Presidenti Obama, i hapur të komunikojë me talebanët e moderuar

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se SHBA nuk po e fitojnë luftën në Afganistan dhe se ai është i hapur ndaj idesë për të komunikuar me elementët e moderuar të talebanëve.
Në një intervistë dhënë gazetës “ The New York Times”, zoti Obama thotë se pajtimi mund të jetë një nismë e rëndësishme, ndërsa SHBA rishikojnë strategjinë e re në Afganistan.

Por Presidenti tha se situata është shumë më e ndërlikuar në Afganistan se sa në Irak, ku udhëheqësit ushtarakë kërkuan komunikimin me ata që konsideroheshin fondamentalistë islamikë, të “cilët ishin të armiqësuar për shkak të taktikave të Al Kaidës”.

Zoti Obama tha se Afganistani është një rajon që historikisht nuk ka patur një qeveri të fortë, që ta kontrollojë të gjithë vendin, ku fiset e ndryshme kanë gëzuar pavarësi për të vepruar, gjë që e bën komunikimin me ta edhe më të vështirë.

Presidenti amerikan kohët e fundit miratoi dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afgnaistan, për të luftuar me forcat talebane.

11 Komente

Ky është një President që MUND të ndryshojë botën.

Para disa ditësh, Klinton i dhuroi simbolikisht ministrit të jashtëm rus një buton të kuq me shkrimin RESET... për të filluar të mendohet seriozisht për disarmimin bërthamor... përtej shkaqeve dhe motiveve qëi shtyjnë fuqitë e mëdha të ndërmarrin këto iniciativa (si dhe gabimeve të amerikanëve në përkthimet ruse smiley ) këto janë iniciativa që vetëm mirë mund ti bëjnë botës.

Luan, me gjithe bindjet e tua, te dija rob pragmatist smiley

"Taliban" i moderuar eshte terminologji e genjeshtert. Se pari Taliban do te thote thjesht student medreseje. Se dyti, ne medrese te financuara nga Arabia Saudite nuk ka moderim. Se treti, Talibanet nuk jane gje tjeter pervec popullit Pushtun/Pathan, 40 milion fryme, te ndare mes Afganistanit dhe Pakistanit per qefin e nje anglezi te dehur. Se katerti: Talibanet nuk kane zyre apo nr. telefoni. Ata jane thjesht agjente kaosi shume te ngjashem me 'animal spirits' qe kane pushtuar tregjet financiare qe prej nje viti.

Pushtunet jane popull tribal, shume i ngjashem me malesoret e Shqiperise te veriut, qe kane nje kontradikte te forte brenda vetes: a do qeverisemi nga Pushtunwali (Kanuni i tyre i maleve), apo nga Sheriati. Ironia eshte qe Sheriati si kompedium ligjor eshte shume here me human sesa Pushtunwali-u.

Shkurt, Obami duhet ti zbardhet kaptina komplet nga thinjat para se ti gjeje zgjidhje predikamentit ne te cilin ndodhet.

 Mendoj se divergjenca e fshehur ndermjet pashtunve dhe farsi-folesve, mund te marri fund duke e ndare Afganistanin ne dy pjese. Ai vend, perveç dy kombeve kryesore, ka dhe disa kombe te vegjel, te paket ne numer qe nuk ngrene peshe.  

It`s time for peace!

Qe nga nderhyrja ushtarake ne Afganistan, pas 9/11, gjerat vetem sa jane perkeqesuar dhe per paqe as nuk mund te flitet.  Ne te kundert, rezistenca e talebaneve vetem sa vjen dhe forcohet me tej. 

Keshtu filloi edhe Vietnami, nen moton per te luftuar komunistet, Amerika ne mbeshtetje te nje qeverie kukell vendase (te pakten sa per sy e faqe), shtoi trupat u perhap konflikti dhe rezultati:  mbi 58 mije amerikane te vrare, miliarda dollare shpenzime etj.

Nderkohe qe edhe ai vend pa pushur lufta nuk ka te ardhme, per zhvillim ekonomik as nuk mund te flitet ne kete situate.  Populli jeton nen friken e vazhdueshme te luftes, femije qe lindin dhe rriten po ne lufte etj.  Kjo situate destabiliozn edhe fqinjet, sic eshte Pakistani pasi konflikti normalisht ndikon edhe atje.

Problemi eshte tek Alkaida, dhe ndikimi i metodologjise se saj eshte minorance e paperfillshme ne boten islame, pavaresisht se eshte zhurmemadhe.

