Privatizimi i OSSH. Sikur ka dicka qe nuk shkon!

 

(www.balkanweb.com)

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se me një VKM qeveria i rrit asetet OSSh dhe i fshin borxhet, në prag të privatizimit. Nga rivlerësimi i bërë del se qeveria po e shet kompaninë me një ulje reale 60% të vlerës. 

TIRANE-  Në prag të nënshkrimit të kontratës me çekët e CEZ, fitues të tenderit ndërkombëtar për blerjen e 76% të aksioneve të kompanisë shtetërore të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH), qeveria mori dje një vendim, me të cilin rrit në mënyrë artificiale asetet e kompanisë, fal detyrime, duke paraqitur një çmim krejtësisht të ri. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se çmimi është krejtësisht i ndryshëm nga ai që u ofrua nga të huajt dhe që është pranuar tashmë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke u cilësuar madje, si një fitore historike e qeverisë.

Sipas VKM nr.862, datë 20.12.2006, "Për krijimin e Shoqërisë 'Operatori i Sistemit të Shpërndarjes' sh.a.", KESH duhej të sh.a. të ndante divizionin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të krijonte shoqërinë "Operatori i sistemit të shpërndarjes" (OSSH) sh.a. Me një Vendim të dytë, nr.436, datë 8.4.2008, qeveria bëri shtesa e ndryshime në VKM-në e parë, ku, më e rëndësishmja ishte se, në fund të pikës 5 shtoheshin këto fjalë:
"... me përjashtim të pjesës së detyrimeve, që lidhen me huatë/kreditë afatgjata nga donatorët e huaj, që janë disbursuar dhe materializuar, dhe që do të materializohen në të ardhmen si pjesë e aseteve të OSSH sha-së, në kuadër dhe në zbatim të projekteve e të marrëveshjeve përkatëse me kreditorët e huaj, sipas të cilave KESH sh.a.-ja do të mbetet në rolin e kredimarrësit ose të nënkredimarrësit, kur kredimarrëse është qeveria".

Me vendimin e djeshëm, “GSH” shkruan se qeveria ndryshoi mendim lidhur me barrën e kredive mbi OSSH-në. Në fund të pikës 5 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: "Nga ky rregull bëjnë përjashtim kreditë, ndërmjet KESH, sha-së, dhe Bankës Evropiane të Investimit, në shumën 2,3 miliardë lekë, dhe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, në shumën 2,68 miliardë lekë, sipas specifikimeve, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, detyrimet e të cilave nuk do t'i transferohen OSSH, sha-së.". Po kështu, shtohet se "Asetet e financuara nga kreditë afatgjata, të përfunduara gjatë vitit 2008, nga KESH, sha-ja, për OSSH, sha-në, në shumën 1,1 miliardë lekë, t'i transferohen Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha-së, dhe të regjistrohen në pronësi të këtij operatori".
Dhe më tej, "Detyrimet afatshkurtra, për blerjen e energjisë elektrike dhe tarifën e transferimit, që OSSH, sha-ja, ka, respektivisht, ndaj KESH, sha-së, dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sha-së, deri në shumën 1 miliard lekë, të shuhen dhe të pasqyrohen si rritje kapitali e OSSH, sha-së" dhe "Shuma prej 0,53 miliard lekë, që i korrespondon pagimit të huave afatgjata, në vitin 2008, nga KESH, sha-ja, të pasqyrohet si rritje kapitali për OSSH, sha-në".

Në total, qeveria e rrit artificialisht vlerën e kompanisë me 7.61 miliardë lekësh të reja, duke eliminuar detyrime e duke shtuar asete në kurriz të KESH-it. E konvertuar në valutën evropiane, kjo është e barabartë me 58.5 milionë euro. Por, gjithçka po kryhet, ndërkohë që tashmë është shpallur zyrtarisht dhe publikisht, vlera e synuar dhe oferta e blerësit të interesuar. Çekët ofruan 102 milionë euro. Me futjen "nga lart" të një mbivlere të tillë, del se qeveria po e shet me 43.5 milionë euro kompaninë. Me një ulje reale në masën 60 për qind të vlerës.

