Presidenti Topi uron me rastin e festës së 8 marsit

 

Presidenti Topi uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat shqiptare me rastin e Festës së tyre, 8 marsit.
 
www.president.al
7 mars 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat shqiptare me rastin e Festës së tyre, 8 marsit.nëpërmjet një mesazhi në të cilin theksohet:

‘’Të dashura nëna dhe motra,

Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat tona për festën e tyre! Nderim dhe respekt të thellë për kontributin e tyre të gjithanshëm e të vazhdueshëm, një sfidë jo e vogël me të cilën ato përballen në çdo moment të ditës!

Përfitoj nga kjo ditë feste për të inkurajuar të gjitha gratë shqiptare që të mos i rreshtin përpjekjet për të arritur të drejtat e tyre legjitime. Emancipimi femëror ka qenë dhe mbetet një proces i gjatë, i cili po ecën me ritme të jashtëzakonshme kudo në botë. Sot gratë kanë pozicione të rëndësishme në pushtet, mund të ndërmarrin çdo lloj karriere që dëshirojnë, e megjithatë barazia gjinore e pranuar formalisht nga të gjithë, mbetet ende një sfidë, për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë.

Raporti i gruas me familjen, me shoqërinë, me shtetin dhe instrumentet e tij, nuk është thjesht një çështje ndjeshmërie, por është çështje thelbësore e lirisë dhe demokracisë, emancipimit dhe progresit të të gjithë shoqërisë sonë. Atdheu ynë, edhe në fazën e suksesshme integruese ku kemi arritur, nuk mund, e nuk duhet të privohet nga energjia femërore, e pa vënë në lëvizje dhe e pavlerësuar në nivelin e duhur. Një mundësi e mirë janë zgjedhjet e afërta të përgjithshme dhe është koha që gratë të mbështeten në përfshirjen e tyre aktive në politikë, pasi tashmë po dëshmojnë se e justifikojnë plotësisht besimin që u është dhënë, duke i emëruar në insitucione të rëndësishme të pushtetit.

Duke ju uruar edhe një herë gëzuar festën, shpreh besimin se energjia dhe kontributi intelektual e jetësor i të gjitha grave mbetet një bazament i rëndësishëm për Shqipërinë tonë të dashur e cila po i afrohet çdo ditë e më shumë familjes europiane’’!

24 Komente

ma gëzofsh tetë marsin e dashur ...

ps. goxha bukur fjalimi i presidentit.

Ore keshtu si Topi edhe xhaxhi Enver i uronte grate e shqiperise ,me rastin e 8 Marsit,....realisht per grate shqiperise nuk eshte bere ndonje ndryshim i madh!

Ne boten kapitaliste ku ne jemi aderuar,22 Marsi eshte dita e Nenes ,cne Topi per 8 Marsin?

8 Marsin e festonin Social-Komunistet!Nuk e paskan ndryshuar kete date?

Raporti i gruas me familjen, me shoqërinë, me shtetin dhe instrumentet e tij, nuk është thjesht një çështje ndjeshmërie, por është çështje thelbësore e lirisë dhe demokracisë, emancipimit dhe progresit të të gjithë shoqërisë sonë

Shume i felle..raporti i gruas,i ndjeshem dhe thelbesor!Po kush nuk e di kete teorikisht?Parole,Parole,Parole ..fjale sa per tu gjendur ne meselen e festave. Realiteti eshte ndryshe Topi!

 

akoma s'e mesuan shqiptaret se 8 marsi eshte prosteste, e jo feste!

 

Urime 8 Marsin Nexhit te peshkut.

akoma s'e mesuan shqiptaret se 8 marsi eshte prosteste, e jo feste

Bile ky eshte dhe paradoksi!..nuk protestojne per diskriminimin e tyre ,por bien preh edhe me keq e Politikaneve mashtrues shqiptare!

Ho mi gra ku osht ndryshimi i juj a jeni te lumtme?!!apo jeni t`vyjtmme ?..se kur jeni te reja e di e di qe jeni te lumturume...Po desha nji llaf prej Nexhit qe osht mo e pjekme nga mosha dhe me i tuf kaloamojsh!

Uuu qyqja,

Urim nominal eee ?

Rrofsh rrofsh !!!

