Njerëzit e zgavërt

Degjojeni te recituar ketu

 

I

 

 Ne jemi njerëzit e zgavërt

Ne jemi njerëzit e mbushur

përkulur së bashku

helmetat mbushur me kashtë. Ah!

Zërat tanë të tharë, kur

ne pëshpërisim së bashku

janë të qetë dhe pakuptim

si erë në bar të thatë

ose këmbë minjsh mbi gastare

në bodrumin tonë të thatë.

 

trajtë pa formë, ton pa ngjyrë

forcë e paralizuar, gjest pa lëvizje

 

Ata të cilët kaptuan 

me sy të zhveshur, në Mbretërinë tjetër të vdekjes

na kujtojnë- nëse ndonjëherë - jo si frymë

të humbura të dhunshme, por veç

si njerëzit e zgavërt

njerëzit e mbushur.

 

II

 

Sy që s’ guxoj t'i shoh në ëndrra

në mbretërinë e ëndrrës së vdekjes

Këta nuk faniten:

Në atë vend, sytë janë

dritëdielli mbi një kollonë të thyer

Atje, ka një pemë që lëkundet

dhe zërat janë

në të kënduarën e erës

më të largët dhe më solemnë

se një yll që venitet.

 

Lër t’mos jem më afër,

në mbretërinë ëndërrimtare të vdekjes

Lërmë poashtu të mbathem

me maska që vë me dashje:

lëkurë miu, zhapë korbi, shufra kryq

në një fushë

duke u sjellë siç sillet era

jo më afër.

 --

 

Jo atë takim të fundit

Në mbretërinë e muzgut të vdekjes

 

 III

 

Kjo është toka e vdekur

Kjo është toka e kaktusit

Këtu imazhet e gurit

ngrihen lart, këtu marrin

lutjen e dorës së një të vdekuri

nën venitjen e një ylli sa pulit sytë

 

A është njësoj si këtu,

në mbretërinë tjetër të vdekjes

të zgjohesh fillikat,

në orën kur jemi

duke fërgëlluar me dhembshuri

buzë që do të putheshin

formojnë lutje gurit të thyer.

 

IV

 

Sytë nuk janë këtu.

Nuk ka më sy këtu

Në këtë luginë yjesh që vdesin

në këtë luginë të zgavërt

këtë nofullë të thyer të mbretërive tona të humbura

 

Në këtë vendtakim të fundit

kërkohemi me duar qorrazi

dhe e shmangim të folurën,

mbledhur në këtë plazh lumi të ënjtur.

 

Pa dritë sysh, vetëm nëse

sytë rishfaqen

si ylli që shkëlqen brenda vitit disa herë

Trëndafili shumëfletësh

i Mbretërisë së muzgut të vdekjes

Shpresa vetëm

e njerëzve të zbrazët.

 

V

 

Ja rrotullohemi fikut të detit

fikut të detit , fikut të detit 

Ja rrotullohemi fikut të detit 

Në orën pesë të mëngjesit.

 

Ndërmjet idesë

dhe realitetit

Ndërmjet lëvizjes

dhe veprimit

Bie hija

Sepse Jotja është Mbretëria

 

Ndërmjet ngjizjes 

dhe krijimit

Ndërmjet ndjenjës

dhe përgjigjes

bie Hija

Jeta është shumë e gjatë

 

Ndërmjet dëshirës

dhe spazmës

Ndërmjet fuqisë

dhe ekzistencës

Ndërmjet esencës

dhe zbritjes

Bie Hija

Sepse Jotja është Mbretëria

 

Sepse jotja është

Jeta është

Sepse jotja është 

 

Në këtë mënyrë mbaron bota

Në këtë mënyrë mbaron bota

Në këtë mënyrë mbaron bota

Jo me përplasje, por me ofshamë.

 

perktheu: indrit sinanaj

145 Komente

goxha mirë.

 

 

Shumë mirë ky! A të vjen keq ta provoj dhe unë një përkthim të mbështetur mbi përkthimin tënd?

 

Për sport:

  • Jemi njerëzit e zgavërt
  •  
  • Jemi njerëzit e mbushur
  •  
  • Përkulur së bashku
  •  
  • Kurora mbushur me kashtë. Mjerisht!
  •  
  • Zërat tanë të tharë, kur
  •  
  • Pëshpëritim së bashku
  •  
  • Janë të qetë dhe pa kuptim
  •  
  • Si erë në bar të thatë
  •  
  • Apo këmbë minjsh mbi gastare
  •  
  • Në qilarin tonë të thatë

 Jo jo, perkundrazi, kjo eshte arsyeja qe e vura ketu.

Per Headpiece - zgjodha fjalen helmete, pasi elioti e ka shkruar The Hollow Men si referim per luften e dyte boterore. Edhe vargu i fundit: This is the way the world ends/ not with a bang but with a whimper, thuhet se i referohet shpikjes se bombes me Hidrogjen.

Ne jemi njerezit e zgavert eshte varg  trokaik me 9 rrokje.  Ruhen rrokjet tek vargu tjeter: helmetat mbushur me kashte. Ah! 

Ndersa varianti Jemi ... nuk ka shume ritem. Mendimi im.

 

  • Trajtë pa formë, ton pa ngjyrë,
  • Forcë e paralizuar, gjest pa lëvizje
  •  
  • Ata që kaptuan
  • Me sy të zhveshur, në tjetrën Mbretëri të vdekjes
  • Na kujtojnë – nëse fare – jo si frymë
  • Të humbura të egra, por vetëm
  • si njerëzit e zgavërt
  • njerëzit e mbushur

 Trajte!!!! bingo... po, po! duhet nderruar fjala "siluete" me "trajte", 

nese fare - nuk ngjan si shqip, me duket...

  • Sy që s’guxoj t’i ndesh në ëndërr
  • Në mbretërinë ëndërrore të vdekjes
  • Këta nuk shfaqen:
  • Atje, sytë janë
  • Dritë mbi një kolonë të thyer
  • Atje, ka një pemë luhatëse (ose që luhatet)
  • Dhe sytë janë
  • Në këndimin e erës
  • Më të largët e më solemnë
  • Se një yll që venitet.
    • Atje, ka një pemë luhatëse (ose që luhatet)

    • Dhe sytë janë

      ne kendimin e eres

  • Ne origjinal kemi dy fjale : swinging dhe singing, germa te ngjashme

  • Perkthimi im ka dy fjale: lekundet/kenduaren, mua me duket sikur jane vazhdim te njera tjetres... kund-ja e njeres, eshte kend-ja e tjetres..

 sy qe s'guxoj t'i ndesh - could be, une zgjodha variantin e vjeter te eliotit, eyes i do not dare see in dreams,

ne mbreterine enderrore te vdekjes - per kete isha ne dileme

in death's dream kingdom - eshte e vertete qe llaf per llaf perkthehet mbreterine endrrimtare/enderrore te vdekjes, por nuk me bindi...s'me ngjau mire... mund te perkthehet edhe mbreterine prej endrre te vdekjes, dhe merr prape vendin e nje mbiemri.

 sqarim: ne perkthimin tim, duhet marre parasysh qe disa zgjedhje jane bere edhe per shkak te prozodise se vargut ne origjinal. Pervec perkthimit qe duhet te jete deri diku besnik i fjales, jam i mendimit se duhet besnikeri edhe ndaj prozodise se vjershes origjinale.

okej, okej. unë po përkthej me bindjen që përkthimi yt është tullë, prandaj dhe të thashë që po mbështetem mbi të. Po po bëj ndonjë ndryshim qoftë edhe për të mpref dorën...dhe me pa si duket po të bohet kshu në vend që ashu...dmth po të ndërrohet i fjalë me i tjetër etjetj.

 e ke shume mire fare, une te falenderoj. thjesht po mendoj me ze, dhe po shkruaj ketu motivimin pse kam zgjedhur nje fjale vs nje tjetre...

Pse jo "Njerëz bosh" (ose të zbrazët) tek titulli?

Jo, Ed, jo. Është "hollow" në anglisht. "I zgavërt" i bie mu në kokë muhabetit.

 ia paska futur kot ai vllai smiley

Hollow ka shume kuptime. Ashtu si e kam kuptuar une, zgavert eshte dikush qe ka patur njehere e njekohe, dhe pastaj ia kane hequr te brendshmet me dore, sikur te ishte nje kavanoz turshish.

fjala anglisht per "bosh, (i/e) zbrazet" eshte Empty. 

Pamvarsisht besnikërisë së përkthimit fjalë për fjalë, këtu ka rëndësi edhe se si arrin të transmetohet imazhi.
Një njeri i zgavërt të sjell ndërmënd dikë "të gërryer me sqepar", ndërsa një njeri bosh njihet edhe në mënyrë figurative si shprehje smiley.

P.s: Po lexoja përkthimin tim të asaj strofës (të bërë nga versioni italian) dhe përkthimin tënd... tek rrjeshti i fundit ka diçka që të lë në mëdyshje:

Është drita e diellit që është (për)thyer mbi kolonën apo
është drita e diellit që bije mbi një kolonë të thyer?

Jo se ka ndonjë rëndësi për mua, se hamadreq se e marr vesh kuptimin (e poezis&eumlsmiley si në njërin apo tjetrin rast, por meqë po diskutonim për vështirësitë që lindin gjatë përkthimit.

Pikerisht prandaj eshte llafi te zgavert, dhe jo bosh. Jane njerezit qe kane dale pas luftes, qe jane zgavruar prej luftes.