17 Komente

Nderkohe qe titull i pare dhe gjithe hapesira e analizave ishte per pangon.

 

V E N D I M>>

> >

PËR>>

> >

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.862, DATË 20.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES”, SHA”, >>

TË NDRYSHUAR>>

> >

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, dhe të neneve 168 e vijues e 181 e vijues, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave>>

> >

V E N D O S I:>>

> >

Në vendimin nr.862, datë 20.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa:>>

> >

1.      Në fund të pikës 5 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:>>

> >

“Nga ky rregull bëjnë përjashtim kreditë, ndërmjet KESH, sha-së, dhe Bankës Evropiane të Investimit, në shumën 2,3 (dy presje tre) miliardë lekë, dhe ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, në shumën 2,68 (dy presje gjashtëdhjetë e tet&eumlsmiley miliardë lekë, sipas specifikimeve, të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, detyrimet e të cilave nuk do t’i transferohen OSSH, sha-së.”.>>

> >

2.      Pas pikës 5/2 shtohen pikat 5/3, 5/4 e 5/5, me këtë përmbajtje:>>

> >

“5/3.  Asetet e financuara nga kreditë afatgjata, të përfunduara gjatë vitit 2008, nga KESH, sha-ja, për OSSH, sha-në, në shumën 1,1 (një presje nj&eumlsmiley miliardë lekë, t’i transferohen Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha-së, dhe të regjistrohen në pronësi të këtij operatori. >>

> >

Autorizohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ta pasqyrojë këtë transferimin në formën e uljes së kapitalit të KESH, sha-së, dhe të rritjes së kapitalit të OSSH, sha-së, përkatësisht në vlerën e përcaktuar më lart.>>

> >

5/4. Detyrimet afatshkurtra, për blerjen e energjisë elektrike dhe tarifën e transferimit, që OSSH, sha-ja, ka, respektivisht, ndaj KESH, sha-së, dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sha-së, deri në shumën            1 (nj&eumlsmiley miliard lekë, të shuhen dhe të pasqyrohen si rritje kapitali e OSSH, sha-së. >>

> >

Autorizohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të kryejë veprimet e nevojshme, për pasqyrimin e këtij veprimi.>>

> >

5/5. Shuma prej 0,53 (zero presje pesëdhjetë e tre) miliard lekë, që i korrespondon pagimit të huave afatgjata, në vitin 2008, nga KESH, sha-ja, të pasqyrohet si rritje kapitali për OSSH, sha-në. >>

> >

Autorizohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të kryejë veprimet e nevojshme, për pasqyrimin e këtij veprimi.”.>>

> >

3.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.>>

> >

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.>>

> >

> >

K R Y E M I N I S T R I>>

> >

SALI BERISHA>>

Ne fakt une kete vendimin e lexova mbreme pasi isha kurioz te dija se c'po bente qeveria nderkohe qe te gjithe e kishin mendjen tek mbertheckat.

 

Te them te drejten nuk kisha nerva ti hyja analizes dhe mendova se pershtypja ime (po i bien me top) do te kish qene e gabuar.

 

Jam kurioz te di nese vertet kemi te bejme nje mega "skonto" FUND SEZONI.

Jam kurioz te di nese vertet kemi te bejme nje mega "skonto" FUND SEZONI.

Nuk eshte fund sezoni: ka ende shume 'likuididet' te ngrire ne asete publike si: municion etj. Tranizicioni mbaron kur te mbaroje vjedhja e prones publike dhe te filloje kultivimi i asaj pasurie nga te pasurit.

Privatizimi i OSSH. Sikur ka dicka qe nuk shkon!

Pak gabim titulli, ne fakt duhej "Absolutisht asgje nuk shkon, total failure"

Une ne fakt nuk e di nese keto falje te borxheve te ossh jane apo jo te nevojshme per ta bere "te privatizueshme".

