Politikanët e 1 Qershorit

Në kohën kur kam qenë nxënës datë tepër e rëndësishme për mua ishte 1 qershori, data e mbylljes së shkollës, date e cila pritej me ankth në të gjithë institucionin jo vetëm nga nxënësit, por dhe nga mësuesit e drejtuesit administrativë te Shkollës. Kur afrohej kjo ditë të gjithë bëheshin më të mirë, a thua se nuk kishte ndodhur më parë. Pavarësisht se përseritej e përseritej deri në mërzi, gjithmone të dukej si hera e parë që fillonin pushimet, e kësisoj planet ishin të mëdha, mendoje për gjithë gjërat që do bëje gjatë asaj periudhe të çmuar verore. Ashtu si unë, jam i sigurt që mendonin dhe mësuesit, drejtorët si dhe gjithë nxënësit e tjerë. Përjetohej si një fillim i ri, një plan ambicioz një atmosferë e ndezur që pak kishte të bënte me realitetin. Por ato tre muaj kalonin shumë shpejt e me një pahir të pakundërshtueshëm vinte sërish 1 shtatori, i cili datonte fillimin e rutinës, problemeve dhe ankthit pse gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhej. Ndjenja e pafuqisë të mbyste, mësuesit bëheshin më moskokëçarës e drejtuesit më arrogantë.

Para 3 korrikut të 2005 situata ishte pak a shumë e tillë, njerëz të rinj, me fytyra të reja, të veshur me kostume të shtrenjta, flisnin për verën që nuk do të mbaronte kurrë, për zhdukjen një herë e mirë të “së keqes më të madhe” (e cila më pas doli që ishte “e keqja më e vogël&rdquosmiley. Kleptokrati, bajlozi i kohërave moderne do të merrte arratinë, e të gjithë do të ishim më të lumtur, mjaftonte… kështu na thanë ata, çunat e rinj, që të prisnim 3 korrikun, vetem kaq, asgjë më shumë, vetëm një datë do të na ndryshonte fatin si nata me ditën.

Ne u bindëm, pritëm. 3 korriku ishte një triumf, e kleptokrati ashtu si qe premtuar mori arratinë, por më pas…?? Më pas dhunë dhe arrogancë kësaj here nga pushtetarë të rinj, të cilët nuk kishin premtuar asgjë, e për pasojë nuk kishin asnjë detyrim, ata na thanë që do të hiqnin Kleptokratin, por kurrë s’na kishin premtuar që nuk do të ktheheshin në kleptokratë dhe vetë. Nuk treguan asnjë plan, asnjë strategji politike, madje me ardhjen e tyre gjërat u bënë më të zymta, korrupsioni arriti standarte kanibaleske, 26 njerëzve ju mor jeta në emër të “ndryshimit”, ndryshim për ku? Si? Dhe më e rëndësishmja, në çfarë mënyre?

Në katër vjet qeverisje “të djathtë” pësojmë vetëm data, data e Samitit per Naton, data e pranimit në Nato, data e nënshkrimit të MSA, data e martesës së Aldo Bumçit, data e nisjes së aplikimit për në BE, data që na vendos Olli Rehn për nisjen e aplikimit në BE, data, data e pafund data. Ndërkohë popullit nuk i kërkohet asgjë, nuk i kërkohet të kërkojë, sepse sapo bëhet gati populli të kërkojë, menjëherë i valëvitet ndonjë datë përpara syve e cila e hipnotizon, e dembelos, e lëshon në kolltukun e shtëpise. Politikës shqiptare i intereson që qytetari të budallallepset, të mos shqetësohet, të mos interesohet, se në u interesoftë na duhet më pas që ti kthejmë përgjigje për problemet që ka, kështu që më mirë e mban me data, me afate për të cilat as di, as duhet te dijë se si u vendosën e nga kush u vendosën.

Por më në fund në krahun “e majtë” erdhi një njeri tjetër, prapë i ri, por i ndryshëm nga ata të tjerët (të paktën kështu e shpalli veten), i cili foli për hallet e arsimit për problemet e bujqësisë, për zhdukjen e korrupsionit që tashmë po e mbyt vendin. Madje ky lider i ri e deklaroi veten shpetimtar të gjithë popullit, duke u zhvendosur nga pozicionet klasike të së majtes e të së djathtes. Kalojmë pertej na tha, as me romakët e as me çifutet.

Lideri i përtejshëm e shkeli me kembët e tij të gjithë territorin shqiptar, foli me të gjithë ata që ia nxorën përpara pjesëtarët e partisë, u mërzit në Gërdec, u frymëzua në Tropojë, u shqetësua në Korçë e u entuziazmua në Shkodër. Por më në fund lideri u kthye në Tiranë, dhe bash nga foltorja e vjetër e partisë së tij të re, foli dhe tha: “Prisni datën 28 qershor, nëse prisni me durim, aty në atë datë do të mbarojnë vuajtjet tuaja.”

Një “ahhh” e fortë doli nga mushkëritë e të gjithë atyre që po e ndiqnin nga pranë apo nga televizori. Menduan se Ai do fliste për politika konkrete për arsimin, bujqësine, shëndetësine, infrastrukturën, krizën ekonomike, papunësinë, varfërinë etj. etj. etj. Por ai tha që këto janë të parëndësishme, e rëndësishme është që të ikë “e keqja e re e madhe”, e më pas do zgjidhen si me një shkop magjik të gjithë problemet e shqiptarëve.

Po ne çfarë bëmë? Ne u shtriqëm me ëndje, dikush në një kolltuk të rehatshëm e dikush në një copë kartoni që e perdor si shtëpi, e me mendje thamë, dhëntë zoti të vijë sa më shpejt kjo datë e re e bekuar e të na i heqë këto vuajtje si me dorë, në këtë politikë të re, një herë e përgjithmonë. Fjetëm të qetë se askush s’na kerkoi të bënim diçka, thjesht të prisnim datën.

Në keto 2 dekada demokraci shqiptarët kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme në vajosjen e motorrit të këtij sistemi që me kaq dashuri e përqafuam në fillim 90. Por përditë e më shumë jetojmë në një sistem që vetëm juridikisht konsiderohet demokraci, se faktikisht nuk është. Zhvendosja e debatit prej një argumentim mbi taksat apo politika të tjera konkrete drejt një terreni që ngjason më shumë me spektaklet televizive është bërë i qëllimshëm gjatë gjithë këtyre viteve, në mënyrë që të ruhet stabilimenti i politikanëve mediokër. Një popull që pëson mesatarisht çdo dy vjet nga një fushatë ku flitet për gjithçka përveçse për zgjidhje hallesh politike, e ka ulur diskursin politik në dy “alternativa” që nuk janë aspak të tilla. Të votojme Ramën se është “çun trendy”, apo të votojmë Berishën se është “burrë i vërtëtë”?

