Profil Gruaje

Një grua me trup të imët, e dobët, me një fytyrë në të cilën nuk mund të për caktohej mosha, por që lexohej qartazi ankthi, hyri në zyrën time dhe filloi të fliste shpejt, me zë të lartë, pa pushim, pa lidhje dhe pa pritur të merrte asnjë përgjigje. Duke e lënë të fliste, pa e marrë vesh se çfarë kërkonte, i bëra me shenjë të ulej, pa ja ndërprerë fjalën, duke u përpjekur të kuptoja qëllimin e ardhjes se saj.
Pas disa minutash, e pyes ngadalë për emrin dhe e ftoj të me tregojë për problemet që e shqetësojnë.
M.Përrenjasi është banore në Njësinë Bashkiake Nr 6, në Tiranë. Nënë e 4 fëmijëve, me burrin të dënuar me privim lirie me 15 vjet burg.
E ardhur nga fshati, e pa punë, ku vajza më e madhe nuk ka mbushur ende moshën 17 vjeç dhe djali më i vogël është vetëm 10 vjeç. “Nuk kam as njeri të më ndihmojë. Familja ime e origjinës e ka të pamundur”.

E ndodhur në të tilla kushte, kërkon ndihmë ekonomike në njësinë administrative ku banon, dhe përfiton 5400 lekë në muaj.
Por, kalvari i vuajtjeve të kësaj familje nuk mbaron me kaq.

Vajza e madhe, në vitin 2007 rrëmbehet nga persona të panjohur. Ajo dhunohet sistematikisht për 3 muaj në Vlorë. Rrëmbimi i vajzës nuk denoncohet në organet përkatëse nga nëna. Disa telefonata anonime frikësojnë gruan e gjorë për të mos bërë denoncimin në polici, se do të kishte pasoja të rënda.

Vajza kthehet në shtëpi, e zbathur, shtatzënë dhe e sëmurë me kriza të rënda epilepsie. Ajo vuante edhe me parë nga kjo sëmundje, por që nga koha që ishte larguar nga shtëpia, sëmundja është rënduar më tepër dhe krizat i janë shtuar.
Familjes se M.Përrenjasit i shtohet dhe një gojë tjetër për të ushqyer.

E ndërpres dhe e pyes me kujdes nëse e ka vizituar vajzën te mjeku. “Jo, - më përgjigj. - Nuk kam as kohe, dhe as lekë. Unë dal nga shtëpia në mëngjes për të bërë ndonjë punë, mjaft që të fitoj ndonjë lek. Vajza tani është më mirë, se rri urtë, po është ca e trembur, nuk flet, vetëm merret me foshnjën e saj dhe nuk del jashtë se ka frikë nga njerëzit.”

Përsëris me vete: “Është më mirë, se rri urtë dhe nuk flet!!! Si mund të jetë mirë njeriu kur nuk flet??”
E vetëdijshme se ndihma ekonomike e akorduar sipas ligjit, për këtë familje vetëm 5400 lekë për 6 personash, nuk arrin as për bukë, i them si ja del për të ushqyer familjen.
“Unë punoj punë të ndryshme, ku të mundem dhe çfarë të mundem, mjaft që të sjell lekë në shtëpi për të ushqyer fëmijët. Punët që gjej janë të përkohshme, më tepër pa punë se me punë”.
“Të them një sekret, - më tha, - unë dal natën, e mbuluar se më vjen turp ditën, bashkë me dy djemtë dhe mbledh kanaçe në kazanët e plehrave, shkoj dhe në Sharre. Vajzat nuk i marr me vete, se kam frikë, po i mbyll në shtëpi me çelës. Vetëm kam një merak, se kohët e fundit djali i vogël nuk ha dhe është i zbehtë. A thua i ka bërë keq dalja natën që kërkojmë nëpër kazanë?
Në lagje nuk më japin tjetër ndihmë. Motrat e Nënë Terezës më kanë dhënë disa herë ndihmë, po tani nuk më japin më. ‘Oh, sa shumë janë si puna jote, - më thonë ato, – ne nuk mund t`i ndihmojmë të gjithë’. Po ti si më thua, kush mund të më ndihmojë?”

I tregoj procedurën që duhet të ndjekë për të paraqitur vajzën e madhe për në KMCAP, nëse mund të përfitojë pagese paaftësie.
Me shikon me mosbesim dhe shton: “E ku kam kohë unë, pastaj këto punë duan lekë, unë nuk i kam as këto.
- Si thua ti, nuk është turp që mbledh kanaçe mjaft që të fitoj ndonjë lek, se ndryshe nuk ja dal dot”? Dhe, papritur përgjigje shton: “Nuk është turp! Jo! Unë prapë do mbledh kanaçe …”
Duke më zgjatur dorën për të më përshëndetur më thotë:
“Me fal që të mbajta kaq kohë dhe shumë faleminderit që më dëgjove, dhe u lehtësova shumë se nuk kam ndonjë njeri që të qaj hallet.”
U ngrit dhe duke më falenderuar dhe njëherë, më përqafoi si të më kishte ndonjë mikeshë të vjetër...
E mbetur pa fjalë, e habitur se sa pak kërkonte dhe e pafuqishme për ta ndihmuar, e ndoqa me sy deri sa mbylli derën..
“Shumë faleminderit që më dëgjove! Unë prapë do të mbledh kanaçe”!
Më goditën si çekan në kokë këto fjalë.

