Pasiguria e jetës

Duke qënë një lajm ogurzi, vrasja e dy punonjësve të policisë në veri të vendit, përcolli një pështjellim të ri në opinionin publik:indinjatë, dëshpërim, trazim dhe pasiguri. Ashtu si edhe në raste të tjera të ngjashme, ky pështjellim frike e zemërimi, përzier me urejtjen e lodhur civile ndaj krimit dhe ndaj pasigurisë së përgjithshme.. nuk ishte thjesht një lajm i skëtershëm, që trazoi ndërgjegjien qytetare, dhe u bë sakaq një e shkuar. Ishte dicka më shumë: 8 jetimë të rinj u shtuan në Shqipëri, ndërkohë që krimi është aq i pushtetshëm, dhe siguria është ende aq e brishtë, sa kjo ngjarje mund të merret si një gjëmim i frikshëm këmbane për këdo:

Jeta shqiptare nuk ka aq rëndësi edhe vlerë! Të mos ekzistosh-frika universale që buron nga kjo frazë, në Shqipëri ka një imunitet autentik, të pakrahasueshëm dhe ndoshta të paperceptueshëm për shumicën e tokësorëve.

 

… Dy burra e mbyllën në mënyrën më absurde, pra dhe më të padrejtë, faqen e fundit të ekzistencës në një histori makabre.. duke lënë pas fëmijë jetimë, pesimizëm dhe mendime të dëshpëruara njerëzish të shqetesuar për faktin se.. jeta në Shqipëri mban ere vdekje. Kjo përzierje reale dhe e trishtë e dy botëve të taksura njerëzore, është një fenomen emocional, dhe pse jo unikal, për sa kohë që kjon nakatosje reale ndodh krejt rastësisht dhe fare thjesht në këtë vënd gjëmash… progressive.. Duket sikur më shumë se një faqe e re e zezë në librin e madh të fatkeqësive shqiptare, kjo është një dukuri ku jeta e shpërfillur dhe humbjet njerëzore (pasojë e kësaj shpërfilljeje), konkurojnë ligjet e qeta të natyrës…. Aq sa, në këtë aventurë, ku bashkekohësit i humbasim së bashku, humbjet janë më të mëdha nga çmund të durohen..

Nuk është hera e parë që komuniteti shokohet nga ngjarje të tilla, ku burrat e rendit, këta miq të humbur të miqve të tyre të rrezikuar, këta prindër të rinj me fëmijë të paritur, shkruajnë lamtumirën e fundit me bojë prej gjaku… Këto krijesa përfaqësojnë sigurinë e investuar publike, ndaj humbja e tyre e bën shumëfish të pasigurtë jetën civile.. Kur nuk janë të sigurtë misionarët e sigurisë, policët edhe gjykatësit, përfytyroni verberinë e shpirthjeshtëve që e shtyjnë jetën e tyre në një fushë simbolikisht të minuar!

Por rrënia kësisoj e aksioneve të jetesës nuk është se vjen vetëm nga pushteti i krimit, i cili edhe kur tulatet, si vullkani, shpërthen pabesisht.. Problemi është se edhe vetë shoqëria ka nje amplifikim pasigurie të pandryshueshëm, nën presionin e mjerimit dhe varfërisë.. Rrëqethja vjen njëlloj nga vetëvrasjet e shtuara, nga mbylljet massive të shtigjeve … Para pak ditësh, një inxhinier, një intelektual, një qytetar u dorëzua në duelin e vrazhdë me realitetin. U vetëvra, duke shtuar numurin e jetimëve dhe duke e shënuar emrin në listën e viktimave të krizës ekonomike.. Nuk është rast I vecantë tek ne! Dëshpërimi është një hap larg marëzisë.. Kur kjo marrëzi fillon e shndërohet në një tendencë kolektive, ja fataliteti atëherë, zëre se duket në horizont, atje tej...