Vetë liderat,nuk duan ti flasin Shqipetareve ne terma konkrete se si do zhvillohet politika fiskale, në asnjë vend e në asnjë mënyrë, sepse kjo do të sillte më pas një revoltë të vërtetë, pasi do të duhej të flisnin për mënyrën se si me ligj diskrimonojnë ata që paguhen më pak në favor të pasanikëve të rinj. Aq më pak të diskutojnë për formën e dhënies së konçesioneve, se do t’i duhej që të shpjegonin se si gradualisht po shesin çdo cm të Shqipërisë me ndërmjetësimin e biznes-politikes së dyshimtë. Prandaj nuk diskutohet nga politikanët se si dëmtohet qëllimisht investimi në pronën e përbashkët. Ky lloj diskutimi sigurisht që do të dëmtonte deputetët që janë ndërmjetës të këtyre shitjeve.

Nuk është rastësi që sot gjysma e përfaqësuesve të popullit janë biznesmenë që i numërohet pasuria me miliona dollarë. E janë deputetë të zonave më të varfra të Shqipërisë! Cila demokraci funksionale përfaqësuese e sjell këtë? Cili është ai që në demokracinë përfaqësuese ia dhënka votën atij që ka e jo atij që di? Cili do ta gëzonte hyrjen në NATO, kur nga një fabrikë demontimi armësh bekuar nga politika e të gjitha niveleve e krahëve, u vranë 26 njerëz e u plagosën më shumë se 300 të tjerë? Cili do të ishte ai politikan që do të bënte spektakël në kurriz të dhimbjes, ndërkohë qe në një vit, nuk ka ngritur qoftë dhe një komision parlamentar për të hetuar çështjen e Gërdecit? Vetëm ata politikanë që tashmë e kanë krijuar establishmentin e tyre politiko-mediatik dhe përgjumjen e popullit nëpërmjet datave e shohin si hipnozën më të mire për të ruajtur këtë lloj status quo-je vrastare. Një popull që demokracinë e luan si bingo me numrat që tjeter kush ia rrotullon është një popull që po jeton ne çdo sistem të mundshëm veç jo demokratik apo përfaqësues. Dembelizmi ynë paguhet me jetë njerëzish të dashur bashkëqytetarë, militantizmi ynë i verbër po e shkatërron të ardhmen. E meqë po flasim për të ardhmen a di ndokush prej jush të na thotë se si Berisha, Rama apo Meta do e zgjidhë çështjen e bujqësisë, arsimit, papunësisë? Gjumë të ëmbël deri më 28 qershor!

82 Komente

Para disa ditësh, siti i Shtëpisë së Bardhë nisi një iniciativë të re dhe dje, pasi takimi virtual i Obamës me qytetarët përfundoi e tregoi që ishte një sukses, përveç ironisë që mund të bëjmë me "numrat antikorrupsion" të Salës, duke njohur edhe antikitetin e tij teknologjik, me të drejtë lind pyetja: Kaq të mënçur të jenë Rama, Veliaj &Co sa që të mos kenë nevojë për të ditur se çfarë shqetson vërtet zgjedhësit e mundshëm të tyre... se ç'pyetje i shqetësojnë më shumë qytetarët (pse jo, edhe fshatarët) dhe të paktën të dinin edhe të bënin premtime që vërtet do të ngacmonin interesin e votuesve?

Kjo, përtej të majtës dhe të djathtës smiley

bravo leartit

me pelqejne temat qe jane trajtuar dhe menyra si jane trajtuar

Sa di ai qe ka? po ai qe di pse ska?

Nga cili fshat elektoral e kemi Leartin?

nga ai fshati qe sivjet nuk voton. pyetjes tende ia jep pergjigjen niveli i parlamentareve shqiptare. Ik e intervisto Tom Doshin, apo Llaqi Nerenxin qe i ka gjetur zgjidhje krizes. Apo Sadri Abazin, Cim Babasin, Dash Sulen etj etj etj.

Leart Kola,

nuk iu shkojne llafet.

Aksion ! Aksion ! Nese do vazhdoni keshtu qe vetem do beni analiza e do jepni mend nuk do iu vije kush pas.

Je me i kendshem kur reagon ne terren.

Shembuj ke shume.

Kush ja u ka ngjitur kete semundjen e llafeve ? smiley

Mos harro :  keshillat i japin zakonisht te mocmit qe nuk kane fuqi e dinamizem. smiley

Koth, kam respekt për kta çunat e Saktivistës, por sinqerisht që më merr malli nganjëherë për Kristi Pinderin... Porca puttana, dilnin 10 vetë me bidona në duar tek sheshi, por e merrte vesh gjithë Shqipëria dhe ishe e pamundur që të mos përfshiheshe në diskutimet që i paraprinin dhe i ndiqnin ato iniciativa.

Sol=leart?

Nese po, shko e intervistoi vet para se te japesh pergjithsime feminore (ose nese i qendron asaj linje te menduari.)

Llafe boshe njerzish qe mendojne se dine por nga padrejtesite/ pamundesit / paaftesite  per te treguar ate qe dine thjesht shkruajne.

Ps: mendova te nxirrja ne drite nje kendveshtrim te deformuar sesa te thurja lavde mbi dritehedhjen mbi mizerjen qe shifet ne drite te djellit.

Sol - jo - Leart

Gjithesi, para se te nxjerresh ne drite deformimet e kendveshtrimeve, a s'eshte mire te kesh nje kendveshtrim tendin?

Sa per aksionet, po behen. Por po behen ashtu sic duhet, ne menyre sistematike dhe strukturale, e jo me dhjete bidona e me tridhjete kameramane.

 zoti avokat, 

E paskeni per stil ti ndani njerzit ne kategori teper te gjera pergjithsuese. Kendveshtrim unik dhe komplet i ndryshem nga i atyre qe permendet ne artikull.

 

I nderuar, nuk e di kush je, po une s'jam avokat i askujt. Autorin e kam mik, dhe shkruajme ne te njejtin blog, prej nga eshte marre ky shkrim (se duhet me tregu gjithcka qe te bindet njeriu provokativ pa arsye).

Ti ende nuk e ke dhene kendveshtrimin tend, madje me c'shoh as kritike nuk ke bere tamam tamam.

 Sol,

debat i kot ky, 

te quajta avokot te asaj qe shkruan autori: "Cili është ai që në demokracinë përfaqësuese ia dhënka votën atij që ka e jo atij që di?" per mua kjo pyetje retorike eshte e gabuar dhe bazuar ne pergjithsime seriozisht te demshme duke pasur parasysh se autori synon gdhend te pagdhendurit.  Per ca eshte shkruar tjeter ne artikull e kam quajtur me siper 'mizerje qe shifet ne drite te djellit'.. besoj u zqaruam. 

sa 'per njeri provokativ pa arsye' common..

 

Perse eshte e gabuar?Cili eshte koncepti i perfaqesimit? E blerja e votave parashikohet ne demokracine funksionale? Blerja e medias? Qe ta bejme debat te plote...

Nuk jam avokat i askujt, thjesht kemi nje qendrim te ngjashem me autorin. Pra eshte dhe qendrimi im, jo vetem i atij qe ka shkruar shkrimin...

