Një çikë poezi

 

dikur...

 

dikur,

dikujt do ia falesh zemren

 

oh, kush do jete ai

qe ate buze do te puthe!

 

endrrat gjithnje thyhen

si pasqyrat qe ndjellin keq

e ditet ikin ma shpejt

se mendimet.

 

e dikush qe s'do dije te kujdeset

per ate trupin e njome

qe s'do te dije te ledhatoje ate

faqe

e te puthe ate sy

dikush qe do te te korri si trofe

do te jete mashkulli yt.

 

oh, kush do te jete ai

qe do ta puthe ate buze.

 

ti s'do te jesh e imja

se se kupton si zemra ime

mundet me mbete

peng i nje buzeqeshje.

 

dikur,

dikush do te rrije ne mendimet e tua

ma shume se ti para pasqyres

e ti s'do e dish se nuk ka njeri

qe ze mendimet e tua

pos deshires tende.

 

oh, ai shtat i derdhur,

ate buze kush do e puthe.

 

atdheu

 

mbreme kane fole per atdheun tim

me fjale te medha

te zgjedhura per takime kulturore

mbreme kane thene per atdheeun tim soj-soj

e mbreme zemra ime ishte plot

 

kane fole mbreme per atdheun tim

per nje poet e nje piktor e

per pak histori pare nga larg

e une i kam degju

me zemren peshe

 

bashkatdhetaret e mi e kane shite poezine e

penelin per pak para

e per pak para rrine urte kur te tjeret thone te pathena

e me ka ardhe turp

te them se jam dhe une ketu

 

kane fole per atdheun tim mbreme

per ta prezantu diku

atdheun tim te varfer

si prind i braktisur

 

e zemra ime e plasur

s'tha gje...

 

 

...

jane shkri pllatet e bores prej korabit

e vardari e drini jane hazdise

 

ti pret

zemra jote e ngrime

ne kujtime shpresash te humbme

syri yt i paafte te derdhi helm mbi terrin

e harreses, andrren e vdekme te modernes

se trajtueme ne drama tashma klasike

ti pret qe ne skena filmash moderne

andrra jote amerikane te vertetsohet

si presim na te dobtit andrren tone klasike.

 

ti e kujton shkelzenin mbulue prej bores

e drinin te ngrime ne liqe.

 

duhet me pyet nojhere dike per vendin

ku thejte drini qafen.

 

 

...

tashma ke mbete ti rrugeve te tiranes

krah rrapeve te vegjel ece mendueshem

se ika.

e kur kthehem ti se di

qielli i pushtuem prej llampave te neonit

nuk te heq merzine

e s'mendon dot per yjet qe bien.

une ika e ti me mendon

qyteteve te huaj te lumtur,

me mendon te rrethuem me shtojzovalle

te pi kokteje gezimesh ne zgjoje madheshtore njerzish te qeshur

e merzitesh.

 

ose une due qe ti te merzitesh,

i vetmuem ktu kur s'kam c'mendoj tjeter

pos se cka mendon ti.

 

 

18 Komente

Shume te bukura keto poezi. Me perjashtim te ndonje vargu qe mund te latohet per te krijuar tingellime te reja, nuk mungon asgje tjeter. Dhe kjo ne kundershtim me nje kosh te madh poezish qe postohen ketyre aneve.

Shkurt, ja nje shembull ku shkruhet poezi shqipe ne gjuhe shqipe. Se ato te tjerat te shkruara ne alfabet shqip dhe qe ngjajne me arabisht e kinezce, jemi ngopur e sterngopur.

shume te bukura

  per vete, me pelqen me shume proza tende shkinaks.

m'pelqen shum' ideja e t'shkruejtmit n'dialektin e amel geg. Vecse duhet ta percaktosh mire se cilin dialekt, ate klasikun e shkodres, ate te prishtines te reklamuar se fundmi, apo ate lurjan do perdoresh.

Poezite ne koncept shume te bukura. Dhe per mua koncepti eshte gjithe c'ka llogaris ne nje poezi.