Parasysh me dolën me radhë strategjia për luftën kundër varfërisë, qeveritarët dhe politikanët e të gjitha ngjyrave, pozantë, të krekosur në mitingje, konferenca, në studiot televizive, me premtimet e pafund në fushatat elektorale, m’u kujtuan zonjat, kryetare të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, që me shprehje të bukura, të marra hua nëpër seminare pa fund, të veshura bukur, që filozofojnë për gratë dhe të drejtat e tyre, në konferenca apo në media.
Nuk e di a i sheh M.Përrenjasi këto në televizor!? Ndoshta ajo nuk ka as televizor në shtëpi!!
“Shumë faleminderit që më dëgjove! Unë prapë do të mbledh kanaçe!!!”

(shënim: Shkrimi është sjellë në G.SH. nga një punonjëse e administratës e cila nuk do të identifikohet për shkak të pozicionit. Redaksia ka bërë një përjashtim për këtë botim nisur nga fakti se historia e treguar është e vërtetë, rrëqethëse, dhe ka personazhe konkret&eumlsmiley

Foto: Krasta Krau

10 Komente

Pavaresisht nga parimet e fjales se lire mendoj se komenti me siper eshte pa vend dhe i kerkoj admin-eve te nderhyjne.

Artikulli me la pa fjale.. dhe pa fryme. Ndjej vetem nje keqardhje te madhe dhe inat me veten qe nuk kam mundesi te bej gje.

Poverty, thy name is woman! 

Si ne cdo vend ne zhvillim, kerthiza e shoqerise, femra, eshte me e pambrojtura.  Si ne cdo vend ne zhvillim, varferia eshte spiranca e pangritur qe mban peng udhetimin e shoqerise. 

Nuk ka sesi kjo histori e dhimbshme te mos preke lexuesin.  Nuk ka sesi, (paragrafi i fundit) te mos tingellojne absurde dhe shabllone fjalimet, premtimet e politikaneve, "eksperteve" etj. 

Zhdukja e varferise eshte nje ideal i vyer.  "Lufta ndaj varferise" eshte agjende e qeverive te ndryshme (US) por edhe e OKB (MDG.)  Megjithate, idealizmi menjane, jemi te ndergjegjshem qe pengesat jane shume te medha.  Por venia e tyre ne qender te vemendjes, mgjth hap mikroskopik, eshte ne nje fare menyre pozitiv.  Sepse pertej shablloneve, i jepet nje profil, portret, fytyre humane.  

une desha te ngre nje pyetje disi me filozofike ne lidhje me femine e ngjizur prej perdhunimit (me aq sa njohim)..: a ka te drejte ai femi te urrej te j'atin?

Lexo Turgeniev, "Nje enderr".

Me nje grusht miell hua s'mbahet shtepia. smiley

Shoqata qe te ndihmojne keto fatzezat per ndonje pune a ka?

Gazetaret e GSH mund te vinin edhe ndonje lajmerim per kete zonjen per ndonje pune; pastruese, sherbim per pleqte a ku ta di une.

Mire Pango, po peshqit pse? Abuzimi ndaj femrave nuk ka vetem formen qe shfaqi ministri...po nuk eshte e nevojshme te permenden edhe menyrat e tjera te percmimit.

 

histori e dhembsur. e shkruar mire gjithashtu.

Dhimbje e vertete e  kesaj gruaje.

pengmarje e vajzes

me shatzani te padeshirueshme

varferi te skajshme.

 

Ku jane shqiptaret

 

1)jam nje shqiptar me banim ne kanada,24 vjec ,me familjen ketu prej 7 vjetesh,fare rastesisht lexova kete shkrim,babai me tha ta lexoj se ai i lexon gazetat shqiptare.Te them te drejten une nuk shpenzoj shume  kohe per tu informuar me cfare ndodh ne shqiperi apo problemet qe shqiperia dhe shqipetaret kane ne pergjithesi sepse kam nje urrejtje jashtezakonisht te madhe,(me besoni nuk doni ta dini se cfare deshiroj per ata njerez qe na kane lene peng per gati 2 dekada,) per politiken Shqipetare,por kuptova qe ky eshte nje gabim pasi njerez te thjeshte si kjo familje e gjore kane te tille jete atje.