Por di qe, nese eshte keshtu, duheshin bere pepara ankandit te privatizimit.

Kuptohet qe po i jap qeveritareve privilegjin e mirebesimit ne ndershmerine e tyre e po diskutoj per aftesine e tyre dhe mbase gaboj.

gene, kta mer ti dun t'ja rrasin ne dore ossh-ne cez-it cilado qofte kostoja, vetem ta heqin qafe se e dine qe s'kane byth ta rregullojne kete pune, dhe dua dhe te hapen bythesh per fushate "urno, e privatizum ene shperndarjen" Bashke me banken boterore (eshte ai institucioni qe asistoi qeverine per prishjen e ndertimeve ne Jale) i kane dhene edhe garanci cez-it qe po dolen me humbje do i rimbursoje banka (kuptohet, eshte kredi qe do e paguaj shqiperia) Kjo shitja e ossh-se ka brima me shume se nje kullese makaronash ushtrie, kur te mbyllet dhe te behet publike kontrata shkruhem me gjate, po do shrujme aq gjate sa do na lodhen gishtat tu shkrujt. 

Ceshtja eshte se po pat gje qe nuk shkon eshte me mire te mos arrihet deri tek kontrata pasi do leme nam e do humbasim cdo lloj kredibiliteti (aq sa na ka mbetur pas albtelekomit)

Gjithsesi, sido qe te jete kontrata, nuk besoj se do i kthehemi me ceshtjes se vleresimit apo te zhvillimit te ankandit.

Problemi im eshte qe refuzoj te besoj se qeveritaret tane jane aq delenxhi sa te ndryshojne kaq haptazi (ne fakt mjegulla e pangos ndihmon) vleren e objektit pas ankandit.

 

Urdheri i dyte e anullone te parin!... po pse ?..Vendos Keshilli i Ministrave!Keshilli i Ministrave,Keshilli i Ministrave......!

Cdo gje pra cdo gje percaktohet nga Keshilli i Ministrave, te gjitha ,te gjitha privatizimet, etj , percaktohen sipas KM ,edhe PRIVATIZIMI I OSSH percaktohet nga Keshilli i Ministrave.

Keshtu qe kot e diskutoni....Ja keshtu eshte kjo puna e te qenit ne politike,bisnes,kush qe ne qeveri dhe nuk eshte bere i pasur!?!!

 

.....

Privatizimi i KESH-it

Neni 1

Objekti
Objekti i këtij ligji është të përcaktojë formën dhe formulën e privatizimit të shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, në vijim OSSH, sha-ja.

Neni 2
Forma e privatizimit
Privatizimi i OSSH, sha-së, realizohet nëpërmjet transferimit të aksioneve, të zotëruara nga shteti, si aksione të kapitalit të shoqërisë, një investitori strategjik, me procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”, sipas formulës së privatizimit, të parashikuar në këtë ligj.

Neni 3
Formula e privatizimit
Forma dhe formula e privatizimit të aksioneve të OSSH, sha-së është, si më poshtë vijon:

1.     Jo më pak se 51 për qind, por jo më shumë se 76 për qind e aksioneve të kapitalit, u ofrohen investitorëve strategjikë, të cilët janë shoqëri apo bashkim shoqërish, që zotërojnë garanci të nevojshme financiare dhe janë të specializuara në sektorin e energjisë. Paketa e aksioneve të parashikuara në paragrafin e mësipërmë transferohet nëpërmjet shitjes, me procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”. Çmimi i blerjes paguhet në euro. Madhësia e kësaj pakete përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
2.     Paketa e mbetur e aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, të zotëruara nga shteti, u ofrohet subjekteve të mëposhtme:
a)     ish-subjekteve të shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave, në vlerë të barabartë me vlerën e truallit dhe/apo ndërtesave, të vlerësuara në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet.
b)     Punonjësve të OSSH, sha-së, në shkëmbim të aksioneve me bonot e privatizimit apo letrat me vlerë për të persekutuarit, të zotëruara prej tyre, përfshirë edhe ato të zotëruara nga prindërit, bashkëshorti/ja dhe fëmijët e punonjësve.
Në rast se përqindja e aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime, “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, nuk është e mjaftueshme për të kompensuar ish-subjektet e shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave, ngarkohet Këshilli i Ministrave për të përcaktuara mënyrën e kompensimit të tyre.