Mjaftistet ne sulm me shkrime te keqija prej kalamanjesh ne internet.  Si gjithmone genjeshtar, nivel pioneresh, te pasakte dhe ne gare se kush t'i pelqeje me shume liderit te tyre Veliaj.

Nuk e kuptojne te shkretet mjaftiste majtiste soroiste, se me keto qe shkruajne edhe sikur te kene nivel, nuk impresionojne dike, aq me pak me keto shkrime debatikasish me lexime aty ketu ne manualet e agjit-propit sovjetik.

Boll me more papagaj qe nuk i duheni as dreqit, aq me pak Shqiperise.

Si nuk ju vjen turp nga vetja?!

chene,

mbaroi ekspedita ne Pol te Veriut ? smiley

ekseditat vazhdojne gjithandej, edhe ne Shqiperi bile; e rendesishme eshte qe nga koha ne kohe te perurohet noigjo smiley 

Tani kohe reflektimesh, ndertime eksperiencash nepermejt shitjes se fiqve, trazimit te llacit dhe pastrimit te bores. smiley

 

"nuk iu shkojne llafet.

Aksion ! Aksion ! Nese do vazhdoni keshtu qe vetem do beni analiza e do jepni mend nuk do iu vije kush pas.

Je me i kendshem kur reagon ne terren.

Shembuj ke shume.

Kush ja u ka ngjitur kete semundjen e llafeve ? Wink

Mos harro :  keshillat i japin zakonisht te mocmit qe nuk kane fuqi e dinamizem. Tongue"

 

Se mos m'a marresh per mungese edukate, por kjo eshte shprehje e dites. Do shtoja pervec te mocmeve qe nuk kane fuqi dhe dinamizem, edhe diasporen, qe i sheh gjerat nga nje distance ku aksioni eshte ne mos i pamundur, jo aq i vlefshem sa aksioni ne terren.

Po ti Lulian si cun aksionist qe qenke pse nuk vjen ne shqiperi dhe te hidhesh ne aksion,apo vetem llafe.

Po pse Aero, kaq vulehumbur qenkeni tre milion aty, sa qe ti i ke varur shpresat tek une? Sa mesianik qe jini mor jahu? Pastaj, ku e di ti qe nuk jam hedhur ne aksion kur kam ardhur?

Une do bej nje pyetje te thjeshte:  Ka dikush nga keta mjaftistet miresine te me ktheje pergjigje qe pse aktivizmi rinor ne Shqiperi eshte shkaterruar pothuajse i gjithi? ( pak perjashtim bejne strukturat e parlamentit rinor)

Pse perceptimi i publikut, nga te rinje dhe te vjeter eshte se nuk ka sinqeritet, nuk ka interes publik, por vetem perdorim politik, abuzim me fondet nga keta junioret qe gjallojne ne jeten publike ne Shqiperi ne menyre te pamerituar?

Po te jap nje pergjigje te sinqerte dhe te shkurter:

Aktivizmi rinor ne Shqiperi eshte shkaterruar, ose me mire te themi eshte latent per keto arsye

a) sepse nuk ka patur asnje iniciative deri me tani te sinqerte per te ngjallur aktivizem rinor politik.

b) sepse te rinjte e KOP-it apo G99 e keshtu me radhe realisht nuk kane asnje diskordance me te vjetrit qe i tutorojne e keshtu e kane diskredituar konceptin e "te riut qe sjell dicka ndryshe"

c) sepse cdo iniciative aktiviste, rinore, sindikaliste, organizative JQ etj etj eshte krijuar "nga lart" ose "nga jashte" dhe ka mbetur e krijuar "nga lart" ose "nga jashte".

Rol te madh ne mbytjen e aktivizmit ka politika, biznesi, media, e padyshim te rinjte pa shtylle kurrizore e pa integritet, me emrat e te cileve nuk ia vlen te ndyj gojen.

Por, kam shpresen se nuk do te mbetet gjithnje keshtu.

Post Scriptum

Edhe nje pjese e madhe e fajit i bie dhe atyre qe e perdoren levizjen mjaft per te kapur nje vend pune apo per te kapur nje post partiak, mjafti per mendimin tim duhet te distancohet edhe duhet t'i kerkoje falje publike njerezve per keta njerezit qe permenden me poshte qe tashme mund te jene rehat, por qe kane shkelur mbi ate cka publikisht premtuan - ndertimin e aktivizmit rinor dhe kritiken ndaj politikes.

Po me pelqen ti, deri diku! Po e marr si metamorfoze ne drejtim pozitiv (sidomos dy fjalite e parafundit tek postimi i pare dhe mjalti qe ke shkruar aty tek post scriptum), ndryshe nga ca zvarranike ketu qe metamorfozen e kane ne kahun e kundert, ate negativ.

Aktivizmin rinor nuk e shoh te lidhur domosdoshmerisht me politiken.  KOP dhe ajo levizja qe me vjen ndot t'i ze emrin me goje, te vazhdojne punen e tyre ne ate rruge qe kane zgjedhur.  Uroj qe te sjellin dicka pozitive dhe KOP e ka bere.  

Megjithate ajo qe me intereson mua eshte aktivizmi rinor qe i thote jo te gjithe klases politike, ne kuptimin per t'i bere presion jo per ta permbysur me situate revolucionare te tipit sovjetik.

Angazhohet se pari per interesat e veta (rinise, studenteve, nxenesve) dhe pastaj per gjera me nje spekter me te madh shtresash dhe problemesh.

Qe nuk krijohet dhe financohet nga njerez te dyshimte dhe ambasadore te huaj qe ju miratojne plan-programin.

Qe nuk ka akuza te forta per vjedhje fondesh, por ne shumice eshte mbi baza vullnetare dhe jo me rroga te majme.

Qe kritikon si qeverine qendrore, po ashtu edhe Bashkine Tirane qe e ka lene kete qytet ne ate gjendje, sa edhe nje shi pak i rrembyeshem kur bie, permbytet.  Rinia hesht!

Une per te gjitha keto kam vetem nje emer per fajtor:  Mjaft dhe Erion Veliaj.

 

Ore, po ti e merr vesh qe KOP nuk ka qene ndonjehere ne funksion te Rinise, por te "katarsit" dhe "ndryshimit" Berishian, po aq, ne mos shume me teper se sa MJAFT dhe Veliaj ka qene ne funksion te Rames?

KOP-i nuk e ka mohuar kete, asnjehere, O SOVJETIK.  Ka qene strukture politike e atashuar dhe e ngjitur me PD-ne.  Nuk ka luajtur asnjehere rolin e te pavarurit.

Ndersa Mjaft dhe Veliaj doli si risi per shkak te lancimit ne media, me hapesire te madhe, si rrjedhim i parave qe dha, medemek per kontestimin e padrejtesive, pavaresisht se nga vinin dhe me vone u kuptua se keta ishin aty per te mbushur xhepat, dhe per t'i sherbyer thjesht dhe vetem Edi Rames.

