A mundemi te "screen out" komentues te caktuar?

Une nuk e di nese eshte teknikisht e mundur, por po vrisja mendjen; a eshte e mundur qe te kemi nje opsion ketu ne PPU, ku nje person i regjistruar, te mund te zgjedhe qe komentet e nje personi te caktuar, te mos t'i dalin fare ne faqen e Peshkut?

 

24 Komente

S'e ke keq o mrroklle, po tani per tani eshte teknikisht e pamundur. Dmth, eshte dicka qe behet, po une s'kam kohe te merrem me te.

Do dilte diskutimi copa copa smiley

Nese teknikisht mund te behet,do te ishte absurde nga ana logjike....Nese e kam kuptuar mua nuk me pelqen x-i,apo y-loni e keshtu do eleminoja komentet e tyre ashtu siç te tjere do eliminonin te miat....Nuk ka sens....

Do dilte diskutimi copa copa

Jo, jo, nuk do dilte! smiley

Sepse une po "envision"-sha nje menyre qe mua te mos me dilnin komentet e njerit apo tjetrit, jo te gjitheve!

Une, ne komputerin tim, te kisha nje mundesi, qe komentet e nje personi te mos i shikoja fare! Te tjeret, sigurisht do shikonin gjithe diskutimin, ose diskutimin pa komentet e personave qe ata do te zgjidhnin te "screen"-in out!

 

 sic e ka youtube, madje qe dhe nje koment i caktuar te marri bonus ose minus. kerkese e drejte mroklle. 

nuk bohet ajo pune mrroklle,i bie qe komentet e mija ti lexoj vetem une atehere.

ose do behej si mbledhja e KOKSH-66-es.

Bëhet ca i ndërlikuar po një sistem i tillë do funksiononte më mirë:

-Asnjë koment nuk hiqet (ose shumë pak, vetëm në raste kur mund të ketë kërcënime apo të dhëna vetjake që s'duhet të tregohen), thjesht fshihen

-Çdo koment fillon me një numër pikësh

-Anëtarëve që kalojnë një kufi komentesh negative u fillojnë komentet me një numër më të vogël pikësh

-Anëtarëve që kalojnë një kufi komentesh pozitive u fillojnë komentet me një numër më të madh pikësh

-Një grup anëtarësh zgjidhet nga administruesit dhe u jepen disa pikë çdo javë

-Të përzgjedhurit mund t'i shtojnë ose heqin një pikë komenteve (nga shuma që kanë për javën)

-Anëtarët zgjedhin se sa pikë duhet të ketë një koment që të tregohet

-Anëtarët vendosin komentues në lista të bardha ose të zeza

-Anëtarët zgjedhin se sa pikë u shtohet komenteve në listën e bardhë, se sa u hiqet komenteve nga komentues në listën e zezë

-Anëtarët mund të shohin të tregojnë tërë bisedën e një komenti që tregohet por që mund të ketë komente që janë fshehur

-Anëtarët kanë mundësinë të shikojnë tërë komentet pavarësisht numrit të pikëve

Mund të zgjidhet vetëm një pjesë e këtij algoritmi për ta thjeshtuar punën.

Propozim me kot s`me kane zene syte me pare!  Nje koment te nje anetari te caktuar qe ti nuk e pelqen, thjesht mos e lexo.  U zgjidh kjo pune.

Mire e ke ti o Thot, dhe une ate e bej me te shumtat e hereve, por ka raste kur nje person qe une mund ta kem shume zet shkruan vetem nje rrjesht! Dhe, ju lutem mos qeshni, me le shije te keqe gjate gjithe dites! Sidomos kur shpifin per persona te caktuar, ose kur shahen mes sho-shoqit si ke Balkanwebi! Sa t'i heqe administratori, une e kam lexuar qelbesirllekun, dhe helmi e ka bere punen e vet! Te forte e kishe helmin, spicer, tha! smiley

Ky ishte ne fakt shqetesimi im primar!

Si t'ja bej qe te vij tek Peshku, te lexoj ate qe dua, te le pa lexuar ate qe s'dua, por edhe te mos me zene syte qelbesirlleqe qe nje here po ti shikosh, nuk mund ti c'shikosh me!

You can't unring a bell tha inglizi! smiley

Megjithate, gjithe ky diskutim eshte kot, sepse Penari e tha qe ne fillim qe eshte pertej mundesive te tij te tanishme qe kjo gje te behet (ceshtje kohe).

Food for thought mer Thot, food for though! smiley

Ti mo' u xe'!

si sLESHdoti e doni mre ?

smiley

smiley

Sa i ke rrit kerkesat mre mroklle smiley

Kot s'kerkoni tju boje peshku nai modul te donwloadueshem qe ta thithni ne fund te dites gjithe contentin e dites, dhe te jete customized simas qejfit.

Psh du me bo export vetem komentet e dites te Policit nga ora 8 AM gjer ne ora 10 PM smiley

hihihi

A mundemi te "screen out" komentues te caktuar?

Pyetja mua me duket gabim me qellimin qe ka mroklla,sepse ai ne fakt pyet si te zgjedh nje komentues,dhe jo si ta perjashtoj nje komentues.

