Punesimi, vetem permes njohjeve dhe miqve

Te rinjte e sapodiplomuar ndjehen pesimiste per te gjetur nje vend pune ne kryeqytet. Sipas tyre, te kesh nje mik apo nje te njohur sot, te ndihmon me shume se te investosh per rezultate te larta gjate viteve te shkollimit. Kete gje e pohojne nje pjese e mire e te sapodiplomuarve, te cilet pavaresisht se kane trokitur ne shume dyer per te gjetur pune, nuk kane mundur te marrin nje pergjigje. Jona S nje prej studenteve te mira te Fakultetit te Histori-Filologjise, tashme ndihet e lodhur per te kerkuar pune, sepse kudo i jane mbyllur dyert. "Te kerkosh nje pune, dhe te sigurosh nje vend pune eshte shume e veshtire. Tashme po behet nje vit qe jam diplomuar ne degen e Gjuhe-Letersise, por pervec ndonje pune sezonale, nuk kam mundur te siguroj nje pune me kohe te plote. Sot, rinia eshte e pashprese per te gjetur nje vend pune edhe kete e them me plot bindje, sepse u bene me shume se 9 muaj qe kerkoj dhe vetem me perplasen dyert", ka pohuar per gazeten "Koha Jone" Jona S. Sipas saj te vetmet mundesi per te gjetur nje pune jane miqesite dhe njohjet, te cilat mund te favorizojne. "Pune gjen vetem ai qe ka miq edhe njohje. Shoqet e mia te fakultetit, qe kane nisur pune kane pasur te afermit e tyre te punesuar diku, te cilet i kane terhequr mbrapa. Edhe shitese te kerkosh pune sot, duhet te njohesh pronaret e dyqaneve apo menaxheret, se askush nuk te merr pa njohje" ka pohuar Jona.

Aplikimet

Me marrjen e diplomes dhe hapjen e periudhes per aplikim ne zyrat e Drejtorise Arsimore ne Tirane, Jona ka qene nder te parat qe ka dorezuar dokumentacionin. Por kur ka pare numrin e atyre qe kane qene ne liste pritjeje, nga viti i kaluar ka prere cdo shprese. "Kishte nga ata mesues te cilet kishin mbi 25 vite pune dhe aplikonin per t'u punesuar ne Tirane. Une pavaresisht rezultateve te mira qe kisha, edhe pse kerkoja mesuese ne dispozicion asnjehere nuk m'u thirr emri per te shkuar dhe punuar diku", pohon Jona. Ndersa per mikeshat e saj, tregon se nje pjese kane filluar pune jashte profilit te tyre aty ku kane pasur njohjet, ose ne shkolla private, perseri me ane te njohjeve. Sipas saj, tashme nuk duhet te investohet me per rezultate te mire ne fakultet, por per gjetjen e miqve dhe njohjeve per te filluar nje pune. Nga ana tjeter Sherbimi Kombetar i Punesimit ka arritur te siguroje pune sezonale per aplikantet, por jane firmat private apo edhe institucionet shteterore, te cilat vendosin me pas nese do te punesojne personat te cilet jane specializuar ne institucionet e tyre apo jo.

Agjencite

Por, pervec ketyre dy rrugeve ne kryeqytet prej 10 vitesh operojne edhe agjenci punesimi, te cilat fillimisht kerkojne lidhjen e nje kontrate, kundrejt nje pagese te percaktuar. Ne pas eshte nje kohe pritjeje dhe ne rast se kontrata nuk realizohet atehere aplikanti merr nje pjese te pageses se kontrates. Nje pjese e kontratave te cilet jane zgjidhur nga agjencite, per ata qe duan te aplikojne per punesim jashte vendit, eshte per shkak te Kartes se Bolonjes, e cila ne vendin tone nuk po gjen te njejtin zbatim si jashte.