Qe Veliaj eshte ne sherbim te Rames, eshte spekullim mbi te cilin nuk do vija bast, sepse me gjithe spekullimet, Veliaj nuk ka pasur kurre pushtet dhe rrjedhimisht i ka ende kredencialet e pastra. Karte kjo qe vetem po te ishte budalla nuk do e perdorte kunder Rames. E deri tani, e per veten e vete te pakten, eshte treguar kelysh kurve po aq dinak sa edhe hienat madhore. Pjesa e luanit gjithmone nuk ka qene e qarte tek e majta - historikisht Noli, Nano, Rama apo Meta? - nderkohe qe tek e djathta eshte e padiskutueshme, dhe historikisht, kjo pjese luani i ka perkitur tek e djathta Ahmet Zogut, Enver Hoxhes, Ramiz Alise dhe Sali Berishes, nga ku vetem Ramiz Alia ishte luan qe e shpalli prene te veten ne nje moshe kur nuk kishte "as fuqi as dinamizem".

Ja dhe nje pergjigje e shkurter dhe e sinqerte, pak a shume ne te njejten vije me Sol. Sepse aktivizmi politik eshte perkrahur vetem si militantizem politik dhe vetem kur ka hyre ne hullite, apo pazarlleqet proceduriale si "strukturat e parlamentit rinor". Pra eshte diskretituar nga njerez si puna jote.

Ed,

Kristit i vijne anes keta mer . Kristi sa kuptoi qe nuk ja kishim me hile filloi me degju ene sa kam marr vesh eshte per bukuri dhe suksese ishalla. smiley

Dakort me Koth (gjem e madhe lol)

MJAFT me artikuj te tipit "obobo" c'na ka gjet qershoreve e korrikeve.    

Dembelizmi ynë paguhet me jetë njerëzish të dashur bashkëqytetarë, militantizmi ynë i verbër po e shkatërron të ardhmen. E meqë po flasim për të ardhmen a di ndokush prej jush të na thotë se si Berisha, Rama apo Meta do e zgjidhë çështjen e bujqësisë, arsimit, papunësisë? Gjumë të ëmbël deri më 28 qershor!

Gjume te embel?!  Kesaj i thone te jesh dhe ti pjese e makthit apatik. 

Mire e ke mi Monda, me mire te besh OBOBO, per Obobote e te tjereve. Duket qe shqiptaret po presin nje njeri qe te vije, dhe pa bere shpiegime te gjata te marri me shkelma ata me te meparshmit. Po para se te gjejme Skendebeun ne Facebook, dhe ti lutemi te kthehet bashke me treqind trima(friends-at e konfirmumsmiley mund dhe te kerkojme te ndertojme kulturen e folurit...se Skenderbeu, po do te vije do vije....ne kenget po ja kendojme prej vitesh qe ti rritet vet-besimismiley)

Por jo mi zemer, prej shekujsh ia kemi kenduar, te lutem, mos na pri ca merita ... kemi bere chit-chat me te, dhe "blloguar" bile, para se te shpikte frengu FB-ne.

Edhe?!

 

Meqe re dakort ti , une do ndryshoj mendim nga inati. smiley

Per inat vjehrrash je i pari ti ... smiley

Seriozisht, se po bie dakort dhe me Solin e jo vetem me ty, artikuj te tille si ky me lart, shkruajne bllogistat, une, filani, fisteku, e jo ata/ato prej te cilave pritet me shume "action" e jo fjale ...

PA, si Dashi dhe une, fjala aksion, organizata etj me kujtojne kohet e qemotit, pastrim lagjesh etj smiley

Prape per inat te Kothit, po heq thonjezat e do e rishkruaj veprim ... smiley

E vertete qe ne fillim ishte fjala, qe akti i pare eshte fjala. Por ky nuk eshte vecse akti i pare. Per t'iu pergjigjur pyetjes pra, qe kur vazhdojme dhe luajme nje drame ku akti i dyte eshte nje kopje identike me aktin e pare, ose t'a them ndryshe, qe kur mbetet vetem neper katakombet virtuale te blogjeve.

Zoteria qe ka shkurar do ndihmonte me shume nqs do shkruante se cilat jane ndryshiment e programeve (te pakten per dy ose tre partite kryesore) si dhe pasojat e ketyre programeve ne jeten, shoqerine dhe ekonomine shqiptare. Ai mund te behej pikehapja e nje debati te tille.

Per momentin, ai bie ne te njejten gracke si ajo qe po 'demaskon', pra akuzon kedo per gjithshka dhe nuk jep ndonje zgjidhje pervec se ndihmon ne nxehjen e gjakrave (dhe jo te debatit) nga te gjitha palet.

Edhe nje pjese e madhe e fajit i bie dhe atyre qe e perdoren levizjen mjaft per te kapur nje vend pune apo per te kapur nje post partiak, mjafti per mendimin tim duhet te distancohet edhe duhet t'i kerkoje falje publike njerezve per keta njerezit qe permenden me poshte qe tashme mund te jene rehat, por qe kane shkelur mbi ate cka publikisht premtuan - ndertimin e aktivizmit rinor dhe kritiken ndaj politikes.

Sol, më pëlqeve!

Uroj që të tjerë si ti të dinë të rindërtojnë një rrugë të re për zgjimin nga apatia!

 

Monde,

shiko tani shume seriozisht.

Une e kuptoj qe ka nje carje me eksat e Mjaftit dhe ketyre qe jane tani Mjaft. Kjo duket nje sahat larg. Prandaj nuk ka asgje te re nga Fronti i Perendimit . Iken njeri nga organizata per hesap te tij keta i turren me pamflete forumesh. Lexoi me kujdes disa postime me siper dhe do kuptosh qe sa gabim eshte kur keta flasin ne emer te rinise se veprimit smiley

Pra, nuk eshte se ka ndonje ndryshim te madh shume .

E di ti cer eshte plastelina ? Po? Nuk e di ? Ta thom une.

Perdoret per te bere forma te reja por qe nuk jane hic fare afat gjata dhe modele qe rezistojne. Ja kaq eshte.

Keto pozat prej burri te mire e prej idealisti qe marrin ca e ca, keto me bejne te tallem. Asgje tjeter.

Me surprizo ndonjehere o burre i dheut, sikur edhe per 1 Prill, ja, po vjen lol ke rast.

@ Koth, ok honey smiley

Gjithesesi, edhe pse s'ka te re, s'do te thote qe te na pelqeje "e vjetra."

nuk e kuptoj se si nje shkrim i tille shkakton kaq diskutim (megjithese po t'i heqesh Monden dhe Kothin kthehet ne normal).

One more for Kristida.

Ne artikullin e Laertit ka nje kundershti ne vetvete qe e kthen thirrjen ne te pavlere.

1. Laerti ben thirrje per veprim

2. Populli Shqiptar, qe eshte zhvilluar, mendon te veproje me vote

3. Po Laerti thote qe nuk ia vlen ta denosh "te djathten" me vote, sepse "e majta" nuk e meriton

4. Populli e degjon dhe le "te djathten" ne pushtet (gjithmone ne thonjeza)

5. Laerti ankohet qe populli nuk e degjon, nderkohe qe populli e degjoi dhe veproi

Nuk jam i sigurt nese ke lexu Leartin apo Laertin, po duke besu se ke lexu te parin duhet ta kesh vene re qe shkrimi ben thirrje per denim te nje serie zakonesh te keqija te klases politike. Sepse nuk ka me te djathte dhe te majte, jane te gjithe thirdway, pertej gjithckaje. Nejse, gezuar anetaresimin ne NATO

Po sa shume shkruani !Do budallepseni per Zotin, analizo steranalizo te njejten gje!

