Pango: Kërkoj falje publike që e futa vajzën në shtëpi

“Tani që ndoqa dy emisionet tuaja në televizion, u ftillova se gjithçka është e montuar...”. Me këto fjalë të para ndërhyri me anë të telefonit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në “TV Klan”, ish-ministri i shkarkuar i Kulturës, Ylli Pango.Fevziu: Si ia vini ju emrin gjithë kësaj që keni bërë?
Pango: Unë ia vë emrin një provokacion, shantazh dhe skenar i ndërtuar në mënyrë diabolike në cinizmin më ekstrem i cili mund të shkatërronte jetën e çdo njeriu këto dhe në botë.
Fevziu: Ndiheni fajtor?
Pango: Për këtë moment që ka parë publiku ku janë prerë sekuenca, unë e ndjej që duhet ti rezistoja këtij provokacioni dhe për atë moment i kërkoj falje publikut. Por në atë moment dhe atë periudhë që është shfaqur nuk i kam kërkuar absolutisht asnjë raport, dhe një pjesë e parë e kasetës shpjegon shumë për pjesën e dytë.
Fevziu: I keni kërkuar marrëdhënie seksuale kësaj vajze?
Pango: Absolutisht nuk është kërkuar asnjë marrëdhënie seksuale.
Fevziu: I keni kërkuar të ekspozojë me rroba banje?
Pango: I është kërkuar të ekspozohet sepse në mjaft nga pavionet ekspozohen femra me rroba banje dhe kam menduar që këtë ta bëjmë edhe në panairin tonë.
Fevziu: Pse duhet të ekspozonte në shtëpinë tuaj me rroba banje?
Pango: Përpara se të ndodhte kjo, kjo vajzë e cila është shumë e njohur për mua dhe nuk është njohur aty për herë të parë, por ka vite që njihet, ka ardhur dhe më vjen çudi si nuk e ka paraqitur kamera, me treçerekun e gjoksit jashtë. Kjo ngjarje është në shtëpi.
Fevziu: Një vajzë ju ka kërkuar përmes një rekomandimi të punësohet...
Pango: Kjo vajzë e cila ka kërkuar punë, ka ardhur me ndërhyrjen e Filip Çakulit, i cili njihet me mua prej 40 vjetësh. Me këtë zotëri që ka paturpësinë të shkatërrojë jetën time, mu kërkua si nder, e mora parasysh. Kur pashë që notat ishin të mira i ofrova punë, madje edhe punë plotësuese, që u transmetua sot. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje siç thotë gazetarja e “Top Channel” që ka qarë.
Fevziu: Kësaj vajze i keni kërkuar takim në shtëpi?
Pango: Absolutisht. Kjo vajzë nuk i është ofruar punë vetëm në ministri, por edhe në Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike dhe i është kërkuar që të shkojë atje përpara se të shkoja unë, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në institut që prisnin. Kjo vajzë nuk ka dashur të interpretojë këtë gjë, e ka mohuar dhe e ka interpretuar sikur unë e kam ftuar në shtëpinë time. Kamera e “Top Channel” ka kapur poshtë “Ylli Pango”, ndërkohë që po të shkonte lart do shikonte “Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike”.
Fevziu: Kjo vajzë është parë me mikrofon, duke iu përgjigjur telefonatës suaj. Pse e morët në telefon këtë vajzë?
Pango: Më kishte marrë më përpara dhe më ka kërkuar punë me insistim dhe më ka ndërhyrë edhe Filip Çakuli. Por nuk jepen këtu telefonata e vajzës, por ato që kam bërë. Ia bëra të gjitha këto (makina me shofer) për ti kryer komoditet. Shoferi është zyrtar. Është ndërhyrja e mikut tim. Edhe ministrat bëjnë ndere. Kësaj vajze i është garantuar që në institut do të gjejë njerëz, kurse kamera ka fiksuar vetëm emrin tim. Është kërkuar të vijë edhe në mëngjes edhe pasdite. Kjo vajzë është dashur aty, sepse ka pasur mungesë njerëzish dhe përderisa kishte nota të mira dhe kisha ndërhyrje mund të bënte këtë punë.
Fevziu: Ju kërkoi punë, i ofruar punë në ministri apo në institut?
Pango: Në të dyja dhe pastaj nguli këmbë për në ministri. Ajo vajzë nuk erdhi fare në institut, me pretendimin se aty mund ti ndodhte ndonjë gjë. Biseda e transmetuar sot i thashë se aty ka njerëz. Duke parë që nuk donte i thashë dakord për në ministri.
Fevziu: U punësua në ministri kjo vajzë?
Pango: Kjo u largua dhe nuk u kthye më fare.
Fevziu: Përse një vajzë me rekomandim duhet të përgjohet? Pasi ka bërë përgjimin vajza është tërhequr se nuk ka dashur të përzihet. Kjo vajzë është e njohur apo e panjohur për ju?
Pango: Kjo vajzë është larguar sepse me të nuk u realizua dot pjesa e skenarit të përgatitur nga Filip Çakuli dhe padroni i tij Edi Rama. Kjo vajzë ka bërë vetëm biseda telefonike. Ajo ka pretenduar se unë do i them ndonjë fjalë nga ato që donte Filip Çakuli. Provokacionin e parë Ylli Pango e ka përballur. Kjo vajzë ka ardhur me veshje mjaft të papërshtatshme. Vajza ka bërë vetëm biseda normale. Unë do ti kërkoj prokurorisë të zbardhë të gjitha bisedat. Vajza siç erdhi dhe iku, pasi nuk u realizua dot skenari.
Fevziu: Pastaj erdhi një vajzë tjetër. E njihnit këtë vajzë?
Pango: Vite përpara. Në një emision publik si opinioni juaj, por jo i tillë. Për arsye etike se them sot, por jam gati ta them kur të doni dhe ku të doni. Është e njohura ime dhe prandaj kam thënë që është një problem personal.
Fevziu: Çdomethënë e njohura?
Pango: Është njohur në rrethana publike. Kjo vajzë më ka kërkuar edhe shkollë kur kam qenë dekan dhe jam përpjekur ta ndihmoj brenda rregullave. E kam takuar edhe vite më parë, por jam habitur nga transformimi i saj kur më doli përpara në ministri.
Fevziu: Keni pasur marrëdhënie më parë?
Pango: Jo. I thashë ku ju kam parë unë ju. Momenti i parë ishte i habitshëm. Ajo më pas ma sqaroi. I thashë të kërkoj falje dhe pashë që kish rënë shumë kile në peshë. Pas kësaj unë kam ritakuar të njohurën time të vjetër, e cila është futur në rolin e gazetares investigative. Ajo që ka dalë në “Top Channel” është ajo, është një tjetër. Është e dëshmuar që unë e njoh prej vitesh.
Fevziu: Jeni njohur personalisht?
Pango: Vite më përpara në studio dhe pastaj personalisht. Padyshim që e njoh. Atë ditë i thashë hajde nesër në orën 10.
Fevziu: Erdhi në ministri ç’ndodhi?
Pango: Nuk erdhi në ministri. I ka rënë telefonit, këto janë ato telefonata që nuk i zbardh “Top Channel” dhe më ka kërkuar kurdo sido që të ishte puna. I thashë do takohemi pasdite në ministri. Nuk erdhi pasdite. Pasdite në ministri ka njerëz deri vonë. Nuk ka ardhur në ministri dhe unë kam shkuar në shtëpi. Kur kam shkuar në shtëpi jam marrë në telefon nga zonjusha dhe më tha a të vij unë. I thashë jam shumë i lodhur dhe nuk jam më në ministri, jam në shtëpi. Ajo u tregua e gatshme të vij në shtëpi.
Fevziu: Pse duhet ta prisnit ju ministër në shtëpi?
Pango: Kam njohje të vjetër me të. Më ka kërkuar punë. Këtë njeri e kam ndihmuar. Mora përsipër ta ndihmoj. Hap derën dhe shoh një vajzë krejtësisht të transformuar, me një dekolte të ekzagjeruar. Ishte e njëjta vajzë. U ngjitëm lart dhe fillojmë bisedën për peshën.
Fevziu: U fol për një oxhak në shtëpinë tuaj...
Pango: Nuk kemi qenë pranë oxhakut, edhe kjo mund të dëshmohet. Filloi biseda për peshën. E gjithë kjo pjesë që duhet të zbardhet është prerë. I kam thënë që është e habitshme se si mund të bjerë njeriu kaq shumë dhe përgjigja ka qenë që marr disa ilaçe, që mund të më bëjnë dëm edhe në stomak, por me ato kam arritur të dobësohem kaq shumë. Në raste të tilla i thashë ndodh diçka që lëkura transformohet dhe rrudhet dhe aty është kapur ajo sekuencë që i kam thënë dale të shoh pak lëkurën. Duke pasur parasysh konfidencën e pasur që përpara me të, këtë gjë edhe mund t’ja thosha. Pastaj ka ardhur momenti, që u dha pjesa e amplifikuar për publikun, unë për këtu bëj apologji të thellë. Provokacione të tilla jam me të vërtetë nga më të rrezikshmet dhe janë skenarë të cilët janë të palejueshëm sepse janë me qëllim të përcaktuar. Nëse një vajzë vjen me veshje normale ka shumë më pak të ndodhin gjëra të tilla. Kur ka thënë të dalë nudo, i kam thënë jo, me rroba banje.
Fevziu: U ka thënë ajo të dalë nudo?
Pango: Po.
Fevziu: S’është kjo pjesë?
Pango: Po është. I kam thënë jo nudo, me rroba banje. Këtu nuk ka kërkesë për seks. Pas kësaj është kërkuar pjesa e sipërme dhe kjo pjesë është shkëputur, është dhënë shumë herë, me këtë pjesë është bërë xhiro botërore, me këtë pjesë unë dhe familja ime jemi të traumatizuar, ndërkohë që kjo gjë i ka ndodhur shumë njerëzve.
Fevziu: Më thonë që gazetarja është filmuar 3 herë në ministri. Ju thatë një herë...
Pango: Ajo kur ka ardhur në ministri ka shumë mundësi që të ketë takuar njerëz të tjerë, por jo mua. Megjithatë takimet që mbaj unë mend, janë një takim të dera, ku po dilja me nxit dhe pastaj takimi në shtëpi.
Fevziu: Më thonë që vajza nuk ka takuar të zhvishet, i keni thënë ju...
Pango: Përpara se të kalonim në bisedën e daljes me rroba banje për të bërë një ekspoze, kemi diskutuar për rënien e saj në peshë. Kjo pjesë është hequr.
Fevziu: Si një ministër merr një vajzë në shtëpi...
Pango: Ky është momenti që e pranoj dhe bëj apologji. Nuk i është kërkuar seks. Nëse do filmoni pozat e saj më përpara nuk është siç e nxjerr aty dhe pasi ka rezistuar i është thënë në rregull s’ka problem, mos u shqetësoni.
Fevziu: I keni thënë për mbërthecka që nuk hapen...
Pango: Ky është ai momenti për të cilin unë pranoj që rashë pre e provokimit e pamjes së saj dhe faktit që një femër vjen kaq natën vonë që edhe mundet të shikohet, por thjesht të shikohet. Pastaj u la.
Fevziu: Kërkoni falje?
Pango: I kërkoj falje për këtë pjesë. Në zyrë kanë ardhur dhe kam mbajtur qëndrimin më korrekt.
Fevziu: Ju duket e denjë për gjuhën e ministri, që të jeni e denjë për këtë vend pune...
Pango: E guximshme do me thënë që të kesh guximin të dalësh me rroba banje nëpër panaire. Kjo pjesë mund të interpretohet. Por nuk është kërkuar kurrë seks.
Fevziu: Si duhet ti ketë përmasat një femër që duhet të marrë pjesë në panaire...
Pango: Ju duhet ti dini se jeni djalë me gusto.
Fevziu: Topalli deklaroi se keni turpëruar moralin e PD...
Pango: I jap të drejtë Berishës që pas asaj goditje shokuese, të mbante qëndrimin që mbajti. Pa dyshim që ka qenë një qëndrim i cili s’mund të ishte ndryshe, pasi kjo media e orkestruar nga Edi Rama dhe vegla e tij Filip Çakuli ka bërë një skenar diabolik që s’mund ti shpëtonte njeriu.
Fevziu: Kur morët dijeni për videon?
Pango: Para emisionit me Çashkun. Nuk dija asgjë dhe po vrisja mendjen. Fillova të pyes dhe ishte hermetike. E mora dhe Çakulin më gënjeu disa herë që nuk ishte në Shqipëri. Ka pasur telefonata anonime që më është kërkuar ti përgjigjem kësaj.
Fevziu: Ju është kërkuar që të jepni para për këtë çështje?
Pango: Pikërisht pra. Unë nuk kam ofruar para. Më kanë thënë që është një çështje shumë e madhe dhe që digjesh përfundimisht.
Fevziu: E sqaruat kryeministrin për çfarë bëhet fjalë?
Pango: Sqarimi i sotëm është sqarimi i parë publik. Për të gjithë njerëzit që rri në shtëpi, kam qenë i goditur. Kryeredaktori i këtij emisioni, Armir Shkurti ka konflikt interesi, kunata e tij ka punuar te unë dhe më pas është hequr për paaftësi. Edhe nga grupi i PD-së që kanë fërkuar barkun, por edhe njerëz shumë korrekt.
Fevziu: Nëse ju merr të pandehur prokuroria çdo të bëni?
Pango: Do të kërkoj ato që thashë këtu sot. Të gjitha kasetat filmike.
Fevziu: Do ta dorëzoni mandatin e deputetit?
Pango: Mandatin ma ka dhënë zona 38, është një mandat i marrë me gjak, me luftë, me djersë, është një mandat që s’ma ka dhuruar asnjë deputet apo kryetar parlamenti. Heqja e këtij mandati nuk i bën mirë jo vetëm Ylli Pangos, por as PD-së. Të heqësh mandatin do të thotë të kërkosh zgjedhje në atë zonë dhe kjo s’realizohet dot.
Fevziu: Do kërkoni heqjen e imunitetit?
Pango: Patjetër. Do ti lutem prokurorisë të verifikojë autenticitetin e kasetave.

