PD, thjesht një normalitet shqiptar

Në gamën e kritikave ndaj PD-së dhe Berishës spikat shkrimi i djeshëm i Blendi Kajsiut, “Shëmtimi pervers i PD-së”, “shokut tim të armëve” liberale me të cilin kemi milituar në të shumtën e herës për avancimin e ideve të liberalizmit ekonomik në Shqipëri këto vitet e fundit. Oh, duket vërtetë e ekzagjeruar një e tillë kritikë, ndaj PD-së dhe Berishës në këtë moment, edhe pse jemi në kushtet kur një maxhorancë që po mbyll mandatin ka më shumë gjasa të kritikohet.

Partia Demokratike me liderin e saj historik në krye, Sali Berishën duket se qëndron mirë në peizazhin politik shqiptar, aksioni i saj politik me gjithë defektet përkatëse, të cilat është shkruar dhe debatuar pafund, inkuadrohet në një normalitet politik shqiptar krahas aktorëve të tjerë politikë. PD po mbyll një mandat normal, duke e avancuar Shqipërinë drejt shinave të një demokracie funksionuese. Ka të paktën katër arsye pse nuk jemi veçse në kuadrin e një normaliteti politik, qoftë në aksionin e PD-së në tërësi, qoftë në atë të liderit të saj Sali Berisha e Kryeministrit të vendit.

Së pari, Sali Berisha është një politikan individualist, i cili ka ndërtuar sipërmarrjen e vend politike, që prej fillimit të viteve ‘90 me një ambicie të pashoqe e me të gjithë mjetet, së cilës ka arritur t’i nënshtrojë shumëkënd, shumëçka, shumë situata dhe koniunktura të këtyre 20 vjetëve të fundit. Kush lider historik ka vepruar ndryshe, cili vend nuk ka paguar kosto apo nuk ka pasur përfitime nga ambicie liderësh të tillë me “L” të madhe? Kush i ka penguar të tjerët brenda të djathtës shqiptare të ndërtonin një model alternativ politikani, lideri apo formacioni politik tjetër. Në një shoqëri të lirë ata që i do populli, mjafton t’i drejtohen atij përmes një partie politike dhe i kanë të gjitha shanset politike të hapura për të qenë të votuarit e tij, fitimtarët madje. Por me sa duket kaq janë potencialet e të djathtës shqiptare, potencialet e figurave dhe ato organizative. Nuk është rastësi që kanë dështuar sistematikisht të gjithë forcat politike të djathta alternative ndaj PD-së berishiste, që ato liberale (Aleanca Demokratike e dikurshme) e deri tek e djathta tradicionale, historike apo ajo konservatore me të Djathtën Shqiptare e demokristianët dikur e sot, me LZHK-në, me Ballin apo Legalitetin. Një lidership i PD-së si forcë politike brenda të djathtë shqiptare dhe i Berishës si lider i saj nuk janë gjë tjetër, veçse rezultati më normal i 20 vjetëve gare politike, gjithnjë brenda standardeve shqiptare. Patologjia kolektive për një “Shqipëri pa Berishën” është e provuar nga 1997–2005 dhe të gjithë e pamë se një Shqipëri pa Sali Berishën në krye, nuk qe të paktën një gjë aq e ndryshme sa kjo me Berishën sot. E njëjta gjë ka të ngjarë të ndodhë nesër.

Së dyti, shkëmbimet e replikave mes PD-PS lidhur me elementë të jetës private të politikanëve të njëri-tjetrit nuk përfaqësojnë totalitetin e aksionit politik qeveri–opozitë. Deklaratat e Gert Bogdanit dhe shkrimet e RD-së për këto çështje kanë vendin që i takon në tërësinë e aksionit politike të ditës. As nuk janë vertebra e tij, as nuk janë thelbi i këtij aksioni. Veprimtaria e maxhorancës dhe debati politik është shumë më i madh, shumë më i gjerë. Debati për çështjet e jetës private mund të jenë më tërheqëset apo më vanitozet, por aspak më të rëndësishme dhe më të vëllimshmet në aksionin politik të maxhorancës. Të marrësh këtë aspekt periferik të debatit politik dhe ta vendosësh atë qendër të çështjes, apo aq më keq ta shndërrosh në një tipizim të së gjithë PD-së, jo vetëm që është e padrejtë, por dhe e pavërtetë.

Së treti, cila është e ajo parti konservatore, cili është ai elektorat i së djathtës të paktën që nuk i kushton rëndësi aspekteve të jetës private të kundërshtarit politik. Sociologjia politike dhe ajo elektorale është e mbushur plot e përplot me të tillë shembuj. Ku qëndron mëkati i PD-së në këtë mes, kur ajo është krejtësisht në frymën e filozofisë konservatore, të simotrave të saj e ka pasur dhe ka si argument të debatit politik aspekte të jetës personale të kundërshtarëve. Populli ka të drejtë të zgjedhë pas kësaj. Mund ta kritikojmë PD-në për budallëqet, që kjo strategji nuk i ka pasur rezultat, madje i ka pasur kundër-rezultate, por jo për “perversitet” apo mëkat që e bën këtë. Një parti e djathtë është krejtësisht në karakterin e saj, në frymën e elektoratit të saj të trajtojë vlerat e traditës. Të mos ta bënte do të ishte “perverse”.