Nëse kthejmë vëmendjen tonë në kujtesën e gërvishtur të shqiptarëve, aq më pak do të guxojmë të shpresojmë qetësi kolektive në ditët përpara… E shkuara jonë e tranzicionit nuk është vec një mozaik ngjarjesh të zeza e të pashembëllta, pasoja të krimit ordiner, të krimit shtetëror, të fatkeqësive natyrale, sociale apo artificiale.. Mbrapa kemi lënë armatën e të humburve në kufijtë e Shqipërisë, rininë e flijuar të 97-ës, turpin dhe krimin e Otrantos, Tragjedinë e Farkës, rrallimin e minatorëve në Bulqizë, dhe shumë të tjera, për ta mbyllur me Gerdecin me gjak ende të patharë… Tek ne ndodh kaq shpesh edhe kaq rëndom humbja fluturimthi e jetës, dhe kaq thjesht, dhe kaq pa kuptim, sa mund të supozohet se tani, kjo është shndruar në dicka rutinë…

Le të jemi indiferentë sa të duam, dhe le ta shpërfillim këtë rutinë kobe! Si kurëkund tjetër, energjia jonë qenësore, ka aksione të ulëta në bursën biologjike të krijimit… E dimë këtë gjë, e shohim këtë gjë në sytë tanë, dhe e pranojmë këtë realitet me qesëndi, me eufori, me krenarinë e sfidës së kotë… E konstatojmë!E dimë gjithashtu që këto ngjarje janë më shumë se gjëmime këmbane!

E dimë gjithashtu që janë ngasje terrori shpirtëror, dhe jo vetëm kaq.
E dimë që siguria e jetës nuk është thjesht cështje kualiteti, as ceshtje identiteti. Madje, përzier me to, as cështje morali! Si një koncept, ajo është vetëdija e pastër që intelekti njerëzor ka krijuar për të bashkëshoqëruar instiktin universal të vetëmbrojtjes, në një bashkërendim për mbrojtjen e vlerës maksimale, që është ekzistenca.

Kur kjo siguri është e cënuar, i cënuar është koncepti themelor, psikologjia jetësore, dhe rrjedhimisht, personaliteti njerëzor….

Por aq na bën! …në shpinë kemi kallo të ashpra durimi!
Të gjitha bashkë janë një dhimbje e skajshme dhe kobë e madhe për tu duruar nga një popull i vogël brenda kaq kohe..

Por prapë, aq na bën!
Së paku, këto vuajtje popullore të kujtesës do të duhej të kishin përmirësuar kodin e sigurisë, dhe aksionet e jetës shqiptare do duhej të ishin rritur.

Por kjo nuk ka ndodhur..
Përse nuk ka ndodhur? Përse pësimet dhe fatkeqësitë nuk bëhen mësim në këtë grupim fatkeqësish historike, por përsëriten vullnetshëm.. Përse kemi humbur respektin për veten, në vend që të ndodhte dhunshëm e kundërta?

Përse krimi godet me të njejtën dinamikë, dhe përse pasiguria ka densitetin e atmosferës rreth nesh, si përherë?.. Konstatimet janë po ato, vit pas viti! Jeta është njëlloj e pavlerë, moment pas momenti.

Duket sikur kështu do të jetë, për sa kohë do të mungojë kolektori civil i kundërshtisë.. marrja pjesë, regëtimi për të shpresuar.. Kështu do të jetë për sa kohë do të mungojë pasioni civil, dhe në rrjedhën shqiptare të kohës, do të ketë vetëm rutinë.

Sot, njëlloj si die, njëlloj si nje vit më parë, njëlloj si në cdo kohë të tranzicionit më të hatashëm, me një mefshtësi të hatashme, ne rrezikohemi ironikisht gjithandej! Rrezikohemi nëpër ambjente ndërtimi. Rrezikohemi nëpër rrugët pa sinjalistika dhe pa shërbimet e duhura…. rrezikohemi nga shpërthimet e municioneve, nga kriminelët e shtuar dhe psikopatët e shtuar, nga hajdutëritë, nga inhoranca, nga drejtësia e munguar dhe nga mungesa e shtetit ligjor gjithashtu. Dhe pastaj, tinëzisht, djallëzisht, rrezikohemi nga ushqimet e pakontrolluara, ndërtimet, ilacet, shërbimet… pastaj përditë, rrezikohemi nga politika e keqe, nga korrupsioni, dhe natyrisht, pa shpresë, pa pushim, pa ndalur, rrezikojmë nga vetvetja.. …

Rreziku vazhdon!

 

Eshtë koha ta shohim në sy!...

18 Komente

C`eshte kjo nekrofili e marre keshtu? 