Po te shohesh edhe videon, eshte Marlon Brando ai qe e  lexon kete vjershe. Filmi eshte Apocalypse now (1979), me teme nga lufta ne Vietnam..

ps:  orig. sun light on a broken column ose shq. dritedielli mbi kolone te thyer.

P.s-ja jote nuk spjegon qartë smiley. Sepse dritëdielli është njëjës ndërsa nyja nuk bën që të mendohet se është drita e diellit e thyer por që është kolona e thyer.

 

P.s: diku ke përkthyer edhe yjesh që vdesin... që ndoshta përkthimi fjalëpërfjalë respektohet, por në shqip kemi yjet e këputur , ose yjet e shuar smiley

 e thyer, kolona.

Dying stars: yje qe vdesin. 

Yje qe shuhen vjen era komunizem, mi spiace ..

"hahahahahahahahahah!" - tha Visar Zhiti dhe rrëkëlleu gotën.

Jeruzalem, pershendetje. Pse ke zgjidhur "perplasje" dhe jo "plasje", apo "shperthim" dhe pse ke zgjidhur "ofshame" dhe jo "peshperime"?

Sy që në në ëndërr nuk guxoj t'i ndesh
Në mretërinë e ëndërrës së vdekjes
Këta sy nuk shfaqen:
Atje poshtë sytë janë
Dritë dielli mbi një kolonë thyer.

 sepse fjala "perplasje" nuk eshte e njejta me fjalen "plasje"

dhe bang nuk do te thote plasje.

Shperthim nuk shkon tingulli. 

Jo me nje shperthim por me nje ofshame, e shperthen cdo lloj ritmi. S'bo.

whimper nuk eshte peshperime. me qejf te madh ne fakt, do kisha per ta perkthyer "kuitje", per te treguar ate te qaren e mekur qe ben kulishi, por ne fakt llafi i sakte eshte ofshame... fshhhh

 

Le t’mos jem më pranë

  • Në mbretërinë ëndërrore të vdekjes
  • Lermë po ashtu të mbath
  • T’atilla maska të qëllimshme
  • Lëkurë miu, zhapë korbi, shufra kryq
  • Në një fushë
  • Duke u sjellë siç sillet era
  • Jo më pranë –
  • Jo atë takim të fundit
  • Në mbretërinë e muzgut*

 *për kët kam dyshime. Se një nga kuptimet e twilight është edhe:final period: the time when something is declining or approaching its end, especially in a gentle or peaceful way p.sh: the twilight of his career

   

Tubi continued içik më vonë...

 

 

  • Kjo është toka e vdekur
  • Kjo është toka e kaktusit
  • Këtu imazhet e gurta
  • Ngrihen, këtu ato marrin
  • Lutjen e dorës së një të vdekuri
  • Nën xixëllimën e një ylli që venitet
  •  
  • A është kështu
  • Në mbretërinë tjetër të vdekjes
  • Të zgjohesh fillikat
  • Në orën kur jemi
  • Duke fërgëlluar me butësi
  • Buzë që do të putheshin
  • Formojnë lutje gurit të thyer

 tenderness nuk eshte vetem butesi, eshte edhe nje zone qe dhemb... psh kyce qe dhembin eshte tender joints, tenderness in the chest eshte zone e dhimbshme ne kraharor.. 

qartë qartë... e kam parasysh, po kisha parasysh edhe "shpirtbutësi", psh., që është sinonim me "dhembshuri".

 hhmmm

trembling with tenderness...

kshu hakshe hakshe do shkonte edhe ashtu, pra: fergelluar me butesi...

por imagjino qe keta jane njerezit qe jane duke ecur me kembe minj mbi gastare te thyera, njerez qe kane ardhur nga lufta, keshtu qe m'u duk me e sakte: dhembshuri... ngaqe ka nje fare dhimbjeje... ku di une.

po, po. qëndron arsyetimi. dmth varet si e merr "çakadashmethonautori" meillaf...

 

Ja rrotullohemi fikut të detit

fikut të detit , fikut të detit 

Ja rrotullohemi fikut të detit 

Në orën pesë të mëngjesit.

Ta degjosh ta recitoje Elioti... Ai e reciton shpejt e shpejt kete pjese, sikur te rrotullohej, si centrifuge. Rrotullohemi rreth fikut te detit, ne oren 5 te mengjesit - per te thene mbase se "ajo qe bejme eshte e kote, dhe koha qe zgjedhim akoma me absurde". Kjo vjershe eshte ne temen e poemave te tjera: The Waste Land dhe Ash Wednesday. Eliot eshte konvertuar ne kishen Anglikane dhe ka rene ne depresion. Keto poema te treja kane nje fill te perbashket: Njerezimi dhe esenca transcedentale, (Në këtë vendtakim të fundit / kërkohemi me duar qorrazi/ dhe e shmangim të folurën/ mbledhur në këtë plazh lumi të ënjtur), Lufta per te gjetur kuptimin e jetes, Kotesia, Percaktimi (and what is actual is actual only for one time/and only for one place)... vijon 

 

varet si e merr "çakadashmethonautori" meillaf...

Njerezit e zgavert - eshte e shkruar, si shume nga vjershat e tjera te Eliot pa kurrfare ndjenje. Dua te them, ne to nuk ndihet qendrimi i autorit, edhe kur eshte ai vete qe rrefen mbi veten e tij (Do I dare eat a peach?). Prandaj nuk ka si ka butesi aty. Behet fjale per njerezit per te cilet mbreteria e muzgut te vdekjes eshte shpresa e vetme, njerezit per te cilet nuk ka sy, nuk ka sy atje, qorrazi and leaning together, brenda mbushur me kashte, i sheh tek kontrollojne qorrazi per te mos u perplasur ne plazhin e nje lumi te enjtur (me trupa?); Njerezit e zgavert jane pakashume si njerezit qe njohim para pasqyres, me maskimin qe mbathim me dashje, ne qe formojme gure dhe u lutemi atyre me buzet qe perndryshe i kemi per te puthur; dhe me te vertete, keshtu mbaron bota. Ne heshtje.

Jerusalem, a e ke degjuar Paul Celan duke recituar poemen e vet "Todesfuge", ne gjermanisht ?

Nese po, cfare efekti te ka bere ?
Dhe nese te ka bere ndonje efekt te forte, c'mendim ke ti per nja 179 poezi qe sillen ketej verdalle ?

 Degjojeni ketu per kete qe flet ky 97, pastaj flasim. E ke perkthyer gje ti?

PS: e kam lexuar tek nje botim i Poetekes, me duket te 2005, nuk jam i sigurt

Sigurisht qe e kam perkthyer. Dhe madje fort mire.

Por ky lexim i Celan eshte rrenqethes. Ti e di sa qejf i ka pasur ky vargjet e copetuara, perseritjet ne varg, gjuha gjermane shperthente ne gojen e tij. Poet sic Gjermanet nuk do te kene para shume kohesh.

Je ne metro ti apo s'je ne metro ?!

Une t'iu hedh perla ketyre gicave qe zhgerryhen ketu ? Jo po me mire te me vije pas qafe.

Njehere kaloi nen mustaqe, s'ben vaki dy here.

 Hidhe ketu, mos bej te te lusin, se nuk me vjen me kjo nge per te lexuar vjersha... Edhe kisha nje sugjerim:  po t'i heqesh fare mustaqet, nuk do preokupoheni me per minjte (vijon foragjeri perkates, me buzeqeshjen e duhur)

Jo de jo, por me mire po e mbyll me keto kater vargje (gjeji te kujt jane) :

 

Natë e heshtur. Shtëpi e heshtur.

Jam ndër yjet më të qetë,

Vetë dritën time e mbart

Deri në fund të simes natë.

po po kuici muzikor. zhe syi dezole, nuk lexoj kshu vargjesh (franceze?) una

 

 

E di, e di gjithë historinë. Është i trajtesë e gjatë bashkë me historikun e të gjitha me radhë ke i Mehr Licht i para ca viteve. Plus ca përkthime (të dyshimta, içik kirurgjike, po të mira) me ç'kujtoj.

mos e keqkupto atë "çakadash...", dmth nuk kisha parasysh atë që ka dash me thënë autori, por ça ka pasë parasysh, ç'imazh, jo ç'domethënie...nejse...

 e qarte e qarte, (Ou Mehr Licht-i kshu?), ... e drejte, s'e dime dot ca ka pas saktesisht ne koke (s'e kam keqkuptu fare cardolloj qe mund te keqkuptohej), por bera nje paraqitje qe si me duket mua "Njerezit.." qe te justifikoja pse nuk ka butesi... 

Mos ia futsha kot ka qenë i Ukzenel Buçpapës. Dhe mos ia futsha prapë kot ka qenë i Korrikut 2006. Dhe nuk ia fus kot kur them që "The Waste Land" ai miku e ka pëkthy "shkretania". Ka pas disa përkthime, një intervistë m'duket, dhe fjalimin e nobelit dhe i farë historiku të shkurtër, po ka qenë goxha i bollshëm si material. Nejse, kur t'kem içik kohë për vazhdimin se u bo vonë.

mosss!!!!!! Tani jam kurioz ta lexoj.

...e di pse nuk ma mban ta perkthej dot ate. Sepse waste land eshte shume i veshtire qe ne fillim: 

April is the cruellest month, breeding

lilacs out of the dead land, mixing

memory and desire, stirring

etcetc

 

Mehr Licht, Korrik 2006. Është vetë Uka, faqe 241-271.