Përqindja, mënyra dhe koha e transferimit të aksioneve, që do t’u ofrohen ish-subjekteve të shpronësuara dhe punonjësve, sipas pikës 2, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave
.
3.     Për qëllim të shkronjës “b”, të pikës 2, të këtij neni, punonjës të shoqërisë vlerësohen punonjësit, që punojnë në OSSH, sha, pas përfundimit të privatizimit dhe/ose që pas vitit 1992 kanë punuar për të paktën 5 vite për KESH, sha-në, dhe/ose për OSSH, sha-në, apo, për ndonjërën nga filialet e tyre ose kanë qenë anëtare të organeve drejtuese KESH, sha-së, a OSSH, sha-së.
4.     investitorët strategjikë, të cilët kanë blerë aksionet sipas pikës 1, të këtij neni, ushtrojnë të drejtën e parablerjes së aksioneve, të mbetura të OSSH, sha-së, të cilat nuk u janë transferuar ish-subjekteve të shpronësuara të truallit dhe/apo të ndërtesave dhe punonjësve të OSSH, sha-së, sipas pikës 2, të këtij neni duke paguar të njëjtin çmim për aksion, sipas kontratës së shitjes. E drejta e parablerjes shuhet  1 vit pas përfundimit të procedurës së transferimit të aksioneve, që u janë ofruar subjekteve, sipas pikës 2, të këtij neni.
5.     Pas përfundimit të periudhës të së drejtës së parablerjes, aksionet e mbetura të pablera nga investorët strategjikë mbeten në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që përfaqëson shtetin. Mënyra e transferimit dhe subjektet, që do t’u transferohen këto aksione, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në kuptim të këtij paragrafi nuk zbatohen nenet 206 e 207, të ligjit nr.76i8, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”.

Neni 4
Programi i punonjësve të ristrukturuar nga privatizimi
Trajtimi i punonjësve, që do të dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit, në kuadër të privatizimit të OSSH, sha-së, si dhe burimet financiare, të nevojshme për kompensimin financiar të tyre, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5
Përdorimi i të ardhurave nga privatizimi
1.     Të ardhurat nga privatizimi i OSSH, sha-së, do të përdoren për:
a)     mbulimin e shpenzimeve për organizimin e procedurave të tenderit dhe për veprimtari të tjera, që nevojiten në procesin e privatizimit;
b)     pagesën e tarifës së suksesit, shoqërisë së pavarur konsulente, të kontraktuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
c)     shpërblimin e komisionit të vlerësimit të ofertave, të Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, si dhe të grupit të negociimit, sipas përcaktimeve të Këshillit të Ministrave;
&ccedilsmiley       trajtimin e punonjësve, që do të dalin të papunë nga procesi i ristrukturimit të OSSH, sha-së, në kuadër të privatizimit të saj.
Pjesa e mbetur kalon në buxhetin e shtetit.
2.     Masa e përdorimit të të ardhurave nga privatizimi i OSSH, sha-së, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 6
Miratimi i kontratës
Kontrata për shitjen e aksioneve nënshkruhet nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe miratohet nga Kuvendi.

Neni 7
Procedura e përzgjedhjes së investitorit strategjik
Kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë dhe kriteret e vlerësimit të ofertave, për privatizimin e OSSH, sha-së, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.


cfare do te thonim nese do te behej tender per nje tynel 10 km e pastaj qeveria i thote fituesit se tynelin do e beje vetem 5 km por do te marre para sa per 10?

