Prokuroria kërkesë Kuvendit për imunitetin e Nikollaq Neranxit

TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e imunitetit të deputetit Nikollaq Neranxi. Kërkesa vjen një vit pasi, drejtoria e tatimeve denoncoi në Prokurorinë e Tiranës, deputetin e LSI-së, për kontrabandë.
Sipas të dhënave paraprake, që i referohen hetimeve të kryera për këtë denoncim, shifra e shkeljeve arrin në 136 milionë lekë. Në këtë vlerë dyshohet se është dëmtuar shteti shqiptar, për shkak të kalimit të mallrave në doganë gjatë viteve 2004-2005, pa bërë procedurat e zhdoganimit.

4 Komente

Do t'i shporrim para zgjedhjeve keta deputetet kontrabandiste dhe pastrues parash si Neranxi dhe Tom Doshi.

Po me, ashtu sic shporret Nanon me shoke, Angjelin, Malajn, etj. etj. etj.

Mos Polo me te shporrur se s'do te mbetet asnje deputet i PD . C'na ben keshtu me kete Teori . Avash-avash , me presione e si kofini pas te vjelit . Kjo eshte metoda , jo me shpate se na le Jozin pa PARLAMENT smiley E ke pare Mixhen cdo here para zgjedhjeve shkumezon si kal gare, se do zhduke nga faqja e dheut te korruptuarit . I kemi dosjet zotri ....keshtu thoshte ...Po ato flejne ne zyrat e krimit smiley . Shif ruj telefonat mos e merr ndonje andej nga krahu tjeter per ti thone :- Rri urte se i nxorem ato te PD smiley Thone qe keto kohet e fundit i kane hap edhe nje dosje per Familjen. Ke nonje info....Se keshtu si thu ti i bie ta shporrim te parin. 

Ka bere shume mire! Shpresoj te t´ia heqin sa me shpejt dhe te shkoje para gjyqit per kotrabanden dhe per shmangiet fiskale! Dhe deshiroj qe Prokuroria te jete me efikase ne keto raste!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).