Njerka

Mbasi u shperndane miqte e shoket prej dasmes se Perparimit, edhe ne te famijes tone ikem nga shtepia e babes. Ishim te lodhur, por te lumtur, te kapluar nga ajo ndjenja e miresise qe te shoqeron neper gezime dhe pas tyre, ajo ndjesi lodhje dhe clirimi qe ta kaplon trupin na bente te ndiheshim te qete si asnjehere. Edhe dita kishte qene e mrekullueshme, nje dite e ngrohte shtatori me diellin qe shdrinte nje qiell blu te pafund dhe me kalamjate qe te ziheshin neper kembe gjate gjithe dites. Ndersa rrrinim ne divanat e dhomes se shtepise se vjeter e cila na kish rritur, motra i me e madhe, Hatixhja qe kish ardhur nga Greqia per dasmen e Papit, cunit te vetem te axhes, me thote: - Pse nuk e martojme baben?

 

- Ca thua moj?- i kthehem i cuditur.

- Pse jo. Ti ne darke shkon e fle me gruan tende, une e darke fle me burrin tim, pse te mos fleje edhe ai me gruan e tij?! Po ta kapi kolla baben kush do ta degjoje, po qe se i dhemb shpina kush do ta ferkoje, a thua ka nevoje per pak ngrohtesi ne shtartin e tij edhe ai?

 

Atehere isha katermbedhjete vjec. Nena kishte pese vjet qe kishte vdekur dhe baba nuk ishte martuar ende. Motrat e mia si Hatixhja e madhja qe sapo ishte martuar, si Xhemilja e vogla qe shkonte ne shkolle, si Xhevrija qe kishte lene shkollen ne klasen e gjashte per tu bere zonja e shtepise kembengulnin qe duhej te martohesha. Duhej te martohesha se s'ben sepse ndryshe do te martohej baba. Po ca te martohem une i ziu. Une katermbedhjete vjec, ende nuk di cfare eshte as martesa as asgje, ende kam frike se vajzat jane dicka e cuditshme. Po pastaj mbaronte koha e dasmave e me linin te qete. Fillova shkollen e mesme dhe aty kerkoja me ngulm nje vajze per tu martuar me te. Shpesh edhe im ate me hidhte ndonje thumb, “E mire vajza e Hasanit, punetore, s'ia gjen shoqen ne kater cope katundet!”. Po vajza e Hasanit eshte 22 vjece e une 18, nga ta dija une se babai i shihte me syrin e tij si zonja shtepie e jo ne krhasim me mua, si nusen time. Babait atehere i duhej nje zonje shtepie, e mua me duhej te vazhdoja jeten. Por motrat po rriteshin, dy kishin ikur te burrat e tyre, dhe duhej te lironim edhe tjetren. Duhej se s'ben nje nuse. Fola atehere me Lulzimen, ate shoqen e klases qe doja me shume. “Pritem te mbaroj shkollen me tha. Nuk do shkoj ne shkolle te larte per ty, por pritem te mbaroj kete.” Ishim ne vit te trete atehere. Ime moter, Hatixhja me vjen dhe me thote se ma kish gjetur nusen, dhe se doja s'doja kete rradhe do fejohesha, se ndryshe martohej baba, e se njerka eshte njerke e eshte grua, e si grua do beje femije me baben, e si njerke do u jape per te ngrene femijeve te vet, e ne do na lere pas dore. Duhej te martohesha se ndryshe martohej baba. Baba i kish kaluar te pesedhjeteepesat. Kish qene dyzet e gjashte kur vdiq nena e s'ish martuar. Kish kaluar nje jete duke u shmangur, duke shmangur absolutisht te gjitha grate vejusha, duke iu larguar grave si hithrave. Dhe ne kishim qene te kenaqur. Ne me vertet na kish vdekur nena po s'na kish sjelle babai njerke ne shtepi! Tashme duhej te martohesha e te behesha zot shtepie. Dhe u martova. Ne dasmen time hodhi valle edhe Lulzimja me shoket e tjere te klases, me pas e lashe edhe shkollen. Sepse me dukej sikur te gjithe me shihnin mua kur hyja ne klase, me dukej sikur isha delja e larme ne tufe. Ne vit te katert. Pas gjashte muajsh me moren ushtar, dhe pas dy vjetsh u riktheva ne shtepi. Ate dite qe u riktehva babai ne ode te zjarmit mi dha celsat ne sy te motrave te mia.

 

- Qe, je ti zot shtepie qysh prej sotit. Se tashme je bere burre, ushtrine e mbarove, je bere babe femijesh, te takon ty te jesh zot i kesaj shtepie.

