Obama i shkruan Berishës: Të punojmë së bashku gjatë 4 viteve të ardhshme

Nga partiademokratike.al

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një letër falënderimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha për mesazhin e urimit me rastin e inagurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën e tij Presidenti Obama shkruan:

 

“I dashur zoti Kryeministër!

Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inagurimit tim.

Me marrjen e detyrës dhe të përgjegjësive si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë çmoj shumë fjalët tuaja të inkurajimit.

Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme.

Sinqerisht juaji,

Barak Obama

 

 

16 Komente

Ore Ky Bomi me nje gur vret dy zogj. Edhe e falenderon Ministrin e Pare edhe i uron qendrim ne detyre edhe per 4 vite. Kjo eshte nje nderhyrje e paster ne punet e brendeshme te nje shteti sovran. Urgjentisht PS-ja duhet te mblidhet dhe te kerkoje shkakimin e Bomit nga inagurimi (lol) si President i SHBA-se. Por perpara se te beje kete, PS-ja duhet te sigurohet qe versioni origjinal i mesazhit te jete i njejte me kete te botuar tek RD-ja.

Sa qejf i ka Sala inagurimet, vdes mo me pre shiritat. Po Bomit ca ti prese? Ai i mban edhe floket e shkurter keshtu qe si pret dot ndonje balluke. Hajt mo po qe se nuk eshte bere synet, le tia prese Sala.

edhe i uron qendrim ne detyre edhe per 4 vite.

E ke lexu gabim. Bomi e ka fjalen per 4 vitet e veta, jo te Berishes.

Ky eshte lajm i vjeter!  Apo nuk gjete dicka me te mire per te share PD-ne dhe shkon e germon dhe gjen kete medemek se po ben humor?

 

Ik me mire beji bodyguard-in Veliajt se nuk je per kete pune ti.

Po keshtu e kaloj kohen keta, duke share njeri tjetrin. E njejta fryme! Si per te djathte si per te majte! Kapen me te tilla gjera, fundja fundit eshte thjesht nje leter zyrtare, asgje me teper!

Po kaq pra, asgje me shume.  Tani nese duam te tjerrim muhabet, une mund te interpretoj edhe ndryshe, por s`kam pse e bej.

Pikerisht s´ke pse e ben! Te jete per tjerrje, gjejme vertet diçka qe ia vlen te tirret, jo te lodhemi kot!

Ju falënderoj për mesazhin tuaj të njerëzishëm të urimit me rastin e inagurimit tim.

Me sa duket Obama ka patur frike mos e shajne nga motra dhe eshte gezuar qe mesazhi eshte i njerzishem.

Blendi di gje cili eshte varianti anglisht i shprehjes "mesazh i njerzishem"?

Ah se harrova! Blendi, "Bravo" eshte huazim gjuhesor. "Te lumte" themi ne shqiptaret kur duam te pergezojme!

Vertete i ka thene  "..per 4 vitet e ardhshme.." ??! Ka qene ne terezi  kur e ka shkrujt apo delironte? smiley

Ky lajm eshte ne krye te faqes zyrtare te partise.

Nese ka dy muaj si muhabet atehere do te thote se faqja zyrtare e PD ka dy muaj qe nuk perditesohet.

Jo keq si moshe interneti huh? smiley

Pas sa kohësh u dalin dhëmbët bebeve? smiley

Mgjse update-imi i faqes, më shumë i ngjan ndërrimit të pelenave me kta të pëdësë. smiley

E thotë mirë Kothi, ju di se ça pllazësh ini e me këto ua prdh mendjen parti-qeveria. 

Po unë një gjë e kam shumë merak... nivelin e mashtrimit. Dua të them, edhe këtej mashtrojnë, po e bëjnë më bukur, më me stil. I bien kandarit, po me gishtin e vogël, nuk ta rrasin me pallanxë kokës, GËRDAP! Apo gër-DEC? 

 

SHyqyr qe Obama ka vendos te bashkqeveris me Berishen. Do kemi nje bot me te sigurte...

Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme.

Sinqerisht juaji,

***************************

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).