3 Mije Persona parashikohet qe te punesohen kete vit, nepermjet politikave dhe projekteve qe ka hartuar Ministria e Punes. Sipas ketij institucioni per 2009 do te trajnohen 850 individe dhe do te trajtohen me pagese papunesie 11 mije te tjere.

8.350 Persona Jane trajnuar dhe certifikuar gjate vitit te kaluar nga Ministria e Punes, nga projektet dhe programet e hartuara. Keta persona kane perfituar nje pagese prej 6.300 lekesh nga shteti dhe nje pjese tjeter nga institucioni ku punuan.

Sipas te dhenave zyrtare, ne Shqiperi me shume se 13.2 per qind e popullsise eshte e papune. E thene ndryshe, kjo do te thote se ne Shqiperi ka me shume se 140 mije te papune, te cilat jane regjistruar dhe kane kerkuar pune ne zyrat e punesimit

Te diplomuarit e 2 viteve te fundit, kane mundur te aplikojne ne praktika profesionale (stazhe) ne ndermarrje apo institucione, qofshin keto private apo publike. Ka qene Ministria e Punes, qe gjate dy viteve te kaluara ka aplikuar keto projekte punesimi

10 Komente

Po ai shembelli qe dhate si QEVERI e Kohes Sone ...a vlen akoma ??? E kam fjalen per "Zberthimin e mbertheckave " smiley

Ka qene Ministria e Punes, qe gjate dy viteve te kaluara ka aplikuar keto projekte punesimi...nuk me iket pa thene se keto mbyllje jane PERLA ...te tipit Zhen Min Zhibao te njehere e nje moti smiley

Kush gjen nje mik, gjen nje ciflig.

Asgje te re ne ket katundin tone. smiley

 

Populli thote:

Kemi plantacion me fiq edhe o shoke more....

Te pelcasin gjithe armiqte dhe o shoke more.......

Idriz, Zhen Mini ishte ku ta gjesh ne krahasim me shokun Sali dhe baxhoxhiun Astrit Patozi...... keta i zgjedhin njerezit si ne kohen e plakut mere.... Hajde Europe hajde.... aty me prit se erdha...... per nja 200 vjet.

Si s'del nonji mik me t'majt pa punë mer bab?

Ata Po që janë miq smiley

 

Nuk me duket se ka ndonje diference me kudo gjetja e punes.Miqesi e rekomandime ketu ku jam une nje soj edhe ne Shqiperi,agjensi ketu ,agjensi atje...Pastaj ketu ata qe studiojne humanistike ketu jane fare fare te papune....Ndonje shkence apo ing edhe çoku behet..

Epo, vete ato e kane ushqyer mentalitetin e 'miqesise' dhe korrupsionit duke pranuar forma te tilla punesimi. Tani le ta vuajne.

Pse shteti Shqiptar nuk merr persiper krijimin e agjensive te punes,dhe me kete rast ai kontrollon punen e zeze dhe ate te bardhen,kontrollon edhe taksat edhe gjithshka,pse?

S'ka mundesi. Do i kene mbyll krieministrit, gabimisht, ate numrin e telefonit per ankesat e qytetareve nga mospagimi, prandaj ndodhin kto gjera. Ja, sa te hapet prape e t'a shofin keta. smiley

Vetem fakti qe mundesite per punesim kerkohen pothuajse gjithnje ne kryeqytet, tregon se ne c'gjendje te mjerueshme eshte tregu i punes ne Shqiperi.

Nuk e kuptova kete. Pse duhet te quhet e mjerueshme tregu i punese nese njerezit duan te punojne ne Tirane? Qysh ne kohen e Enverit njerezit benin cmos qe te leviznin ne Tirane, qysh nga miqte, deri te martesat qe te benin "pashaportizim". Po kjo s'do te thote qe s'ka vende pune ne Shkoder a Puke a Gramsh. Fshatrat e shkrete kane ngel pa mjeke e mesues ngaqe te gjithe duan te shperngulen ne Tirane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).