Ndjesia e mbrapshtësisë

Shumëkush ka provuar ndjesinë e mbrapshtësisë në Shqipëri: ndjesinë këmbëngulëse se gjithcka shkon mbrapsht e do të shkojë mbrapsht në këtë vend. Është dicka si një gjendje e trazuar psikologjike (për të mos thënë reaksion shpirtëror), që nuk mund të shpjegohet pa marrë parasysh ambjentimin dhe aprovimin e kobshëm të njerëzve me ngjarjet e këqija të ditës…..

 

Shpërthen Gërdeci, vriten minatorë, ndodhin përmbytje,varfërohen njerëz, ndodhin cudira, por asgjë nuk ndryshon dhe ndjesia e mbrapshtësisë është aty, e pranuar si një kostatim, në atmosferë, përzier me klimën e pistë; pastaj, shkelet kushtetuta, ndërpritet energjia, shteron uji, ndotet ambjenti, vidhen pasuritë, vidhen zgjedhjet, shkatërohen normalitete, shpresa,ardhmëri, përpjekje, dhe pershtypja e përsëritur se një mallkim i padukshëm nderet aty, mes jetëve të thjeshta e të trishta të shumicës.. për të na kujtuar se  ndjesia është aty, e pandryshueshme si shpejtesia e drites… ………………

         Falë kësaj ndjesie dhe këtij ambjentimi, duket sikur edhe ndodhitë thjeshta të ditës i shoqëron tjetër gjë, jo llogjika civile e gjërave por një mister, një djallëzim, një mosshpjegim, një tersllëk, një zallahi e zezë kundër arsyes që ndikon jetën shqiptare në cdo ambjent, koncept, zhvillim, përsiatje, përpëlitje dhe në cdo aventurë…gjithashtu………………………………...

           Gjithcka duket qartë, shkoqur, dhimbshëm e zhgënjyeshëm njëlloj si më parë.., Fabrika që digjen nga istalimet elektrike jashte sigurisë, me tela si fijet nervore të një të sëmuri në pikën e fundit, por edhe shtëpi që digjen me gjithë gjallesat brenda, sisteme arsimore qe nuk sjellin dije as mundësi, drejtora pa shkollë, mesues pa dipllomë, profesorë seksomanë, shpesh edhe hajdutë, drejtuesa më shumë militantë se mediokër, projekte krimesh financiare.. e njerëzore, vrasje misterioze në sfonde ngjarjesh misterioze, asfalte te prishura pa u inaguruar akoma, infrastruktura të shkatëruara, qytete katrahurë, plehra të rrezikshme dhe higjenë imagjinare, ndërtime massive, pa lejë, pa fantazi, pa respekt per ambjentin publik, dhe pastaj dështime prodhismesh bujqësore, nga ana tjetër, prodhime të rrezikshme dhe ushqime të rrezikshme, dështime të tjera, personifikime të tjera dështimesh të tjera fillim e mbarim, në skajet e cdo realteti, në limitet e cdo perceptimi dhe iluzioni………….
         Pasojat pra janë aty, në dritën e diellit………..........
       

Shpesh duket sikur mungojnë shkaqet e ketyre pasojave dhe mungon shpjegimi i mungesës së tyre.. Nganjëherë shkaqet shfaqen virtualisht, por në një kufi të ri pamundësie interpretimesh dhe shpjegimesh.. Kjo pamundësi është një dhimbje kolektive.. Për shumë qytetarë ekziston një dilemë. Përse gjithë kjo mbrapshtësi? Komuniteti është kalitur me instiktin e barazize, cka i shtyn turmshëm njerëzit të krahasohen, dhe këtu fillon dhimbja…e re. Sepse pasqyra e ndërgjegjies kombëtare është hakmarëse…jemi thjesht një pasojë.. jemi fatkeq,jemi të dështuar,nuk mund të sistemojmë jetën tone,ta rregullojmë atë dhe nuk jemi aq të civilizuar sa të tjerët, dhe fqinjët na shikojnë si inferiorë..

Shkaqet nuk duken,nuk dihen..,përgjigjie nuk ka. Kulturat fqinje janë modele sensibilizuese dhe shtytëse, por në to rrezëllen edhe sarkazma.. Në përballjen me ta paaftësia jonë shndrit lakuriq.. S’na mbetet vec të jemi krenarisht të mohuar dhe sidomos krenarisht të paaftë për të rregulluar punët tona, sistemet tona, investimet tona, edukatën tonë, civilizimin tone,politikën tonë dhe jetën e të vegjëlve tanë……………………………………
       Dhe ky realitet, provokon pikërisht atë, mbështjellësen aurorë të pasojave të mizerjes, ndjesinë e trishtë, ndjesinë e ftohtë, ndjesinë e pafuqisë, pikërisht atë, ndjesinë e hidhur të mbrapshtësisë...............