Së katërti, Partia Demokratike po mbyll një mandat normal në krye të Shqipërisë, në fund të së cilit në kemi një Shqipëri më normale, një demokraci më funksionuese se në 2005. E vërtetë është që nuk është një mandat entuziast, edhe pse nuk është një mandat nga ata të cilët do të donim apo ëndërruam unë dhe kolegu Kajsiu në 2005. Po kush e ka fajin këtu, PD dhe Berisha apo ëndrra jonë, apo më tepër iluzioni jonë? Pse nuk i dhanë një fytyrë të re imazhit të PD-së shokët tanë të KOP-it Basha, Bumçi apo Bregu, por u konformuan me liderin më keq se “qëndrestarët” e ngratë që hoqën persekucionin socialist 8-vjeçar në opozitë. Pse nuk i rezistuan Berishës për ligjet apo reformat e gabuara, që sot janë shndërruar në bilanc negativ për PD-në, të kthyerit në PD si ministra të tipit Genc Ruli apo Genc Pollo, kundërshtarë të egër të autoritarizmit të Berishës dje në opozitë dhe avokatët publikë të tij sot në pushtet? Pse e nxorën jashtë Ngjelën dje të gjithë dhe pse nuk flet askush sot për garën e Tiranës, që nuk i jepet e nuk i jep ta provojë Besnik Mustafaj?

Si përfundim, mund të thuhet thjesht dhe pastër se PD po mbyll një mandat normal. Kurse Berisha është ai lideri tipik që sa të mundet ia nënshtron njerëzit dhe rrethanat ambiciet dhe lidershipit të tij. Pikërisht kjo e bën atë politikanin normal dhe partinë e tij një parti normale. Me PD dhe Berishën kemi të bëjmë thjesht me një “normalitet shqiptar”. Druaj për momentin të them se kemi të bëjmë madje me një normalitet politik si gjithandej.

4 Komente

babai i Gjinos - Pa dëgjoni zotin Maliq, dëgjoni zotin Maliq.

Maliqi - Kur më emëruan këtu kryetar komune, nuk them se u gëzova shumë. Më shumë do më pëlqente një punë në prefekturë. Tani që do ndahemi më vjen shumë keq. Do largohem, urdhëri i ministrit ka ardhur në prefekturë, po do jem këtu dhe pesë a gjashtë muaj. Mu lut vetë prefekti, ashtu i ka ca punë. Ua thashë këtë, që të gëzohen ata që s'më duan dhe të hidhërohen ata që më duan.

babai i Gjinos: - Keq na vjen, po meqë është fjala për përpjetë, mos na harro.

Maliqi: nuk ju harroj, jam munduar të bëj mirë, po dhe në kam dënuar njeri, ta dini se nuk i ka dënuar Maliqi, po ligji. Dhe ligjin e ka nxjerrë qeveria.

një nga turma: Fjalë me vënd, nuk kemi asnjë ankesë, na vret zoti.

Një tjetër: ashtu vërtet, na vret zoti. Po ligji (me L të madhe) zoti Maliq, është si puna e këtij shkopit, ja ligji, ja dhe Maliqi. Ligji në dorën e Maliqit, mund të jetë kështu, po mund të jetë edhe kështu... Kur shkopi është i drejtë ë... se ka ca me gunga që.

Maliqi: po unë nuk jam i tillë, ju më njihni.

Prapë ky tjetri: Sos e thashë për ty, unë e thashë për ata, Maliqët e tjerë...

Maliqi: Dasëm është do bëjmë dhe ndonjë shaka më shumë.

Babai i Gjinos: Ashtu vërtet.

Maliqi: Se merr njeri për keq. Unë do mundohem të bëj mirë, si këtu, edhe aty ku do shkoj.

Ai tjetri pro Maliqit: Qofsh me nder o zoti Maliq, se punët e qeverisë janë të rënda, nuk i kuptojmë dot ne. Ja më merrni mua (...)

***

Ja marrim Henrin, çfarë është Henri? Një copë dru.

E vërtetë është që nuk është një mandat entuziast, edhe pse nuk është një mandat nga ata të cilët do të donim apo ëndërruam unë dhe kolegu Kajsiu në 2005. Po kush e ka fajin këtu, PD dhe Berisha apo ëndrra jonë, apo më tepër iluzioni jonë?

 

Deri diku ka të drejtë... imagjinoni sikur t'i kishte ndodhur Gërdeci apo Fazlliçi ndonjë qeverie tjetër... s'do kishin ndenjur as 24 orë në qeveri.
Sa për stabilitet ka pas stabilitet (jo sa Enver Hoxha, por me pak përpojekje do t'ja arrijë edhe Sala).

mire e ke ti o henri po po ketyre si tja bejme:

1 - Arben Imami (KESHILLTAR I KRYEMINISTRIT) NE VITIN 1997 U NGRIT ME ARME NE DORE KUNDER SALI BERISHES.

2- Neiran Ceka (ALEANCE PARAZGJEDHORE ME PD) NE VITIN 1997 U NGRIT ME ARME NE DORE KUNDER SALI BERISHES.

3- Fatmir Mediut (QE PARA NJE VITI DESH NA HODHI SHQIPERINE NE ERE DHE VRAU 27 PLAGOSI 300.ALEANCE PARAZGJEDHORE ME PD).

Ai lideri i jot dhe i imi o henri perpara se te bente aleanca me keta dy te paret duhet te na shpjegoje neve mijera veteve qe ne 97-en po e mbronim me arme ne dore se ca do te thote " permbysje e pushtetit demokratik me dhune"

kurse per kete te tretin do te ishte mire qe ti thoshte shqiptareve qe une nuk bej aleance me njerez qe kane lyer duart me gjakun e shqiptareve per interesa personale,qe shqiptaret te qartesoheshin per "thashethemet" qe qarkullojne se familja juaj eshte e perzier ne aferen e armeve.

 

Shkrimi tipik i atij qe i eshte "shitur" pushtetit dhe qe anomia ne vend i duket si normale. Per te ardhur keq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).