Parku i Liqenit, nis "ringjallja" me mbjelljen e 500 pemeve te reja

"Ringjallja" e Parkut te Madh te Tiranes, ka nisur dje me mbjelljen e 500 pemeve te reja, nga 2600 te tilla qe eshte vendosur paraprakisht. Megjithate, kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama ka deklaruar se mijera e mijera peme te tjera do t'i shtohen Parkut vitin e ardhshem. Keshtu, bashkia e Tiranes ka marre persiper te nderhyje duke rindertuar te gjithe pasqyren ujore si dhe duke riperterire te gjithe gjelberimin e Parkut. Nga ana tjeter kjo do te realizohet paralelisht me permiresimin e infrastruktures se brendshme, rindertimin e rrugeve te brendshme, me ndertimin e nje korsie te vecante per vrapuesit e nje korsi te vecante per bicikletat. "Ky park eshte per te gjithe ata qe deshirojne nje qytet t'i kete te dyja pamjet; edhe pamjen e zhvillimit intensiv dhe dinamik urban, edhe pamjen e natyres se mbrojtur dhe te ruajtur, ne funksion te njerezve qe e jetojne qytetin", tha Rama. Krahas me keto punime qe do te kryhen, eshte menduar te ripyllezohet nje siperfaqe e konsiderueshme prej me shume se 7mije m2, me rreth 2600 rrenje te reja pemesh, te llojit Manjole, Prunus Dulcis, rrenje Pishe si dhe peme Mimoze. Po ashtu, rehabilitimi i Parkut ka si synim permiresimin e te gjithe infrastruktures se Parkut, asaj ekzistueses, plus infrastrukturen e domosdoshme per kembesoret, bicikletat, per vrapuesit, me kende clodhese dhe ndricim publik, nderkohe qe Parku eshte i mbrojtur nga makinat. Parku i Madh i Liqenit do te transformohet teresisht dhe do te rivitalizohet, duke u kthyer ne nje mushkeri te shendetshme per kryeqytetin dhe nje park qe te jete i standardeve evropiane, ne te gjitha pikepamjet.
 

PD: Gjelberimi ne Tirane, Rama jep shifra te rreme

Hapesirat e gjelberta nuk jane ne ate mase sa pretendon kryetarit i bashkise se kryeqytetit, Edi Rama. Sipas demokrateve jane shume here me pak, dhe per me teper jane te zena te gjitha permes dhenies se lejeve te ndertimit pa kriter. Nje fakt te tille e ka bere publik dje Partia Demokratike, teksa deklaroi se kryetari i bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka mashtruar qytetaret e kryeqytetit, ne lidhje me siperfaqen e hapesirave te gjelberta. Ne nje deklarate per mediat, zevendesministri i Mjedisit, Taulant Bino, njeheresh dhe anetar i Keshillit Bashkiak te kryeqytetit, deklaroi se ne Tirane, siperfaqja e gjelbert eshte me pak se 3.1 m2 per banore. Sipas Binos, kjo shifer eshte shume me e ulet se premtimet qe ka bere kryetari i bashkise, Edi Rama dhe po keshtu eshte shume me e ulet se siperfaqja per banore, qe ishte ne vitin 2000 ne Tirane. Ne vitin 2005 ne strategjine lokale per nje mjedis te shendetshem ne qytetin e Tiranes, Edi Rama, sipas zevendesministrit te Mjedisit, Bino, u premtonte qytetareve se siperfaqja e gjelbert ishte 4.5 m2 per banore dhe ajo ne vitin 2008 do te shkonte deri ne 7 m2. Por per perfaqesuesit e Ministrise se Mjedisit, aktualisht nga bashkia e Tiranes premtohet se kjo vlere shkon ne 4.3 m2 per banor, duke mos mbajtur premtimin e bere ne vitin 2005. "Partia Demokratike pergezon z.Rama per vetepermbajtjen e treguar ne mashtrim. Shifra 4.3 m2 per banore tregon se vete kryetari dhe aparati i tij bashkiak, jane te ndergjegjshem per deklaraten e pabazuar te vitit 2005 ndaj dhe sjellin sot nje korrigjim. Por edhe kjo shifer eshte krejtesisht e pavertete", theksoi ne prononcimin e tij per mediat zv/ministri i Mjedisit. Ne argumentet e tij qe e hedhin poshte shifrat e dhena nga bashkia e Tiranes, Bino deklaron se ne vitin 2000, Tirana numeronte 470 mije banore dhe atehere siperfaqja totale e gjelber ne qytet ishte 150 hektare. Por sipas zv/ministrit, sot ne vitin 2009, kur Tirana ka 604 mije banore dhe kjo siperfaqe e gjelbert sipas pretendimeve Rames, rezulton te jete 260 hektare. "Pretendohet qe ne 9 vjet, siperfaqja e gjelbert ne kryeqytet eshte rritur me 110 hektare, siperfaqe kjo e barazvlefshme me 36 here parkun "Rinia". Pra qytetare te Tiranes, sot ju mesoni qe keni ne Tirane edhe 36 parqe "Rinia'", ironizoi ne deklaraten e tij, zevendesministri i Mjedisit, duke zbuluar edhe nje tjeter te pavertetat e pohuar nga bashkia e Tiranes. Ne kete kuader, perfaqesuesi i Ministrise se Mjedisit deklaroi se Rama, duhet te tregoj se ku jane keto siperfaqe te gjelberta, qe ai pohon se jane ne Tirane.

"Kete pyetje e shtrojne cdo dite qytetaret e Tiranes dhe ne ditet e pushimit, kur kuptojne se hapesirat e gjelberta tashme jane kthyer ne siperfaqe ndertimi dhe kur lulishtet e vogla jane kthyer ne betonishte", theksoi ne deklaraten e tij, Taulant Bimo. Duke sjell me dhjetera shembuj, nga gjelberimi i munguar ne lagjet e Tiranes, zevendesministri i Mjedisit deklaroi se shifrat e dhena nga Edi Rama, jane te rreme dhe nuk pasqyrojne gjendjen normale te gjelberimit te kryeqytet.

4 Komente

Di gje njeri, mos do behen gje zgjedhje ne Shqiperi se shpejti?

Gjithsesi, "ringjallja" e kodrave nuk është se shton sipërfaqen e gjelbërt për banor (ajo zonë është e gjelbërt... apo jo?)

Betonon 10 ha Bashkia e do na mbillka 2 mije peme. NUK E DUM!!!

Prit mer ti... akoma s'ke pa projektin smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).