Dhe kjo fjali u frymezua nga dashuria per shkencat e sakta, apo ishte thjeshte zgjatim natyral shtylles kurrizore te komentit te Kothitsmiley)

Te stresuar, po mendjen per gallate smiley Lum si ju!

p.s: jo se te detyrohem ndonje sqarim, po s'kisha lexuar komentet para se te shkruaja.

Hej ju çunat që doni të shkruani...

Bëni një gjë të vetme: T A LL U N I.

Kur shkruani, talluni me ta, bëni sarkazëm, ironi, thyejini kufijtë normal të të shprehurit. Talluni mer se gjynaf, ka gjithë këtë material... është me të vërtetë gjynaf nga zoti të mos e përdorni. 

C nevoje ka mor jul...c nevoje ka. Lenini ka pas thene qe armiku i klasave do haje koken e vet smiley . Sic edhe ka bere teposhte smiley

S'dua te flas shume e kam shume arsye pse. Qe ne fillim do thoja se shkrimi pavaresisht se duket pesimist dhe si pjese e se njejtes apati qe dhe denoncon e tenton te shpjegoje, ne thelb eshte nje shkrim qe te ben te shpresosh smiley Uroj vetem qe te flitet per Levizjen Mjaft, e pastaj uroj dhe qe pasi te flitet, dicka te mbese, e te mbese pergjithmone. E pastaj dhe qe ato qe kane mbetur, vete mjafti mos i hedhe poshte, pasi pa e kuptuar hedh poshte veten e vet. Meqe shkrimi i Leartit e tregon kete gje, pra qe Mjaft mund akoma te krijoje debat, qofte dhe ketu te peshku pa uje apo ne menyra alternative komunikimi, them se ka shume shprese qe do kete serish Mjaft.

Kush iken, e kush vjen, kjo ska fare rendesi. Kush iku, per shembull, e thote dhe publikisht se do deshironte ta shikonte serish mjaftin edhe me mire se cka qene. Sa i sinqerte eshte? Koha do e gjykoje.

Sol, ne mos gaboj une ti vete je nje i ikur nga mjaft? Po persa kohe qe ke qene ne mjaft, ke propozuar ndonjehere keto qe propozon te peshku pa uje? Ne mos gaboj serish, ti ke qene vete te ato protestat me bidona (si ka mundesi qe pikerisht ato protesta mbahen mend edhe sot....?)

Te flasesh per kush iken, e kush vjen, nuk i sherben mjaftit, perkundrazi e fut ne nje qorrsokak nga ku do jete e veshtire te dilet (se gjithmone do ike dikush, e gjithmone - uroj - do vije dikush tjeter). E rendesishme eshte se sa vullnet kane ata qe perfaqesojne vlerat e mjaftit qe te vazhdojne jo thjesht te mbajne gjalle Mjaftin, e jo ta bejne kete thjesht per hir te faktit se kush iku u ka lene ende mundesine te ngjallin besim te donatoret (psh), por ta bejne sepse ne thelb ky eshte Mjafti smiley me ata qe kane qene, me ata qe kane ikur, me keta qe jane, e me ata qe do vijne smiley

Sa per shkrimin serish, eshte ndoshta shkrimi me i mire qe kam lexuar nga Learti. Dua ta perkthej si: padurimi per t'u njohur me programet reale te partive. E kjo eshte super ok. Kush tjeter para Mjaftit duhet ta kerkoje kete gje me ngulm madje?????? Nuk e pres kete nga Altin-rat e OJQ-ve smiley Dhe kush ka qene ne mjaft e di fare mire se sa alergji qe ka vete mjafti nga ojq-izmi.

Bravo Leart

P.S. Mesa di une, PD do kete si program per 4 vitet e ardhshme, keto kater vitet qe i kaluam te gjithe se bashku, keshtu si i kaluam, disa ne mjaft, e disa jashte mjaftit... (+ NATO-n smiley

 

 

Kush tjeter para Mjaftit duhet ta kerkoje kete gje me ngulm madje?????? Nuk e pres kete nga Altin-rat e OJQ-ve

Cfare do me thene me kete, qe vetem MJAFT ka te drejte te kerkoje dicka?!

Jo Klajdi po tenton thjesht te patetik per kohen kur ka qene tek Mjaftismiley Ka qene dhe atehere patetik, dhe nuk e gjente te drejte menyren si perdorej Mjafti. Eh, kohe qe iken tanismiley) Mjafti ska te drejte te kerkoje asgje me shume se cmund te beje cdo qytetar qe kerkesen e mbeshtet tek ligji 8503, per te drejten e informimit per dokumenta zyrtare. Por ne rastin e programeve politike per zgjedhiet, besoj se Partite duan thjeshte ti japin kohe vetes, meqe nuk kane qene te pergatitura qe do tu duhet dhe nje vizion, per te ndare leket ne buxhet me mire sesa nje llogaritar normalsmiley)

Klajd.

Une jam nje i ikur, dhe nje i rikthyer.

Ti je nje i ikur.

Me vjen mire qe e ke kapur thelbin e shkrimit. Na dergo ndonje program, meqe ke me teper akses aty.

te gjithe, te gjithe duhet ta kerkojme. Thashe Mjafti i pari, sepse ka 6 vjet qe e ben, edhe kur te tjeret nuk e kane bere.

pse, as ti nuk e ke programin? as per qarkullim te brendshem s'e paskan hedhur smiley

kane hall mos dekonspirohen patjeter, ka dale llafi qe obama po pret programin e edit qe te rregulloje dhe ameriken me ket rast smiley

 Monda s'e kisha per ty, po per artikujt smiley dhe ndonje fjalim qe vijon tek tuk, ne te gjitha temat qe kane lidhje me te njejten gje. Do jete mangesi e shkencave te sakta, po preferoj ndonje fakt midis fjaleve.

Na jep ndonje te dhene per faktet qe kerkon dhe do mundohemi te ta ambalazhojme ne formate sa me letraresmiley) Duhet te jete mangesia ime per shkencave te sakta, dhe sidoqofte dashuria per shkencat e pasakta qe me ben te te pyes....cfare te pelqen te behesh ne jete?smiley

sigurisht, thelbi i shkrimit eshte qe mjaft eshte mjaft smiley dhe qe edhe nese nuk merr rroge atje, mjaft do jesh! E mjaft do jene te gjithe ata qe mbeten gjithmone mjaft smiley

O djali, komentet flasin per mjaftin, se shkrimi flet per nje fenomen krejt tjeter...

