Na ishte njëherë "Loja e bukur"...

Sot në "Qemal Stafa" u luajt ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë midis Partizanit dhe Flamurtarit. Pa dashur të mohoj përpjekjet e gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që punojnë për futbollin shqiptar doja të ndaja me ju trishtimin që më ngjalli kjo pamje.  Stadiumi, si shkretëtirë kishte më shumë lojtarë se tifozë.

 

Dikur për një ndeshje "jetë a vdekje" si kjo mes Partizanit dhe Flamurtarit ky stadium do të gjëmonte nga entuziazmi, por tani vuan braktisjen. Dikush me të drejtë do të thotë se ato ishin kohë të tjera, kur njerëzit kishin fare pak për tu argëtuar ndaj dhe i përkushtoheshin futbollit, por kam frikë se kjo nuk e shpjegon mjerimin e sportit në Shqipëri. Së pari nuk është se Tirana ofron ndonjë argëtim kushedi se çë të mërkurën pasdite (apo 6 ditët e tjera të javës). Por edhe sikur të ishte kështu, të zënë me punë dhe me qindra zgjedhje argëtimi janë edhe njerëzit në vende të tjera, por një biletë play-off-i nuk gjendet aq kollaj, e stadiumet mbushen me kapacitet të plotë... Akoma më e paspjegueshme më bëhet kjo gjendje kur e di me siguri që shqiptarët e duan futbollin, aq sa pranojnë të paguajnë për të ndjekur futbollin botëror në kanalet premium, ndaj vazhdoj të mendoj se pas harrimit të sportit në Shqipëri fshihen të tjera arsye rrëshqitëse. E të tilla mund të ketë aq shumë sa i vetëm nuk mund t'i listoj...

Ndihmë!

Ç'djall e ka shëmtuar kështu lojën e bukur?

PS. Partizani fitoi 1-0, dhe u kualifikua me penallti pasi ndeshja në Vlorë ishte fituar 1-0 nga Flamurtari.

14 Komente

"pa dashur te mohoj perpjekjet e gjithe atyre njerezve te mrekullueshem qe punojne per futbollin shqiptar"

mund te na thuash vetem nje emer te ketyre "mrekullueshem" qe punokan per futbollin shqiptar´?

he-he, me ka ndodhur edhe mua kjo gje. Shkova per te pa koncertin e Skid Row (pa Sebastian Bach) dhe pasi u prezantuan 4 anetaret e grupit, u prezantuam edhe ne 3 anetaret e publikut smiley

Mungojne "solistat" qe shesin biletat e kam fjalen.

 

Fotografia i thote te gjitha..

Aero, edhe mua e njejta pyetje me erdhi ne mendje. Kush jane te "mrekullueshmit"?

Si t'kursejnë robt paret e biletës dhe të rrinë nëpër ballkone për të parë ndeshjen, është normale që stadiumi do të ngelet bosh smiley

Ehhhh, ju te krieqitetit ... smiley  Fotoja nga Vlora, ma do mendja do ishte ndryshe.

Po c'e deshe mer Blend, paskan fitu dhe pa tifoza lol. 

PS: Dje dhe sot jane ndeshjet e Champions League, jane t'zanun gjindja.  (Per mua, s'fitoi Flamurtari, ama ma rregulloi midene Bayern, me agregate, 12-1 me Sporting smiley )

Ku eshte problemi qe nuk kishte njerez,po e parashtroj kete pyetje -ndoshta jam imjorant,por me intereson ta dij,nese keni ndonji ide  , dilni per pak te peshku .

Me pershendetje

Tifozat e vllaznise jane nder te vetmit qe vazhdojne te shkojne ne stadium me shume se te gjithe te tjeret ne shqiperi. Por prape jane ne renie...

 

Per ironi, futbolli ne vendin tone eshte ne rene ne vend qe te rritet. Sponsorizimet dhe financimet jane te pakta duke lene nje infrastrukture per te deshiruar dhe nje loje teper te dobet nga ana e lojtareve ne fushe. nga ana tjeter frika se mos eshte e trukuar eshte nje element tjeter i forte qe s'te ben te shkosh ne stadium. Jane te pakta arsyet qe vertete do te terhiqnin nje tifoz per te shkuar ne stadium, fatkeqesisht.

 

Nuk eshte cilesia e dobet e lojes, qe mban larg tifozat. Arsyeja kryesore jane pislleqet, shitblerjet e ndeshjeve, pazaret ne kurriz te skuadrave me te dobeta ekonomikisht.

 ky partizani paska 10 shpitra,e ndoqa ndeshjen dje nè tv...dhe ndeshja ishte e bukur e me plot emocione,tifozèt janè larguar stadiumeve prej 20 vjetèsh dhe nuk èshtè e thjeshtè ti rikthesh pèrsèri ata...ndoshta po tè ketè ndonjè ecuri tè mirè tè ekipeve shqiptare nè kupat e evropès,kjo do tu mèsoj njerzve se ata qè shohin nè tv nuk janè edhe aq jashtètoksor sa duken...portugali-shqipèri mèson!!!

....ket te merkure kishte plot neshje ne tv...si mund te lije pa pa manu, inter, arsenal etj etj....e te shikoje partizonin e vloren....a morin rroge ata te partizonit apo akoma lujn per qef???

Kishte mo Blend tifoza kishte. Vecse ishin te gjithe te kafet dhe restorantet e stadiumit dhe e shikonin ndeshjen ne televizor ne te ngrohte. S'ka me nga ata tifozat qe blenin 10 leke fara lule dielli para ndeshjes me gazeten sporti nen sqetull dhe nguleshin ne stadium 3-4 ore para se te fillonte ndeshja.

p.s me vika keq qe humbi Flamurtari

fh; "...he-he, me ka ndodhur edhe mua kjo gje. Shkova per te pa koncertin e Skid Row (pa Sebastian Bach) dhe pasi u prezantuan 4 anetaret e grupit, u prezantuam edhe ne 3 anetaret e publikut..."

 

Eh, te marrte e mira te marrte, u dhiva tu qesh. Biles dhe tani s'po me pushon e qeshura. 

A u mor vesh pergjigja e kesa ceshtje?

Flamurtari e fiton ndeshjen ne tavoline, edhe njeri nuk ti reimburson kelet e biletes.

Blend s'qeke tifoz i Parizonit ti, se nuk e paske pa neshjen m'stadjum per vete.

Ocelli ka qene i preferumi im.

Gjynah. Ne radhe te pare i kane bere tifozet "dele". Nuk ka me emocione ndersa pret te djelen, nuk ka me grupe. Jane te gjithe te vetmuar para televizorit. Por futbolli ne televizor nuk eshte futboll, eshte diçka tjeter, eshte teater nese doni, por nuk krahasohet kurre me stadiumin.

Pastaj, shitblerje te pafytyra qe i dime mire, dhuna ne shume fusha jashte Tiranes, degjenerimi i Federates.

Nga nje ana eshte per tu habitur qe shkojne edhe ata pak qe shkojne.

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).