Screen out, nuk do te thote me e nxjerr jashte,por me e fut mrena!   smiley  ..

 

 

Ce ka gjete PPU me keto teori Donkishotesh ? Mendja si te perjashtojne????? Sot njerzimi shkon drejt shkrirjes........ ne globalizem...dhe ai qe ndikon ne menyre te vecante eshte Interneti dhe  produkt i tij siti Blog ? Mroklle ( me gjithe respektin ndaj teje) dhe ai admin. qe i bie prurjet "automatikisht" , ndoshta nuk e kishit keshtu idene . Nje ide superdiktaktoriale . Mungon vetem nje gjykate per te dhene vendime me "vdekje" per arniqt e POPULLIT peshkas ..... Requiem per nje blog ...mund ta kete emrin e arsyshem kjo prurje . Vemendje te nderuar admin. Gradualisht ne disa te tilla , por po terhiqeni ne kurthin e Megallomanise dhe patjeter ne mbivleresimin e Blogut si "Qendra Universale e Dijes  se Klasifikuar " CUDI !!!!!!

Dori diçka di që ka dhënë gjithë ato instruksione se si mund të shfrytëzohen mundësitë e reja smiley

Ca kohë ishte edhe mundësia e vlerësimit të komenteve nga lexuesit... do të shtoja që, për ata komentues që marrin votat e lexuesve, do të duhej që të bëheshin më shumë se dy admina që të mund t'ju hiqnin komentet (dhe kështu pastaj të shihnim se sa do të mund të fshinit komentet e Nexhit smiley ).

P.s: Tek Peshku i ri janë vënë vlerësimet e artikujve dhe klasifika sipas numrit të komenteve... a nuk do të ishte më mirë (dhe që besoj se Dori më jep të drejtë që është më e thjeshta) që të vendoset numri i shikimeve të një artikulli? (aq më mirë nëse do të mund të bëhej leximi jo vetëm se sa herë është lexuar, por nga sa "lexues unikë" është bërë.

Po gjithe jeten me diktature jeni rrit, edhe tani doni diktature edhe CENSURE! Po flet sa mrokkla ti, qe skane ven ku te rrijne.

Po ste pelqyesn komentet e njerezve, ver vote "abuzim" po te heqes ca njerez qe ste pelqekan ty ska kuptim. Po ndoshta neser je me humor te mire, edhe te pelqejne ca njerez, ca do besh pastaj.

Sa njerez si puna jote jane te prire per CENSURE, mos te ka marre malli per komuizem edhe ty?

Po ste pelqyen komentet mos i lexo. Po ste pelqyen shumica, mos lexo PPU fare!

 A u shpik ndonjë lëng apo makinë për këtë hall?

Nese teknikisht mund te behet,do te ishte absurde nga ana logjike....Nese e kam kuptuar mua nuk me pelqen x-i,apo y-loni e keshtu do eleminoja komentet e tyre ashtu siç te tjere do eliminonin te miat....Nuk ka sens....

ti nuk do ti eliminoje por vetem fshihje. vetem tyja nuk do te shfaqeshin psh, komentet e mija (e anasjelltas), te tjeret lexues do ti lexonin pa problem.

ps: <spam> ecni dhe regjistrohuni tek forumi im po ta kerkoni me domosdoshmeri kete funksion. per me teper duke qene forum i vogel, dmth duke mos pas veçori ose qellime gjithperfshirese, ka dhe me pak budallallik smiley </spam>

mos harroni pastaj qe ky eshte blog (me motor Drupal me duket), nuk eshte forum. pra funksionalitetet i ka te limituara. 

Ne nje bisede me nje mikun tim kritik blogjesh , thoshte " Me i qete je ne blogun ( pavionin 17 ) Te pakten aty nuk ka shume gjithperfshirsa ( si shembull permendete nje BLOG bukuroshash)...Dhe mbase nuk duhet trembur. Aty ka edhe me pak budallallek , sepse qe ne fillim kushti eshte ..Te vijne vetem bu.allej " dmth dicka si njesi mtase per gjera te MEDHA smiley . Ka eksperience dhe mund te shfrytezohet per keto mendimet e kesaj prurjeje .

 o idris a te qifsha udhet (siç thone labt), na trego ndonje gje tenden, te krijuar prej teje (ndonje pasion tendin, krijim tendin, faqe tenden, etj, ku ti tregon nje pjese prej botekuptimit, shijes ose rafinimit tend si njeri), perveç fjaleve pa kuptim qe leshon ketu. 

se veç llafe ..... per me teper pa qellim te dukshem... sepse nuk dukesh as si agjitator partie, as gjujtes femrash, as letrar pa lexues, as politikan pa karriere, e as tjeter send.

rob me koti, nuk kam pa gjithe keto vite qe frekuentoj web-in. ne hudhet robi, nje moment te dhene, e fillon e ben diçka te tijen, nuk rri tu bo ham-ham-ham tere jeten si qen rrugesh. 