Dhe nuk ka sens te thuash jo rroga, jo leku, e kush ka qene mjaft mbetet mjaft, se nuk eshte ndonje vellazeri masonesh. Eshte nje organizate qe ka qene e ndertuar mbi strategji pr, po shnderrohet ne nje organizate qe ndertohet mbi vlerat e organizimit komunitar, rezistences ndaj abuzimit dhe qendrimit kritik. Eshte pune vlerash. Nuk te rri vlera gjithe jeten, sidomos kur e ke per rroge

arber, per ate po flas dhe une plako. Qe ca vlera mbeten. Forma si ti i percjell te te tjeret ndryshon. Po me mire se te flasim ne te dy me njeri tjetrin le t'i leme te tjeret te flasin

Edhe njehere shume nice shkrimi

 

O kristo, se jemi dhe ne pushim te ndeshjes dhe po rrifemi, ate programin o burr, programin e PS...ate na sill pak qe ta shohim

se marr vesh.. kjo teme kaq e nxehte u injorua totalisht diten kur doli e tani spo i lini radhe njeri tjetrit me komente si fishekzjarre. ky vonim me thote qe vu desh nje dite e tere per ta pertypur ose ne te kunderten jeni kaq pa shtylle sa prisni ta hedh tjetri llafin i pari qe te merrni spunto. apo hedh nje budalla nje gur dhe gur gur behet mur...

cuditem sepse shpesh here shkrime te mira, apo provokuese injorohen dhe pastaj krejt papriturazi dalin gjithe kerpurdhat pas shiu, qe me thote se individualisht i keni mendimet e cekta, dhe vetem beni te fortin kur futen dhe te tjere ne valle. perndryshe reagimet do te kishin vershuar qe diten e pare... po ndoshta udheheqesi i kopese ka qene me grip dhe ju prisnit te merrni ate pohimin me koke para se te flisni.

 

Klajdi ngele mjeshter thashethemesh megjithse vajte tek partia e shprese se madhe. Shkrimi yt mbasi demaskoi te larguarit e Lsi me koke ulur te Ps, vendosi ne te njejten linje per te larguarit nga Mjaftismiley

Kjo tregon qe po bete marrveshje me Meten, ose nese Lsi i ikin te gjithe antaret me koken poshte do kete vetem nje ze nga e majta qe si vrime e zeze, thithe cdo te te majte ne bote. Mjafti, ose nese jo Mjafti, ca njerez si Soli do kene linjen e tyre..... kane te drejte apo jo?

Komentet per solin qe eshte larguar tregojne per konsistence te te tij. Kur ideja e vet u deformua, soli i vari teneqen. Nderhyrja jote, mbasi kaluan 50 komente tregon gjithashtu per konsistencen tende ne boten plot aksion te blogjeve. Besoj dhe une se me ty verdalle mund te shkohet dhe me larg,se 250 komente.

Kothi duket njeri intelektual...kjo natyre e lindur e tij me jep shprese te mendoj qe pas tij nuk do kete me bote mendimi verdalle. Buda "peshkatar" tregon, dhe kush ka mundesi, ben vrap revolucionar.....e nese jo mbyll gojen.

Fale Leartin qe pati mendimin e vet, po pate mundesi o njeri i mocem

Ando, t'i japim Cezarit ate qe i takon Cezarit, pale se kjo shprehje eshte e mbushur plot e perplot me demagogji. Learti eshte llafazan, thote Bruti (Kothi), por shtylla kurrizore e ketij diskutimi ishte teksti i Leartit, degezim natyral i te cilit ishte edhe komenti i Kothit, e jo thika e Brutit. Te tjerat jane vertete llafe.

Une me zemer do ta quaja Cezar Thought Policin gjithmone...... i cili nga ana e tij ka si Brut personal Velinesmiley)Po duhet te dorezohem, ke te drejte, dhe ti japim Leartit pozicionin qe i takon ne ket' diskutimsmiley

Ta harroje dikush programin e PS-se.  Nuk ka pasur dhe nuk do te kete nje te tille.  Programi qe ofron Rama, eshte vete Edi Rama.  Me nje fjale, votoni per mua thote Edi Rama dha kaq ju mjafton ju si popull, nuk ka nevoje per programe e keshtu gjerash.

Prandaj degjojme edhe cudira se nuk publikojme programin se na e vjedhin.

Rama fushaten e tij nuk e ka bazuar ketu, bile kerkon te rrije sa me larg nje ballafaqimi apo preokupimi me programe me PD-ne, pasi eshte i qarte qe del i humbur dhe nuk e perballon dot.

Rama dhe ata qe i shkojne prapa, si Veliaj dhe Ruci, Ajola Xoxe dhe Valentina Leskaj, kush e di se kush ju ka mbushur mendjen se shqiptaret jane budallenj, te votojne edhe nese nuk lodhesh fare t'i genjesh. 

Mjafton sipas Rames dhe politikaneve fringo te rinje te PS-se, Ruci - Veliaj dhe Gjinushi, Leskaj, Xoxe dhe Arta Dade, se retorike boshe dhe gjera te stisura keq si "pertej te majtes dhe te djathtes", "politike e re" etj., do te ju sjellin vota!  Ahh pika mua!  Ende i dine shqiptaret se do habiten dhe lumturohen per corapet e kuqe te Edvinit?!

Une me zemer do ta quaja Cezar Thought Policin gjithmone....  A e lexon Poloooooo ? Po shtohen radhet e njerezve qe shohin e kuptojne gjenialitetin tend  Cesarian ! Nuk jam vetem !-Ahh pika mua! -thua ne nje vend . Mos e truj veten per ca palo zgjedhje . Ti vlen edhe pas zgjedhjeve . Per ty si i kurdisur qe je s'ka nevoje per programe. Boll nje qe ke marre qe nga koha kur Crsari te la amanet si senator i Perjetshem . Koken lart se avash -avash , do ta heqim edhe Llukanin qe na fshin se ka konflikt interesi smiley

Sol:

b) sepse te rinjte e KOP-it apo G99 e keshtu me radhe realisht nuk kane asnje diskordance me te vjetrit qe i tutorojne e keshtu e kane diskredituar konceptin e "te riut qe sjell dicka ndryshe"

 

Ejjjjjjjjjj. Cfare te pengon ty te besh revolucion, me shkarpa dhe trakte po u desh? KOP-i? Bull Shit! Po paska arritur puna ketu sa fajin per mungese aksioni t'ia vesh KOP-it. Vari k-lesht! ketij muhabeti.

"S'bojm dot aksion tani ne (teper vone!) dhe na e ka fajin G99 qe ka diskretituar te rinjte ne pergjithesi dhe ne ne vecanti".  <-- Kjo eshte bajge.

Jo mer daj, mua s me pengon gje, as personat me te cilet punoj per te bere cka mendojme. Ato qe permenda jane arsyet pse masivisht rinia shqiptare eshte apatike qytetarisht e politikisht, nuk po flisja per vete.

