Plani i Rulit: Do mbyllim 80 miniera

Nuk kanë më rendiment. Qeveria humbet miliona

 

Brenda tre viteve të ardhshme, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës parashikon të mbyllë përfundimisht 80 miniera në rang vendi, si pasojë e uljes së rendimentit. Ky fakt bëhet i ditur në raportin mbi planifikimin strategjik të METE-s dhe Programin Buxhetor Afatmesëm. Duke nisur nga ky vit deri në 2011, ministria e drejtuar nga Genc Ruli ka planifikuar të mbyllë plotësisht në dy vitet e para 60 miniera, kurse në 2011 edhe 20 të tjera. Specialistë të ministrisë e shpjegojnë faktin e reduktimit të aktivitetit me uljes e prodhimit, pasi një pjesë konsiderohen të vjetra. Viti 2008 rezultoi me rënie për sektorin e minierave, në të dyja kahet, ku ra më shumë në sy reduktimi i eksporteve. Kriza botërore dha ndikime edhe në tregtinë e minierave, ku falë rënies së kërkesës, u ulën çmimet dhe u reduktua edhe aktivitetit Pavarësisht këtyre faktorëve, një pjesë e mirë e minierave në vend i kanë shteruar burimet e tyre, duke lëshuar sinjalin e mbylljes. Në tre vitet që lamë pas, vetëm nga eksporti i minierave, kryesisht krom, Shqipëria ka gjeneruar rreth 43 miliardë lekë ose rreth 440 milionë dollarë, me rritje mesatare prej 60 përqindësh. Sektori ishte shumë fitimprurës për subjektet private, fakt ky i kuptuar më vonë nga qeveria, e cila nxitoi të rriste rentën minerare, nga 2 në 10 për qind. Pavarësisht shifrave pozitive të aktivitetit, në dy vitet e kaluara 2007-2008, qeveria investoi vetëm 2 milionë dollarë për sektorin minerar, pra në drejtim të gjetjes së burimeve reja. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, niveli i ulët i investimeve nga qeveria i referohet kontratave koncesionare me kompanitë private, të cilat janë përgjegjëse në mbarëvajtjen e rritjes së aktivitetit.

Sektori

Mbyllja e një miniere i shkakton qeverisë rreth 41 mijë dollarë humbje, që në total i bie rreth 2.5 milionë dollarë për të gjitha pikat. Ministria nuk jep sqarime se në çfarë forme krijohet ky dëm. Nga ana tjetër, mungojnë të dhënat rreth ecurisë aktuale të sektorit dhe se sa janë në proces pune. Megjithatë, sipas METE-s, minierat që do të mbyllen gradualisht çdo vit janë shfrytëzuar maksimalisht, ndërsa tani nuk janë më efektive. Paralelisht me mbylljen e pikave minerare, si krom, qymyrgur, bakër, etj., qeveria do të rrisë fondin e investimeve për ato që do të mbeten. Parashikohet se në tre vitet e ardhshme, nga buxheti i shtetit do të jepen rreth 8 milionë dollarë për sektorin. Paralelisht, në këtë periudhë ministria planifikon të privatizojë asetet e mbetura të shtetit, pjesa dërrmuese e të cilave ndodhet në miniera kromi. Në fund të të gjithë raportit mbi sektorin e minierave, Ministria e Financave ka shënuar disa vërejtje për dikasterin e Rulit, të cilat lidhen me mungesën e cilësisë në paraqitjen e problemeve, për të dhënat e pakta dhe analizë të dobët.