         Shumëkush mund të supozojë se katrahura monumentale në këtë vend është pasojë e rastit, e fatit të keq që e yshti këtë komb te jetë i zvaritur në një histori të vështirë tranzicioni..,. ku ka patur pak heronj e ca më pak mëndje të shquara..  Të tjerët fantazojnë alegori dhe metafora të përsëritura, për të kuptuar shkaqet e mizerjes popullore, dhe kushedi, ata që mbetën, mbase besojnë te kundraligji, te hapësirat e abstrksionizmit spekulativ të marronistëve, te pasojat e pasojave që ishin të tilla qysh në vigjilje…

        Por mund të supozohet gjithashtu se  shkaku mund të jetë vetë pasoja, vetë njeriu shqiptar, politika shqiptare dhe sidomos perceptimi shqiptar.. Por a mund të ketë njeriu një rol kaq sublim sa të kalojë në këtë lloj vetëflijim surreal duke i shkaktuar vetes fatkeqësi, mbrapshtësi dhe ndjesira të tilla inferioriteti bri fqinjëve, duke qënë njëherësh edhe shkak edhe pasojë?. Nëse po, mund të guxojmë të vetquhemi të paparashikueshëm dhe të papërsëritshëm njëherësh…

A është pushteti politik shkak i qametit, apo është pasojë e qametit?

          Nëse është shkaku, cështja është e thjeshtë. Por a mund ti drejtojmë sot gishtin e madh edhe të vogël Sali Berishës? Kryeministri mund të perpelitë sytë e të thotë, ej, unë jam pasoja, shkaku janë ata.. që më zgjodhën, ata që kanë ndjesinë e mbrapshtisë kudo që janë.

            Por,nëse pushteti është pasojë, shkaku ose mungon,ose  është autoriteti që zgjedh, zgjedhësit vetë, elektorati, bastioni…sovrani, pikërisht vuajtësit e pasojave, shpirtthjeshtët, të shpërfillurit, të ndëshkuarit, të gjithë.. pra arsyetimi ynë hyn në një hulumtim vicioz. Si në pëshperimat helenë të tragjedive, rolet ndrohen magjishëm, kur shkaku shndrohet ne nje pasojë shëmbëlltyrë mbrapshtësie dhe anasjelltas.. Por,a janë zgjedhësit, edhe shkaku edhe pasoja e shëmtuar e politikës së ditës?        

          Këtu ndjesia e mbrapshtisë duhet zëvendësuar me mbajtjen e frymës.

          Janë sigurisht! Është një kurth filozofie të re… Vërtet, shkaku janë ata. Njerëzit.. Politika e keqe dhe mbrapshtësia nuk vjen rastësisht. Liderët zgjidhen. Shkak është papërgjegjshmëria në dhënien e pushtetit..
         Shkak është pushteti i dhënë gabim!

8 Komente

Komplimente per kete shkrim z. Mullaj!

Shkak është pushteti i dhënë gabim!

Une kam mendim ndryshe ,shkaku eshte drejtimi i pushtetit,aftesia e drejtimit.

Une te jap leket ty,(voten)per te blere molle(pushtetin),po ku e di une qe molla(pushteti) eshte e kalbur(i paafte) brenda!

 

 

Artian, nese ti me jep lek per te blere molle ne 97en dhe une te blej molle te krimbura, per kete eshte faji im. Por pas kesaj, nese ti serish me jep lek per te blere molle ne 2005en, atehere faji eshte i joti.

Po sikur... këto lekë t'i japin edhe në 2009?
Aaaaaaaaaa... mollët atëhere nuk kanë faj. smiley

nè kètè rast personalisht nuk mendoj se shkaku èshtè vota qè dha populli...por mènyra se si u lexua ajo votè..kam gjithmon i mendimit se e keqja e shqipèrisè nuk janè "kokat" e politikès shqiptare por "langot" qè ju lèpihen nga mèngjesi deri nè darkè dhe qè bèjnè punèt e "pista" pèr ta...dhe unè "langove" nuk ju them popull..!!

Kjo ben pjese e serise "S'e ka fajin ai i shkreti por Nexhmija, Ramizi & Co?!"

Mund te jete qe ketyre ju pelqen qe te lepijne, por edhe atyre iu pelqen qe t'ja lepijne. Behet fjale per raporte ku secili jep e merr.

Pse peshku do sjelle artikuj nga njerez qe vuajne nga mungesa e personalitetit te quajturit "idiot".

Idioti thote " shqipetaret me te varfer, me infrastuktur te shkaterruar, me plehra e asfalte te prishura".

Kur ishte Shqiptari i pasur, me rruge e asfalte,????????????????? "idiot" , mos u ngrefos se nuk je personash i Dostojevskit.

Nje shkrim shume domethenes. Nje thik me dy presje, populli dhe elitaret.

Por une personalishte mendoje se populli ne rastin konkret nuk eshte pikenisja e c'eshtjes se vec fuqis se votes nuk i ka mbetur gje tjeter se ketu e shume vite eshte c'fuqisuar  ajo qe parashtrohet, pra vota qe do jap ky popull qe nga momenti qe pesha eviton popullin bie mbi politiken dhe ata qe jane ne timon.  eshte nje moll e kalbur te cilen nuk e eviton dot populli se nuk ka fuqi ne duar, fuqine dhe duart i ka politika, kane dhe gurin dhe arren.

Dhe politika shqiptare eshte e tera ne duar jo te sigurta!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).