Ato qe permenda jane arsyet pse masivisht rinia shqiptare eshte apatike qytetarisht e politikisht

Mendoj se ke te drejte. Fatkeqesisht dolen disa grupe qe dhane shpresa ne fillim por pastaj i zhgenjyen mjaft njerezit (pun intentended - thuhet ne Anglisht smiley )

fully agree! and it was mainly their responsilibity! (thuhet ne jamaica)

O sol-nocturn keto komentet e tua jane sikur te rrifesh me hungarine dhe tia vesh fajin Briegeli-t.

patetike. cuna, o pini birra, o shponi birra po mos u ankoni qe keni mbet pa rrujt se jua c'mprehu tehun erioni. te gjesh fajtore per apatine e rinise te nje grup te rinjsh eshte aq gomarrllek sa te marresh pluhrat e salloni te Titanikut kur ky po mbytet. Jam me ju por nuk jam me ju se me duket se keni rene ne nje vrime nga ku nuk doni te dilni por ju pelqen te qaheni. kerkoni fajtore per ato qe nuk shkojne dhe kjo ne vetevete nuk eshte ne rregull. put up or shut the fuck up. Po kush tha qe rinia shqiptare eshte apatike? apo, o me ju, o je shkerdhate? ky, duhet te pranosh eshte shkerdhatllik.

Tashi nese ke tezen qe rinia shqiptare nuk eshte apatike, kjo eshte pune tjeter. Kjo eshte sikur te krenohesh per fitoren me hungarine, dhe meriten t'ia japesh miqve te tu!

Ene i gjo tjeter o OffTheRecord, shkerdhatllik eshte te jesh me ata, qe te premtojne me u bo specialist ne ndonje ministri ose maksimumi drejtor drejtorie, po jo te ky titanik, te titaniku tjeter. Ndersa ne, as nuk po te kerkojme te vish me ne. Po dhe po te vije nuk do te premtonim asgje. Se nuk na ka mledh parja, as posti, as rama!

Sa per punen e birrave...si me ta thon, je per naj bast? Per champagne me caviar s'vij, se s'jam mesu, po per birra me ke vallai. E gjete dhe ate punen e mjekres, ka ca kohe qe s po rruhem! You the best!!

Ah,ç 'ju la pa gjume kjo politika!

Minchia! edhe ket e the????????

dy gjona tani, 1 pune ministrish e drejtorish as nuk du as s'me duan. jam ne rregull me pune  s'me duhet ministria po ti paragjykoke si paragjykate. ka ca rob si puna ime qe dun vetem nje vend me normal per kalamajt. sic e shof une kjo nuk arrihet me shishe molotov po me zgjedhjet e duhura dhe mbas kohes qe kerkon.

2 edhe keta qe e bejne per te punuar ne ministri. te pakten dine cfare duan dhe ska azgje te keqe. Mund te kesh qellimet me te mira ne bote e ambicje e talent plot./ po nuk di se cfare do jane pese me hic. dhe kam pershtypjen qe ky learti e ka shume te paqarte se cfare do. kjo u ndodh ftujakeve romantike. le te pyesi babin se cfare do, do i thote, du tender. le te mesoje nga i ati.

Krahasimet e tua jane te mira, vec e vec po bashke me bekan konfiuz. Pra thuasmileyol e komentet e tua jane sikur te rrifesh me hungarine dhe tia vesh fajin Briegeli-t.

Pastaj thua qe jua cmprehu Erjoni tehun. Kjo ne fakt eshte sikur fajin per mungesen e golave me Hungarine dhe Malten ta ket pas Agostin Kolasmiley)Eshte ndru Brigeli(meqe e doje krahasimin me figura televiziv sportive).

As revolucioni nuk behet pa komunikuar me njerezit, dhe as te kesh nje ide per shtetin(per monotonine e zgjidhjeve qe jep nje administrate normale) nuk mund te ndertohet pa patur mundesine per te komunikuar. Une nuk dua te bej asnje revolucion qe do sjelli dhune ne shqiperi. Njerezit jane shume te dhene pas rremujave, si ata femijet qe bejne gjithcka vetem mos perballen me detyrat. Ne nuk mund te duam revolucionin ne kete format, ku me i rendesishmi eshte Lideri dhe jo ideja. Revolucioni mund te vije dhe per sistemin degjues te shqiptareve. Te kerkosh qe shteti yt duhet te kete ca parametra dhe si pergjigjie te kesh, o hap vrima ose mos na caj trapin me duket ne te njejtin stil me proklamimin e fitores historike te Berishes. Fitorja e zgjedhieve, qe si rregull duhet te jene cdo kater vjet...ka apo ska revolucion ne mes.  Nuk mund qe i gjithe sistemi i mendimit ndertohet me tip plani 4 vjecar. Nejse, ti prape mbyll mendimin tend me agresivitetin e partive qe po shkojne ne zgjedhie. Ji me ke dush, se sinqerisht ketu do jetosh ske nga shkon me gjithe se paske fik regjistriminsmiley

 

Nuk e di pse, po kjo ideja se "nuk dua te bej asnje revolucion qe do sjelli dhune ne Shqiperi" sinqerisht me duket ideja me apatike, me qe jemi tek aktivizmi. Dhunen nuk e solla une, do thoshte Skenderbeu, ne kete rast, ate e gjeta ne Gerdec, tek Marubi, tek gjobat nen dore te policise dhe te administrates se kapadaisur te Maliqeve burokratik shteteror, mes jush me i llaf. Tani kini parasysh qe une qe po them kete, nuk kam parasysh mesianizmin, ku duhet me prit nje Skenderbe, por se te gjithe duhet me qene pak Skenderbe. Gje qe do ishte me mire se sa me pi nje birre, me dal nga Skenderbeu, me diskutu vlerat simbolike te lirise (ne territorin e llafollogjise kjo) dhe akordimin e ideve deri sa te zbrese Skenderbeu nga bronxi qe dhuna te ishte legjitime. Dhuna eshte legjitime, sepse i vetmi entitet te cilit i justifikohet dhuna, eshte keqperdorur, eshte shperdoruar detyra. Tashti mos e merrni drejt per drejt dramacitetin e ujitjes se pemes se lirise me gjak tirani, se s'po thote njeri t'i presim koken kryeministrit (jam ne rregull me kushtetuten deri sa nuk jemi shtet monarkik ku presioni psikologjik ndaj kokes se mbretit mund te ndeshkohet me ligj) por pse mos e themi? Dhune jane bidonat e Kristit dhe dhune jane pamfletat "SHKUNDE VOTEN", dhune qe duam s'duam ishte faktor ne perqindjen e larte te votuesve per 2005en. Shiko, se po s'iu doli, se kushton ca dhuna e kontrollume, i qerre me traktate dhe ato bidonat, jam t'u e bo kabull te shkumen ne kinema kendej nga diaspora nje fundjave, e po iu dergoj nje 20 dollarsh, me shpresen se do kete edhe te tjere si une qe nje ore pune ne perendim do e bojshin hallall per nje bllof brehtian me efekte te dhunshme ala Tarantino. Kerkojini ca edhe Kothit, se keta pleqte e mocem e te mencur kane edhe pare, e po nuk paten kot qe e qujne veten te mencur, se vetem te mocem i bie te jene. E po s'iu doli prape, nigjoni si thote Berisha ene shkurtojeni pak  rrogen e administrates, ama dhunen mos e kurseni, ama mos ecni e na thoni se nuk po predikoni revolucion te dhunshem, pasi revolucion te padhunshem nuk ka, e per lloqe Kavaje jina dhe vete. Se vetem me deklarata kunder opozites ne mesmars, nuk i thuhet dot MJAFT Gerdecit, vallaj.

