti dhe te vinte te rrije mu ne shesh, t'i beje karshillik NATO-s qe ka mbuluar pallatin e kultures. Kohe fantastike, sot e ndjeje tamam qe kishte ardhur pranvera! smiley

 Une per vete do mbaj ndezur cdo drite te shpise, do ndez soben e gatimit, ngrofsin qendror, televizoret etj etj, ah gjithashtu do nxjerr perjashta zbukurimet me drita te vitit te ri dhe do ti ndez.

Hej, paskan ardh Krishtlindjet andej nga ju?! Po llamburit shtepia gjithandej! smiley

O e kursejme ne shqiptaret energjine o s'e kurse njeri. Me dashje pa dashje s'ka rendesi...ok?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).