Police jane vrare dhe vriten kudo ne bote.  Autori i ketij krimi te rende u kap brenda pak oresh dhe eshte para drejtesise.

Siguria ne kete aspekt matet me shifra.  Shifrat tregojne qe krimet jane ulur, forca goditese dhe zbuluese e policise eshte rritur. 

C`eshte ky populizem infantil qe ju plas lexuesve ketu keto brockulla propagandistike te denja vetem per brigada terroristesh te kuq qe po pergatiten per revolucionin qe do sjelle boten e re.

 

Ku jane keto shifra se nuk i gjej dot?  Ti marrim shifrat ne total, duke bere krahasimin se si e gjet Shqiperine kjo qeveri.

Kjo pike shikohet ne teresi, duke pare veprat penale dhe sa kane qene zbulueshmeria dhe goditja e tyre.

Ne keto statistika jepen te dhenat vjetore vetem per disa Drejtori, te tjerat i kane mujore. 

Ja te marrim Drejtorine e Tiranes qe eshte dhe me e rendesishmja dhe e madhja: 

 

Po krahasojmë ndër vite shifrat dhe zbëlueshmërinë :

Në vitin 2006 janë evidentuar 3268 vepra penale dhe janë zbuluar 2514 ose 77 %

Ne vitin 2007 jane evidentuar 3717 vepra penale dhe jane zbuluar 3102 ose 83 %

Ne vitin 2008 jane evidentuar 4220 vepra penale dhe jane zbuluar 3560 ose 84 %

Eshte fakt qe per kete periudhe 2 vjecare eshte rritur fuqia zbuluese me 7 %.

Rritja e numrit te veprave te evidentuara nuk duhet te shihet si rritje e kriminalitetit, po si evidentim i sakte i te gjitha ngjarjeve ne territorin e  juridiksionit te DPQ Tirane.

Rritja e numrit te veprave te evidentuara nuk duhet te shihet si rritje e kriminalitetit, po si evidentim i sakte i te gjitha ngjarjeve ne territorin e  juridiksionit te DPQ Tirane.

Shume e drejte kjo!

Vetem se... nje shembull!

 

Berlusca ne Itali e di cfare beri kur erdhi ne pushtet?

Hoqi nga veprat penale vjedhjet e tipit... vjedhje cantash!

Kjo shkaktoi ne statistika uljen e kriminalitetit dhe rritjen e zbulueshmerise, pasi llogjikisht hajdutet e cantave rradhe kapen.

 

Kjo per te thene qe llogjika jote eshte e drejte, por... ka gjithmone nje "por"! Qofte ne rastin e "pro"-ve, qofte ne rastin e "kundra"-ve.

 

Thought Police e vertete qe Policia informon se fuqia zbuluese eshte rritur. Kriminologjia na meson se rasti kur rriten edhe krimet edhe zbulueshmeria jane nje paradoks ose ose keto jane statistika te manipuluara keq. ai komenti im ishte per te thene qe komenti yt ku thoje: Shifrat tregojne qe krimet jane ulur... ishte i pavertete.s'kemi pse ta diskutojme teper dhe ti s'ke pse ta marresh peng temen se s'ka hic lezet.

Jo jo, mos fshini postimet!  Eshte thjesht sqarim.

Na shpjego me shume se pse rritja e krimeve dhe rritja e zbulueshmerise eshte paradoks.  Zgjeroje kete me kriminologji.

Nese nuk beson statistikat e policise, pse i perdor nje pjese te tyre?

Krimet jane ulur nese marrin parasysh shpejegimin em siper qe jep vete policia dhe na e sqaron me shume ketu, citoj: "Gjithashtu theksojme se eshte rritur numri i veprave penale me 952 dhe 503 vepra ne krahsim me keto vite, rritje kjo e cila qendron kryesisht ne evidentimin e veprave penale ne fushen e krimit financiar, kunder rendit kushtetues etj si dhe realizimit te objektivit tone kryesor te evidentimit dhe referimit 100% te veprave penale per te cilat policia e Tiranes merr dijeni"

Outliner,nuk eshte ne interesin e partise qe te tregojme se krimet jane te larta..!..se nxihet realiteti i sukseve madheshtore,kupto ti apo jo!  smiley