136 Komente

I pafytyre!

Ligesia tek ky njeri eshte se pretendon te na mbushe mendjen se eshte edhe viktime provokimesh. Dhe eshte i bindur se ka te drejte ta pretendoje kete.

Mandat i fituar me gjak e me djerse?!!!! Po keta njerez s'kane as surrat, as moral, as vlera, ASGJE.

Po pse rasti i pare i Pangos eshte ky? Po pse, Pango eshte i vetem ne kete histori? Po ata qe i bene rrengun Pangos, pse nuk na thone cilat jane kriteret per te perzgjedhur ato shushkat qe bejne sikur kercejne tek fiksi?

Pse s'u vjen turp per mohimin qe bene per vdekjen e nje vajze kur martirizuan udheheqesin e tyre shpirteror?

Pse nuk bejne kamera te fshehta edhe ne redaksite e tyre, ne drejtorite ku punojne miqte e tyre, politikanet, pedagoget, njerezit me pak pushtet?

Pafytyresi e cjerre deri ne kocke!

Po ata qe i bene rrengun Pangos, pse nuk na thone cilat jane kriteret per te perzgjedhur ato shushkat qe bejne sikur kercejne tek fiksi?

Mrroklle, je nje shembull i standartit te dyfishte qe po thoshim dje....

Mrroklle, je nje shembull i standartit te dyfishte qe po thoshim dje....

S't'mora vesh Emo!

Une jam shembull i standardit te dyfishte? Apo gabim tastjere?

ahahhaaha... jo mer, kabim shtypi... duhej: "JA nje shembull i standartit dyfish..."

PS Sorry!  smiley  

Don't sweat it dude! smiley

Edhe mu ashtu ma mori mendja, po thashe po t'pys, se kaihere kto komentet ketu dalin me vonese, dhe thashe, jalla po shkru noi tjeter n'emen tem, edhe e kane fik adminat (E kisha lone Peshkin "on" mrome)! smiley

 

T-red une po mare vetem kete.   I pafytyre! smiley   smiley

t-red, e mban mend ate vajzen nga vlora, stelen?

e perdori fiksi sa i mori informacionin pastaj e la ta vrisnin...  kronike  e nje vdekje te paralajmeruar qe ajo...  dhe keta mburren me fitoret qe kane korrur...

 

"pastaj e la ta vrisnin"

Flok, mediat s'kane skrupull. Dhe qe fiksi e perdori kjo eshte e vertete Stelen, madje dhe e futi ne telash ate vajze, por jane te tjera struktura ato qe marrin ne mbrojtje njerezit fizikisht kur ata jane te kercenuar. Shteti pas atyre denoncimeve nuk mori asnje mase qe te mbronte ate vajze. 

 Flokenaja, si eshte puna e kesaj vajzes, Steles?

guglo "Joana Dudushi"

smiley

smileysmileysmiley

Historia e asaj vajze eshte nje krim i mediave dhe qeverise se korruptuar.

Pangoja gjeti ate qe meritone por jo nga dora e duhur.

Mediat jane aq te qelbura sa nuk mund te zbardhin asgje.

Hej, shoke. kur ka ndodhur ngjarja? Nuk duhet te jete i fresket filmimi...

 

I PAFYTYRE! (po qendroj tek kjo)

mediat s'kane skrupull

 

te qendrojme dhe te kjo.

Pango e uli piacen fare mbreme e sna tha asnje gje. Na la kot pa gjume e na nxorri pijen smiley  Mund te kishim fjet me rehat pa e ndegjuar.

smiley

Nuk tha asnje motiv pse mund tja kishin bere, por vetem budallalleqe te llojit se mund ta kishin inat se kish pushuar ndonje kusheri nga puna ... brrrrrrr...

Skena e avokatit pastaj ishte e 10me fare....

ju ka hy frika robve gjer ne palce............

brrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

por u permbajt, dhe se tha as nje llaf te keq per shefin smiley

 

Po se ka keq me shefin ai jo, te isha une si shefi do i kerkoja falje Pangos qe e hoqa pa te drejte...

 

Per mua c'eshtja Pango duhet te perfundoje me kaq. Ai u diskretitua ne sy te miletit per imoralitetin shumevjecar duke shfrytezuar postet administrative.

Por nuk duhet qe ne mileti tani e tutje te biem ne gracken e PD-se, qe kerkon te fitoje pike moraliteti duke kryqezuar Pangon, dhe te anashkalohen krimet e kesaj qeverie ne lidhje me Gerdecin, abuzimet me rrugen e Kukesit, dhe pastrimin e parave te Fazllic. Ndersa rasti Pango eshte nje rast individual, i denueshem, por edhe i justifikueshem deridiku nisur nga semundja/profesioni e tij e hereshme si gjuetar i seksit, rastet e tjera jane krime te grupimeve te mafjes politike ne pushtet.  

Nje histori moderne sa perendimore dhe kapitaliste aqe paradoksale per realitetin shqiptare!?

Pangoooo.... Pangooo.... o i pa ngopur........... smiley

Ylli Pango, luan tani  aktin tjeter te cfaqes,me rolin "Une jam Viktima"!

Ylli Pango eshte mjeshter rolesh,i ben te gjitha!I

"Ti hiqet mandati"-tha Topalli.

"Mandantin e deputetit ,e kam marr me gjak,dhe sma heq njeri kete!"deklaroi Ylli Pango"-do te isht nje dem i madh,jo vetem per zonen ku une kam kandituar por per vete PD,heqja e mandatit!!

Heme ,futet ne hale,komplet.,dhe eshte ne gjendje,te krenohet perseri!!!!Ja keto jane cilesite e nje politikani te diteve te sotme!!

do ti kish bèrè nder vetes ish-ministri po tè mos kish dalè fare nè ekran dje nè darkè....unè nuk kuptoj kèta njerèz...po kaq tè vèshtirè e kanè tè thonè: mè falni se gabova...po njerèz jemi edhe gabojmè,nuk jemi as tè parèt e as tè fundit,po ai sillej mbrèmè nè darkè si pordha nèpèr brekè e kèrkonte demek tè na hidhte edhe hi syve...po dreqi i martè kèta politikanèt tanè..po kaq budalla e dinè atè popull??...p.s. desha tè shtoja diçka pèr sa i pèrket fiksit...nè do tè keni mundèsi njè ditè tè vendosni njè temè pèr tè,atèherè do tè shkruaja motivet pèrse nuk mè pèlqen...por nè kètè rast unè mendoj se i ka bèrè njè nder tè madh vendit tim...p.s. 100 herè mè mirè "fiks fare" se sa "striscia la notizia"...jo pèr gjè por me qè u pèrmend kètu

O Arb, po pjesen tjeter te medaljes qe Cakulli i ve gjoba njerezve me filmimet e fshehta qe ben, e di kete dhe e ka cmimin 50 000 euro qe mos dalesh ke fiksi. Nuk i plas shume fiksit te denoncoje, po jane kthyer ne shfaqje gjobevenese. Rrini shtremet, e flisni drejt.

Pangoja nuk duhet te kishte qene kurre pjese e kesaj qeverie sepse vetem e ka shumtuar ate po edhe e ka diskriminuar artin, kulturen dhe sportin. Ai ka fyer personalitetin e artistit dhe kjo rri gjithe diten e dites ne kembe. Ben edhe keto palacolliqe te tjera. Por mos mendo kurre qe TCh po mundohet te informoje. TCH eshte kthyer ne nje moster halabakesh, qe nese ne vitet e para te 90-tes te vinin te fortet dhe te vinin gjoba, tani ti vene gjobat me teknologji moderne....

hej o GAIA..tè rrimè shtrembèr e tè flasim drejt(mè pèlqen shumè kjo thènie)...kèsaj i thonè "Unè tè tregoj hènèn e ti shikon gishtin"...unè nuk di gjè pèr gjobat qè vendos fiksi..deri tani askush nuk ka denoncuar fiksin pèr diçka tè tillè...edhe pango qè u mundua dje tè thosh diçka,ja prishi avokati i tij(jo pèr gjè..tè dua shumè, por i mbyturi tè mbyt)..kètu nuk po diskutohet morali i fiksit(nè e ka njè tillè..mendoj se nuk ka fare),kètu po diskutohet morali i njerzve qè e dinè veten perèndi...dhe ky èshtè problemi pèr mua..njerèz qè kujtojnè se mund tè bèjnè gjithçka me kèdo sepse nuk kanè frikè nga asgjè..as nga ligji e as nga populli i vetè...qè fusin duart nè xhepin e tè gjithve pa pikè turpi e nè mes tè ditès dhe i lejojnè vetes me arogancèn e tyre tè sillen nè çfarè do lloj mènyre me kèdo...dhe nè qoftè se fiksi apo kush pèr tè(shteti ligjor ndoshta??) i bèn tè kenè sa do pak frikè...ajo frikè mir se tè vij...ky èshtè medimi im tè paktèn dhe nuk ka tè bèj hiç me bindjet e mia politike...thjesht mendoj se çdo gjè e ka njè kufi!!

E drejte ajo qe thua mbi te gjitha ne fund, por tani mbasi vala e pare e skandalit kaloi, ja vlen te reflektosh edhe per kete:

dhe nè qoftè se fiksi apo kush pèr tè(shteti ligjor ndoshta??) i bèn tè kenè sa do pak frikè...ajo frikè mir se tè vij...

Po jap shembull ekstrem per t'u shpjeguar me qarte llogjiken:

Ka dicka tjeter me pak te mundimshme, qe kerkon burime te vogla financiare, burime te pakta njerezore... dhe ky eshte... kercenimi mbi jeten apo cuarja me tej e kercenimit deri ne vrasje, pikerisht te te gjithe ketyre qe...

"...qè fusin duart nè xhepin e tè gjithve pa pikè turpi e nè mes tè ditès dhe i lejojnè vetes me arogancèn e tyre tè sillen nè çfarè do lloj mènyre me kèdo..."

Kur shteti ligjor nuk funksionon, menyra me e drejte per t'u mbrojtur eshte drejtesia personale?

Une shpresoj qe rasti i Pangos te jete vetem nje tronditje e madhe, nje pike transformimi per te gjithe njerezit qe duhet te na administrojne ne menyre qe te perpiqen te bejne punen e tyre ne menyre me te ndershme.

Sepse... nqs. rasti Pango do te perbente nje precedent per vetgjyqesi... atehere gjerat nuk do te marrin rrjedhen e duhur.

"Fiks fare" dhe askush tjeter, (ne nje situate normale te funksionimit te shtetit,) nuk duhet te jete gjykata e sheshit!

Njeriu bashkohor ka skicuar nje mekanizem pushtetit (me gjithe difektet qe mund te kete) dhe nuk kemi nevoje per rikthime ne situata primitive.

 

hej olsib...shembull vèrtet ekstrem ke menduar...ku them "fiksi apo kush pèr tè.." e kam fjalèn pèr median e shkruar apo opionistèt e ndryshèm...



"Mandantin e deputetit ,e kam marr me gjak,dhe sma heq njeri kete!"deklaroi Ylli Pango"-do te isht nje dem i madh,jo vetem per zonen ku une kam kandituar por per vete PD,heqja e mandatit!!

 

Tani u kujtua Pango qe i ka bere dem partis demokratike dhe xhaxhi Sales! smiley

 

TCH eshte kthyer ne nje moster halabakesh, qe nese ne vitet e para te 90-tes te vinin te fortet dhe te vinin gjoba, tani ti vene gjobat me teknologji moderne....

 

Jo vetem TCH-et por te gjitha strukturat shteterore funksjonojne ne kete menyre, dhe kjo tashme eshte bere model te cilen e perserit dhe e zbaton ai dhe te gjithe ata qe kane ne dor nje fuqi sa te dobet dhe te madhe!

C'do gje barazvlesohet vetem me lek?  ose me mire dhe me sakt me  EURO..........smiley

Kur nuk zbatohet dhe c'fuqizohet  ligji, gjyqesori dhe organet e tjera kompetente kthehen ne kukulla vizive dhe ne vegla pune te fuqis se paras.... smiley

 

Ka nje ndryshim shume te madh ke hena dhe gishti, se per nje jave qe isha ne shqiperi per vizite, kuptova qe hena ishte TCH dhe gishti te tjeret (jo vetem pango). Une mendimin per Pangon ta kam shprehur shume qart. Pangoja eshte nje nga turpet e kesaj qeveri qysh ne partence. Po deshe ta shkruaj edhe me germa te medha. Qe t'i rritesh kredibilitetin, thellesine e problemit dhe shqetesimit me kete lloj abuzimi monstruoz, une personalisht nuk bindem kur fiksi i fut nje filter selektiv vetem atyre qe nuk paguajne.

Pse nuk con nje gazetar mashkull psh fiksi ke zyra e patronit te tyre e ti kerkoj ai te zhvishet, apo gjoben 10%.

Kur them rrime shtremet e flasim drejt eshte qe denoncimi nuk duhet te kete asnje lloj ngjyrimi politik, apo te tregoje sa e paafte eshte kjo qeveri.

Te vjellesh vrer pa investiguar faktet,: kete ben media ne shqiperi se nuk do vetem kocken po do krejt dashin.....

 

"Fevziu: Si duhet ti ketë përmasat një femër që duhet të marrë pjesë në panaire...
Pango: Ju duhet ti dini se jeni djalë me gusto."