2) me deshire te madhe per te ndihmuar sadopak kontaktova site ku lexova shkrimin dhe i kerkova ndonje menyre per te kontaktuar familjen ne fjale,mbas nje mori emailesh qe i dergova ata me kthyen pergjigje dhe me dhane nr e tel te asaj familje

3)e mora tel familjen ,ajo zonje me doli dhe ajo me tha qe ajo nuk kishte shkuar ne gazete porse ne nje zyre sociale, une i thashe qe ajo punonjese ka vajtur ne gazete dhe ka mbetur anonime,dhe i thashe qe ajo punonjese ka bere mire, cdogje ishte e vertete per jeten e saj,dhe femijeve te saj

4)meqe jam student vet i thashe qe doja ti dergoja nje shume simbolike dhe se do te perpiqesha qe te flisaj me nje doktor ketu per gocen qe e ka me epilsepsi

5)mbas nje jave perpjekjesh ku fola me doktorrin e familjes ketu dhe ai me that nuk mund ti marresh ilacet per nje njeri tjeter,personi duhet te jet vete ketu.me erdhi nje ide tjeter ,sikur te njoftoja komunitettin shqiptar ketu ne toronto per te mbledhur leke dhe ti dergonim ato tek familja dhe ajo ti perdorte per ilacet.mora Tv shqiptar ketu ne toronto dhe i thashe te benin nje perpjekje per te mbledhur lek ai ,ceo i tv me that qe nuk ben te tilla reklama por me tha te gjeja nje organizate charity dhe ai pastaj do ta japte

Mora xhamine shqiptare ketu,ata me thane qe ne mezi mbahemi vet

6)e mora tel familjen mbas 1 jave dhe nja thashe perpjekjet e mia dolen pa sukses,por i thashe qe do te mundohem te gjej organizata te tjera nese e bejne kete charity por ithashe qe mos ti mbaj shpresat te larta pasi nuk dua ta zhgenjej .me moneygram i dergova aq sa munda ,ajo me falenderoi jashte msa ,madje dhe kur i mori leket me telef si shenje respekti

DUHET TE THEKSOJ QE ESHTE NJE GRUA E QETE ,E SINQERTE DHE ESHTE TE JETE NJE NGA HERONJTE E MI PER NGA PERPJEKJET QE BEN PER MOS TU DOREZUAR

7)UNE DUKE QENE I INTERESUAR PER KETE CESHTJE GOOGLA ARTIKULLIN DHE PASHE KETE SITE DHE MU BE QEFI QE KISHTE ANETARE KETU.IVETMI QELLIM QE UNE U ANATARESOVA ESHTE QE ME SINQERITET DHE ME DESHIRE

 

TI BEJA THIRRJE FORUMIT KETU NESE MUND TE NDIHMONIM KETE FAMILJE TE GJORE ,SECILI NE MENYARAT QE KA MUNDESI,UNE NUK MUND TE THEM NR E TEL KETU PASI NUK DUA QE ATA TE SHQETESOHEN  ,POR NESE ANETARET MBLIDHEN , DHE NESE DIKUSH I BESUESHEM GJENDET ,ESHTE FARE E LEHTE QE AI OSE AJO TE KONTAKTOJE ME FAMILJEN ,VETEM ATEHRE NDIHEM I SIGURTE QE TE THEM NR E TEL KETU

JU LUTEM ANETAREVE KETU QE TA KONSIDERININ KETE IDE ,

PER MUA ESHTE FARE I THJESHTE TE SHPJEGOHET PERPJEKJA IME ,NJE HERE E NJE KOHA DOJA TE NDIHOJA NJE TRUME POR JETA ME DETYROJE TE SHIKOJ NESE NDIHMOJ QOFTE NJE NJERI

DHE TJETRA NUK KA ASGJE ME TE BUKUR NE BOTE NESE I SJELL NJE BUZEQESHJE NJE ZEMRE TE VUAJTUR

THEKSOJ NUK KAM ASNJE LIDHJE GJAKU OSE SHOQERIE ME KET FAMILJE DHE NUK DUA TE KRIJOHET NDONJE TJETER PERSHTYPJE

Eh more Migjen,i ke lan do fjale lapidare per mjerimin shqiptar!

,,,,,,,,

Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë

,,,,,,,,,,

Nuk eshte problemi se u grumbulluan disa leke dhe u hodh halli i kesaj gruaje ,por e dini sa familje po renohen,ose jane ne kete gjendje ne shqiperi?

Varferia dhe mjerimi nuk jane dhurate e fatit,ato jane krijuar nga vete shoqeria shqiptare e cila  nuk ka menduar dhe nuk mendon per te luftuar varferine.

Jo me vella te varfer kemi qene ,por ne kete far feje,si ne kohen e migjenit,nuk kemi pare dhe degjuar.!

Asistence sociale,strehimi,ushqimi ,edukimi jane detyra te shtetit,por ata qe e manaxhojne shtetin,nuk u dalin parate per udhetime,me aviona,per darka dhe dreka,si do te mendojne per keto familje?

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).