Mire artian po nuk do te kishte asgje te keqe nese do te nenvizoje edhe fjalet KRITERET dhe PROCEDURAT.

 

 

Paketa e aksioneve të parashikuara në paragrafin e mësipërmë transferohet nëpërmjet shitjes, me procedurën “Tender i hapur ndërkombëtar”

 

Tani, kjo PROCEDURA cfare parashikon?

Parashikohet nje identifikim i objektit apo jo?

A lejohet qe objekti te ndryshohet pas zhvillimit te tenderit?

Kush eshte pergjegjes nese firmoset nje kontrate per nje objekt qe nuk i eshte nenshtruar procedures se parashikuar?

Km ka te drejte te miratoje te gjithe vendimet qe do por a ka te drejte te privatizoje pa PROCEDUREN qe parashikon ligji (ligji eshte mbi vendimet e KM)? Po shese nje objekt me te madh se ai per te cilin eshte bere tender?

A ka te drejte qeveria te realizoje nje tender per nje lope e pastaj te jape dy apo tre apo kater apo gjithe kopene?

 

 

Transparenca ndihmon përballimin e krizës

Zef Preçi
Gazeta Panorama
08/03/2009

Nën kakofoninë e zhurmës politiko-mediatike të sex-skandalit “Pango”, përmes një vendimi të saj të dy ditëve më parë, qeveria shqiptare hoqi ...38.3 milionë euro nga lista e borxheve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) të shitur kompanisë çeke CEZ para nëntë muajve mbas disa ndryshimeve të shumta dhe të dyshimta ligjore për këtë qëllim. Siç dihet, privatizimi i pjesshëm i sektorit energjetik synonte shtimin e investimeve dhe përmirësimin e menaxhimit të tij. Të bie në sy fakti se edhe në këtë rast, njëlloj si në rastin e privatizimit të ARMO-s dhe disa privatizimeve të tjera të ngjashme të qeverisë aktuale, negociatat me kompaninë fituese të tenderit janë kryer pas mbylljes së procedurës ligjore përkatëse të privatizimit. Rezultati i këtyre “negociatave” është se qytetarëve shqiptarë iu faturuan edhe 38.3 milionë euro të tjera, të cilat tashmë nuk do të paguhen nga kjo kompani. Kështu në kushtet e mungesës së transparencës për publikun, përfundimisht OSSH-ja iu shit me rreth 60% të çmimit fillestar kompanisë së vetme pjesëmarrëse në tenderin në fjalë. Me këtë rast, qeveria “korrigjoi” edhe një vendim të saj të mëparshëm, sipas të cilit këto detyrime i takonin kompanisë së privatizuar. Kështu, në bazë të rezultatit të tenderit të shtatorit 2008, CEZ pranonte të paguante 102 milionë euro për 76% të aksioneve dhe të merrte përsipër borxhet e OSSH-së me vlerë rreth 150 milionë euro. Ndërkaq, ekspertë të ndryshëm kanë denoncuar prej disa muajsh nënvlerësimin për efekt të uljes së çmimit të shitjes që iu është bërë aseteve të investuara deri më sot në OSSH, të llogaritur me një vlerë reale rreth 400 milionë euro, pra me qëllim që të shitej sa më lirë dhe me çdo kusht, sikurse edhe ndodhi në të vërtetë. Mbas këtyre shpjegimeve, nuk mund të mos lindin pikëpyetje e përfundime, disa prej të cilave po i rendis në vijim.