Mu bo mal, zemra....

smiley

Cer te thote nexhi shkrete. Akoma neper rruge kalamajt dhe adoleshentet e kane ne maje te gjuhes : " Mos u kruj me mu, se ta martoj Mamin !"

Shif e shkruj ..............

Nexhi,po me gjuhen e kalamajve meresh ti?

.. me fal qe te permenda emrin ,por ata kalamnjte te martojne edhe mamin, edhe motren  moj Nexhi!..po nejse kaq mend ke ti dhe ashtu shprehesh!

jo une po te flisja per ndryshimin ne shoqerine tone dhe se si ndjehen grate, meqe pyete.  Kjo me erdh ndermend si indikator, sepse sapo e degjova

smiley

akoma s'e mesuan shqiptaret se 8 marsi eshte prosteste, e jo feste!

nuk e ka mësuar akoma gjermëni

lexoji pak komentet te kjo faqja qe sugjerove

Ta gezojeni 8 Marsin bashke me lopen!

Gezojeni 8 Marsin o Gra!

Vallai kjo lloj speciet meriton te kontrollohet ne jane meshkuj vertete.

E dashur Nene, te dashura nena, I dashuri mesues im i Pare dhe gjithe mesuesit e mij.

Nje urim gjigand do te doja qe te kumbonte ne te gjithe boten ashtu si kumbon IX bethoveniane:

GEZUARE FESTAT JU QE SAKRIFIKONI GJERAT ME TE SHTRENJTA PER TE BERE NJERIUN NJERI!!!

Kur shikon shoqerimin qe i behet ketij URIMI nepermjet ilustrimit te kesaj FOTOJE ....nuk e di..... por sec me vjen te me hapen zorret e barkut . Keta lloj ndyresish qe quhen Udheheqes te perfaqesuar ne keto kohe permbysjesh te Medha si funderrina te Kombit Shqiptar e kane perdhosur figuren e Femres Shqiptare ne nivelet me te ulta te Historise se saj duke arritur deri ne shitjen e saj si LOPE per tu shkerdhyer neper bote. Megjithate kem bindje absolute se Nena (gruaja,femra) shqiptare ne thelb te saj eshte ajo qe jemi edukuar ta njohim dhe ta duam si gjene me te shtrenjte ne JETE!Pavaresisht nxitjeve qe i bene kjo kaste e NDYRE per kohen do vije shume shpejt nje KOHE me  Hapur dhe me e qarte per te.

http://www.youtube.com/watch?v=2Rx81exIuvA

Konsiderimi i 8 marsit si feste vjen qe nga revolucioni rus i tetorit, kshu qe ka sfond komunist. Dhe po te shohesh listen e shteteve qe aktualisht e kane feste zyrtare, pjesa derrmuese jane vendet ish-komuniste.

The day is an official holiday in Albania, Algeria, Armenia, Azerbaijan, Belarus, Bosnia and Herzegovina, Brazil, Burkina Faso, Cameroon, China, Cuba, Croatia, Georgia, Italy, Israel, Laos, Lithuania, Kazakhstan, Kyrgyzstan, Macedonia, Moldova, Mongolia, Montenegro, Poland, Romania, Russia, Serbia, Tajikistan, Turkmenistan, Turkey, Ukraine, Uzbekistan, Vietnam, and Zambia

Nuk kam asgje kunder festimit ne vetvete... por 8 marsi duhet te kthehet ne feste vetem atehere kur te mos kete per cfare te protestohet me.

Kurse Presidentesha per 8 Mars shkoi per interviste tek kanali i skandalit (TCH) !!!!!! madje dhe ju pergjigj pyetjeve rreth fenomenit Ylli Partizan smiley

 

Cer të bojë ajo e shkreta.

Kërce prifti nga belaja smiley

Mos të xaftë se ske ci bo...

Ah sikur kjo fotoja te ishte marre diku ne Shqiperi.

Po s'ka se si. Grate e Tiranes e te shquperise kane qene duke u mbllacitur sot; duke ngjyrosur floket apo duke bere xhiro tek liqeni :@

Pika mu ne urime. E kujt t'ia thuash? :@

 Boh sa me ngjante mua ai ne foto, me gruan mbrapa te ngarkuar. Po iki te meçifem se mos me mbysin grate e Peshkut ketu. 

