NATO dhe liria

“Shqipëria në NATO - This is the miracle of freedom”.

Kjo parrullë është shkruar gjysëm shqip dhe gjysëm anglisht mu në qendër të Tiranës, e madhe gati sa një e treta e fasadës së Pallatit të Kulturës, ku rri e vendosur, mbi një sfond blu, sëbashku me parrulla të tjera si “Shqipëria në NATO, liria juaj, e ardhmja juaj”. Për lexuesin që nuk di anglisht përkthimi i gjysmës së parrullës është: “Kjo është mrekullia e lirisë”.

Këtë parrullë do ta quaja sintezë të pompës, me të cilën po fryhet e propogandohet anwtarwsimi i Shqipërisë në NATO që, pas gjithë gjasave, do të kryet në muajin e ardhshëm. Nuk di se ku dëgjova, në një nga mediat, të jetë deklaruar edhe se kjo konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë, por këtë s’po e marr seriozisht.

Sipas mendimit tim një pompë e tillë na bën keq të gjithëve, por veçanërisht klasës politike, dhe veçanërisht maxhorancës që po kërkon ta lyejë edhe me blu këtë ngjarje, sepse kemi të bëjmë me një ekzagjerim që, si çdo ekzagjerim, kthehet në të kundërtën e vet. Ky ekzagjerim, sipas meje, është një fyerje ndaj inteligjencës dhe përvojës së pjesë më të ditur dhe më të informuar të shqiptarëve. Dhe një politikë që e shpërfill këtë pjesë të shoqërisë, duke synuar thjesht e vetëm të manipulojë të paditurit, është një politikë e mbrapshtë.

Pikë së pari duhet të kemi parasysh se, kur flitet për lirinë, ajo ka shumë kuptime e dimensione. Në përdorimin që i bëhet në këtë rast fjalës kuptohet se më shumë kërkohet të na sugjerohet dimensioni i lirisë kombëtare. Mirëpo, edhe në këtë kuptim, nuk duhet të harrojmë se liria nuk prodhon ushtri dhe traktate ushtarake; ato i prodhon, në rastin më të mirë, kërcënimi i lirisë apo nevoja për mbrojtjen dhe garantimin e saj. NATO, në fakt, ka lindur 60 vjet më parë pikërisht si nevojë për t’u mbrojtur nga një armik që ishte asokohe BS dhe aleatët e tij, apo edhe siç thuhej, për ta mbajtur SHBA “brenda” (aleancës) Rusinë “jashtë” dhe Gjermaninë “poshtë”. Të gjithë përpjekjet për ridimensionimin e NATO-s, pas zhdukjes së armikut të vjetër, gjithsesi janë produkt i frikës nga një armik i mundshëm, apo edhe i nevojës për të mbajtur dikë “jashtë” apo “poshtë” apo për të krijuar një armik të ri. Dhe fakti që sot kemi ende nevojë për organizata ushtarake nuk është shenjë lirie, por kërcënimi të saj, nevoje për mbrojtjen e saj. Prandaj ta quash NATO-n “mrekulli e lirisë”, a thua se liria pjell ushtri, është një patetikë politike pa kuptim. Liria është një fjalë që më së shumti qëndron pranë e pranë me paqen, krijimtarinë, ndërtimin jo me luftën, kërcënimin, shkatërrimin. Dikush mund të më kujtojë fjalën latine: “Nëse do paqen përgatit luftën”. Është vetëm pjesërisht e vërtetë, ashtu si të gjitha thëniet, sepse historia ka treguar se përgatitjet e luftrave më shpesh kanë pjellë luftra të reja sesa paqe apo liri. Poende, tek e fundit, çdo e vërtetë është kontekstuale, e, po të kemi parasysh situatën gjeopolitike ku ndodhemi ne, si vend, të ashtuquajturit kërcënues të lirisë sonë kombëtare mund të ishin fqinjët që janë: italianët, grekët, serbët, malazezët, maqedonasit, që historikisht edhe kanë qenë pushtues të territorit tonë. Mirëpo këta një pjesë janë tashmë në NATO dhe pjesa tjetër aspiron të bëhen pjesë e NATO-s. Edhe në raport me Kosovën dhe Serbinë përsëri më duket se  rreziqet e luftrave dhe zgjidhjeve me luftë të problemeve në Ballkan, edhe të atij të Kosovës, kanë mbaruar. prandaj ta frysh kaq shumë çështjen e lirisë kombëtare me rastin e hyrjes në NATO më duket e pavend edhe duke kosideruar vizionin e një të ardhmje të përbashkët në paqe me fqinjët.