 

Dhe ndoshta motrat e ma qene te kenaqura ate dite. Kishin pare te realizuar ate endrren e tyre te te mos pasurit njerke. Se nuk e di pse jane shtrenguar te gjithe, ne gjithe perrallat, ne gjithe historite, qe fjalen njerke ta shoqerojne me nje dicka negative. Si nuk u kujtua dikush qe njerkat ti quaje heroina, njerez qe dine te japin nje pjese shpirti edhe per femijet e dikujt tjeter. Njerez qe duhet te rrisin nje shtepi te copetuar, qe duhet te durojne dite per dite zemerimet e kalamjve qe ndihen te trajtuar keq sido qe ti trajtosh?! Njerez qe duhet te ndajne zemren e nje burri me kujtimin e nje dashurie te shkuar?! Kete se kam kuptuar asnjehere.

Por megjithate ne u rritem dhe u plakem. Kemi nisur te martojme kalamajte, dhe ja sot ku jemi mbledhur per dasmen e Papit te las Nuz. I fundit djale i brezit tim qe martohet. Dhe Hatixhja me ka kerkuar qe te martojme baben. Se eshte e pamundur te kalohet jeta vetem, se jemi njerez e kemi nevoje per nje njeri qe merr fryme prane nesh. Im ate qe rrinte i qete ne anen tjeter te odes, sikur te kish kuptuar dicka na thote:

- Per xhit folni me kaq zjarm?

- Per kunisen.

- Keni gja me mu?

- Po kemi. Mendojme se duhet te martohesh.- i tahshe dhe i rreshtova arsyet njera pas tjetres. Ato qe kishim diksutuar me Tiçen dhe te tjera. E ai na degjoi me nje buzeqeshje te lehte nder buze. Ne fund na tha.

- Tash jam shtatdhjete e kusur vjeç. Kur se kam ba atehere kur kisha moshen, nuk kam ma nevoje me e perzi shtratin.

 

Ende tash, sa here qe nga oda e jeme e gjumit nder i veshin dhe e degjoj tim ate te kollitet, e degjoj qe leviz neper dhome, di se e kemi denuar ate njeri. E ka denuar Zoti qe i mori njeriun e jetes, dhe ne qe s'degjuam ta lejonim te krijonte jete tjeter.

18 Komente

E ka denuar Zoti qe i mori njeriun e jetes, dhe ne qe s'degjuam ta lejonim te krijonte jete tjeter.

S'po shoh strukturen, koherencen apo di cfare te tregimit por po shoh permbajtjen dhe diturine njerezore qe permban dhe ke shume te drejte me ate cfare thua. Nganjehere te rinjte mendojne vetem per veten dhe pasojat e nje njeriu qe s'eshte e ema ose i ati ne familje, ajo xhelozia, vendi i prinderit qe s'eshte me qe po mundohet te mbulohet nga dikush tjeter,...s'jane gjera te lehta. Por, njeriu duhet pare me perpara dhe menduar dhe per prindin tjeter qe ngel mbrapa; femijet ndertojne jetet e tyre por vetmia dhe deshperimi i vertete eshte i prindit.

Bukur Shkinkas. Tregim shume i drejtperdrejte qe ngjan si nje cope jete.

Aromë Shqipërie !

Pesë smiley

upps pa dashje i qenkam pergjigj komentit te PF smiley

Po ska gje, ideja eshte e njejte gjithesesi smiley

Edhe mu m'pelqeu shume!

Kjo m''knoqi fare: "E las Nuz!!! smiley

Rrogozhine? Peqin?

faleminderit!

la nuz, eshte lume. eshte e folmja e lumes. te ne ka dicka karakteristike qe femiaj i therret te gjithe meshkujt me te rritur te lagjes, perfshi te atin e vellezerit lale, prandaj la nuz, lala jonuz, dhe te gjtiha grate dade. deri sa u rrita nuk arrija ti ndaja kush ishte kush e ke kisha cfare me gjak. te gjithe njelloj. tip shoqerie e lidhur. dhe thuajse te gjithe shkrimet e mia, heq ndonje qe e vendosi ne lezhe, i kam atje siper, ne nje cope toke tej kolonave te grykes se lapave, ne fshatrat e komunes caje te kukesit. komuna me e larget e me malore e kukesit. atje ku kam lindur une. dhe la nuz vjen prej andej.

sic vjen prej andej komenti i akllit me poshte. e folmja jeme. tenk ju ragaci! smiley

falimnerit shume per sqarimin shknks!

Shume interesant, Cerriku thote Dade, edhe Lale!

shkrimet e ktij jane perhere mbreselenese, jo ne forme por sic thot edhe dikush me larte, ne diturine e vlerat njerezore qe permbajne.

Por megjithate ne u rritem dhe u plakem smiley

O sa "na-rracion" i thjeshte e i bukur... Bravo Shkinax!

e ndjere.

e rende fjalia e fundit te fut ne mendime rreth egoizmit qe mund te kene femijet (ne kete rast ) apo prindet ne pritshmerine qe kane prej familjareve te tjere.

Shkinaks,

Hapur, troc dhe shqip:

Teksti me lart nuk ngjan me nje letersi te mire. Dhe te me falin te njohur dhe te panjohur, por mos me thoni jo po ti c'kupton me letersi te mire. Jemi regjur aq shume me shiun dhe boren sa nuk kam nerva t'i shpjegoj dikujt qe uji ka dy molekula hidrogjen dhe nje oksigjen.