Ngela i shushatur. Pa fjale. Ky tip qenka i lajthitur. Nuk eshte pune morali apo tjeter. Ky qenka per t'u mbyllur ne cmendine. Vini re edhe njehere pergjigjen, e pabesueshme.

Jo, jo.

Mungon intonacioni ne shkrim dhe shikimi i ndersjelle midis pyetesit dhe atij qe pergjigjej. 

Dhe ishte pergjigje klas per nje pyetje shkerdhate.

Ne shtepine e te varurit, nuk permendet litari, keshtu thote fjala.

Ky i pacipi vazhdon te mos e kuptoje peshen e fjaleve te veta. Per mua, ky eshte i cmendur. Nuk me duhet shume cka bere dhe si ka bere, por ky qenka per t'u mbyllur ne cmendine, dhe jo ne biruce.

Megjithate, une lexoj nga lart poshte e ti lexon nga e djathta ne te majte. Detyrimisht qe nuk do te nxjerrim te njejtin kuptim. Nejse, s'kam pse e zgjas. Thjesht vura ne dukje qe Pango te thartoka dhe me mijera e mijera kilometra larg. Kaq.

Ne shtepine e te varurit, nuk permendet litari,

sa tragjik...

na more ti, por nuk ka ndodhur kurrë mo, as në kohën e diktaturës që të varej dikush për pirje qidhi.

Etmond, ke te drejte, hena eshte fenomeni i abuzimit me pushtetin (dhe jo vetem TCH), qe eshte kthyer ne cdo qelize te shoqerise, si ne shtet, si ne familje, si ne rrethet shoqerore. Ndersa gishti jane viktima te seleksionuar per te perforcuar pushtetin e psikopatise. A thua se do ti marrin te gjitha ne varr ne kete cmendite e makuteri te papre.

Ajo qe une pashe ne shqiperi ishte nje vjellje vreri nga media tipi TCH, Vizion, Tema... Jam shume dakort qe t'ja nxjerrin te gjithe te palarat, kudo ku abuzohet me jete njerezish, po jo t'ja mbulojne te tjereve qe e kane bere Tiranen te pabanueshme qe duhet te ecesh ne rruge me cizme. Eshte si puna e modes e hedhjes se plerave me qese nga ballkoni, rendesi ka mos ti kem ne shpi, po kur te dal e te eci ke rruga e ti shof do them...uaaaa sa shemtuar... kush i hodhi keto...

hej...po pse nuk e bèri 1 gjè tè mirè ish-minstri...pse nuk denoncoi qè fiksi i ka kèrkuar kaq apo aq lek pèr ta mbyllur çèshtjen?...çfarè janè kèto nènkuptime??pse fshihen tè gjithè pas gishtit??

Pango si i kultures besoj i njeh vargjet e Saadiut per kesi rastesh (se edhe Blendi ishte djale me ???? GUSTO smiley  : dhe me kete sadopak por mundet  te reflektojne edhe ajo pjese e shoqerise qe po mundohet te fuse "shkopij nen rrota" duke bere PALE edhe FIX ??? Biles ndonjeri me injorancen kanunore "parashikon" dhe sjell ne mjedis edhe "zgjidhjet personale" apo "drejtesine kanunore" smiley . Gjithsesi keto vargje besoj do te behen kuptimplote per RASTIN PANGO dhe per te gudulisur pak kodet etike te te shumediturve per berje RRATHESH me shikim te thelle , te gjithanshem me rendesi per gjith vendin , ne Rajon e me GJERE   smiley

E c'faj na paska DIELLI syndricuar...(rasti infos nga FIXI)

Se nuk sheh syri lakuriqit te mjere ( fanatiket politike)

Me mire njemije sy te tille shuar  ( ministra si Pango)

Se sa DIELLI siperfaqe stere (informacioni)

Ziko, c'osht mer ky frymzim? Si o puna  smiley  smiley  

Idris,

Nuk te falet. smiley

Ka nje pjese tjeter video qe nuk e ka zene njeri ne goje  dhe merren me punen e dhipit. Cer te besh.

Pango sqaron paster se si ai ka kanalizuar disa fonde qe vinin nga Evropi ne llogari te nje instituti qe ka pas drejtuar vete.

Ku e ke median qe po na ndricon ?

Nuk ben sens ky fare sulmi ala Jozefine. Na turperoi partine se desh me shtyp i buce .  Po ben vaki ja ka kerku dhe Zanfit dhe i erdh rasti te hakmerej . smiley

Pango ne video  qartesisht skemen e maskuar nepermjet Instituteve qe kane pas te gjithe Ministrat e Qeveriut dhe kane akoma.

Prandaj ka berihaj shume kjo histori. Po lere tani kot me ben qe ta mbaj shenim kete postimin tend me siper smiley

zoti P. kërkon falje publike pse ka futur vajzën në shtëpi dhe jo pse ka abuzuar me detyrën... Fantastik! 

 

Nje dite para Wikit ...lejohet mo smiley . Po " frymezim "me te madh kane nje pjese qe fusin Fixin ke Teroristet xhahidiste, ne vend ti perulen si i vetmi pastrus  i rruges me eficence morale. Po nuk ke faj ti se kur ke filluar pune te therriste sh. kuadrit jo MINISTRI smiley , pranaj hiqesh trim tani se meazallah te te kishte qelluar Ministrja Femer ?????? neper VIDIO do ishe duke bere Striptizem! smiley Tani ku i dihet nje mashkull ka dale shumeplanesh sidomos kur kthehet nga Kurbeti... Le mo me grupime si GOPI mund te dalin Ministra edhe Bisexuale  ! Lere Fixin aq me teper ti qe te filmojne me KAMERA survejimi dhe ne HALE !!!!!!! Te merresh me FIXIN ne kete rast eshte prototip i GURIT qe BEN .......XIXA...se rrathe jene pak smiley 

Ca te boj une ty, qe s'me lexo hic. Or po te thojsha "njedizaj", per punen e KOP-it qe permend, qe kur derdhet kopi nga tenxherja, mos shif me e prit para se me ra n'tok, se nuk u bone Qemal Vogli ti  smiley  , po hiq ca kopace nga zjarri...

PS por nuk te hudh posht un ty jo, se s'do te te falim te armiku....  smiley  

Ligesia tek ky njeri eshte se pretendon te na mbushe mendjen se eshte edhe viktime provokimesh.

Qe eshte viktime viktime eshte-por si ky viktima ka ne burg sa te duash (mjaft ti kapi policia e kuptojne se si jane)

Poezia mjere ne - tani po vertetohet edhe me gjykate.

  1. Fshehje pasurie (dialogu me vajzen e pare)
  2. Konflikt interesi  (dialogu me vajzen e pare)
  3. Shperdorim detyre (Është ndërhyrja e mikut tim. Edhe ministrat bëjnë ndere.-me parate tuaja)
  4. Korrupsion aktiv/pasiv, deklarimi rreme i pasurise etj.

Kaq te sigurta.

Por qe te me perfaqesoje nje tip i tille ne trenin Bari - Bolonja eshte fyerje - jo ta kem M.K. te R.Sh

 

Koth une shikoj pertej te "majtes" dhe te "dfjathtes"... smiley Une jam Popull dhe nuk ja kerkoj vajzes se komshiut kur me vjen i jati te marre Qete per te punuar token... smiley Ky moral me ka prure deri ketu dhe me kete moral ndertova edhe endrat per Qeveriun . Se c'mcifni Ju mrapa eshte si puna e pyetjes se Zanfit qe i thojte Mixhes . O Mixhe , po mi gjete sa molle kam mrapa ti fal te DYJA........TRI - i tha baba smiley

Idris,

po mire mer. mire aty ta kam. Po je duke thane ama qe jazek Pango  qe i binte dhipit dhe jo sumes. ( ketu bej cer te dush si lidhje )

I kam zet shume une keto punet e bythdyperdorimshve se ky soj per i cik kastravec cer nuk jep .

Po a me me zarar suma, me degjo mu.

P.S. Ti e di historine e asaj shpise ne koder ne Jale ? Eshte nipi i vet ky robi. Lidh e zgjidh cer te dush e mo na lodh me kalamaqet e peshkut.

 

"Ylli Pango - Duhet të dish që, kontrata e parë që është bërë në këtë botë nuk është bërë me firmë dhe me vulë, por ka qenë një kontratë besimi, pastaj hynë vulat dhe firmat. Ideja ishte të ishe këshilltarja ime, me rrogë shumë të mirë, sepse do të ishe e kabinetit, plus meqenëse ministrat shkojnë dhe vijnë, konjukturat ndryshojnë, unë nuk kam ndërmend të ndryshoj, por për çdo rast lëviz andej, në ndonjë ministri tjetër, nesër, pasnesër, kuptohet pas zgjedhjeve se në këto zgjedhje deri në shtator ne këtu jemi. Unë kam një institut dhe po të kishe ardhur do të kisha treguar disa gjëra shumë interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime të institutit, botime ku unë kam pasur të aktivizuar pedagogë dhe studentë të fakultetit dhe ky institut ka qenë shumë i fuqishëm, ka marrë edhe projekte 100 mijë, 200 mijë euro, 500 mijë euro të Komunitetit Evropian, UNDP-së dhe gjithmonë ka pasur nevojë për njerëz. Njëra prej këtyre që ka punuar në institut, unë e kam drejtoreshë këtu edhe e kam nga më të mirat, është S. K., është një që merret me …, një N, N.
Dhe ç’kam bërë? Kam kombinuar që njerëzit më të besuar t’i kem dhe në ministri, t’i kem edhe në institut. Meqë unë jam në ministri quhet konflikt interesi, prandaj them që janë ca gjëra që me dash keq, prandaj doja të flisja në konfidencë.
Institutin ia kam kaluar mbesës sime që ta komandojë ajo si emër, por ndërkohë këta njerëz vazhdojnë punojnë dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti në këtë ekip, e para këtu e mbaje variantin, e dyta siguroje edhe një të ardhur tjetër atje që ishte goxha, ndërkohë që isha edhe unë në plotësim të stafit."

Marre nga gazeta e Ilir Metes smiley

Cassandraa - 6 Mar 2009 - 3:39pm

Pangoja gjeti ate qe meritone por jo nga dora e duhur.

 

Koth - 6 Mar 2009 - 3:39pm

 

 

Nuk ben sens ky fare sulmi ala Jozefine. Na turperoi partine se desh me shtyp i buce . 

Idris, arsyeto me me pak patos.

Jane 3 pushtete, mijra burokrate dhe megjithate sistemi mund te degradohet apo te mos funksionoje mire (sic ndodh ne Shqiperi pershembull).

Historia na tregon se gjerat mund te degjenerojne shume shpejt, dhe nuk do te ishte aq e pamundur qe ata 10 personat (apo me shume) qe drejtojne Fiks Fare, neser te kthehen ne "Shantazhet Fiks Fare & Co shpk."

Kjo nuk do te thote se sot per sot ky emision nuk duhet te meritoje duartrokitjen e te gjithe njerezeve. Intuita jone, intuita popullore na e sygjeron kete. Na del nga shpirti.

Por jo gjithmone intuita popullore i bie ne shenje, per fat te keq. Shpesh here kontrollohet nga emocionet, bie preh e inercise qe ajo vet krijon dhe harron te kthej koken prapa e te rishikoj gabimet qe po e njejta turme, me po te njejten intuite ka bere ne te shkuaren.

E sa do qe i jam mirenjohes te gjithe atyre njerezve te Fiks Fare qe me pasion dhe dedikim kryejne punen e tyre, nja 10% rezerva edhe mund t'i kem. Jo s'e nuk i dua, por sepse nuk dua te gaboj me.

 

Po " frymezim "me te madh kane nje pjese qe fusin Fixin ke Teroristet xhahidiste, ne vend ti perulen si i vetmi pastrus  i rruges me eficence morale.

Ne ndryshim nga ty une i them "Shume faleminderit Fiks Fare qe kryhet detyren tuaj", por nuk mund t'i perulem. Me vjen keq. Do ishte e tepert.

"Shume faleminderit Fiks Fare qe kryhet detyren tuaj",

Ne fakt duhet thene Shume faleminderit FIks FAre qe kryet biznesin tuaj.

dhe eshte biznes qe s'njeh krizen

 

kurse pangalli thote

po perulem une

Koth ! "Hape" kongen qe na pershenet NEXHi dhe shife mo, se ka ca mosperputhje...Ajo e konges do me ja hap deren se eshte SHENDRE dhe MBERDHI ...Ky Pango i pret ne DIMER po thote qe qe me "gjoks perjashta"  . Nexhit i paskan merdhif ndjenjat... smiley

Mire mre mire . Kur emrun zv. ministre nje te nahijes tate...njoni qe ishte zv. K/Minister pas nje jave te saj ne pune e merr ne telefon dhe i thote:

C'bohet andej nga fabrika e BIRRES. Shume kade(fuci druni ) jane perjashta, te braktisura.  Perse te kemi emruar ty !.....Cupa kishte qene e qute dhe ka lone i llaf per RAHMET ( jo si te CIMITsmiley duke i thone : "Pse merr erdh rradha per kadet ????....... Ta kam topin e llafes qe kushdo pa ankesa mund ta degjeneroje FIXIN , por si ka ardhe rradha kadeve smiley dhe se fundi ne nje qeveri ternana o renana ose shkurt ne nje Sistem Qeverises " Shtyje ti e shtyje une/ shtyje kush ta shtyje me shume " me e arsyshme eshte te digjosh kete kenge http://www.youtube.com/watch?v=p0U6C0j8Yas

Idris,

po vallai po con uje jo atje ku do. Po ta them qe ka qene gabim qe sa eshte menduar kjo keshtu me copa dhipi.

