CiIi shkrim mendoni se duhet te shikonte driten e botimit tek Peshku?

Jo se dua te detyroj admin te botoj shkrimet qe dua une Faqja eshte e tyre dhe ata bejne si duan vete, por si lexues dhe komentues i ketij blloku interesohem per ritjen e  cilesse se bllokut. Varet nga admin sa duan ta arijne kete. "

Kritika e shendetshme te ben mire "

Thoshte partia e punes. smiley

Para disa kohesh ndenja e perktheva nga NRP nje shkrim me dy cikle mbi krizen ekonomike dhe reziqet qe sjell ajo mbi stabilitetin ne bote.  "Kriza ekonomike rezikon stabilitetin ne bote" Kaloj ne procedurat "ne pritje te botimit" dhe pa pritur u zhduk  .Me pas ketu sillet nje shkrim nga gazeta Shqip me titullin "Kriza ekonomike dhe sindikata e terrorit

Ndersa per shkrimin e botuar tek peshku komente ishin

Hajde shkrim hajde ..ky duhet te ket qene i droguar kur e ka shkruajt ket shkrim.

hahahahahhahahah me t'qeshmet e kesaj e treta gjithe dreken!!!! pls '24 karat'oseni

Per shkrimin tim  te sjelle tek peshku si koment tek nje teme tjeter  pasi humbi tek botimi komentet ishin

Toko, te falenderoj per mundimin e perkthimit ne shqip te artikullit qe ke fut ketu. Do te te qeras, po u takuam ndonjehere, me birre, vere, raki ose konjak. Zgjidh nje nga keto.

toko je i papam. flm per prurjen. 

Me poshte keni perkthimin tim te  plote ( kam harxhuar disa ore per ta perkthyer meqenes nuk e kam kete profesion)

Kriza ekonomike rezikon stabilitetin ne bote

 Nga Tom Gjelten

 Mare dhe shqiperuar nga National Public Radio

Edicioni i mengjezit

18 shkurt 2009

 Sot ne bote papunesia eshte ne  rirtje, te ardhurat financiare  te qytetareve jane ne renie dhe nuk eshte e qarte sa kohe do te zgjate kjo krize e rende ekonomike. Situata ekonomike globale eshte bere aq serioze, sa kreret e sherbimeve te fshehta amerikane tani pranojne se rreziku i krijuar nga situata ekonomike  ja kalon rrezikut te terrorizmit

 Raporti dramatik i drejtorit te National Inteligjence ( sherbimi informativ kombetar SHBA) Dennis Blair javen e kaluar theksonte se   kriza ekonomike eshte sot per SHBA-ne  ne krye “te shqetesimeve te momentit per  sigurine” Megjithese se ky raport ishte nje surprize per shume antare te kongresit amerikan nuk eshte pa kuptim:

  Rania e ekonomike globale shume lehte mund ndryshoj mardheniet ne  bote. Vende qe me pare kane qene te stabilizuara mund te behen jo stable. Kufijte gjeopolitike mund te ndryshojne renjesish, disa vende mund te behen te fuqishme ndersa te tjerat mund te dobesohen. Aleatet mund te behen armiq

 Dhe asnje nuk e di me siguri si do te zhvillohen ngjarjet.

 Reziku eshte kur renia ekonomike (recessioni ) te zgjate per shume kohe

 Kjo eshte nje pike ku parashikimet nuk perputhen” thote David Gordon, nje ish punojes i sherbimeve e sekrete,  tani drejtor i grupit te kerkimeve politike Euroasia Group. Deri ne muajin e kaluar ai ishte drejtori planeve te politikave ne departamentin e shtetit amerikan.

 Nje mundesi eshte qe papunesia te ritet me shume dhe te behet aq keq sa ne disa vende kjo te rezikoje rendin publik dhe stabilitetin e ketyre shteteve. Blair e permendi kete skenar ne analizen e rreziqeve qe i parashtrohen SHBA-se javen e kaluar ne Kongrers.

“ Kriza ekonomike rit rezikun e destabilizimit te rregjimeve ne qofte se kjo krize do te zgjate per nje apo dy vjet”

 Faktori kryesor eshte zgjatja kohore  e krizes. Gordon pranon se nje krize ekonomike e gjate do te jete shume e veshtire per disa vende te menaxhohet.

 “Shumica e per te mos thene te gjitha vendet e medha kane mundesi te perballojne krizen ekonomike, pa krijuar destabilizm politik, ne qofte se kriza ka nje jetegjatesi normale. Por – vazhdon ai – ne qofte se ajo zgjat me shume se normalisht dhe atehere ska me siguri se si do te zhvillohen ngjarjet”

 Nevojitet me shume kooperim

 Gjate historise, lufterat kane shoqeraur  krizat serioze  ekonomike . Lufta e dyte boterore,  per shembull, erdhi pas krizes ekonomike te njohur si “Great Depression”.

