Pr/ligji: Administrator dhe në pallatet e para ‘90

Çdo familje që jeton në ndërtesa, pallate të përbashkëta banimi, përfshi edhe ato që janë ndërtuar para viteve '90, do të paguajë për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta. Tarifa e mirëmbajtjes për secilin banor ose bashkëpronar ende nuk është caktuar, por pritet që të përcaktohet bazuar në shpenzimet totale të administrimit. Ndërkohë projektligji i ri për administrimin e objekteve të banimit pritet të ketë vështirësi aplikimi për pallatet e vjetra, të cilat paraqesin një domosdoshmëri më të madhe mirëmbajtjeje, pasi ambientet e tyre të përbashkëta lënë shumë për të dëshiruar.

Me këtë pr/ligj nuk do të ketë pastrime apo mirëmbajtje individuale nga banorët në blloqet e banimit ku jetojnë, por në hyrje të çdo pallati do të ketë një administrator. Detyra e këtij të fundit do të jetë mirëmbajtja e ambienteve të përbashkëta, duke nisur nga gjelbërimi, pastrimi i shkallëve, sistemet elektrike apo hidraulike, ashensori, gjeneratori në rastet kur ka, garazhet, parkimet kolektive në oborret e lagjeve, kanalizimet, kolonat e shkarkimit, oxhakët, sistemet e gazit ose të formave të tjera të ngrohjes. Bërja e mundur e kësaj nisme të re, e propozuar nga Ministria e Transporteve më parë kërkon regjistrimin e administratorëve pranë zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku ndodhet dhe ndërtesa e banimit. Më problematik pritet që të jetë administrimi i pallateve të vjetra, të cilat kanë më shumë nevojë për mirëmbajtje. Një pjesë e madhe e pallateve të ndërtuara dy dekada më parë, ambientet e përbashkëta i kanë në gjendje të mjeruar. Në bazë të draftit, organet e qeverisjes vendore mund të mbështesin bashkëpronarët me të ardhura të ulëta për financime, ose duke vënë në dispozicion personelin teknik.

8 Komente

shumë mirë

Tek pallati im cdo kat eshte i lyer me nje ngjyre te ndryshme nga katet e tjera si pasoje e rregullimeve te pabashkerenduara. Te shohim nese ky ligj do sjelli ndonje ndryshim smiley

unë e dija se ishte modeli o Llukan smiley

gjithsesi mendoj se nër të tjera do ketë dhe punësime duke menduar nji admin për tre kater pallate..

Administratori i pallatit, mund te paguhet 50% nga banoret dhe 50% nga administrimi i nje pjeseze te % te rroges bruto te tyre, administrim qe kryhet nga shteti nepermjet nje banke vendase.  

Eshte per te qeshur me disa komente ketu.

Ti Pjeter as vete nuk e kupton dot llogarine qe ke bere. Ti shkruan "te paguhet 50% nga banoret dhe 50% nga administrimi i nje pjeseze te % te rroges bruto te tyre, administrim qe kryhet nga shteti nepermjet nje banke vendase."

Sipas thenies tende ajo do te paguhet 100% nga vete banoret e pallateve.

Kjo idea e hedhur per pr/ligj nga ana utopike eshte e mire, por duhet te dime nje gje. A eshte e mundur kjo ne gjendjen ekonomike te tanishme te shqiptareve? A jane ata ne gjendje te paguajne dhe nje person per te mbarevajtur punet perreth banesave te tyre?

Eshte me mire qe kjo qeveri te flasi per gjera qe munden te arrihen dhe jo te beje akoma ligje qe jane vetem per ne leter se zbatim nuk mund te gjeje asnjehere.

 

me vjen mire qe po behet kjo se ishin bere hyrjet e pallateve si vendstrehimet e qenverit

Per cdo pallat nga nje administrator???!

E tepert!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).