Qeveriu sot ka qene perseri agresiv. U kacafyt me Ramen e lagu se lagu ne distance.

Ata ziheshin Topit ( jo TCH )  i kishte ik fytyra.

Qeveriu ta kam thene dhe nje here tjeter i njeh mire te gjithe dhe i leviz guret simas qejfit vetem se ka shpejtesi te madhe reagimi.

E gjithe perpjekja per te ardh ne nje situate te caktuar te nje inisiative  u be nul me nje cope p...., brenda pak minutave.

Une nuk e di sa e ndjek ti postimin tim dhe pse duhet vetem me sha. ( ti xhanem ke verejtje qe shaj une smiley ) . Po thjesht thjesht. Ketu do jemi dhe ti do jesh qe do shkrush : po ky president eshte apo mut .

Me Pangon u be nje prove xhenerale smiley . Jashtezakonisht gabim, jashtezakonisht. Po nejse.

Ky model nuk duhet te ekzistonte, per fat te keq jo vetem qe egziston por i jepet  publikut si model veprimi.

Pango "ka rene pre" e provokacionit, kete e pranon edhe vete dhe madje eshte dakord qe Berisha, pas kesaj, e siluroi.

Nuk merrem me me Pangon dhe as me pseudo-moralistet apo gallataxhinjte e Peshkut.

Dua te shkruaj dhe te nxis debatin dhe reflektimin mbi GJUETARET e Top-Fiksit.

Po rendis faktet

1. Nje nga emisionet televizive me te ndjekura nga publiku Shqiptar u servir teleshikuesve nje ngjarje qe perkufizohet si "SKANDAL" qe reklamohet i permasave te papara, etj., etj.

2. Ngjarja ne fjale shkakton skandal ne popullate, por eshte ne te vertete NJE SKENAR I MONTUAR, ku pervec ministrit, te gjithe protagonistet e tjere, ata qe telefonojne, qe e takojne ne ministrin ne institut dhe se fundi ne shtepi, jane AKTORE.

3. Brendia e SKENARIT eshte nje KURTH i pergatitur ENKAS per PRENE ne fjale, z. Ylli Pango.

Se pari PREJA eshte studjuar me kujdes, atij i jane gjetur pikat e dobta. 

Se dyti, duke u bazuar mbi analizen e ketyre te dhenave eshte shkruar me kujdes dhe ne detaj SKENARI, pastaj jane seleksionuar me shume kujdes dhe jane trajnuar AKTORET, pastaj eshte vene ne skene shfaqja, nen nje REGJI gjithashtu shume te kujdesshme.

4. Subjekti Pango eshte "pickuar" disa here, jane provuar disa rruge, per te tastuar se cila do te ishte ajo qe do te mund te conte drejt permbushjes se rezultatit: RENIES NE GRACKE TE PRESE.

5. Pas rezultimit thelbesisht te pasuksesshem te disave prej ketyre rrugeve, REGJIA ka vendosur ta rrise dozen dhe te tentoje nje afrim me te guximshem.

6. AKTORJA e perzgjedhur ka disa karakteristika:

- ajo eshte e njohur e meparshme e Pangos (ndoshta ne rrethana qe mund te nxisin tek ai ndonje shprese apo pritshmeri?);

- vishet ne menyre provokuese per takimin me te;

- i shkon subjektit ne shtepi, duke e ditur qe ky di, qe ajo di, se ai jeton vetem;  

- i shkon ne shtepi naten;

- i thote, pasi e pyet ai, se nuk e shoqeron askush;

Me pak fjale, me gjuhen e popullit mund te themi se ajo, deri ne kete pike, "e con Pangon tek burimi".

7. "Tek burimi" Pango behet gati "te pije" (lere se c'thote, qe nuk behej fjale per seks). Ketu ajo nuk i jep. Pango ben disa tentativa, dukshem i disorientuar, pasi nga te gjitha shenjat dhe sinjalet qe i ka leshuar ajo priste "te pinte", por pa sukses. 

8. Tentativat ne disorientim e siper perbejne "SKANDALIN" per te cilin kemi shkruajtur e diskutuar kaq shume keto dite.

9. Nga servirja e ngjarjes se paraqitur si SKANDAL goditet per vdekje (publike) nje qytetar, nje minister i qeverise qe drejton vendin, nje deputet i Parlamentit i zgjedhur me voten e popullit, pavaresisht "bemave" te tij te njohura ne sferen private te jetes.

10. Nga servirja e ngjarjes se paraqitur si SKANDAL goditet establishmenti institucional i SHTETIT SHQIPTAR, pasi individi ne fjale eshte pjese perberese e ketij establishmenti, dhe servirja e ngjarjes ka per qellim te denigroje e te godase, permes tij, edhe establishmentin (ekzekutivin, legjislativin, por edhe SHTETIN SHQIPTAR ne teresine e tij, pasi lajmi eshte percjelle e trumpetuar nga tere mediat e botes, fiks ne fillim te pergatitjeve te sezonit te ri turistik ne rajonin tone).

11. Po te marrin ne shqyrtim, sic duan disa, vetem faktet e pikes 8, asaj gjate se ciles ndodhin tentativat ne dizorientim e siper, athere jam dakord qe duhet vene kuja dhe duhet bere gurgule e papare.

Por nese marrim ne shqyrtim TE GJITHA FAKTET, nga pika 1 deri ne piken 11, athere duhet te perballemi me nje tjeter fenomen:

Faktin se ne Shqiperi paska nje NJESIT GUERRIL te afte te PLANIFIKOJE dhe EKZEKUTOJE me mjeshteri (s'po e quaj profesionalizem) dhe saktesi goditje vdekjeprurese KU dhe KUR ti teket, madje edhe ne gjirin e ESTABLISHMENTIT publik dhe Shteteror te Shqiperise.

A ka njeri qe po don te bisedoje per kete pike????

 

    

    

 

 

  

Ke kac Myftarin studento !!!!! smiley

Studenti shqiptar, e di ku eshte e keqja e ketij muhabeti? Te themi qe Hitleri pinte duhan (s'po them Kastro qe pinte vertet, se ashtu eshte puna); duhani shkakton kancer. Por ne ket rast duhani i shkurton jeten nje diktatori. Behet i pranueshem nga gjindja, me i llaf.

Per mua duartrokitja popullore e metodes fiksiane eshte shume me e keqe se sa demaskimi dhe heqja e drejte e z. Pango!

Une e pranoj kendveshtrimin tuaj! Dhe e kam shprehur. Eshte shumeplanesh "janglleshi" ketu. Ai i njesitit gueril eshte vetem nje ane.

Edhe dicka:

1. metoda e perdorur per heqjen e Pangos eshte e padrejte dhe e paligjshme;

2. precedenti i krijuar eshte shume i keq;

3. e keqja kryesore eshte venia e Pangos ne ate post (sepse dihej malli); tani e reja/e keqja ketu eshte qe ti o qafir pse u kape, pse re pre e kurthit. kjo po denohet tani, ne fakt. se cfare ka qene pango nuk u zbulu tani, apo jo?

4. kam nje pershtypje qe fiksi po e ben biznes kete pune. dmth qe une (si fiks) te bej gjemen; coca cola prodhon pije freskuese (vlera e brand-it nja 60 miliarde dollaro mos gaboj); fiksi prodhon shantazhe tip kofini pas te vjeli (vlera e brandit - priceless).

5. pislliqet nuk luftohen as me telefon bersihe, as me "tu qepsha e ta befsha gropen" ala fiksi.

6. fiksin e kam dashur dikur (duoja ka talent te pamohueshem); keto cjetincite neper canta grashe shalejashte ma kan shpifur se u teprun (e fundit qe mbaj mend ka qene Kurt Kola).

Em, Kudos to u!

asnje presje s'i leviz. i ke thene te gjitha.

u lexofshim ne tema me te mira. smiley

Eh Emo, për këtë, duhet një Herkul të pastrojë llagëmet e Allbanisë. Të paktën tani, këta që janë të ndot deri në brryla (Fiksi), po pastrojnë këta që janë ndot deri në grykë (Pangot).

Kompromis, tha.

Dhe duhet... shif sa janë në gjendje të ndotin policat...

 

 Emi,

ke shume te "drejte", vetem nje gje i mungon analizes, kritikes tende si dhe shume te tjereve...ju nuk jepni zgjidhje por vetem kritikoni.

Sa here, bile edhe ne parlament kemi degjuar akuza te ndersjellta nga elita jone per kriminele e mafioze e si perfundim te nesermen puthen perseri akuzuesi me te akuzuarin e vazhdojne pazarlleqet e tyre. Ne media denoncohen shpesh pislliqe te ndryshme por shteti ligjor nuk reagon se jane bere boze e te perditshme.

Shembulli i fiksit tregon se vetem nxjerja lakuriq, bllof, e filmuar ka nje fare efekti ne shoqerine tone se per moral dihet qe nuk ekziston. Llogjika te thote se raste te tilla ka me bollek, por llogjika te thote gjithashtu se cfare shansi do kishte nje femer me denoncim publik ne media e para organeve ligjore kundra qeveritareve si Pango...zero(si shume te tjere).

Do uroja qe te kishte shume me guximin e Fiksit, pasi shumica e mediave dihet qe jane te varura.

Per mua duartrokitja popullore e metodes fiksiane eshte shume me e keqe se sa demaskimi dhe heqja e drejte e z. Pango

Nje pyetje kisha une. Mua kjo "duartrokitja popullore" me kujton rreagime te ngjashme te kohes te fletrufeve apo ato te tipit "Tradhetaret ne litar".  Ka edhe ndonje tjeter qe mendon te njejten gje?

Edhe une mendova te njejten gje...

... por pastaj u zgjova nga endrra dhe pashe qe vendi im nuk kishte ende shtet, qe me shume se gjysma e popullesise jetonte ne varferi, qe "sapo" kishim dale pikerisht nga regjime e nga pushtime dhe qe kishim mbetur pa klase drejtuese ngaqe kete "e kishim" vrare sa here qe fillonte te merrte ndonje lloj trajte.

Keshtu qe mendova se duartrokitja ishte vecse nje gje e vockel dhe u luta "na ruaj o Zot nga me e keqja!"

smiley

Ani,

nje detaj te ka shpetuar...fleterrufete i bente pushteti atehere e tani kane drejtimin e drejte i drejtohen pushtetit...  

Ani, ate shije ka se shumica ne Shqiperi asaj kohe dhe atij formimi i perkasin; kohes se fleterrufeve.

 

O student pse ka harxhuar kaq kohe ne ate arsyetimin tend qe s'ka pike kuptimi?! Pango aty paraqitet si manjak seksual, ofron nje vend pune ne shkembim te trupit, abuzon me pushtetin (i dergon shoferin ta marri, "sa do?dy makina?shoferin tim&quotsmiley tregon aferat korruptive qe ka bere etj etj. 

Kete qe ka bere fiksi normalisht duhet ta bente ndonje sherbim perkates i shtetit tone, por nderkohe qe nuk ka asnje strukture kompetente te luftoj korrupsionin, abuzimet cfaredo qofshin, ok atehere, ja fiksi po e ben kete. Nuk ka arsye ne bote qe ti te justifikosh ate qe ndodhi dhe eshte e pamoralshme dhe po aq kriminale ta mbeshtesesh ate (disa e mbeshtesin ende qorrazi per shkak te teseres se PD's se Pangos). Doli Jozefina, kryetarja e parlamentit te Shqiperise dhe jo te PD"s dhe tha 'ka shkelur moralin e PD's". Kjo eshte nje fyerje per shqiptaret se i nxjerr te gjithe ata qe nuk jane te PD"s sikur jane te pamoralshem ,nderkohe qe imoraliteti i Pangos eshte nje fenomen qe prek gjithe shoqerine. 

  

 

E dini si thoni ju? Amerikanet e kane shume gabim qe bejne pergjime telefonike dhe na shpetojne koken nga terroristet. Pergjimi i telefonave eshte gje e shpifur dhe shkel te drejtat e privacise se terroristeve, e bllabllablla.

Kush po e can koken se iu shkelen te drejtat Panguajve te botes kur keta maskarenj tallen me parate e mia, me besimin tim (mos harroni se kane votuar per te - dhe tani pa piken e turpit thote : e kam fituar me gjak!!! - ky eshte palaco njeri).

Nuk e kemi ate luks ne shqiptaret qe t'i ndjekim deri ne vrime te gjilperes rregullat e demokracise (a thua se e ndritem ne ne anet e tjera dhe na mbeti keq vetem mos-pergjimi). Shqiperia ka nevoje te pastrohet nga kjo fare e poshter politikanesh, me te gjitha mjetet pervec luftes. Me kamera, pa kamera, me c'te jete, vetem keta tipa duhet te zhduken.

U permend puna e Kurt Koles. E kam pare rastin e tij ne TV si shiste certifikata e te tjera. Qelbaniku duke u tallur me vuajtjet e mijera te persekutuarve qe kane hequr te zite e ullirit. Puna eshte qe te mos iu behen fallsifikime (dmth foto me montazh apo lojera te tjera), pa kur jane te verteta, ne te s'emes te vene, me filmime e pa filmime bashke.

 97,

e ta lumsha...per nje vic me zu nata jashte...

Biles o "studenti shqiptar", sipas fjaleve te Pangos por edhe duke ditur menyren dhe qellimin e ketij emisioni, vajza e pare qe ka takuar Pango ne ministri dhe qe sipas Fiksit ka shkuar e "tmerruar" tek zyrat e Fiksit, ka qene perseri nje e futur e ketij emisioni per te provokuar Pangon.  Kur skenari i pergatitur ne zyrat e Edi Rames dhe vene ne jete nga sherbetoret e tij ne Fiks, nuk ka ecur me kete vajze, atehere kane futur ne loje kete vajzen tjeter, e cila njihej me Pangon dhe ka shkuar me rekomandim tek ai, gje qe e bente skenarin te realizueshem.

