Mortorizimi i informacionit

Ndërsa po bëhej gati të ndërpriste programin e vet të së dielës, për t‘i lënë vend edicionit informativ të orëve të para të pasdites (ky është një edicion shumë i rëndësishëm për të gjitha televizionet), Ardit Gjebrea njoftoi se ka ndodhur diçka dramatike; dhe ishte kjo arsyeja që shefat e redaksisë së lajmeve të televizionit "Klan" po e cytnin Arditin (kjo përshtypje të krijohej) që të bënte sa më shpejt adetet e ndarjes televizive me të ftuarit (një prej të cilëve isha dhe un&eumlsmiley e ta dorëzonte linjën në duart e tyre.

Nuk ka asgjë për t‘u çuditur në këtë mes, pasi lajmet janë indikatori i parë i forcës dhe i ndikimit të mjeteve të komunikimit masiv; thënë me fjalë të tjera më të forta, lajmet janë motivi i lindjes (në daçi, edhe të ekzistencës) të çdo mjeti të komunikimit masiv. Është e vërtetë, që pjesa jo informative po mëton të zërë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në botën televizive, por është e sigurt se nuk ka për ta marrë asnjëherë rolin e prima donna-s apo të violinës së parë, rol që i ka takuar dhe do t‘i takojë lajmit. E në këtë kuptim, gjithçka është normale. Madje, ka ndodhur shumë më tepër se sa kaq nën pushtetin e kultit të lajmit: shumë shpesh në të gjitha televizionet e botës (në këto tonat, po se po), me të ardhur informacioni mbi një ngjarje tragjike, ndërpritet fët e fët çdo program i natyrës edukative, argëtuese etj., etj. Në ndonjë rast, lajme të tilla pështjellojnë gjithë palinsestin televiziv të ditës apo të javës. Pikërisht, për këtë shkak provokoi një diskutim të madh vendimi i drejtuesve të kanalit televiziv italian "Canale 5" për të mos i bërë asnjë ndryshim axhendës së televizionit të tyre e për të vijuar, sipas një logjike pastërtisht komerciale, me transmetimin live të programit "Big Brother" edhe në ditën që dha shpirt Eluana Englaro, vajza që jetonte prej gati dy dekadash një agoni të pandërprerë vegjetative. Prej këtu lindi dhe rebelimi i Enrico Mentana-s, një prej anchormen-ëve të televizionit "Canale 5", i cili tanimë e ka braktisur këtë të fundit. Dhe në Itali, krahas debatit mbi eutanazinë, u bë dhe një debat mbi deontologjinë e profesionit të gazetarit, gjë që u nxit, pra, prej veprimit të Mentana-s.

Por rasti, për të cilin po flas, është paksa i ndryshëm, s‘ka gjë se në thelb kemi të bëjmë me "diktaturën" e lajmit në një televizion. Është fjala, pra, për fuqinë jashtëzakonisht ndjellëse të lajmeve dramatike apo tragjike në gazetarinë shqiptare, gjë që ka sjellë në një - le ta quajmë kështu - mortorizim të edicioneve informative. Është për të ardhur keq, por e vërteta është tanimë e qartë për të gjithë: informacioni që ne, gazetarët shqiptarë, i japim publikut tonë është një informacion me ngjyra tepër të përzishme, d.m.th një informacion që ka të bëjë me vrasjen e dikujt për një motiv banal apo për motive gjakmarrjeje, me vdekjen e dikujt në një aksident rrugor, me djegien e një shtëpie, me një krim në familje, me një vetëvrasje etj., etj. E sikur të mos mjaftonte kjo, shpesh ky lloj informacioni jepet i pari në renditje, ja, ashtu si ndodhi ditën e diel në TV Klan, e në një numër televizionesh të tjera, të cilët informuan fillimisht në detajet më të mundshme aksidentin tragjik të Firences, ku gjetën vdekjen tre shqiptarë.