Gjithë në këtë kontekst patetika e kësaj parrulle nuk mund të mos na sjellë ndërmend një simetri të kohës së Luftës së Ftohtë kur ne, për ironi, mburreshim asokohe se ishim në kampin e të lirëve përballë të shtypurve e të shfrytëzuarve. Por a mund të shihet edhe sot bota kështu, në mënyrë manikeiste, pra, sikur ata që janë në NATO të kenë dalë në dritë dhe liri kurse ata që nuk bëjnë pjesë në të të kenë mbetur në errësirë dhe robëri? Sipas meje ky vizion jo vetëm është manipulativ, por edhe tejet i kapërcyer sepse që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë, kur ishte më i kuptueshëm një vizion i ndarjes së botës në dy kampe, kanë rrjedhur shumë ujra.  Bota, me globalizimin po vjen e bëhet gjithnjë e më komplekse e më interdipendente dhe, në kontekstin e sotëm, NATO nuk mund të jetë kurrsesi e ardhmja. Ajo mbetet e kaluara që, për fat të keq, ende nuk është kapërcyer. Të mos harrojmë gjithashtu se ajo akuzohet sot nga një pjesë e botës (edhe perëndimore) si instrument i strategjisë amerikane për të sunduar botën prandaj lidhja e saj me lirinë mbetet gjithsesi  problematike dhe plot kundërthënie. Mjafton të kesh parasysh Irakun ku shumica e vendeve pjesëtare të NATO-s refuzuan të ndërhyjnë.

Një problem tjetër që përmban kjo pompë propagandistike e politikës shqiptare është se futja në NATO kërkohet të na paraqitet si paradhoma e futjes në Bashkimin Evropian; gati gati si e barabartë me futjen në Bashkimin Evropian. Duhet bërë e qartë se nuk është kështu, për çka evropianët po ngulmojnë të na sqarojnë, por politikanët tanë bëjnë sikur nuk kuptojnë. Janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe mjaft larg njëra tjetrës. Futja në Bashkimin Evropian ka kërkesa të tjera.  E, në këtë pikë, le t’i kthehemi edhe një herë lirisë sepse futja në Bashkimin Evropian është e lidhur shumë më tepër me ato që quhen “liri shoqërore” që janë aq të kërcënuara në Shqipëri jo nga të huajt, por nga shqiptarët vetë. Për liri kombëtare, apo të atdheut, sikurse e dimë, fliste ditë e natë edhe Enver Hoxha, por vendin e kishte kthyer në burg për  shoqërinë shqiptare, për individin shqiptar. Prandaj kjo mbitepri për ta lidhur NATO-n me lirinë nuk mund të mos na kujtojë demagogjinë e asaj kohe, kur liria ishte në minimumet e veta dhe e ardhmja dukej më e zezë se kurrë. Politikanët tanë duhet ta kenë parasysh këtë përvojë kur hartojnë kësi parrullash dhe, po ashtu, ndjeshmëritë tona ndaj atyre lirive që nuk i kemi.

Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë kur shumica e tyre janë robër të varfërisë dhe pasigurisë së jetës.

Nuk mund të thuhet se shqiptarët janë të lirë kur një e treta e tyre preferojnë më mirë të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë në vendet e huaja se sa në Shqipëri.

Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë në një vend ku thënia e famshme “Liria jote mbaron atje ku fillon liria e tjetrit” aplikohet në formën: “Liria jote kërcënon lirinë e tjetrit.”

Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë në një vend ku, ashtu si dje, ata nuk pyeten nga të pushtetshmit se çdo të bëhet në territorin ku banojnë.

Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë kur shumica janë përballë një sistemi shëndetësor që nuk u siguron atë që është baza e gjithë të drejtave, ajo e jetës.

Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë me këtë gjendje të arsimimit që po rrit paditurinë-nëna e gjithë të këqijave.

Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë  në një vend ku  krimi shëtit i lirë me fuoristrada lluksoze me xhama të zinj.

Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë në një sitem ku, në vend të ligjit, mbretëron diktati i më të fortëve e ku, për të mbijetuar, shpesh duhet të prostituosh me ta.

Mbi të  gjitha: nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë me një klasë politike që kontrollon gjithë institucionet që garantojnë lirinë dhe drejtësinë.

Këto mungesa lirie shoqërore e individuale shqiptarët i përjetojnë përditë, prandaj parrullat që e cilësojnë hyrjen në NATO si “mrekulli e lirisë”, sado të mëdha qofshin apo sado me zë të lartë të thuhen, në rastin më të mirë i lenë ata të ftohtë, indiferentë dhe mosbesues.
 

47 Komente

Po Suedia dhe FInlanda cer kunji kane me NATO-n ?

I mbyturi mezi cpret te kapet tek nje fije jeshile bari , ndersa Suedi e Finlanda nuk presin fijen e barit, kane naaa sa te dushe pisha shekullore atje smiley

ps.Edhe bar do hame....etj etj etj

Po po, e degjova dje  Xhozefinen : NATO asht andra e babes tem e nans teme. smiley

Idem : me ka fol baba mue per çamt.

Ireland, Austria kane dhe keto ndonje kunj apo edhe ketej rritet bari me bollek ?

 

Kryetarja e Kuvendit vijon takimet "NATO, ne ia dolëm" në komunat Kallmet, Dajç dhe Fushë Kuqe të Lezhës.

Ne nënshkruam Marrëveshjen e Protokollit në NATO dhe ne e dinim që afati për të mbyllur procesin  e ratifikimit ishte jashtëzakonisht i ngushtë, sepse 60-vjetori koiçidonte me datën e 3-4 prillit dhe ne kishim vetëm 6-7 muaj në të cilin duhet të ratifikonim protokollin e NATO-s nga 26 vendet anëtare.  
Pa mbështetjen tuaj ne nuk mund të kishim realizuar atë që kemi bërë sot një realitet. smiley

Paskan qene dakort per NATO kallmetsit ! smiley

P.S. Ka xhevaire gjithe kjo jave me batuta

kur te tham une  I mbyturi mezi cpret te kapet tek nje fije jeshile bari sme beson smiley

tash kapu me kallmetasit smiley 

- Por një qytetar i thjeshtë, përtej asaj se çfarë fiton i gjithë vendi, konkretisht, si mund ta perceptojë se çfarë përfiton ai vetë si qytetar me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO?

E pyt Xhozefinen gazetari  dhe ky pergjigjet :

Në fakt, më të kthjellët në këto ditë janë qytetarët e thjeshtë. Unë, gjatë kësaj periudhë kam shkuar në shumë fshatra dhe komuna. Unë lexoj në sytë e tyre e tyre sigurinë për të ardhmen e fëmijëve të tyre me vendosjen e Shqipërisë në këtë Aleancë të jashtëzakonshme. Ata kanë nuhatjen e njeriut pas një historie luftërash, pushtimesh dhe diktaturash dhe kush më mirë se ne e kupton se sa e rëndësishme është të kesh një garant pas vetes tënde. Ne nuk kemi pasur kurrë një garanci, jo më një aleancë të tërë garante për vendin tonë, për paqen dhe për të gjitha zhvillimet. Ajo që është më e rëndësishme është se kjo nuk është thjesht një aleancë ushtarake, por një aleancë politike dhe ekonomike.  smiley

Vijon ...

koth hahaha e forte kjo.  

 ... smiley

Po kjo eshte injorante e klasit te pare mer. E pa shoqe ! Ndaj perpelitet Tos Lubonja aty me siper kur komenton:

Shiko cer thote :

Vetë anëtarësimi është një hap tjetër i madh, i jashtëzakonshëm, drejt Bashkimit Europian, sepse shkojnë vlera që janë paralele me njëra-tjetrën. Fakti që Aleanca na pranon ne, një ish-vend rival të saj, që në hapësira gjeografike ishim krejt në anën tjetër, na bënë pjesë të vetën, na beson, kjo është vërtet një ngjarje më shumë se historike.