Ky ka qene nje skenar i pergatitur deri ne detaje dhe qe do te kishte rene pre e tij cdokush. 

Ngado qe ta shikosh, vajza qe i ka shkuar ne shtepi Pangos ne ore te vone, e cila njihej me te, me veshje provokuese dhe duke perseritur here pas here qe nuk e priste njeri dhe mund te vonohej, klasifikohet si seduce (joshje) nga ana e femres.

Me kete qe them nuk dua te justifikoj Pangon ne pjesen kur kerkon te shikoje vajzen me rroba plazhi, e cila me te drejte eshte permendur qe perben skandalin dhe qe Pango vete kerkon faljen e publikut per kete, por dua te sqaroj se cfare eshte dhe si vepron ky emision.

Provokimi, kurdisja e kurtheve dhe perdorimi i tyre per shantazh politik, ekonomik etj., eshte veprimtaria e ketij emisioni.

Nderkohe qe kemi edhe nje paqartesi ligjore:  pergjimi i Pangos pa leje nga organet e ngarkuara me ligj dhe qe per me teper ky eshte person me imunitet qe edhe organet ligjore, pervec parlamentit nuk mund te autorizojne pergjimin e tij.

Mund te permendet ne kete rast interesi publik etj., por ajo qe na mbron dhe qe na dallon nga kriminelet dhe shkelesit e tjere te ligjit, jane ligji dhe procedurat e zbatuara ne nje vend.

Thoto, une doja te dija mendimin tend per ate pjesen ku Pango i thote kesaj goces qe ja ka kaluar "Institutin" te mbeses!

Por te lutem pa Ed Rame! JO kush e ka bere, pse e ka bere! smiley

Thjeshte mendimin tend, me aq sa ke mundesi, te sinqerte!

Falimnerit shume!

Me ka shpetuar kjo pjese o mrrokell, s`di c`te them!  Sinqerisht.  Si eshte kjo?

Te thashe mendim te sinqerte me sa ke mundesi! smiley

Leji ato ti! T'ka shpetu!

Hajt, hajt!

E ke ke video qe nxorren keto greko-monarket e Edi Rames mrame!

Shife, 'ne po pate munci smiley, me kthe pergjigje!

Me t'mira!

 

E verteta eshte qe kjo kenaqesia popullore per te pare tjetrin "te rezohet" mua me duket nje propblem shume me i madh se sa nje minister pa moral. Dhe kam frike qe komunizmi nuk ishte burimi i ketij mentaliteti po thjesht stimuli.

Ani ti sheh shume larg. Po nuk eshte Shqiperia ende ne ate stad lirish qe kerkon ti, sepse ne jemi ende poshte BUSTEVE te diktatorëve, nje popull i shtypur qe me te drejte gezohet kur nje bust bie, rrezohet, thyhet!

@as

Dakord qe ne kete rast ka arsye per tu gezuar se ne fund te fundit "u qerua nje hal...".  Po une kam frike se mos nga qefi i madh fillojme e sulmojme gjithe ata qe kemi inat (dicka e ngjashme me ate qe pershkruan Kadare te "Nata me Hene&quotsmiley dhe kthehemi te lufta e klasave (lufta kunder korupsionit)

 

Nuk besoj se do te ndodh lufte klasash - por s'do te ishte keq sikur te kishte nje lufte kastash. 

ps:nata me hene shume i bukur. 

E kishte inat vetem per nje pardesy te blere ne nje ekskursion te punes ne Korce. S'e shoh dot me ate pardesy, thoshte shefja e kuadrit. Ne ate kohe nuk kishte "Fiks Fare". Kishte mbledhje ku argumenti kryesor ishte "ku kujton se jemi ketu, ne itali apo ne zvicer"? edhe u vete tjetri me shpatlla per muri.

@Emigrant

Pjesa ime  e preferuar eshte kur thuhet: Thashethemet i benin njerzit qe me gjithe qef do benin te njejten gje po t'u jepej rasti. Kam pershtypjen qe shume nga keta kritiket e Pangos jane nga ata qe nuk u jepet rast.

P.s.

It goes without saying that Pango is a dog.

Faktin se ne Shqiperi paska nje NJESIT GUERRIL te afte te PLANIFIKOJE dhe EKZEKUTOJE me mjeshteri (s'po e quaj profesionalizem) dhe saktesi goditje vdekjeprurese KU dhe KUR ti teket, madje edhe ne gjirin e ESTABLISHMENTIT publik dhe Shteteror te Shqiperise.

A ka njeri qe po don te bisedoje per kete pike????

Po, kudo ka nje NJESIT GUERRIL, bile edhe pas deres se pallatit tend ne mes te Tiranes, komshiu perballe qe (nuk te pershendet) shikon permes celesit, ciftuqet qe pine bar te shkalla e pare e pallatit apo edhe syri i komshijes qe paston oborrin......... me tej vazhdon planifikimi, se sa i pasur je sa dashnore ke sa i kujdesshem je ...............edhe egzekutimi ...... sapo ke dale nga shtepia dhe te grrijne, etj.

Po keshtu (mbi kete mentalitet) eshte ngritur estabilishmenti shteteror.

Te kerkon ministri te ben nje a dy ndere, te paraqet nje leter per firme dhe te flak ne rruge kur ti se nenshkruan, te kerkon spiunlliqe, te ben e te kerkon shantazhe- etj.

Ndersa per fiksin-veprimtaria e tij eshte e paligjshme por ne na pelqen (si psh qeshim kur tjetrit i heqin karrigen nga mbrapa dhe ai thyen kerrbishten). Kjo sepse s'jemi mesuar as te respektojme veten apo te tjeret.

pastaj SA ESHTE E LIGJSHME A E PALIGJSHME - KJO ESHTE GJEJA E FUNDIT QE  PJETET NE ALBANIE.

 

 

 

 

...une i vej faj pangos - .....other than that...what????...kush do e falte si rast, iu lidht gonxhe.....

Nuk me duhet fare Pango.

Jam shume dakord qe ti denohet sjellja ne te gjitha forumet qe kane kompetenca per kete, nga ky Klubi jone i Peshkatareve, e deri ne Gjykaten e Krimeve te Renda (qe mund t'ja percjelli, po ti duket e arsyeshme, edhe Gjykates se Hages).

Po a duhet te me pengoje kjo qe te diskutoj per menyren BARBARE (per mendimin tim) te  punes se NJESITIT GUERRIL te Top-Fiksit!?

Pse mendoni (ata qe e mendojne) se njera e vertete hedh poshte tjetren?

Pse nuk paska mundesi qe te jene te denueshme si sjellja e Pangos, ashtu edhe sjellja jakobino-mafioze e Top-Fiksit?

Pse qenka hipoteze kaq fantashkencore qe goditja e ministrit te jete bere me PLANIFIKIM dhe me qellime krejt te tjera nga ato te mbrojtjes se moralit publik??

Pse duhet te jetoj, te mendoj e te reagoj si qytetar i dores se fundit, duke u ngazellyer si idiot per "triumfin e moralit", duke e lene veten te me terheqin per hunde me cengelin e mass-mediave pikerisht aty ku duan!?

 

 

 

 

 

 

Natyrisht qe Pango ka fajin e vet dhe per kete u hoq nga puna.Por atij ju munduan ta futnin ne gracke disa here dhe ju ka shpetuar.Dhe me ne fund i gjeten nje vajze qe ai e njihte.Po vajza qe i shkon ne shtepi ne mes te nates, kur e di qe tjetri eshte beqar,qe i hyn ne shtepi me veshje provokuese,qe i thote nuk jam me njeri here pas here, nuk po e josh Pangon?

Me thoni juve o djem(nese jeni te tille) nuk do te josheshit juve?Te them te drejten tani qe po zbulohen edhe anet e ketij skenari, une them se mund te joshesha dhe te bija ne gracke.A me ben kjo imoral?Kjo eshte pyetja!

Une them se ky episod i vetem nuk me ben  imoral!

Te ben, te ben. Kjo eshte pergjigja!

Morali, qe shpesh ngaterrohet me lloj-lloj gjerash, eshte VETJAK dhe SHOQEROR. Nuk ka shoqeri pa nje moral te saj te vetin. Moral i keq apo moral i mire, ajo e ka nje te tille. Per kanibalet, kullufitja e njeriut te pjekur ne hell nuk perben kurrfare brejtje ndergjegje, kurrfare lufte mes se moralshmes dhe dhe pamoralshmes. Kurse per njeriun perendimor tjeter, kjo ngelet si nje dicka e perbindshme, e pamoralshme.

Morali perjetohet ne dy rrafshe : kundrejt shoqerise dhe kundrejt vetes. Ka nga ata qe nuk respektojne kurrfare morali shoqeror, me kusht qe te mos shkelin ligjet. Keta jane nga ata qe thone : "une bej c'te me doje qejfi dhe s'i jap llogari kujt." Shume bukur. Kjo eshte menyra e tyre. Por ata bejne kujdes te mos shkelin ligjet. Psh, ata mund te duan te vrasin dike qe nuk e duan (dmth keshtu ua do qejfi) por nuk e bejne sepse hyjne ne lemin e ligjeve.

Por ka dhe nga ata qe nuk respektojne dhe kurrfare morali vetjak. Dhe ketu futen langot dhe pangot. Njerez qe nuk kane kurrfare lufte te brendshme me veten e tyre. Qe e ulin veten dhe e poshterojne veten saqe te duket sikur ata e urrejne veten. Nuk eshte e mundur qe te behesh lango apo pango ne kete dite te tille, ne mos nga nje shkeputje e plote nga vetvetja dhe gjithcka qe te rrethon.

Ku futet rasti Pango? Tek te dyja : e para, ai shkel moralin shoqeror : vjedhja eshte e pamoralshme. Ai vjedh besimin e zgjedhesve te vet. Fatmiresisht kryeministri veproi shpejt dhe kjo tregon qe morali nuk ka vdekur ende. Por ai shkel dhe moralin vetjak, duke u kthyer ne nje qenie pa kurrfare karakteri. Per te dyten, ai mund te beje si te doje, sepse gjithkush prej nesh ka te drejte te zgjedhe miqte e vet. Psh, une s'mund ta kem mik Pangon, ja qe keshtu me pelqen. Nje tjeter ketu, po. E drejte e tij gjithashtu.

Por persa i perket te pares, ketu ai nuk mund te beje si te doje sepse i duhet te perballet me zemerimin e zgjedhesve te vet. C'mendojne sot ata 5 mije apo 10 mije zgjedhes te tij? A e ndjejne ata veten te tradhtuar?

Kurse per llogjet qe ca bejne ketu, mbi jo po ajo femra e jo po seksi, keto jane llogje te mjera pa te ardhme.

Veprimin e "fiks fare" une e rreshtoj ne veprimet politike dhe nuk jam aq i trashe sa te mendoj qe ata jane ajka e moralit apo idealistet e botes. Jo. Gjerat merrini per ate cka jane. Ata ngelen ne kornizat e politikes dhe mua kjo s'me prish pune. Dihet se goditjet e ithta vijne keshtu: une i majte godas nje te djathte, e nje i djathte godet nje te majte. E pastaj? Thjesht duhet te dish ku ta rreshtosh veprimin e tyre dhe gjithcka zgjidhet.

toni | March 6, 2009 6:21 PM | Repliko

Presidenti me mire te raportoj per gropen e Gerdecit qe eshte si gropat e Pangos.
Presidenti nuk ishte burre ti kerkonte doreheqjen Berishes, themeluesit te Gerdecit.
Topi te mos na hiqet si kompetent tani.
Jane heroizmat e Top Channel qe mer parasysh jeten dhe pa frike , me kurajo dhe guxim i tregon popullit shqiptar cfare mbeturinash drejtojne sot shtetin. Jane grumbulluar te gjithe me Berishen, Topallin, Bashen, Mediun, ALUZNI (Memija).
Topi mban pergjegjesi qe shikon keta hajdute dhe kriminele te zhvatin dhe vrasin. Topi seshte asgje me teper se nje kriminel pasiv qe lejon zagaret te shqyejne perseri Shqiperine si ne 1997.
Ligji i lustracionit ishte prova qe tregoi se cfare burreci eshte Presidenti yne. As me shume as me pak, ka trimerine e Rexhep Mejdanit, qe te dy sikur nuk kane ekzistuar fare.
Trimi dhe njeriu me nder dhe i hekurt qe vuri ne vend institucionin e Presidentit ishte Alfred Moisiu, qe i theu dhembet dyshes shkaterruese Nano-Berisha.

Fatos Lubonja shkruan sot:

"Përtej dënimit të Pangos, që besoj se nuk ka nevojë për koment, e para gjë që mund të komentohet ka të bëjë me pyetjen: pse ia bërë Topi Pangos këtë? Dhe pse tamam në atë ditë? Çfarë intrigash mediatiko - politike po luhen? Apo kemi të bëjmë me mllefe personale të gazetarëve të Topit ndaj Pangos?"
 

Shkrimi vazhdon ketu, ishalla e sjellin ne Peshk:

http://perpjekja.blogspot.com/2009/03/topi-dhe-gopi.html

Sic e shikon ti Idriz, pervec meje dhe Kac Myftarajt, paska edhe rob te tjere qe coku e kane ndonje hipoteze...

 

 

Perhere Lubonja:

"Harruan ata të Topit… lere se nuk po e them."

E ka fjalen per dashnoren e Tan Hoxhes, burre i martuar e me femije, qe vdiq ne makine me te.