Nuk duhej dhënë lajm i parë një ngjarje e tillë? Është evidente që kemi të bëjmë me një tragjedi (në atë ngjarje kanë gjetur vdekjen një nënë e re, tok me dy fëmijët e saj të moshës 13 e 14-vjeçar&eumlsmiley, ashtu siç është evidente që kemi të bëjmë me një lajm, rrjedhimisht kemi të bëjmë me një ngjarje, për të cilën ia vlen t‘i thuash diçka publikut. Por - sipas meje - ngasja gazetareske për të hapur një edicion informativ me këtë ngjarje ha diskutim. Është një tragjedi mjaft tronditëse, që nuk të lë kurrsesi indiferent, por nga ana tjetër, lajmi i parë, bazuar në përkufizime neutrale, të ftohta e cinike (vetë informacioni në përgjithësi, e informacioni mbi një tragjedi në veçanti, është neutral, i ftohtë e cinik), është tjetër gjë, e nuk është e thënë të ngrihet thjesht mbi dhembshurinë dhe përdëllimin human. E di që në këtë mes nuk ka gjëra të ndara si me thikë; një aksident mund të sjellë një vdekje tepër banale, ashtu siç mund të sjellë dhe një tragjedi të vërtetë (jemi ne gazetarët, në fund të fundit, që heqim atë vijën ndarëse të vdekjes banale nga vdekja tragjike), e bash për këtë arsye, më duhet të them se nuk është rasti konkret gazetaresk që më shqetëson; përkundrazi, është dukuria, d.m.th mortorizimi i edicioneve informative.

E shqetësimi im nuk vjen vetëm e thjesht prej një meraku e kokëçarjeje deontologjike, por edhe prej një bindjeje (që nuk është vetëm e imja) se lajme të tilla mbjellin trishtim e dëshpërim; lajme të tilla, me të cilët, ne, gazetarët bombardojmë publikun nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër, e shushatin, e lodhin dhe e stress-ojnë këtë publik; lajme të tilla prodhojnë njerëz - në mos depresivë - të squllur, të ligështuar, inaktivë, të dorëzuar, lehtësisht të nëpërkëmbshëm. Nëse në Shqipërinë e sotme ndodhin çdo ditë vrasje e vetëvrasje, krime për motive banale e krime brenda familjes, nëse në këtë Shqipërinë e sotme gjithashtu nuk para gjenden qytetarë me "Q" të madhe, faji duhet kërkuar dhe te tonet patetike të gazetarëve e speaker-ëve televizivë që informojnë me lehtësi e në vijimësi mbi dhunën, hajdutëritë, imoralitetin, aksidentet, viktimat, vrasjet, krimet etj. Është kjo mënyrë të informuari që lëshon mesazhin e rëndë se, kjo jeta jonë, ky vendi ynë, apo kjo bota jonë, janë ose të ndyra, ose të pakuptimta.

Mos vallë duhet të japim me pahir lajme të gëzueshme? Jo, duhet të japim çdo lajm të kësaj bote, por lipset ca skrupull e ca sens mase më shumë, të cilat do të na bëjnë të kuptojmë se për çfarë lajmesh ka nevojë realisht publiku shqiptar. E me siguri, ky publik nuk ka nevojë të informohet 24 orë non stop mbi ngjarje makabre.

19 Komente

Muc,

ta kam thene dhe nje here tjeter : ti do jesh ne media deri ne daten 28 Qershor. Ke fat te percaktuar dhe keta ma thua vete cdo here qe shfaqesh ne print se kur del ne TV si ajo dalja ke Krasta , pastaj vaj medet.

Po meqe ti beson qe arrin orgazmen kur del ne print provo psh te besh vetem kete dhe jo ate tjetrin emision. Ta kam fjalen qe jane shume ato minuta qe harxhon nga te publikut kur u sjell ne TV  qytetare pa Q te madhe.

Mire pafsha ke gazeta 55 !

He, Muc, Muc !

Te duket vetja i qut eee ?

...tonet patetike të gazetarëve e speaker-ëve

 

Po do isha kurrios te dija si e mendon kete pune  nje speaker *-se

...rebelimi i Enrico Mentana-s,

 

C`te te them Muc, do presim daten 28 Qershor , kur te rebelohen ata qe paguajne shkrimet e tua se ti vete vetem sa bind veten.

...(jemi ne gazetarët, në fund të fundit, që heqim atë vijën ndarëse të vdekjes banale nga vdekja tragjike),

Ej Muc !

Kete te fundit nuk duhet t`ja kishe thene vetes.

