G99

Pa program, pa pervoje, pa transparence

Ne 1000 personat e intervistuar nga zgoby per llogari te top channel ne muajin shkurt, 20 prej tyre kane deklaruar se do te votojne per G99. 2% pra.

 

 

Une nuk kam ndermend ketu te merrem me perllogaritje elektorale, as me parashikime apo baste e as me meskinitete parafshatare paranojake te tipit "ca gjona nuk i dini ... Rama ... PS ... Meta ... filmime ...". Dua thjesht e vetem te kuptoj se cfare mund te shtyje ?% te popullsise te deklarojne voten per G99. Them "te deklarojne" sepse edhe mund te jene me teper ata qe ne realitet do te votojne per G99 por akoma preferojne te presin per te vendosur. 2% jane 50-60 mije vota ne fund te fundit e nuk jane pak (lodhesh ti numerosh nje nga nje)

 

Si fillim besoj se mund te pranojme pa debat (paqesisht pra) qe G99 eshte nje evolucion i aktivitetit te Erion Veliajt ne skenen politike qe filloi me "MJAFT!"  (nisi si dicka antipolitike aq sa te rinjve jo-militante iu mbush mendja se politika "eshte k.a.k"- kete nuk ka nevoje ta pranojme paqesisht po nuk ka shume rendesi).

 

Ne fakt pyetjet jane dy:

1- pse 2%

2- pse VETEM 2%

 

Per pyetjen e pare pergjigjet jane thelbesisht tre (me variacione sa te duash):

a- sepse ca njerez besojne ne mesazhin qe perpiqet te percjelle g99 (mesazh tejet pozitiv)

b- sepse ca njerez e konsiderojne si te keqen me te vogel (ne fund te fundit)

c- sepse ca njerez kane simpati personale per njerin apo tjetrin eksponent te G99 (me te drejte do te thoja)

 

Nderkohe une, qe bej pjese tek 98% e votuesve te cilet nuk do te jepnin sot voten per G99, mund te them pse jam i ketij mendimi.

 

- une nuk besoj se g99 ka pervojen dhe aftesite e mjaftueshme per te administruar pushtetin qe do i jepte vota.

- nje program "qeverises"  do te lehtesonte disi kete mangesi por edhe ky program sot mungon dhe ne pozicionin e tyre (e kane te domosdoshem nje program shume te detajuar per te bindur elektoratin se do te dine te qeverisin) jane teper te vonuar per ta publikuar (kerkon analize pasi duhet te dime kush do te paguaje per ato qe do te premtojne).

- Me kryesorja eshte qe veliaj (dhe g99 meqenese nuk e detyron) ka treguar dhe tregon cdo dite qe nuk pranon te publikoje burimet dhe destinacionin e fondeve qe e sollen ketu ku eshte sot. "MJAFT!" (dhe rrjedhimisht veliaj e g99) lindi publikisht me reklame te paguar dhe po me aktivitete te paguara (nje pjese e mire per komunikim me publikun) arriti nje pozicion te caktuar ne teatrin e politikes shqipetare. Ketu nuk ka asgje te keqe per sa kohe gjithcka behet ne transparence te plote me te gjitha informacionet ne dispozicion te kujtdo ne cdo moment (on-line mo qe te mos i bime rrotull). Kjo mungese transparence nuk me lejon te vleresoj aftesite dhe ndershmerine me te cilen eshte administruar organizata qe perben te vetmen reference politike per disa nga anetaret kryesore te g99. Fakti qe dikur vete Veliaj kerkonte te njejten gje, me protesta origjinale, nga albtelekom apo kesh me ben te mendoj se nuk eshte thjesht harrese.

 

Mbase kane te drejte ata persona qe e shohin si "e keqja me e vogel", tamam ashtu si na propagandonin Berishen ne 2005, por une mendoj se mangesite qe permenda, e sidomos ato ne lidhje me transparencen, duhen ndeshkuar dhe klasa e re politike ne shqiperi, qe, me sa duket, do te zevendesoje, dalengadale, klasen e vjeter drejtuese, duhet te marre mesazhe e kerkesa te qarta nga elektorati.

 

Mund te ndodhe qe, ne ditet ne vijim, te kemi nje publikim te financave te mjaft per vitet e administruara nga veliaj dhe, nga ai moment, kushdo do te duhet te ish shume i gatshem te nderronte mendim e te vleresonte edhe realizueshmerine e premtimeve qe do te na bente programi i detajuar i g99.

 

 

 

5 Komente

Gene,

para se te pergjigjem do t'i rishkruaj pyetjet:

1. Si ka mundesi qe nje parti pa program, pa ideologji, pa pushtet (dmth pa ministri qe te fusi njerezit ne pune) merr 2% te votave?

- Kjo eshte nje pyetje shume inteligjente per mendimin tim. Pra, nese kjo parti nuk ofron asnje gje, atehere arsyeja qe mund te marre vota eshte se njerezve u eshte mbushur mendja qe duhet te rrime larg nga partite e tjera.