Hap drejt BE antarsimi ne NATO . Jam i sigurte qe nuk e di fare kjo tutkune qe kur ka Turqia qe eshte ne NATO dhe ka nje JO te madhe per hyrjen ne BE.

Kurse ajo e vendit rival me aleancen ? C`te te them ! smiley

"ne hapesira gjeografike ishim krejt ne anen tjeter"  hahahaha 

Turkia nuk mund te hyjn ne BE sepse shtetet Europiane e qytetaret e Europes nuk dojne ti ken kufijte e Europes me Irakun e Iranin. Per ma teper, Turqia asht 80 milion musliman qe i shtin friken Europes, qe ka kultur kristiane. Kjo s'ka te bajn me Turkin ne NATO a po jo ne NATO. Dhe s'ka te bajn me pozionin e Shqipnis qe asht midis Italis e Greqise, te dyja anetare te BE.

 turqia apo turkia? vendosu! 

Po si s'e hapka rrugen e BE-s anetarsimi ne NATO ??? Po kush asht ne NATO ? Ata qe vendosin me na fut apo jo ne BE (Anglia, Franca, Gjermania, Italia, etj!)

"Gjithnje kam pasur frike se mos Ruset benin ndonje sulm nga oblasti i Kaliningradit dhe na pushtonte gjysmen e Gjermanise por tani qe po futeni ju ne NATO e di qe edhe po te guxojne te na kercenojne, Berisha do dergoje aviacionin ushtarak Shqiptar dhe do i beje pluhur per dy minuta keshtu qe jam i qete tashme"

Tallje b.... e nje te huaji para ca ditesh ne tavoline mbi hyrjen ne NATO.

Mbase mund t'i kujtohej te huajit se fillimisht gjysmen, e me vone te teren e asaj qe po tallte e ka prej NATOs.

"Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë kur shumica e tyre janë robër të varfërisë dhe pasigurisë së jetës.
Nuk mund të thuhet se shqiptarët janë të lirë kur një e treta e tyre preferojnë më mirë të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë në vendet e huaja se sa në Shqipëri.
Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë në një vend ku thënia e famshme “Liria jote mbaron atje ku fillon liria e tjetrit” aplikohet në formën: “Liria jote kërcënon lirinë e tjetrit.”
Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë në një vend ku, ashtu si dje, ata nuk pyeten nga të pushtetshmit se çdo të bëhet në territorin ku banojnë.
Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë kur shumica janë përballë një sistemi shëndetësor që nuk u siguron atë që është baza e gjithë të drejtave, ajo e jetës.Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë me këtë gjendje të arsimimit që po rrit paditurinë-nëna e gjithë të këqijave.
Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë në një vend ku krimi shëtit i lirë me fuoristrada lluksoze me xhama të zinj.
Nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë në një sitem ku, në vend të ligjit, mbretëron diktati i më të fortëve e ku, për të mbijetuar, shpesh duhet të prostituosh me ta.
Mbi të gjitha: nuk mund të thuash se shqiptarët janë të lirë me një klasë politike që kontrollon gjithë institucionet që garantojnë lirinë dhe drejtësinë."

 

Per sa kohe shqiptaret jane pajtuar me keto kushte (dhe mua me duket se jane pajtuar) atehere ata jane te lire. (dialektike e skllavit dhe pronarit te tij - skllavi eshte i lire, per sa kohe ai ka pranuar kushtet e pronarit.)

Dhe pajtimi me kushtet e veshtira te jetes, mosreagimi ndaj padrejtesive, e ka lirine e vet: liri e indiferences quhet (dekarti). 

 Nuk jane ato arsyet pse ne nuk jemi te lire. Ne nuk jemi te lire, sepse ne nuk dime te zgjedhim. Nuk dime te zgjedhim, sepse  jemi heteronomë si femijet, nuk jemi te lire sepse edhe ato pak zgjedhje qe bejme, i bejme te pareflektuara. Injoranti e ka te pamundur te jete i lire. 
 

"Nuk e di se ku degjova, ne nje nga mediat, te jete deklaruar edhe se kjo konsiderohet si ngjarja me e rendesishme pas pavaresise"

Eshte Artan Fuga te emisioni te premtes qe e tha kete xhevahir, ishte dhe Blendi bile.

Blendi, megjithe tundimin per t'u shfaqur ne media, perpiqu t'i rrallosh pak daljet te ai kokeboshi.