 Me kete shqetesim ne mendje senatori demokrat  i shtetit te Massachusett John Kerry  qe eshte dhe kryetari i komisjonit per mardheniet me jashte, ftoj eksperte per mardheniet nderkombetare te deshmojne para komisjonit, ne nje tavoline te rrumbullaket, ne lidhje me implikimet qe kriza ekonomike krijon ne politiken e jashteme.

“Cfare duhet te bej ShBA qe te dergoj nje mezash te qarte dhe te vendose besimin ne bote?” ishte pyetja qe ai ju drejtoj eksperteve

 Pergjigjet e eksperteve ishin jo shume optimiste. Hapat qe duhen ndermare dhe  qe te gjithe ekspertet i pranuan jane ato qe ne fakt jane me te veshtirat per tu realizuar politikisht. Bankat e rrezikuara amerikane duhet ne nacionalizohen, qofte edhe perkohesish, (kjo mbase jo si fillim).  SHBA duhet te udheheqe boten ne  rezistencen ndaj masave proteksioniste ( por paketa stimuluese e SHBA perfshin pjesen “shteti do te shpenzoj vetem per  mallara amerikane&rdquosmiley dhe… Qeverite ne bote duhet te punojne sebashku ( e kunderta ka ndodhurt deri tani

“Cfare kemi pare deri tani eshte mo kordinimi ( ndermejt vendeve te botes) ne politikat ekonomike qe kane te bejne me krizen globale ekonomike” thote Desdemond Lachman, nga American Institute Enterprise “ Po te vazhdohet keshtu do te shikojme te evidentuar qe disa  vende te ndermarin politika ne dem te vendeve te tjera ose  disa vende do te perfitojne ne kuriz te vendeve te tjera.”

 

Ne kohe krize ekonomike qeverite zakonisht mbrojne  prodhimin e tyre nga konkurenca  qofte edhe kur kjo mbrojtje  krijon deme  per ekonomine globale.

 Banka boterore parashikon se tregetia nderkombetare kete vit do te ulet me 2%. Disa analiste shkojne akoma me larg, duke parashikuar se bota do te kaloj ne nje periudhe te de-globalizmit pas shume vjetesh te ritjes se integrimit ekonomik global. Kjo rruge mund te acaroj mardheniet nderkombetare.

 Eshte detyre e sherbimeve  sekrete te fokusohen ne kete rrezik dhe pregatitin qeverite  e tyre per cfare mund te ndodhe ne bote. Eshte kjo arsyeja qe sherbimet sekrete amerikane po analizojne te gjithe skenaret qe mund te veshtiresojn krizen nderkombetare financiare

 Kjo do te jete dhe pjesa e dyte e emisjonit “ Lufta financiare midis shteteve”

 Pjesa e dyte

 Kriza ekonomike mund te behet shkak per nje lufte globale financiare

Sherbimet e fshehta amerikane theksojne se kriza globale ekonomike eshte tani ne krye te listes te rreziqeve kombetar qe i kanosen  amerikes. Renia ekonomike mund te prodhoje destabilizim dhe demtoj mardheniet nderkombetare. Sipas zyrtareve te sherbimeve sekrete amerikane “ Shtetet bile mund edhe te tentojne te futen ne nje lufte financiare”

Por ndersa CIA and agjensite e tjera jane tashme te bindura se duhet ti kushtojme me shume vemendje krizes nderkombetare financiare, nenpunesit e ketyre agjensive nuk  jane te pregatitur te analizojne keto rreziqe. Per kete ata kerkojne ndihme nga eksperte jashte strukturave te agjensive te tyre.

 James Rickards, nje nga ekspertet ne fushen e re te “rrezikut financiar” eshte nje nga konsulentet e drejtorit te sherbimit te fshehte kombetar “National Inteligence.”

 “Natyrisht ata (agjensite e fshehta)   kane ekonomiste” thekson Rickard  “Ata studiojne sa eshte GDP e Rusise apo e Kines, dhe nje analize e tille  e makroekonomise ka qene gjithmon e pranishme ne keto agjensi . Por kerkesat e sotme jane  ndryshe”

 Nje Pearl Harbor ne Dollar

 Shqetesimi tani nuk eshte fuqia ekonomike vendeve, por eshte se si keto vende levizin parate e tyre dhe se si keto levizje mund te perdoren ne nje lufte finaciare. Po te marim per shembull Kinen. Kinezet zoterijne tani $1 trilion te borxhit amerikan, ne formen e  bonove te  thesarit, apo dhe te tjera siguracione bankre amerikane. Kjo u jep kinezeve nje fuqi te madhe mbi ekonomine amerikane. Sikur ata te vendosin dhe ti  shesin keto siguracione bankare, ky veprim  do te  sillte nje renie te ndjeshme te dollarit amerikan.

