Nano: Etiketat e reja s'perfaqesojne PS

"Nuk besoj se Partia Socialiste, perfaqesohet nga politika e sotme zyrtare". Kjo eshte deklarata e bere diten e djeshme nga ish-lideri historik i selise roze, Fatos Nano, pas shfaqjes se tij publike me bashkeshorten ne ambientet e njesise numer dhjete, per te aplikuar per kartat e identitetit. Pas shume kohe heshtje dhe jashte skenes politike shqiptare, ish-kryeministri i Shqiperise ka thumbuar liderin aktual socialist. Prononcimi erdhi pas interesimit te gazetareve nese ai do te ishte pjese e fushates elektorale ne pergjithesi dhe pjese e Partise Socialiste. Per sa i perket angazhimit te tij politik, ku vetem pak muaj na ndajne nga zgjedhjet, Nano sqaron se nuk mund te jete prane nje politike qe eshte ne vleresimin e tij e pakuptimte dhe e pafrytshme. "Une besoj se flas duke heshtur gjithashtu. Natyrisht nuk mund te jem prane nje politike qe eshte ne vleresimin tim e pakuptimshme, pavaresisht nga etiketat e reja, dhe e pafrytshme, jo vetem per shqiptaret ne teresi, por dhe per popullin e majte ne vecanti", ish-kryetari i socialisteve, Fatos Nano. Ai kritikoi menyren e politik-berjes ne Shqiperi nga politikanet e rinj, qe sipas tij nuk llogarisin ecurine e karrieres personale. "Madje vazhdoj te mendoj se si eshte e mundur qe politikanet e rinj nuk po kalkulojne as interesat e karrieres se tyre personale", kritikoi ish-lideri socialist. Per sa i perket kandidimit te tij nen siglen e Partise Socialiste, Nano u pergjigj se nuk e kishte menduar ndonjehere kete gje, duke lene keshtu te hapur shume ceshtje mbi kandidimin e tij. "Nuk ja kam shtruar kete pyetje ndonjehere", iu pergjigj interesimit te gazetareve per kandidimin e tij ish-kryeministri. Ketu vlen te theksohet fakti se ne Partine Socialiste, per sa i perket shpalljes se listave zyrtare te deputeteve eshte kthyer ne nje ceshtje teper sekrete, duke mos lejuar qe asnje informacion te rrjedhe nga strukturat e saj mbi emrat qe do te vendosen. Madje vete zyrtaret e larte socialiste nuk mund te japin sigurine as per emrin e tyre ne krye te listave, duke qendruar ne pritje per shpalljen e listave perfundimtare nga kryetari aktual i Partise Socialiste, Edi Rama, 10 dite para zgjedhjeve parlamentare. Nderkaq, Fatos Nano mohoi pjesemarrjen e tij ne strukturat e Partise Socialiste te Vertete, te formuar nga ish-deputeti socialist, Petro Koci. "Une jam i vertete keshtu sic jam, nuk kam nevoje te fus ndonje dore per te percare akoma me tej te majten", deklaroi ish-kreu historik i socialisteve. Ndersa per procesin e aplikimit per kartat e identiteti ai u shpreh se procesi eshte i rregullt per nje vend demokratik. Ish-lideri socialist, deputet aktual i kesaj partie, se bashku me bashkeshorten e tij kane aplikuar dje ne njesine bashkiake numer dhjete te kryeqytetit per kartat e identitetit. Nano eshte terhequr nga politike qe prej 1 shtatorit te vitit 2005, kur dha edhe doreheqjen si kryetari i Partise Socialiste.

PRONONCIMI I PLOTE I FATOS NANOS

Z. Nano jemi vetem pak muaj para zgjedhjeve te pergjithshme, dhe ju deri tani keni heshtur. Cili do jete angazhimi juaj politik ne kete periudhe te shkurter kohore?

Une besoj se flas, duke heshtur gjithashtu. Natyrisht nuk mund te jem prane nje politike qe eshte ne vleresimin tim e pakuptimshme, pavaresisht nga etiketat e reja. Dhe e pafrytshme jo vetem per shqiptaret ne pergjithesi, por edhe per popullin e majte ne vecanti, madje vazhdoj te mendoj sesi eshte e mundur se si politikanet e rinj nuk po kalkulojne as interesat e karrieres se tyre personale.