 

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është vërtet një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, po të kemi parasysh se çfarë përfaqëson Aleanca e Atlantikut, por a nuk është pak e ekzagjeruar deklarata e zotit Berisha kur thotë se pas Pavarësisë së Shqipërisë anëtarësimi në NATO është ngjarja më e rëndësishme që u ka ndodhur shqiptarëve?

Pyt gazetari :

Pergjigjet Xhozefin Topallja :  smiley

Është shumë interesante: duke ardhur këtu, pikërisht këtë gjë po mendoja, nëse vërtet është ngjarja më e rëndësishme që nga shpallja e Pavarësisë apo është ngjarja më e rëndësishme që nga koha e Skënderbeut.

Yll fare . smiley

jo po qe nga koha e krishtit smiley 

Koth e shpike vete kete, apo e ka thene me te vertete topallja ? 

Po jo mer . Pergjigjia e pyetjes nr dy :

Dhene ne Ora News Tv,  transkript i RD-se vete smiley

 

:O :-Osmileyurprise: Uau e paska thene me te vertete. Tani sa e pashe tek RD se s'po me besohej. 

Nuk e di si e degjojne ata gazetaret kete zhaben e neveritshme deri ne fund, se mua sapo e hap gojen me vjen t'ia kercas me dacke.... Shut up  bitch...

ahahahahah! S'di a te qaj a te qesh, sinqerisht. O nene o neneeeee

"Ne Gjinevre - thoshin pleqt e Gropovethit - behet Politike e madhe . Kjo qe bejme ne  .......në komunat Kallmet, Dajç dhe Fushë Kuqe të Lezhës  smiley , do dhe ca t'ja harrije poltikes se GJINEVRES "

E mor e - ja kthenin pleqt e Kalase se Vethgropes -  Prandaj eshte e madhe se rrenjen e ka tek fjala shqipe e krahines sone GJIN  "

e dyta pas pavaresise se keshtu eshte e treta pas lindjes se xhaxhit (do thosha e katerta po akoma nuk e kemi zgjidhur punen e Skenderbeut)

nje miku im amerikan u be kurioz dhe hyri ne internet te lexonte ndonje gje per Shqiperine. Te nesermen vjen e me thote mua: "cdo dy rreshta lexoja fjalen "konflikt"".

ketu ka nje te vertete, qe nga pavaresia ne 1912 kane qene gjithmone ne pikepyetje kufijte e Shqiperise. Hera e fundit kane qene vitet 90. Kjo eshte nje lloj sigurie per Shqiperine qe njihet si vend.

nga ana tjeter nuk besoj se kjo i hyn ne pune njerezve te thjeshte dhe nuk e kuptoj pse duhet te harxhohet energji per kete ne fushate. asnje nuk do ta japi voten se "hyre ne NATO". Si qeveri ji e kenaqur qe pjesa me e madhe e popullsise e mbeshtesin hyrjen ne NATO (keshtu qe te mos merresh me duam s'duam, si Turqia me BE) dhe vazhdo me premtimet e tjera qe ndikojne me shume jeten e perditshme. Genjeshtra do jene dhe ato, por te pakten me me vlere dhe mbase ndonje gje do mbetet.

Kane qene ne pikpyetje  kufijte ?

Asnjehere nuk ka ndodhur si 12 Prill  1939.

Dorezuan me ferman gjithe Shqiperine.

Ndersa me 15 Maj 1939 i eshte dorezuar Savojes kurora e Shqiperise nga gjyshnat e Jozefines ne mes te Romes.

Artikulli i Lubonjes me pelqeu, eshte vertet ashtu sic e thote ai, qe ka nje fare pompoziteti, nje demagogji, dhe pushtetet ne Shqiperi kujtojne se ky popull i beson me ter mend ketyre demagogjive. Une per sa po shoh ketu (keto dite qe jam), nuk shoh ndonje entuziazem , vec ndigjoj qe po ankohen per taksat qe po ju marrin frymen, si nga ana e qeverise ashtu dhe nga ana e lokalve. Eshte e vertete se antarsimi ne NATO jep nje akses apo siguri ekonomike, mirpo pikerisht kjo gje prishet/dhitet nga qeveria dhe pushteti lokal me taksat e larta.