2. Atehere pse vetem 2%, pse jo me shume?

-Puna eshte se njerezit nuk e shohin si alternative, nuk e shohin si asnje gje. Shume shume Veliaj & Co mund te jene pare si gjak i ri, te rinj energjik dhe eshte pare si pozitive pjesemarrja e tyre ne politike. Jane njerez qe ofrojne dicka ne ate shoqeri, por jo nje ndryshim, nje alternative apo aftesi per te drejtuar vendin. Prandaj, nuk mund te jene me shum se 2%.

Qe na ben te kthehemi tek pyetja e pare: nga dolen dhe ata 2%?

- Erioni dhe te tjeret jane njerez te zote, me aftesi shume te mira sociale. Dhe keta 2% (qe na ben te mendojme se sample'i i Zogby't ka qene kryesisht nga Tirana) jane miq e shoke te tyre, njerez te cilet i kane afruar me aftesite e tyre sociale. Kjo te ben te te vije keq qe po i shperdorojne ato aftesi qe kane dhe nuk i perdorin per te permiresuar nje strukture egzistuese sipas bindjeve te tyre politike, ku do kishte me shume vlere.

Aleanca me PS eshte nje shenje pozitive

Rreth 23% jane ne tirane Gre

Ne fakt do te ishte me shume interes te kishim tabelat e plota me pergjigje por gjithsesi 20 votave (ne aq do te reduktohej numri per te pare kush, ku dhe pse do te votonte g99) nuk ke cfare ti shtrydhesh ne analize.

 

Gene,

pyetjet qe radhit jane dilema, zgjidhja e te cilave duhet te conte doemos tek prurja e nje fryme te re qe misheron ndryshimin qe aq shume duan e duan e duan shqiptaret. A e ka 'risine' G99? Risi ne menyren si hyri ne spektrin politik, risi ne menyren si u publikua, risi ne organizim si formezuese e vullnetit politik te pjeses se  shoqerise qe perfaqeson, risi ne qasjen ndaj shqetesimeve te shqiptareve, risi ne program, risi ne transparence apo risi ne mbulim mediatik? Shoh menget e perveshura ala Obama te Erionit, hartimet  apo perkthimet nga ligjerime publike jashte kufijve, nje mbulim te papare mediatik nga News 24, Top Channel e Vizion Plus, dalje ne nje manifestim nga e njejta foltore e Veliajt me Gjinush e Milo, fjale, shume fjale, tej mase fjale te artikuluara ne sinkron me Ramen, rrekje e vijueshme per te bindur publikun se vjen nga nje familje punetoresh te devotshem, me te ardhura te ulta ndersa jakat e pulovrat shkelqejne nga firmatot. Ketu risija merr tjeter kuptim. Vertetohet ajo qe u publikua nga disa studiues se plakja tashme nis ne moshen 27 vjecare dhe se truri eshte me produktiv ne ate 22 vjecare. Andaj qe me mbreselenes Erioni tek Mjaft.

Është fatkeq një vend ku shfaqet fenomeni opozitë e opozitës siç po proklamohet në mënyrë të përsëritur nga të gjithë zëdhënësit e të gjitha formacioneve politike të mbështjella rrethj Ramës së gjatë. Kam pritur personalisht që Erioni i Mjaftit do të ishte më kreativ se Gjinushi i "politikës së re përtej të majtës dhe të djathtës". Në çdo vend të botës demokratike, vlen relacioni aksiomatik: Qeveri e suksesshme, me opozitë imponuese, ose qeveri e dështuar me opozitë impotente. Përgjegjësia më e madhe për impotencën e opozitës i takon PS-së, e nëse ata këmbëngulin që kanë qenë të suksesshëm në opozitarizmin e tyre, atëherë duhet t'i quajnë edhe sukseset e Qeverisë që kanë rrjedhur nga ky opozitarizëm i tyre. Veç të mos e përmendin NATON se ai përpara se sukses i të dy poleve të politikës duhet të krahasohet me një "fatkeqësi elementare", që ndodh pavarësisht vullnetit të atyre që u ndodh.

"majft!" ishte risia e duhur ne momentin e duhur me gjithe mbeshtetjen e duhur.

Pyetja eshte: A BERI PUNEN E DUHUR DERI NE FUND?!

"A MUND TE THEMI SE "MJAFT!" SHERBEU SI INKUBATOR I NJE KLASE TE RE POLITIKE APO THJESHT SI TRAMPOLINE PER CA POLITIKANE ME TEPER?" (kete do te mund ta thoshin nese do te kishte nje menyre te paster administrimi, me transparence te plote dhe pa asnje vend per hipoteza)

 

Sot "mjaft!" duket se e ka te veshtire te ringrihet pas humbjes se besueshmerise qe i solli katapultimi i veliajt ne politike kolltukesh.

Gjithe ato vite pune te shkuara dem vetem e vetem sepse "ai vdesss per pak magazinier!"

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).