A di ndonjeri me shume?

Duke lexuar nje liber mbi rolin e Heydrich ne lidhje me Shoah-n si dhe duke kerkuar informacione te tjera per bashkepuntoret e tij, rrashe ne historine e cuditshme te shefit te Gestapos Heinrich Muller. Sipas nje artikulli te botuar ne Der Spiegel ne vitin 1964, gazetari Staehle supozon qe shefi i Gestapos Muller ndodhet ne Shqiperi nen  emrin Abedin Beqir Nakoshiri me funksion oficer policie.

Ajo qe do te doja te dija eshte nesa ka patur ndonje reagim nga sistemi i atehershem, shtypi apo qofte dhe ndermjet njerezve ne lidhje me kete aludim.

ketu keni linkun e artikullit te botuar ne 1964.

http://images.google.ca/imgres?imgurl=http://wissen.spiegel.de/wissen/image/show.html%3Fdid%3D46196240%26aref%3Dimage036/2006/03/08/PPM-SP196704801480150.pdf%26thumb%3Dtrue&imgrefurl=http://wissen.spiegel.de/wissen/dokument/dokument.html%3Fid%3D46196240%26top%3DSPIEGEL&usg=__MhNAVvPV2nSVmTtpPKqrbwzUawE=&h=164&w=164&sz=6&hl=fr&start=3&um=1&tbnid=BWY9EdGk4LoIaM:&tbnh=98&tbnw=98&prev=/images%3Fq%3Dabedin%2Bbekir%2Bnakoschiri%26hl%3Dfr%26um%3D1

6 Komente

-Shëno abedin!
-I kam duart e zëna (i tha ai shefi i gestapos smiley)
-Mbaje mënt atëhere... or ti i kshillit.

T'kishte qënë kinez, pale ka pas më shumë mundësi për t'ra n'sy ky Abedini smiley

Ne qofte se eshte e vertet, rast i rralle.

"Njeriu qe jetoi dy jete, te dyja si kriminel"

oficer gestapo= oficer policie

une nuk para i besoj shume kesaj teze por vetem doja te dija a ka pasur ndonje reagim nga shteti shqiptar ne ate kohe, ndonje artikull ne gazete(megjithse me duket pak  e zorshme). versioni i fundit qe kam gjet ne lidhje  me fundin e tij eshte se eshte ekzekutuar nga ceket ne bashkepuinim me KGB nga mesi i viteve 60

Ok, une para disa viteve lexova nje vellim mbi nazismin dhe krimet e tij dhe aty flitej per Muller'in si u arratis nga Gjermania dhe mendohej qe u rekrutua nga Enver Hoxha, te cilin e ndihmoi te ngrinte strukturat e sigurimit te shtetit. personalsisht, mua mu duk fantazi e autorit te atij libri.  

C'eshte e verteta  CIA (dokumente te deklasifikuara vitet e fundit qe mbulonin ceshtjen Muller deri ne vitet 71) mbas "lajmit" se Muller ndodhej ne Shqiperi, nepermjet rrjetit te saj, e hodhi poshte kete teze duke e quajtur te pavlefshme. Mesa kam lexuar, ajo beri dhe verifikimin e personit qe quhej Nikoshiri dhe doli ne perfundimin se nen kete emer nuk kishte person tme identitet tjeter. Po keshtu dhe disa "gjahtare nazistesh" cifute te njohur per kembenguljen e tyre nuk i kane dhene rendesi kesaj hipoteze.

Ajo qe me mundon me shume eshte fakti qe nuk kemi mundesi te kontrollojme ne linje arshivat e shtypit te asaj kohe ne Shqiperi apo dhe te vete shtetit.

e bukur kjo vlonjat, komplimente, mua nuk me duket e pamundur.  sa per shtetin shqiptar nuk mendoj se ka reaguar, mendoj se nuk ka ditur gje fare, po si ka mundesi te jete fshehur aq mire. nejse, ana tjeter eshte qe mund te jete ndonje hamendesim per shqiperine si shtet kot qe ka qene eshte dhe do te jete, mund ta kene perdorur per te humbur gjurmet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).