Poezia e fundit me pelqeu,"dikur" jo dhe aq...Ishte pak poezi ....Bukur shkinas ...ndenja prej verteti

eh, dialekti. asht ma se shumti lumjan, dukagjin lindor thojte njani ketu, malesi prizreni, problemi kryesor i jemi asht se lumjanja nuk eshte shkrue ma para e tash kam problem me gjet germat e duhura per t'ua pershtate tingujve, dhe po i nderrova vargjet ne nje dilakt me te perpunum dallohen se jane sforcu. i hedhi ne leter si dalin prej zemre. po duhet me pranu se dialekti i lezhes, dmth nje perzimje malsoro-mirditoro-shaljane, nje ngjashmeri e madhe me dialektin e shkodres ka nje vend te madh ne zemren teme. dhe gjithe ato vite gjuhe letrare e kane ba vendin e vet.

cka do te thote se eshte nje miks dialektesh qe as une si jap shume dum, por kur i lexoj une lumjance me tingellojne me amel. pastaj kam vu re se m'varet nga situata edhe dialekti me te cilin shkruaj. ka caste kur shkruaj italisht apo anglisht sepse ashtu rrjedh vargu. ka pase raste te rralla qe e kam nisur ne nje gjuhe eperfundu ne tjetren, per te dhane ate figuren qe asht kriju ne koken time.

ajo poezia dikur, nuk e di, por situata ka qene e tille, po ta vesh re eshte edhe me letrare se te tjerat si gjuhe, mah...

sa per prozen nuk e dija se shkruaja fare proze, dikur dikush me tregoi nje histori dhe me beri pershtypje. shkrova nje vdekje. pastaj tregimet e tjera erdhen avash. ka ndonje vit qe ia ka zene komplet vendin poezise sa me vjen keq e them se jam i padrejte me vargun, ose i paafte qe te nxjerr vargje ende. do te doja te shkruaja me teper poezi, por kur ka proze ka proze.

e zgjata, po ma bajni hallal se m'paska marre malli me fole per letersi. masanej kam edhe ditelindjen sot. diten e rrenavesmiley

Shkinas Edhe 100 vite te tjera...Me çfare te doje zemra ,pa" dikur",por me SOT...Gezuar!!

edhe 100 vjet e me sa me shume te mira.

shume te bukura vargjet, pergezime

Shume ,shume te bukura, me duket se poezite e tua Shkinas kane stilin e Migjenit, si domos ajo "Dikur".. une mund te them se Shkinasi eshte nje talent ,edhe ne poezi, do zoti ta kapin "radaret" e shqiperise.

Sigurisht qe keto poezi duhen perpunuar ne aspektin e paraqitjes,qe disa mjeshtra dine ti japin,por nuk kane talentin e Shnikasit! Bravo Shnikas!

atdheu eshte shume e bukur

pasi te lexon ty, njeriu ndihet me i mire. ende i vogel, por me i kthjellet.

jane shkruar thjesht, por nuk jane aq te thjeshta. ndjesite jane komplekse e plot dritehije. e kam dashe dhe e dua penen tende njelloj. thanks o cun shkinaku. 

 

ps: vargjet e asaj poezise per vellain jane antologjike. i bejne nder cdo letersie te madhe. rrofsh.

Kishim ndodhe te vegjel, vlla
Vellai im i madh.
Ne kete bote ma te vogel se ne.

ito poezi vine si nje melodi me çifteli edhe ta mushin zemrën plot. falemners qi i ndan itu me ne edhe na sjell i copë të shpirtit tand mes këtyre vargjeve kaq të amla.

p.s. shkruj përherë në dialekt lezhjano-shkodran smiley

"dikur..."  dhe  "atdheu" me pelqyen; dy te tjerat (pse i ke lene pa emer?) me lodhen.... Suksese!

shume te bukura

me ilumino pak ... ku mund ti gjej? me ndonje liber, me ndonje vend te botuara ...

atdheu me pelqeu shume, akoma me shume keto vargje

atdheun tim te varfer

si prind i braktisur

 

e zemra ime e plasur

s'tha gje...

 

shume poezi te bukura. o admina sillni me teper prurje ketu tek letersia.  

Gjithmone me ka entuziazmuar vargu yt shkinaks.

Ka shpirt aty, ka jete. Ka poezi te vertete.

Nuk perjashtoj asnje poezi. Kane vlera te pa dyshueshme.

 

U befsh dhe 100!!

 

Jane fantastike por po munde na trego se ku mund ti gjejme keto apo edhe te tjera si k'to. Te pergezoj per zgjedhjet

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).