Publikoi detaje të dosjes, Fatmir Mediu padit kryeprokuroren, Ina Rama

Avokatët e të pandehurit, Fatmir Mediu, kanë deklaruar sot se kanë ngritur padi penale nga kryeprokures, Ina Rama, dhe prokurorit të dosjes "Gerdeci", Sokol Stojani. Gjatë një konferencë për shtyp, dy avokatët Petrit Serjani dhe Ardian Visha janë shprehur se ish ministri i Mbrojtjes Mediu, ka paraqitur në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal për Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama.

Sipas tyre, akuza është për publikim të detajeve të dosjes "Gerdeci", ku i pandehur është edhe ish-ministri i Mbrotjes, Fatmir Mediu. "Ina Rama gjatë një emisioni televiziv ka bërë të ditur fakte hetimore, gjatw kohës që dosja ishte ende e pambyllur", thanë avokatët.

Po kështu i paditur nga Mediu ëstë edhe prokurori që e ka hetuar atë, Sokol Stojani. Sipas avokatëve, prokurori Stojani gjatë emisionit 'Opinion', ku i ftuar ishte Farmir Mediu dhe një panel gazetarësh, prokurori i ka bërë SMS gazetarëve të panelit duke iu sugjeruar pyetjet që duhet ti bënin Mediut në emisionin e drejpërdrejtë televiziv.

 

2 Komente

Po a nuk ishte dhe Shekulli që kishte publikuar pjesë të dosjes?

Beja avokatve te Mediut ket Pyetje sugjerim qe ta shtojne ne akuze

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).