Në Laç pronarët shijojnë birrucën

Prej disa ditësh kam ndjekur në mënyre sporadike ngjarjet që po shqetësojnë disa nga pronarët e tokave në Laç ku po ndodh zgjerimi i rrugës nacionale. Mbulimi mediatik ka qënë i zbehtë në disa televizjone dhe krejtësisht i munguar në të tjerë. E ndoshta ishte pikërisht për këtë arsye që sot disa nga njerëzit që preken nga padrejtësia që ndodh në Laç më kërkuan që sadopak të ngre mediatikisht shqetësimin e tyre. Historia është e thjeshtë ndaj po rreshtoj vetëm disa nga faktet e asaj që po ndodh ashtu siç mi treguan qytetarët e prekur. Po nis me dy shifra: 6 është numri i pronarëve të arrestuar, dhe 8561 është numri i ligjit të shpronësimit të cilin ata kërkojnë që shteti ta respektojë.

Rruga nacionale Milot-Thuman kalon vetëm pak kilometra nga qyteti i Laçit dhe ka vetëm dy korsi. Qindra aksidente ndodhin çdo vit në këtë rrugë që lidh Tiranën me Shkodrën, ndaj ajo ka marrë nofkën e kobshme "Autostrada e vdekjes". Vetëm disa ditë më parë Kryeministri Berisha preu shiritin e punimeve për zgjerimin e rrugës, vepër e nevojshme që do rrisë sigurinë e jetës në trafik e patjetër është për tu përshëndetur. Por pas përshëndetjes mësova që punët qënkan bërë përshesh. Tokat bujqësore, trualli dhe bizneset që ndodhen në të dyja anët e rrugës janë pronë private ndaj zgjerimi i rrugës që duhet të ndodhë në këto prona duhet të nisë pikësëpari me shpronësimin. Këtë nuk ka nevojë të jesh jurist ta kuptosh. Por nuk po ndodh.

Siç mësoj nga përfaqësuesi i pronarëve të prekur, Fran Nezha, firma ndërtuese ka ardhur për të nisur punimet në tokën private të qytetarëve ndërkohë që këta nuk janë kontaktuar më parë për marrëveshjen e shpronësimit siç e parashikon Ligji 8561 i datës 22/12/1999. Disa nga bizneset e prekura janë restorante, disa janë magazina, ndërtues panelesh diellore apo karburante. Të gjitha fryt i punës së gjithë këtyre viteve dhe ndodhen buzë rrugës nacionale, biznese të ligjshme në pronat e ligjshme dhe brenda rregullave të distancës nga rruga. Mirpo zgjerimi i projektit parashikon që rruga të vendoset mbi këto biznese dhe fadromat që janë sjellë për t'i shembur lëshojnë hije kërcënuese. Pronarët nuk janë kundër zgjerimit të rrugës, dhe janë të gatshëm të spostojnë bizneset, por kjo afërmendsh kërkon shpronësim dhe dëmshpërblim siç e parashikon Ligji. Minimumi kërkon që përpara se të shkatërrojë pronën shteti tu shtrëngojë dorën e të dëgjojë problemin që po krijohet.

Mbi 70 familjet pronat e të cilave preken nga zgjerimi i rrugës thonë se e kanë dërguar shqetësimin e tyre tek pushteti lokal, Presidenti Topi, Kryeministri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit Topalli. Deri më sot janë përplasur me një mur. Asnjë përgjigje nga shteti. Kryeministri u shfaq në Laç bashkë me kamerat televizive për të prerë shiritin e nisjes së punimeve dhe u largua që atje rrëmbimthi pa takuar asnjë nga pronarët e tokës private ku do të shtrihet kjo vepër publike. Protesta e tyre ka ditë që ka nisur por të vetmit përfaqësues të shtetit që u janë afruar janë forcat e policisë. Njëri nga protestuesit më thotë që policia u përsërit se shpronësimi do të ndodhë në një kohë të ardhme, të papërcaktuar dhe si provë të kësaj thonë se "kanë marrë një mesazh sms nga titullari".