Edhe brenda levizjes talibane, kjo metodologji eshte e vogel ne ndikim, nuk eshte dominuese.  Prandaj e quaj shume te drejte kete sinjal te Obames.

Ne boten islame sot, vecanerisht ne Arabine Saudite, ka perpjekje te fuqishme per te izoluar metodologjine e Alkaida-s dhe bin ladenit.  Nga kundershtaret me te fuqishem te kesaj metodologjie jane ata qe quhen "vehabistet".  Injorantet qe e kane degjuar rastesisht kete fjale, kujtojne sa jane te njejte keta, por eshte e kunderta, vehabistet (ose emertim tjeter) jane ne konflikt te vazhdueshem me ata qe perkrahin Bin Laden.

Obama ka ne dore shume per te arritur nje ndryshim ndermjet marredhenive te botes islame dhe Amerikes.  Pritjet jane te medha, tani te shohim.

Nderkaq, Evropa si porta e pare e ballafaqimit te Islamit me boten perendimore, tek e fundit si fqinj, duhet t'i interesoje shume me teper nje marredhenie dhe bashkepunim i mire me boten islame.

Kushurinjte e larget tane te pertej Atlantikut, edhe duke pasur ne mendje  rolin dhe interesat globale te Amerikes, por me duhet te them qe jane pak me larg.  Evropa eshte ajo qe jep dhe merr direkt me islamin, e ka bere nder shekuj kete.

 

 

Ne boten islame sot, vecanerisht ne Arabine Saudite, ka perpjekje te fuqishme per te izoluar metodologjine e Alkaida-s dhe bin ladenit.

 

C'thua more? Ke pare ndonjehere TV Saudit ti apo ja fut kot? BinLaden-i eshte vertet i ashper me familjen Al-Saud, por kjo familje qe te mbijetoje ka bere pakt me djallin Wahabb dhe lejon propaganden e tyre te shfrenuar.

Nuk ke informacionin e duhur ti o Qafir jo. 

Pas 9/11, filluan dy "kryqezata", njeren e filloi Bushi me luften kunder terrorit dhe tjetren e filloi Dawkins dhe gjithe turma e ateisteve qe i shkojne prapa.

Talebane te moderuar??Ky per mua eshte nje oxymoron.Nuk ka talebane te moderuar pasi vete medresete ku ata jane ndericuar "me driten e allahut " jane shume fondametaliste.

Sa per versionin vehabist te kuranit ai eshte versioni me ekstremist dhe natyrisht ata qe praktikojne ate jane ekstremiste.Nje shembull eshte imami i Prishtines Krasniqi qe tha qe Nene Tereza e ka vendin ne ferr.Keta kane parimin qe cdo jo musliman ose duhet te kthehet ne musliman ose duket vrare.

Urime Obames me nismen qe ka ndermarre por nuk duhet te harroje nje gje qe arabet nese flet per bisedime ata ta marrin per dobesi.Duhet qe here pas here te thekesohet qe sulmi ushtarak eshte mjeti i fundit ne bisedimet me arabet ne menyre qe te te marrin seriozisht.

Sa per Afganistanin teoria se talebanet po fuqizohen eshte nje fllucke sapuni per te justifikuar shtimin e aktivitetit ushtarak amerikan atje.Vietnami i dashur TP u ndihmua nga i gjithe kampi socialist me ndihma njerezore dhe ushtaraka prandaj edhe fitoi.Brekegrisurit ne Afganistan nuk e kane kete avantazh dhe me duket e kote alarmi qe disa brekegrisur talebane me pushke te fitojne luften me NATO-n.

TP nuk jam dakort me mendimet e tua per boten arabe.Ne boten arabe te moderuarit e vertete perbejne 1% te popullsise.Keshtu qe te perkrehesh kete 1% do te duhen shume energji edhe per aresyen qe ky 1% nuk honepset nga 99% tjeter se quhen te pabese.Nuk me duket e zgjuar qe Obama te hyje ne bisedima pa kushte, por ishalla e kam gabim.Nje gje persa i perket Obames.I shau metodat e Bushit kuder terrorizmit por sa erdhi ne fuqi i mbajti te gjitha perfshi ketu ligjin e pergjimeve.

Meqe doni nje model te paster ja ku po ja u sjell. Kush eshte me zemer te forte le ta shikoje me nge.