Sa paguan ti per 1 vit,- pyeta nje pronar te nje interneti.

60,000 leke = 461 euro me kursin e sotem apo 500 euro me kursin e vitit te kaluar. Plus 35,000 cdo tre muaj apo 1000 euro cdo vit, pra ai paguante ne shtet rreth 1500 euro vetem taksa, pa llogaritur te tjera. Nje taksixhist fugoni paguante rreth 2000 euro ne vit taksa.

Koth, mund te na ndihmoje ne kete drejtim.

 

The contemplation of Josephine! smiley

pikërisht këtë gjë po mendoja, nëse vërtet është ngjarja më e rëndësishme që nga shpallja e Pavarësisë apo është ngjarja më e rëndësishme që nga koha e Skënderbeut.

 

 

 

 

Hyrja ne Nato eshte nje ngjarje e rendsishme per Shqiperine dhe per te gjithe Shqiptaret, dhe ketu ka meritat e saj te medha edhe Qeveria aktuale, por te them te drejten ne kete moment vec shpresoj qe ne Shqiperi te mos te bejne si jevgjit e ta  trepojne me festime patetike, se jo per gje po kush i degjon te huajt pastaj :

Shikoni cudine e rradhes, po gezojne Albanezet se hyne ne Nato ....

Veshtire t´i shpetojme ekzaltimit te organizuar!!

ashtu mendoj dhe une; do ishte nje risi po nuk bom si majmune duke tejkaluar skjshem cdo gje. plus qe do kete venie emrash femijeve, si Nato (kjo do jete Nado ne "d" te zbutur), Atlantike, Aleanca, Aeroplanmbajtese etj.

ne princip i njejti mekanizem qe kerkoi qe pas vdekjes se Enver Hoxhes, per nje vit te mos kishte dasma.

Lubonjes i duket vedi gjigant.

Te jep pershtypjen se kur bie me fjet, kembet i ka shtri ne Azi barkun ne lindjen e mesme, kryet e ka mbeshtetur ne europ. Si komodin perdor Ameriken, ku ka mbeshtetur driten e nates.

Gjitha qeverit e sotme jane para sulmeve e ankimeve te miliona qytetarve, e gjithe bejne sikur po punojne mire, shiko Francen se çfare problemesh ka, Gjermanin, Italin, Ameriken, qeverit vetlevdohen se po punojne.

Do isha kurioz se çfare do shkruante Lubonja me shoke sikur te mos na pranonin ne Nato.

I njejti vrer, sarkazem, poshterim, Shqiptari popull pa dinjitet.

Koth, e ke lexuar librin "aventurat e Dinpakut"????.

Me ngjan me personazhin kryesor.

Turqia ka hyre ne Nato per interesa te forta ushtarake, behet fjale per vitet '50, Shqiperia hyn ne Nato, per luks, asnje interes kundrejt vendit tone. Nuk ekuptoj se çfare kane me pak ato banore te Shqiperis qe permend ti, me banoret e Tiranes apo Shkodres.

Do thoja se kane me shume, sepse nuk kane nxjerr asnje lot kur ka vdekur diktatori. Kuptojne nga jeta diçka me shume se fetyrnxiresit e 11 prillit.

Lum,

kot me te pyt e kupton cer kam shkruar une ajo meqe po te shaj shoqen e shkolles do me than i gja ?

Ajo copa e mishit qe eshte Kryetare Parlamenti edhe per 50 dite thote qe fshatareve te Mnel-vig, Hajmel , Vau i Dejës, Bushat, Dajç e Bërdicë dhe ne Shkoder gjithashtu  se :

Ajo që është më e rëndësishme është se kjo nuk është thjesht një aleancë ushtarake, por një aleancë politike dhe ekonomike. 

Kete arrin ta kuptosh ? E kupton qe ju ka zgjedh juve per t`ja u thene jo mu. Ndaj te kujtova Turqine e 1 000 000 ushtareve aktive dhe te 20 000 000 te tilleve rezerviste e qe nuk eshte ne BE . I kupton numrat ?