Por kërcënimi i bizneseve që janë burimi i jetesës për këto familje nuk është shqetësimi i tyre i vetëm. Projekti i zgjerimit të rrugës nacionale nuk parashikon asnjë lidhje mes rrugës dhe qytetit të Laçit. Sipas projektit (qytetarët kanë shtënë në dorë një CD të tij) shihet se nuk parashikohen të ndërtohen as hyrje as dalje për në këtë qytet dhe një mbikalim të vetëm. Bizneset që derim më sot ndodheshin buzë rrugës nuk do të kenë më dalje në rrugën e zgjeruar. Projekti nuk parashikon as rrugë dytësore, gjë që i izolon plotësisht tokat dhe bizneset duke kërcënuar në këtë mënyrë ardhmërinë e tyre. As rruga tradicionale q; sot e kësaj dite lidh Laçin me rrug;n nacionale nuk do t; ket; m; k;t; funksion, ajo do të përplaset me gardhin e rrugës së zgjeruar. Me pak fjalë një nonsens, projekti ekzistues i zgjerimit të rrugës e izolon Laçin si në një ishull buzë rrugës duke i detyruar banorët që për të dalë në rrugën nacionale t'i bien nga Mamurrasi nëpërmjet rrugësh rurale. Ata janë të shqetësuar për rastet e urgjencave të mundshme mjeksore.

Pronarët e tokave premotjnë se do të vazhdojnë të mbrojnë pronën e tyre duke bllokuar rrugën e nëse duhet, duke hyrë në grevë urie. Policia nuk jep më leje për tubime, duke kërkuar që kërkesa për tubim të vijë "me firmë dhe me vulë". Po me vulën e kujt? Ata kërkojnë që shteti të mos i injorojë, që ligji për shpronësimet të zbatohet dhe që projekti i rrugës së zgjeruar të mos cënojë të drejtën e tyre për ta përdorur këtë rrugë. Deri më tash askush nuk ua vë veshin këtyre shqetësimeve. Mbrëmjen e së djelës, 6 nga pronarët protestues u arrestuan dhe u mbajtën në komisariat ku ndodhen ende tani qw shkruaj. Protestuesit premtojnë se nuk do stepen nga presioni, por do t'i drejtohen Prokurorisë me një padi. Ata theksojnë se kjo nuk është një kapriço e tyre por luftë për ekzistencë. Fytyra e vetme zyrtare në vendngjarje janë uniformat e shumta policore, dhe shteti hesht.

9 Komente

Projekti i zgjerimit të rrugës nacionale nuk parashikon asnjë lidhje mes rrugës dhe qytetit të Laçit.

Plani i rruges për më shumë nuk parashikon një lidhje mes kësaj rruge dhe qytetit të Lacit, duke e prerë ketë qytet me mbi 40 mijë banorë nga lidhjet me rrugët kryesore të vendit.

Me vjen keq Blend me kete perdorim qe deshiron t`i besh peshkut.

E kupton perse e kam fjalen. Shume keq. Shume keq.

Megjithate kerko te kuptosh apo te nxjerresh se kush eshte me e domosdoshme per t`u eleminuar e para :  humbja e jetes e nje njeriu nga aksidentet apo keta trimat qe  bejne biznes ne Lac. Une them e para.

Koth. Une nuk e di nga e ke gjet kete citimin e dyte. Po ta dija qe laci ka 40,000 banore do ta kisha shkrujt dhe une dhe do kishin dale identike fare. (Sa menyra ka per te thene projekti nuk parashikon qe Laci te kete access ne rrugen nacionale?) Po mos u merzit ti se s'e kom me prapaskene jo.

Mua sot me kane takuar dy vete nga Laçi. Jemi ul te pijme kafe dhe me kane shpjegu hallin qe kane. Me thane qe disa televizione te fuqishem (jo prane qeverise) nuk i mbulojne ngjarjet e tyre,se per ato prane qeverise s'behet fjale. Nuk e di cfare konflikti paskan. Gjithesesi, peshkun nuk jam tu e perdor per asgje. U thash, une kaq di me bo, dhe do perpiqem t'ju ndihmoj. Une nuk po tjerr histori ketu, shpreoj te pakten ti te mund ta shohesh kete. Vetem kam informu, as nje gjys presje s'i kam shtu. Madje kam heq ca spekullime qe me thane ata ku permendej nje afere me nje fabrike cimento... etj etj.

Qe te vriten njerez as une nuk dua dhe e kam pa tmerrin me sy nj dy here aty afer lacin n'ate rruge. Po ne ane tjeter edhe keta kan te drejte te mbrojne pronene e vet. Minimumi te shkojne t'i genjejne.