Ja pra Idris se kush eshte paralajmerimi per ditet qe do vijne  . Lexoje te plote. Neser do e shikosh ne media . Ketu vertitemi ne. Pango ishte prova generale per te testuar ndjeshmerine e miletit. Tani me veten tende , jo ketu, provo te kujtosh kur eshte perdor per here te pare ky stil, nga kush dhe a duhet te kem une te drejte qe shaj majtas djathtas lart e poshte ?

-----------------------

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka folur sot pasdite për Edi Ramën, kryetar i PS, duke mos kursyer gjuhën e ashpër plot fjalë të rënda ndaj tij.

Bogdani madje, akuzoi Ramën se ishte “Mr. Lakuriqi, qëndron personalisht para skenarit të përgjimit dhe organizimit të kurthit ndaj z. Ylli Pango”.Këtu ka nisur dhe breshëria e fjalëve të cilën po e publikojmë pa koment:“Partia Demokratike thekson në përgjigjet e histerisë, të Mr. Lakuriqit, se njeriu i vetëm që nuk ka fytyrë dhe gojë të flasë për këto probleme është Edi Gjethja e Fikut Rama”.Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke fytyrë, as gojë, të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu me pervers qe mund te ekzistoje.Kjo sepse je ti z. Rama i vetmi ne Shqipëri qe ne vitin ’91 lëshove akuza monstruoze ndaj bashkëshortes tënde te nderuar, se ajo e kishte djalin me babanë tënd. Këtë akuze te pështirë sa vet morali yt, e përdor edhe si padi për të divorcuar dhe shkatërruar jetën e një nene, një zonje, një artiste te çmuar te këtij vendi.Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti z. Rama nuk ke gojë të flasësh, se me perversitetin tënd ne vitin ’91, pasi rrënove jetën e një njeriu te pafajshëm, nënës se djalit tënd, praktikove me zotërinjtë A.K., S.N., E.T., dhe tre femra si puna juaj për gjashte muaj rresht orgji kolektive.Je ti z. Gjethja e Fikut, që për instiktet tua shtazore ne eksese histerike, detyroje fqinjët tuaj ne mënyrë të përsëritur të të padisnin ne polici.Ti dhe ata qe te rrethojnë ty, nuk mund te flisni për moral, ndërkohë qe vraponi mbas testeve te ADN duke akuzuar njeri-tjetrin.Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti Edi Rama, nuk ke goje, as fytyre, te flasësh për njeri, ti qe si Ministër Kulture e shndërrove atë ministri në kuplara, njëlloj siç ke shndërruar sot kullën e Myslym Pezës ne një kuplara te padeklaruar.Ti nuk mund te flasësh për problemin e z. Pango, jo vetëm se je sajues i skenarit te tij, por sepse ti ne marrëdhëniet dhe raportet e tua, ngjet shume here me teper me kafshe apo njerëz primitive sesa me një njeri te qytetëruar.Z. Rama nuk ke goje te flasësh, se je i vetmi politikan ne këtë planet, qe si Ministër i këtij vendi, do te detyroje gazetat te mbulonin me gjethe fiku te pasmet dhe te parmet tua. Gjethja e Fikut do te te ndjekë deri ne fund te jetës tende politike. Ndaj, e drejta jote është vetem heshtja”. -----------------

Ore ca i ka bo Sala ketij Gerti Bogdanit qe ta bindi te flasi ne kete menyre???? 

Ll, Eshte nje truk i vjeter mundesash. Kur tjetri te ka shtrenguar keq, futi gishtin ne bythe se te cliron ne sekonde. Quhet e parregullt dhe po te kapen skualifikohesh, por funksionon per mrekulli.

Epo le ti therrasi njeri arbitrit se po zhduket fare dora e Sales nga mbrapa Bogdanit. Eshte gjynah te shkaterrosh te ardhmen e tjetrit ne kete menyre smiley

....fixit i lumte bytha, sepse edhe nese kishte personale me pangon, ia vertetoi vetes/njerzve se cfare plere ka qene .....nje njeri si ai...minister, moshe jo e re, profesore doctor etj...nuk duhet te "hidhej" ne sulm e ta "kapte jeten per fyti" per  arsyet qe thashe....shume e njihnin pangon se kush qe , por jo vetem sja plasnin fytyres, por e vune minister...edhe te kultures....ne jeten personale cdo njeri sdo e falte.... pa perdorur postin pangos nuk ja hidhte njeri qyrret...sidomos ne ate diference moshe.....

une po te isha do i hiqja nga puna edhe ata anetare te komisinonit qe i kane dhene shkollen, prof e doctorllikun...pale ata qe e vune minister///!!!!.....

...sa per Lubonjen ja fut kot fare...se atij te T CH e lusnin nuk kapte njeri me zor, ...pranej Pango ska te krahasume....

.....Pangos i shko ajo shprehja ... "shko per P...th dhe e ha ne B..th".....

se atij te T CH e lusnin nuk kapte njeri me zor,

Me siguri e lusnin ngaqe ishte kshu tip Brad Pitt ne pamje. Apo e kishte gjys metri te gjate? Sigurisht s'ka te beje fare me postin qe ka pas (rahmet paste).

Hahahaha! smiley

Ue cer gjuhe ky i Pd-se mer ti ej!!??

Une ne fakt e kam pare nja dy here ne televizor kete cunin e vogel qe nxjerr PD-ja, dhe me thene te drejten, kam pritur qe nga monenti ne moment t'a humbase fare vete-kontrollin dhe te filloje t'i ulerase kameras: O Ed Rama o t'qifsha robt!!!!! smiley

 

(Per Gertin me vjen keq. Po e perdorin! Mezi i nxori ato fjalet sikur si kishte te vetat...)

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka folur sot pasdite për Edi Ramën, kryetar i PS, duke mos kursyer gjuhën e ashpër plot fjalë të rënda ndaj tij.

Ky fjalim qenka pershtatje e fjalimeve te xhaxhi Enverit ne Plenume ku i bente per uje te ftohte armiqte e jashtem e te brendshem.  Nuk ka ndonje t'i shpjegoje ketij djalkes qe te pakten nga forma duhet pak perpunim.

Jo se ka nje dicka ketu, nuk mund te dale imorali dhe te beje moral, nuk mund ta dale perversi (kush eshte i interesuar, me thoni se e shtjelloj me gjate kete) dhe te shaje mbare dhe prape jo vetem Pangon por te gjithe.

E dini se c`behet ne bashkine-bunker te Edi Rames?  Kuplara eshte pak t'i thuash.

"...praktikove me zotërinjtë A.K., S.N., E.T., dhe tre femra si puna juaj për gjashte muaj rresht orgji kolektive..."

Mire A.K. se mund te jete Ardian Klosi, dhe E.T. eshte padyshim ai i filmit te Spielbergut, Extra Terrestrial, po ky S.N. kush te jete?

 

 

 

 

 Me mire  qe e nxoren nga shpirti c'fare kishin per te thene.. Te pakten ai popull e shikon se c'fare kafshesh e kane qeveritur! Tamam te shpifur menderisht dhe fizikisht. C'fare ti komentosh Sales me?

Oh Atdhe !

kaq poshtë

përse re ?

SV

 

Fort i nerumi KOTH! Jemi ne te njejten linje , vecse ,me kahje qe bashkojne...por jo ne kete kohe te njejtin vleresim smiley Thelbi eshte qe akoma sot (edhe per ca kohe) shtresezimet psikologjike mbi Normat e nje Qeveriu do i dominojne MEJTIMI i MENDJEVE Bogdano-Policore te udhehequr nga mjeshtri i tredhjeve intelektuale BERISHA . Nuk ka turp me te madh dhe ndotje Intelektuale me te madhe se sa kur lexon nje ZEDHENES te PARTISE ne PUSHTET te beje GLASE nga goja si BOGDANI....sepse dekoret Policore jane rrjedhoje  smiley Vecse une e shoh me "shume vlere" per kete lloj mentaliteti rrolin e FIXIT si veprimtari qe i eshte gjendur ketij POPULLI per ta pastruar MORALISHT nga Babezia e te gjith RRETHEVE te DANTES per FERRIN qe perfaqeson ky ekip i dale nga GOPIi 2005! Si zakonisht prirjet e nje INTELEKTUAKLIZMI te SEMURE duke u mbeshtetur ne aftesine qe kane neuronet te marrin energji te pakontrolluar ne baze te perrshtypjeve qe marrin nga info...ketu u shfaqen  habitshem si thenia Une kam mendimin tim ti tund koken tende smiley  C'ne melazem FIXI te ngatrohet ne nje mesele TIPIKE te qeverise se SOTME ne UTOPIRA te mbas disa shekujve per te drejtat ? Lexo POLIC fatlumin psh se si ngazellehet ne injorance kur krahason nje denoncim PUBLIK me mjete te informimit PO PUBLIK me perdorim mjetesh te PALIGJESHME per te vertetuar AKUZA ne GJYKATE smiley Dhe nuk eshte se e thote POLICI nje kala e pamposhtur ne mbrojtje te INJORANCES Shekullare  por ne kete GARE te denoncimit te FIXIT ......per te mjeren e high klases se PPU ....jane zhytur edhe emra te nderuar. Ja kaq. Ndersa per nentextet , une i mirekuptoj ato por di nje gje fort MIRE qe e kuptoj mbi te gjitha ! LUFTE te PERDITESHME SHFAQJEVE aktuale te PISTA sepse ato kane te bejne me krijimin e shtreses se PSIKOLOGJISE POPULLORE qe e kerkojme te "ndershme" neser per dhenien e VOTES !

@Thpoght Polic

E dini se c`behet ne bashkine-bunker te Edi Rames?  Kuplara eshte pak t'i thuash

Nuk kam ndonje dyshem se Edi dhe Ylli jane "si buka e nje brumi".

Une thjesht e kisha fjalen qe kur flet nje perfaqsues qeveria nuk ja fut kot si grate e liga ne pazar. D.m.th nuk do ishte keq te sillte ndonje fakt a argument e mundesisht te ishte pak si me i civlizuar. Jo per gje po kot paskan mbetur jevgat e lagjes pa u bere zedhense te qeverise.

Nje sugjerim meqe mu dha rasti:  Pse nuk i vini Edit ndonje kamera te fshehte?  Te kete populli njecike free porn. 

Student smiley ne se je me te vertete i tille ke kohe te diplomohesh per SKUPE tip LUBONJE...Nje kah i kundert (A.Klosi and Lubonja) eshte gjithmone fitimprures ne shitjet e momentit edhe sikur perfaqsus i tij te jete VER LLAPA smiley alias Lubonja! Na fal PPU qe po i bejme reklame Ver Llapes!

Ani, faktet jane me bollek por ti perdoresh, do te thote te nxjerresh fotografi apo proces-verbale gjyqesh si ato qe jane publikuar kohe me pare. 

Bogdani, nje nga kreret e njesive bashkiake te Tiranes nga me te miret, qe eshte edhe zedhenes i partise se madhe PD, po i thote Edi Rames qe te mbylle gojen dhe te mos beje moralistin, pasi i dime te gjithe perversitetet e tij, duke filluar qe ne '91 me gang-bang dhe deri tek ato qe ben ne ate kuplarane e Pezes, bemat seksuale ne bunker-bashkine etj.

Cfare mund te pritet nga nje ekzibicionist qe del lakuriq ne nje vend publik?!  Eshte shenje shume e keqe qe ka te beje me devijacione seksuale qe lidhen me crregullime mentale.

 

O Polic ktheji pergjigje Mroklles e mos  fsheh si struci se te del by..a siper e me pas pangon nga pas aty ke pd e agjes ta shkepi merthecken

 Polico,

ju s`keni marre vesh ndonjehere nga arti...po nqs do te ftillohesh pak fillo e boj ca portrete te sales...ose si per fillim ca karrikatura per daci baot e Rames...

Pyet doktorin se shume nga artistet e sotem keshtu e kane filluar karrieren atehere...

Pango e meritoi shkarkimin.Por kur flasin per ndershemri plera si Klosi dhe Edi Rama qe gjithe Tirana i njeh per imorale, atehere me te vertete opozita shqiptare ka rene shume poshte.

Po ju o socialiste nuk keni faj kolektiv qe keni zgjedhur ne krye nje imoral si Edi Rama?

Po ju o tiranas nuk keni faj se keni zgjedhur nje imoral si Rama jo 1 here po 3 here?Thoni qe ben punen dhe i mbyllni syte para imoralitetit.

Adrian Klosi nje anti shqiptar i perbetuar ,nje njeri qe na tall ne qe themi e kemi prejardhjen nga iliret,nje vegel e Kapllan Resulit dhe anti shqiptareve te tjere,po na tregon per faj kolektiv.Po ore Klosi kemi faj kolektiv qe ne 1991 nuk ju zhukem njehere e mire nga faqja e dheut por fatkeqesisht u treguam tolerante.Dhe po e paguajme kete tolerance qe treguam tani qe imorali me i madh na jep mesime morali.Pike e zeze!

Por kur flasin per ndershemri plera si Klosi dhe Edi Rama qe gjithe Tirana i njeh per imorale, atehere me te vertete opozita shqiptare ka rene shume poshte.

 

Une nuk i njoh si te tille!

Te lutem me thuaj me shume!

Me detaje!

Shko provoji ti kerkosh pune Edi Rames dhe do ta shohesh.Do te kesh shume detaje.

Me thene te drejten kam shkuar edhe me tej... kam punuar.

Ne fakt pashe shume detaje, por natyrisht jo te atij tipi qe ti aludon.

Por mbi te gjitha pashe pasionin e nje njeriu qe aq shume e do qytetin e tij dhe ata qe ne kete qytet banojne. Dhe kete pasion nuk e shpreh me llafe, por me pune, me projekte dhe me "cmendurine" e nje vizionari te pandreqshem qe shkon pertej pengesave dhe mureve qe e tashmja fatkeqesisht ofron.