Së pari, situata e përgjithshme ekonomike e vendit, të prekur tërthorazi dhe drejtpërdrejt nga kriza ekonomike botërore e vitit të fundit, dëshmon për një ambient relativisht të pafavorshëm për privatizime të mëdha strategjike të kësaj natyre. Siç dihet kriza po shfaqet jo vetëm në shtrëngimin ekonomik të brendshëm; rënien e prurjeve monetare të emigracionit, në ngadalësimin e rritjes në përgjithësi etj., por edhe në besueshmërinë e ulët të investitorëve vendas dhe të huaj ndaj ekonomisë sonë kombëtare. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja fillestare në privatizimin e OSSH-së dhe dy kompanive të huaja jo aq cilësore dhe finalizimi i tenderit vetëm me njërën prej tyre. Sipas mendimit tim, ky finalizim përbën një shkelje të dukshme e konkurrencës në tregje, krejt e kundërt me objektivat e shpallura të programit politiko-qeverisës të maxhorancës aktuale.

Së dyti, një klimë jo shumë e favorshme privatizimesh si kjo e vitit të fundit, qysh se u shfaq gjerësisht në vendet evropiane kriza ekonomike botërore, nuk mund të mos çojë në “zhvlerësimin”, ndryshe shitjen e lirë të pasurive kombëtare të rëndësishme të vendit. Çmimi i ofruar për OSSH-në nga një kompani e vetme dhe i miratuar nga qeveria, është vlerësuar si një çmim i ulët dhe larg vlerës së tregut të aseteve të asaj kompanie, gjë për të cilën mund të thuhet se cenon interesat e ekonomisë sonë kombëtare dhe lë shteg për dyshime të bazuara në karakterin korruptiv të këtij privatizimi.

Së treti, në bazë të deklarimeve zyrtare mbi shpalljen e CEZ si fituese të tenderit për privatizimin e OSSH-së, kjo kompani gjatë katër viteve të ardhshme do të investonte 200 milionë euro. Në kushtet kur njihen dhe dihen botërisht dobësitë profesionale, baza teknike e pamjaftueshme dhe politizimi ekstrem i institucioneve rregullatore e mbikëqyrëse të konkurrencës dhe të tregjeve të shtetit tonë, askush nuk mund të garantojë qytetarët shqiptarë dhe të kontrollojë për llogari të institucioneve shtetërore përkatëse realizimin e këtij detyrimi ligjor të kompanisë fituese. Për më tepër këto ditë është bërë e ditur se duke filluar nga 1 janar 2010, do të rritet edhe çmimi i energjisë elektrike. Pra, nuk është aspak çudi që mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë të rëndojë edhe pesha kryesore e investimeve te pritshme të OSSH-së, edhe nëse këto investime do të kryhen ndonjëherë.

... smiley

Perse nuk marrin perseri Deloitte Touch keta per ti qenis keto pune?

Pse lodhen kot dhe ja u cojne dhe mendjen kot shqipove gabim?

A ka te drejte qeveria te realizoje nje tender per nje lope e pastaj te jape dy apo tre apo kater apo gjithe kopene?

Si po, si jo, KM ka vendosur ,kur vjen nje KM tjeter,mund ta anulloje,por sic dihet as nje KM nuk ka kurajon dhe kulturen ligjore standarte ne ate nivel qe te shikoje pike per pike ligjin simbas nje standarti te caktuar,pasi ai interpretohet , jo,ne parim te interesave te shoqerise!

Kush eshte me larte se qeveria,qe ta gjykoje qeverine per momentin qe ka te drejte apo jo?

Kjo eshte pika me e veshtire ,sepse politika eshte mbi gjithshka,mbi ekonomine! Politika eshte shkence interpretimi ,kurse ekonomia eshte shkence ekzakte! Por si kudo edhe ne shqiperi poltika si shkence interpretimi eshte bere nje bisnes shume i mire per ata qe meren me to ,politikanet.Kr/Minitsri, i KM eshte nje politikan dhe dihet qe ne shqiperi ai ve veton,MinFin,eshte i manipulueshem sepse eshte nen diktaktin e  interesave te politikes.

Tenderat per privatizime ,per zbatimin e projekteve jane nje fushe e mire korrupsioni nga ku politikanet mbushin xhepat e tyre.

 

Transparenca nuk egziston eshte nje formalitet,sa per te hedhur hi syve!