He se harrova u thote dhe qe Kryetari i Bashkise se Tiranes nuk dorezon planin urbanistik dhe duhet te mare shembull nga kryetari i Komunes Berdice qe ka bere nje plan urbanistik shembullor. smiley

Une per vete nuk i them me Jozefin Topalli, por Jozefina Shkodra. smiley

duke ardhur këtu, pikërisht këtë gjë po mendoja, nëse vërtet është ngjarja më e rëndësishme që nga shpallja e Pavarësisë apo është ngjarja më e rëndësishme që nga koha e Skënderbeut.

Edhe une duke lexuar ketu te peshku po mendoja, nese vertet eshte Shqiptarja me e famshme Nene Teresa, apo Nene Topallja e parlamentit qe na futi ne NATO!

 

O Tiejcpie, po ti or burre i dheut e kupton qe shumica e njerezve ketu po komentojne palacolliqet e ketyre qe marrin shkas nga NATO, jo per antaresimin tone ne te!

E mban mend ate qe e mori ne qafe ai miku, qe tha te varri i Skenderbeut: Jam i sigurte, qe po te ish' Gjergji gjalle, do ishte edhe ai krenar per antaresine tone ne NATO! smiley

E kupton ti tani se si po shtyhen keta per te thene kercurin me te trashe per NATON?

Kjo tjetra thote, nejse, varja kesaj se kjo eshte kategori me vehte!

Shiko ai cuni i vogel qe po ha pershesh, Oketa quhet!

Nuk kapet njeri me ate mgjs eshte Ministri i linjes! Pse?
Sepse ai vellai nuk eshte palaco si keto te tjeret! Ka faqe!

Ne nentor kur shume perfaqesues te NATOs me thane qe Shqiperia do hyje ne NATO kjo nuk eshte ne dyshim, une i pyeta kur? Dhe pak a shume mu pergjigjen ne Prill. Te tjerat pastaj, i dini dhe ju: Shqiperia duhet te vazhdoje me reformat, demokraci, ligji, lufte kunder korupsionit! Po gjithsesi u gezova shume! Jo per fakt qe tani Shqiperia do jete me e pasur, jo se kjo gje do te thote ndonje rritje jetese per shqiptaret se kjo dihet qe ska lidhje fare. Po me shume se mezi pres ta shikoj dhe flamurin Shqiptar ne konferences a NATOs. Apo ne hyrje te NATO headquarters ne Bruksel. Te jep ne ndjenje nderi, nuk e di ta forcon zerin...kur shkova ne NATO me mungonte Shqiperia. Ler te ec perpara! dhe pase NATO eshte me shume simbolike! Ishalla dhe politika e re mer zemer per te cuar perpara reforma

Hyrja ne NATO eshte shume e rendesishme per shume arsye, perfshire rritjen e sigurise nga jashte, por dhe nga brenda. Megjithate s'eshte vendi per nei haeng, as per ta krahasuar me ngjarje te tjera.

Tashti Lubonja mjaft i ka ato avazet qe i di mire. Kot ngaterrohet dhe me gjeopolitiken e nivelit te larte. Megjithse modeli poliedrik duket se eshte shume terheqes nder analiste.

Psh, ishin ato pergatitjet per lufte te NATOs me US ne krye qe evituan shume qamete; bile pa to, dhe Lubonja do te ishte ne Spac duke filozofuar sot e kesaj dite. Pa permendur globalizmin ku deti beht kos e qingji shqyen ujkun, e me the a te thashe.

 

Hyrja ne NATO eshte vertet nje ngjarje shume e rendesihme per Shqiperine.Te mos harrojme se ishte NATO ajo qe i dha lirine Kosoves dhe qe mbajti vendet e BE ne begati kur vendet e Lindjes vuanin per buke dhe per liri.

Tamam e ka Rob-terneti,nese nuk do te ishte NATO,Lubonja do te ishte duke filozofuar nga burgu i Spacit dhe shume nga juve ketu do te ishit ajte ku duhet : anatare te denje te PPSH.

Eshte vertet per tu festuar kjo ngjarje historike!

Natyrisht qe kushdo qe do te ishte ne pushtet do ta shfrytesoje per fushate elektorale.

Por nuk e pres qe te festohen nga shume shoke tek PPU apo nga "te djathte" si puna e Pjer Thomasit.

Urime Shqiperise per kete eveniment historik!