 Qe mund ti kete rene ajo telefonit per ti ardhur ne shtepi, per kete dyshova dhe une, mirpo ministri si person publik dhe administrator i nje institucioni, e ka harruar (pa dashje, jo me dashje) se punet dhe muhabetet e punesimit dhe te testimit per pune behen ne institucion. Ai do te ishte me i lare, sikur te mos te permendte aspak çeshtje pune, testimi, por vetem çeshtje dashurie, aq me teper qe qenka dhe  beqar.  Sa per ate qe thote se do ti drejtohet Prokurorise, veshtire qe kjo e fundit te levizi, sepse ne fakt aty s'ka shkelje te ligjit, ai as e ka perdhunuar, as i ka kerkuar diçka ne kembim te vendit te punes, veç ka shkelur rregullat e punes dhe ka abuzuar nga rendesia e pozites duke i kerkuar asaj te zhvishet me rroba banjo, kur kjo gje/kerkese i behet/njoftohet (punkerkuesit) me perpara (qe ai/ajo te kete nenveshje te tille) diten e paraqitjes, ne institucion apo vend tjeter, por jo shtepi. Per Prokurorine kjo eshte çeshtje politike, etike dhe sjellje/morali e nje qeverie, ku padine tani e ben pala/individi qe shkeli rregullat e saja/tija te punes, dhe jo ndonje i demtuar, keshtu qe veshtire te vihet ne levizje. 

Pango e mori ate qe duhej dhe e preu bileten per dalje nga skena one way!!
Shume dakord e meritonte, plehre qe dhe eshte!!

Tani, ti qe je burre STOP! Hiqe cik paragjykimin ndaj tij nje moment dhe nderkohe konsidero ca gjera te vogla; si psh ate realitetin e hidhur te degjenerimit qe ka plasur aty, (vajza me pulla zberthyer ne dimer pjese e saj apo jo?!) fiksoje kete! pastaj rikujto, dhe beju i vetdijshem per opionion qe kane per ty; (si psh. Don Panguani qe te than piten)  hidh syte te ora dhe mendo, (normalisht do arrish ne konkluzion ne te 1/100 e secondes) po s'ka problem, ... vazhdo mendo... dhe pastaj analizo... gjendjen.  Sado i ngathet te jesh do arrish ne perfundimin qe: .....! he?! smiley
a qen a, ta di mendjen smiley

Jokes aside now, e dime qe nuk ka nje shoqeri me nje sistem poliko-social perfekt sepse vet ne nuk jemi pefekt, dhe nuk ka as ligje perfekte! Po dime dhe jemi mese te vetdijshem qe keto ligje jane bere nga ne dhe zbatimi i tyre lidhet forte me interesat tona! (edhe nqs krijojne privilegje, si ne rastin e imunitetit e ka nje arsye bindese prapa)

Une si nje qytetar i thjeshte s'kam as me te voglin dyshim per qellimin e Ligjit, dhe di qe: zbatimi i tij me mbron interesat mua si qytetar ne cdo forme te tij! (ose me sakte keshtu besoj duhet ta shohim bindjen ndaj tij)
Per ate Topchanelin vallahi or taj nuk e kam te sigurt ca interesash mbron dhe ca qellimesh ka!!
 

 Studenti, me pergjime apo dhe provokime te tilla, bejne kudo ketu ne perendim, jo vetem tv dhe radiot, por dhe organizma komunare te nivelit te ulet. S'po flasim per policine e cila e ka per detyre te pergjoje sapo merr ankesen nga individi, firma, komuna, banka, shkolla. Mirpo keto nuk behen publike persa kohe ti rezulton ne rregull. Sapo ti e shkel rregullin, mvaret nga shkelja, perfundon ne gjykate apo jashte pune, apo dhe ne shtyp/media.

A jane te drejta apo jo, kjo eshte nje teme e gjere, shum e gjere. Nuk ka prerje me thike, keshtu ose ashtu.

Fiksi - Të lutem

 Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet. Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën. Ylli Pango - Ca i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen  ( tenton të  heqë këmishën ). Fiksi - Të lutem shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor. Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë si nuk do ta heqësh pë mua? Fiksi - Joooo të lutem profesor, të lutem profesor, profesor të lutem të lutem Ylli Pango - Ja deri këtu, deri këtu ( për të zbërthyer bluzën ). Fiksi - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu ( ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës ) Fiksi - Të luuuutem a mund ta mbërthej këmishën? Ylli Pango - Lëre pra deri këtu, lëre deri këtu pra se nuk po të prek.

Pangoja, qenka i pafytyre fare, po k...var fare, i pa turpe e i cmendur. Po ai i futi duar vajzes qe eshte jo cupa po mbesa e tij, edhe thote sbera gje une. Ai po i hapter me zor kemishen asaj, edhe ajo po i thoshte te lutem mos, ky thote montazh! Po qenka i cmendur fare, nga tat sckizofrenet qe kane boten etyre, dhe nuk kuptojne normat normale. Ai eshte psikolog vete, e kupton skizofrenine me tipar "schizophrenia grandeur".

Mire qe e dhjeu fare po doli edhe ta pshurrte skandalin tek Klani, kurse nja dy tipa ketu tek peshku i mbajne kandilin.

Dje te "Opinion"  z.Pango  nuk beri gje tjeter, vecse mbuloi mu-ne me shu-ne. Dalja para publikut ishte e kote sepse, e para, ai ishte komplet i pa pergatitur per tu mbrojtur, aq me shume per te kerkuar falje; e dyta, ajo qe nuk mora vesh, avokati i Pangos e la ne balte Pangon, apo vete  Pango doli "bllof" ..!

Po citoj Emigrantin: "Per mua duartrokitja popullore e metodes fiksiane eshte shume me e keqe se sa demaskimi, "janglleshi" i Pangos!" 

Ne se e kam kuptuar drejt kontekstin, do te thoja se nuk mori dhené deri ne Kine lajmi i metodes fiksiane, por ishte "janglleshi" i Pangos ai  qe e pati ate fat.  Sot nuk perben lajm ajo qe qeni kafshon njeriun, por qe njeriu kafshon nje qen - ky eshte nje LAJM per boten sot.  

 

Pjer Thomas:

"... pergjime apo dhe provokime te tilla, bejne kudo ketu ne perendim, jo vetem tv dhe radiot, por dhe..."

Pjer, na sill ndonje rast, meqe njihke shume, ku nje media te kete futur ne nje kurth si ky, me aktore, ndonje personazh ne Perendim.

Vetem ki parasysh elementet:

1. MEDIA

2. KURTH

3. AKTORE

4. PERENDIM

Jo vetem ti, por edhe te tjeter, do ta ndihmonit shume diskutimin, po te sillnit ndonje pervoje Perendimore se ciles te mund ti referoheshim.

thx

 

 

 

Russian Justice Minister Valentin Kovalev had to resign about the same time following the release of a videotape featuring Kovalev having a good time in company of prostitutes in a sauna. Subsequently, the prosecutor’s office brought a legal action against the minister on charges of extortion. The sauna videotape was aired on TV. Kovalev tendered his resignation shortly after the broadcast. Eventually, he was tried, convicted and sent to jail. In fact, the videotape was not used as evidence in the trial. Kovalev is thought to have been doomed to incarceration in any case. The sex scandal just contributed to the PR campaign aimed at removing Kovalev from office.

A similar case involved the Russian Prosecutor General Yuri Skuratov in 1999. Skuratov was fired as a result. RTR, Russia ’s main state-controlled TV channel, broadcast explicit footage that featured a man described as the “person resembling Prosecutor General Yuri Skuratov” having sex with two women. Skuratov lost his job though experts failed to identify the protagonist of the movie and found evidence indicating that the video material may have been edited.

Pse do cilesohet pa tjeter si Pd, imoraliteti nuk ka ngjyre, e kuqe o blu, mbete imoral.

Ky lango Pango vjen nga nje kulture e vjeter e kurr mos u kthefte, qe nuk kane ditur ti japin femeres Shqiptare vendin e saj.

Mos ferkoni duart , se ja pau dhia deles.

Kjo eshte per te ardhur keq, e shume keq, kur degjon tek " Simpson", - ç'fare je veshur keshtu, si prostitut Shqiptare.

Mbase prostitutat  Amerikane  jane gjithmon lakuriq.

Periudhen e veshtire qe po kalon femra Shqiptare, ku personaliteti i saj eshte per toke, e kjo nuk prek vetem ato qe ushtrojne kete zanat, por te gjithe Shqiptaret pa perjashtim, ky skandal eshte shuplake e rende qe merr figura e gruas Shqiptare.

Ne vend qe te perdoret per ndergjegjsimin e opinionit mashkullor Shqiptare, perdoret per fushate elektorale.

Te shikosh me hollsi ate qe ndodhe midis Pangos edhe vajzes, asgje nuk eshte ne ate masen e skandalit qe mundohen ta paraqesin shume peshkatar.

Vetem ajo shprehja " hiqe kemishen te shikoj trupin", "pse nuk zberdhehen keto mberthecka?" nxjerr ne pah , injorancen e tij, kafshellekun e nje intelektuali, perversitetin.

Ketu nuk hyne karakteri, mos te jemi hipokrite, prej mishi jemi formuar, te gjthe njesoj jemi.

Ketu flet qarte injoranca, ajo qe me nervozon me shume, menyra se si e trajton vajzen, nuk e di mbase donte te provonte se ushtari zgjohet, po ka nje sjellje kaq perverse sa te duket e pabesueshme, qe nje profesor universiteti te sillet ne kete menyre.

Nuk kuptohet se ç'fare kerkon me shprehjen " te jesh e guximshme".

Per ç'fare turizmi flet, per turizem seksual?

Vazhdojme te jemi viktima te pushtetit partiak " te marton partia ty moj bij".

Ky brez duhet te largohet nga politka, e jo vetem nga politika por nga te gjitha institucionet kryesore te vendit.

 

 

 

 

o lum, ketu nje prof. dr. albanez "po shkep" mer, ose me e globalizu icik, is shkepping... pffff... kshu e ka t'shkepmen, mer... osht trekonchi revolucionar o lum, edukate, kulture, qytetrim. eshte e treta ku calon muhabeti, me ra goja tu e thon. dy te parat i kane shume, po e treta... a-ha...   smiley

Emo!!!

 

Qytetrimi eshte me kryesorja per zhvillimin e nje vendi, pas saj vijne edukata, e kultura.

Pa qytetrim, keto te fundit jane fallco,dukje, pupla.

Dmth, sipas teje, njeri qe ka lind e eshte rrit ne fshat nuk mund te jete rrit me edukate dhe kulture? Vetem ne qytet behet edukata e kultura?

Ore, si tha Pangua"nuk e perballova tundimin"?

Femra ishte "alamet" femre,dhe Ylli Pango ishte 23 vjec ,ne kulmin e potencialit mashkullor,dhe do tia bente hall te gjitha,edhe vendin e punes ,si ministir gjithshka, emo do tia merrte mendjen mendjen"gopi"!

Si ka mundesi nje plak 56 vjecar ti dorzohet tundimit te asaj "alamet femreje" "te morsha te ligat"! Pse 20 vjecar eshte Ylli Pango ?

Pango me nje kariere te gjate mashtrimi eshte kthyer ne nje pervers,sepse nuk shkon nje deshire per sex te nje 56 vjecari me nje 23 vjecare ,se i bie qe Ylli te beje perversitet,me gocen e e vet!!!!

Ylli eshte nje pervers,manjakseksual !

 

me duket se pasi u qetesuan ujrat njerezit po i kthehen arsyes . edhe une jam per largimin e pangos , dorezimin e mandatit apo qfare do tjeter por fiksi eshte nje rrezik per jeten private te njerezve . mendoni pak se per qfare morali flet fiksi kur po ky fiks mohoi vdekjen e nje vajze qe po kthehej e droguar bashke me te dashurin e saj , pronarin e top-chanel nje burre i martuar e me dashnore. ky eshte nje perversitet i ketij televisioni dhe presidenti pa pike morali e dekoron .

Personalisht jam shume e indinjuar me menyren e perdorur per te poshteruar dhe ulur nje person (kush do qofte ai). Nga 'pseudo-artikujt' qe kam lexuar nga gazetat shqipetare por dhe nga komentet qe lexoj ketu normalisht qe me lind pyetja, cfare eshte ajo qe shumica e njerezve po gjykojne keto ditet e fundit? Jeta dhe pasionet seksuale te dikujt,  (qe gabimisht perkufizohet si moralitet, por qe eshte shume larg konceptit filozofik te moralitetit) apo po gjykohet dhe denohet nje fenomen (ai i shkeljes se etikes se punes ne institucione, dhe i ligjit qe rregullon marredheniet pune marres -pune dhenes)? Mendoj se ajo ku duhet te perqendrohemi eshte pikerisht e dyta, dhe te evitojme komentet e 'ulta' dhe 'banale' qe kane te bejne me jeten personale te njerezve qe nuk i perket asnjerit prej nesh. Jeta personale dhe ajo publike jane dy sfera te ndara nga njera tjetra.

Nese zoteria ne fjale ka thyer nje ligj dhe nje kod etike per ato momente qe ai eshte ne institucionin shteterore, atehere ti si shtet merr masa dhe largoje nga puna. Individi qe ka provat te dorezojekasetat ne prokurori,bej denoncimin perkates, dhe ketu mbaron skenari.

Por me cfare te drejte nje institucion mediatik hyn ne banesen private te nje individi dhe e regjistron ne shtepine e tij, ne momentet intime? Pastaj i jep keto filmime ne televizion? Mua kjo me duket nje shkelje e rende  e jetes private te individit , dhe qe nuk duhet anashkaluar aspak.