Ngjarja, pavaresisht rendesise apo risise apo befasise se saj (qe keto duhen diskutuar sepse nuk jane dhe aq te sigurta) duhet te tregohet bukur. Por bukur jo ne kuptimin sic ua tregojme shokeve ne klub. Bukur ka kuptimin e ndjelljes se lexuesit nga fjala e duhur ne vendin e duhur.

Ky stil rrefimi ngjan me tregimet e para 300-400 viteve me pare ku nuk i kushtohej rendesi stilit letrar por thjesht ngjarjes se forte dhe respektimit te rregullave te drejtshkrimit. Kam lexuar njehere nje histori te para 400 viteve, me gjuhen e atyre koheve, dhe u skandalizova nga dy gjera :

- nga ngjarja tejet e forte dhe e dhimbshme qe rrefehej
- dhe nga naiviteti i stilit te autorit.

Viset e tua te vendlindjes kane shume gjera per te rrefyer dhe une e marr me mend qe ti je i mbushur plot me to. Por miqesisht po te them, provo shume stile rrefimi derisa te gjesh prirjen tende. Nje gje eshte e sigurte, qe ky stil me lart le per te deshiruar.

Nje dicka tjeter qe ka njefare rendesie per mendimin tim: mencurite dhe urtesite popullore jane shume te bukura por ama per oden e burrave dhe jo per tunelin e letersise. Me perjashtim te rasteve te rralla ku keto mencuri popullore percjellin dituri universale (psh : fshatari e di c'kohe do te beje neser pasi te shohe qiellin e nje mbremje me pare), atehere keto lloj rrefimesh jane te mira per nje lloj letersie popullore, ekologjike dhe idilike. Por nese deshiron te dansosh, do te te duhet te mos i hedhesh hapat sikur po kercen pogonishten.

Suksese.

pershendetje!

letersia ime, e vetmja lende qe e kam marre gjithnje dhjete ka nje te vecante: dihet se eshte e imja. kam krijuar nje stil dhe do te kembengul ne ate stil. sepse eshte stili im. dhe qe eshte stili im kjo nuk do te thote qe ty do te te pelqeje medoemos. duhet edhe te mos te te pelqeje se po te hanim te gjithe groshe per cka i mbjellin laknat mileti?

a do punuar shkrimi? patjeter qe do punuar edhe shume. une punoj dhe shkrimi ehste bere te dielen, dhe eshte hedhur bruto. ata qe me njohin e dine se e bej kete gabim i hedh shkrimet pa i krasitur fare. me vone ndoshta i krasis. dhe me vone ka per te pase probleme, se e di se fjalite e mia jane shume te gjata, te cuditshme si strukture, po rreshqasin kur i lexon e per mua kjo ka rendesi. i filloj me lidhez qe duhet hequr po po ta heqesh e prish tregimin, nuk kam kerkuar asnjehere ta gdhendi karakterin e kam dhene te tille qe ti e njeh me mire se une se eshte komshiu yt ai qe po flitet per te, dhe ka edhe letersi te mire para katerqind vjetesh perderisa ka artritur ta lexosh ti, dhe nese pos katerqind vjetesh dikush do jete duke lexuar tregimet e mia do te thote se kam shkruar dicka qe ia ka vlejte.

faleminderit

av,

po e postoj edhe luigjin njehere, te shohim a e kalojne. andej e kemi lene pas dore krejt, gjynah

Shkinaks, e lexova para dy ditesh andej. E ke shkruar me zemer dhe, edhe pse i ke vizatuar shpejt e shpejt karakteret, ( ne nje ripunim tjeter edhe mund t'u kushtosh pak me teper kohe) ke arritur te percjellesh nje emocion te forte dhe nje tendence per reflektim. tema e familjes eshte  nje miniere e pafund motivesh.

pse nuk sjell ketu : Luigji, njeriu qe dashuronte shtetin...

 

shkinaks lexova vetem pjesen, jo komentet, se nuk kam kohe per to...

pergezime per zgjedhjen dhe kendveshtrimin e  temave interesante...

do te sugjeroja nje menyre tjeter te rrefyeri, ajo qe me duket se calon ketu eshte fakti qe  ti e ke shkruar dhe njekohesisht e ke komentuar tregimin, kjo nuk me duket mire, ne me degjon mua, hiqi fjalet e autorit, mos ia nxirr ti perfundimet lexuesit, lere qe ai t'i zgjidhe vete, se ti jo vetem qe ia qeron mollen lexuesit por ia ndan ate ne pjese dhe ia ushqen madje... smiley figurative kjo smiley lere lexuesin te lodhet shkinaks...

mund t'i hedhesh ne kosh pa problem sugjerimet e mia, por mendoj se ca sugjerime te sinqerta mund te te vlejne me shume se nje; bravo...

më pëlqeu fort Shkinaks.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).