Do kandidoni per deputet?

Nuk ja kam shtruar kete pyetje ndonjehere.

A do jeni pjese e fushates elektorale ne pergjithesi dhe a do jeni pjese e PS-se?

Nuk besoj se Partia Socialiste, perfaqesohet nga politika e sotme zyrtare.

z.Nano a mund te jeni pjese e Partise Socialiste te Vertete?

Une jam i vertete keshtu sic jam, nuk kam nevoje te fus ndonje dore per te percare akoma me tej te majten.

Do te thote qe jeni socialist i vertete atehere..

Lerjani batutat Fiksit, dhe jo mua.

9 Komente

...dhe tani qe shkruaj po humb kohe....po pse ne gjithmone ngelemi dhe ju japim rendesi njerezve qe u ka ikur koha....gjithe keto vite indiferent varjani...ka njerez te rinj qe te cajne ballin...merreni me salen akoma smiley

Sa m'kishte marre malli per shokun Fatos bre smiley

 

Edhe mua Nexh, me kishte marre malli per gjuhen qe perdor Nano! smiley

Asi llaf nuk i merr vesh! Flet si ato dervishet ne jerm!

Yyy keto 'llackat, vu ne gazete!

Fatosi shkon ne shpi, edhe i fut i dore tavell! 

Qesh me grun' e vet, shiko lajmet, qesh prape, dhe shko me flejt gjume!

Mire t'na e bojne!

Asi llaf nuk i merr vesh!

Jaaaaaaaa, ca thu mer, ai eshte njish mer njish smiley

smiley

Po ketij i paskan hik dhe syte. Dieten 1/3 e stomakut gin, 1/3 kafe, dhe 1/3 miell kolumbiani e vazhdoka i shkreti, edhe pse 1/3 politike e ka lene.

"...."Madje vazhdoj te mendoj se si eshte e mundur qe politikanet e rinj nuk po kalkulojne as interesat e karrieres se tyre personale", kritikoi ish-lideri socialist..."

 

Po ai o mafioz, nuk eshte dhe aq i ngushte sa ty, qe mendoje gjithmone per vete. Ai ka nje te mire mbi ty, se perveçse pervete qe mendon (nje e keqe e atij), ai mendon dhe per partine e tij dhe bashkine qe drejton. Une nuk kam deshire qe Rama te fitoje zgjedhjet, por sikur te me jepej rasti te zgjidhja ndermet juve te dyve, me mire do kisha zgjedhur Ramen se ty. Ai, ndermjet disa negaviteteve qe ka, ka disa te mira me shume se ty. Dhe nje pyetje kisha per ju Fatos; nese ai/Rama, nuk beka per ju, si ka mundesi qe ju e zgjodhet dhe e sollet nga Parisi ne Tirane per ta bere kryetar te PS, siç dhe jeni deklaruar. A nuk tregon kjo drit-shkurtesine tuaj, miopine tuaj. Eh, ç'torrollak keni qelluar. Kete gje ju nuk kuptoni.

Nese une do te zgjidhja nje pasuesin tim, do te zgjidhja nje njeri qe me afrohej ne mentalitet dhe zemer, nje me te zote se mua, nje me te emancipuar se mua, nje me te zgjuar se mua, dhe nese ai nuk do te dilte ashtu siç une do te kujtoja, kjo do te thonte se une kisha gabuar, dhe do te heshtja. 

Ne se e majta do te vazhdoje te mbaje si lider ship batuta te tipit "ne qeshem me shakate e DUCES" ajo patjeter do katandiset nje e djathte cope-cope. Per momentin ideatori i teorise se pranushme te fraksioneve brenda Partise , duhet tekuptoje e vere ne veprim pjesen tjeter te ekzistences se Partise...LERI LLOGJET dhe nenshtrohu si USHTAR i bindur per suksesin e se majtes.

Ik o Nano se je katandis ne ate fare feje  po tallin bythen dynjaja me ty.. Nuk ta fershellen njeri jo plako, i ka vene rresht Rama qe nga Saranda e deri ne Tropoje! Jua ka gjet koken Rama e doni me dhune qe te silleni si njerez!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).