 Pango u kthye ne fenomenin Pango dhe po 'gjykohet' nga 'moralistet e standarteve te dyfishta'. Ne keto momente ndjej nje keqardhje njerezore per te; te denosh dike per shkelje te ligjeve ne pune eshte detyra e shtetit. Te fyes, ulesh dhe denigrosh figuren e nje njeriu dhe te familjes se tij nuk eshte puna e njerezve dhe e shoqerise. Mendoj qe shoqeria shqipetare duhet te tregoje vlera me te larta se keto.

Po nuk i vuri njeri kameran ne krevatine gjumit kur Pango me dahnoren po benin seks, edhe publikoi videon.

Pango po takohej me nje vajze, qe ta konsideronte per pune. Ai i kerkoi te diskuntonte me vajzen ne shtepine e tij.

Ajo nuk ishte e dashura, po nje e huaj. Ai duke shfrytezuar postin, i ben presion vajzes edhe i fut duart qe te zhvishet. KY ESHTE IMORALITETI: SHFRYTEZIM I POSTIT.

Kjo ne gjuhen legale quhet "quid-pro-quo" (kete - per -ate), ku jep seks per te marre pune apo ngritje ne pergjegjesi. 

O I TRASHE more A.A edhe shoket e tu qe ju vika keq per perversin qe shfrytezon postin per lango Pango-n.  

Nuk ka te beje mosha as e tij as e vajzes, po kane te bejne rrethanat, kushti i dhenies se punes nese vajza permbush deshirat e tij.

 

 

 

Nese zoteria ne fjale ka thyer nje ligj dhe nje kod etike per ato momente qe ai eshte ne institucionin shteterore, atehere ti si shtet merr masa dhe largoje nga puna.

Pangua ,zoteria,nuk eshte me minister, ai shteti mori masa dhe e largoi nga vetja ,e hodhi ne rruge. Nuk e ke marr vesh ti ?

Ai nuk eshte larguar per mungese etike, as per thuerje ligji ,por per abuzim detyre.

Topalli- tha se ka tradhtuar moralin e Partise,ti e di kush eshte Topalli apo jo ?

AA e kuptove ?

 

Problemi kryesor i politikanëve shqiptarë kudo qofshin ata, është se, ose mendojnë kryesisht me krye të madh, ose mendojnë kryesisht me krye të vogël.  Tepër pak dhe tepër rrallë ndodhe të ketë të tillë që mendojnë edhe me zemër, prandaj kemi këtë rrënim moral të shoqërisë shqiptare. Shoqëria udhëzohet sipas modeleve, të cilat zakonisht merren nga jeta publike, kryesisht nga aktorët e jetës politike, shumë rrallë prej asaj akademike apo kulturore, e në këtë fushë këta tanët janë për faqe të zezë. Prandaj i lumtë Topit, pavarësisht motivit nismëtar, që ju mundësoi të gjithë shqiptarëve që të binden se çfarë modeli referencial për këtë popull ka zgjedhur Sali Berisha, pa pasur iluzionin që në krahun tjetër është gjendja më e mirë. Mbase  dalëngadalë fillojnë njerëzit dhe i kërkojnë këto vlera tek të zgjedhurit e tyre. Në këtë kurth ka mundur të bjerë vetëm një pusht i tillë si Pango, që duke menduar me krye të vogël është dalldisur mbas zoçkash të reja, sepse ata që mendojnë kryesisht me krye të madh kanë komoditetin që t'i autorizojnë të besuarit e tyre për t'i marrë lekët e provizioneve nga tenderët, pra përdorin mashën dhe nuk e rrezikojjnë veten. Obsesionin seksual Pangoja i shkretë ka mundur ta shuajë veç vetë, pa ndërjmetësim. Prandaj edhe fiksi të vetmen shansë ka pasur që ta fusë në kurthë Pangon në fazën kur komandën mbi qenien e tij e kishte kryet e vogël, e në asnjë rast nuk ka mundur të ndriçojë punën e atij "fshatit turistik" që shprehte frikën vetë në bisedë me Fevziun, apo punën e atij institutit që e financonte  vetë, etj.

Gjeja me e tmerrshme ne kete histori eshte se incidenti i Pangos, inkurajoi perbindshem lincimet kolektive, dje i hoqen edhe te drejten te ushtroje profesionin si pedagog, nuk mund te priste dekani sa te dilnin perfundimet e prokurorise ?!!

Gjeja tjeter me e turpshem qe beri Sala dje qe nje sulm i ulet ndaj Rames per te larguar vemendjen nga e gjithe kjo, zedhenesi i tij, Bogdani mbajti fjalimin me te shpifur e me te rendomte ne historine e thashethemeve dylekeshe, tipike shqiptare, kur permendi me cinizmin me te paskrupullt, shkakun e ndarjes se Edit me Matilden.Edhe ne koherat me primitive ata qe luftoheshin u permbaheshin ca rregullave etike, por keta e kane kthyer ne nje fushate te rendomte thashethemesh. Imagjinoni si do jete ndjere djali i Edit dje kur ka degjuar gjera kaq te perbindshme...

Sa here ndodhin gjera te tilla me kujtohet nje fjali e Kadarese; Por ndoshta eshte heret qe prej shqiptareve te kerkohet nje persosmeri e tille... Ai kete e ka thene me duket para nja njezete viteve, por me sa shoh nga gjithe keto lemeri, ende here qenka...

flokenaja te mbahet mende ai sulmi i Meros ndaj Rames per cunin e tij, para disa vitesh? Kujtoja Meros sot..   smiley

Edhe ky cuni i ri si Meroja do perfundoje.. Qe disa njerez te bejne kthese dhe te krijojne ate qe quhet "ndergjegjie" duhet te prekin fundin! Te mendosh qe cuni i vete sapo ka marre veten nga nje semundje e rende eshte akoma me e peshtire.. 

"Por ndoshta eshte heret qe prej shqiptareve te kerkohet nje persosmeri e tille..."

Me pelqen reagimi i Rames dhe i PS qe nuk u moren me kete maskarrellek. Ka shpresa flokenaja ka, disa shqiptare e njohin persosmerine!

Persa i perket Pangos te lutem mos u merr me turmat dhe as me njerezit kafeneve. Ky ishte nje rast ideal qe shteti yne te tregonte moral e para dhe e dyta te tregonte qe Femra ne shqiperi mbrohet me LIGJ!!!! Sa keq qe kryeprokurorja shqiptare  e cila eshte femer vete rri kaq indeferente. Personalisht po mendoj qe rasti Pango eshte nje rast i humbur per shoqerine shqiptare.

 

 

 

 

incidenti i Pangos, inkurajoi perbindshem lincimet kolektive,

 ..dje i hoqen edhe te drejten te ushtroje profesionin si pedagog, nuk mund te priste dekani sa te dilnin perfundimet e prokurorise ?!!

Kur nje ujk shihet s`eshte nevoja ti tregohen gjurmet.Duhet te kete nje ligj per rastet"Incidenti i Yllit"qe nje person i tille ne raste te tilla ti hiqet ushtrimi i profesionit.Se kush ja ka hequr titullin e profesionit,ose kush e ka kete te drejte,nuk dime gjo ne .Por qe i duhet hequr kjo ben muuuu!As kush nuk ka deshire qe nje profesor petagog te kete vesin e perversit ne ushtrimin e detyres se tije,as kush nga prinderit nuk do te donte qe vajza ,motra e tije te merte nje edukim nga nje njeri qe si qellim kryesor ne punen e tij ka ndjesite sexuale,epshndjellse!

 

Keshtu vepron bota

incidenti i Pangos, inkurajoi perbindshem lincimet kolektive,

Ne fakt incidenti i Pangos inkurajoi nje opinion shoqeror qe eshte kundra perversitetit te petagogeve,sepse petagogu eshte nje figure e rendesishme ne edukim.

Bota ben te njeten gje ,me nje incident te tille e largon nga puna,dhe i heq te drejten e ushtrimit te profesionit!

Dmth nuk eshte e vertete videoja e Yllit?Kete do te thuash me" perfundimet e prokurorise" ,floku?

Floknaje dikur me sa mbaj mend ,te hoqen nga puna dhe ishe e merzitur pikerisht per nje histori te ngjashme por ti nuk mund te vazhdoje se nuk ishe budalaqe ,ti peruleshe bosit tend ,apo e kam gabim?

Cne kjo mbrojte per Incidentin ?!!!

Artian, me ke keqkuptuar smiley

Une pangon e kam ditur me kohe e me vakt kush ka qene dhe te them te drejten ate videon nuk munda ta shikoja dot deri ne fund nga neveria...

Tjeterkund e kam fjalen une. Ti degjosh njerezit si flasin si te nderkryer neper lokale apo tjeterkund, te shpifen zorret.Ku kane qene me pare xhenem? Duket se per sa kohe keto gjera nuk dalin ne televizor askush nuk shqetesohet. Shqiptaret jane njerez fasadash.

Tani me kete rast sikur gjeten me cfar te merren.E kam thene edhe me pare e urrej psikologjine turmave... dhe sidomos analogjine qe bejne me rastin Rama gje qe nuk ka kurrfare ngjashmerie... keto sulme histerike pa kurrfare etike nuk me pelqejne...

sa per kete qe keshkruar ketu;

"Dmth nuk eshte e vertete videoja e Yllit?Kete do te thuash me" perfundimet e prokurorise" ,floku?

Floknaje dikur me sa mbaj mend ,te hoqen nga puna dhe ishe e merzitur pikerisht per nje histori te ngjashme por ti nuk mund te vazhdoje se nuk ishe budalaqe ,ti peruleshe bosit tend ,apo e kam gabim?

Cne kjo mbrojte per Incidentin ?!!!"

po te pergjigjem;

Mua nuk me hoqen e lashe vete, sa per saktesim, jo se ka shume rendesi, dhe ti e di shume mire se c'qendrim kam mbajtur une ndaj ketyre dukurive, mjafton te lexosh ketu kete qe kam shkruar para disa muajve, kam kohe qe u ngjirra duke folur e askush nuk degjon, me perjashtim te ndonje gazetari i cili ma ka vjedhur ne menyre krejt te pacipe shkrimin...  lexo ketu nese ke haruar...

http://flokenaja.shqipo.com/2008/11/12/n...

Gazeta SHQIP e sotme, ne faqet KULTURE, ka shkrimin me titull :

ZHULJETA IA "LYP" ARJONIT.

Duke qene se dita-dites jam duke shkare ne kthetrat e TERRORIZMIT, dua te pyes :

A KA ME DINAMIT NE SHQIPERI DHE SA LEKE ESHTE KILJA ?

I HAVE A DREAM, qe nje dite Shqiperia do te gdhihet pa plehra gazetash dhe gazetaresh, qe me ne fund do te na bien veshet dhe syte rehat, qe nje dite SHQIPTARET t'i kthehen jetes se vertete.

Ju lutem, kush di ndonje pergjigje, mund te me jape nje tregues.

"Nuk përmëndet litari në shtëpinë e të varurit", prandaj të jesh pak më i kujdesshëm herë tjetër... mos i përmënd dinamit e barut qeverisë... sepse pas ca ditësh është përvjetori i Gërdecit

Ehuuuuu nje avaz ke ti. Vazhdo vazhdo beji moral nje kandidati per terrorist. Une e kam te ndare mendjen, e ti me thua : si s'te vjen turp qe ha me duar te palara.

Gazetat dhe gazetaret po baterdisin e cakerdisin 3 milion shqiptare e ti gjen kohe per qyfyre.

Faqja e kultures se nje gazete qendrore (qe shperndahet gjithandej) ka dhe shkrimin Gjeli ia "lyp" pules. Edhe pastaj me thone qe kjo pune nuk do dinamit. Dinamit e cfare dinamiti, qe t'i ngreje zgupthi me soj e sorollop.

 Studenti, ne tv, (para ca vitesh) keto programet me kamera te fshehta dhe provokime apo dhe pa provokime, kane qene te perhapura, vetem tani kohet e fundit (u be 2-3 vjet) qe nuk po duken shume. Une kam dhe nje eksperience personale keshtu, erdhi vete femra, nuk ishin instalime te tv, por te nje institucioni tjeter.....nuk rashe ne kurthin e saj.....histori qe do te ta tregoj ne Tirane, nese vjen e me takon kur te vij aty. Ti je i ri, dhe mendoj se ke iluzione per perendimin, siç kisha une dikur per te.

Ka ndrruar Ed ka ndruar...sot permendet litari qe le i vdekuri jashte varrit .

Nje kufome Politike si PD , e mbarsur me maskaralleqet me te medha te trasheguara nga ish anetaresia e PP se vdekur , eshte ajo qe shpjegon transformomimin e shprehjes se urte nga " nuk flitet per litar ne shpine e te vdekurit" ........ne....... " pasi te vdes me varje ,lermeni jasht litarin" Dhe tani eshte penguar ( Panguar ) haptazi e gjithe shoqeria pervec ndonjerit me nr sim-bole-ik qe rrjedh nga tifozlleku Policor ose Lefteist . Sepse helbete kur te "varroset" politikisht edhe PD duhen Trashegimtare me aftesi per shndrime te reja te fjaleve te urta.

e dini pjesen me ironike? sala e shkarkoi per 4 minuta. dmth per salen esht me e rende tia kerkosh 1 femre qe te kerkon pune (kjo esht kryeskandal, por ndodh ne gjith administarten tone dhe pango nuk bente perjashtim) sesa te vrasesh 26 vete apo te plackisesh 232mln euro?

leket shkojne e vijne zogu,por ajo placka qendron.Servet Pellumbi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).