Tregtia

Gjatë vitit 2008 (deri në nëntor), janë importuar rreth 700 milionë dollarë minerale, me një rritje prej rreth 20 përqindësh nga viti 2007. Vëllimi më i lartë shënohet në periudhën 2006-2007, me një rritje rreth 50 përqindësh të importeve në vlerë, kurse në sasi pati rënie të theksuar, gati me 30 për qind. Eksporti, i cili zë pjesën kryesore në totalin e aktivitetit tregtar të vendit, shënoi një volum prej rreth 200 milionë dollarësh ose 1.2 milionë tonë minerare, që kryesisht shkojnë për vendet e Lindjes dhe Azisë. Në krahasim me 2007-ën, tregtia me eksportet pësoi ulje si me ritmin rritës ashtu dhe në vlerë absolute. Bumi më i madh u arrit në vitet 2006-2007, ku tregtia pësoi rritje me 50 për qind, ku falë rritjes edhe të çmimeve, Shqipëria siguroi rreth 150 milionë dollarë të ardhura. Fundi i ecurisë pozitive i hodhi hapat e para në gusht-shtator të vitit të kaluar, ku shifrat e eksportit ishin tepër minimale, si pasojë e uljes së kërkesës nga ana e Kinës për to. Në tre muajt e fundit të vitit 2008, sektori pësoi ulje të rendimentit, pasi përveç reduktimit të kërkesës për minerale, kostoja për prodhimin e tyre pësoi rritje me 6 për qind në krahasim me 2007.

Investimet

Të huajt kanë shfaqur jo pak interes për minierat në vend. Aktualisht mendohet se operojnë rreth 22 subjekte private, ku një pjesë e vogël (4-5) janë investitorë të huaj. Në vitin 2003, numri i subjekteve private ishte 110. Gjatë një takimi me Kryeministrin Berisha, një nga bankat më të mëdha në botë, "Deutch Bank", shfaqi interes për sektorin e minierave, konkretisht për shfrytëzimin e kromit, bakrit dhe hekur nikelit. Në muajin tetor, qeveria, me një vendim unanim, vendosi të jepte në formë simboli për 1 euro me koncesion, disa miniera në Qarkun e Kukësit, si: minierën e kromit në Kalimash, atë të Vlahenit, etj.

Mineralet

Importi

milionë lekë tonë

2005 27.441 2.011.453

2006 37.152 2.015.077

2007 57.254 1.648.324

2008 71.022 1.722.046

Eksporti

Milionë lekë tonë

2005 3.247 335.721

2006 5.052 509.449

2007 14.297 1.156.075

2088 19.633 1.128.898

3 Komente

Sektori ishte shumë fitimprurës për subjektet private, fakt ky i kuptuar më vonë nga qeveria, e cila nxitoi të rriste rentën minerare, nga 2 në 10 për qind.

ha ha ha po mire ne qe jemi budallenj po dhe gazetari?

 Qe ka info te plote dhe raporte te detajuara specilistesh Rruli, kjo eshte e kuptueshme . Dhe qe ky dokumentim i bollshem i jep te drejten per te vendosur edhe kjo eshte e kuptueshme . Por qe te zevendesoje transparencen me terrin ose mjegullen informative kjo ndoshta nuk eshte e pranueshme. Se ja psh se cfare thote shkrimi per keto miniera ....eksporti i minierave, kryesisht krom, ....pra paskemi te bejme me MINIERA KROMI nga ato qe ju morren jeten dhe po ju marrin jeten Minatoreve . Dhe shkaku dihet Paaftesi e Plote e Qeverise per ta Menazhuar kete Sektor qe quhet MINIERA . Kete ndoshta e fsheh me mjeshtri Rruli , si gjith Rrulat e tjere te kesaj Qeverie qe luhaten midis mega mashtrimeve politike kur nuk u ndrit dielli per ndonje perfitim ekonomik st  Gerdeci .

Ministria e Financave ka shënuar disa vërejtje për dikasterin e Rulit, të cilat lidhen me mungesën e cilësisë në paraqitjen e problemeve, për të dhënat e pakta dhe analizë të dobët.

Po pse cer prisje ti xhan nga nje Minister hajdut i certifikum ?

Deputeti i Lazaratit te hashashit !

Ky eshte nje nga mortjet e Shqiperise, por jo i vetmi !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).