Ue mo me rob shpie, po iu duhet t'a kishit blloku krejt tregun e fishekzjarreve ate dite, e t'i kishit plas ke kryeministria. Pse revolucion i dhunshem eshte? Ata zhurme, ju zhurme. Ata plasje, ju plasje. Or no friends, no romans, no countrymen will lend their ears. Si te doni, mos me degjoni, vec mos harroni se organizimi fillon nga rreshtimi.

Kot e kemi te presim mrekulli nga rinia e sotme, pse kjo rinia jone nuk eshte e nuk mund te jete ndryshe nga ajo europiane/boterore ku njihen me mire tarifat e telefonit e modelet e reja te telefonit se emri i presidentit te republikes apo te nje cfaredo cmimi Nobel per Letersine  .

Amerika problemet qe kemi sot i ka shtru sot e mbi  50 vjet me pare. Nuk aspak pretendohet te jemi Amerike, por te mundohemi te mos bejme te gjitha gabimet qe mund te kene bere te tjeret para nesh.

Mjafti dikur bente aksion tani mban leksion. Si me menapauze me duket. Po behet edhe ca nihilist. shpesoj te aderoje lobonja te shohim mos ngren shoqerine civile sic e donte te ai debati me Veliaj. Sa me perket mua mendoj se kur drejton gishtin nga tjeret i ke drejtu kater gishta vetes tate.

Ueeee sa u lodha nga komentet! Ma prishen gjithe qejfin e shkrimit te Flokshit. (O Shabe jepja passwordin o burre se s'ka lezet qe mos kete mundesi me mbrojt pikepamjet e veta)

Kur kom hy per sefte m'Peshk jom kref keq fare me ket pizevengun (qe siç thote nje shoqja ime "duhet me more leje qe te marri fryme&quotsmiley per nje shkrim te Leartit dhe i kom premtu na dy çoka. Nashti ja shtova ene nji te trete. Po kjo me njit me teper se tani jom une qe mbroj Flokshin.

Sa per apatine e rinise, kjo o plotesisht e vertete dhe siç thote Cen-i o pak fenomen nderkombetar. Numri i idealistave o reduktu jashte mase. Tek ne eshte ene halli tjeter qe ne ene jena shume mo pak se vene si Franca, Gjermania apo Italia, ene kemi ne emigracion 30% te popullsise (apo mo shume po te llogarisim popullsine aktive). Kjo persa i perket anes shifrore te muhabetit.

Kurse nqs do shofim anen "protestatore" nuk mund t'i vesh dhe aq faj atij mileti qe ne keto 20 vjet i eshte keq-perdor aq shume protesta.

Filloi ne 90-91 kur njerzit u ngrejten kunder monizmit dhe si "shperblim" moren Salen, qe i ster-zhgenjehu. (pa me thoni mua, si mund te ndodhe ndryshe, me nje njeri qe i ka pas thone Nezhmies : "O me leje zyshe!&quotsmiley

Ne 97-n kur u ngriten per te protestu per paret e veta, kriminelet si Gramoz Ruçi me shoke i perdoren (duke inskenu vrasje si ajo e Vlores qe ishte shkendija qe ndezi barutin, se per te akuzune policine e Berishes) qe te digjnin Shqiperine dhe te merrnin pushtetin me dhune.

Ne 98-n, po te çoheshe kunder vrasjeve politike, qe te mund te protestoje do perfundoje duke djeg institucionet se ashtu e konceptonin zagaret e Sales rimarrjen e pushtetit. Per te mos fol pastaj per mitingjet patetike ku Sala dilte e tundte breket e Azemit per jave te tera dhe qe i dhane protestes "te sheshi, te sheshi" nje kuptim qesharak dhe te felliqur.

Per vite te tera pas kesaj protesta shihej si nje gje e turpshme ku mund te merrnin pjese vetem ata qe merrnin 5 mije lekshin e vjeter per te dale aty.

Kjo derisa te gjithe ata qe ishin permbajte me frena dore per vite, shpresuan qe Mjaft-i i Veliajt, do perfaqesonte nje lloj te ri proteste te pamanipulueshme. Besimi qe njerzit (sidomos te rinjte) paten te ky njeri i dale nga hiçi tregonte se deshira per te ngritur zerin ishte e madhe. Kur pane se edhe ai i kish manipuluar dhe se ishte vetem nje vegel djallezore e Rames, njerzit humben edhe shpresen e fundit se do mund te protestonin per te kerkuar zgjidhje per hallet e tyre dhe jo qe keto halle te perdoreshin si kapital politik i njerit apo tjetrit.

Mjaft-i i sotem perveç veshtiresise qe ka per t'i bind njerzit qe mundohen per t'i organizu pa qellime politike (nenkupto partiake), ka edhe dilemen e madhe qe vjen nga frika se mos ne kete periudhe zgjedhjesh me protestat e tyre, qe do favorizonin domosdoshmerisht opoziten, behen bashke-fajtore te nje gjeme akoma me te madhe qe mund te na vije nga Rama e njerzit qe e rrethojne. Nqs Berisha eshte nje e keqe tashme e identifikuar dhe te cilen dime edhe si ta luftojme por qe eshte edhe ne deklin fizik e politik, Rama po te realizoje fiksimin e tij e te behet kryeminister, nje Zot e di se ç'na pret. Personalisht jam i bindur se eshte rreziku me i madh politik qe i eshte kanosur Shqiperise ne keto 20 vjetet e fundit, po me sa duket edhe shume ish-simpatizante te tij po kuptojne te pakten se ai nuk ofron as me llafe fushate nje alternative me te mire.

Eshte pra plotesisht normale qe te gjithe ata qe vijne ketu per te bere fushate elektorale banale, te indinjohen nga ky qendrim i deshperuar i Mjaft-it (i deshperuar per vete mjaftistet dhe njerzit me ideale qe e kuptojne qe me 28 qeshor pushteti nuk do fitohet po do i ngeli ne dore dikujt qe ne nuk e duam cilidoqofte). Sigurisht ata do donin qe Mjaft-i te organizonte protesta qe do i ndihmonin per fushate, paçka se kjo do shkaterronte tere punen e bere per te bindur njerzit se Mjaft-i nuk eshte me dege e PS-se se Rames dhe mund te vuloste fundin e organizates.

Personalisht, me vjen turp e akoma me shume keq per veten, po preferoj te kthehem per te pa Kombtaren ne qeshor, me mire se sa te shkoj e te votoj duke i vene nje kryq te madh gjithe listes se kandidateve.

E thene popullorce, ne Shqiperi ka vetem llogje, demagogji, inate, cmira, dhe aspas ide, manaxhim dhe organizim. Duket sikur cdo gje i eshte lene spontanitetit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).