 Ke te drejte; ka pjese nga Shkretania dhe fillon me IV. Vdekja nga uji (me vjen keq jeruzalem). Ketu eshte dhe "Njerezit e zgavert" nga Uka.

 ej, taksirat e ke... hudhi nje sy asaj te Ukes, dhe hidh naj gjo ktu kur te kesh kohe dhe po nuk pertove...

Oh, se harrova. Sot kam gjetur nje nder librat me te medhenj te shekullit te XX. Por nuk e them kush eshte. Di te them qe as mendja nuk ju shkon. Dhe kur ia lexova pese faqet e para, u binda pernjehere. Thashe me vete : cfare qerratenjsh jane keta te medhenjte, merren vesh pernjehere qe jane te medhenj, nuk maskohen fare.

joking smiley

po e hedh ketu pas pak (me vrarje ndergjegje per te drejten e autorit qe do shkel) 

 Cool!

Mos e shkruaj si pergjigje dmth (se del gjate) po shkruaje poshte fare, ver edhe emrin e tjatrit pernen, edhe he! iku.

Heren e pare dhe te vetme qe e kam pare Uken sapo kisha mbaruar adoleshencen. Ishim ne nje dhome me nja 20 veta te tjere, dhe Uka filloi te na lexonte disa vjersha per te rritur, qe ne nuk dinim ku t'i shpinim veshet. Mund te ishte ndonje vjershe e Ginsbergut ndoshta. Nuk jam i sigurte. Sidoqofte Uka kishte aftesine qe te gjitha vjershat t'i bente t'i ngjanin Ginsbergut (with your eyes full of Russia). Mbaj mend se me ne ishte edhe nje poet tjeter i njohur ne vendin tene, (kallauzi, ai qe na njohu me Uken) - edhe ai i ziu, nuk dinte nga te vente nga turpi se Uka filloi te shante me sokellima. Aty ma ha mendja se do i kete ardhur ajo ideja e Shkretanise. Ide eshte, nuk jam i sigurte.

 Gjermanishtja e Celan me kujtoi nje vjershe shume te dashur per mua qe mund te gjendet ketu.

 

Nje dite.
Nje dite, se shpejti ndoshta.
Nje dite do ta shkul spirancen qe e mban anijen time larg detrave.
Me ate guximin qe duhet per te qene asgje dhe asgje pervec asgje,
Do ta leshoj ate cka dukej se me ishte pazgjidhshmerisht e afert.
(...)

Ja dhe ca vargje nga nje burre tjeter i degjuar nga nahija e te Lajthiturve.

Tungatjeta tani.

Ej, dikush te na shkruaje 10 rreshtat e para te Waste Land-it shqip. Amon.

Nga nje temth ne tjetrin
gjaku i vetevrasjes sime virtuale
rrjedh

i zi, pervelues dhe i heshtur

A thua se e kisha vrare veten vertete

plumbat pershkojne dite e nate
trurin tim
(...)

Te pelqeu mo Sillo ? Kjo eshte nga Gjylazim Lluka.

Kënge dashurie e J. Alfred Prufrokut ; Shkretania ; Kater Kuartete : Shqipëroi: Ukzenel Bucpapa
">Eliot, Thomas Stearns
Tirana. Shtëpia Botuese "Afërdita". 1997. 80 S.. 

 o ca trishtimi, po ku mund t'i gjejme keto visare ne?

kjo ishte poezi uau. Pak a shume, ishte si te vetendjeret e Visar Zh qe sic shprehet edhe Artan Robert Sali Elsie "eshte nga poetet e gjalle me te mire qe kemi" (ptu ptu ptu shyqyr shyqyr)

(...)
Drite e murrme ?
Qytet Ireal
Nen mjegullen e murrme
te nje agimi dimri,
Nje turme ka pushtuar London Bridge,
ajo ishte kaq e madhe
Nuk do ta kisha besuar kurre qe vdekja
te kishte marre aq shume.
Psheretima, te rralla dhe te shkurtra, cliroheshin
Dhe secili njeri veshtronte
ngultazi perpara tij.
(...)

(Eliot, the waste land)

"Mishi tretet, kocka mbetet,
Mishi tretet, kocka mbetet."

Robert Ndrenika.

 he, e provove s'e perktheve dot he?

ate "breedin lilacs" s'e gjej dot me nje folje te vetme une. Njeriu_pa_cilesi, any suggestion? 

prilli eshte muaji me i eger i muajve, ai pjell
jargavane qe ia behin nga dheu i vdekur, ai perzien
kujtim dhe deshire, ai zgjon
me shirat e tij te pranveres rrenjet pa fryme.

(versioni I )

Ka me qindra. Nga nje per cdo nate. Per sonte kaq.

 po po futja kot. Une nuk thashe qe ma perkthe se nuk e kuptoj anglisht. As ma thuaj me llafet e tua. Breeding nuk eshte pjell. Breeding eshte kur sharton...

ueee shartoj e gjeta m'duket

Prape keq... i kena bo hesapet pa prozodine. Varja. 

Mire mire por kujdes me titullin. Se ai Uka ia ka mbeshtjelle me top kur thote "Shkretania". Ska lidhje me shkretetirat dhe bokerrimat. Nejse, se u lodha tani. Ti e paske me terezi, me duket je roje nate tek Ministria e Kultures.

...Cerberi jam, vlla. Laj makina diten. Naten bej hesape. Nat'nemir.

Jeruzalem, tentative, por ndoshta edhe te pelqen:

Prilli eshte muaji me mizor, tek shumezon

Jargavanet prej tokes se vdekur, tek perzien

Kujtesen dhe deshiren, tek trazon

Merzine e rrenjeve me shi pranvere.

Dimri na mbajti ngrohte, tek mbulonte

Dheun me boren harruese, tek ushqente

Pak jete me gypa te thare.

Vera na befasoi, tek vinte permbi Starnbergersin

Me nje dush shiu; u ndalem ne kolonade

Dhe vazhduam ne drite te diellit, brenda ne Hoffgarten,

Dhe pime kafe, dhe folem per nje ore.

Bin gar keine Russin, stamm' aus Litauen, echt deutsch.

Dhe kur ishim te vegjel, tek rrinim tek arqiduka,

Kusheriri im, me nxorri me slite,

Dhe isha e frikesuar. Ai tha, Maria,

Maria, mbahu fort. Dhe shkuam perposhte.

Ne male, atje ndjehesh e lire.

 

 

 Problemet qe kam me kete perkthim jane:

1. Eshte veshtire te ruhet metrika, shume e veshtire. Pse na duhet metrika? Sepse metrika na jep ritmin e brendshem, eshte ajo lloj inteligjence e brendshme qe shpjegon pse autori ka zgjedhur kete llaf ne varg dhe jo ndonje tjeter.  

April is the cruellest month breeding, - vargu eshte daktil. 

Prilli eshte muaji me mizor tek shumezon - vargu eshte trokaik. (ka ritem tjeter, mei llaf)

Nuk po ze rrokjet ne kete hesap, qe na dalin teper ne shqip. Pse? (shih piken 2)

2. Mungesa ne shqipe ne nje folje te vetme te formes gerund qe ka anglishtja:

Breeding - duke shumezuar, shartuar, pjelle etj

Kjo shton llafe kot ne vjershe, llafe qe ia humbin fare harmonine, lustren.

Pastaj ajo muaji me mizor... 15 m mei ven.. s'e di

Perkthimi titullit eshte me i sakte "Toka e Djerre". Ose edhe "Djerrina. Por kjo e fundit nuk me pelqen, pasi edhe pse Djerrina nuk mund te jete pervecse toke, prape ka dicka te vecante ne eksplicitetin e tokes.

Përkthyer nga Ukzenel Buçpapa.

"Njerëzit e zgavërt" - T.S. Eliot

......................................Një kacidhe për bacën.

I
Jemi njerëz të zgavërt
Jemi speca të mbushur
Mbështetur varg e vijë
Tru i mbushur me kashtë. Medet !
Zërat tanë kur
Pëshpëritim njëherësh
Janë të qetë dhe pa kuptim
Si era në barin e thatë
Ose si këmbët e minjve mbi xhama të thyer
Në qilarin tonë të thatë

Trajtë pa formë, hije pa ngjyrë
Fuqi e shtangur, gjest pa lëvizje,

Ata që, me sy hapur,
Kanë kaluar në Mbretërinë tjetër të vdekjes
Na kujtojnë – në ndodhte ndonjëherë – jo si shpirtra
Të humbur e të dhunshëm, por vetëm
Si njerëzit e zgavërt
Si specat e mbushur

II
Sytë s’guxoj t’i takoj në ëndrra
Në mbretërinë e ëndrrës së vdekjes
Këta nuk shfaqen :
Atje, sytë janë
Dritë dielli mbi shtyllën e thyer
Atje vërtitet një peme
Dhe zërat
Në këngën e erës
Bëhen më të largët dhe më të rëndë
Se çdo yll në venitje.

Mos më lini të afrohem më tepër
Në mbretërinë e ëndrrës së vdekjes
Më lini, gjithashtu të fshihem
Qëllimisht, nga veshja, të merrem
Për mi, për sorrë, për vozë
Në një fushë
Duke u sjellë si sillet era
Lërmëni këtu ku jam –

Mos më lini të shkoj tek ai takim i mbramë
Në mbretërinë e muzgut

III
Kjo është toka e vdekur
Kjo është toka e kaktusit
Këtu lindin imazhet
E gurit, këtu pranojnë
Lutjet e një dore të vdekuri
Nën vezullimin e një ylli në venitje.