Rickards those se Kina mund te perdore kete si nje menyre per te te nenshtruar ameriken, ose thjesht per fitime ekonomik.

 “Mund te imagjinoni  nje skenar kur nje shtet tjeret te ndermare nje sulm financiar ndaj amerikes– te themi  nje lloj Perl Harbori ndaj fuqise se dollarit” thote Rickards. “dhe keto jane gjera qe une  mendoj se profesionistet e sherbimeve te fshehta me te drejte i mendojne. Por mund te mos jete kjo. Mund te ndodhe qe Kina te veproj thjesht per interesat e saj ekonomike ne nje menyre le te themi  pershembull qe ne nje monent asaj i intereson te rite normat e interesit dhe kjo te coj qe dollari te bjere.

 Sikur kinezet te shisnin ne te njejten kohe tere siguracionet banakre ata do te demtoheshin edhe vete ekonomikisht po aq sa do te demtoheshin edhe amerikanet, sepse vlera e ketyre aksioneve do te binte shume. Por Rickards mendon se Kina mund te ndermare veprime  gjysmake.  Kina mund te shkembej pershembull borxhin amerikan afatgjate me letra me vlere    afatshkurtera.

 “Mos mendoni se kinezet nuk jane te sofistikuar ne fushen e financave”.thote Rickards ” Ata kane shume ekonomiste qe kane mbaruar MIT , Harvardin apo Universitetin e Cikagos, dhe qe dime me shume se cdo njeri tjeter. Keto jane lojra te vogla ne nje skene te madhe qe njerezit nuk po i kushtojne vemendje por qe jane me potencial reziku te madh.

 Shqetesimi per Evropen Lindore

 Nje rajon  tjeter  me rendesi  eshte Evropa Lindore. Qeverite nga ajo Polake tek ajo Rumune po perjetojn nje renie te theksur te vleres se monedhes se tyre ndaj dollarit apo euros, kjo ka sjell renie te nivelit te jeteses. Pas rezimit te bllokut komunist, keto vende u larguan nga socializmi dhe u drejtuan drejt  tregut te lire dhe demokracise perendimore.

 “Per keto vende kjo eshte e para here qe ndodh nje krize e kasaj natyre” thote Daivd Gordon nje ish officer i sherbimeve te fshehta per ceshtjet ekonomike “ Keto vende kaluan shume ndryshime qe nga koha e renies se komunizmit, por per ta eshte e para here qe ballafaqohen nje nje krize te tille kaq te rende e te kesaj natyre, krize qe shume lehte mund te ndryshoj orientimin e tyre pro perendimor dhe pro tregut te lire”

 Rusia eshte  goditur nga kriza ekonomike me shume se amerika. Por Gordon qe tani drejton EuroAsia Group, thote se renia ekonomike ka forcuar pozitat e elementeve konservative ne Rusi, duke i bere ate me te vendousr per tu perballur me fuqine politike dhe ekonomike te SHBA-se

 Rreziku nga Al Qaida

 Nje tjeter fushe e luftes financiare eshte ajo me Al Qaeden. Osama Bin Laden e ka bere te qarte se ka si synim te shkateroj sistemin financiar amerikan.Por ai nuk ka as mjetet,  as ekspertizen dhe as kapitalin ekonomik qe te manipuloj tregun fianciar amerikan ne ate menyre qe mund ta bej pershembull  Kina apo lojtare te tjere ne fushen financiare

 Gordon eshte me pak i shqetesuar per kete skenar

 “Une mendoj se ata ( Al Qaeda) e shikojne kete me shume ne forme  simbolike,”  thote ai ” Une mendoj se vizioni i tyre per te shkateruar ekonomine amerikane eshte si te perplasin ndonje avion ne Fort Knox (vendi ku mbahet thesari amerikan)  Ata nuk mendoj se ata nuk  kane ndonje pikamje me praktike per kete. “

 Rickards pajtohet me kete mendim te Gordon. Por ai thote se  Al Qaeda mund te demtoje ekonomine ameriane thjesht me nje sulm ne kohen e duhur

 “Ne qofte se ata ndermarin nje sulm terrorist ne kohen kur ekonomia eshte ne lulezim, ne mund ta perballojme, “ thote Rickard,” por ne qofte se sulmi behet ne kohen kur ekonomia eshte e dobet kjo mund te shumfishoje krizen dhe mund te shkateroj tregjet shume me shpejt dhe shume me gjere.

 Mbildhini te gjitha keto bashke dhe do te kuptoni se kriza ekonomike  e gjen ameriken ne nje siutuate shume te vecante.

1 Komente

Toko, te falenderoj per mundimin e perkthimit ne shqip te artikullit qe ke fut ketu. Do te te qeras, po u takuam ndonjehere, me birre, vere, raki ose konjak. Zgjidh nje nga keto.

Toko je i papam. flm per prurjen smiley .

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).