Mos tall dhe bythen me veten mer, se ne te tjeret kemi kohe qe e bejme me ty !

P.S. ... te radhisesh fjalet mer Muc, nuk eshte e njeta gje si te thuash qe luaj me fjalen . E kam fjalen per fjalen qe shpreh mendim une

* Muc, shqipja jone eshte gjuhe qe si shkruahet ashtu lexohet, me ato perjashtimet ( citimet )  e gjuhes se te mecurve qi me tregoi i dite ketu in i mencur. smiley

Mustafai ben verejte. Ne esence verejtja eshte per lajmin qe hapet me nje ngjarje tragjike."Lajmet tragjike nuk duhet te jepen ne fillim te lajmeve"kjo eshte verejtja e Mustafait.Vetem per te thene kete verejtje ,Tafa mbush faqe te tera ne gazete ,dhe e lodh kot se koti lexuesin..sepse lajmi eshte problem menaxhimi  ne nje biznez privat .Eshte njesoj sikur dikush te shkruaj radhe ne gazeta,qe ti Tafe je bo boz me ate Dezhavune,lere pastaj me ate edukaten e prezantimit kembe mbi kembe ,dhe me kuriz nga publiku qe nuk e respekton,(ja futa kot nje verejtje).Ja keshtu eshte dhe ky shkrim.

Ne fund te paragrafit te n-te eshte bere hyrja ketu. Mezi e mora vesh per c'fare flitej...dhe kur e mora vesh, nuk e kuptova dot c'kerkonte Mustafai.

Cer do me thone "mortorizim" i' here?

I kane dhone license t'gjithe vetes me shpik llafe t'reja!

Zot na ruj'! smiley

Sot mund te shpikesh kollaj llafe,

futi nga nje -izim nga mrapa ene je m'rregull smiley

mrrokllizim psh smiley 

smiley

HAHAHAHAHAHA!!!!

O Nexho, qysh i thojne n'Anglisht... "I stand corrected (in my wish)"

Mos u mortorizofsh kurre!! smiley

 

Ky llafi "Imazhimi" me kujtoi femijerine.

Ka pas qene nje vend ne Tirane qe i thoni "Gazhina e Mishit"! smiley

Jo Magazina! GAZHINA! smiley

Une, gjuhetari i vogel, lexojshe Hygoin knejna, msojshe per "gjuhen e rruges" qe folke vulgu ne Paris, ne masnejna dilshe m'rruget, dhe nigjojshe "Gazhina"!

K'tij po qe i them llaf i ri une!

E krijo poplli n'rrethana t'caktume (tirons i trashe medemek), per arsye t'caktume (keep your street credentials real!)  

P.S.

Ja ndrrume rrjedhen edhe ketij muhabeti neve!

Ja ashtu nanen deri n'mortorizim! smiley

 

 

Nga nxitimi per te marre vesh per c'fare fliste shkrimi, harrova fare te merrja vesh nese eshte neologjizem mucor mortorizimi.

Ju ne atdhe na kallxoni per keto neologjizmat.  Me keto hapa, pune vitesh dhe gjuha e diaspores do duket si e arberesheve, ne krahasim me gjuhen e "evoluar" te memedheut smiley.

Per artikullin, s'di c'te them, se ca nga neulogjizmat, ca nga toni me "egoteprice" i Mucos, e ca nga te renit nga Tirane, ne Rome per te vajt ne Lezhe, pak si lemsh dukej.  Por pak a shume, me duket se ka ngritur te njejtin shqetesim me nje editor tjeter gazete, artikullin e te cilit e kishim te ppu para ca kohesh. 

Njerez, sa inat qe e paskeni Z. Muci?!

JENI TE FRIKSHEM!

Mustafaj ben ( autokritik) , e pranon se nuk eshte analist, por opinionist.

Ky artikull eshte opinioni i Mustafajat, lajmet nuk duhet te hapen me "mortorizma".

Respektojme mendimin e tjetrit.

Opinion hesapi.

Me duket se e ke kuptuar gabim Olsi.

Nuk eshte pune inati. Po nese M. Nano eshte i binur se eshte i afte te krijoje opinione dhe te kete ndikim me to, edhe pretendimet e lexuesit ndaj tij rriten. Disa here keto pika takohen, te tjera here jo. Kaq!