A ndodh kështu
Në mbretërinë tjetër të vdekjes
Që zgjohet fillikat
Atë çast kur jemi
Duke u dridhur nga ëmbëlsia
Buzë që do të puthnin
Thurin lutje për gurin e thyer

IV
Sytë nuk janë këtu
S’ka fare sy këtu
Në këtë luginë me yje në hekë
Në këtë luginë të zgavërt
Kjo nofull e thyer e mbretërive tona të humbura
Në këtë kallëp të takimeve tona të humbura
Në këtë kallëp të takimeve tona
Së bashku kërkojmë kuturu
Dhe mënjanojmë të folurën
Grumbulluar te ky breg i lumit të fryrë

Të verbër, në mos
Ardhshin sërish sytë
Si yll i përjetshëm
Trëndafili shumëfletësh
I mbretërisë së muzgut të vdekjes
Shpresa vetëm e 
E njerëzve të zbrazur

Këtu rrotullohemi rreth dardhës me gjemba
Dardhës me gjemba
Këtu rrotullohemi rreth dardhës me gjemba
Në orën pesë të mëngjesit

Midis idesë 
Dhe realitetit
Midis lëvizjes
Dhe veprimit
Bie Hija
Sepse Jotja është mbretëria

Midis konceptimit
Dhe krijimit
Midis emocionit
Dhe reagimit
Bie Hija
Jeta është shumë e gjatë

Midis dëshirës
Dhe gulçit
Midis potencës
Dhe ekzistencës
Midis thelbit
Dhe trashëgimit
Bie Hija
Sepse jotja është Mbretëria

Sepse jotja është
Jeta është
Sepse jotja është I-ja U-ja A-ja

Kështu mbaron bota
Kështu mbaron bota
Kështu mbaron bota
Jo me zhurmë por me angullimë

 

 

 

ej, vajze, rrofsh! faleminderit shume qe u mundove per ne.

 Oooops!

Epo ti qenke per dekorate. Cun shqiptar qe shperndan vjersha ne oren 2.34 te mengjesit?

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        
 Prilli është më egërshani i muajve

 kur ai jargavanë mbarështon

 prej toke të vdekur; kujtesë dhe ëndje

 duke ngjizur,

 e rrënjë të rreshkëta

 duke përzier me shi

 prËndvere.

 (perserit dy here me vete: me shi pranvere, me shi pranvere)

 

 Dimri ngrohtë na mbajti, tokën

 duke mbuluar me Vdorë harraqe,

 e pakëz jetë duke m`kuar me cungje

 të përthara rrënjësh.

(ktu s`ka naj gjo me perserit)

 

 Na befasoi vera, q'andej

 liqerit të Shtarnbergut dYke vërshyer

 me një rrebesh shiu - ne u ndalmë tek Kollonat, (jo ke ato t\universitetit ku boheshim tapë me xuxin e olsin e xhixhës)

 e bëmë tutje ndënë dritëdiell gjer brenda Hofgartenit,

 ku rrufitmë kaVe, dhe llafosmë për orën NJË.

 

ja përshnetje

 

 

 o losttext si e kemi emrin shqip per Hyacinth? Ke naj fjalor aty per kollaj?

------------

e terheq pytjen. qeka Zymyli

zymyli he.  po shifsha hajacinthin si duket nga pamja m`Wiki, ene thuheshteshe qe i perkitka familjes se Lili-t.

kan i` kong Dorsat, ku rreshti i pare eshte "what are you doing in the hyacinth house" (knohet dy here... smiley  )

 cer meno ti per perkthimin Lost-o? Ti kur perkthe, cer merr parasysh?

s`mund te te them shume, jerusalem, sepse s`para perkthej, por mesa po ndjek dialogun tend me Lulianin, me duhet te pohoj qe jam i prirur te bie dakort me te fundit. Kete e them jo per te mohuar nevojen e poezise shqipe per "zejtare" metriste e metronomike, por me shume per te vleresuar ate zhdervjellesi qe ka tingellimi i shqipes, e cila ka aftesine te na dhuroje, ne dac me aliteracion e ne dac me ritem te brendshem apo edhe shoqerizim, krijime te denja per "kanonin" modest te poezise ne shqip, te perkthyer apo origjinale.

 

 S'ka problem, kaq gje e bejme per poezine dhe lexuesit e poezise (jo per dekorate). Po te mos me kish pelqyer vete nuk do e merrja mundimin. Tani shijoje perkthimin e Ukes se ka bere me te vertete nje pune te perkryer.

 per te perkthyer te perkryer nuk di, perkthyesi zakonisht nuk ben vjershe tjeter nga ai qe e ka shkruar vete (specat etj etj)

ama ty te falenderoj shume shume shume ( a thashe shume?) qe na e solle.

epo po qe kshu vllezer smiley prite o Azem Galica:

_______________________________

Prilli prej muajve esh me katili, qit

vjollca prej tokes se vdekur, pershqit

kujtese e deshire, perzjere

rrenje te vdekura me shi pranvere

dimri na mbajti ngrohte, mbuluar

token me debore harrese, mekuar

pak jete me sythe te thare

vera na cuditi, tuj ardh nga Starnbergersee,

me nje grusht shi; ndaluam tek kolonat

dhe vazhduam nen diell, drejt Hofgarten

e pime kafene, u lloisem per ndoj ore

Bin gar keine Russin, stamm' aus Litauen, echt deutsch

 

Jeruzalem, mos u bej qesharak. Metrika ne perkthim do te kishte rendesi nese Elliot do mendohej me shume se nje here persa i perket metrikes. Ne fakt Elliot, bashke me "il miglior fabro",  nje nga pretendimet me te cilin kane shperthyer kanonin e historise se poezise, ka qene pikerisht mos qendrimi besnik i metrikes. Kjo eshte dicka qe mund te perdoret ne favor te perkthyesve te Elliot, pasi ashtu si Elliot i ka dhene vetes dore te lire ne krijimin e poezive, mund te pretendoje dore te lire perkthyesi per sa i perket metrikes. Ajo qe eshte me interes tek Elliot eshte shfaqja e papritur dhe e pallogaritur e metrikes apo dhe e rimes. Ne qofte se perkthyesi eshte ne gjendje te arrije shfaqje te tilla, mund te konsiderohet se ka arritur nje perkthim te kenaqshem. Duke qene se shfaqje te tilla metrike dhe te rimes tek Elliot jane te pakontrolluara, dhe te pallogaritura, random, pra, nuk mund te pretendohet pervecse e njejta randomness, edhe nga perkthyesi. Me shume se sa besnikeria e metrikes varg per varg, apo e rimes varg per varg, do te ishte kjo dore e lire per mendimin tim qe do ia ruante ritmin e brendshem poezise se Elliot. Ki parasysh qe nuk behet fjale per sonetet e Petrakes, apo te Shakespeare, ku metrika dhe rima luajne rolin kryesor ne ritmin e brendshem, apo ne formen e poezise, por per poemat e Elliot, ku metrika dhe rima nuk respektohen qellimisht, pervecse kur jane lapsuse ato qe e bejne Elliot te duket se ka metrik, apo rime.

Kjo, sa per metriken, Ndersa sa per formen, "tek shumezon", etj, mendova se do ishte pikerisht "tek", ashtu si c'eshte "ing" ne anglisht, qe do krijonte ritmin.

Edhe nje here. Shkeputuni nga tendenca per t'a trajtuar poezine si matematike. Me vjen per te vjell nga kjo tendence. Me duket vrasje. Ma shpifi sonetin nje profesor ketu ne Brooklyn College dhe me detyroi qe e lashe klasen, vetem sepse ishte aq matematik sa qe fantazoja t'ia shkelyeja gurrmazin me dhembe ndonjehere, dhe t'ia perplasja turinjve si te ishte teorema e Pitagores.

Ma shpifi sonetin nje profesor ketu ne Brooklyn College dhe me detyroi qe e lashe klasen, vetem sepse ishte aq matematik sa qe fantazoja t'ia shkelyeja gurrmazin me dhembe ndonjehere, dhe t'ia perplasja turinjve si te ishte teorema e Pitagores.

e ke p(ijen)oezinë me sherr ti byrazer. lol.    .

 lol

PS: jam une kanani (por me mbaruan leket tek ai kreshniku tjeter)

dale derman, moo nxito se gabohesh. edhe kujdes me ca uji pini. Ngaqe nuk ka metrike poezia shqip (lexo, nuk respekton ritmet e brendshme, s'po permend njeri rime e te tilla si keto) qe ka degraduar ne ate fare feje.

Ne nuk po diskutonim vjershen e Eliot djalit, por per perkthimin. Dhe perkthimi duhet te jete besnik (me sa mundet, dhe kur arrihet) i imazhit, kuptimit, tingullimit dhe prozodise se origjinalit.

Nashti: O ka patur njeri qe ka respektuar metriken si Pound-i o s'ka pas njeri. Lexo Cantot qe te bindesh. Pse kujton se e quajti il miglior fabbro? Ti duhej ta kishe vazhduar ate klasen deri ne fund. 