O Polico, te kom dhje mu ne shifra. Shko tregojua atyre tete jetimeve, dhe thuaji qe vrasesit u kapen, jane para drejtesise, ashtu si eshte perpara drejtesise edhe ortaku i Berishes, gje qe eshte progres, se baballaret tuaj jane vrare, por shikoni shifrat, ne po ecim perpara. Shko, rri nje gjysem ore si matuf atje ku ngushellohen njerezit, pastaj ec e na trego shifrat ke peshku. Nuk eshte nekrofili kjo, eshte repsekt ndaj jetes, qe nuk ka shifer ne bote qe e zevendeson. Po turp, nuk ke qe e thua aq kollaj "police jane vrare dhe vriten kudo ne bote". Ue mer sa kal karroce jeni me keto statistikat e juja. Provoje te thashe, hik e ngushelloi njerezit me shifra, edhe e shef pastaj, do jete nekrofili kur te nxjerrin me shkelma per bythe, apo ndonje gje tjeter.

2006 9009 vepra penale,

2007 10036 vepra penale,

2008 13426 vepra penale.

T ben pershtypje rritja e krimit ,nga viti 2006 ne vitin2008 , nje diference me  4,417, nuk jane pak apo jo!

 

 

Nje qartesi,"evidentimi i nje vepre penale eshte nje detyre profesionale,dhe rritja e evidentimit te krimit eshte nje sukses,por edhe nje fatkeqsi qe krimi eshte ne rritje, i pranishem.,dhe se suksesi i nje qeverise dhe i shoqerise nuk eshte vetem zbulimi i tyre,por edhe parandalimi i tyre,Mungesa e parandalimit te krimit eshte nje minus me i madh se ajo e zbulimit te krimit.

Parandalimi i krimit arrihet me profesionalizem..dhe ky duhet te jete edhe suksesi i policise.Se ndonjehere policia e shtetit ne vend qe te zgjidh nje problem,krijon nje problem,dhe kesaj i thone amatorizem,pune cobanesh! 

Tjeter e dhene per statistikat e veprave penale, kesaj rradhe mbi vrasjet.

Viti 2008, eshte minimumi historik i 18 viteve te fundit, pasi ka vetem 85 vrasje.  (analiza vjetore e policise)

 Forca goditese e policise e krahasuar:

Krahasuar me vitin 2007, eshte 5-fishuar forca goditese, dhe krahasuar me vitin 2005, 10-fishuar forca goditese e policise.  (analiza vjetore e policise)

 Polo, 

Sipas perpunimit tend, te te dhenave te tua organike del se:

nga 2006-2008 krimi eshte rritur me 33% ndersa efikasiteti i policise vetem me 9%.  smiley e di e di, kur i afrohesh ne infinit 1-shit ( si rrjedhoj e direktivave egzekutive, kuptohet) barra e koeficentit te efikasitet rendohet ne infinit smiley 

ne vend qe te shijojme cilesine e adhurueshme te shkrimit,po merremi me polon!

Por eshte kaq e mjere githe sa ben poloja yne,sa ngjan me nje perpjekje per te hedhur balte drejt yjeve....

 

artikulli eshte drite mbi realitetin e trishte te shqipetareve,komplimenta dhe respekt autorit

Tp, e kote qe merresh me Shqiptarucet, adhuroj perkushtimin tend atnikomunist.

Keto te dhena me kujtojne historin e nje fshati.

Kur dergonin bagetit ne mal per kullos, e benin me short.

Kur i binte shorti qe çoban te jene pijanec e dembel, fshataret luteshin qe te pakten gjysma e bagetive te shpetoje.

Kur i binte shorti qe çobanet ishin persembari, fshataret mbanin shenime sa dite me shi, sa dite me diell, per ti kerkuar llogari çobaneve ,mbi shendetin e bagetive.

Te kujtohet koha e Tosit.Rrumpall.

Lumidrin, ende po pres te vije ai qe i kishte qejf statistikat dhe te flase per statistiken e vrasjeve qe eshte me e ulta ne 18 vite.

Nese kjo nuk deshmon per siguri me te mire, atehere cfare e deshmon tjeter?! 

I di keto te dhena ky autori i shkrimit?

Btw, e forte ajo qe thua me siper.....hahahaha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).