Eh pra  shqiptareke qe vete i ngete qete

dhe dreke e darke  i bene vete.

Fotoja te tregon se si eshte gjendjs sociale ne  trojet shqiptare.Ketij nuk i shkon mendja ta ndaje baren  me ate skllave femer te mjere shqiptare.Foto qe te nencmojne kombin,interesant disa gjera nuk kane ndryshuar.Situate si ne lindjen e larget e jo ne evrope.

Mendoj se si ky person nuk ka aspak meshire per specien femer,sipas moshes tregon se e ka grua ,ose mundet edhe moter -  por si nuk i shkon aspak mendja qe tia lehtesoj pak baren ,qe te behet njifar llpj barazie  ne te qenunit njeri.Lere ate por ja con tymit,  hajde shqipe hajde

Sikur ky djale tishte strukur pak per tu meshehur fytyren,me siguri se qindra paparaci do ti suleshin per nji foto dhe do ti paguanin nji milion dollare.

Hajt me shnet,

 

Topi: Përfitoj nga kjo ditë feste për të inkurajuar të gjitha gratë shqiptare që të mos i rreshtin përpjekjet për të arritur të drejtat e tyre legjitime..

Si?? Duke kercy naplonin neper ahengje grash ?

8 Marsi-perseri u shenua si protesta e munguar e grave per barazi gjinore, drejtesi sociale dhe dinjitet. Vazhdon rituali i festimeve dhe pershendetjeve me penelata blu & roze.

Vetem kur Kultura e festes te zevendesohet me Kulturen e protestes, mund te  themi se dicka po ndryshon.

Gezuar festen Grua dhe Nene Shqiptare edhe Gezuar 7 marsin si Mesuesja kryesore e shoqerise!

Me vjen keq qe edhe sot si 100 vjet me pare gruaja shqiptare mban barren me te rende, edhe me kujton Cajupin:

"burrat nene hije

lozin kuvendojne,

pika qe si bie

se nga grate rrojne!"

Eshte per te ardhur keq, se ne universitete, femrat jane 80% e nxenesve, por ne politike edhe zyra e poste si nenpunese, jane nje perqindje shume e vogel. Sa deputete femra ka? Sa kryebashkiake, prefekte, etj etj ka?  Nuk arrij ta shpjegoj kete fenomen, vetem me fjalet:

MYSOGJENIZEM - URREJTJE NDAJ FEMRES

 

Perseri jam duke shikuar  foton  e atij trimi qe ja con tymin drejt perpjete,e  ajo e shkreta me gjithe ate bare ne shpine,oh moj bote dhe jete e padrejte.Ia bej vehtes pyetjen se a e ka pare ky trim vehten ne foto se eshte bere yll i - apo artist  inje skene ne kethese te rruges se fshatit te tij .Pastaj a din ndokush ne cilin vend eshte bere kjo foto.

 

Po ajo e mjera si nuk i thot ,hajde  ta ndajme  ne dysh kete deng me bare-gjysmen ti e gjysmen une ,se u keputa.Pse nuk e ngre zerin e mjera,ku eshte barazia ku eshte mesimi   nga kjo foto -apo  nuk me intereson.

kjoeshte skllaveri dhe pabarazi sociale.

Me simpati  dhe respekt per kete  femer shqiptare - me perkujton vuajtjet dhe dhimbjet e Jezuit.

 

e keni vene re se si dita e 8 marsit ne jeten dhe median shqiptare quhet jo si dita e gruas ne pergjithesi, por si dita e nenes.  Ndoqa pak nga lajmet e emisionet e ndryshme te shume kanaleve shqiptare ate dite dhe me shume urimi ishte gezuar festen e nenes.  Ndoshta redaktoret e ketyre programeve jane gra (ndoshta e kishin marre diten pushim dhe nuk munden te korrigjojne koleget...)

Shqetesohem qe nuk behet asnje perpjekje per te dhene nje lajm te sakte nga ana faktore, por lejohen keqkuptimet.

Ndoshta ne vend te organizimit te Rally of Princess (perseri besoj gabim nga ana gjuhesore, duhej te kishte qene Rally of Princesses), mund te organizoheshin disa perpjekje per ndergjegjesimin e atyre derrave si ai ne foton me lart.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).