 

Cfare feje paska degraduar poezia shqip me qe i mungoka metrika? Nuk eshte here e pare qe e degjoj kete argument. Madje jam habitur kur e kam degjuar edhe nga pena shume te forta. Pak a shume argumenti eshte se metrika e nje poezie i jep nje dimension muzikor, dhe mungesa e ketij dimensioni eshte degjenerimi i poezise. Avash nje here. Muzika e ka humbur statusin e vet te mireperkufizuar qe kur John Cage, e madje me pare, zbuloi sublimen ne zhurmat e trafikut te Manhatanit. Gjeja ritmin e brendshem nje poezie qe i ngjan jargavaneve plastike aq sa keto jargavane i ngjajne jargavaneve te vertete. Te ftoj qe neser, Jeruzalem, me qe je ne Shqiperi, te shpenzosh 5 ore tek Rrugica e Camve, t'i gjesh ritmin e brendshem, dhe te na e sjellesh ketu tek peshku, te cmallemi dhe ne qe jemi larg. Provoje. Pastaj eja dhe me thuaj a vuan vertete, apo s'vuan poezia Shqip nga mungesa e metrikes. Ne mos, merr lexo nje poezi te Lostit. Pendulum, psh, dhe eja diskutojme serish per "domosdoshmerine" e metrikes per sa i perket ritmit te brendshem te nje poezie. Shqipja ka mina me sahat, per sa i perket ritmit te brendshem, pale se nuk respektohet metrika, ti me thua se vuaka poezia Shqip.

Po keto nuk jane percaktime qe i jap une o LK. Keto jane percaktime qe po te dalesh verdalle, meqe je ne USA, mund te t'i thone pena jo edhe aq te forta.

Qe poezia duhet te kete ritem te brendshem dhe harmoni, dhe fjale qe te rrjedhin neper njera tjetren, kjo eshte themeli i asaj qe quhet poezi. Pa kete, jemi ne terrene te tjera. Nuk ka poezi po nuk pati ritem dhe po nuk tingulloi. Kaq e vertete eshte kjo saqe krijohen poezi vetem dhe vetem per kenaqesine e tingullimit. Se ti nuk ishe ketu, po na solli 97 "Todesfuge" nga Celan. Une gjermanisht nuk di asnje llaf, por ta degjoje kur e lexonte ai vllai, te ikte carku. 

Tingullimi dhe ritmi eshte shkaku pse nje poet zgjedh ne dhjetra sinonime llafin e sakte, te cilin e perdor ne bashkepunim me llafe te tjere te sakte per te ndertuar imazhe, te cilat i perdor per te dhene kuptim.

Ne shqip mua kjo (me perjashtime natyrisht) nuk me rezulton. Pse? Sepse ne nuk kemi teori letersie. Nuk kemi zejtare. (Dhe eshte shume e papjekur te thuhet se zejtaret jane te panevojshem.). Po si mund te kesh zejtare, kur X. e quan si te mireqene se meqe ka mundesi te botoje liber, e ta vere ne nje vitrine, kjo e kualifikon si poet?

Sidoqofte, nuk eshte ky diskutimi. Ne rast se ti perkthen vete, do ishte me vlere te ndaje se c'parime zgjedh ti ne perkthim. Kjo do ishte nje pergjigje mbi te cilen mund te flasim.

 

 

Jeruzalem, ti the: "Ngaqe nuk ka metrike poezia ne shqip [...] qe ka degraduar ne ate fare feje." Ketu u kapa une. Dhe te thashe qe ritmi i brendshem i nje poezie, nuk varet nga metrika, sic e tregon qarte edhe rasti i Elliot, i Lostit, Flor Hides, Majlinda Bashllarit e shume poeteve te tjere qe shkruajne ketu. Nuk qeshe kunder ritmit te brendshem te nje poezie. Ai gjendet ne shume menyra, qe edhe i ke shpjeguar, dhe jam dakord, por jo domosdoshmerisht me metrike.

Sa per teorine qe thua se mungon ne shqip, bie dakord. Nuk po dua te bej teper semantike ketu, por nese vuan poezia ne shqip, kjo nuk eshte per faktin se botohen poezi rras e plas, por se nuk lexon me njeri poezi. Poezia ne shqip vuan nga mungesa e lexuesit, nese do vazhdojme te flasim per vuajtje te poezise, por jo nga mungesa e zanatcinjve. Mungesa e teorise, ke te drejte, e shkakton kete vuajtje, por nuk eshte teoria qe e ben poetin zejtar, por poezia. Teoria krijon lexues, po, por eshte poezia qe krijon zejtare. Ndryshon raporti i poezise me lexuesin nga raporti i teatrit me spektatorin, psh, dhe nderkohe qe poezia mund te kete nevoje per teorine qe te gjeje publik, teatri jo.

Me perkthime nuk jam marre, por dy pare mendte e mia, ne qofte se do perdorja ndonje parim te caktuar, kjo do te ishte mungesa e parimeve. Pasi sic edhe thashe me larte, nuk mund te perdoresh te njejtat parime kur perkthen Elliot me te njejtat parime qe do perdorje kur perkthen Dickinson, Auden, Ginsberg, apo Bukovskin. Emily Dickinson kerkon me teper, eshte me pak e perkthyeshme se Auden, Auden eshte me pak i perkthyeshem se Ginsberg, ky i fundit me pak i perkthyeshem se Elliot, dhe Elliot me pak i perkthyeshem se Bukovski. Shakespeare eshte i paperkthyeshem fare. Shiko vervitjet dhe perpelitjet e Fan Nolit po s'me besove. Po ashtu edhe Burns, megjithese Driteroi e ka qare. Por qe te mbetemi ne shekullin njezet, Joyce eshte krejt i paperkthyeshem. Ketu konsideroj Uliksin dhe Finegan's Wake si poema, dhe nuk t'a kam llafin per limeriket qe bente. Parimi themelor do thosha ne perkthimin e poezive, eshte te mos i perkthesh fare, si puna e Kuranit, por nese duhet patjeter te perkthehen, parimi eshte t'i rrish sa me larg parimeve, dhe te trajtosh cdo poezi si nje parim me vete.

e provova dhe une...

 

Prilli eshte muaji me i pamëshirë, gjalleruar
Lilaket nga toke e vdekur, pleksur
Kujtesa dhe deshira, trazuar
Rrenjet e mpira me shi te pranveres.
Dimri na mbajti ngrohte, ngjeshur
Toka ne bore harrese, mbajtur gjalle
Nje jete e paket me zhardhoke te thate.
Vera na habiti, ardhur mbi Starnbergersee
Rrëmbyer me shi; ne ndaluam ne kolonade,
Dhe hyme ne rrezet e diellit, brenda ne Hofgarten
Dhe pime kafe, dhe biseduam per nje ore 
Bin gar keine Russin, stamm' aus Litauen, echt deutsch.

 

zhardhok!  smiley good job on that one!

filxhan! tha ai aktyeri humorist i fierit

ueh... sa e paskeni djersit, mer!

tash sa u kthysh pri downtowni; s'e kisha menu. kjo nuk shko as me ate teorine e sandboxit.

nejse; me meter a pa meter (mos harroni se kto amerikont kon sistem tjeter mates, , jo cgs me i llaf), kjo vjen per ty njeriu-pa-cilesi,  qe te du fort, sic edhe e di (kisha nijet me te shkrujt pa dale ala, aty ke 30 postimet, po s'munda, po shkoja ne airport prandaj; gjithe keto komentet e mepasem s'i kam lexu, hallall ma boj ne thonca gjona te tregume nga komentues te tjere): "e zgavert" eshte e kerkuar shume si fjale; hollow kur perdoret ne njerez (h. sapiens), tregon mungese substance ose karakteri; plus qe zgavra nuk tregon proces zbrazje me patjeter.

kryevargu (dmth ai permbyllesi), eshte i ndertuar mbi kontrast frekuence zanore; kemi zhurmen e befte qe krijohet nga shperthimi dhe nje lloj kuisje (qe per dreq e bejne qente, ndryshe do ishte llafi qe i binte kokes). ketu e pashe ofshame, por ofshama vjen si e bute, pak ka nga vujtja, mbase renkimi? s'di... sidoqofte duhen vene ne nje varg dy gjera, njera nga te cilat te jape bucimen e nje topi luftarak, tjetra kuitjen e langoit (si decibele gjithnji).

kom mendimin qe strofa e fundit (tu fillu nga Thine is e fundit) nuk mund te perkthehet fjalperfjalshem. po ashtu, te thuash "ne kete menyre" te vret veshin bajagi. mbase "ja pra keshtu perfundon bota/ jo me bucima, por me renkim", por nuk e di... s'jam asfare i sigurte, se ora po vete 2 ketu.

T'pershendes, njeriu pa cilesi.

 

Oho, qeka rëndu muhabeti rëndshëm këndej. Uka e paska përkthy diku midis variantit tim dhe të jerusalemit. Po sidoqoftë mu ka ca gjona që ke përkthimi i Ukës nuk ma mushin menien, sadoqë në përgjithësi është mirë. Ajo "speca të mbushur" iher më shpon si gjilpon ke brinja. Po ka edhe gjona të tjera. "Buzë që do të puthnin" është keq, më mirë "Buzë që do të putheshin", etj.

Po ti soglad shumë rrofsh që e hudhe. S'po jam tu e vazhdu më përkthimin iher për iher.

Emo, "hollow" mu më vjen mirë fare "i zgavërt". Edhe Uka është dakort, mesa duket (jo se ky është nai kriter saktësie, se Uka është dakort edhe prë specat e mush, po më kuptove ku e kisha).

Ah dhe i gjo kshu nëpërgjithsi: kto diskutimet (lexo: përkthimet) janë shumë më interesante dhe të dobishme sesa debatet "largest-peanis-contest".

Ja shnet!

O njeriu pa cilesi, po tet ate, Robert Musil, e ka perkthyer kush ne Shqiperi ? Sa here behem mbare t'i hyj zgupthi, aq here zmbrapsem nga rrepirat e malit qe ai eshte.