Ja keshtu si monitor i "xhevaireve " sidomos te hajdarlleqeve (ose k....lleqeve )smiley ...Keshtu tha IDRIS me qene  smiley 

Po me qe e ke me merak se per cfare kam vlere dhe kam bere .... po ta them . Ne nje fshat te Korces kam hapur nje vije uji me kazem nga prroi tek shtepia e nje miku tim qe edhe sot ma di per nder qe vadit token .  Si te duket si veper ? Nuk kam prashitur grure ....per kete ndoshta edhe kam faj smiley

Dhe qe te me kuptosh me mire ..une anoj nga shprehja popullore qe : " Po nuk e levizi bushtra bishtin - qeni nuk i shkon mrapa " smiley

 

a e di si ka thene sokrati, njehere, gjate nje diaologu : "une e di qe nuk di, ndersa ti nuk di po kujton se di".

kjo do te thote qe une vij, ketu : TE AVANCOJ, TE MESOJ, TE GJEJ, TE ZBERTHEJ, TE KUPTOJ, nepermjet dialogut, diskutimit, ballafaqimit te opinioneve ose kryqezimit te kendveshtrimeve, te verteten e diçkaje.

 jam pra modest ne thelb e nuk ma rren mendia. prandaj me qellim e kam vene dhe pseudonimin tim hajdar smiley

ndersa shoh shume te tjere qe jane pedante ne fjale, japin mesime, nenqeshin, ironizojne e kategorizojne bashkebiseduesit e tyre, duke u nisur bile vetem prej pseudonimeve te tyre. me te forte pra se keta tipa nuk gjen ne dynja.

prandaj dhe te pyeta, se çfare ben, se ndoshta ma imponon respektin ndaj teje me vertet e me tej i pranoj me qejf e bindje, e bile perulesi prej nxenesi, qofte ofendimet e tua.

tani kam nje pyetje : po per te tjeret, qe nuk kane bere vija uji si ty, pse nuk ke respekt ? 

ps: ne mos u merr me me nickun tim, heeee kamarade !

 

 TE AVANCOJ, TE MESOJ, TE GJEJ, TE ZBERTHEJ, TE KUPTOJ, nepermjet dialogut, diskutimit, ballafaqimit te opinioneve ose kryqezimit te kendveshtrimeve, te verteten e diçkaje.... smiley

Kjo ketu me siper , eshte vertet ajo qe ti mendon dhe desheron se vjen. E verteta eshte krejt ndryshe. Nje pretendues i lloit "bllofist" qe nuk permbahesh nga ngazellimi kur te vjen rasti per te na udhezuar e orientuar se si duhet ti kuptojme problemt me pika , presje e plot ...hajdarlleqe ! 
ja lexoje vet me te brendshmin e postimeve ,te ores 6;24 te dt 12 Gusht , qe u be shkas per " monitorimin e hajdarlleqeve "  smiley Pak humor apo jo ?

Ke marre edhe rolin e nje programatori por jo "kompjuterist" , por moralist sikur ketu bashkebisedon me ata te fshatit tend qe te shikojne me habi " pa le c'fare po thote , se eshte i pare e i kenduar "smiley Per te mos thene pastaj per "sulme dominanti " me qener etj ku kerkon te na vesh poshte smiley .

Po ta perseris te njejten gje si dhe me nike te tjere. Mos u shit me shume se c'je !

Ne kuptimin tim do kishe me shume vlere per prurje te "fshatit tend" plotesisht dakord edhe me kete "karshillek" , por me te vlera nuk do ishin sharjet e perbuzjet , por rrefenjat se si ke qeruar FERRAT per te hapur rruge e themele . Atehere edhe une mund te heshtja ndaj vepres tende te cmuar e te .....jam pra modest ne thelb e nuk ma rren mendia ...

ku kerkon te na vesh poshte 

poshte te ka vene zoti, qe te ka bo si majmun  .... s'ma ka lene kete detyre mu smiley

per tipa si ty, qe te ngjiten si muti (qenit) ne kepuce, duhet ky funksioni ketu . 

 

 E kam te qarte qe do vazhdosh te shprehesh si pjese e b...the TE AVANCOJ, TE MESOJ, TE GJEJ, TE ZBERTHEJ, TE KUPTOJ, nepermjet dialogut, diskutimit, ballafaqimit te opinioneve ose kryqezimit te kendveshtrimeve, te verteten e diçkajes . Po gjithsesesi mendova se kesaj radhe do kishe reflektuar si  ...HAJDAR ......

 Kuptohet ne shqip! Dhe per te te qetesuar nuk kisha ndermend te te krahasoje me MUTIN se ti je sinionim i .... e kupton vete mo se vet e ke zgjedhe nikun . smiley . Ne fakt nuk kisha kete linje te biseduari me ....TE AVANCOJ, TE MESOJ, TE GJEJ, TE ZBERTHEJ, TE KUPTOJ, nepermjet dialogut, diskutimit, ballafaqimit te opinioneve ose kryqezimit te kendveshtrimeve, te verteten e diçkajes.... mendoja se kisha te beja me qenie humane . Lere PPU se nuk te jep uje smiley. Zgjidh ndonje BLOG me Budallej te kufizuar !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).