Click here for next photo...

Taliban publicly execute an Afghan woman (Zarmeena) in Kabul on November 17, 1999

Click here for next photo...

Shikoni cer mban ne dore ky femija.

Nja 10 here jam bere gati te le ndonje shenim ketu, dhe lene pas dore pastaj.  Plus, vuri Koth keto fotot, qe te thone "shkruj po ta mbajti." 

Pervec "kanunit" qe permendi Qafiri (apo ligje te nje shoqerie historikisht tribale dhe akoma dhe sot pa hyre ne fazen e shtet-komb), Afganistani eshte kaleodioskop, dhe aspak nje entitet i njesuar qe mund te lehtesoje procesin e negociatave.  Ndersa eshte e vertete, dhe bie dakort me disa nga parashkruesit, qe s'ekziston fenomeni "taliban i moderuar*", pjese te tjera te kaledioskopit afgan qe duhet te merren parasysh jane zyrtarisht 47 gjuhe, klanet, "warlords" dhe interesat gjeopolitike te fqinjeve apo te superfuqive te radhes.  Kjo e fundit eshte teper e rendesishme dhe shpesh ka qene katalizator per ngjarjet/luftrat/tragjedite ne ate vend.  Nga ajo ane, sot kemi te bejme me nje riperseritje e "Great Game" te shek 19, midis Anglise dhe Rusise per kontrollin e Azise se Jugut.  Nje shekull tjeter, i njejti rajon, te tjere aktore te medhenje, te mesem apo te vegjel.  (Kush eshte i interesuar, po ve nje link te nje artikulli nga Foreign Affairs Power Plays in the Indian Ocean ne lidhje me gjeopolitiken dhe gjeo-ekonomine e rajonit.) 

Persa i perket qellimeve te Obames, me duken fund pa krye, por per me teper qiqra ne hell.  Nje nga rregullat primare te procesit: nuk duhet t'i futesh negociatave kur je ne pozite te dobet.  (C'me kujtohet profesori, na i nguliste me cekic e cekan keto gjera.)  Gabimi u be qe ne kohen e administrates se Bushit, ne kishte mundesi per negociata me elemente te ndryshem ne Afganistan ishte periudha 2003-2004.  Ndersa sot, forcat e Talibanit jane ne dyert e Kabulit, per te mos thene brenda.  Ne fakt, nga ajo ane, jugu i Afganistanit (Taleban stronghold) nuk u depertua nga forcat amerikane apo te Natos, keshtu qe talibanet paten mundesi rikuperimi, ri-organizmi, dhe kundersulmi.

Jo vetem qe talibanet s'do jene dhe aq te interesuar ne negociata kunder qellimeve te tyre, meqe jane dhe ne nje pozite te forte, por tingellon dhe si hipokrizi kur Pakistani eshte kritikuar publikisht (nga Washington e gjetke) qe s'po ben mjaftueshem te luftoje dhe t'i rezistoje kontrollit te Talibanit ne kufi dhe brenda Pakistanit.  Jo vetem kritikuar, por dhe ndihmuar financiarisht me miliarda dollare.  Dhe per me teper, jo pak kohe me pare (ne javen e pare te administrates se Obames) u dha urdher per bombardime brenda territorit pakistanez. 

Heperhe, shtimi i trupave duhet te jete paresi, dhe shtyrja apo izolimi i Talibanit te pakten ne jug.  Me tej, shihet e behet.  Gjithashtu, ka ardhur koha qe US dhe Rusia te bashkepunojne me gjere.  Jo vetem per njohurite dhe ekspertizen e Rusise ne rajon, por dhe per te ulur dyshimet e Rusise se US po e perdor apo do ta perdor Afganistanin si baze permanente per te kontrolluar dhe kufizuar influencen e Rusise ne rajon.  (Ne 1999, Putin i ofroi US bashkepunim ne Afganistan, por u injorua nga administrata e Clinton.)  Bisedimet rreth kesaj ceshtje jane hapur (te pakten publikisht) javen e kaluar kur SoS Clinton u takua me perfaqesuesit rus dhe anetaret e Natos.  

E zgjata ca si shume, mbase i kthehem me vone.

PS: * termi "taliban i moderuar" eshte "shpikje" e zakonshme apo zhargon i politikes se jashtme amerikane si psh ajo e tipit Sadami i viteve 80-t me Sadamin e viteve 90-t e me vone ... rahmet paste.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).