Me duket se nje gjermanke ka shkruar dhe per tet shoqe, "vajza pa cilesi", Juli Zeh e ka emrin. Te kesh per prinder Robert Musil dhe Juli Zeh, duhet te jeni familje e lumtur, besoj.

ps : hej, grup, merri letrarisht keto me lart, e mos na bej ndonje procke ketu ne mes te pazarit.

Të Musilit janë përkthy dy tregime (shumë mir&eumlsmiley në një përmbledhje që ka dalë vjet, dhe "Torlessi", mos gaboj. Më duket se Edvin C. (që e ka qa një tregim të RM ke libri i lartpërmendur) ka në proces "Njeriun..".

Babai im e ka emrin Besnik, ndërsa emrin e mamamsë më mirë e lemë; dhe po, jemi familje e lumtur, mashAllah!

Përshëndetje!

 Sqarim per il popolo:

Naloen gjith sygjerimet e njerzve qe ekan per  er t'par (ose tdyt) eliotin.

Naloen me kalu gjith robt qe s'morin vesh nga tringellimi

Naloen me dhon men t'gjith ato qe e kan pas i dajo komunist

Naloen tgjith ato qe s'na dhan i perkthim te Waste Land-it, kur kishim nevoj

Qy dekret ka hy qe dje mfuqi.

Nga qeveriu.

ja dhe iher pa shaka (se m`inatosen xuxi e olsi)

 

Prilli është muaji më egërshan - >>

> >

mbarështon jargavanë prej toke të vdekur -, kujtim >>

> >

dhe ëndje teksa ngjiz>>

> >

e përzjen rrënjë të rreshkëta>>

> >

në shi pranvere.>>

> >

 >>

> >

 >>

> >

 Dimri na mbajti ngrohtë, tokën

> >

 mbështolli paq me dëborë harraqe,>>

> >

 e pakëz jetë mëkoi me ata zhardhokë* të përtharë.>>

> >

> >

> >

 >>

> >

 Na befasoi vera, q'andej liqenit të Shtarnbergut>>

> >

 kur ja vërshoi me një rrebesh shiu - ne ndaluam tek Kollonat, >>

> >

 e bëmë tutje nën dritëdiell

> >

 gjer brenda Hofgartenit,>>

> >

 ku gjerbëm kafe dhe llafosëm plot një orë.

>>

 

 

* thanks sogladyouremine

> >

 >>

> >

 

 e, e, ate po mendoja edhe vete: ai llafi zhardhoke ishte me vlera...

Jerusalem-o, un e kom per sefte eliotin. Pranej po fol edhe i her ktu, ene do e myll. Thuj shyqyr qe s'e kom per here te 12-te, per shemull, se vallaj... po dite rregullin e treshit, e merr vesh ku du me dal. Nuk po e zgjas mo, po ato intimidimet e tipit "naloen", pasi e hudh dicka per konsum publik... menoe edhe i her them...

turqeta.

 rrnofshi rrnofshi qe ini kompliant me rregulloren e qiviriut. rregullin e treshit se mora vesh, po ska naj rendsi se nuk u dukerka gje me vler, kshu qe.

e menova edhe ier meqe me the. Pervec pikave qe kemi parashtruar, rregullorjes i shtohet edhe nji pik:

Naloen me kalu knej tgjith robt pa sens umori. 

Turqeta mbrapsht

 

Ia kam share nje here LK-se Wasteland-en, po kjo tregon per mua gjera qe nuk ia vlejne te diskutohen tani per tani, pervec atyre qe tregon per zyshen qe ma prezantoi. Harruar kjo, shprehja me problematike te rreshtat e para me duket 'dimri na mbajti ngrohte' (krijon nje thyerje te tmerrshme, dhe ashtuqofte) po per cudi me kornizoi diskutimin ketu, sikur jeni mbledhur kutullac duke ju mbajtur ngrohte dimri. Jeruzalem, ja 11 prej meje:

Prilli eshte me mizori, shperthen
manushaqe prej tokes se vdekur, mpleks
kujtime me deshira, ringjall
rrenje te mpira me rreke pranverore.
Dimri na mbajti ngrohte, mbuloi
token me debore harraqe, mekoi
pako jete me kercunj te shtere.
Vera na zu befas, ra liqenit Starnberger
me nje rrebesh shiu; ndaluam ne atehere ne kolonade
dhe vazhduam nen diell, per te kopshti Hofgarten,
dhe pime nga nje kafe, e folem me ore.

se ne kohe dreke flas me veten nga uria: e fundit mund te ishte me mire ' dhe pime nga nje kafe, dhe folem per nje ore'

tropizma, mua m`pelqeu ai varianti, edhe pse me shaka, i imi dora vete, "dhe llafosem per oren Nje." E vertete, s`ka shume kuptim ne vetvete, por ndoshta ndonje lexues s`mund t`i shpetoje befasise se menduarit se c`mund te thuhet per oren nje (pervec renditjes kronologjike, kuptohet).

Per perkthimin tend: "shperthen" ncuq. Shqiperimi ka te mirat e veta me interpretimin qe sillet, por ka fjale kyce ne origjinal qe nuk duhen tjetersuar deri ne kete pointe.

"rreke pranverore" ncuq gjithashtu.

ditto "kercunj te shtere"

"Vera na zu befas" ka kuptim tjeter me c`eshte ne origjinal, ku thjesht konstatohet qe "Vera na befasoi" por jo se i zuri keta vete, te cilet vazhduan shend e vere apo shume anglosaksonisht, nen diell.

"kopshti Hofgarten" fjala kopesht e panevojshme, sepse eshte ne vete emrin e perdorur, ashtu sic do ishte pakuptim te thuhej liqeni Starnbergersee, ku see perdoret per liqen.

tung.

 

 

O trima, fillojani nga titulli njehere, e mos u hallakatni neper minj dhe njerez dhe neper plaku dhe deti.

Hulumtojeni pak titullin se nuk ishte aq e lehte sa na e ben Ujku, Dhelpra, Cakalli dhe Sorkadhja. Kishte pune puna. Une po si gjithmone, s'kam kohe as te vdes, keshtu qe amanet ju vogelushet e rinj.

 o vllajo, mos na bej si roja e Zoo-se, po he! jepi...The Waste Land... Shkretania (U.Bucpapa).. Show us what u got..

ou me palle ne dore i thone kesaj smiley

shperthen lulja nga toka e shkrete nuk m'u duk ndonje habi, se mbirja me eshte dukur perhere shperthim, duke qene shperthimi gjithashtu i lidhur me mizorine.

rreke pranverore gjithashtu me duket ok per spring rain, duke qene pranverori nje shi tipik i rrufeshem.

tuber ne fakt eshte kercell dhe nuk e di c'problem perbente shterja per dried.

ndersa vera na zu befas, nuk shoh asnje ndryshim nga origjinali, vec ne me ndihmofsh, se une tjeter e kuptoj pushimin nen kolona.. nderkohe qe shend e vere nuk e jep asfare ndjesine e diellit por nen diell them se heq fragmentarizimin qe sjellin rrezet, perdorur gjeresisht ne shqip.

e drejte per hofgartenin, por kisha shume deshire ta lija kopsht sepse hofgarten me dukej se tepermi jetim.

tung ju qofte.

 summer surprised us coming (....) with a shower of rain - me shume eshte na cuditi sesa na zu befas. Si thua?

e drejte, cuditi, habiti, kane me shume kuptim - por befasine une doja te nxirrja tek shiu qe na detyroi te ndalonim te kolonat.

 lostT, shife cik fjalen "egershan" ke perkthimi yt... dhe po mendoja (s'ka lidhje me perkthimin tend) qe ne te githa keto perkthimet tona, duket sikur e kemi thene me llafet tona vjershen...Njeriu, wanna give it a try?

 Si mendoni, (po bej nje pyetje kshu), pse thote Elioti: Prilli eshte muaji me mizor, dhe ajo qe vjen me pas, breeding lilacs, mixing memory and desire dhe pastaj permend forgetful snow, little life qe vjen prej zhardhokeve?

jerusalem,

kjo ka te beje me prologun e The Canterbury Tales te G. Chaucer.  Ai e levdon priliin per gjallerine qe i sjell jetes dhe gezimin e njerezve per te shkuar e falenderuar shenjtoret per shendetin qe kane pasur.  Elliot-i e perdor te njejten gje, por ndryshon veten rreshtin e pare per mizorine e Prillit.  Ne shkolle na kane mesuar qe kjo ka te beje me deshperimin qe sheh Elliot ne Angline e  pas Luftes se pare boterore, por une vete mendoj se ka te beje me jeten e vdekjen e 4 seksioneve te poezise, pavaresisht nga lufta.  Ndoshjta prilli eshte muaj mizor sepse sjell begati me shirat e shumte, natyra cel perreth nesh, e prape se prape erresira ne shpirt mbetet, prandaj kjo mizori e prillit qendron ne ate qe te detyron te behesh i gezuar pa vetedije (ky eshte mendimi im, e mbeshtes me shume tek vargu: a heap of broken images/where the dead tree gives no shelter).

 ujk nese me lejon po e vazhdoj mendimin tend....