P.s...dhe artikullshkruesi eshte ose Z. Mustafa, ose Muci, se Z. Muci sikur nuk shkon shume smiley

smiley Ah, ah... ke te drejte... lexova aq shume "Muci" sa qe me shpetoi Z. Muci.

Hej, me fal, por e lexove Koth-in... Me ate ritem qe e kishte nisur... mire qe nuk perfundoi me: "Ne 26 Qershor do te te shqyej!"

E di si eshte puna, shume njerez jane te bindur per shume gjera ne Shqiperi (megjithese persa i perket Z. Nano nuk e di ne se kete bindje e ka ai i vete apo po i vihet ne goje nga dikush tjeter).

Nqs. dikush ka bindje te gabuara dhe vazhdon te zhgenjej, nuk eshte faji i tij, por e medias qe e boton.

Dhe pastaj cdo njeri eshte i lire te thote mendimin e tij, pa marre gjithe kete vrere nga mbrapa. Shijet tona jane subjektive.

Ah, ka dicka objektive persa i perket kritikes qe mund t'i behej Z. Nano dhe kjo eshte perdorimi i pavend i fjaleve te huaja.

Por nga kjo e fundit per fat te keq, vuajne te gjithe (me te vertete te gjithe) opinionistet ne Shqiperi.

Dhe ky per mendimin tim eshte treguesi me kryesor i  formimit te tyre intelektual te manget, sepse nqs. nuk je i afte te respektosh nje kod te caktuar komunikimi dhe e perdhos ate ne menyre te vazhdueshme dhe te papergjegjshme atehere, je thjesht "nje fshatar provincial" me shume se vete mua qe te lexoj.

olsib,

ja si shkruan Muci ekskluzivisht per ty :

jemi ne gazetarët, në fund të fundit, që heqim atë vijën ndarëse të vdekjes banale nga vdekja tragjike.

Nuk e di sa mund do kjo per tu kuptuar por ai po te thote ty , jo mua , qe lajmin ta bej te mire apo te keq une ( Muci me ne-te)   .

Dhe per kete duhet te te vinte keq ty , jo mua.

Ose me shkoqur fare fare fare : Muci po te thote ty qe jam une Muci me nete qe ka ne dore heqjen e vijes ndarese qe here te hudh nga krahu i budallenjve e here nga krahu i te qutve.

Nuk ishte e thjeshte ?! Jo ?

P.S.  Ej, te kuptuarit nuk eshte problem deshire mer !

Per kete shkrim ka i cik faj edhe Peshku.

Mos harrojme qe M.N., pervec te tjerash eshte edhe nenpunes me rroge (besoj) i gazetes dhe si i tille ndoshta ka kontrate per te shkruajtur x shkrime ne jave ne faqet e Shqip-it.

Tani, me gazetari terreni e me reportazhe nuk merret, se, opinionist hesapi, ka tjeter dinjitet; me analiza, me gjithe deshiren qe mund te kete, nuk mund te merret perhere, pasi secila do kohe dhe energji (analizat nuk jane thjesht ushtrime rradhitjeje fjalesh); i bie qe here pas here, per te fituar pese lek me teper (motivim ky, mos e harrojme, aspak dytesor) edhe Nano te shkruaje kodra pas bregut, apo shkrime thjesht te dobta.

Ceshtja eshte, a duhet plasur cdo gje ketu ne Peshk?

Ky shkrim p.sh., me perjashtim te ndonje ngritje vetulle per mortorizimin nuk besoj se zgjon ndonje kersheri te madhe.

respekte

P.S. -

Kothe, nuk pare lexoj shume ne Peshk dhe nuk e kapa tamam tamam idene e komentit te pare. 

Ku ta shef shpirti Nanon pas 28 Qershorit?  

 

 

Hamshori analist strikes again!!

Është e vërtetë, që pjesa jo informative po mëton të zërë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në botën televizive, por është e sigurt se nuk ka për ta marrë asnjëherë rolin e prima donna-s apo të violinës së parë, rol që i ka takuar dhe do t‘i takojë lajmit.

Ia vlen që çke me të. Ja mua më erdhi një ide për një shkrim në të ardhmen: Në stallën e analistëve shqiptarë. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).