Pjer ne kete rast po te mos kishe thene kete qe Nato -jep axes ekonomik... smiley do kishe rene ne shenje me krahasimet shume kuptimplote. Dikur duke shfrytezuar Injorancen ose dhe e kunderta Patriotizmin e flakte te popullit ai mekohej  sidomos me krahasime  "Shqiptarin se ka le lokja prej barkut- por huta prej carkut" smiley Tani duket qarte edhe gjindja qe fle me xhandar ne gji sidomos nga zotrijte e koheve moderne . Heu Feste te Madhe ka sot Shqipria  !

Jap De Hop konfirmoi se Nato mbas analizes se Lubonjes do te shperbehet .

Solidarnosc, une nuk jam as i majte e as i djathte. Ketu te pasurit jane te majte, ndersa te djathtet qe duhet te ishin te pasurit, jane te varfer. Ketu ne Shqiperi eshte cdo gje thuajse mbrapsht. Shif rastin tim, gjith jeten ne lufte me regjimin e E. Hoxhes, nuk me mundi dot, jam krenar ose me sakte isha krenar qe e munda se tani nuk jam me, ata qe me njohin me respektojne per disidencen time, dhe tani pas kaq vitesh vij ne Shqiperi, paguaj taksat me thone me te eger (mungon mirsjellja dhe respekti) , i paguaj plot 170 euro , nderkoh qe disa nuk i paguajne, marr certifikaten por ma refuzojne ta korrigjojne gabimin qe vete e kane bere dhe qe une e kam korrigjuar para dy vjetesh duke paguar zyrtarisht nja 30-35 euro. Kam dy jave qe humba kot ketu vetem per faj te disa nenpuneseve (shurrave, sic i quan populli).  E kupton se ku ka arritur puna, ata e urrejne klasen tone te shtypur gjer dje, dhe e ndjejne se jane fitimtare, dhe nuk kane faj per kete se revolucioni u pre ne mes, pikerisht nga sherbetori i tyre Sali Protopapa. Mirsjelljen tone ata si duket e morren per dobesi. Te te humbi respekti per disidencen, mua me duket se eshte kafsheri.

hyrja ne nato eshte nje ngjarje e jashtezakonshme.eshte demonstrim i vullnetit te partnereve nderkombetare.shqiperia eshte nje vend qe ka shume armiq te fuqishem te cilet nuk rreshtin se sulmuari kete shtet dhe kete popull.kjo nuk eshte fantazi as paranoje,por fakt.nqs lubonja nuk e kupton ai patjeter duhet te jete duke luajtur nje loje te piste.ai nuk duhet te perpiqet te na hedhe drite neve me argumentat ala-ruso-serbe,kjo po qe do ishte sulem ndaj inteligjences te shqipetareve.ky njeri po shndrohet ne nje intelektual shume te rrezikshem.nuk e kuptoj ku e ka hallin.nato padyshim qe nuk eshte kercenim dhe as nuk po krijon armiq te rinj.eshte nje alence ushtarake qe ka garantuar lirine dhe demokracine duke evituar luftra ne europe per me shume se gjysme shekulli.

I dashur Ttmsoia une mendoj se e keni gabim ( eshte thjesht mendimi im ) kur thoni se :

"ai nuk duhet te perpiqet te na hedhe drite neve me argumentat ala-ruso-serbe, kjo po de do ishte sulm ndaj inteligjences te shqiptareve. ky njeri po shndrohet ne nje intelektual shume te rezikshem"

Nuk e di por une kam mendimin se Lubonja eshte nje vizionar kur thote se "Edhe në raport me Kosovën dhe Serbinë përsëri më duket se  rreziqet e luftrave dhe zgjidhjeve me luftë të problemeve në Ballkan, edhe të atij të Kosovës, kanë mbaruar."

Nuk e di ne se e dini se ky njeri i madh ka qene 16 vjet ne burgun e Enver Hoxhes dhe Sala ka qene ne kete kohe shpesh per specializim ne France( e kam pare vete ne seline e ambasades shqiptare ne Paris dhe nuk denjoi te na pershendeste sepse ishte mjeku personal i Enver Hoxhes ), se ne saje te tij Shqiperia ka nje ze ne bote qe flet kunder korupsionit.

Ne tiransit themi nje gje te bukur " Kur te flasesh per Lubonjen duhet te lash gojen "

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).