Earth in forgetful snow, feeding

a little life with dried tubers

Termi little life, eshte spiuni qe zbulon kontaktin mes dy koheve, sepse ne te dyja jeta e vogel (little life) e ushqyer prej memory and desire, eshte e rrethume, apo sidoqofte e mbrojtme nga nje situate harrese (gjumi, dimri, bore), qellimi i vetem i te cilit eshte ngatarrimi, hutimi i realitetit me ate (realitet) qe prodhon deshira. Tek "Toka e shkrete" ose "Toka e Humbjes" ose ajo qe do me pelqente me shume (duke marre parasysh permbajtjen e poemes) pra "Toka e kote" jane rizomat e thara qe ushqejne jeten e vogel: endrrat e njeriut, kujtimet, ai perfaqesim qe i ben njeriu vete realitetit te tij, ate qe dimri pra e mbulon dhe mbron me harrim. Ne ate situate staze, cdo levizje eshte e brendshme, joproduktive, njesoj sikur realiteti te mos linte gjurme. 

O Jerusalemo, s'merrke vesh nga torreros ti, i ke pare toreadoret ne arene ti mik ? A mos i vrasin demat sapo te hyjne ne fushe ? Joooo, i lene te lodhen njehere, dhe pastaj ua fusin nga nje maje shpate ne palce, paf !

dhe demi bie ne gjunje,
dhe gjaku vete lume,
dhe njerezia pa pune,
duartrokitje aq shume.

Ja se me vone do e marre udheheqesi fjalen, mos u merzit. Jeni ju, pa jemi ne, tha ay.

ok, tropizma, here i go, again on my own... smiley

1. "shperthen lulja nga toka e shkrete nuk m'u duk ndonje habi, se mbirja me eshte dukur perhere shperthim, duke qene shperthimi gjithashtu i lidhur me mizorine."

Nuk kam pothuasje asgje me kete interpretim, vecse nuk me duket se ka shume te beje me origjinalin. "breeding" ka shume rendesi ketu, sepse eshte Prilli, sipas Eliotit, qe kryen kete afere. Kur ti thua "shperthen lulja," automatikisht ja heq Prillit "autoresine," rolin kryesor, dhe e zhvendos veprimin e bashke me te edhe foljen e shkruar ne autoresine e lules vete. Pra, humbet ideja origjinale. Pastaj, ajo pakogje qe kam me interpretimin tend te cituar ketu lart, eshte se pakkujt mund t`i dukej mbirja e nje bime apo luleje e ngjashme me ndonje shperthim te perfytyruar. Edhe ne ato xhirimet e pershpejtuara te kesaj dukurie nuk mund te gjesh ndonje lloj shperthimi, ne ate shoqerizimin e zakonshem qe perftohet, e aq me pak mizorie.

2. "rreke pranverore gjithashtu me duket ok per spring rain, duke qene pranverori nje shi tipik i rrufeshem."

Nuk mendoj qe rreke pranverore dmth automatikisht vetem spring rain, sado i rrufeshem te jete ky i fundit. Pervecse i largohet origjinalit me shume se c`nevojitet, rreke pranverore mund te jete cfaredo burimi apo vije uji qe rrembushet edhe nga shirat e ngavashte qe kane rene ne filifistun.

3. "tuber ne fakt eshte kercell dhe nuk e di c'problem perbente shterja per dried."

Tuber nuk eshte ne fakt kercell, por vetem "the fleshy part of the roots" qe perdoren per t`u ngrene ose jo, psh patate, rrepa, parsnips, karrota e kshu me radhe ne parajsen tuberore. E drejte, shterja nuk eshte vete problem.

4. "ndersa vera na zu befas, nuk shoh asnje ndryshim nga origjinali, vec ne me ndihmofsh, se une tjeter e kuptoj pushimin nen kolona.. nderkohe qe shend e vere nuk e jep asfare ndjesine e diellit por nen diell them se heq fragmentarizimin qe sjellin rrezet, perdorur gjeresisht ne shqip. "

Ndryshimin nga origjinali e shpjegova capak me lart, por megjithate, mendoj, se pushimi nen apo tek kolonat ne interpretimin tend parashtron qe kolonat e permendura te kene edhe njefare tende, sepse kolonat vete nuk na hyjne shume ne pune per t`u mbrojtur nga shiu, bresheri apo debora, meqe ato jane thjesht vertikale (edhe te rrezuara s`do na hynin shume ne pune).

 

tung e kemi, aloha t`u befte.

smiley

 

 

 

jerusalem, e drejte, "egershan" nuk ishte e parapelqyera ime; e perdora vetem per nje aliteracion quickie me fjalen jargavan.

per titullin, Djerrina s`me pelqen, as shkretania, as toke e shkrete, sepse s`behet fjale thjesht per nje toke qe s`prodhon gje apo s`ka njefare jete mbi te - me shume ndermend me afrohet sinonimi "i demtuar," sic perdoret psh ne shprehje te tilla "don`t waste water," pra, mos e co dem dicka.

Ja një version imi amatorial:

Prilli muaji më mizor,
ngjiz,
jargavanë prej tokës së vdekur,
përzjen,
kujtime dhe dëshira,
zgjon,
rrënjë  me shi pranveror.
Dimri na mbajti ngrohtë, duke mbuluar
dheun e harruar nën dëborë, duke mëkuar,
pak jetë ndër kapilarë të tharë.
Vera befasoi, kur ra mbi Starnbergersee,
me shiun si litarë; ne ndaluam poshtë kolonave.

 

Ca vërejtje për më lart dhe tentativë për debat:

Pse e keni përfshirë të gjithë te vargu i parë, foljen është? është, nuk tingëllon shumë poetike e për më tepër nuk është e domosdoshme. Shqipja e lejon mungesën se e nënkupton lehtë.

përshtatja më e duhur për breeding mu duk ngjiz. Si sinonim më i afërt mund të përdoret mbars në anën kuptimore, po ngjiz lejon hapësirë më të madhe përdorimi.

losti shperthen ishte per prillin, sigurisht, se po te ishte per manushaqet do te ishte shperthejne manushaqet - gjithsesi, ne pergytyrimin tim ajo qe del nga toka e thate (me pelqeu perkthimi 'dhe i thate') dhe sidomos ne prill, eshte e papritur si shperthimi. per kolonaden paskemi perfytyrim tjeter. kurse tubers kerkon me pak data mining me shpjegimet e fjalorit (ku fjala stem ben mu) po gjithsesi, me mire bulbo-zhardhoket.

Nuk jane llafe, camarade, nuk jane llafe. "Toka e shkrete" eshte perkthimi i duhur, asgje me shume. As djerrine, as bokerrime, as shkretine, e as shkretania.

Perkthimi duhet i qarte, pa lajle-lule : Toka e shkrete.

Lexo legjenden e Mbretit-peshkatar apo te Mbretit-te-plagosur (s'mund te ece i shkreti mbret, i plagosur ne kembe, dhe gjithe diten peshkon, duke ruajtur Shen Graalin, meqe ky mbret eshte i fundit qe do ta ruaje shen graalin. Ne fakt, mbreti-i plagosur eshte i ati, dhe mbreti-peshkatar eshte i biri.

Dhe ideja eshte qe pamundesia e mbretit te plagosur per te levizur perben per mbare Token nje pikellim te madh, nga ku dhe Toka e Shkrete.

Keto djerrina dhe bokerrima, jane per te lozur me kukulla, nuku hyjne ne pune.

Pse jo "Toka shterpë"?

shkretë më shumë në anglisht i përqaset poor. Unë jam me lostin në kuptimin që i ka dhënë: tokë e shkuar dëm.

Në një tokë të shkretë, nuk ka mundësi a priori të mbjellësh.

Ndërsa toka shterpë, i jep mundësinë mendjes së dikujt të mendojë se mund të mbjellë (mbillet, mbillej) aty. Shterpësia varet EDHE nga pamundësia për të hedhur farën, ndërsa shkretia, ia heq që në kuptim këtë mundësi.

 

Ehuuuuuuuuu c'them une e c'thoni ju ! Une them qe ky titull duhet lidhur me legjenden arthuriane te "tokes se shkrete" sic e shpjegova me lart, e ju me thoni pse nuk ia veme : "toka ku s'mbilleshin domatet".

O grup, nganjehere nuk duhet kerkuar gjate se e ke para hundeve : toka e shkrete si toke ku fatkeqesia e mbretit (me kembe te plagosur, nuk mund te levize) eshte fatkeqesia e Tokes.

Eliot eshte frymezuar KATERCIPERISHT nga kjo legjende per te shkruar kete poeme. Keshtu qe mos hyni te beni arrnime popullore alla ukshince, se behemi gaz i botes. Waste Land = toka e shkrete. Pike, basta. Dhe me nje asteriks ne maje te "shkrete" ku te shpjegohet me nje shenim legjenda nga ku e ka burimin kjo poeme.

Tani vazhdoni si te dini.

 Eliot eshte frymezuar KATERCIPERISHT nga kjo legjende per te shkruar kete poeme. 

 

po po, futja kot. Uli icik ato shkronjat, dhe hiqe fare ate "katerciperisht" se nashti u beme gazi i botes. Dakord jemi me mitologjine keltike, po ajo eshte vecse nje pjese e struktures se frymezuar edhe prej Dantes sidomos, Virgjilit, Xhon Miltonit, Goldsmithit, Hakslejt, Hesses, Bodlerit, Uitmanit e shume te tjerve.

Waste nuk eshte vetem per e shkrete. Por edhe per e humbur, dhe sidomos e kote. 