Po lere tani. Me kane ardh dy cuna nga Laci e me rradhe. Aq me keq akoma kur ke degjuar vetem nje version dhe nuk ke ndjekur edhe linjen zyrtare.

Asfalti elektoral i Kryeministrit po ndan qytetin e Lacit nga rrugët e vendit

Ato televizionet e fuqishme mbase nuk mund te pasqyrojne te gjitha gomarlliqet qe iu servirin partickat. S`ka lidhje fare bile sepse nuk flitet per Lacin me informacione qe vijen ne kete fare feje.

Une jam i prirur ndaj kritikes se ashper qe mund t`i behet qeveriut por po ta them shume sinqerisht dhe keshtu haptas : nuk me ndjell fare kjo lloj revolte duke gjet ne google map ku bi Laci. Kete e kam per ata qe iu refuzojne gjasme protestat.

Une vete ne nje TV te mire e ndonje ate deklaraten atje, apo duan qe leximi i nje trakti te behet njekohesisht ne te gjitha TV ? Jo, jo dhe jo. Nuk mund te pervetsohen protestat keshtu  gjasme si preokupim social.

Shiko sot nje deklarate po te ketij djalit qe ben si opozite : pershendet qeveriun per kartat e identitetit. Absolutisht gabim dhe deklarate ftujaku kur qendrimi zyrtar i koalicionit ku ben pjese eshte kretesisht i kunder dhe me nota alarmi te theksuara.

Une nuk lidh dicka me zor, une jam vezhgues i asaj qe ndodh ( me sa mundem ) ne kompleks.

P.S. Ate debatin ne TV po e pres me padurim une. smiley

 

Po kshu pra eshte si te thom une. Ti mire ben qe i thua gjerat shkoqur qe ta marr vesh dhe une ca me mire si qendron. Per te fshehur s'kam asnje gje, prandaj kur ke per te me shkul veshin, beje dhe do te te them "Falemindrit". Ate linjen zyrtare nuk po di ku ta kerkoj. Dhe shteti ben shume gabim ne rast se e ben me b.the kete pune dhe le bishta per te kritikuar. Ndoshta e kam gabim por keta transparence po kerkojne. Jo favore. Thash me vete, ta shkruj, mos ta shkruj. Po pastaj duke dit qe qeveria i ka te gjitha mjetet e propagandes qe ta mbroje anen e vet te medaljes thash po e shkruj se qeveria eshte peshk i madh nuk ka dert nga c'shkuj une te i vogli. Po pati te drejte qeveria e zbardh mediatikisht deri ne ora 22:00.

Me duket e drejte qe te bllokohet dalja e ketyre qindra dyqaneve te mbira nga nje dite ne tjetren ne buze te autostradave. Ose eshte autostrade ose pazar fshati, nuk mund te jete te dyja bashke.

 

Eshte e drejta e pronareve te kerkojne kompensim per token apo objektet, qe prishen si rrjedhoje e zgjerimit te rruges.

Eshte e drejta e shtetit, qe ne kembim te daljes te biznesit ne rruge nacionale apo autostrade te kerkoje pagese kundrejt ketij privilegji.

Sa per mungesen e lidhjes me qendren e qytetit te Laçit, kam besim te fantazia dhe kreativiteti e popullit shqiptar. Menyra do te gjendet gjithsesi.

Edhe me thoni mu, nuk dume me advoku revolucion te dhunshem, kur keta te kapin nga rruga dhe te rrasin mrena? Mire mo mire, si te doni, po keshtu me letra ke peshku vogel, t'i merrni te keqen peshkaqeneve, se ju hane.

Me ke e ka lidh shteti kontraten per shtrimin e kesaj rruge Blendo? Gjejini zyren ne Tirane e leshojini gazlotsjelles, se aty ne Lac as vicat s'do mund te beni me qa.

Firma eshte lokale dhe nuk ka shkateru asnje biznes me fadromat e veta, ne pritje te ndonje zgjidhjeje te problemit, pikerisht sepse eshte firme lokale. por kshu rrezikon afatet. Po nuk eshte faji i firmes se keto legalitetet duhet t'i zgjidhi tjeterkush.

me falni zoti majtist por eshte me ligj qe kur ishte ilir meta kryeminister qe 25 metra nga autostrada nuk lejohet te ndertohet dhe kush e ka shkel kete ligj te denohet dhe ti mos merr ne mbrojtje njerez qe shkelin ligjin se je edhe fringo

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).