Çmimi i ofruar për OSSH-në nga një kompani e vetme dhe i miratuar nga qeveria, është vlerësuar si një çmim i ulët dhe larg vlerës së tregut të aseteve të asaj kompanie, gjë për të cilën mund të thuhet se cenon interesat e ekonomisë sonë kombëtare dhe lë shteg për dyshime të bazuara në karakterin korruptiv të këtij privatizimi.

 

E shihni,ofrimi eshte kryer me nje cmim te ulet,pse? Kush e ka miratuar ,qeveria!Qeveritaret jane politikane me nje mandat te kufizuar,..( te ham sa te jemi gjalle ne politike)i ruhet shume atyre ?c`ndodh me mbrapa nuk e vret mendjen njeri,pasuria kombetare nuk i dhimbset politikaneve .

Kush i gjykon vendimet e KM ?

 

 Jo kaq pesimist artian jo kaq pesimist.

 

 nje kontrate e firmosur per shitje aksionesh me pronar shtetin bllokohet relativisht thjesht nga gjykata. Nese bllokohet sot perpara se te shkoje ne parlament atehere zgjidhen shume pune se pastaj i bie vetem te kerkoje fajtoret (dhe faji eshte jetim).

 

Persa i perket artikullit te panorames, shprehja:

ambient relativisht të pafavorshëm për privatizime të mëdha strategjike

me duket ne te njetin drejtim me shprehjen e berishes diten qe miratoi kete mrekulline per ossh.

Nderkohe qe kritikonte opoziten pse i bie tambureve te alarmit per krizen (qe nuk egziston)

 

...Le t’i shtrojnë pyetjen vetes: kush do të ishte ai institucion ekonomik ndërkombëtar që do të blinte  me 104 milionë euro sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike të Shqipërisë, me një çmim qartësisht 30 deri në 40 për qind më të lartë se të gjitha privatizimet e bëra në rajon?...

 

une ju ftoj te mos humbisni kohe duke u menduar si e ben krahasimin me rajonin berisha por vini re shprehjen " 30-40 perqind me te larte". A nuk eshte e habitshme qe ne te njejten mbledhje ben nje ndryshim te vleres se ossh-se pak a shume ne keto permasa?

 

 

 

 

Pyetjet qe mbeten:

1- OSSH qe tentojne te shesin sot, a eshte i njejti entitet per te cilin u zhvillua tenderi i hapur nderkombetar sipas ligjit?

2- Po sikur qeveria te vendose qe te fale aty sot (si kapital themeltar psh) nja 200 a 300 milione euro, a mbetet i njejti entitet per te cilin u zhvillua tenderi?

3- a duhet bllokuar ky proces shitje pas ndryshimeve te medha (jo per efekt administrimi) qe u bene ne bilancin e ossh?

4- a mund te bllokohet?

Interesantja eshte qe CEZ kishte rene dakord qe te paguante borxhin e OSSh Sh.A. Si pazar u duk i mire. Ai 100 milonshi i eurove qe CEZ do paguaj del te ishte sa dyfishi i kapitalit te OSSh. Sh.A. Kjo ishte kontrata fillestare.

Ndersa me kalimin e borxhit nga librat e OSSh. Sh.A te kazoni i plehrave KESH Sh.A, kapitali i OSSh. Sh.A dyfishohet. Pra shuma qe ka paguar CEZ eshte tani behet a shume e barabarte me vleren e kapitalit te OSSh.

So, essentially they've sold it for a song!

Ministria e Energjise s'qenka gje tjeter vecse nje Investment Bank.

Dhe ne rrime ketej nga Amerika e Veriut si budallenj e i leme atyre andej gjithe ato fees??

Kur do mesojne te shkruajn keta?

Nga rivlerësimi i bërë del se qeveria po e shet kompaninë me një ulje reale 60% të vlerës. 

 

Fjalia eshte konstruktuar gabim: Vlera e kompanise eshte rritur me 60%, dmth qe oferta e CEZ eshte ulur me 60%.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).