 

97, nuk jam dakort me ty. Si mund te thuash qe "ai eshte frymezuar KATERCIPERISHT nga kjo legjende"? Njihen mire ndikimet qe paten kryesisht Dante, Bodleri, Miltoni,elegjite, mitologjia dhe marshet e Luftes se Pare Boterore, tek T. S. Elliot-i qe e shkroi vepren, Vivien Elliot qe ndihmoi ne shkrimin e saj si dhe e redaktoi vepren dhe Ezra Pound, qe redaktoi dhe bashkoi disa  prej doreshkrimeve te Elliot-eve per te bere te mundur botimin e saj ne 1922.

Po mirë, qoftë ashtu. Atëherë Prilli, dhunoka hidhërimin (pikëllimin) e tokës, duke e mbarsur me jargavanë... ? 

Ti, mbi çfarë premisash e bën përkthimin? Po shpjegon Elliotin, duke i paravendosur lexuesit në pozicionin e nxënësit, apo kërkon ta sjellësh më afër dmth më shqip?

Se këtu, në këtë temë ke marrë thupër në dorë e po vetë-vendosesh në rolin e mësuesit që dënon thonjëpaprerët.

bo-bo diteziu une...qe e dija se kjo the Waste Land ishte: Plehrishtja  (dmth vendi i mbeturinave smiley

Prap, nuk me duket se eshte Toka e Shkretë...me fal per kundershtimin.

mire tropizma, gjithsesa... s`me bind fjala "shperthim"

kercell s`me duket fjale e pershtatshme per tubers, per stem, po.

 

In The Waste Land he imposed the fertility myth upon the world about him.

Eliot's waste land suffers from a dearth of love and faith. It is impossible to demarcate precisely at every point between the physical and the spiritual symbolism of the poem; as in "Gerontion" the speaker associates the failure of love with his spiritual dejection. It is clear enough, however, that the contemporary waste land is not, like that of the romances, a realm of sexless sterility. The argument emerges that in a world that makes too much of the physical and too little of the spiritual relations between the sexes, Tiresias, for whom love and sex must form a unity, has been ruined by his inability to unify them. The action of the poem, as Tiresias recounts it, turns thus on two crucial incidents: the garden scene in Part I and the approach to the Chapel Perilous in Part V. The one is the traditional initiation in the presence of the Grail; the other is the mystical initiation, as described by Jessie L. Weston, into spiritual knowledge. The first, if successful, would constitute rebirth through love and sex; the second, rebirth without either. Since both fail, the quest fails, and the poem ends with a formula for purgatorial suffering, through which Tiresias may achieve the second alternative after patience and self-denial--perhaps after physical death. The counsel to give, sympathize, and control befits one whom direct ways to beatitude cannot release from suffering.

From T.S. Eliot’s Poetry and Plays: A Study in Sources and Meaning. Copyright © 1956 by The University of Chicago Press.

 I think we are in rats' alley

Where the dead men lost their bones. 

 Ej kalamaja, kush eshte per naj perkthim sonte?

une per vete e kam pas bo me leke at pune smiley

100 dallare per 4 ore simultan.

Ma pak se aq dhe me shkrim nuk pranoj smiley

Ktij i thojn prostitucion smiley

Goonight Bill. Goonight Lou. Goonight May. Goonight.

Ta ta. Goonight. Goonight.

Good night, ladies, good night, sweet ladies, good night, good night.

 

Ke te drejte e ...por si rregull perfundon ne cirkulation.... smiley

@ Jerusalem.

Të lutem lexoje kete me poshte, qofte edhe pse mu desh kohe ta kopjoja/shkruaja. Eshte pjese nga :

Adrienne Rich "Not how to write poetry but wherefore" marre nga What is Found There,

esse mbi mjeshtrat e poezise. Ketu flet per Eliot dhe eshte nje veshtrim ndryshe, tani textbook "ketejna". Kjo eshte nga te preferuarat e mia si poete; ne kete rast ndajme pothuaj te njejtin kendveshtrim. Shpresoj se do ta gjesh interesante..nuk e perktheva sepse..etj, etj.

 

Masters. In my college years T.S.Eliot was the most talked-of poet. The Cocktail Party played on Broadway at this time; his name and work were already part of student conversations, alluded to in courses. I listened to lectures on The Waste Land, the Four Quartets, earnestly taking notes, trying to grasp the greatness. I came to Eliot’s poetry with the zeal of young neophyte discovering the new and admired.

I came to it also as a young person utterly disaffected from Christianity and from organized religion in general. My experience of the suburban lace>lacename>Protestantlacename> lacetype>Churchlacetype>lace> was that it had nothing whatsoever to do with changing one’s life. Its images and rituals were wedded to a world I was trying to escape, the world of passionless respectability. I wanted nothing more to do with it. But how could an 18 year old girl from lace>Baltimorelace> critique the fact that the greatest modern poet in English (as everyone seemed to agree), was a High Church Anglican? In my lecture notes, penciled on the endpapers of the Four Quartets, that I still have, I find: “This= problem of a Christian poem in a secular age – you can’t accept it unless you accept Christian religion.”

The lecturer was  F.O. Matthiessen, one of Eliot’s earliest interpreters, who one year later, in a suicidal note, described himself as a Christian and a socialist. He was also a homosexual.

My Jewish father, calling himself a Deist, my Protestant-born mother, secular by default (as, perhaps, married to a Christian, she’d have been Christian, without strong convictions either way), had sent me to church for several years as a kind of social validation, mainly as protection against anti-Semitism. I learned nothing there about spiritual passion or social ethics. If the liturgy found me, it was through the Book of Common Prayer, mostly the poetry of King James Bible contained in it. I used to walk home from church feeling that I must be at fault: surely if I was truly receptive, I would feel “something” when wafer was given, the chalice touched to my lips. What I felt was that I was acting – we were all in a pageant or a play. Nor was this theater magical. Christianity as thus enacted felt like a theological version of a social world I already knew I had to leave.  Sometime having to pull away from a world of coldness, you end up feeling you yourself are cold. I wrote this disaffection into an early poem “Air without incense”.

Christianity aside, there was to me a repulsive quality to Eliot’s poetry: an aversion to ordinary life and people. I couldn’t have said that than. I tried for some time admiring the structure, the learnedness, the cadences of the poems, but the voice overall sounded dry and sad to me. Eliot was still alive and I didn’t know how much his poetry had been a struggle with self-hatred and breakdown; nor was I particularly aware that his form of Christianity, like the religion I had rejected, was aligned with a reactionary politics. He was supposed to be a master, but, as the young woman I was, seeking possibilities of existence in poetry, I felt he was useless to me.

kryevepër

Flor, na sill ndonje poezi te kesaj Adriene Rich, t'a shohim se sa pak "dry and sad" e ka zerin. Ndonje zbulim te madh nuk ka bere jo, se te perpelitet sa te doje 97-a me referenca arturiane, "dryness" e ka qe ne titull kjo, Waste Land quhet, nderkohe qe atje ku ka uje ka dhe vdekje per Elliot ne kete poezi, Death by Water pjesa. Habitem gjithashtu edhe me "aversion to ordinary life and people" qe gjen ne poezine e Elliot kjo Rich. Ne ka nje poezi himn per jeten dhe njerezit e thjeshte, per mua eshte Prufrock, but alas, "they will say my hair has grown thin". Ne fakt, nuk kam lexuar akoma nje poezi te Elliot, ku te mos kete nje qesendi te holle ndaj pompozitetit dhe vanitetit te "burzhuazise", nderkohe qe Rich, dashka te na mbushe mendjen se jo vetem qe kjo "burzhuazi" qenkan njerezit e thjeshte, por edhe se neveria ndaj tyre eshte kristianizem reaksionar komunist, madje madje vende vende edhe homoseksual. Se c'lidhje kishte kjo, nuk e mora vesh. E vetmja gje qe lexohet ne kete pjesen e Rich, nuk eshte vecse nje hipokrizi e cjerre klishe-akuze per anti-semitizem. Pervec qesendise ndaj vetes, qe cdo deshtak mund t'a lexoje si "self-hatred", dhe qesendise ndaj rretheve blumsburiane te patronizuara nga cifutet e pasur, jo cifutet e thjeshte, ku bente pjese Elliot, Rich kalon me percmim edhe "the structure, the learnedness, the cadences of the poems." (E me qe ra llafi tek kadencat Floro, po me habit qe bike dakord me kete Pasunaren, kur nuk ka poezi tenden ku une te mos degjoj nje eko te Elliot), Qe nuk i adhuron Rich, strukturen, nxenien dhe kadencat e Elliot nuk eshte ndonje hata jo, ketu jemi ne territore te shijes, por pavaresisht shijeve, dhe edhe per inat te shijeve madje, le mos ia fusim si kau peles, e te injorojme edhe faktin historik qe Elliot mund te konsiderohet si arkitekti i pare i strukturave dhe kadencave te ndjekura ne poezine e shekullit te njezete.

Edhe njehere Floro, sill ndonje poezi te kesaj, se poezia me poezi matet, ose me kritike te mirefillte, nderkohe qe kritika meskine dhe mediokre nuk ka pse sillet ne peshk, kur peshku pa uje gelon me te tille kritike.

he se harrova. Me fal se hyna gapimisht ke zona e nalut smiley

 fh, ska gje ska gje... smiley

tkerkoj sh. falje se do i bi icik shkurt se nuk jam shum n'terezi, mase nga shiu: sidoqofte, do perpiqem t'i gjej vjershat ksaj goces... ndoshta me pelqejn me shum sesa kjo analiza ...

se pse menova se karmap. do ishte te kjo teme..

jero, ishe gje andej nga Pesoteka? ç'u bote andej? Habere te reja?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).